Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Ish kryehetuesi i rregjimit komunist Qemal Lame dëshmon për historinë

    Kujtimet e ish-kreut të Hetuesisë për rrëzimin e bustit: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmija në lot

    “Onufri” boton librin me kujtime të ish-kreut të Hetuesisë

    Rrëzimi i monumentit, Ramiz Alia: Të qëllohet mbi turmën.
    “Nexhmije Hoxha shpërtheu në lot kur ra shtatorja”

    Haxhi Lleshi: Të marrim armët. Emrin e tij do ta mbrojmë me gjak. S’lejojmë armiqtë që të dëmtojnë monumentin e tij.

    Qemal Lame: Ç’ndodhi në mbledhjen urgjente të Plenumit të KQPPSH. Përplasjet mes byroistëve.


    Emri:  GJATE-RREZIMIT-TE-BUSTIT-TE-ENVERIT-LART-DJATHTAS-KOPERTINA-E-LIBRIT-POSHTE-DJATHTAS-NEXHMIJE-HO.jpg

Shikime: 3405

Madhësia:  68.7 KB
    GJATE RREZIMIT TE BUSTIT TE ENVERIT (LART DJATHTAS) KOPERTINA E LIBRIT (POSHTE DJATHTAS) NEXHMIJE HOXHA

    “Të qëllohet!”. Ky ishte urdhri që Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, dha 20 shkurtin e vitit 1991, kur raportimet e njëpasnjëshme njoftonin se rrezikohej rrëzimi i monumentit të ish-diktatorit. Nuk iu desh shumë të mendohej. Në kor e mbështetën Haxhi Lleshi, Spiro Koleka e ndonjë tjetër… Plot 23 vjet më pas, ngjarjet e asaj dite dhe jo vetëm i tregon një prej dëshmitarëve okularë, drejtuesit të një prej institucioneve më ogurzeza të kohës. Bëhet fjalë për Qemal Lamen, ish-kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme në vitet 1981-1992, i cili së shpejti, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Onufri”, hedh në qarkullim librin me kujtime “Kur shembeshin themelet”. “Gjatë shumë vitesh të kohës së socializmit, lexuesi shqiptar ka qenë familjarizuar me shprehjen ‘kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re’, e cila ka shërbyer njëkohësisht si titull për një nga veprat kryesore të Enver Hoxhës. Libri “Kur shembeshin themelet” i Qemal Lames është, siç e tregon titulli, një antinomi, një përmbysje e asaj çka përshkruan diktatori shqiptar. I hartuar nga njëri prej drejtuesve më të lartë të mekanizmit shtypës të shtetit diktatorial, kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme të Republikës, libri është një dëshmi e saktë e vitit të fundit të rendit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj”, thotë botuesi i librit, Bujar Hudhri. Sipas tij, duke iu referuar pohimit të autorit, “burimet dokumentare të librit, përveç ditarit të përditshëm të punës si kryehetues, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH, Kuvendit e Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit”. Në këtë përvjetor të rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit Enver Hoxha, kemi përzgjedhur pikërisht atë pjesë që lihet me këtë ngjarje. Ish-kreu i Hetuesisë, Qemal Lame, tregon për një mbledhje urgjente të Plenumit të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku u diskutuan masat që duheshin marrë për të zmbrapsur turmën që ishte drejtuar në sheshin “Skënderbej”, për të rrëzuar monumentin e ish-diktatorit. Lame tregon për debatet mes pjesëmarrësve në këtë takim, pjesës më radikale dhe asaj më të matur. Përplasja mes Haxhi Lleshit, që ishte për kundërpërgjigje me armë dhe Manush Myftiut e Rita Markos, të cilët ishin kundër gjakderdhjes. Raportimi pranë Ramiz Alisë minutë pas minute dhe rrëzimi i monumentit, shoqëruar me të qarët e të vesë së diktatorit, Nexhmije Hoxhës.

    PJESË NGA LIBRI

    Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës

    20 shkurt 1991

    Mbledhja urgjente e Plenumit të Komitetit Qendror për situatën e rëndë në sheshin qendror të Tiranës dhe qëllimin e demonstruesve për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës Në orën 12:00 isha duke punuar në zyrë. Ra telefoni. Ishte një punonjës i Komitetit Qendror. Më tha: – Sa mirë që ju kontaktova. Mendohej se nuk ishe në zyrë. Kam porosi nga udhëheqja të njoftoj se në orën 13:00 do të bëhet mbledhja e Komitetit Qendror, me anëtarët e Plenumit me banim në Tiranë, me ministrat dhe kuadrot e tjerë të lartë të institucioneve qendrore. Për arsye sigurie, do të vijë një makinë t’ju marrë. Dola nga zyra dhe po prisja në oborr, për të ardhur një makinë dhe për të shkuar në selinë e KQ-së. Mendoja se arsyeja e mbledhjes do të ishte demonstrata, por ndërkohë erdhën disa hetues dhe më thanë se turma e njerëzve po kërkon të lëvizë drejt sheshit qendror, para Pallatit të Kulturës. Gjendja është shumë e rëndë. Njerëzit hidhnin parulla kundër Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës. Disa persona kishin prishur parullën “Rroftë Partia e Punës së Shqipërisë!”, që ishte në tarracën e Pallatit të Kulturës. Me një mikrobus të dërguar nga KQ-ja vajta në mbledhje. Te korridori për në sallën e Plenumit në katin e tretë, pashë se kishte mbërritur pjesa më e madhe e atyre që ishin lajmëruar për të ardhur në mbledhje. Dukeshin të shqetësuar dhe prisnin me kureshtje mbledhjen që pritej të fillonte nga çasti në çast. Në pamje mund të dalloje te disa edhe ngurrimin, dilemën apo kurajën për të vlerësuar realisht situatën dhe për t’u shkëputur njëherë e mirë nga e kaluara, duke parë me besim të ardhmen. Mendoj se këta njerëz të zgjuar, që ishin në këtë forum drejtues me rëndësi për fatet e vendit, arrinin të depërtonin në mendimet e njëri-tjetrit dhe të gjenin zgjidhjen me marrjen e një vendimi që pritej të ndikonte pozitivisht në situatën e rënduar politike. Natyrshëm ishin bërë dy grupime kryesore. Shumica ishte për shkëputjen përfundimtare nga doktrina e socializmit diktatorial, vizionin e ri për socializmin dhe demokracinë e rivlerësimin e Enver Hoxhës, në bazë të analizës objektive të zhvillimit historik, të rezultateve dhe të pasojave të rënda të utopisë së socializmit diktatorial stalinist, të diktaturës dhe luftës së klasave, të gjendjes së rëndë të falimentimit të shtetit dhe ekonomisë, të izolimit, varfërisë së tejskajshme të popullit, shkëputjes nga qytetërimi bashkëkohor europian. Në pakicë ishin disa që qëndronin në forumet drejtuese të partisë, si mirënjohje për besnikërinë e treguar që nga koha e luftës dhe ishin të vendosur në mendimet e tyre se duhej të ruheshin parimet kryesore të Partisë dhe pa u cenuar roli e vlerësimi për Enver Hoxhën. Por edhe më konservatorët pranonin, në analizë të fundit, se duhej një ndryshim për të dalë nga situata e rëndë, pasi kështu nuk ecej më. Ata ishin në kontradiktë me brezin e ri, madje edhe në familjen e tyre, se koha e tyre e kaluar kishte përfunduar dhe nuk mund të pengonin ndryshimet me paragjykimet dhe nostalgjinë për të kaluarën. Mendimet e kujdesshme që shkëmbeheshin, tregonin për optimizmin e shumicës dhe gjendjen e pashpresë të më të vjetërve, të cilët tërhiqeshin dhe distancoheshin natyrshëm nga të tjerët. Mbledhja filloi pak me vonesë, pasi pritej të vinin Ramizi dhe Adili. Menjëherë e mori fjalën Ramizi dhe foli shumë shkurt: – Ju mblodha ju, anëtarët e Plenumit dhe kuadro të lartë shtetërorë, për gjendjen e krijuar. Ajo nuk do komente. Nuk ka pasur situatë më të rëndë. Trupat e Gardës kanë rrethuar për të mbrojtur Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Bllokun. Ndërsa sheshi kryesor tani është në dorën e demonstruesve. Çfarë nuk thonë! Problem është ruajtja e monumentit të shokut Enver. Në fillim donin të vinin në Komitetin Qendror e në Këshillin e Ministrave. Dhe ju e kuptoni. Për të marrë pushtetin si në vendet e tjera. Meqenëse panë rezistencën e forcave ushtarake, janë drejtuar nga sheshi. Duan të heqin monumentin e Enver Hoxhës. Çfarë mendoni ju, si të veprojmë? – pyeti në fund, pa dhënë vetë mendim. – Të marrim armët, – tha Haxhi Lleshi, – duke u ngritur për të diskutuar (Këtë person e dëgjoja për herë të parë që ngrihej të diskutonte, pasi rrinte gjithmonë i heshtur.) Nuk mund të lejohet më. Emrin e tij do ta mbrojmë me gjak. Nuk lejojmë armiqtë që të dëmtojnë monumentin e tij. Unë erdha pak me vonesë në mbledhje, se nuk më lanë ushtarët. Por ata duhet të ruajnë më shumë shtetin dhe jo të më pengojnë mua të kaloj. Rita Marko dhe Manush Myftiu u ngritën menjëherë dhe thanë njëkohësisht: – Duhet të jemi më të kujdesshëm. Nuk duhet të ketë gjakderdhje… Haxhiu i kundërshtoi: – Ti Rita, dhe ti Manush, keni djemtë me Partinë Demokratike. Prandaj flisni kështu. Por tani s’ka më. O me Partinë, o me djemtë. – Mos na akuzo, – i tha Manushi. – Djali im nuk është me Partinë Demokratike. Unë kam mendimin tim. – Mos bëj akuza nga inati, – tha Rita. – Djali im nuk është me Partinë Demokratike. Gjendja është e rëndë, por armët nuk duhet t’i përdorim. – O sot, o kurrë, mbrohet pushteti, – tha Zylyftar Ramizi (E para herë që dëgjohej zëri i tij në një mbledhje Plenumi). – Nuk tolerohet më. Nuk mund të lëmë të poshtërohet Enver Hoxha. – Të jemi të kujdesshëm, – tha Ismail Ahmeti. – Nuk mund të veprohet me armë ndaj popullit. – Ti je tradhtar, – i tha Haxhi Lleshi. – Unë të dëgjoj se je i moshuar, shoku Haxhi, – iu përgjigj Ismaili. – Por më me kujdes. – Kundër popullit nuk mund të qëllohet, – tha Muntaz Dhrami. – Këtë nuk duhet ta bëjmë. Ndërkohë, nga dera përballë, hyri në sallë Nexhmedin Dumani, ndihmësi i Ramizit, dhe i vuri një letër mbi tavolinë. Ramizi e mori letrën dhe, pasi e lexoi vetë në heshtje, filloi ta lexojë dhe shpjegojë me zë të lartë, që të dëgjohej nga të gjithë të pranishmit në sallë: “Është rrethuar monumenti i shokut Enver dhe duan ta rrëzojnë. Presin përgjigje në Ministrinë e Punëve të Brendshme se si të veprojnë”. – Të mbrohet, – tha Ramizi. Pas pak, Nexhmedini erdhi përsëri dhe vuri mbi tavolinë një shënim tjetër. – Përsëri kërkojnë mendim për përdorimin e armëve. Nuk e përballojnë dot presionin. Ramizi u mendua për disa çaste dhe tha: “Të qëllohet”. – Ju lumtë, – pasuan menjëherë, me zë të përbashkët si në kor të orkestruar, Haxhi Lleshi, Spiro Koleka, Haki Toska. – Nuk kemi çfarë të presim më. Disa momente më pas erdhi përsëri Nexhmedini dhe la mbi tavolinë një letër tjetër. Ishte ora 14:05. – “Monumenti u rrëzua”, – tha Ramizi. Menjëherë në sallë u dëgjua zëri i njohur që shoqëroi menjëherë këtë njoftim. Të gjithë drejtuan kokën dhe panë Nexhmije Hoxhën, që filloi të qante dhe duke u munduar të përmbante veten. – Tani çdo gjë mori fund, – tha Ramizi. – Është e kotë të diskutojmë. Tani vendosim vetë si të veprojmë. Ramizi u ngrit dhe doli nga salla. Pas tij u largua menjëherë Adili. Në sallë mbretëroi heshtja, si në një moment zie. Një vdekje e dytë e Enver Hoxhës. Të pranishmit u ngritën dhe u larguan duke zbritur shkallët po në heshtje.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Biseda me Hekuran Isain mëngjesin kur ra monumenti i Enverit

    Nga: Fatmira Nikolli

    Kur shembeshin themelet" titullohet libri me kujtime i Qemal Lames, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992. I botuar nën logon e "Onufrit", botuesi shënon në hyrje se, i hartuar nga njëri prej drejtuesve më të lartë të mekanizmit shtypës të shtetit diktatorial, libri është një dëshmi e saktë e vitit të fundit të rendit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj. Siç ka pohuar vetë ish-kryehetuesi, burimet dokumentare të librit, përveç ditarit të përditshëm të punës si kryehetues, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH, Kuvendit dhe Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit. Nga ana tjetër, botuesi shënon një detaj sa i takon titullit. "Gjatë shumë viteve të kohës së socializmit, lexuesi shqiptar ka qenë familjarizuar me shprehjen 'kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re', e cila ka shërbyer njëkohësisht si titull për një nga veprat kryesore të Enver Hoxhës" e sipas Bujar Hudhrit, në këtë kuptim, libri "Kur shembeshin themelet" i Qemal Lames është, siç e tregon titulli, një antinom, një përmbysje e asaj çka përshkruan diktatori shqiptar.

    KUSH ËSHTË QEMAL LAME
    Autori i librit me kujtime, botuar nga "Onufri", Qemal Lame, ka lindur në Elbasan, më 11 shtator 1949. Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës. Është studiues, analist, opinionist, publicist, autor i disa monografive, teksteve dhe librave. Aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik.

    PJESË NGA LIBRI ME KUJTIME BISEDË ME MINISTRIN E BRENDSHËM, HEKURAN ISAI, DITËN E RRËZIMIT TË MONUMENTIT TË ENVER HOXHËS
    Më datë 20 shkurt 1991, në mëngjes situata politike ishte shumë e rëndë në të gjithë vendin, veçanërisht në Tiranë. Rreth orës 6:00 më telefonoi në shtëpi Hekuran Isai dhe më tha se donte të më takonte. Pranova dhe u nisa menjëherë për në zyrën e tij. Hekurani u ngrit, u afrua dhe u ulëm pranë tavolinës, në mes të dhomës. - Qemal! - më tha. - Situata është shumë e rëndë. Pritet të zhvillohet demonstratë e madhe. Demonstruesit, të drejtuar nga Partia Demokratike, do të kërkojnë të pushtojnë ndërtesat qendrore, Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor etj. Duan që të rrëzojnë edhe monumentin e Enver Hoxhës në sheshin qendror, para Muzeut Kombëtar. Udhëheqja ka mendim që "të veprohet me forcë deri edhe me përdorimin e armëve". Ndërhyra menjëherë dhe i thashë: - Shoku Hekuran . Jo! Jo! Jo! Në asnjë mënyrë! Nuk duhet të përdoren armët. Kemi për detyrë të mbrojmë popullin. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye nuk mund të qëllohet mbi popullin. Të qëllosh mbi popullin është tradhti e lartë ndaj atdheut. Për mendimin tim, mos bëj gabim të urdhërosh të qëllohet mbi popullin. Ramizi do ta mbajë me çdo kusht pushtetin. Nuk ke përse të sakrifikohesh dhe të përdoresh për qëndrimet e tij personale dhe emocionale. Ai vetë reagon në mënyra të ndryshme. Nuk tregohet i sinqertë për mendimet dhe vendimet që merr. Në botën e jashtme jepen njoftime se ai ka rënë dakord të bëjë ndryshime, ndërsa kur ndonjëri prej nesh flet për ndryshime, ai mundohet ta përçmojë dhe ndëshkojë. Ne duhet ta dëgjojmë dhe mbrojmë popullin. Situata kërkon të vlerësojmë gjendjen dhe të ndryshojmë. Populli do ndryshimin. Edhe ne jemi të bindur se është e domosdoshme të ndryshojmë politikën. Është e arsyeshme që të dëgjojmë këshillat e perëndimorëve dhe të realizojmë transformimin. Unë vetë jam i bindur për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe kalimin në sistemin e ri politik, ekonomik e shoqëror të demokracisë. E kuptoj se do të kem pasoja për qëndrimin tim, por nuk do të tërhiqem. - Ke të drejtë, Qemal, - më tha. - Të faleminderit! Nuk do të urdhëroj përdorimin e armëve. Nuk është e lehtë të kundërshtosh, por do ta kundërshtoj urdhrin, në rast se më jepet nga Ramizi... Biseda përfundoi shpejt. Hekuranin e besova për shqetësimin që kishte. Ai konsultohej dhe më kërkonte mendim në raste të veçanta. Që në kontaktet e para kishte krijuar besim tek unë dhe ishte i sigurt se unë nuk bisedoja me të tjerë për ato çështje. Unë vajta drejt e në zyrën time. Ndihesha shumë i prekur për gjendjen. Partia e Punës qëndronte në pushtet me forcën e diktaturës që kishte imponuar në gjithë mekanizmin shtetëror partiak dhe të autoritetit absolut që kishte në ushtri, polici dhe drejtësi. Të gjithë organizmat shtetërorë dhe ushtarakë ishin vënë në gjendje gatishmërie, për të vepruar në çdo situatë që mund të jepej urdhër nga qendra. Situata e rënduar kishte detyruar që për herë të parë të fillohej të mendohej për përdorimin e Gardës kombëtare, për të vepruar publikisht për mbrojtjen e institucioneve qendrore të partisë dhe shtetit. Forcat ushtarake dhe tanket e Gardës kishin rrethuar në formë katrore rrugët nga Komiteti Qendror, Këshilli i Ministrave, Bllokun e banimit të Udhëheqjes, deri te bregu i lumit të Lanës. RRËZIMI I

    MONUMENTIT TË ENVER HOXHËS NË TIRANË
    Në orët e para të mëngjesit, një masë e madhe e popullit dhe të rinjve të larguar nga puna, studentëve dhe nxënësve të larguar nga mësimi në shkolla, të moshuar etj., u mblodhën në bulevardin para hotel "Dajtit". Ata donin të shkonin dhe të demonstronin para Komitetit Qendror të Partisë.

    TË DHËNA NGA DEMONSTRUESIT DHE MEDIA
    Në orën 10:00, masa e njerëzve të tubuar u përgatit për të lëvizur. Në bazë të njoftimit të sindikatave, më parë kishin ardhur shumë njerëz për t'u tubuar. Një grup aktiv kishte ardhur nga Qyteti Studenti. Ndërmjet tyre kanë qenë Rajmonda Bulku, Marjeta Larja, Fatmir Mancaku etj. Ata kishin ndeshur forcat e policisë te Liceu Artistik, ku ishte përdorur për herë të parë gazi lotsjellës dhe hedhja e ujit të ngjyrosur me të kuq, për identifikimin nga policia dhe Sigurimi të personave pjesëmarrës. Pastaj kishin kaluar te Kryeministria. Garda nuk i lejoi të kalonin. U tha nga oficeri që drejtonte, që të largoheshin në drejtimin nga Ura e Lanës. Të grumbulluarit donin të kalonin. Ndërkohë, oficeri u dha urdhër ushtarëve gardistë: "Armët gati. Mbushni armët. Zjarr"! U qëllua në ajër. Të grumbulluarit e kuptuan se nuk mund të veprohej kundër gardistëve dhe u larguan në drejtim të urës. Sa vinte dhe shtoheshin njerëzit. Synimi ishte të lëvizej në drejtim të Komitetit Qendror. Ndërkohë u dëgjuan të shtëna mitralozi. Mitralozat e tankeve kishin qëlluar me breshëri në ajër. Breshëria e mitralozave dëgjohej në të gjitha vendet ku ata ishin pozicionuar. Njëkohësisht edhe ushtarët e Gardës, të pozicionuar në këmbë siç ishin të rreshtuar, qëllonin në ajër edhe me automatikë. Përdorimi i armëve në mënyrë të hapur dhe kërcënimi i popullit e rënduan më tej situatën. Në qendër të Tiranës fluturonte një helikopter ushtarak. U kuptua qartë se paralajmërimi me armë tregonte se, po të lëvizej më tej vijës ku ishin vendosur ushtarët e Gardës, do të qëllohej ndaj cilitdo personi. Grumbullimi i njerëzve ishte bërë me thirrjen e një dite më parë për demonstratë nga sindikatat, në mbështetje të grevës së urisë së studentëve dhe pedagogëve.

    DEMONSTRATA ISHTE MBËSHTETUR EDHE NGA PARTIA DEMOKRATIKE
    Vetë drejtuesit e Partisë Demokratike, si Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Sali Berisha, ishin në zyrë në atë kohë. Platforma e Partisë Demokratike ishte që të ndikonte në ruajtjen e qetësisë dhe të një situate politike normale, në prag të fushatës së zgjedhjeve. Duke u bazuar në gjendjen e rëndë, të kaluarën dhe përgjegjësinë e Partisë së Punës në pushtet, prej afro një gjysmë shekulli dhe dështimin e socializmit, Partia Demokratike mendonte të fitonte zgjedhjet me një rezultat të dukshëm, prej 80 deri 90 për qind të votave. Më njoftuan se për të larguar njerëzit nga ai vend, ishte kërkuar ndihmë nga Partia Demokratike. Drejtues dhe aktivistë të Partisë Demokratike, me në krye Neritan Cekën, vepronin aktivisht për të qetësuar njerëzit e pakënaqur me reagimin e armëve dhe të mos ndodhnin përplasje të drejtpërdrejta me forcat ushtarake në gatishmëri për të vepruar. Thirrjet me altoparlant të Neritan Cekës mbetën një jehonë qetësuese. Megjithatë, populli nuk mund të ndalej. U ndryshua lëvizja dhe njerëzit iu drejtuan Sheshit "Skënderbe". Mund të ishin një numër shumë i madh.

    NJERËZIT NDESHËN NË FORCAT E RENDIT QË RUANIN MONUMENTIN E ENVER HOXHËS
    Rreth 1000 persona zunë vend në shkallët e Pallatit të Kulturës. Në katin e tretë ishte vendosur një megafon, i cili ishte marrë nga Kombinati i Autotraktorëve. Me këtë flisnin njerëz të ndryshëm duke shprehur urrejtjen e tyre kundër pushtetit popullor dhe Partisë së Punës. Kishte ndërhyrë policia, që të mos flitej dhe ishte paralajmëruar se do të merrej pajisja me aparaturat elektronike, në rast se vazhdohej të flitej. Një grumbull tjetër njerëzish zuri vend te Banka Kombëtare. Një grumbull prej 30-40 vetash u shkëput nga grumbulli te Banka Kombëtare dhe u drejtua te monumenti për ta rrëzuar. Nga kundërpërgjigjja e forcave të rendit u plagos rëndë Fatmir Markoçi, 31 vjeç. Në atë kohë ishte në anën e Muzeut Historik. Po nga të tubuarit u mor dhe me një makinë "Ifa" u transportua për në spital, ku iu dha ndihma mjekësore. Pas mjekimit është larguar pa lajmëruar, për të mos u arrestuar. Ndaj tij nuk janë bërë hetime, pasi nuk ka pasur kallëzim dhe nuk është vënë në dijeni hetuesia. Të tubuarit nuk u tërhoqën. Vazhduan presionin fizik. Nuk ishin të armatosur. Hiqnin me dorë pllakat e sheshit, për t'u mbrojtur dhe reaguar kundër forcave të rendit. U mposht kundërshtimi i forcave të rendit. Një i ri afro 18 vjeç, me një litar, lidhi gishtin e statujës gjigante prej 8 metra. Nga lëkundjet anësore të statujës, u bë çarja dhe shkëputja nga bazamenti po prej bronzi dhe u rrëzua në tokë. Nuk vërtetohet të ketë pasur organizim të paramenduar. Nuk ka pasur politikanë. Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në rrëzimin e monumentit. Neritan Ceka ka shkuar në këmbë dhe ka shoqëruar grumbullin e njerëzve me monumentin deri te sheshi në Qytetin Studenti.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Ramiz Alia ka qarë kur u rrëzua monumenti i Hoxhës

    Ramiz Alia ka qarë kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë më 20 shkurt 1991. Kjo është deklarata e ish-kryehetuesit të Shqipërisë në vitet 1981-1992, Qemal Lame, në librin e tij me kujtime "Kur shembeshin themelet". "GSH" boton sot pjesë nga libri ku rrëfehet se si e përjetoi Ramiz Alia, Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes rrëzimin e shtatores së ish-diktatorit në 20 shkurtin e 23 viteve më parë si edhe planet për të hedhur në erë me dinamit.

    Botimi i "Onufrit" që hidhet në treg të hënën e javës që vjen, hedh dritë mbi ditët e fundit të regjimit komunist në vendin tonë, rrëfyer kjo në këndvështrimin e një prej njerëzve më të rëndësishëm të kohës, siç është Lame.

    Kujtimet e një prej drejtuesve më të lartë të mekanizmit shtypës të shtetit diktatorial janë një dëshmi e saktë e vitit të fundit të rendit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj.

    Burimet dokumentare në të cilat është bazuar botimi, përveç ditarit të përditshëm të punës si kryehetues, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH, Kuvendit dhe Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit. Qemal Lame, ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës. Është studiues, analist, opinionist, publicist, autor i disa monografive, teksteve dhe librave. Aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik.

    RAMIZ ALIA NËN PRESIONIN E SIGURIMIT DHE TË USHTRISË
    Takimi i Ramizit me oficerët e rangut të lartë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.
    Pasdite po bisedoja me hetuesit në dhomat e izolimit. Mësova prej tyre se në kohën që ne punojmë pa ndërprerje në hetuesi, dje paradite ishte bërë një mbledhje me oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shumë oficerë kishin kërkuar me insistim që të vinte vetë Ramiz Alia. Ai ishte vënë në dijeni dhe kishte pranuar të shkojë.
    Një oficer i ri, i ardhur nga dega e punëve të brendshme në Durrës, i kishte thënë:
    - Ti, shoku Ramiz, je "tradhtar"! Nuk e mbrojte monumentin e Enver Hoxhës.
    - Jo, - e kishte kundërshtuar Ramiz Alia. - Unë i dhashë urdhër Hekuran Isait të mbronte monumentin dhe të qëllonte ndaj atyre që do të afroheshin për ta rrëzuar. Hekurani nuk e zbatoi urdhrin tim për të qëlluar. Apo jo, mor Hekuran, - ishte drejtuar dhe e kishte pyetur direkt në krahun e tij?
    - Po, shoku Ramiz, - kishte pohuar dhe deklaruar Hekurani. - Ju dhatë urdhër, por unë nuk e zbatova. Nuk mund të qëllohej mbi një masë të madhe njerëzish.
    Në atë mbledhje ishin bërë shumë debate dhe akuza ndaj Ramizit dhe udhëheqjes së PPSH-së.
    Ramizi kishte qenë shumë i tronditur dhe kishte qarë.

    TAKIMI ME OFICERËT
    E MINISTRISË SË MBROJTJES POPULLORE

    Po atë ditë pasdite ishte bërë edhe një mbledhje e kërkuar nga oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Edhe në këtë mbledhje ishin bërë akuza direkte ndaj Ramiz Alisë. E kishin akuzuar konkretisht që nuk kishte mbrojtur monumentin e Enver Hoxhës dhe e kishin cilësuar "tradhtar".
    Ramizi ishte tronditur shumë dhe ishte përlotur në sy, duke u justifikuar me urdhrin e dhënë për mbrojtjen e monumentit, por që nuk ishte zbatuar nga ministri i Brendshëm, Hekuran Isai.
    - Jam i lodhur, - kishte thënë Ramizi. - Jam në gjendje të tronditur thellë...
    Pastaj ishte larguar.
    Duke u vënë në dijeni të këtyre zhvillimeve, rikujtova bisedën telefonike me oficerin e sigurimit që kërkonte nga Hetuesia të zbulohej komploti dhe tradhtia.
    Hetuesit më mbështetën mendimet.

    DINAMIT PËR SHTATOREN
    Të dhënat janë të deklaruara, edhe në një emision televiziv, për 20 shkurtin 1991, më 19 shkurt 2013. Bujar Nallbani, shpjegon se para një viti kishte marrë 12 kallëpe dinamiti në repartin e xhenios ku punonte. Donte të hidhte në erë monumentin e Enver Hoxhës. Nuk mundi ta realizonte, pasi ruhej gjatë 24 orëve.
    Në pamundësi për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, organizoi bashkë me djalin e dajës së tij hedhjen e dinamitit te monumenti i Stalinit. Këtë e realizuan rreth orës 20:30.
    Pas dëmtimit të monumentit të Stalinit janë ndaluar 247 persona nga policia dhe Sigurimi. Më vonë u liruan, pasi nuk u vërtetua se ishin pjesëmarrës ose kishin dijeni për ngjarjen. Ata nuk u zbuluan, pasi ishin betuar që të mos tregonin. Kush të tregonte do të vdiste. Kështu ruajtën fshehtësinë e atij aksioni. Autorët deklarojnë vetëm pas më shumë se 22 vjetësh.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Aleksandër Meksi: 20 shkurti,ku ishte Berisha në vitin 1991

    TIRANE- Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i Shqipërisë më 1992-1997 dhe njëri ndër organizatorët e anëtar kryesie i PD që në themelim, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për 20 shkurtin ‘91. Për hërë të parë thotë se rruga deri te busti i diktatorit Enver Hoxha ishte e hapur ndërsa thotë se PD s’ishte organizatore për rrëzimin e tij, pasi ishte e zënë me fushatën e 31 marsit.Pas dy ditësh është përvjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Çfarë përfaqëson për ju kjo datë? Data e 20 shkurtit ’91, është një datë që ka një simbolikë të vetën, atë të rrëzimit të diktatorit, që personifikonte dhe diktaturën. Ishte një veprim që mbartte në vetvete urrejtjen ndaj diktaturës, por dhe ndaj personit që simbolizonte diktaturën, ishte ideues i mesazhit dhe i veprimeve diktatoriale.

    Dhe ky është një mësim për të gjithë ata që mundohen ta indentifikojnë veten me pushtetin, në kuptimin më të saktë me regjimin, sepse mbartin mbi vete dhe urrejtjen për regjimin e jo vetëm urrejtjen ndaj personit të tyre. Është tepër normale, përderisa ti pranon të bësh gjithshka dhe mburresh për veprimet e tua, ke përgjegjësi për gjithçka. Dhe komunizmi ishte një periudhë e turpshme për historinë e Shqipërisë, pikërisht për dhunën, diktaturën që ushtroi. Dhe si e tillë rrëzimi, ka një simbolikë të qartë. Nëqoftëse njerëzit kanë qenë pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në atë ngjarje apo jetonin në Tiranë, nuk kanë se si të harrojnë imazhet e asaj dite historike. Gjithashtu më kujtohet se po atë ditë bëhej aktivi i PD Korçë, sepse ishim në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991, dhe kur u dha lajmi se në Tiranë shtatorja e Enver Hoxhës “u rëzua”, të mbledhurit dhe anëtarësia e PD bashkë me gjithë qytetarët që e kishim marrë vesh lajmin, dolën dhe rrëzuan një bust të Enver Hoxhës. Në Fier që është një qytet më tepër i majtë se sa Korça pati dhe të plagosur pasi atje pati dhe nga ata që donin ta mbronin atë ditë apo në ditët që vijuan bustin e Enver Hoxhës dhe shtinë mbi njerëzit, mbi turmën që po e rrëzonte.

    Ju thoni karakter simbolik por i rëndësishëm...?

    Karakteri simbolik i kësaj dite është i rëndësishëm e pavarësisht se rrëzimi i regjimit komunist kishte marrë atë rrugë që në dhjetor të ’90, greva e studentëve e 20 shkurti shënuan një pikë të rëndësishme, sepse u treguan dhe mbartësve të ideve të komunizmit, dhe atyre që mendonin se do të manipulonin e se do të mund të mbijetonin, asaj mendësie, asaj mënyrë qeverisjeje, ideve të komunizmit dhe forcave lëvizëse të saj që ishin lufta e klasave, diktatura e proletariatit, se i kishin ditët të numëruara në një Shqipëri demokratike që do ndërtohej. Sigurisht që të rrëzosh një mendësi nuk është gjë e lehtë, sepse dhe sot pas 23 vitesh me riardhjen e së majtës në pushtet( më saktë të fëmijve të të djeshmëve) shohim shumë frazeologji të asaj kohe, si aksione me goditje të përqëndruar, aksione të ditës së shtunë për pastrimin e rrugëve, thirrje për punë “vullnetare” e tjera. Pra kuptohet që paska qënë më e vështirë se sa e imagjinonim ne në vitin ’90 dhe pas vitit ’90. Mjafton termi “aksion me goditje të përqëndruar” që të marrësh vesh se si kërkohet të veprohet në një shtet të së drejtës dhe të ekonomisë së tregut të lirë.

    Por dhe dy ditë dhe është përkujtimi...?

    Sidoqoftë 20 shkurti është një ditë që duhet përkujtuar. Unë e kuptoj se ka dhe prej tyre që e përkujtojnë me hidhërim, është çështje personale dhe nuk kam asgjë kundër tyre, ashtu sikurse mund ta kujtojnë me hidhërim dhe të gjithë ata të cilët më 21 shkurt bënë rebelimin e Shkollës së Bashkuar për të vendosur në Tiranë permendoren e diktatorit. Ashtu sikurse dhe “Vullnetarët e Enverit” që u aktivizuan menjëherë në disa rrethe të Shqipërisë të cilët tentonin duke kërcënuar se do të sulmonin Tiranën, siç do të tentonin po në të njëjtat rrethe më ‘97-tën.

    Të “Vullnetarët e Enverit” ka pasur dhe njerëz që sot janë në kupolën e PD…?
    Eshtë diskutim tjetër ky që nuk bëhet me thash e theme…!


    Ku ishit ju kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës …?

    Në momentin që morëm vesh se turma e grumbulluar në “Qytetin Studenti” po po nisej për këndej, pra drejt sheshit, unë, Arben Imami dhe Agron Çika morëm detyrën që të shkonim dhe të mbanim të paktën një pjesë të njerëzve tek studentët, në mënyrë që të mos e linim bosh për ndonjë reagim ndaj tyre nga forcat e sigurimit apo qeveria e asaj kohe. Pasi flitej se do ndërhynin me forcë. Jemi takuar me njerëzit që shkonin drejt sheshit pikërisht aty ku është sot godina e ish-të përndjekurve politikë, dhe ngaqë na njihnin na thirrën mua dhe Arben Imamit: “Hajdeni me ne”. Ne u ndamë, unë shkova tek studentët dhe qëndrova aty derisa sa erdhi i copëtuar monumenti i diktatorit Enver Hoxha. Pra kam qëndruar atje me ta gjithë kohën me studentët dhe dërgonim korrierë në Tiranë që të merrnim vesh se çfarë po ndodhte saktësisht. Dhe në momentin që erdhi shtatorja e diktatorit u dëgjua parulla e famshme: “e hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”, parullë që buçiti në tërë Qytetin Studenti, parullë që u dëgjuaa së pari, qysh kur një korrier me motor erdhi dhe na informoi se ishte rrëzuar busti i diktatorit në shesh. Eshtë një fjalë që nuk duhet harruar nga qeveritarët.

    Siç tregon dhe fotoja, ju keni hyrë në ambientet e grevës së urisë së studentëve, mund të na thoni diçka ?

    Po. Unë kam hyrë disa herë në ambientet e grevës dhe kam ndenjur e biseduar me studentet, me të cilët kisha pasur gjatë atyre muajve kontakte e miqësi. Në mjediset e grevës ata rinin shtrirë për tokë e mbuluar me batanije. Hyhej nga porta kryesore, por kur ajo mbyllej që të mos hynin të tjerë, studentët më treguan një vend nga prapa godinës nga hyhej me lehtësi. Kam qënë dhe disa herë si pjesëtar i delegacionit të PD në bisedimet e Komisionit të Grevës me të dërguarit e Qeverisë. Mbaj mend se ishin Skënder Gjinushi si ministër i Arsimit dhe Ismail Ahmeti.

    Ishte diskutuar më parë një skemë apo plan për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha nga ana e drejtuesve të PD apo kjo ndodhi spontanisht kur turma doli në shesh…?

    Nuk duhet vënë në dyshim që ishte një muhabet që bëhej gjithnjë domethënë që “atë monument do ta heqim”. Dihej. Përderisa dolën teori për mbrojtjen e monumenteve kuptohet që këta njerëz nuk mund të rrinin më në piedestale. Derisa u rrëzua sistemi i tyre, si një gjë e dëmshme për vendin, si një strukturë kriminale. Sigurisht që mekanizmi, organizimi i asaj pune nuk është fort i qartë për të gjithë. Disa mund ta kenë të qartë, por ka të tjerë që nuk e kanë të qartë se si ndodhi, si shkuan pa pengesa drejt bustit në sheshin qëndror të kryeqytetit. Sepse ata që qenë aktivë në të dy krahët për këtë çështje s’para e kanë zakon që të flasin.Por unë jam i sigurtë që me kohë do kujtohen apo më saktë do lënë kujtimet se çfarë ndodhi, si ndodhi e ku ndodhi. E qartë është kjo që dihej që kishte kërkesa për ta hequr dhe meqënëse ishte në fushatë PD, kishte thënë që “s’merremi tani me këtë punë pasi jemi në fushatën zgjedhore e do ti vijë radha më me nge”. Pati dhe nga ata që s’duronin, për një arësye apo për një tjetër dhe ishte normale për t’u rrëzuar, e tërë kjo energji u kanalizua me pjesmarrjen e të gjithë banorëve të Tiranës, jo vetëm të atyre që zbritën nga lart nga Qyteti Studenti.

    Mbaj mend se rrugët që lidhnim rrugën e Elbasanit me bulevardin ishin të bllokuara nga forca të shumta policore dhe besoj e nga garda dhe për rrjedhojë shkohej në shesh ku ishte monumenti i diktatorit, kështu që u realizua ai rrëzim i bustit të diktatorit që ishte një fitore e atyre që bënë rrëzimin e komunizmit…

    Ju po thoni që dhe Ramiz Alia ishte dakord për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës përderisa kishte krijuar këtë koridor që njerëzit i çonte vetëm te sheshi…?

    Une nuk fola ndonjë gjë të tillë, por thonë se vajtën ta takonin dhe nuk e takuan. Dihet gjithashtu se të nesërmen dihet u bë një tentative në Shkollën e Bashkuar. Unë kam qënë atje në mëngjes e në darkë, sapo kishin filluar problemet dhe pata shkuar në ato shtëpitë ku ishte qëlluar. Në mëngjes kam qënë me Azem Hajdarin, sapo kishin filluar momentet e para të ngritjes së barrikadave. S’kam qënë me ekipin që ka vajtur aty brenda.Kanë folur Baleta, Ceka e të tjerë. Një gjë është e qartë, që normalisht duhet të flasin ata që kanë qënë dëshmitarë okularë, s’mund të flasë njeri se si e pritëm ne ardhjen e shtatores së gjymtuar të diktatorit Enver Hoxha tek studentët, por ata që kanë qënë atje, ashtu sikurse s’mund të them unë se si e lidhën e ku e lidhën statujën e diktatorit, kur unë nuk kam qënë në shesh.

    Asnjë nga politikanët s’ka qënë te sheshi, ndoshta ndonjëri në një makinë të bardhë diku, siç ishte rasti i zotit Berisha…?

    Kanë qënë tek sheshi sëpakut Ben Imami dhe Gon Çika, të cilët u integruan në krye të turmës e sigurisht dhe të tjerë. Këtë e them pasi ishim bashkë të tre, na thirrën turmat, ndërkohë që unë ika sipër te studentët dhe ata vijuan me turmën.

    Edhe Berisha ka qënë te studentët sipër…?

    Jo. Tek studentët kam qënë vetëm unë atë ditë.

    Si e shikoni 20 shkurtin në kontekstin e sotëm politik, duke parë dhe retorikën e ashpër që përdor lidershipi i PD që bën fjalë për “hedhje etërish dhe bijsh..”. Ka ndonjë kontekst 20 shkurti…?

    Nëqoftëse ka njerëz që dëshirojnë ta rikthejnë qoftë dhe me llafe bëjnë shumë gabim. Mos sot, nesër për fat të keq në Shqipëri llafet materializohen. Domthomethënë kur flet fjalë të tilla të barazitizmit.., sigurisht këto sjellin rezultate negative në ekonomi dhe si të tilla s’janë të dobishme. Sot jetojmë në kohën dhe me synimin që duhet të shkojmë në Evropë. Nuk ka nevojë që të marrim modele të tjera, ti shpikim kur kemi modelin e Evropës për ta kopjuar. Sigurisht është një gabim që bëhet rëndom këtu, sepse s’mund të kopjosh Evropën e 2014-tës, kur nuk ke shkuar akoma te 2014-ta evropiane. Sepse dhe ata, ku kanë qënë si ne kanë pasur mënyra të tjera të ristrukturimit dhe të rioganizimit për të arritur atje ku janë sot. Sigurisht që shpeshherë kanë kryer veprime dhe struktura që kanë shpurë në dështim, që nuk kanë nevojë as të kopjohen dhe as të përsëriten nga ne, e jemi me shans se mund t’i evitojmë. Ne kemi favorin që dimë ku jemi, dimë se si duhet të zgjidhen në këtë nivel problemet, por dimë ama se dhe ku do shkojmë. Prandaj mund të themi se në ekonomi dhe kudo kemi shansin se mund të mësojmë si ta bëjmë këtë rrugë, mund ta bëjmë më shpejt e më shkurtë se sa ata që e kanë bërë me zigzage.

    A mund të rivitalizohet opozita përmes përvjetorit të hedhjes së bustit të diktatorit, ndërsa dihet se kush janë protagonistët..?

    Sigurisht që opozitës i shërbejnë data të tilla për të kujtuar thelbin e të qenit të tyre, historinë e tyre. Nëse kjo kujtohet siç është për t’u kujtuar, me idealet e kohës, me veprimet e kohës, me protagonistët e kohës, është gjë pozitive. Nëqoftëse kujtohet thjeshtë se është një datë për tu përdorur, rezultatet mund të mos jenë pozitive.

    Cila ishte rruga që u ndoq pas 20 shkurtit…?

    Kur fola për përvojat thashë se zhvillimet bëhen me zigzage, fatkeqësisht për shumë dhe shumë arësye, megjithëse ishte i qartë synimi por dhe mjetet e mënyra e punës, pasi ishte një përvojë e gatshme dhe e shkruar me këshilltarë po të kishte nevojën të pyesje, fatkeqësisht mënyra jonë e sherrit të vazhdueshëm që në vend që të zvogëlohej pas fillimeve të viteve ’90, vjen përherë duke u përshkallëzuar me shpërthime, me rrëmuja, me sherre, llafe të pista etj etj. Kështu që rruga është me zigzage, kur duhej të ishte e drejtë pasi ishte e përpjetë.

    Pra mjaft gjëra bëhen, kthehen mbrapsht, ndërrohen emrat e ministrive, njëri thotë program tjetri thotë matricë, njëri thotë drejtori tjetri thotë departament. Pra përherë gjatë këtyre viteve kemi pasur mënyra të tilla veprimi, kthim në vitin zero, veprime me goditje të përqëndruar, me sa duket për të treguar në të gjitha rastet që ne jemi, ja u kthyem prap. Prandaj të dalësh sot dhe të thuash se nuk dështoi komunizmi është vërtetë një absurditet. Mendoj se qeveritë, partitë dhe individët duhet të gjykohen nga rezultatet konkrete të punës së tyre e mbajtjen e premtimeve, nga veprimet, nga doktrinat që shkruajnë e flasin.

    E thënë shkurt, janë rezultatet ato për të cilat qeveria gjykohet, e cila ndër ne mungon. Rruga e kaluar shërben për të mos përsëritur gabimet ose për të bërë më mirë atë që është bërë mirë dhe për të mos përsëritur apo korrigjuar atë që është bërë keq. Do të ishte realizimi më i madh nëse do të analizonim me gjak të ftohtë me shifra, me fakte, me rezultate, jo me mënyrën e vetme që përdorin sot edhe me ndihmën e mediave, sharjet, shpifjet, ndonëse të pavërteta, dhe mbi to të nxjerrim konkluzionet. Kjo mënyrë nuk është pozitive e kjo është një nga arësyet që përsëriten gabimet. Mirëpo herën e parë edhe mund të gabosh, kurse herën e dytë t’i e bën me dashje. Ndërsa një doktrinë e përdorur me pasoja negative gjykohet si tragjedi, përsëritja e saj do jetë komedi e turp.

    I vlen opozitës rikthimi në skemën e veprimit në të kaluarën, që është tensionimi i situatës, qoftë dhe për detaje të vogla si konsensusi për reformat…?

    Metodën e opozitës violente e kanë pasur të dyja partitë e mëdha. Pra metodën e sherrit, kërcimit mbi tavolinat e Parlamentit, me thyerje mikrofonash etj. Ndërsa përsa i përket fjalës ‘konsensus’ mendoj se është një term që përdoret gabim. Me jep konsensusin, pra më thuaj ti: “Amin o Hoxhë” në gjuhën popullore. Palët duhet të ulen mbi bazën e përvojës, të nevojës e të gjendjes për gjetur zgjidhjen më të mirë nëpërmjet debatit. Në momentin që ti e thërret dhe i thua: hajde më jep konsensusin dhe më thuaj se jam dakord me propozimin tim, përveç se e ke fyer, ke humbur mundësinë që të marrësh vërejtje mbi atë që ke menduar që të bësh. Dëmi është për atë që ka bërë propozimin, dëmi është për rezultatin dhe për interesat e vendit. Nuk mund të flasim për një reformë territoriale që na e paraqesin të bërë me 80 apo 60 njësi vendore sipas qejfit, që përdorin terma që nuk janë në Kushtetutë si ‘rreth’ apo krijojnë terma si ‘rajone’ kur në Kushtetutë ka termin ‘qark’. Eshtë po kjo parti në pushtet që e ka bërë Kushtetutën e vetë kjo e zhbëri.

    Dhe se si po ecin punët tani po korr dhe frytet e saj. Problemi është fare i qartë. Reforma territoriale është tepër e domosdoshme, kanë kaluar 22 vite nga e para, por bëhet duke u ulur në tavolinë, duke filluar studimin që nga baza e deri sipër, duke ruajtur strukturat krahinore, marrëdhëniet ekonomike, rrugët, nivelet etj., për të pasur njësi vendore që janë më funksionale, me më pak shpenzime administrative, me më shumë mundësi për të plotësuar kërkesat e kolektivitetit dhe të komunitetit. Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i Shqipërisë më 1992-1997 dhe njëri ndër organizatorët e anëtar kryesie i PD që në themelim, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për 20 shkurtin ‘91. Për hërë të parë thotë se rruga deri te busti i diktatorit Enver Hoxha ishte e hapur ndërsa thotë se PD s’ishte organizatore për rrëzimin e tij, pasi ishte e zënë me fushatën e 31 marsit.



    shqiptarja.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 21-02-2014 më 15:24
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Shenasi Rama: Ja e vërteta e rrëzimit të bustit, skandali i Azemit me femrën franceze, Sali Berisha traktat të fshehtë me Ramiz Alinë

    Shenasi Rama, themeluesi i Shoqatës Studentore “Fan Noli” dhe organizatori i grevës së urisë së studentëve, në intervistën për gazetën “SOT” tregon se ishin 108 studentë që filluan grevën e urisë dhe të tjerët u bashkuan nga entuziazmi, kur u pa se fitorja u arrit. Shenasi Rama zbardh edhe prapaskenat sesi Azem Hajdari dhe Berisha kërkonin të sabotonin grevën e studentëve të cilët nuk donin të hiqej emri i Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës, sepse kishin nënshkruar me Ramiz Alinë traktatin e paqes, dhe tregon për herë të parë, që vendimi për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” u mor në dhomën e tij, në godinën numër 6 të Qytetit të Studentëve. Gjithashtu, Shenasi Rama, thotë se 20 shkurti nuk është pikë referimi i PD-së, por ky 20 Shkurt është ruajtja e interesave të familjes Berisha.
    -Kush ishte arsyeja që çoi në organizimin e grevës së urisë së studentëve dhe si u bë greva e urisë e shkurtit 1991?

    Situata ishte komplekse dhe gjithkush kishte arsyet e veta, që pastaj konverguan në precipitimin e gjendjes dhe në konturimin e organizimin e grevës së urisë. Nga një anë, partitë politike kishin rënë dakord për ndalimin e aktiviteteve të tilla politike. Së bashku me një grup studentësh, ne kishim filluar riorganizimin e strukturave të Lëvizjes Studentore, të ndara nga PD. Bëmë takime, biseda, krijuam një bërthamë drejtuese formale me statut e me objektiva, dhe i dhamë emrin Shoqata Studentore “Fan S. Noli.” Mirëpo, gjërat precipituan ndryshe. Mobilizimi i studentëve filloi në paradrekën e 6 Shkurtit për shkaqe banale. Një natë më parë, Azem Hajdari kishte pasur një skandal të ndyrë me një femër në një pritje në Ambasadën Franceze; në Kryesinë e PD-së i ishin vënë për ta hequr dhe Azemi shkoi në ILB, ku kishte tropojanët dhe mandej erdhi në UT, ku kishte mjaft tropojanë të tjerë si në Degën e PD të UT, ashtu edhe jashtë saj, duke kërkuar mbështetjen e tyre në përplasjen e tij me kryesinë e PD-së. Kështu filluan protestat e studentëve. Mirëpo, kjo është sipërfaqja. Projekti për të hequr e organizuar heqjen e Enver Hoxhës ishte artikuluar që me 19 Dhjetor 1990 nga unë, dhe ishte një nga objektivat kryesorë të Shoqatës Studentore “Fan S. Noli”, që e kishim themeluar asokohe. Sa për ata që iu kujtohet, ka qenë një Plenum i Lidhjes së Shkrimtarëve, ku pata folur direkt e ashpër për mospajtueshmërinë e demokracisë me figurën e Enver Hoxhës, më 19 Dhjetor 1990 dhe ku pata një ngatërresë fizike me mbështetësit e Enver Hoxhës aty. Po ashtu në refleksionet e organizuara nga Ardian Klosi dhe nga Edi Rama në Janar 1991, ku pata folur edhe unë, ishte ngritur sërish kjo temë, nga një këndvështrim tjetër. Kështu që Azemi nisi protestat me tropojanët e degën e PD-së dhe më pas këtyre iu bashkëngjitën disa vetë të organizuar në një Shoqatë Studentore nga Tefalin Malshyti, Blendi Fevziu, e të tjerë. Këta që i kishin organizuar me ngut në Shoqatën Studentore, thjesht për t’iu kundërvënë Shoqatës Studentore “Fan S. Noli”, e morën idenë tonë të heqjes së emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti dhe i filluan protestat me këngë e me humor, që zgjatën për shumë ditë. Në një miting, kur u pa qartë se këta kishin dështuar dhe nuk dinin më se çka duhej bërë, (disa deklaruan se nuk do të vinin më në protesta) me kërkesën e të gjithë studentëve në shesh dhe i pritur me shumë respekt e dashuri prej studentëve, fola në një miting dhe argumentova se çka duhej bërë dhe iu shpjegova se duhej kërkuar vetëm një gjë: heqja e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti. Mirëpo reputacioni që kisha, krijonte shumë probleme për të gjithë palët, sepse e dinin të gjithë se nuk më kontrollonte dot njeri. Duke e kuptuar këtë gjë, dhe duke e ditur se do të na kundërviheshin shumë ashpër, me shokët e mi Arben Lika, Edmond Bushati, Arben Sula, Edvin Shvarc, Alban Pici dhe të tjerë ramë dakord që të ruhej Komisioni, ku kishte djem të mirë e shokë tonët. Thjesht nuk donim të përçanim Lëvizjen Studentore. Megjithatë, kishte shumë kundërvënie ndaj meje dhe u tërhoqa. Në komision, formalisht do të ishin këta të Shoqatës Studentore, pra, njerëzit e tyre, të PD-së dhe të tjerëve, por ku të ishte edhe njeriu kyç i kësaj pune, Arben Lika, që ishte heroi i Dhjetorit dhe nënkryetar i Shoqatës Studentore “Fan S. Noli” dhe përfaqësuesi i jonë në atë Komision, ku kishim miq të vjetër tonët. Ata do të ishin fytyra e veprimit, por ne të “Fan Nolit” do të ishim truri dhe do të vinim veton, si përmes Arben Likës, ashtu edhe me mënyra të tjera. Ne e dinim këtë, siç e dinin edhe të tjerët në strukturat e ndryshme, mirëpo si PD, si PPSH ashtu edhe këta të tjerët i gënjente mendja se do të mund të na mënjanonin me kohë. Duke menduar se këta do të kontrollonin komisionin, ku të gjithë kishin njerëzit e tyre, i lejuan gjërat të shkojnë deri në fund. Kështu, në mëngjesin e datës 18 Shkurt, Saliu e mori gjithë komisionin dhe shkuan tek Ministri Skënder Gjinushi për të arritur kompromisin e parapërgatitur që do të shmangte grevën. Kur u kthyen, greva kishte filluar, të gjithë dolën huq dhe situata iu kishte dalë nga duart. Me studentët e mbyllur në Kinoklubin Studenti ishte shumë më lehtë që të kontrollohej loja. Dhe nga aty, herë me të mirë e herë me të keq, objektivat dhe drejtimin grevës ia dhamë ne të Shoqatës “Fan S. Noli”.

    - Cilat qenë synimet e studentëve dhe të grevës?

    Këta që u bënë të njohur si drejtues e organizues nga ana e Shoqatës Studentore, për një kohë nuk kanë ditur se ç’kanë dashur e ç’kanë bërë. Thjesht po kërkonin protagonizëm dhe mandej u trembën. Në fillim këta të PD-së deshën t’i përdornin këta të Shoqatës Studentore për të shmangur Azemin, tropojanët e mbështetësit e tij të Dhjetorit, çka edhe ia arritën. Mandej, protestat morën një jetë të tyre, dhe këta të shoqatës studentore u frikësuan sa nisën të iknin e të fshiheshin me ditë. Një ditë mbetën vetëm nja 30 vetë në shesh. Atëherë, forca kryesore dhe frymëzuese e Lëvizjes Studentore, ishim dhe mbetëm ne të Shoqatës “Fan S. Noli”. Qëndresa, vendosmëria e qartësia jonë, i shtyu politikanët që të risillnin sërish në shesh Shoqatën Studentore dhe mitingjet komike të tyre. Në këto kushte, ne këmbëngulën vetëm në një objektiv, në heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti. Ky ishte një objektiv i menduar shumë mirë, me vetëdije të lartë politike për pasojat, me një përgatitje e dijeni, që se priste njeri nga studentët, dhe që do të mbetej akti më revolucionar që mund të bëhej gjatë atyre fillimeve të tranzicionit. Enver Hoxha ishte thembra e Akilit të sistemit. Po të binte Enver Hoxha, le më po ta rrëzonte sistemi vetë, atëherë do të kishte një fillim të ri për të gjithë, edhe për mbështetësit e sistemit. Edhe për të persekutuarit, edhe për njerëzit që ishin të lidhur me sistemin, edhe për strukturat e shtetit. Duhej ndarë Enver Hoxha nga shteti. Duheshin ndarë njerëzit që i shërbenin shtetit nga Enver Hoxha. Duhej që Enver Hoxha të mbarte të gjithë të këqijat e sistemit të kaluar në mënyrë që të kishim një të ardhme më të mirë. Duhej që njerëzit të çliroheshin nga besnikëria ndaj Enver Hoxhës për t’u bërë besnikë të shtetit e të kombit. Ky ka qenë objektivi. Punë tjetër se si e paraqitën dhe si e keqpërdorën, por ky ka qenë synimi fisnik i Shoqatës “Fan S. Noli” dhe ky qe përfundimi që solli Greva e Urisë.

    - Cilët ishin organizatorët?

    Nga ana e Shoqatës Studentore, më kryesorët kanë qenë Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Ilir Dizdari, Arian Manahasa, Myftar Gjanaj, Ndue Lugjaj, dhe disa nga Dega e PD-së në Universitet. Nga ana e Shoqatës Studentore “Fan S. Noli” kryesorët kanë qënë Arben Lika, Edmond Bushati, Shinasi Rama, Edvin Shvarc, Alban Pici, Arben Sulaj me disa të tjerë si Fred Gemi që kanë luajtur rol të spikatur në momente te caktuara, por dhe disa miq e mikesha që nuk duan të përmenden me emër. Nga pedagogët dy prej tyre spikatën mbi të gjithë të tjerët, Ukë Zenel Buçpapaj dhe Mehdi Shehu. Por edhe disa djemtë e Shoqatës Studentore ishin shokë të ngushtë tanët që nga fillimet e protestës si Myftar Gjanaj, Ilir Dizdari, apo Ndue Lugja. Kështu që e kishim shumë më të lehtë kontrollimin e gjendjes.

    - A kishte intriga dhe prapaskena në ditët që organizonit dhe bënit grevën e urisë?

    Po normalisht. Kjo ishte një ngjarje që do të kishte pasoja të paparashikueshme për të gjithë. Në një mënyrë, koha do të ndahej me thikë, në momentin para greve e mbas kësaj greve. Kishte shumë që ishin të vetëdijshëm për këtë metamorfozë cilësore të lojës politike, ndër ta edhe unë. Ajo ka qenë një gjendje shumë e tensionuar dhe nuk do ta ekzagjeroja po të thoja se ka pasur shumë intriga dhe prapaskena. Gjithkush luante lojën e vet, dhe duhej shumë energji e vëmendje për të mos mbetur në kurthet e tyre. Nga një anë kemi pasur praninë e vazhdueshme të ndërmjetësve të Ramiz Alisë, Skënder Gjinushit dhe Ismail Ahmetit, me të cilët kemi zhvilluar negociata të vazhdueshme, ditën e natën. Nga ana tjetër, kemi pasur ndërhyrjet e PD-së dhe praninë e presionet e tyre si individë që mendonin se kontrollonin gjë, si Gramoz Pashko me të vetët, Saliu me të vetët etj. Kemi pasur shqiptarët, që vinin nga jashtë, të huajt që po ashtu ishin të pranishëm, si brenda ashtu edhe përjashta, dhe natyrisht provokimet e Azem Hajdarit që tha se u hoq Enver Hoxha e tani dilni, që u përballuan me shumë kujdes nga studentët si Mond Bushati, Ilir Dizdari, Alfred Gemi e Ndue Lugja, që i vunë kurrizin derës dhe nuk lanë njeri të dilte, e theksoj, ka pasur një shpirt të lartë patriotik e vetëmohues nga të gjithë studentët. Na erdhën në formën e ndihmës mjekësore ca vetë që donin legjitimitet etj. Si kemi hyrë në grevë, të gjithë studentët ndanin një qëllim dhe të gjithë veglat e provokatorët mbetën një grusht i papërfillshëm, që nganjëherë i zinim edhe duke bërë gjëra jo të këndshme. Momentet më të rrezikshme kanë qenë kur pjesëtarë të policisë sekrete hynë në të gjithë sallat dhe nuk shkuleshin prej aty.

    - Mendoni se kishte manipulim politik të grevës së studentëve?

    Individë të veçantë i kanë manipuluar dhe përdorur. Mua dhe një grusht të tjerësh, që kemi pasur mendime të qarta dhe influencë në këtë proces, jo. Greva e arriti objektivin e saj, që ishte objektivi i jonë, pavarësisht përpjekjeve të tyre. Më pas, dihej se do ta përdornin e manipulonin si ngjarje politike. Mirëpo, të gjithë e dinë se mua nuk më ka kontrolluar njeri. Unë e kam ditur çka dua dhe e kam arritur atë gjë, me një çmim të lartë, por e kam arritur.

    - Cili ishte misioni dhe roli që luajti sigurimi dhe forcat e shtetit?


    Shteti ishte më këmbë, ishte shumë efektiv dhe luajti atë rol që pritej nga strukturat e kohës. Por është domethënës fakti se një grusht njerëzish, me pak largpamësi e imagjinatë ia doli të thyente strukturat dhe të shkonte në zemër të sistemit, pavarësisht trysnisë së paimagjinueshme të strukturave. Megjithatë, greva dhe heqja e statujës së Enver Hoxhës janë të lidhura si shkak-pasojë me një ngjarje, që e kontrolluan ata dhe me tjetrën, që nuk e kontrolluan dot dhe që ishte themeli i së parës.

    - Si u mposht frika ndaj forcës së diktaturës?

    Një njeri që niset për të vdekur, ose e vret, ose i hap rrugë. Vetëdija politike për atë që po ndodhte, e për atë që mund të ndodhte, na ka shtyrë që të mos kishim frikë për jetën. Çka të duhet jeta kur jeton si krimb edhe kur ke zgjidhje tjetër? Ai ishte një moment për të ofruar një shërbim publik, që nuk e ofronte dot njeri tjetër në atë pikë, me i çliruar të gjithë, me e lënë të shkuarën mbrapa, për të pasur një fillim tëri për të gjithë. Çfarë vlere do të kishte jeta e një njeriu, apo e një grushti njerëzish nëse do të duhej që të jetohej nën një diktaturë të kamufluar? Nëse duhej një kurban për kombin, do të bëheshim ne kurbani. Por, ashtu si në Dhjetor të 1990-s ishim krejtësisht të vetëdijshëm se këta skuthat e politikës, nuk do të lejonin që të kishte shpresë e një fillim të mbarë për shqiptarët. Mirëpo, në atë përpjekje nuk e kontrollonim dot as kohën, as momentin që precipitoi ashtu si precipitoi. Në lidhje me veprimet që kam bërë unë kam patur bekimin e tim eti dhe mbështetjen e gjithë familjes sime. Në lidhje me pasojat. Pasojat po i jetojmë përditë, se jemi në kurbet, me familje të shkatërruara në atdhe, të rrethuar me heshtje e me urrejtje, e me injorim të studiuar nga të gjithë palët. Pse duhet të jem unë në kurbet e të mos jem në vendin tim? Kush m’i kthen lotët e dhimbjen e nënës sime, poshtërimin e keqtrajtimin e diskriminimin që i është bërë familjes sime nga të gjithë strukturat e palët gjatë këtyre 23 viteve? Nëse dikur të nisnin në internim, tani na kanë shkatërruar me breza.

    - Ishte një nismë studentore, apo fshihej një motiv politik?

    Nga ana e Shoqatës Studentore ka pasur motive politike për të ruajtur kontrollin e PD-së mbi studentët, mbi UT dhe për të ulur tensionet, duke i kthyer mitingjet në shfaqje. Nga ana e strukturave, kjo ndërhyrje e tyre u kthye në një përpjekje për të thyer përfundimisht studentët dhe për t’i kthyer në bishta të politikës së palëve të parisë. Nga ana e Shoqatës Fan Noli, ka pasur një përpjekje për të ruajtur Lëvizjen Studentore, për të bërë një shërbim publik, për të ndihmuar me sinqeritet e pastërti, me vetësakrifikim e me përkushtim në ruajtjen e shtet-kombit. Shkurt, ishte një nismë studentore e Shoqatës “Fan S. Noli” me objektiva të qarta politike, iniciativë, e cila u përvetësua nga Shoqata Studentore dhe më pas u bë objekt përplasjesh shumë të forta politike midis partive. Në këtë përplasje, edhe pse një grusht, ne e mbërritëm synimin tonë. Mirëpo, mbetëm me një veprim politik, sepse, mbas grevës, ishim si në shënjestër, ashtu edhe të izoluar.

    - Si u mor vendimi për rrëzimin e bustit të Enverit?

    Vendimi për heqjen e emrit të Universitetit është marrë nga Shoqata “Fan Noli” dhe i është imponuar Komisionit. Është marrë në dhomën time në Godinën Numër 6, së bashku me Arben Likën, Edvin Shvarcin, Alban Picin, Mond Bushatin dhe Arben Sulën. Mandej, në lidhje me ndihmën që mund të na jepnin nga jashtë, sepse grevën kemi dashur ta ruajmë të ndarë nga gjithçka tjetër, edhe si presion të fuqishëm psikologjik, edhe pse kishim objektiva të qarta të ndryshme nga të gjithë, kemi pasur takim me përfaqësuesit e sindikatave, që erdhën në grevë dhe kërkuan të na ndihmonin. Ne iu thamë që statuja ishte ende tek sheshi. Kishim edhe shumë ndërmjetës të partive politike e të individëve që vinin e që iknin. Duke e parë që psikologjikisht i mbanim ne peng njerëzit dhe nuk do të tërhiqeshim, strukturat dhe njerëzit e tyre, me të cilët ne nuk donim të kishim punë, i drejtuan njerëzit tek Sheshi Skënderbej. Megjithatë, ne e vazhduam grevën deri në momentin kur e hoqën emrin e Universitetit të Tiranës.

    - Berisha asokohe, si kryetari i PD-së, a ishte dakord që të rrezohej busti i Enver Hoxhës?

    Jo, jo. Saliu ka qenë kundër deri në momentin e fundit, si kundër heqjes së emrit, ashtu edhe kundër heqjes së statujës së Enver Hoxhës, sepse ai kishte një detyrë për të kryer dhe deri aty e kishte lejen. Asnjëherë nuk ka folur kundër Enver Hoxhës, edhe pse kalonte përditë para statujës së tij. Ai e dinte se nga kjo mund t’i ikte koka. Dhe Saliu nuk ishte aq trim, sa të luante me kokën e vet. Ai nuk ka guxuar të fshijë një gëlbazë që i është hedhur në fytyrë tek Xhamia e jo më të rrezikonte jetën.

    - A kishin rol misionet e huaja diplomatike në organizimin e protestave, pakënaqësive dhe a ishin nxitës të grevës ata?

    Po. Këta të tjerët nga partitë dhe disa studentë u kthyen në vegla edhe të të huajve, sepse si katundarë të vërtetë, donin një aga që t’i drejtonte dhe besonin se do të fitonin pikë. Për sa më takon mua, absolutisht jo. Unë nuk i kam besuar lëkurën sime e jo të tjerëve. Tradita politike, të cilës i kam takuar, dhe edukimi familjar që kam pasur, ka qenë i bazuar tek një mosbesim të thellë tek interesat dhe influencat e të huajve në lidhje me shqiptarët. Objektivi i vetëm i joni ishte me ndarë shtetin nga Enver Hoxha, të ruanim të gjithë dhe të hynim në këtë fazë të re me një objektiv përbashkues, që në mënyrë të pashmangshme, e shihte problemin shqiptar këndej e andej kufirit si një e të pandashëm. Por, edhe në kalkulimin tonë, të huajt ishin të domosdoshëm. Nga ana e tyre, nuk do të lejohej një masakër në mes të Tiranës mbi studentët që protestonin paqësisht. Të huajt kishin shumë lidhje në PD e në PS, me strukturat dhe me individët e ndryshëm, përmes lidhjeve familjare, etj, që u gjallëruan shpejt, si dhe përmes gazetarëve nga të gjithë anët etj, që gjendeshin gjithkund dhe që ishin të informuar vullnetarisht nga paria e segmentet e saj.

    - Greva ishte spontane, apo një taktikë e një strategjie politike largpamëse?

    Po të organizohej mbas zgjedhjeve, si edhe e planifikonim ne të Shoqatës “Fan S. Noli”, mbasi të kishim shtrirë strukturat në Universitet e më gjerë, greva do të ishte pjesë e strategjisë për të ruajtur Lëvizjen Studentore të pavarur nga politika dhe për ta kthyer në një shpresë të kombit, duke vepruar si strukturë e shoqërisë civile. 15 mijë studentë në Tiranë dhe po aq në institutet e tjera në rreth do të kishin gjetur vetëdijen e tyre dhe sensin e shërbimit publik, përmes arritjeve dhe kontributeve të vetë studentëve. Kjo do të ishte një investim shumë i madh dhe i paçmueshëm. Ashtu siç edhe u bë, greva kishte një element pakontrollueshmërie që e bëri shumë spontane. Greva iu binte ndesh interesave të të gjithëve dhe ishte me pasoja të rënda për sistemin e shoqërinë, kështu që ndërhyrjet e shpeshta e rritën pa parashikueshmërinë dhe kontrollin e palëve mbi procesin.

    - Kush do të përfitonte dhe kush do të humbiste nga kjo grevë?

    Nga kjo grevë do të përfitonin të gjithë shqiptarët. Do të humbisnin forcat e errëta dhe të urrejtjes. Do të çlirohej shteti. Do të çliroheshin edhe pjesëtarët e strukturave, të shtetit dhe ata që ishin të lidhur me PPSH-në, me një mijë fije legjitimiteti të pazgjidhshme. Do të çliroheshin edhe të persekutuari, që do të ndjeheshin njerëz normalë dhe me të drejtat e detyra si të gjithë. Ky ishte qëllimi i jonë, dhe ai u arrit për disa ditë, sepse mjafton të të kujtoj ndjesinë e çlirimit shpirtëror, që përjetoi shteti shqiptar në ditët e mëpastajme. Si erdhi puna, të gjithë kanë kërkuar ta manipulojnë, përdorojnë, shtrembërojnë, etj. Mirëpo, kanë përfituar të gjithë, sepse ajo ishte goditja për vdekje në zemër të sistemit. Nga ajo pikë varej se cila rrugë do të ndiqej dhe këta, të gjithë bashkë, sepse nuk dilnin dot nga lëkura e tyre, zgjodhën më të keqen e mundshme.

    - A ishin me të vërtetë studentët ''heronjtë vetëflijues'' apo pionierë të demokracisë së brishtë shqiptare?

    Po. Me ndërgjegjen më të pastër të them se kemi qenë të vetëdijshëm. Ka pasur që kanë hyrë në grevë për të fituar kredi politike për mamin e për babin, e tani na del se kanë hyrë edhe për vjehrrin, ka që kanë hyrë si pengje të shumëfishtë, edhe të sistemit edhe tonët, si gruaja e njërit që ka hyrë për vjehrrin, dhe këta e kanë treguar fytyrën e tyre. Por në lidhje me veten e me shokët e mi, them se nëse dikush niset për të vdekur për një objektiv që iu shërben të gjithëve, e arrin atë objektiv dhe nuk vdes, e si shpërblim merr poshtërime e përbuzje për 20 e ca vjet, e prapë nuk pret asgjë, si do ta quani ju? Ka shumë djem e vajza në shtetin shqiptar që e meritojnë këtë respekt. Nuk është problem puna e listave se janë videot dhe njerëzit identifikohen lehtë. E bukura është se populli shqiptar pati me mijëra djem e vajza të tilla studentë e studente që në një moment historik, bënë atë shërbim publik që nuk e ka bërë dot njeri tash 23 vjet. Shumë prej tyre kanë bërë kompromise dhe janë thyer, por ka shumë miq të mi shumë që jetojnë me atë vetëdije për çka kanë bënë, dhe asgjë në jetën e tyre nuk i mbushë e nuk iu jep atë ndjesi që iu jep kontributi që kanë dhënë për kombin e shtetin në atë pikë. Me vetëdije e them se të gjithë e kemi pasur një copë heroi në vetvete, punë tjetër a e kanë shitur, përdhosur, apo humbur shumë nga ata që ishin pjesë e asaj Lëvizjeje Studentore. Ato kohë kanë përcaktuar se kush jemi ne. Nga ana tjetër, kemi qenë edhe pionerë të demokracisë shqiptare. Ne, studentët, i kemi bërë zgjedhjet e para të lira demokratike me 11 Dhjetor 1990. Mirëpo, ne nuk e kemi kuptuar demokracinë si një mobilizim të katundarëve për të vjedhur nga thesari i shtetit, por si një mënyrë për të zgjedhur njerëzit që do të bënin më të mirën për kombin e shtetin. Humbëm ne, dhe fituan çakallët e hienat e parisë, skuthat e inteligjencies dhe të strukturave, mirëpo, kjo nuk e ka ndryshuar qartësinë dhe saktësinë e atij kuptimi e besimi të demokracisë nga ana e jonë.

    - Cilat ishin forcat e brendshme që e shtynë përpara kryerjen e këtij misioni historik dhe cilët ishin ata që punuan natë e ditë kundër zhvillimit dhe suksesit të ndërmarrjes studentore?

    Eh, ky tranzicion është kthyer në një tragjedi kombëtare pikërisht sepse këta që ishin në lojë, pjesëtarët e parisë së Tiranës, Blloku, inteligjenca, profesorati dhe profesionistët e lanë popullin në baltë dhe punuan vetëm e vetëm për interesat e tyre. Këta janë strukturat që e lanë shtetin në mes të katër rrugëve; intelektualët që u turrën të bëhen milionerë; politikanët që shkatërruan ekonominë, industrinë e bujqësinë; paria që e përbuzi dhe e refuzoi për t’i shërbyer popullit të vet; triumfi i krimit dhe i të keqes morale që u tolerua dhe u promovua sistematikisht e qëllimisht nga paria e Tiranës. që i kishim të gjithë kundër e dinim me kohë, mirëpo gjatë kohës së grevës e kuptuam shumë qartë se edhe ata na kishin shumë frikë. Kështu e mbyllën universitetin, i nisën studentët nëpër shtëpia dhe në tre ditë me anijet ikën 6.000 studentë nga shteti shqiptar. Të mos flasim për përndjekjet, arrestimet, tentativat për vrasje, presionet e gjithfarë metode tjetër. Megjithatë, zgjidhja e duhur kalon pikërisht tek ai shtegu që kemi thënë ne: ndërtimi i duhur i shtet-kombit shqiptar, demokratik, me një ekonomi tregu të institucionalizuar, me drejtësi e ligj në shërbim të të gjithëve, me mbrojtje për të gjithë, dhe me një interes kombëtar të qartë e të padiskutueshëm.

    - Cili ishte roli i partive politike në atë periudhë?

    Ramiz Alia kishte frenat në dorë, dhe, pavarësisht çka ndodhi me ne, u soll si burrë shteti. Partitë e tjera politike ishin në një gjendje terrori. Përpjekja e të gjithëve ishte që të shmangej ajo që ndodhi. Edhe me ndihmën e studentëve brenda grevës së urisë, nuk ia arritën. Dikush do të dalë e të tregojë se si për tre ditë, të gjithë ishin peng të një force që nuk e kontrollonin dot.

    - Cili ishte roli që luajtën udhëheqësit e PD-së, Berisha dhe Hajdari?


    Çfarë roli? Këta ishin vegla. Me Azemin jemi përplasur shumë herë. Ca dihen, ca nuk dihen. Në një rast erdhi për të prishur grevën dhe e vumë të rrinte tek një derë e shkulur nevojtoreje. Saliu ishte i vetëdijshëm se çka po ndodhte, ishte ndërmjetësi i strukturave dhe ishte tërësisht kundër Grevës së Urisë. Do të flas herë tjetër për Saliun. Por ishte kaq i pafytyrë sa edhe kërkoi të mbyllte grevën. Ia hoqa mikrofonin nga dora, në miting fola vetë dhe nuk bënte as gëk as mëk. Ata mijëra vetë që kanë qenë në Qytetin Studenti, nëse e mbajnë mend se çka kam thënë, do të thonë se kam thënë se çfarë shërbimi ishte kjo grevë për kombin e shtetin nga ana e Lëvizjes Studentore dhe se ishte e shkëputur nga partitë politike e nga kontrolli i tyre. Por edhe këta duheshin. Sistemi na toleroi, sepse gjatë dy ditëve të para derisa hyra në Komision unë e Fred Gemi besonin se PD i kontrollonte studentët drejtues.

    - Kush mori pjesë në grevën e urisë? Ka shumë emra, debate por nuk ka lista të plota?

    Lista ka, por do të dalin kur të vijë koha. Greva duhej të përdorej si gjethe fiku politike për shumë njerëz dhe, ashtu si pritej, u përdor për të mbuluar krimet e poshtërsitë e tyre gjatë tranzicionit. Deri në mëngjesin e 18 Shkurtit ka pasur vetëm 108 emra në listë. Të tjerët i mori vala dhe hynë në grevë, kur panë entuziazmin e momentit të hyrjes në grevë së këtyre 108 vetëve dhe u bënë 753 vetë. Mirëpo, nuk ka rëndësi aq shumë kjo gjë, kush hyri e kush ishte, sepse kjo grevë iu shërbeu të gjithëve dhe iu takon të gjithëve. Aq më mirë, që nuk ka formalisht lista të plota. Sepse kjo është greva e shqiptarëve e jo vetëm e atyre që ishin brenda. Tuneli iu takon të gjithë udhëtarëve e jo atyre që e gërmojnë. Greva ishte tuneli për t’i nxjerrë në dritë shqiptarët.

    - Kush ishte fati i studentëve grevistë dhe i universitetit?

    Duke e parë vullkanizimin e gjendjes, universiteti u mbyll nga Ramiz Alia, Skënder Gjinushi, Kastriot Islami etj. Tashmë, Universiteti është kthyer në një gjendje mjerane, sa kur e sheh Qytetin Studenti, apo ndërtesat, të merr vaji. Mirëpo është e kuptueshme. Një kohë, politikanët e parisë e kishin më shumë frikë rininë studentore se ushtrinë, që e kishin nën kontroll dhe për të thyer rininë, ndërtuan më shumë mejhane e disko, se sa klasa. Në lidhje me ata që ishin pjesëmarrës të saj, shumë nga studentët morën rrugët e mërgimit. Ata që iu shërbyen strukturave, morën shpërblimin, duke u bërë deputetë, drejtorë, e me radhë. E kështu heshtën me ndërgjegje, shtrembëruan të vërtetën, shkëmbyen një akt historik e nderin e tyre me kotheren dhe tani as nuk duan të flasin për atë veprim historik, që duhet t’iu japë nder e dinjitet, mirëpo as nuk guxojnë që të flasin. Mirëpo, greva është një fakt historik. Pavarësisht nga sjellja e secilit, ajo është një nga momentet më të ndritura në historinë shqiptare. Ajo na takon ne, është kontributi i jonë, dhe nuk ka kodosh politike shqiptare që ta përvetësojë.

    - Sot, pas 23 vjetësh, sa është përmbushur ajo ëndërr dhe luftë për demokraci?

    Ëndrra jonë ka mbetur ëndërr. Shkurt, shteti dhe kombi janë peng i forcave të errëta të parisë së Tiranës. Kemi më shumë mall e më pak vlera, më shumë krim e më pak moral, me shumë sende e më pak dashuri për tjetrin. Ka triumfuar e keqja, babëzia, lakmia, zvetënimi dhe ndyrësia njerëzore. Edhe pse jemi më mirë, jemi edhe më keq. Jemi thuajse në të njëjtën pikë humbjeje shprese e nevojë për ndryshim, në të cilën po e kuptojmë se kjo rrugë na ka çuar në një pikë tjetër të zeros nga ku duhet filluar ndryshimi i vërtetë.

    - Po sot, si duhet kremtuar 20 shkurti i 1991-shit?

    Mos u merrni me PD-në, sepse Lëvizja Studentore dhe PD janë dy gjëra të ndryshme. Greva nuk është bërë për të bërë demokracinë, sepse nuk bëhet demokracia duke shembur, demokracia bëhet duke ndërtuar. Greva është bërë për të shembur idhujt e rremë dhe për të çliruar shqiptarët, që pastaj, mbi shembjen e të keqes, të mund të ndërtonin demokracinë e të ardhmen e duhur, pa idhuj të rremë e duke ruajtur shtetin.

    - Dhe a është pikë politike vetëm e PD-së 20 shkurti i 1991-shit, apo është pikë referimi për të gjitha forcat politike?

    20 Shkurti nuk është pikë referimi për PD-në, e jo më të jetë pikë politike e saj. Nuk e solli PD-ja 20 Shkurtin. Atë e ideuan, organizuan e drejtuan studentët, Shoqata Studentore “Fan S. Noli” dhe të gjithë ata që dolën në shesh dhe e rrëzuan statujën, si dhe të gjithë shqiptarët që e kuptuan rëndësinë e asaj dite dhe morën frymë lirshëm. Ajo është prika që një brez, brezi i shkëlqyeshëm i Lëvizjes Studentore, ia bëri ardhmërisë së shqiptarëve.

    - Protesta që do të organizojë PD-ja në 20 shkurt 2014, a kanë rezonancë me idealet e grevës së urisë të 20 shkurtit 2014?

    PD-ja po kërkon të përdorë një moment historik, ta përvetësojë, të lidhë shembjen e sistemit të atëhershëm me shembjen e sistemit të bijve, kjo është hilja e tyre. Mirëpo 20 Shkurti i atëhershëm ishte fillimi për të gjithë, dhe ky 20 Shkurt është ruajtja e interesave të familjes Berisha. Djallëzia e Berishës nuk ka fund, mirëpo edhe duhet kuptuar. Nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur familjen dhe qentë kur grinden për kocka, fillojnë e kafshojnë njëri-tjetrin.


    - Ju përse u distancuat nga PD-ja?

    Ashtu si ishte imagjinuar nga PPSH-ja, PD-ja do të ishte partia e krundeve të sitës. Unë vija nga një familje e kohës. Familja ime nga babai ka qenë shumë e lidhur me sistemin; familja nga nëna edhe pse shumë atdhetare ka qenë shumë e persekutuar. Por, unë vetë jam rritur si kombëtarist dhe atdhetar. Nuk kam qenë për hakmarrje por për vetësakrifikim, s’kam qenë për urrejtje, por për shpresë, jo për vazhdimin e të keqes nga një palë por për një fillim tëri për të gjithë.

    - Çka ndodhi pas Grevës së Urisë?

    Pas Grevës së Urisë, nisëm një projekt për një parti të Përparimit Kombëtar, po nuk gjetëm mbështetje, çka edhe pritej, sepse, kush ishim ne? Duke ndjerë presionet e forta, dhe duke e ditur se ngado që të shkonte loja, po të mos iu ngjitesha këtyre partive si vegël e përdorueshme, unë isha i humbur, edhe me konsensusin e palëve, u largova nga shteti shqiptar si kryetar i një delegacioni, i ftuar nga jashtë. Pra, zgjedhja e ime ishte më mirë vetëm e me nder duke sprovuar jetën e hidhur të kurbetit, se në shoqëri të plehrave, milioner dhe i përdhosur për jetë. Po atë që ka ndodhur këta nuk e zhbëjnë dot, dhe unë jam krejt i qetë me ndërgjegjen time, sepse ai rast është për të treguar veten dhe dashurinë për popullin tënd, nuk i vjen kujt dy herë në jetë.

    Jakup B. GJOÇA
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Gjyq politik se nuk mbrojta monumentin e Hoxhës

    TIRANE-Ndërsa Tirana i gëzohej rrë zimit të monumentit të Enver Hoxhës, pasditen e 20 shkurtit 1991, Qemal Lames, asokohe kryehetues, i bëhej një gjyq politik. Ishte vënë në shënjestër pse nuk e kishte mbrojtur shtatoren e diktatorit dhe pse i kishte liruar të arrestuarit për këtë faj. Debati do të fillonte rreth orës 18:00, i drejtuar nga Ramiz Alia, në prezencën e Xhelil Gjonit, Fehmi Abdiut e jo vetëm.

    Në meselenë e krijuar, me faj u bënë hetues, prokurorë, policë e drejtues të tyre, ndërsa nuk mbeten jashtë kuadrit as gazetarët. Atëkohë, Alfons Gurashi dhe Napolon Roshi u kritikuan për mënyrën se si e kishin dhënë njoftimin në televizion dhe në radio.

    Në librin e tij me kujtime "Kur shembeshin themelet", pjesë të të cilit "GSH" boton sot, Qemal Lame tregon prapaskenat e mbrëmjes së 20 shkurtit, qëndrimin e personazheve të sipërpërmendura, si edhe qëndrimin e vet. Botimi që mban siglën e "Onufrit", hidhet në treg të hënën dhe rrëfen shkërmoqjen përgjatë një viti të "perandorisë" komuniste pothuaj 50-vjeçare. Lame, ka qenë kryehetues i Shqipërisë në vitet 1981-1991.

    GJYQI POLITIK TE MUZEU I ENVER HOXHËS
    Gjyq para simpatizantëve militantë të Enver Hoxhës. Në orën 17.30 më kërkuan në telefon dhe më thanë se më kërkonte Xhelil Gjoni. Ndenja dhe pak dhe u nisa direkt për në zyrë. E kisha të qartë përse kërkohesha në atë situatë, kur në Pallatin e Kongreseve kërkohej dorëheqja e Ramiz Alisë. Duhej të gjendej një viktimë për të tërhequr vëmendjen në drejtim tjetër dhe për të shkarkuar përgjegjësinë e tij. Unë kisha urdhëruar lirimin nga ndalimi të personave të ndaluar për rrëzimin e monumentit të Enverit. Guximi im për zbatimin e ligjit dhe moskonsultimi me të, do të ndëshkohej. Sfida direkte, natyrshëm do të ndëshkohej. Heretiku do të gjykohej dhe dënohej. Unë duhej të vihesha në shënjestër, për të kënaqur të revoltuarit dhe për të spostuar vëmendjen nga Ramizi te Qemali.

    Kur arrita në zyrë, më thanë se Xhelil Gjoni kishte marrë disa herë në telefon dhe më priste të shkoja sa më parë. Sapo hyra në zyrë, ra telefoni dhe ishte përsëri Xhelili.
    - Qemali je?
    - Po, - iu përgjigja.
    - Të lutem, hajde se të kërkon shoku Ramiz, këtu te salla e takimeve në Pallatin e Kongreseve.
    - Mirë, - i thashë. - Do të vij.
    - Ndërkohë mori menjëherë Behari, shoqëruesi i parë i Ramizit, i cili kishte qenë edhe shoqëruesi i Enverit.
    - Shoku Qemal, - tha. - Shoku Xhelil jua tha gabim vendin. Jemi te Muzeu "Enver Hoxha".
    - E di, - i thashë. - E kuptova gabimin e Xhelilit. Aty do të vij.
    - Behari më tha se kishte dërguar një makinë për të më marrë.
    Xhelili më priste te dera kryesore e hyrjes për në muze.
    Së bashku vajtëm në sallë.

    Salla ishte e mbushur me militantë partie, të ardhur si përfaqësues nga rrethet Tiranë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Pogradec e Korçë.
    Në krye, në podium, qëndronin Ramizi, në krah Haxhi Lleshi. Xhelili vajti u ul në krah të tij. Nexhmija nuk kishte ardhur akoma.

    Sapo hyra në sallë, Ramizi tha:
    - Hajde Qemal, se po më bëjnë gjyq mua, në vend që të ta bëjnë ty.
    - Mua nuk ka përse të më bëjnë gjyq, - iu përgjigja direkt.
    - Dëgjoni se çfarë thonë. Ma hedhin fajin mua, përse nuk arrestohen fajtorët për monumentin?! Fol ti, Qemal. Mos rri ashtu, si Shën Mëria.
    - Ka ligj. Është zbatuar ligji. Dekreti për monumentet e kulturës dhe të figurave kombëtare duhej të zbatohej nga organet që kanë detyra të caktuara ligjore për t'i zbatuar.
    - Cilat janë këto organe?

    - Ju e dini se cilët janë. E keni miratuar vetë dekretin. Policia ka detyrë të bëjë veprimet procedurale ligjore dhe i çon fajtorët drejtpërdrejt në gjykatë.

    - Jo, shoku Ramiz, - ndërhyri zëvendësministri për policinë. -Hetuesia ka përgjegjësi. Hetuesia nuk i çon të ndaluarit në gjyq. Policia ndalon dhe Hetuesia i liron. I kemi kapur me armë dhe i kanë liruar. Shoku Qemal ka përgjegjësi direkte...
    - Ti, zoti zëvendësministër, duhet të mendohesh më shumë dhe të jesh i kujdesshëm kur flet. Policia me ty në krye dhe ministrin, kanë hapur fjalë për armë, por kjo nuk është e vërtetë. Janë plagosur fëmijë dhe ju heshtni. Policia ndalon, zbaton urdhrat. Është e vërtetë që Hetuesia liron. Por duhet të thuash të vërtetën se Hetuesia zbaton ligjin dhe liron ata që janë ndaluar padrejtësisht nga policia.

    Forcat e rendit, të armatosura dhe të blinduara, qëndruan në pasivitet. Dihej se do të veprohej për rrëzimin e monumentit, si edhe në rrethet e tjera. Nuk u morën masat parandaluese për të pasur situatën në kontroll. Ngjarja u zhvillua në sheshin qendror të kryeqytetit, pranë institucioneve qendrore të Partisë dhe shtetit, para syve të organeve të rendit dhe të popullit. Kuadrot më të rëndësishëm ishin në pritmëri. Situata mori karakterin luftarak. U qëllua me breshëri armësh nga tanket e gardës, për të penguar demonstruesit që donin të shkonin në drejtim të Komitetit Qendror. Ata u drejtuan nga sheshi qendror, për të rrëzuar monumentin. Kjo ishte bërë e ditur që më parë. Të gjitha shtabet dhe komandat ishin në gatishmëri numër një. Unë, si edhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore isha në zyrë. Forcat e rendit dhe populli shikonin se si po realizohej plani për rrëzimin e monumentit. Asnjë nuk reagoi. Vetëm pas rrëzimit të monumentit u dha urdhër për të qëlluar. Pas ngjarjes, lëvizën forcat speciale të policisë me qen në duar. Asnjeri nuk u lëndua. Asnjeri nuk u ndalua. Më vonë u morën persona nga rruga dhe u ndaluan. Dihet se nuk ka prova ndaj tyre. Përse kërkohet përgjegjësi për Hetuesinë? Faji nuk është te Hetuesia. Këtë e di mirë populli. Populli e ka përcaktuar drejt përgjegjësinë për ngjarjen...
    - Ja, shokë të rretheve. E shikoni se si ua kalojnë përgjegjësinë organeve të tjera. Hetuesia flet për policinë, ndërsa policia për Hetuesinë.

    - Secili organ i ka detyrat të përcaktuara me ligj dhe nuk ka përse t'ia hedhë tjetrit, - e ndërpreva duke bërë sqarimin e nevojshëm ligjor. - Dekreti është ligj dhe ligji duhet të zbatohet. Kërkohet të veprohet sipas këtij ligji. Në rast se ligji nuk zbatohet drejt, atëherë, ai që vepron ndryshe, ka përgjegjësi.
    - Po ti, Rrapi, - iu drejtua Rrapi Minos, i cili ishte ulur pranë meje. Përse nuk i arreston? Ç'thua për këtë që thotë Qemali?
    - Sipas kërkesave të dekretit, shoku Ramiz, - u përgjigj Rrapi, - policia duhet të bëjë ndalimet e ta çojë vetë çështjen në gjykatë drejtpërdrejt.
    - Ju duheni çuar në gjyq, - iu kërcënua me zë të lartë Ramizi. Ju i ngatërroni këto! Ti ke përgjegjësi që nuk vepron si prokuror.

    - Unë nuk kam asnjë përgjegjësi, - kundërshtoi direkt dhe i revoltuar Rrapi. - Nuk keni të drejtë të na e thoni këtë. Prokuroria nuk bën vetë arrestime.
    - Ju. Ju keni përgjegjësi. Po gjykata, çfarë thotë, - vazhdoi pyetjet i shqetësuar Ramizi?
    - Shoku Ramiz! - u përgjigj Fehmi Abdiu, i ardhur nga Gjykata e Lartë, në vend të Kleanthi Koçit, i cili nuk ndodhej në atë kohë në Tiranë. - Dekreti për monumentet e kulturës e të figurave kombëtare ngarkon policinë që të bëjë veprime dhe ta dërgojë çështjen drejtpërdrejt në gjykatë.
    - Ohu! Edhe ti këto mendime paske! Jemi në situatë tjetër. Nuk jemi në situatë paqësore. Kërkohen veprime energjike, si në luftë. Këtë po kërkojnë rrethet. Këtë duan përfaqësuesit e tyre që janë këtu.

    - Mbledhja vazhdoi po në formën e gjyqit politik, të drejtuar sa nga vetë Ramizi, aq dhe nga përfaqësuesit më militantë të ardhur nga rrethet, të cilët ngriheshin vetë, sa herë donin dhe akuzonin me zë të lartë, kë donin.
    - Ramizi e linte me qëllim situatën kaotike, duke marrë fjalën kur i interesonte. Mbështeste direkt dhe u jepte të drejtë, duke i motivuar për qëndrim ekstrem, ata që e kritikonin atë me emër për qëndrimin e tij jo transparent dhe menjëherë gjente shteg, për të dalë nga kritika ndaj tij, te përgjegjësia e të tjerëve.

    - U ngrit personi me emrin Vangjel Gulia, punëtor në Kombinatin e Autotraktorëve, në Tiranë, dhe tha:
    - Unë nuk i di mirë punët e drejtësisë. Por u rrëzua monumenti i shokut Enver në kombinat dhe nuk erdhi njeri. Lajmëruam policinë dhe nuk erdhi. Drejtori lajmëroi hetuesinë e rrethit. Erdhi një nga hetuesia, por nuk bëri veprime. Unë marr 700 lekë rrogë. Nuk di sa marrin këta hetuesit. Më shumë duhet të marrin. Dihet se monumentin e rrëzoi kryetari i seksionit demokratik të Kombinatit me disa të tjerë. Dal unë dëshmitar, meqenëse nuk dalin dëshmitarë të tjerë.
    - Ja! Çfarë doni më tepër ju të drejtësisë, - ndërhyri Ramizi.
    - E mori fjalën një agronom nga Cërriku i Elbasanit. Foli për pakënaqësitë për rrëzimin e monumentit. Bëri edhe kritika për Hetuesinë, për ndërhyrje më të shpejta kundër krimeve.

    - E mori fjalën Filip Dede, drejtor i muzeut në Elbasan. Filipi kritikoi udhëheqjen e Komitetit Qendror të Partisë, për ndërhyrje dhe veprime më të shpejta për situatën.
    Një oficer nga divizioni ushtarak, në Përmet, foli me shumë nostalgji:
    - Kur ra monumenti, në Tiranë, sikur vdiqëm të gjithë, kur dëgjuam njoftimin. Si nuk pati disa që ta mbrojnë. Jemi gati të japim jetën për të vënë monumentin e ta ruajmë veprën e shokut Enver Hoxha.
    U bënë vërejtje për njoftimin në televizion dhe në radio.
    Ramizi porositi të lajmërojnë Alfons Gurashin dhe Napolon Roshin.
    Xhelili doli menjëherë për t'i lajmëruar.

    Pas pak erdhën të dy. Pas tyre, hyri edhe Xhelili.
    Alfonsi sqaroi dhënien e njoftimit të rrëzimit të monumentit.
    Napoloni sqaroi njoftimin për radion e jashtme që kishte bërë.
    U bënë menjëherë shumë kritika për Alfonsin dhe Napoleonin. Të dy u prekën nga reagimet e ashpra dhe fyerjet që iu bënë.

    Ramizi nuk u kërkoi përgjigje për pyetjet e shumta që u bënë. E ndërpreu mbledhjen, duke thënë bëjmë pak pushim.
    Dihet se njoftimet bëheshin pasi ishin lexuar dhe ishte marrë më parë pëlqimi i vetë Ramizit. Ata nuk e thanë këtë fakt, për të sqaruar qëndrimin e tyre. Për të mos lënë kohë për këtë sqarim, Ramizi propozoi për pushim.
    U bë pushim. Xhelili u takua me Alfons Gurashin dhe Napolon Roshin. Bisedoi me ta. Duket se i sqaroi për diçka. Isha rastësisht në afërsi të tyre. Pastaj, ata u larguan të dy.

    Mua më takoi Haxhi Lleshi. Ai u interesua për bahçevanin e tij që kishim marrë nën përgjegjësi penale, pasi kishte qëlluar me armë dhe kishte plagosur një djalë 18 vjeç, i cili donte të mbushte një bidon me ujë te çezmja e kopshtit të Haxhi Lleshit.
    Haxhiu insistonte, duke argumentuar se:
    - Bahçevani është i pafajshëm. Ai djalë ka hyrë për terror dhe jo për të mbushur ujë. Kështu vepronin terroristët në kohën e luftës, kur masakronin partizanët. Ata e bëjnë këtë veprim, për shkak të pozitës sime.
    Haxhiu ishte shumë i pozicionuar në mendimet e tij.
    Mundohesha ta sqaroja. Nuk ka të dhëna për terror. Vërtetohet se ka hyrë për të mbushur ujë. Por ishte e pamundur të pranonte arsyetimin e Hetuesisë.
    Në fund i thashë:

    - Do të veprohet sipas ligjit. Në dosje janë administruar provat e dala nga hetimi. Edhe mendimin tuaj e sqaruam, por nuk vërtetohet ideja që ju parashtroni. Unë nuk mund të veproj në kundërshtim me provat.
    Haxhiu ngeli i pakënaqur me përgjigjen që mori. Nuk u shpreh konkretisht. Qeshi pak duke shtrembëruar buzët, për të lënë të kuptoja se nuk ishte i kënaqur dhe u largua.
    Kur filloi përsëri mbledhja, Ramizi mori fjalën dhe sqaroi:
    - Alfonsin dhe Napolonin i lamë të ikin, që të mos krijoheshin keqkuptime.
    U bënë edhe dy diskutime të tjera.

    E mori fjalën një mësues i filozofisë në një shkollë të mesme, në Pogradec. Diskutoi teorikisht, duke dhënë direktiva për propagandën dhe edukimin e rinisë. "Televizioni nuk është vetëm për rininë e Tiranës. Të mendohet edhe për këngët popullore, edhe për rininë e fshatit që nuk duron liberalizmin", foli shkurt ai mësues, i cili tipizoi mentalitetin e mendimit politik konservator.
    Në fund të mbledhjes foli Ramizi. Theksoi detyrat për kuptimin dhe reagimin ndaj situatës së brendshme dhe asaj të jashtme, mobilizimin në punë, masat që do të merren për rregullimin e gjendjes etj. Bëri të qartë se ata që nuk kanë bërë detyrën, do të mbajnë përgjegjësi. Të kuptohemi, që ligjet duhen zbatuar, por në këtë situatë duhet metodë tjetër e të ndryshojmë ato ligje që na pengojnë.

    Në fund u ngrit dhe i takoi të gjithë duke u dhënë dorën. Mënyra se si po reagonte, të linte qartë të shihje se ishte gati të qeshte, por mundohej ta përmbante veten dhe kërkonte të vazhdonte qëndrimin serioz. Luante si në teatër.
    Pas mbledhjes, u largova me Rolanda Dhimitrin. Rrugës diskutuam për mbledhjen. Kishim të njëjtin mendim: "Një komedi e turpshme".

    Rrugës takuam edhe Aleks Luarasin.
    U ndava me ta te hotel "Peza". Vajta direkt në zyrë, mbarova disa punë që kishin ngelur dhe u nisa për në shtëpi.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Refugjatët janë jashtëqitja e kombit e tha Alia, jo Kadare


    TIRANE-Shpeshherë, janë botuar në media, raporte të ndryshme mbi diskutimet e bëra në mbledhjet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, por më pak dihet se çfarë thuhej në pushimet mes mbledhjeve, korridoreve, e në bisedat e lirshme.

    Ish-kryehetuesi i vendit, në dekadën e fundit të komunizmit, Qemal Lame, në librin e tij me kujtime, “Kur shembeshin themelet”, pjesë nga i cili po boton sot “GSH”, tregon se Ramiz Alia donte që shqiptarët ta urrenin Kadarenë pas ikjes së tij drejt Farncës. Këtu, sipas Lames, duket se zë fill edhe arsyeja pse ndokush mendon se shprehej “refugjatët janë jashtëqitja e kombit” e ka thënë shkrimtari e Ramiz Alia.

    Ky formulim është propaganduar me qëllime politike, duke u paraqitur si thënie e Ismail Kadaresë, për të zvogëluar efektet që vendimi i tij për azil politik në Francë pati brenda vendit dhe në opinionin e jashtëm ndërkombëtar. Kështu, synohej për ta armiqësuar shkrimtarin e madh me mijëra refugjatët shqiptarë dhe familjarët, të afërmit e miqtë e tyre në Shqipëri. Publikimi i këtij formulimi dhe përhapja e idesë për evidentimin e Ismail Kadaresë, si autor të këtij formulimi, nxjerr në pah qëllimin që të sensibilizonte dhe ngjallte urrejtjen popullore dhe publike ndaj figurës dhe veprës së Kadaresë, të ulte vlerën e qëndrimit politik të mbajtur nga ai me kërkesën për azil politik, të provokonte reagimin negativ masiv ndaj tij, ta barazonte me ata që hynë si refugjatë në ambasadat e huaja, si dhe të dënonte me forcë ata që kishin pikëpamje të kundërta me politikën komuniste, të parandaloheshin përpjekjet e mundshme për largime me qëllime politike dhe eksode masive.

    Por ky formulim, “jashtëqitje e kombit”, u përdor për herë të parë, në maj 1990, nga Ramiz Alia në bisedat që u zhvilluan në dy pushime, gjatë një mbledhjeje në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Gjendja politike e shoqërore dhe pakënaqësitë që shpreheshin në popull ishin temë e përditshme, për të cilat kërkohej zgjidhje. Për këtë u zgjerua analiza edhe me përvojën në vendet e tjera ish-socialiste. Në kuadër të problemeve të zgjidhura dhe që përkonin me gjendjen e atëhershme në vendin tonë, Ramizi përmendi si shembull edhe përvojën e udhëheqjes politike kubaneze.

    Udhëheqja kubaneze ka pasur të njëjtat probleme, si edhe neve, me masën e madhe të njerëzve që kundërshtonin regjimin komunist dhe kërkonin të largoheshin jashtë shtetit për në Amerikë. Për qetësimin e situatës politike në vend, u shfrytëzua kërkesa për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë amerikanët bënin propagandë të madhe kundër Kubës dhe i jepnin strehim politik çdo personi që arratisej nga ky vend. Duhej bërë një shfryrje për të ulur tensionet politike dhe shoqërore. Rruga më pa probleme, u gjet: “lënia e lirë e largimit nga Oqeani Atlantik, duke hequr përkohësisht pengesën e kontrollit kufitar”. Kështu, u krijuan lehtësira me heqjen e përkohshme të kontrollit të kufirit bregdetar dhe u propagandua në forma të ndryshme, që kushdo që do të shkojë në Amerikë, është i lirë të largohet. Në fillim hezitonin dhe kishin frikë. Por kur konstatuan se rojet kufitare nuk i pengonin, atëherë filloi të shtohet numri i njerëzve dhe të realizohej largimi nga Kuba, në mënyrë masive. U hap menjëherë lajmi se është i lirë të iki cilido që dëshiron të largohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njerëzit turreshin drejt porteve, bregut të detit, përdornin varka të peshkatarëve, trape, trarë dhe çfarë të mundeshin për t’u larguar nga oqeani. Ikën të gjithë personat me probleme, të dënuar, rrugaçë etj. “Këta janë jashtëqitje e kombit”. Edhe tek neve po krijohet një situatë si në Kubë, nga njerëzit që kërkojnë të largohen me çdo kusht nga kufiri... Nuk them se duhet zbatuar e njëjta gjë si kubanezët, por duhet gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës...

    Ky mendim u përsërit nga disa anëtarë të Byrosë Politike edhe në mbledhjen e shtabit të jashtëzakonshëm të krijuar për ngjarjen në ambasada. Sekretari i parë i Tiranës, gjithashtu pasoi thënien e Ramizit si “fundërrina të shoqërisë”.
    Edhe një gazetar në “Zëri i Popullit” që formulonte dhe përgatiste fjalimet e Hekuran Isait, futi këtë formulim “jashtëqitje e kombit”, të cilin ai e përdori shpesh, kur bëheshin analiza dhe sa herë që binte fjala për arratisjet dhe refugjatët në ambasadat e huaja.

    Ky formulim u përdor publikisht edhe në mitingun e fundit të Partisë së Punës, pas largimit të refugjatëve nga ambasadat e huaja, që u bë në sheshin “Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës, në Tiranë.

    Nga analiza e të dhënave dhe materialeve të botuara në shtypin e përditshëm, arrihet në përfundimin se nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, artikull në gazeta, intervista në televizion etj., që kjo thënie është bërë nga Ismail Kadare. Në disa intervista televizive, Kadare është pyetur nga gazetarët dhe e ka mohuar kategorikisht këtë thënie, duke kërkuar edhe mbi çfarë baze bëhej kjo pyetje nga ata.

    Mendoj se me kërkesën e Ismail Kadaresë për azil politik në Francë, në vendin e njohur për revolucionin demokratiko-borgjez dhe kulturën me rrezatim botëror sqarohet plotësisht qëndrimi politik i tij kundër komunizmit dhe radhitet në figurat e shquara që kanë kontribuar për ndryshime paqësore demokratike në Shqipëri.
    Kërkesa e tij për azilin politik jep përgjigjen më të plotë politike edhe për qëndrimet e hershme kritike të tij ndaj regjimit diktatorial komunist.

    Kërkesa për azilin politik jep në fakt edhe përgjigjen më të drejtë për gjendjen e rëndë të krijuar me eksodin masiv në ambasada dhe eksodin e mëvonshëm nga kufiri.
    Në opinion dhe nga gazetarët përmendej shpesh emri i Kadaresë. Për të vërtetuar nëse kjo provohej konkretisht, në pamundësi për ta sqaruar direkt me Kadarenë, kam studiuar gjithë burimet e mundshme publike të botuara. Nuk gjeja asnjë thënie dhe asnjë intervistë të Ismail Kadaresë për refugjatët dhe për krahasimin e bërë, për ngjarjen e datës 2 korrik 1990.

    (GazetaShqiprtare/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Raport sekret Hoxhës, për rolin e Alisë në shërbimet agjenturore

    Edhe vetë Ramiz Alia duket të ketë qenë nën fokusin e hetimeve të bëra nga Qemal Lame. Ndonëse është folur shpesh për to, këtë herë njeriu që i përmend është një ish-funksionar i lartë, tek i cili shkonte çdo informacion, e mbi të gjitha ato me natyrë tepër sekrete, siç është ky për të cilin flitet sot. "Kur shembeshin themelet" titullohet libri me kujtime i Lames, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992. I botuar nën logon e "Onufrit", botuesi shënon në hyrje se, i hartuar nga njëri prej drejtuesve më të lartë të mekanizmit shtypës të shtetit diktatorial, libri është një dëshmi e saktë e vitit të fundit të rendit komunist, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj. Në këtë pjesë që "GSH" boton sot, flitet për një raport tepër sekret, që shkoi tek Hoxha dhe fati i të cilit s'u mor më vesh. fa.ni.

    Qëndrimet e Ramizit, kons tatoja se kishin ndryshuar në mënyrë të dukshme, sidomos pas raportit të bërë në tetor të vitit 1982 tek Enver Hoxha.
    Në vitin 1980 u evidentuan pasojat e rënda të dënimeve për krime kundër shtetit. Këto ndikonin në përkeqësimin e mëtejshëm të pakënaqësive të shkaktuara nga gjendja e keqe ekonomike, dështimet në ekonomi, mungesat e mjeteve financiare etj.
    Situata politike e rënduar në atë kohë, karakterizohej edhe nga rritja e kriminalitetit, e shkeljeve të ligjshmërisë në organet e punëve të brendshme, si dhe në sektorë me rëndësi të veprimtarisë shtetërore dhe ekonomike. Vihej re edhe shtimi i të dhënave agjenturore dhe i kërkesave për kryerjen e veprimeve nga hetuesia.
    Raportimi i tyre bëhej sipas funksioneve nga ministri i Brendshëm, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtues të dikastereve dhe të institucioneve të tjera qendrore etj.
    Në praktikën e materialeve me volum të madh dokumentar përmenden, ndërmjet të tjerave, me anë të materialeve me shkrim, të dhëna të rëndësishme agjenturore që i përkasin periudhës korrik-tetor 1981 dhe në një rast tjetër, në tetor 1982, për të cilat kam vënë në dijeni edhe Enver Hoxhën.
    Në materialin e tetorit 1982 dilnin të dhëna ku përmendej edhe emri i Ramiz Alisë.
    Informimi që kam bërë unë ka qenë një detyrim zyrtar dhe procedural i domosdoshëm, ku informacioni ishte i pacenuar, pa interpretime apo mendime të miat personale. Këto informacione i dorëzoheshin kryetarit të shtetit për vetë rëndësinë e madhe që kishin dhe synonin njohjen e tij me saktësi, korrektësi dhe në mënyrë të menjëhershme me përmbajtjen e materialeve informative sekrete. Po të vlerësohej prej tij e nevojshme mund të urdhërohej edhe sqarimi i të dhënave në rrugë hetimore.
    Në materialet e mësipërme hidhej dritë për veprimtari të fshehtë agjenturore në shërbim të zbulimeve të huaja, sidomos të agjenturës sovjetike, jugosllave, të shteteve perëndimore etj. (Këto të dhëna nuk mund të publikohen për opinionin e gjerë publik, për mbrojtjen e interesave të posaçme shtetërore, në zbatim dhe respektim të kritereve shumë të rrepta të rregullave të sekretit shtetëror).
    Vlerësoja se në këtë rast ishte e domosdoshme që të raportoja objektivisht për njohjen e gjendjes dhe marrjen e masave të nevojshme. Njëkohësisht ndihmohej edhe që të bëheshin vlerësime më të sakta, të parandaloheshin qëndrime të padrejta dhe të provohej vërtetësia e të dhënave, pasi jo në të gjitha rastet rezultonin të besueshme.
    Funksioni im si kryehetues kushtëzonte detyrën që të raportoja. Sipas kritereve ligjore dhe rregullave të brendshme, ishte e domosdoshme që të dhënat të informoheshin me korrektësi dhe të vlerësoheshin me objektivitet nga Kryetari i Shtetit.
    Fillimisht, mora në telefon Haxhi Kroin, ndihmësin e Enver Hoxhës.
    - Shoku Haxhi, kam një problem me shumë rëndësi. Mendoj se duhet të takohemi.
    - Eja, shoku Qemal, - më tha Haxhiu.
    Vajta menjëherë në zyrën e tij, e cila ishte paradhoma e Enver Hoxhës.
    - Shoku Haxhi! Në hetim kanë dalë disa probleme me rëndësi. Mendoj se është e domosdoshme të vihet në dijeni edhe shoku Enver Hoxha. Nuk e mora në telefon, pasi mendova të mos e shqetësoj. Nuk jam në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore, por doja të isha i kujdesshëm. Desha të di nëse është mirë ta vë në dijeni me shkrim, apo me gojë. Unë jam i mendimit se një material me shkrim do të ishte më i dobishëm, pasi do të gjej kohën e përshtatshme për ta lexuar.
    - Mirë e ke menduar. Do të bisedoj me shokun Enver. Do të të njoftoj pak më vonë. Më prit në zyrë.
    U ktheva në zyrën time.
    Pas orës 10:00, më mori në telefon Haxhi Kroi:
    - Shoku Qemal! Vepro siç ke menduar. Dërgo një raport të shkurtër me shkrim. Shtype vetë në makinë shkrimi. Ma sill mua në dorë.
    E shtypa me makinë shkrimi për më shumë se një orë. Prej një kohe të gjatë nuk kisha shkruar vetë me makinë shkrimi.
    Pasi e mbarova materialin, thirra kryesekretaren. I thashë të sillte librin e protokollit të Hetuesisë së Përgjithshme. Në protokoll shkrova vetë dhe evidentova si material "tepër sekret" titullin e raportit, adresën për Enver Hoxhën dhe e vulosa.
    E porosita që të mos bisedonte me asnjë punonjës tjetër, përfshi edhe zëvendësit e mi. Ajo ishte shumë korrekte dhe respektonte me rreptësi rregullat e sekretit.
    Vajta në Komitetin Qendror. Takova Haxhi Kroin dhe ia dhashë dorazi raportin.
    U ktheva në zyrë.
    Isha i bindur se kisha vepruar drejt.
    Isha i ndërgjegjshëm se ky material do të kishte pasoja për karrierën time.
    Motivi për të realizuar me përgjegjësi detyrën dhe për të vepruar në interes të shtetit dhe të kombit më motivoi për të kryer këtë veprim me shumë përgjegjësi.
    Materialet e adresuara nuk u kalojnë personave për të cilët mund të ketë probleme. Megjithatë, respektimi i këtij kriteri varet nga vlerësimi i të adresuarit. Për vetë rrethanat e kohës, kisha edhe parandjenjën se me këtë material do të njihej edhe Ramiz Alia. Megjithatë, kjo nuk më shqetësonte, pasi po veproja me korrektësi në bazë të detyrës.
    Parashikoja edhe se raportimi do të ndikonte në marrëdhëniet e mia me Ramizin. Formimi im profesional dhe karakteri nuk më lejonin që të shmangesha nga përgjegjësia për detyrën, të mos raportoja, të fshihja një fakt që kërkonte analizë dhe përgjegjësi shtetërore. Po të merrja takim më parë dhe të informoja gojarisht Ramizin, i cili ishte objekt i informacioneve, ishte një veprim në kundërshtim me detyrën. Këtë nuk ia lejoja vetes.
    Motivet e drejta të mobilizojnë për të analizuar me objektivitet gjendjen dhe për të marrë vendime të qarta. Po kështu, të japin forcë dhe energji për të përballuar pasojat e mundshme që mund të shkaktohen nga qëndrimet e padrejta të personit me pushtet më të madh.
    Politikani, zyrtari dhe në tërësi cilido që punon dhe jeton me korrektësi, mobilizohet me ndërgjegje në detyrën që realizon në shërbim të popullit, shtetit dhe shoqërisë në tërësi. Ata që veprojnë me ndërgjegje, mbeten të respektuar në çdo kohë.
    E kundërta ndodh, në rast se personat kërkojnë të bëjnë karrierë dhe veprojnë me dredhi, kryejnë veprime të dyshimta, nuk janë transparentë, u bëjnë qejfin eprorëve, fshehin realitetin duke favorizuar më të pushtetshmin, në kundërshtim me ligjin, etikën dhe moralin zyrtar e qytetar.
    Praktikisht, ndodhi ashtu siç e kisha parashikuar.
    Nuk mora përgjigje dhe nuk u vura në dijeni zyrtarisht për përfundimet për raportin e dërguar.
    Enver Hoxha ia kishte dhënë për njohje edhe Ramiz Alisë raportin e vitit 1982.
    Marrëdhëniet e Ramizit me mua vazhdonin të ishin në dukje zyrtare dhe korrekte, por distancimi dhe reagimi i tij mori kurbën e trajektores nga lart, me përkeqësimin në rritje, me forcimin e pozitave të tij, zgjedhjen në krye të Partisë dhe të shtetit, pas vdekjes së Enver Hoxhës.
    Për të sqaruar qëndrimin që mbante Ramizi, vendosa të bisedoja me të konkretisht.

    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Rrëfimi për mbledhjen e parë të Qeverisë “Nano”, Lame: Debati me Ruçin dhe Brokajn

    Libri “Kur shembeshin themelet”, ngjarjet pas 20 shkurtit 1991

    Lame rrëfen mbledhjen e parë të Qeverisë “Nano”: Debati me Ruçin e Brokajn.

    Ish-ministri i Brendshëm: Po lironi të ndaluarit. Kryehetuesi: Ka pasur të arrestuar padrejtësisht e pa prova.

    Situata e nderë pas ngjarjeve në Shkollën e Bashkuar Ushtarake.

    Sabit Brokaj: Po na ikën pushteti, të goditen armiqtë.
    Nano: Hetuesia të na ndihmojë. Ndihmësi i ish-kryeministrit: Rrapi Minos i merrej goja


    I zgjedhur kryeministër nga Ramiz Alia, Fatos Nano duhet të merrte masa të menjëhershme për përmirësimin e situatës në Shqipëri. Vendi po përballej jo vetëm me vështirësi ekonomike, por edhe rendi publik ishte në një gjendje kritike. Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës u pasua nga një revoltë pranë Shkollës së Bashkuar Ushtarake. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Fatos Nano kishte thirrur, veç ministrave, edhe kreun e hetuesisë, Qemal Lame, për t’i raportuar për gjendjen, madje i kërkoi të jepte edhe një intervistë për të qetësuar opinionin publik. Të pranishmit në mbledhje, mes të cilëve Gramoz Ruçi e Sabit Brokaj, ngritën si problem “komprometimin” në Hetuesi, çka po manifestohej në lirimin e të ndaluarve për ngjarjen e Shkollës së Bashkuar. Në librin e tij me kujtime “Kur shembeshin themelet”, botimet “Onufri”, ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen për këtë mbledhje të parë të Nanos. al.mi

    Disa ditë më parë, kur po shkoja te zyra e Adilit, në korridor takova Fatos Nanon. Më përqafoi dhe më tha:
    -Ramizi më emëroi kryeministër sot. Po vij të takoj Adilin.
    -Urime, – i thashë. – Më bëhet qejfi, sinqerisht. Të uroj suksese. Sa mirë që emërohen të rinj dhe me mendim të ri! Bashkë me të ishte edhe Shkëlqim Cani, i emëruar zëvendëskryeministër. E urova dhe u përshëndetëm përzemërsisht. Pas disa ditësh, Fatosi u emërua kryeministër. Rrugët ishin të mbushura me njerëz. Kishte shumë lëvizje. I thashë shoferit të mos kalonte nga qendra dhe morëm rrugën anash Bankës së Shtetit, në drejtim të Pallateve të Shallvareve. Ndalova tek ura e Lanës dhe vazhdova rrugën në këmbë, pasi kishte shumë njerëz. Shoferit i thashë të kalonte nga ana tjetër. Gjithë rruga ishte e bllokuar nga tanket e ushtarët e gardës, të vendosur që më datë 20 shkurt 1991, në orët e para të mëngjesit. Duke ecur, mendoja se ky vendim nuk bazohej në Kushtetutë. Nuk ishte dinjitoze një ceremoni e tillë.

    FATOS NANO MBAN MBLEDHJEN E PARË TË QEVERISË
    Mbërrita 5 minuta para orës 11:00, që ishte caktuar për fillimin e mbledhjes.
    Te korridori, po në të njëjtin vend, takova përsëri Fatosin.
    - Suksese për emërimin kryeministër dhe bashkëpunim të mirë, – i thashë. – Uroj të bësh ndryshimet e nevojshme, me gjithë gjendjen e vështirë. Ke shansin e madh në këtë periudhë të rëndësishme.
    -Do të punojmë bashkë, me kënaqësi, – tha Fatosi. Më përqafoi.
    Takova Pajtim Ajazin, i cili nuk ishte emëruar në qeverinë e re, por kishte ardhur, meqenëse Altin Ylli ishte jashtë shtetit. Bisedoja me të kur erdhi edhe Pandi Sarapuli. Pandi më tha: “Nuk dua të rri. Kam kërkuar dorëheqjen”. Vajti përsëri dhe bisedoi në zyrë me Fatos Nanon. U kthye e më tha se do ta bëjmë më vonë ndryshimin, por do zëvendësin. Edhe zëvendësin ia kam gjetur.
    -Kur bëhen dorëheqje, nuk pranohen, – i thashë Pandit. – Duan të na heqin duke na shkarkuar, kur t’u leverdisë për arsye politike. Prandaj manovrojnë kështu. Edhe dorëheqjen time nuk e pranuan dhe nuk e shtruan në Kuvendin Popullor.
    Zumë vend në tavolinën e Këshillit të Ministrave. Fatos Nano u ul në karrigen e kryetarit të Këshillit të Ministrave. Ishte i shkurtër dhe i dobët, por shumë i kënaqur me detyrën e madhe të kryeministrit. Fatosi foli për masat për stabilizimin e gjendjes politike dhe ekonomike. Të caktohen detyra reale dhe jo euforike, tha. Kështu populli do të ketë besim në qeverinë tonë të përbërë nga specialistët më të mirë të vendit tonë. Duke folur për stabilizimin e gjendjes, Fatosi kërkoi nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që punonjësit të jenë të rreptë në detyrë dhe të veprojnë aktivisht për të mbrojtur rendin dhe me ndërhyrje energjike.
    – Nuk duhet të vazhdojë më ngjarja te Shkolla e Bashkuar. Rrethimi me tanke i Komitetit Qendror dhe i Këshillit të Ministrave tregon për gjendje të rëndë. Hetuesia të na ndihmojë me hetime të shpejta dhe të mos lirohen të ndaluarit. Hetuesit janë të komprometuar. Kemi ankesa. Prokuroria është jashtë funksionit, nuk po na ndihmon për stabilizimin e gjendjes. Jemi para ngjarjes së rëndë në Shkollën e Bashkuar,- vazhdoi Fatosi diskutimin e tij dhe m’u drejtua: Ju, shoku Qemal, duhet të na jepni një intervistë për të ndihmuar në qetësimin e gjendjes.
    -Ngjarja është në dinamikë e sipër, – i thashë. – Sapo kanë filluar të bëhen ndalimet e para nga policia. Nuk ka akoma të dhëna të hetuara. Nuk do të kuptohet drejt një intervistë nga unë në këto çaste. Ministri i Punëve të Brendshme ose një nga zëvendësit e tij duhet ta japë.
    -Ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi, është i ri. Sot po fillon punën qeveria.
    -Nuk ka kuptim të jap unë intervistë, kur po vazhdon demonstrata. Është një demonstrim i paligjshëm, pasi nuk është marrë miratim nga policia.
    -Ne si qeveri e duam nga ti. -Të më kërkohet ajo që më takon.
    -Ke frikë të japësh intervistë në televizion?
    -Përse keni frikë? – ndërhyri edhe Sabit Brokaj, i emëruar ministër i Shëndetësisë, i caktuar dy javë më parë në vend të Ahmet Kamberit dhe i emëruar përsëri në qeverinë e re. Ndonjë fjalë nën zë thanë edhe disa të tjerë, si Gramoz Ruçi, i emëruar ministër i Brendshëm, ardhur nga sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Tepelenës, me profesion mësues, arsimuar ne Institutin Pedagogjik në Gjirokastër, në degën Biokimi.
    -Këtë fjalë nuk mund të ma thoni mua, – iu kundërvura të gjithëve që folën jo me konsideratë. -Frika nuk është në personin tim. E kam treguar edhe këto ditë guximin tim, me daljet në media dhe publikisht. Kam dhënë njoftime më konkrete për ngjarjen për Radiotelevizionin dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, por nuk i japin në lajmet për publikun e gjerë shqiptar (Në fakt, në radion e jashtme dhe njoftimet e ATSH-së përdoreshin gjerësisht njoftimet e hetuesisë dhe referimi në emrin tim. Për lajmet e brendshme ato censuroheshin.)
    -Po ne e duam nga ju, shoku Qemal, – tha përsëri Fatosi. – Na ndihmoni për stabilizimin e gjendjes.
    -Nuk e vë në dyshim nevojën për informim dhe besimin ndaj meje. E vlerësoj kërkesën. Por duhet të mos shpërdorohet me gatishmërinë time dhe me besimin që ka opinioni publik për qëndrimin tim për situatën. Meqenëse kërkohet me insistim nga unë, jam dakord ta jap intervistën, me gjithë mungesën e të dhënave të plota. Kam kërkesë që fjala ime të jepet e plotë dhe të vlerësohet jo nga interesa të veçantë politikë. Po të ketë mendime të kundërta, mund të diskutojmë më parë. Unë dua stabilizim të vërtetë dhe sa më të shpejtë të gjendjes. Kam kontribuar dhe do të vazhdoj me të gjitha mundësitë të kontribuoj (Në fakt, doja që kërkesën e Fatosit ta vlerësoja në aspektin shoqëror, edhe për faktin se ai paraqiti programin e Qeverisë së Tij të Re dhe nuk ishte e drejtë të mos pranoje një intervistë që kishte rëndësi për gjendjen dhe opinionin publik të brendshëm dhe të jashtëm.)
    -Po ti, Rrapi, a do të na japësh intervistë për zbatimin e ligjshmërisë? – pyeti Fatosi.
    -Unë e dhashë një intervistë në televizion, por nuk u dha, – tha Rrapi. – Nuk ka përse të jap tjetër.
    -Atë ishte më mirë të mos e kishe dhënë, – i tha Fatosi.
    -Prandaj nuk u transmetua. Ishte turp që të jepej një intervistë e tillë e një prokurori të frikësuar.
    -Jo, nuk kam pasur frikë, – kundërshtoi Rrapi. – Unë kam mendimin se ishte e mirë.
    -Jo, shokë, – tha Asim Bedalli, duke ndërhyrë dhe u ngrit në këmbë i nervozuar. – Unë si ndihmës i kryeministrit, siç e dini, jam në grupin që kontrollojmë emisionet televizive. Po ta jepnim atë intervistë, do të ishte turp për shtetin tonë. Të shihje atë intervistë, ishte turp për një kuadër të lartë. Shokut Rrapi i thahej pështyma dhe i merrej goja. Mendimet pasqyronin frikën e tij. Rrapin e kisha afër, me bërryl ngjitur. Rrapi uli kokën. Pasi u mendua disa çaste, u ngrit dhe e kundërshtoi Asimin. Ndërhyrja e Rrapit shkaktoi të qeshura në sallën e mbledhjes së qeverisë.
    -Unë sapo u caktova në këtë detyrë, – tha Gramoz Ruçi. – Mbase nuk i dimë ca gjëra. Por duhen veprime energjike. Me liberalizime nuk forcohet gjendja. Hetuesia dhe prokuroria duhet të qëndrojnë fort. Ka komprometime te hetuesit, që lirohen të ndaluarit.
    -Nuk ishte e drejtë që Gramozi të jepte mendime që krijonin padrejtësisht shqetësime në organet e Drejtësisë.
    -Ku i di ti komprometimet e hetuesve? – ndërhyra duke kundërshtuar mendimin e Gramozit. – Kush thotë se ka komprometime!? Hetuesit po punojnë me devocion për zbatimin e ligjit. Nuk ka arsye për komprometim. Ankesat e personave të veçantë, që nuk duan të identifikohen, janë të padrejta. Ka disa kuadro, edhe të lartë, që nuk u pëlqen rreptësia dhe korrektësia e hetuesisë në zbatimin e drejtë të ligjit. Sigurimi i Shtetit dhe Policia shkelin ligjin dhe për shkeljet që bëjnë, ia hedhin menjëherë përgjegjësinë hetuesisë, për personat e ndaluar prej tyre. Duhet të dihet nga të gjithë se personat kanë qenë ndaluar padrejtësisht dhe pa prova. Hetuesi zbaton ligjin dhe mbron drejtësinë. Përgjegjësi kanë në fakt personat që kanë bërë ndalimet nga Sigurimi i Shtetit dhe policia, të cilët kanë përgjegjësi penale dhe jo hetuesit. Hetuesit janë të përkushtuar në zbatimin e ligjit me drejtësi. Hetuesit nuk mund të përkufizohen me epitetin e “të korruptuarit”, për lirimin e të ndaluarve, sepse kanë zbatuar ligjin, që pasqyron vullnetin e popullit. Hetuesit veprojnë në kushtet e një presioni të rëndë, të padrejtë, nga organet e punëve të brendshme. Punëtorët operativë u shmangen analizave me hetuesinë, për bazueshmërinë e provave dhe rregullave procedurale në veprimtarinë e tyre. Hetuesia nuk ligjëron padrejtësitë dhe arbitraritetin, qoftë edhe në emër të mbrojtjes së Partisë dhe përmirësimit të situatës. Ligji është i njëjtë për Hetuesinë, si dhe për Sigurimin e Shtetit dhe Policinë. Punëtorët operativë dhe drejtuesit në Ministrinë e Punëve të Brendshme kërkohet të zbatojnë ligjin, të bazohen në prova, të jenë transparentë për besueshmërinë e veprimeve që kryejnë, të mos dëmtojnë objektivitetin e hetimeve, të mbështesin hetuesinë për zbulimin e së vërtetës. Kështu mbrohet Kushtetuta, ligji, kuptohen drejt masat penale në popull dhe mbështetemi nga populli për përmirësimin e gjendjes me drejtësi. Populli indinjohet nga dhuna e padrejtë dhe manipulimet. Të ndryshojë botëkuptimi për ligjin dhe zbatimin e tij nga organet e punëve të brendshme. Të mos harrojmë se është pranuar pluralizmi politik, është bërë depolitizimi i organeve të punëve të brendshme, ushtrisë dhe organeve të Drejtësisë. Ky është një problem politik dhe ligjor, që kërkon botëkuptim të ri dhe metodë të re pune. -Më thanë, – tha Gramozi, duke u tërhequr dhe duke justifikuar ndërhyrjen kundër Hetuesisë. – Atë që dëgjova po them. Dëshiroj që të mos jetë e vërtetë. Lirimet e të ndaluarve kundërshtohen nga Policia dhe Sigurimi i Shtetit. Diskutimin e tij e pasoi Sabit Brokaj. Edhe ai vazhdoi kritikat e padrejta: -Shoh liberalizim e tërheqje në organet e Drejtësisë, – tha. – Nuk veprojnë me forcë. Po lirohen të gjithë të ndaluarit. Ka ankesa nga policia. Këta shokët e drejtësisë nuk duhet të kenë frikë. Edhe policia të veprojë fort. Po na ikën pushteti. Nuk mund të rrimë kështu, të tërhequr. O sot, o kurrë. Të goditen me rreptësi armiqtë. Këta ishin ministrat që emëroheshin si dora e fortë dhe e besuar për të goditur pa mëshirë ata që mendonin ndryshe dhe për të garantuar ruajtjen e pushtetit. Një mjek, i sapoemëruar ministër, fliste duke përsëritur mendimet dhe kritikat e padrejta dhe të dëmshme për drejtësinë dhe shtetin në tërësi. Ky ministër i Shëndetësisë të flasë si një punëtor operativ, si një polic, nga ata që duan të vënë punën operative mbi drejtësinë dhe të ligjërojnë makinacionet agjenturore! Fatkeqësi për qeverinë! E pabesueshme për popullin. Ishte fatkeqësi që kishte disa ministra me mendime të tilla. Kjo e komplikonte edhe më shumë gjendjen dhe vështirësonte akoma më shumë zbatimin e ligjit. Kjo do të ndikonte në veprime të tjera arbitrare, në emër të stabilizimit dhe përmirësimit të gjendjes. Duke e analizuar këtë reagim të padrejtë të këtyre ministrave, ndërhyra dhe sqarova:
    -Këshilli i Ministrave duhet të ketë parasysh se çdo organ ka detyrat e veta të caktuara me ligj. Hetuesia është organ i Drejtësisë, është organ i pavarur kushtetues, vepron në bazë të ligjit. Ministria e Punëve të Brendshme apo ndonjë organ tjetër nuk ka përse të alarmohen dhe nuk duhet të shprehen në mënyrë emocionale ose të dëshmojnë se u ngelet qejfi, kur hetuesia liron personin e ndaluar padrejtësisht. Përkundrazi. Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha strukturat e saj është e dobishme të jenë mirënjohëse dhe të nxjerrin mësime, për të përmirësuar metodën e punës dhe zbatimin e ligjit. Pushteti vihet në rrezik kur shkelet ligji dhe populli bëhet i pakënaqur nga padrejtësitë në zbatimin e ligjit. Varfërinë po e duron, por nuk lejon të fyhet dinjiteti dhe të shkelen të drejtat elementare dhe të dhunohen ose të përdoren padrejtësisht armët, me justifikimin e përmirësimit të gjendjes në kundërshtim me ligjin. Edhe shokët ministra, që diskutojnë për hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën, duke mos e njohur punën e këtyre organeve, sidomos të hetuesisë, ose solidarizohen në mënyrë emocionale me pretendimet e padrejta të organeve të punëve të brendshme, të mos bëhen pa dashje mbështetës të shkeljeve të ligjit. Të mbahet parasysh edhe pluralizmi dhe depolitizimi i organeve të diktaturës. Interesat politikë duhet të vlerësohen në kuadrin e interesit kombëtar dhe të respektohen njëlloj partitë politike. Ashtu siç betohemi kur marrim detyrën për zbatimin e Kushtetutës, të luftojmë për të zbatuar ligjin. Gjendja politike dhe problemet ekonomike e sociale do të përmirësohen me kërkesë më të madhe për ligjin, respektimin e të drejtave dhe lirive, përkushtimin e çdo organi shtetëror dhe të drejtësisë në detyrat kushtetuese, vlerësimin e rolit të partive të reja dhe interesave të tyre të drejta për rregullimin e gjendjes. Po diskutojmë për programin e qeverisë së re dhe duhet të jemi të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm për detyrat e mëdha që qëndrojmë për të zgjidhur. Populli do të na përkrahë, në rast se dëgjojmë zërin e tij dhe përkushtohemi në punë për të ndryshuar gjendjen, duke realizuar një mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore. Pas ndërhyrjes sime, Fatosi vazhdoi me programin që duhej të ndiqej për ekonominë. U shtruan edhe një herë masat për furnizimin e dyqaneve. Foli Pajtim Ajazi për masat e marra për një furnizim të garantuar me ushqime sipas racionimit, për dy javët e ardhshme. Në fund, Fatosi porositi që me shpejtësi të bëhet mbledhja për të miratuar propozimet e qeverisë për përmirësimin e gjendjes. Mbledhja u filmua për t’u dhënë në televizion. U nisa direkt për në zyrë. Ishte ora 14:30.

    (Shkëputur nga libri “Kur shembeshin themelet”)
    QEMAL LAME

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Kryehetuesi Qemal Lame: Sigurimi i Shtetit përgatiste dosje për arrestimin e Kadaresë

    Qemal Lame ka qenë për 11 vjet (1981-1992) në krye të Hetuesisë së qemal lamePërgjithshme. Kujtimet e tij kryehetuesi nisi t’i shkruante në vitin 1992, kohë kur Qemal Lame u shkarkua nga detyra si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme nga Kuvendi Popullor. Për gati 20 vjet kujtimet mbetën në dorëshkrim, deri kur Qemal Lame vendosi t’i botojë. Pikërisht dje Shtëpia Botuese “Onufri” nxori në treg librin me kujtimet e tij, titulluar “Kur shembeshin themelet”. Në kujtimet e veta, Qemal Lame tregon prapaskenat e 11 viteve në krye të hetuesisë; demonstrata e parë në Shkodër, ku u tentua rrëzimi i bustit të Stalinit, demonstrata para Pallatit të Kulturës, tragjedia e eksodeve etj. Por një vend të veçantë në kujtimet e tij zënë takimet, bisedat dhe konfliktet me Ramiz Alinë. Në këtë pjesë të kujtimeve të Qemal Lames që botohet sot në “Mapo”, ai rrëfen se çfarë ndodhte në Komitetin e Partisë të Rrethit pas largimit nga Shqipëria drejt Francës në vitin 1990 të shkrimtarit Ismail Kadare, reagimet e udhëheqjes ndaj kërkesës së Kadaresë për azil politik në Francë, si dhe pohon se Ismail Kadare ka qenë në ndjekje nga Sigurimi i Shtetit dhe nga udhëheqja është kërkuar përfshirja e tij në grupe armiqësore. Gjithashtu, pjesë e kujtimeve të kryehetuesit është dhe një bisedë mes Ramiz Alisë dhe shkrimtarit tjetër Dritëro Agolli në mbledhjen e Aktivit të Partisë.

    (Pjesë nga libri)

    Telefonata me Kadarenë më 1990, ditën e largimit në Francë

    Nuk jam takuar asnjëherë me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, me gjithë dëshirën e përbashkët. Sidomos për të diskutuar problemet e rëndësishme për ndryshimet që kishte kërkuar Kadareja në takimin me intelektualët. Sa herë vendosja për t’u takuar me të, dilnin probleme urgjente që më angazhonin për një kohë të gjatë për t’i zgjidhur.

    Më datën 27 shtator 1990, e morëm në telefon së bashku me Estref Myftarin, rreth orës 9:00. Ai na tha se po përgatitej të nisej pas një ore për në Francë, së bashku me Helenën. E lamë të takoheshim kur të kthehej. Por, siç dihet, Kadare premtoi se do të kthehej në Shqipëri vetëm kur ajo të ishte demokratike…

    Njoftimi zyrtar, si zakonisht ka pasur në përmbajtje formulimin zyrtar, nga udhëheqja për shtypin. Ai u dha në radiotelevizion më 25 tetor 1990, si njoftim për kërkesën e Ismail Kadaresë për strehim politik, duke e cilësuar si një vendim armiqësor. Kërkesa e Ismail Kadaresë kishte krijuar shqetësim në udhëheqje….

    Në mbledhjen e shtabit, në Komitetin e Partisë së Rrethit, nëpërmjet Xhelil Gjonit dhe Hekuran Isait erdhi porosia e Ramiz Alisë: për t’u zbatuar procedura ligjore ndaj Ismail Kadaresë, si dhe për të marrë dokumentet që ai kishte në shtëpi.

    Urdhri u transmetua me gojë, me anë të dy anëtarëve me rëndësi të udhëheqjes së Partisë së Punës. Nuk u ekspozua konkretisht letra, një kopje e saj ose një pjesë e letrës, me kërkesën e Ismailit për marrjen dhe ruajtjen e letrave dhe dorëshkrimeve të tij…Urdhri direkt për hetuesinë që të zbatonte ligjin, ishte një reagim i fortë konkret për të ndëshkuar politikisht një person të njohur publik.

    Ismail Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit

    …Lidhjet që Ismail Kadare kishte me familjen e Mehmet Shehut dhe fëmijët e tij, vlerësoheshin si një drejtim tjetër i shtrirjes së veprimtarisë armiqësore edhe në fushën e artit e të kulturës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara. Komploti kundër Partisë dhe shtetit, mendohej se do të dilte më i plotë po të vërtetohej edhe shtrirja në ideologji.

    Për këtë u shtrua edhe detyra për studimin e të dhënave dhe provave në ngarkim të Kadaresë. Vlerësohej se kishte ardhur momenti dhe ishte e nevojshme që Ismaili, si person me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij….

    Ishin përgatitur më shumë se dhjetë dëshmi, ku bëhej fjalë për veprimtarinë armiqësore të Ismail Kadaresë. Rëndësinë më të madhe e kishin dëshmia e Fiqiret Shehut, Llambi Ziçishtit etj. Thëniet e Fiqiret Shehut kanë pasur rëndësi të madhe, por meqenëse ajo ishte bashkëshorte e Mehmet Shehut, për t’u bërë më e besueshme akuza kundër Kadaresë, i ishte dhënë më shumë rëndësi dëshmisë së Llambi Ziçishtit. Përmbajtja e procesverbaleve ishte pothuajse e njëjtë. Për t’u njohur dhe për t’u publikuar është me rëndësi dëshmia e Llambi Ziçishtit. Faksimilja që botohet në këtë libër është kopja origjinale e dosjes hetimore. Kjo kopje i është dërguar Ramiz Alisë…

    ….Në janar të vitit 1990 Ramiz Alia filloi të kthejë mbrapsht në organin që i kishte dërguar të gjitha materialet “sekrete” dhe “tepër sekrete”, duke vënë vetë firmën e tij. Në bazë të kësaj praktike, Ramiz Alia është njohur me këtë procesverbal ku ka vënë shënimin dhe ka nënshkruar. Në pjesën e sipërme të dokumentit majtas, lexohet shkrimi me shënimin dhe firmën e Ramiz Alisë: Sh. Zylyftar. Në ruajtje. Firma

    -Shënimi i adresohet zëvendësministrit Zylyftar Ramizi, i cili kishte në drejtim Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Kjo nënkupton masat e mëtejshme që duhet të merreshin nga Sigurimi i Shtetit, për të gjetur dhe administruar të dhëna dhe prova të tjera, për realizimin e goditjes së planifikuar në masat operative agjenturore.

    -Fjala “Në ruajtje”, nënkupton depozitimin dhe përdorimin në kohën e përshtatshme të kësaj prove ligjore.

    Debati mes Ramiz Alisë, Dritëro Agollit

    Më datën 26 dhjetor 1990, u bë mbledhja e Aktivit Kombëtar të Partisë së Punës. U diskutua për programin e Partisë së Punës gjatë fushatës elektorale në kushtet e pluralizmit politik. Mbështetësit e njohur konservatorë dhe me shumë pushtet të ruajtjes së rolit udhëheqës të Partisë, për të garantuar vazhdimësinë komuniste me sistemin politik të partisë-shtet dolën kundër ndryshimit të vijës politike nga Byroja Politike…

    Dritëro Agolli u ngrit dhe diskutoi me guxim. Lexoi diskutimin e tij të përgatitur më parë, për ndryshimet në sistemin politik. U bënë ndërhyrje nga salla duke e kritikuar rëndë.

    Ndërhyri edhe Ramiz Alia, duke i ndërprerë diskutimin, duke iu drejtuar në mënyrë ironike dhe iu referua një letre që i ishte dërguar vetë Ramizit më parë nga një person tjetër. Me këtë gjest, Ramizi donte të poshtëronte Dritëroin dhe të nënvlerësonte diskutimin e tij, si kopjim i mendimeve të një personi tjetër dhe jo mendime të tijat.

    -Dritëro, -i tha Ramizi. -Të jemi të ndërgjegjshëm. Mendimet e tua janë këto?

    -Po. Të miat, – iu përgjigj Dritëroi.

    -Ti nuk thua të vërtetën. Këto mendime janë të një personi tjetër, i cili m’i ka dërguar mua më parë me një letër.

    -Ma ka dërguar edhe mua, – sqaroi Dritëroi.

    -Pra nuk janë mendimet e tua…- theksoi Ramizi.

    -Po edhe unë këto mendime kam.

    -Flasim për letrën konkretisht, – vazhdoi Ramizi.

    -Ç’të keqe ka që unë kam të njëjtat mendime dhe besoj përmbajtjen e kësaj letre?

    -Letra nuk është e jotja dhe ti bën mirë të thuash mendimet e tua dhe jo të lexosh letrat e të tjerëve.

    Mënyra sesi ndërhyri dhe këmbënguli Ramizi, e vuri Dritëroin në pozitë të vështirë. Kësaj i shtohej edhe qëndrimi kundërshtues i shumicës në sallë që mbronin Ramizin dhe ishin kundër ndryshimeve në vijën e Partisë. Pjesa më e madhe e të pranishmëve qeshte për çdo ndërhyrje të Ramizit, duke mbështetur me servilizëm në kritikën që i bënte Dritëroit për leximin e letrës së një personi tjetër, duke e paraqitur si diskutim të tij. Në këto rrethana, në një ambient mbytës e diskriminues, Dritëroi ndërpreu diskutimin dhe shkoi u ul në vendin e tij në sallë. Pas Dritëroit u ngrit dhe Marash Hajati. Edhe ky e pësoi po në të njëjtën mënyrë. Marash Hajati diskutoi me kurajë, dha mendimet për ndryshimin e sistemit politik. Por iu kundërvunë nga salla duke ia ndërprerë diskutimin dhe nuk e linin të fliste. Edhe Ramizi e ndërpriste dhe e kritikonte duke i thënë se “ku ke qenë më parë ti Marash, që nuk ke dhënë mendime të tilla kundër Partisë?!” Enver Halili u ngrit nga vendi duke iu bashkuar Ramizit dhe të tjerëve dhe e cilësoi Marashin si ‘tradhtar’.

    Të gjithë e dinin se Marashi ka pasur shoqëri të ngushtë me Ramiz Alinë dhe Enver Halilin, Në pushim erdhi dhe më takoi Marashi dhe më tha se “kam dyzet vjet shoqëri me Enver Halilin dhe më kritikoi me paturpësi, padrejtësisht”.

    MAPO

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Qemal Lame: Ramizi urdhër të qëllohej, Nexhmij

    Qemal Lame: Trazirat në Kavajë në ’91, Gramoz Ruçi tha: Të internojmë 300 vetë

    Trazirat që përfshinë Shqipërinë më 1991, u shoqëruan me "trazira" e debate mes emrave të ndryshëm të udhëheqjes së kohës. Trazirat në Kavajë, propozimet për penalizime, rrëmbimi i një anijeje ushtare në Sazan dhe urdhri i Alisë nga Tirana, zënë vend në gazetë sot. "GSH" boton sot një pjesë tejet interesante nga libri me kujtime "Kur shembeshin themelet", të ish-kryehetuesit Qemal Lame.
    Në të, ai rrëfen debatet në Këshillin Presidencial në shkurt 1991, mes tij, Ramiz Alisë, ministrit të Brendshëm të kohës, Gramoz Ruçi dhe emrave të tjerë, të fushave të ndryshme. Debatet nga sallat, pasoheshin prej bisedave në korridore. Lame, tregon në rrëfimet e veta, sipas ditarit dhe dokumenteve që ka shqyrtuar, Shqipërinë e kohës, që shkëputej nga krahët e komunizmit për të rënë në krahët e atij sistemi politik që ne e quajmë demokraci.
    Ajo që është me interes, ka të bëjë me personazhe e emra që sot mund t'i njohim ndryshe e që në këto kujtime dalin në të tjera role. Kush i jepte urdhrat dhe pse? Kush i bënte arrestimet dhe kush i lironte protestuesit më 1991? Pse Alia jepte urdhër të qëllohej? Lame, përpos asaj që ka parë e dëgjuar, sjell tek-tuk edhe analiza të personazheve për të cilët shkruan.
    Meqenëse nuk u mbështet mendimi i tij dhe propozimi për shkarkimin, Ramizi e ndërroi temën e mbledhjes.
    Ramizi parashtroi gjendjen e rëndë në Kavajë dhe kërkoi të merren masa të rrepta për stabilizimin e situatës. Dha mendimin për internime nga personat në lagjen veriore ku kishte më shumë që kishin qenë të internuar.
    Ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi, mbështeti mendimin e Ramiz Alisë. Në vazhdim të diskutimit të tij, Gramozi lexoi një raport me shkrim që kishte përgatitur Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, për gjendjen në Kavajë dhe masat që duhej të merreshin.
    Në përfundim, ai dha mendimin me propozimin për t'u internuar afro 300 persona, nga ajo zonë ku kishte më shumë probleme.
    Unë reagova menjëherë:
    - Nuk mund të zgjidhet situata duke internuar një masë të madhe njerëzish dhe ndëshkuar popullin e një qyteti të tërë. Me këtë masë do të thotë që të krijohen me dashje kushtet për kundërvënie më të fuqishme masive, qëndresë të organizuar dhe situata mund të shkojë edhe drejt një lufte civile. Kavajasit dhe gjithë opinioni shoqëror nuk do të pranonin dhe nuk do të përuleshin përballë këtyre masave që dëshmojnë për dhunë dhe imponim.
    Mendimi i ministrit të Brendshëm u kundërshtua, shkurt dhe qartë, edhe nga Rexhepi, Lufteri, Kiço Blushi etj.
    Të pranoje që të internoheshin një masë e tillë njerëzish, do të thoshte që të internoheshin një pjesë e mirë e popullsisë. Kjo do ta bënte akoma më të rëndë gjendjen politike dhe do të krijoheshin probleme të mëdha, të cilat do të shtriheshin në gjithë vendin...

    SINDIKATAT

    Përballë këtij reagimi të drejtë, Ramizi nuk u shpreh përsëri për masat për internime. Ramizi parashtroi detyra për një plan të përbashkët nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, për masa parandaluese sipas ligjit dhe për masa penale, duke ndihmuar edhe Hetuesia, Prokuroria dhe gjykata.
    Një pikë tjetër ishte diskutimi për gjendjen e krijuar me sindikatat. Ramizi vuri në dukje gjendjen e krijuar me sindikatat. Pastaj, kërkoi të zbatohet ligji, duke theksuar që të mos bëhen lëshime nga Hetuesia.
    Unë dhe Rrapi sqaruam problemet ligjore. Dhamë mendimin se veprimtaria e tyre duhet të shihet nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka në kompetencë miratimin e krijimit dhe statutin e veprimtarisë së tyre.
    Kleanthi Koçi ndërhyri duke mbështetur mendimin e Ramizit, duke u distancuar nga mendimi im dhe i Rrapit:
    - Të fillojë çështja penale për drejtuesit e sindikatës së minatorëve të Valiasit, të cilët ngrenë punëtorët në greva e mitingje.
    Unë ndërhyra menjëherë:
    - Këtë nuk mund ta bëjmë, - e kundërshtova mendimin e tij. - Përse të fillojë çështja? Mbi çfarë baze ligjore? Problemi është ligjor. Vlerësimet partiake nuk mund të shërbejnë për të marrë në përgjegjësi penale, - sqarova kuptimin e drejtë të situatës dhe kërkesat e ligjit.
    Për shpërdorim detyre, - vazhdoi idenë e tij Kleanthi. - Ata që janë kuadro, inxhinierë, të thirren, të pyeten e të vihen para përgjegjësisë. Kanë bërë thirrje për greva. Kështu kanë shpërdoruar detyrën. (Këmbëngulja e Kleanthit linte përshtypjen se kishte diskutuar më parë me Ramizin dhe e mbështeste mendimin e tij për masa penale. Si jurist me përvojë, ai nuk duhej të jepte një mendim të tillë. Kleanthi thirrej vazhdimisht për të dhënë mendime.)
    - Ky nuk është shpërdorim detyre, - e kundërshtova unë përsëri. - Thirrja për grevë nuk është shpërdorim detyre dhe nuk ka asnjë element të përgjegjësisë penale.
    - Po kjo sindikatë nuk është miratuar, - sqaroi përsëri Kle-anthi.
    - Ta shohë konkretisht Ministria e Drejtësisë. Ajo është organi ligjor që ka të drejtë të kërkojë dhe sqarojë legjitimitetin e kësaj sindikate. Kur nuk është miratuar kjo sindikatë, atë-here përse jepen njoftime në radio dhe televizion?
    - Unë kam mendimin se ata kanë përgjegjësi, - tha për-sëri Kleanthi.
    Mori fjalën Rrapi dhe mbështeti mendimin tim, duke kun-dërshtuar Kleanthin:
    - Nuk keni të drejtë, shoku Kleanthi. Shoku Qemal ka të drejtë dhe argumenton drejt teorikisht dhe nga ana ligjore, kriteret për shpërdorimin e detyrës.
    Kleanthi reagoi fort:
    - Ti, Rrapi, je ai prokurori që duhet të thuash e të kërkosh shpjegime meqenëse nuk janë miratuar si sindikatë.
    Në këtë rast, Kleanthi kishte të drejtë. Prokurori kishte për detyrë të kontrollonte ligjin nga Ministria e Drejtësisë dhe nga sindikata.
    Rrapi përsëri e kundërshtoi:
    - Ata duhet t'i thërrasë ministri i Drejtësisë, për të kërkuar ligjshmërinë e sindikatës.
    - Ti ke të drejtë të thuash e të kërkosh llogari edhe ndaj ministrit, - replikoi përsëri Kleanthi.
    - Epo ju si gjykatë, duhet ta mbështesni, - i ktheu përgjigje Rrapi. - U bënë gjykime për demonstratat në dhjetor, u kërkua të vihen para përgjegjësisë penale për akuza të rënda deri edhe për diversion, me këshillën tuaj, dhe në përfundim, po ju në Gjykatën e Lartë, i ulët masat e dënimit për të akuzuarit.
    - Pse nuk na vini në dijeni për këto, - vazhdoi replikën Kleanthi. -Na dërgoni protesta për vendimet e buta që të prishen.
    - Do t'i bëjmë protestat kundër vendimeve, - u përgjigj Rrapi.
    Mendimi i Kleanthit për protesta ndaj vendimeve të gjykatës, ishte në fakt një reagim për të ulur vlerën e qëndrimit të drejtë të Rrapit. Kleanthi nuk kishte të drejtë me mbështetjen që i bënte kërkesës së Ramizit, pasi akuza për shpërdorim detyre argumentohej padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin.


    LETËR KLEANTHI KOÇIT
    Më 2 mars 1991, unë i dërgova Kleanthit një shkresë me disa mendime për këto probleme. Me anë të këtij dokumenti që tregonte për reagimin tim zyrtarisht dhe me shkrim, kisha edhe si qëllim që të ndihmoja Kleanthin të reagonte duke shprehur edhe mendimin e tij të dokumentuar zyrtarisht, megjithëse isha i bindur se ai nuk do të jepte përgjigje. Kle-anthi kishte marrë rolin e avokatit dhe të këshilltarit ligjor për Ramizin dhe ky i fundit orientohej nga mendimet që i jepte ai. Këtë rol kishte luajtur më parë edhe Araniti.
    Në fakt, Kleanthi nuk iu përgjigj kërkesës sime. Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme binin dakord me kërkesat e Ramizit, direkte ose indirekte, me anë të ministrit të Brendshëm dhe nuk për-gjigjeshin për problemet që unë ngrija për shkeljet e ligjit, të cilat kërkonin unifikimin e praktikës gjyqësore. Një rast tjetër flagrant ishte edhe udhëzimi i Plenumit të Gjykatës së Lartë për krimin e sabotimit në formën e shpërdorimit të detyrës. Udhëzimi ishte i paligjshëm, për arsye se bëhej interpretim i zgjeruar i ligjit. Ky interpretim ishte vetëm në kompetencën e Presidiumit të Kuvendit Popullor.


    ANIJA USHTARAKE
    Gjatë zhvillimit të kësaj mbledhjeje, Kiço Mustaqin e lajmëruan disa herë se e kërkonin në telefon. E merrnin nga Sazani.
    Së fundi, Kiço bëri të njohur telefonatën:
    Më lajmëruan, sho-ku Ramiz, se është rrëmbyer një anije ushtarake dhe duan të ikin në Itali. Komanda ushtarake në Sazan kërkon urdhër për përdorimin e armëve.
    Ramizi iu përgjigj: Të bllokohet anija me anë të katerave silurues. Të pengohet lëvizja e anijes. Kiço Mustaqi u largua të komunikonte porosinë e Ramizit. Përsëri morën në telefon. Më në fund, Ramizi urdhëroi: Të qëllohet ndaj anijes! Të qëllohet me armë! Të mos lejohet që të largohet!


    SHKARKIMI-EMËRIMI
    Në përfundim, Ramizi më pyeti:
    Kush mund të vihet kryetar i Hetuesisë?
    - Në radhë të parë duhet respektuar Kushtetuta. Shkarkimi bëhet vetëm nga Kuvendi. Pasi të zgjidhet ky problem, mund të mendohet për një tjetër. Meqenëse pyetem, atëherë është mirë të jetë nga Hetuesia, - iu përgjigja.
    - Po kush?
    - Janë dy zëvendës që janë emëruar nga Presidiumi dhe miratuar nga Kuvendi. Me ata kam punuar. Njëri prej tyre mund të zgjidhet, pse jo Flamur Çato, njeri korrekt, i ndershëm dhe i përkushtuar në punë.
    - Po ndonjë mendim tjetër ke?
    - Ka edhe kuadro të tjerë drejtues, si Besnik Imeri, Fatmir Braka e të tjerë drejtues të aftë, që kanë kontribute shumë të mëdha që nga riorganizimi i Hetuesisë, - iu përgjigja. - Ju mund të pyesni dhe të zgjidhni kush do të ishte më i përshtatshëm.
    Nuk bënë pyetje të tjera.
    Ramizi përfundoi mbledhjen. U ngrit dhe i takoi të gjithë me radhë. Dha porosi që të bëhej njoftimi për televizionin, radion dhe gazetat. Unë u shmanga dhe dola përpara te dera e sallës. Ramizi më pa me shqetësim dhe doli pas meje. Në korridor, pyeti:
    - Ku është Qemali? Nuk u përgjigja. Pasi më pa, erdhi dhe më dha dorën. -E pashë në sy dhe i thashë: "Faleminderit".
    Ramizi nuk foli. U vrenjt më shumë në fytyrë dhe iku.


    SHERIF MERDANI
    Në korridor, vazhdova të bisedoja me Kiço Blushin. Më tha i shqetësuar se: -Në Korçë kanë arrestuar Sherif Merdanin, për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ai nuk e ka rrëzuar monumentin. Të garantoj për këtë. -Të besoj, - i thashë. - Do të kërkoj të dhëna dhe do ta ndjek me kujdes.
    U largova nga selia e Presidencës, bashkë me Kleanthi Koçin.
    Shkuam direkt në zyrën e tij. Biseduam edhe një herë për emërimin e ri të mundshëm. Kleanthi do të ishte ai që do t'i merrej mendim, në rast se atij nuk do t'i ishte marrë më parë.
    I sqarova edhe një herë qëndrimin për zëvendësit, duke i thënë që të zgjidhej njëri nga dy zëvendësit e mi. Megjithëse kisha ndonjë vërejtje për punën e tyre, por me ata dhe drejtues të tjerë kisha përballuar një volum të madh pune dhe i vlerësoja dhe besoja që mund ta kryenin detyrën në vendin tim.
    Kleanthi foli me sinqeritet:
    - Ti i ke mbështetur dhe ndihmuar. Bravo të qoftë. Edhe unë po të isha në rrethanat e tua, kështu do të veproja. Por në rastin konkret kam besim se asnjëri prej zëvendësve nuk do të pranohet në vend të kandidaturës tënde dhe ti e kupton pse.
    U përshëndetëm miqësisht, si zakonisht me Kleanthin dhe u largova. Kleanthi e ndiente veten në pozita të vështira për rrethanat në të cilat flitej kundër meje. Megjithatë, nuk u prononcua konkretisht për të dhënë mendimin e tij.
    Takova Zija Xholin, kur po dilja nga Kleanthi, ishte me Josif Mingën, kompozitor. Të dy po më prisnin dhe donin të më takonin. Interesoheshin për Sherif Merdanin. Josifi më tha se, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, Sherifi kishte qenë në shtëpinë e tij.
    Zijain dhe Josifin i sigurova se do ta analizoja çështjen me kujdes dhe do të vendosja me drejtësi.
    Vajta direkt në zyrë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Ilir Hashorva

    Në studimet që po bëj për jetën dhe veprimtarinë e Simon Vizentalit, për të cilin po shkruaj biografinë, libritë këtij njeriu që nuk i ndërroi kurrë pikëpamjet e tij, të këtij njeriu idealist që për 60 vjet ndoqi, kapi dhe çoi para drejtësisë mbi njëmijë kriminelë nazistë, ndesha në këtë episod: “Mbaj mend shumë mirë, – thotë Simoni – një fytyrë të zbehtë që dilte si nëpër mjegull në sfondin e errët të një dritareje të vogël të papafingos së një shtëpie. Gjyshja më thoshte se ai ishte, ai, mëkatari, ‘i heshturi’, emër me të cilin njihej nga të gjithë.

    “Një ditë, ‘i heshturi’ ishte grindur me gruan dhe e kishte nëmur, duke i thënë: ‘U djegsh!’ Në mbrëmje shtëpia e tyre kishte marrë flakë dhe gruaja e tij u dogj vërtet. Burri, ndonëse nuk kishte fare dorë në atë që ndodhi, e ndjeu veten fajtor dhe shkoi të këshillohej me rabinin e qytetit për të bërë diçka që të shlyente ‘fajin’, pasi, për hebrenjtë, faji shlyhet, nuk falet. Rabini i dha urdhër: ‘Për sa kohë të jesh në këtë jetë, të mos nxjerrësh fjalë nga goja, vetëm lutu dhe kërko ndjesë’. Që prej asaj dite, ai do të jetonte në atë dhomë të papafingos, pa dalë jashtë, pa folur me njeri, pa takuar njerëz, por me të drejtën të dilte në dritare dhe prej aty të shihte dhe të lidhej me botën. Dy herë në ditë ‘të heshturit’ i çoheshin ushqime në dhomën e tij.

    “Prej vitesh Simoni ndjente një të rrëqethur, sa herë kujtonte ‘mëkatarin e heshtur’ që shfaqej pas dritares së errët, por, njëkohësisht, ndjente edhe urtësinë e shpagesës së të keqes: të gjithë mëkatarët, e çfarëdo lloji, ashtu siç kishte urdhëruar rabini, për burrin që kishte mëkatuar duke nëmur gruan, nuk duhej të flisnin më, nuk duhej të nxirrnin më zë, duhej të heshtnin për jetë! Nga ajo ngjarje, Simoni do të formonte edhe konceptet e para për fajin dhe ndëshkimin, për pendesën dhe faljen. Për të, faji nuk mund të falej prej tjetrit, falja duhej fituar prej vetë mëkatarit dhe faji gjithnjë duhej ndëshkuar”.

    Me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, dolën lloj-lloj njerëzish të flitnin e ta kujtonin atë ngjarje. Secili, sipas karakterit të tij, sipas pozicionit të tij, vinte në dukje një gjë apo një tjetër, me qëllim jo aq për të përkujtuar apo sqaruar atë ngjarje, protagonistët e së cilës ende edhe sot janë anonimë, por për të treguar ndonjë “zotësi” të vetën, ndonjë “kontribut” që mendon se ka dhënë, duke goditur dikë që dje e kishte mik e sot armik: dolën komunistë e socialistë që goditnin Ramizin e dolën antikomunistë e demokratë që goditnin Saliun.

    Ndërmjet të shumtëve, përshtypje të veçantë më lanë kujtimet e Qemal Lames, i cili i ka hedhur ato në një libër që e quan “Kur shembeshin themelet”. Deri vonë kemi ditur se ose Ramiz Alia, ose Hekuran Isai, kishin meritën që kishin urdhëruar të mos qëllohesh mbi ata që do të dilnin në shesh për të rrëzuar monumentin, tashti mësojmë se nuk paskësh qenë as njëri, as tjetri, as të dy së bashku, por paskësh qenë Qemal Lamja.

    Siç thotë në libër dhe siç citohet nga “Gazeta Shqiptare” e datës 20 shkurt, 2014, në një bisedë që ka zhvilluar me Hekuran Isain, ky i paskësh thënë Qemalit: “Pritet të zhvillohet demonstratë e madhe. Demonstruesit, të drejtuar nga Partia Demokratike, do të kërkojnë të pushtojnë ndërtesat qendrore, Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor etj. Duan që të rrëzojnë edhe monumentin e Enver Hoxhës në sheshin qendror, para Muzeut Kombëtar. Udhëheqja ka mendim që “të veprohet me forcë deri edhe me përdorimin e armëve”. Dhe Qemali Lamja i paskësh thënë Hekuranit: “Jo! Jo! Jo! Në asnjë mënyrë! Nuk duhet të përdoren armët. Kemi për detyrë të mbrojmë popullin. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye nuk mund të qëllohet mbi popullin. Të qëllosh mbi popullin është tradhti e lartë ndaj atdheut. Për mendimin tim, mos bëj gabim të urdhërosh të qëllohet mbi popullin. Ramizi do ta mbajë me çdo kusht pushtetin. Nuk ke përse të sakrifikohesh dhe të përdoresh për qëndrimet e tij personale dhe emocionale”. Në fund të bisedës, Hekuran Isai e ka falënderuar Qemalin që i hapi sytë dhe e largoi nga mëkati: “Ke të drejtë, Qemal, – më tha. – Të faleminderit! Nuk do të urdhëroj përdorimin e armëve. Nuk është e lehtë të kundërshtosh, por do ta kundërshtoj urdhrin, në rast se më jepet nga Ramizi… Hekuranin e besova për shqetësimin që kishte. Ai konsultohej dhe më kërkonte mendim në raste të veçanta”.

    Sipas vëllait të tij, Qemal Lamja është bërë i famshëm, sepse i paska dërguar një dosje Enver Hoxhës, pak vite para se Enveri të vdiste, me fakte dhe dokumente për implikimin e Ramiz Alisë në veprimtari agjenturore. Që në atë moment, thotë vëllai i tij, marrëdhëniet midis Ramizit dhe Qemalit u bënë konfliktuale. Megjithatë, Ramizi e mbajti atë në detyrën e kryehetuesit deri në vitin 1992, vit kur Qemali u largua nga Shqipëria, shkoi në Gjermani dhe aty kërkoi dhe mori strehim politik.

    Deri kur njerëz të tillë si Qemal Lamja, kryehetues i Shqipërisë diktatoriale nga viti 1981-1992, drejtuesi i institucionit më kriminal, i institucionit më të urryer të një vendi si Shqipëria e asaj kohe, i institucionit që ka kryer torturat më të tmerrshme e më çnjerëzore ndaj kundërshtarëve të regjimit, por edhe ndaj popullit të thjeshtë, pasues i denjë i kryehetuesit kriminel e sadist Nevzat Haznedari, i diplomuar nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, domethënë nga shkolla e Sigurimit, do të dalin e do të shkruajnë për historinë, me qëllim evidentimin e vetes dhe përkrahjes së ndonjërit që e kanë mik, apo goditjes së ndonjë tjetri që nuk e kanë më mik? Qemal Lamja, në qoftë se do që të japë ndonjë kontribut vërtet me vlerë për historinë tonë, e të shlyejë sado pak mëkatet e tij, duhet të flasë dhe të shkruajë me një ndjenjë pendese të thellë e të sinqertë, për ato që ka kryer ai vetë dhe institucioni i tij, të tregojë se si funksiononte institucioni i tij që për nga puna e kryer ka qenë i ngjashëm vetëm me inkuizicionin spanjoll të mesjetës. Qemal Lamja, për nga detyra që ka pasur dhe ka kryer, ka qenë më i ngarkuar me faje edhe se kryeprokurori i zi Aranit Çela, pasi pretencat që jepte ky i fundit i bazonte në informacionet që merrte nga Qemal Lamja.

    Kanë kaluar vetëm 23 vjet nga dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Një pjesë e mirë e njerëzve të asaj kohe e dinë mirë se si u zhvilluan ngjarjet e asaj dite dhe e të gjitha ditëve që paraprinë atë ngjarje dhe nuk është nevoja që t’ua tregojë Qemal Lamja, apo të tjerë të ngjashëm me të. Historia jonë është bërë një grumbull gënjeshtrash të cilave nuk u zë besë kërkush. Çdo sharlatan e çdo i pacipë shkruan si ia do interesi i çastit dhe prandaj nuk dimë me saktësi jo vetëm për ngjarje apo persona relativisht të largët, por nuk dimë as për ngjarje e persona fare të afërt.

    Është e habitshme se si njerëzve si Qemal Lamja nuk u vjen zor t’i flasin popullit, këtij populli që i kanë bërë njëmijë e një të zeza, e t’i thonë se kanë qenë ata, personat të cilëve populli duhet t’u jetë mirënjohës. Njerëz si Qemal Lamja duhet të heshtin, të heshtin për gjithnjë, ashtu si ai, mëkatari, i “heshturi” i papafingos së Simon Vizentalit.

    *Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit ‘Ju duhet të heshtni’.

    http://mapo.al/2014/02/26/qemal-lame...-qe-te-heshte/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish kryehetuesi i rregjimit komunist Qemal Lame rrëfen për historinë

    Sigurimi i bëri gati dosjen, Enveri refuzoi miratimin e ndjekjes penale të Kadaresë

    TIRANE-Cili ishte qëndrimi i udhëheqjes komuniste ndaj Ismail Kadaresë? Kjo është një ndër pyetjet më të mëdha që shtrohet sa herë që flitet për raportet e shk-rimtarëve me regjimin. Në librin e tij me kujtime, ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen se Kadare, prej kohësh ndiqej nga Sigurimi i shtetit. Por, ai shton se vlerësohej, se kishte ardhur momenti dhe ishte e nevojshme që Ismaili, si personi me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij.
    “Kur shembeshin themelet”, titullohet libri i botuar nga “Onufri”, ku hidhet dritë mbi disa prej momenteve më të rëndësishme të perandorisë komuniste në rënie. Nga ana tjetër, ai tregon edhe ko-njukturat mes udhëheqësve komunistë. Parë në këtë prizëm, Lame vëren se Ramiz Alia mbrohej nga Nexhmije Hoxha dhe më tej argumenton pse nuk mund të arrestohej Kadare. Këtu përmend faktin se ai njihej jashtë Shqipërisë dhe se arrestimi i tij, me shumë gjasa do të shkaktonte trazira, pasi nuk do të pritej mirë nga opinioni publik. Në fillim, Lame tregon se si u morën nga shtëpia e shkrimtarit do-kumentet që ai pat lënë aty, kur u nis drejt Francës.

    Marrja e dorëshkrimeve me mirëkuptimin e të afërmve dhe duke organizuar një procedurë ekstra. Në këto kushte, organizova një procedurë të veçantë në formën e një veprimi publik. U interesova vetë posaçërisht, që hetuesit nga Hetuesia e Përgjithshme, nën drejtimin e drejtorit Petrit Serjani, në prani të prokurorit të rrethit, Sinan Baboçi, kryetarit të Hetuesisë rrethit, Riza Xhixho, si dhe të përfaqësuesve të pushtetit në lagje, pasi të vihet në dijeni dhe të merret miratimi i paraprak i familjarëve të shkohet në shtëpinë e Kadaresë. Në rast se do të kishte mundësi, të bisedohej më parë me telefon me Kadarenë, nga vetë e motra e tij.

    Kështu u veprua. Porosita që: “Motra e Ismailit, e cila ndodhej në shtëpi, të vihej në dijeni, se është porosi që dokumentet dhe shkrimet personale, të merren sipas kërkesës së vetë Kadaresë, në një letër të dërguar Ramiz Alisë. Ato do të çohen për t’u ruajtur në Arkivin e Shtetit, për t’u ad-ministruar si dokumente me rëndësi, të njerëzve të shquar të popullit shqiptar”.

    Kështu u veprua nga të dërguarit prej meje në shtëpinë e Kadaresë. Dokumentet me dorëshkrime u dhanë me dëshirë dhe pa rezerva nga vetë e motra e Kadaresë.

    Vura në dijeni Ramiz Alinë për masat e marra, duke i dërguar një informacion me shkrim. Nuk pati reagim dhe as përgjigje vlerësuese apo kritikë.
    Informimi me shkrim pati si qëllim, në fakt, që të dokumentohej ky urdhër që jepej me gojë dhe nuk ishte bërë zyrtarisht me shkrim, për të mos lënë provë për të ardhmen, për qëndrimin e mbajtur në atë kohë, ndaj një problemi të rëndësishëm politik të kërkesës për azil politik dhe të reagimit shtetëror.


    KADARE I LIDHUR ME SHEHUN

    Ismail Kadare ka qenë në ndjekje nga Sigurimi I Shtetit dhe është kërkuar përfshirja në grupin armiqësor të liberalizmit dhe u përsërit edhe në komplotin e fundit të Mehmet Shehut.
    Qëndrimi për zbatimin e ligjit nuk ishte një urdhër i dhënë për një problem ligjor, por për një problem politik. Ai do të aktualizonte edhe problemet e diskutuara në rreth të ngushtë në të kaluarën për Kadarenë.

    Me rastin e hetimit të personave të akuzuar, arrestuar dhe dënuar si armiq të Partisë së Punës, për qëndrimin armiqësor me pikëpamjet dhe veprimet borgjeze të liberalizimit të Partisë dhe shtetit, si të Fadil Paçramit dhe të Todi Lubonjës, ndërmjet disa intelektualëve të dyshuar për pikëpamjet e tyre është diskutuar edhe për Ismail Kadarenë.

    Në Byronë Politike dhe në Sekretariatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë është diskutuar edhe propozimi i bërë nga Sigurimi i Shtetit, me anë të ministrit të Punëve të Brendshme, që ishte edhe anëtar i Byrosë Politike, për goditjen e Ismailit për idetë e tij në veprat letrare, me pikëpamje liberale armiqësore për Partinë e Punës. Enver Hoxha nuk ka qenë dakord që Ismail Kadare të ndiqej penalisht dhe të përfshihej në grupin armiqësor të liberalizimit.

    Në atë kohë, në Byronë Politike dhe sekretariat është kritikuar edhe Ramiz Alia, i cili drejtonte propagandën dhe arsimin si sekretar i ngarkuar me ideologjinë. Nexhmije Hoxha e ka vlerësuar besnikërinë e rolin e Ramizit dhe ndaj tij është mjaftuar masa me një vërejtje.

    Lidhja që Ismail Kadare kishte me familjen e Mehmet Shehut dhe fëmijët e tij, vlerësohej si një drejtim tjetër i shtrirjes së veprimtarisë armiqësore edhe në fushën e artit e të kulturës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara. Komploti kundër Partisë dhe shtetit mendohej se do të dilte më i plotë, po të vërtetohej edhe shtrirja në ideologji.

    Për këtë u shtrua edhe detyra për studimin e të dhënave dhe provave në ngarkim të Kadaresë. Vlerësohej se kishte ardhur momenti dhe ishte e nevojshme që Ismaili, si personi me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij.


    PSE NUK MUND TË ARRESTOHEJ KADARE

    Versioni për arrestimin e Kadaresë për veprimtari armiqësore dhe përfshirjen në komplot nuk mund të realizohej: Ismail Kadare ishte një figurë e shquar e letërsisë shqiptare dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare.

    Arrestimi i tij nuk do të gjente përkrahje në popull dhe në botën e jashtme. Do të kishte reagime me pasoja të mëdha, që do të dëmtonin më shumë politikën kundër veprimtarisë armiqësore. Kjo do të forconte bindjen në opinionin publik, se grupet armiqësore ishin manipulime politike dhe të drejtësisë.
    Komploti i fundit me në krye Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Feçor Shehun etj., do të vihej më shumë nën kritikën e brendshme dhe të jashtme, do të shtoheshin më shumë dyshimet dhe do të bëheshin më të qarta në popull dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, falsiteti i propagandës partiake për improvizimin me prova dhe akuza të manipuluara dhe të falsifikuara të komplotit. Deklarimi zyrtar, se ky komplot ishte më i madhi dhe më i rrezikshmi, do të kthehej në akuzë për udhëheqjen.

    Populli do të kuptonte se ai ishte inskenuar për të fshehur qëllimet e vërteta politike që po zbatoheshin në mënyrë të organizuar nga udhëheqja e Partisë, që të arriheshin masat për eliminimin e kundërshtarëve politikë, zhdukjen e personave më të rëndësishëm që mund të dëshmonin në të ardhmen për sekrete shtetërore ku vërtetohej përgjegjësia direkte e Enver Hoxhës, si dhe garantimin e kalimit të pushtetit tek Ramiz Alia, pas vdekjes së Hoxhës.


    NË KËRKIM TË PROVAVE

    Dokumentet agjenturore dhe hetimore me provat për kërkesën për arrestimin e Ismail Kadaresë. Në bazë të kritereve të ligjit për administrimin e doku-menteve zyrtare dhe arshivimin, të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të Rregullores së Administrimit të Doku-menteve Zyrtare të Partisë së Punës, përcak-tohej procedura e dër-gimit, marrjes, admi-nistrimit, njohjes, përdo-rimit dhe arkivimit.

    Në bazë të këtyre rregullave ligjore dhe rregullave të brendshme në Komitetin Qendror të PPSH, dokumentet që i adresoheshin udhëheqjes, protokolloheshin në sekretari dhe i paraqiteshin për ta njohur direkt personi që i adresohej. Pasi e lexonte, ai dokumentonte njohjen me dokumentin me anë të shënimit që vendoste në pjesën e sipërme të dokumentit dhe e firmoste. Pas njohjes, dokumenti kthehej përsëri në arkiv. Në bazë të porosive të dhëna, merreshin masat përkatëse për t’i zbatuar.

    Dokumentet e klasifikuara “sekret” ose “tepër sekret” që dërgoheshin nga Sigurimi i Shtetit, materiale të rëndësishme agjen-turore, të zbulimit të brendshëm dhe të jashtëm, radiograme, etj., që përgatiteshin nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, që hartoheshin vetëm në një ekzemplar dhe kërkohej të ruhej me rreptësi sekreti i përmbajtjes së tyre, paraqiteshin në udhëheqje, që nënkuptonte vetëm sekretarin e parë të Komitetit Qendror dhe me porosi të tij, sekretarit për organet e diktaturës (rendit), duke ia dhënë personalisht atij dorazi nga ministri ose zëvendësministri, ose shifranti. Këto dokumente mbeteshin në arkivën e organit që i kishte dërguar. Ndalohej njohja e këtyre do-kumenteve nga persona të tjerë.

    Procedura e administrimit dhe arkivimit të dokumenteve të punës agjenturore dhe të hetimeve me shumë rëndësi si për grupet komplotiste, ishte edhe më e rreptë. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH jepte porosi me gojë dhe kërkonte përgjigje po me gojë vetëm nga ministri i Punëve të Brendshme.
    Ministri i Punëve të Brendshme nuk linte shënime me shkrim.

    Në raste tepër të veçanta, kur vetë sekretari i parë i KQ të PPSH jepte porosi dhe kërkonte përgjigje me shkrim ose dokumentin përkatës, siç ishin implikimet për veprimtari armiqësore, paraqitej dokumenti dhe ai shkruante porositë përkatëse.

    Vetëm në raste shumë të veçanta, si për të dhëna dhe implikime me shumë rëndësi, si procesverbali i pyetjes së Llambi Ziçishtit, paraqitej dorazi dokumenti dhe vihej shënimi përkatës, siç është vepruar konkretisht.

    Në janar të vitit 1990, Ramiz Alia filloi të kthejë mbrapsht në organin që i kishte dërguar të gjitha materialet “sekrete” dhe “tepër sekrete”, duke vënë vetëm firmën e tij.

    Në bazë të kësaj praktike, Ramiz Alia është njohur me këtë procesverbal, ka vënë shënimin dhe e ka nënshkruar. Në pjesën e sipërme të dokumentit majtas, lexohet shkrimi me shënimin dhe firmën e Ramiz Alisë: (Sh. Zylyftar. Në ruajtje. Firma).
    Rëndësia e këtij procesverbali dhe shënimi dokumenton:

    - Pyetja e të pandehurit Llambi Ziçishti dhe evidentimi me shkrimin e tij ka pasur si qëllim që të përdorej si provë e rëndësishme ligjore.
    - Përmbajtja është shkruar sipas porosisë së dhënë nga vetë udhëheqja.
    - Shënimi i adresohet zëvendës-ministrit Zylyftar Ramizi, i cili kishte në drejtim edhe Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Kjo nënkupton masat e mëtejshme që duhet të merreshin nga Sigurimi i Shtetit, për të gjetur dhe administruar të dhëna dhe prova të tjera, për realizimin e goditjes së planifikuar në masat operative agjenturore.
    - Fjala “Në ruajtje” nënkupton depozitimin dhe përdorimin në kohën e përshtatshme të kësaj prove ligjore.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Qemal Lame: Përplasja me Samit Brokajn për lirimin e atyre që rrëzuan Enverin

    TIRANE-Pas demonstratave të prillit të 1991 në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, ish kryehetuesi i kohës, Qemal Lame tregon në librin e tij me kujtime debatet dhe hetimet e kryera. "Kur shembeshin themelet", rrëfen orë pas ore përplasjet mes ministrave të kohës, hetuesve dhe zhvillimet që çuan drejt rënies perandorinë komuniste.


    RAPORT PËR ZHVILLIMIN E NGJARJEVE ME DATËN 1-3 PRILL

    Në datat 1-3 prill 1991, në qytetin e Shkodrës ka pasur cenime të rendit publik.
    Azem Hajdari ishte përsëri duke u folur të pranishmëve nga kati i dytë i selisë së PD. Nga fjala e tij, pjesëmarrësit entuziazmoheshin edhe më shumë, por më pas Azemi u sëmur dhe u largua. Me largimin e tij, njerëzit u qetësuan dhe u shpërndanë në qendër të qytetit grupe-grupe. Rreth orës 15.45, të gjithë qytetarët që ishin në shesh u drejtuan para Komitetit të PPSH-së, me thirrje "Liri-Demokraci", "PPSH të japë dorëheqjen", "Shkodra Republikë", "Poshtë komunistët", "Poshtë Xhelil Gjoni", "O Gjeli, o shkërdhatë, nuk e ke jetën të gjatë" etj.

    Para godinës së PPSH-së, ata u shtuan shumë, 15-20 mijë dhe kanë qëndruar duke thirrur deri në orën 21.30. Në disa raste, me kërkesën tonë, të pranishmëve u bënë thirrje për shpërndarje edhe deputetët e PD-së, Pjetër Arbnori e Ali Spahia, por ata nuk u shpërndanë.
    Në orën 8.15 u bë një takim i drejtuesve të PD-së e policisë te kryetarja e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të rrethit, ku u diskutua se si do të parandaloheshin ngjarjet. Edhe këtu, drejtuesit e PD-së si, Pjetër Arbnori, Xhelal Uruçi e Eduart Perjaku thanë se pjesëmarrësit në miting nuk ishin organizuar prej tyre, ata vetë nuk ishin dakord me këtë formë dhe se kishin konsumuar një ditë më parë me ta dhe se nuk u dëgjohej fjala për t'i shpërndarë.

    Ky proces vazhdoi deri në orën 10:00. Në këtë moment, me gjithë se disa pjesëtarë në manifestimet e paligjshme u përpoqën që të mos i linim të afroheshin, demonstruesit thyen me gurë të gjithë xhamat e katit të parë të Komitetit të PPSH dhe disa xhama të bibliotekës.
    Demonstruesit përdorën edhe dinamit kundër autoblindës dhe tentonin t'i hidhnin edhe në objekt. Armët u përdorën kryesisht ku kryheshin akte diversioniste. Gjithashtu u plaçkit biblioteka e rrethit dhe tentuan t'i vënë zjarrin.

    Rreth orës 11.30 morëm vesh se ishte vrarë një person, të cilin e sollën nga spitali në vendin e ngjarjes, e pak më vonë edhe për dy të tjerë. Pas vrasjes së parë, ata që shoqëronin kufomën u bënë presion forcave tona duke u thënë: "Kot e keni, pse nuk dorëzoheni, sepse Tirana është dorëzuar", disa vazhdonin thirrjet kundër PPSH-së, presidentit dhe kërkesat "Shkodra Republikë". Të tjerë thoshin se Xhelil Gjoni është vrarë, Xhelil Gjoni ka arrestuar Ramiz Alinë etj., parulla këto që i nxisnin më tepër demonstruesit për veprime vandale.

    Vandalistët i vunë zjarrin dhe dinamitin edhe 4 makinave të policisë, si dhe 4-5 makinave të Komitetit të PPSH-së.
    Godina e Komitetit të PPSH-së u dogj plotësisht. Rreth orës 13.00, vandalistët u grumbulluan para Radio Shkodrës, ku rreth 20 minuta u mbajti fjalim Azem Hajdari, i cili ka thënë se qeveria në Tiranë është rrëzuar dhe se në 5 qytete, si në Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Kavajë demokracia arriti qëllimin e vet, prandaj na mbeti edhe Shkodra për ta fituar. Disa pjesëtarë të turmës, duke qenë edhe nën presionin e forcave të rendit, e penguan turmën të futej në radio. Nga përleshjet te Komiteti i Partisë së Punës u plagos shefi i policisë, të cilit i morën pistoletën e kërkonin ta vrisnin 10-15 huliganë, komandanti i repartit të policisë së qytetit, 4 oficerë të tjerë, si dhe 21 policë e ushtarë, prej të cilëve me armë u plagos edhe sekretari i Komitetit të Partisë Punës, Xhorxhi Grabova. U vranë me armë 3 qytetarë: Arben Broci, inxhinier në fabrikën e cigareve, anëtar i PD-së, vjeç 24; Besnik Cepa, vjeç 29, punëtor në NSHRAK dhe Bujar Bishanaku, vjeç 22, i pazënë në punë, anëtar i PD-së. Në datën 04.04.1991, njoftohemi se në spitalin e Tiranës ka vdekur edhe Nazmi Kryeziu, rreth 33 vjeç, i plagosur rëndë, punëtor në Uzinën e Blojës, i dënuar 7 vjet për kontrabandë. Gjithashtu janë plagosur edhe qytetarë të tjerë.

    Më datë 03.04.1991, si rezultat i thirrjes së bërë nga sindikata e pavarur e punëtorëve dhe Partia Demokratike, shumica e punonjësve të qytetit, nxënësit e shkollave etj., që në orën 9.00 lanë punën dhe u grumbulluan në qytet për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të vdekurve.
    Me përjashtim të thyerjeve të disa xhamave në mëngjes, më datën 03.04.1991 nuk pati ndonjë shqetësim tjetër serioz. Rreth orës 14.30, të tria kufomat u shoqëruan para selisë së Partisë Demokratike, ku u grumbulluan rreth 30 000 persona, ku foli lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u tha të pranishmëve se të vrarët janë heronjtë e demokracisë, ata do të rrojnë, vrasësit do të vdesin, komunizmit i erdhi fundi. Pak a shumë kështu janë zhvilluar ngjarjet edhe në varreza, ku kufomat u shoqëruan në këmbë nga rreth 10 000 veta. Pas kthimit nga varrimi, në dy mjete transporti që janë kthyer para turmës, janë hedhur parulla të kundërligjshme si "Poshtë Ramiz Alia", "Poshtë komunizmi" etj. Më pas nuk ka pasur ngjarje të tjera, njerëzit janë shpërndarë normalisht. Për këto probleme që trajtuam, hetuesia ka filluar e po vazhdon hetimet. Sot përsëri ka grumbullime para ish-Komitetit të PPSH-së, ku pjesëmarrësve u foli Azem Hajdari dhe njerëzit po shtoheshin vazhdimisht. Po marrim masa për normalizimin e gjendjes, e cila është akoma e tensionuar. (Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Çapajev Taçi).
    MANGËSITË E RAPORTIT PËR NGJARJEN DHE PËRGJEGJËSITË KONKRETE
    Pasi u njoha me raportin, pyeta nëse kishte të dhëna të tjera nga dega e punëve të brendshme, Komiteti i Partisë së Punës, Partia Demokratike etj., të cilat lidheshin direkt me ngjarjen.
    - Ka prova dhe fakte të tjera të dërguara nga dega e punëve të brendshme, për të vërtetuar të dhënat e raportit? - pyeta Kostën.
    - Jo, shoku kryetar. Më paraqitën vetëm raportin. U kemi kërkuar të dhëna, por nuk i japin. Nuk kemi, thonë.


    TAKIMI NË DEGËN E PUNËVE TË BRENDSHME PËR RENDIN DHE ZBATIMIN E LIGJIT

    Në degën e punëve të brendshme ishte qetësi. Në zyrë ishte Çapajev Taçi, kryetari dhe Naim Reçi, nënkryetari.
    Çapajevi u ngrit nga karrigia e tij dhe u nxi në fytyrë sapo më pa. Më vështronte me urrejtjen që besnikët e partisë shikonin armiqtë e Partisë dhe popullit. Zylyftar Ramizi më kishte akuzuar në disa mbledhje se sabotoja Sigurimin e Shtetit, ndërsa të tjerët, si edhe Çapajevi, nuk kishin aq pushtet sa Zylyftari që të deklaronin hapur mendimin e tyre dhe reagonin me qëndrimet dhe mimikë të pakënaqur.
    Çapajevi nuk u përmbajt dhe i tensionuar tha:

    - Shoku Qemal, kështu nuk shkohet më. Jemi në tension prej shumë kohësh. Të vihet dorë. Këtë e ka bërë Partia Demokratike. Azem Hajdari e nxiti popullin. Është deputet, por të përgjigjet. Të vihet dorë për ta arrestuar. Të shkohet deri në fund. Çështja duhet të shkojë deri në fund. Ju jeni kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme. Bisedoni me shokun Ramiz. Unë nuk kam çfarë të bëj. Kështu nuk mund të punoj dot.
    Reagova me kujdes që të qetësohej dhe të reagonte pozitivisht për detyrat që dilnin:

    - Unë kam për detyrë të kërkoj se si është zbatuar ligji dhe të hetoj veprat penale të kryera, në bazë të provave dhe fajësisë së fajtorëve. Këto kërkojnë procedurën ligjore të parashikuar nga procedura e hetimit. Imuniteti i deputetit është garanci kushtetuese. Megjithatë, kjo nuk pengon policinë dhe as hetuesinë për të evidentuar drejt rrethanat e ngjarjes dhe provat për cilindo që ka kryer një vepër penale. Kemi për detyrë të veprojmë në bazë të ligjit dhe me prova.
    - Për ne është e vërtetuar kush e shkaktoi ngjarjen. Kam bërë raportin. E paraqita sot edhe në hetuesi. Të vendoset në fillim për drejtuesit e Partisë Demokratike.
    - Ka prova për drejtuesit e Partisë De-mokratike?
    - Unë paraqita raportin me përfundimet që kemi ne si degë e punëve të brendshme. Më shumë nuk kemi.
    - Raporti nuk bazohet në prova, - u përpoqa ta sqaroj edhe njëherë për kërkesat e nevojshme procedurale. - Nuk kemi asnjë të dhënë tjetër veç konkluzioneve.


    NE TIRANE

    U takova me kryetarin e hetuesisë, duke e porositur të ndihmonte bashkë me hetuesin zëvendëskryetarin dhe grupin e hetuesve dhe të punonin së bashku. Drejtori, Besniku, erdhi me mua për në Tiranë.
    Ndalova direkt në selinë e Këshillit të Ministrave. Ishte pak pas orës 18.00. Sapo kishte filluar mbledhja. Rrapi erdhi pas afro një gjysmë ore.
    Pasi mbaroi pika e parë e sapofilluar, u kalua në analizën për gjendjen në Shkodër. -Na raporto ti, shoku Qemal, për gjendjen dhe çështjen hetimore, - tha Fatosi.

    Gjendja vazhdon të jetë e tensionuar dhe është shumë e vështirë për të vendosur qetësinë dhe rendin publik. Hetimet sapo kanë filluar. Mora takim me drejtuesit e degës së punëve të brendshme dhe ata të Komitetit Ekzekutiv. Masat për rregullimin e gjendjes janë së pari të karakterit më të rëndësishëm shtetëror dhe të kompetencës së organeve më të larta shtetërore, duke filluar nga Kuvendi Popullor. Së dyti, duhet konsesus i gjerë politik, që të qetësohet populli dhe të fillojë funksionimi i shtetit dhe i rendit në Shkodër. Me anë të shtypit, është bërë një njoftim nga Ministria e Brendshme dhe pas tij, njoftimi i përbashkët i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Këshillit Presidencial. Prandaj është mirë që të jepet një raport informues me të dhënat e deritanishme nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe pastaj nga unë. Duke i dëgjuar në mënyrë kronologjike, do të mund të krijohet një përfytyrim më i mirë për situatën dhe masat që duhen marrë.


    DEBATET

    - Po ti ishe në vend, - tha menjëherë Fatosi.
    - Pikërisht, për këtë do të flas, pasi e përjetova sadopak gjendjen. Në vend duhej të kishte vajtur më parë ministri i Punëve të Brendshme.
    - Fol ti, ministër i Drejtësisë, - tha Fatosi, duke iu drejtuar Dashamirit.
    - Të flasë ministri i Brendshëm, - iu përgjigj Dashamiri.
    - Mirë, po flas unë, - ndërhyri dhe e mori fjalën Gramozi dhe filloi të lexojë raportin e dërguar nga kryetari i degës së punëve të brendshme edhe në hetuesinë e rrethit.
    Pasi mbaroi leximin, Gramozi bëri disa komente për gjendjen e krijuar dhe vuri në dukje disa kritika që bëheshin nga drejtues në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Shkodër, për bashkëpunimin me hetuesinë.
    E mora unë fjalën: -Raporti i degës së punëve të brendshme është i vetmi material kallëzues i ardhur në hetuesi. Bëhet informim për ngjarjen, nuk janë bërë ndalime dhe nuk janë paraqitur prova për shkeljet e ligjit dhe pasojat për vrasje dhe shkatërrimet e pronës....
    Në këto drejtime, merr rol me përgjegjësi qëndrimi i Partisë Demokratike. Drejtuesit e saj dhe deputetët e Shkodrës duhet të kontribuojnë për ngjarjen.

    Pas meje foli Rrapi Mino. Edhe ai vuri në dukje gjendjen e rëndë, duke miratuar problemet e parashtruara nga unë.
    - Shoku Qemal mori takime dhe bëri biseda dhe raportoi drejt. Problemet janë politike dhe kërkojnë zgjidhje nga lart. Sa na përket neve si Hetuesi dhe si Prokurori, kemi ngritur grupin e hetimit dhe të prokurorëve për të kontrolluar.
    Fjala ime dhe e Rrapit ndryshonin nga ajo e Gramozit. Këto ndryshime nxitën pyetje dhe diskutime nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
    Menjëherë konstatova se kërkohej që zgjidhja të arrihej me shtimin e dhunës së paligjshme shtetërore.


    MINISTRAT MILITANTE

    Një pjesë e ministrave do të tregoheshin militantë nga më besnikët e udhëheqjes së Partisë së Punës dhe personalisht të presidentit të ri, që i zgjodhi me kujdes. Pyetjet e para dhe qëndrimi direkt ishte në theksin që iu dha kritikave për liberalizëm në hetuesi dhe në prokurori. Emërimi i Qeverisë së Re ishte bërë me konceptin e emërimit të besnikëve për të zbatuar udhëzimet dhe mbajtur qëndrime të ashpra. Qeveria nga e cila pritej bërja e reformave, do të ishte edhe më konservatore se e mëparshmja që të mbahej pushteti nga Partia e Punës. Kishte të drejtën për qeverinë pasi fitoi zgjedhjet, por zgjedhjet e lira u bënë për realizimin e reformave demokratike dhe jo të ruajtjes së sistemit të vjetër.


    SABIT BROKAJ

    Pati edhe ndonjë ministër që nuk kishte njohuri për punën në drejtësi, por si besnik i Partisë në mendimet e tij, ngriti zërin me kritikë të thellë:
    - Kur do të na i japë rezultatet hetuesia, - tha Sabit Brokaj, ministër i Shëndetësisë. - Për ngjarjet në Shkollën e Bashkuar, s'u bë gjë. U lanë të lirë fajtorët. U lanë të lirë edhe ata të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Tani nuk veprohet për vandalistët e terroristët në Shkodër. Ku do të vemi kështu? Kështu nuk mbahet pushteti! Po na ikën nga duart!

    E çuditshme, që një ministër i Shëndetësisë të mendonte, analizonte dhe të jepte konkluzione, si një militant partie me një nivel të tillë politik dhe kulturor. Një ministër i një sektori të rëndësishëm human dhe me rol të posaçëm për jetën dhe mirëqenien e njeriut, fliste si një militant ekstremist, që mbështeste dhe zbatonte verbërisht dhunën shtetërore.

    Nuk mund ta lejoja më shumë që të diskutonte në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe i ndërhyra, duke i ndërprerë fjalën, po me ton të ashpër:
    - Ku e njeh ti punën e Hetuesisë, shoku ministër i Shëndetësisë. Në punën tënde ti ke përcaktuar diagnoza dhe ke ndjekur terapi për zemrën, si specialist i mirë që dihet se ke qenë, nuk e besoj të kesh punuar ndonjëherë në organe të drejtësisë apo të Hetuesisë. Por gjithsesi, ne të dyve na lidh në profesionet tona dimensioni human. Humanizmi im qëndron në zbatimin me përpikmëri dhe drejtësi të ligjit, ndërsa yti në përcaktimin e diagnozës dhe shpëtimin e pacientit. Diskutimi yt më krijon mendimin se je ndikuar në mendimet për shkak të presionit që bëhet ndaj Hetuesisë dhe merren në mbrojtje me qëllime të caktuara gabimet me paramendim të organeve të punëve të brendshme.

    Ti nuk e njeh dhe nuk mund të gjykosh me këto mendime për të bërë vlerësime për Hetuesinë. Hetuesia bën hetime. Hetuesi zbaton ligjin. Hetuesia nuk shkel ligjin për të kënaqur interesat e njëanshme politike. Hetuesia nuk është as Sigurimi i Shtetit dhe as policia dhe as zëvendëson punën e tyre, kur ato nuk zbatojnë ligjin dhe për përgjegjësitë që kanë, spostojnë vëmendjen padrejtësisht duke akuzuar Hetuesinë. Hetuesia, si organ i drejtësisë, i ka të përcaktuara me ligj detyrat për hetimin e veprave penale. Me një numër të vogël hetuesish, që në mënyrë figurative mund të thuhet "me një grusht hetuesish" që ka në organikë, nuk mund të zëvendësojë Sigurimin e Shtetit dhe policinë, që janë një armatë e madhe potenciale.

    - Forcat e rendit kanë vepruar me urdhër nga lart. Policia nuk ka vepruar sipas ligjit gjatë manifestimit dhe, pas vrasjeve dhe shtimit të kundërshtimit popullor, është larguar nga vendi i ngjarjes. Në Shkodër nuk ka rend. Çfarë të bëjnë ata hetues, që nuk kanë asnjë mbrojtje nga policia dhe Sigurimi i Shtetit, të cilët nuk janë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe rivendosjen e qetësisë së popullit, për një jetë normale?!
    - Çfarë të bëjë hetuesi, kur forcat e rendit nuk janë në krye të detyrës?!
    Çfarë të bëjë Hetuesia, kur organet udhëheqëse të shtetit e dinë këtë gjendje dhe kërkohet llogari për hetuesinë?!
    Njoftohet për vandalistë dhe terroristë dhe pas disa çasteve, ndërrohet vlerësimi dhe përmenden si viktima!
    Nuk bëhen ndalime nga policia dhe nuk paraqiten prova ligjore dhe bëhet fajtore hetuesia përse zbaton ligjin!
    Me gjithë këto vështirësi të gjendjes së hetimit dhe situatën politike, hetuesit janë të mobilizuar dhe punojnë që të realizojnë në bazë të ligjit dhe me drejtësi hetimet edhe në Shkodër.
    Në sallë ra qetësi. Sabiti uli kokën dhe nuk foli më.
    Ndërhyrja ishte me efekt. Qeveria duhej të orientohej drejt dhe të mos bazohej vetëm në raportimet që bënte ministri i Brendshëm.
    Pas pauzës që shkaktoi vetvetiu diskutimi im, e mori fjalën Fatosi dhe më pyeti:
    - Kur do të na njoftoni për rezultatet e hetimit?
    - U fillua menjëherë puna. Për hetimin ka afate hetimore. Do të punojmë me të gjitha mundësitë ta përfundojmë me drejtësi dhe shpejt. Por po nuk u mbështetëm, nuk arrijmë dot shpejtësinë që duam të kemi në hetim dhe kërkohet për sqarimin sa më shpejt të ngjarjes dhe të ndikojmë pozitivisht në familjet e dëmtuara dhe në qetësimin e opinionit publik. As makina për të shkuar në vendin e ngjarjes nuk ka Hetuesia që i kërkohet çdo gjë për mbrojtjen e rendit. I kërkohen edhe detyra që nuk i takojnë, të cilat nuk i refuzon, por mundohet të ndikojë dhe të japë kontribut sa mundet. Në radhë të parë, kërkohet konsensus politik, të vendoset rendi publik dhe të dëgjohet populli. Po të realizohen këto, atëherë do të arrihet stabiliteti politik. Për këto do të jetë e gjithanshme edhe puna e gjithë hetuesve.
    U bë pushim.
    Kur dolëm në korridor, erdhi menjëherë Sabiti dhe më takoi. Më foli me respekt dhe kujdes.
    - Unë nuk ju rëndoj ju, - tha me dashamirësi. - Dua që secili të bëjë detyrën. Edhe ju bëni mirë që kërkoni të mos ju bien në qafë, shoku Qemal.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Lame: U raportova Nanos dhe Ramizit për të vrarët e Shkodrës

    Qemal Lame vijon rrëfimin për vitin 1991. Si vijuan ngjarjet pas vrasjes së katër demonstruesve në Shkodër dhe si i priste rezultatet e hetimeve Ramiz Alia president dhe Fatos Nano kryeministër. Rrëfimet e mëposhtme janë shkëputur nga libri i tij me kujtime "Kur shembeshin themelet", botuar nga “Onufri”.

    Mbledhja e Qeverisë vazhdoi me pikën e tretë, për buxhetin.
    Gjendja e rezervave valutore ishte shumë kritike, skandaloze. Buxheti ishte rritur dhe po shkonte drejt 200 milionë dollarë. Bankat e huaja nuk jepnin kredi, pa garanci të rezervave valutore që Shqipëria duhet të kishte në bankat e njohura ndërkombëtare dhe pa shlyer detyrimet që kishte.
    Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, parashtroi disa masa.
    Gjendja financiare tregonte për katastrofën e afërt që do të vinte shpejt, me falimentimin e ekonomisë, të financave dhe të vetë shtetit. Stabilizimi politik dhe ekonomik do të krijonin kushtet e nevojshme që të rritej besimi te shtetet perëndimore dhe të vinin investitorët e huaj.


    NJOFTIMI I HETUESISË DHE PROKURORISË

    Thirra zëdhënësin, Beqir Kokoshin, që kisha caktuar disa ditë më parë. I dhashë tekstin e njoftimit, me porosi që ta shikonte edhe Rrapi Mino. Biseduam në telefon dhe vendosëm që një kopje të dërgohej në Këshillin e Ministrave dhe një në Radio Televizion.

    NJOFTIM

    Për ngjarjen e rëndë të datës 2 prill 1991, në qytetin e Shkodrës, janë marrë masa për hetimin e plotë, të gjithanshëm dhe të shpejtë të çështjes. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes që lidhen me aktet kriminale të vrasjeve e të plagosjeve, të shkatërrimit me anë të zjarrit e të lëndëve plasëse të ndërtesës së Komitetit të Partisë së Punës, të djegieve të automjeteve, vjedhjes së armëve e të tjera vepra penale të kësaj natyre, si dhe shkaqet e tyre e personat fajtorë, është e domosdoshme që Hetuesisë të mos i krijohen vështirësi për të kryer hetimet. Deri tani është arritur të bëhet një këqyrje e pjesshme e vendit të ngjarjes dhe e kufomave, të cilat ishin marrë nga spitali dhe nuk u lejuan të bëhej autopsia e tyre sipas kërkesave të ligjit. Pengesa u krijuan edhe për pyetjen e të plagosurve e të dëmtuarve, ndërsa në godinën e Komitetit të Partisë së Punës nuk mund të bëhej në kohë këqyrja e plotë, pasi vazhdohet të bëhen dëmtime dhe djegie.
    Organet e Hetuesisë dhe të Prokurorisë kërkojnë nga organet e ruajtjes së rendit e organet e tjera shtetërore, që të zbatojnë me konsekuencë ligjet, partitë politike të ndikojnë për të ulur gjendjen e tensionuar e të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shtetasit të dëshmojnë sipas kërkesave të ligjit me qëllim që të zbulohet deri në fund e vërteta e të vihen para përgjegjësisë ligjore fajtorët.
    Për hetimin në kohë dhe me objektivitet të çështjes, Hetuesia dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë marrë masat përkatëse dhe bashkë me organet e rrethit po punojnë intensivisht. Është krijuar një grup i posaçëm hetimi. (PROKURORIA dhe HETUESIA, Tiranë, më 04.04.1991)


    NJOFTIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

    Pas pak mori në telefon Aleks Luarasi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, dhe kërkoi të takoheshim, mundësisht në orën 9:00, për të bërë një njoftim të Këshillit të Ministrave për gjendjen në Shkodër.
    Aleksi e mori dhe shkoi që ta lexonte e të jepte mendim edhe Fatos Nano. Fatosi kishte bërë disa ndryshime.


    RRETH NGJARJEVE NË QYTETIN E SHKODRËS

    Zëdhënësi i Këshillit të Ministrave, duke marrë parasysh shqetësimin që ka krijuar zhvillimi i ngjarjeve në qytetin e Shkodrës ditët e fundit, mori kontakt me dikastere të ndryshme, organet e pushtetit lokal dhe me Hetuesinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ai mësoi se lidhur me ngjarjen e datës 02.04.1991 në qytetin e Shkodrës kanë filluar hetimet me një grup të posaçëm hetuesish nga qendra dhe në disa rrethe, nën kontrollin e Prokurorisë së Përgjithshme, për sqarimin e plotë e të gjithanshëm të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të shkaktarëve të saj.
    Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se këtë ditë në këtë qytet ka pasur grumbullime të paligjshme qytetarësh, të shtëna me armë nga qytetarë dhe nga forcat e ruajtjes së rendit, përdorim eksplozivi kundër objekteve publike, të vrarë e të plagosur, midis personave të grumbulluar, punonjësve të policisë dhe funksionarëve të Komitetit të Partisë së Punës së rrethit, si dhe djegie e shkatërrim thuajse të plotë të mjediseve e të pajisjeve të godinës së këtij komiteti.
    Nga data 02.04.1991 deri më 04.04.1991 organet hetimore e patën të vështirë për të kryer veprimet e nevojshme për shkak të situatës së tensionuar. Në kushtet e kësaj situate, personat janë penguar për të kryer ekspertizën ligjore dhe hetimin e gjithanshëm të fakteve në mjediset e ngjarjeve, takimet me njerëzit e ndryshëm etj. Për këto arsye, ka qenë e pamundur pyetja e të plagosurve, e të dëmtuarve, e dëshmitarëve dhe marrja e provave të tjera siç parashikon ligji. Ndërkohë ndërtesa e Komitetit të Partisë së Punës së rrethit, deri në orët e vona të datës 04.04.1991, ka vazhduar të digjet...
    Tiranë më 04.04.1991


    KËRKESË E KRYEMINISTRIT PËR NJOFTIM NGA HETUESIA PËR MEDIAN

    Isha në zyrë duke punuar, kur në orën 20.30, pas revistës televizive me ngjarjet kryesore të ditës, mori në telefon Fatos Nano.
    - Pse nuk jepni njoftim në RTV? - pyeti.
    - Kemi dhënë njoftim dy ditë më parë. Nuk kemi gjë tjetër për të informuar. Të bëhen hetime, të administrojmë të dhëna të reja dhe të japim njoftim të ri.
    - Pse, ne do të plotësojmë të metat tuaja?!
    - Çfarë të metash, shoku Fatos? Për çfarë mendoni?
    - Ja për njoftimin.
    - Fatos! Unë dhashë një sqarim për t'u mirëkuptuar. Edhe një herë e përsëris. Ne e dhamë njoftimin në RTV dhe në shtypin e përditshëm. Nuk kemi për të dhënë tjetër, pa bërë hetime.
    - Ai është njoftimi që bëra unë, - tha Fatosi.
    Dihej se, në atë orë, Fatosi ishte në shtëpinë e Ramizit, ku takoheshin për konkluzionet e ditës. Ky fakt përforcohej edhe nga biseda me telefonin sekret. Në shtëpinë ku vazhdonte të banonte akoma, ai nuk kishte telefon me dy numra. Kuptohej se fliste në praninë e Ramizit dhe i jepte më shumë rëndësi pozicionit të tij. Megjithatë, duhej t'i përgjigjesha.
    - Ne bashkë me Prokurorinë kishim bërë njoftimin. Ju kërkuat të bëhej i përbashkët.
    - Jo! Njoftimin e bëra unë.
    - Njoftimin që ju korrigjuat dhe firmosët, e përgatitëm në zyrën e Aleks Luarasit, me një grup pune të përbashkët. Ju bëtë plotësime, pasi ishte bërë formulimi. Në bazë të atij formulimi u vendos qëndrimi në njoftimin e përgatitur më parë nga unë dhe Rrapi.
    Pas këtij sqarimi, Fatosi nuk e zgjati më tej.
    - Veproni më shpejt. Duhet një njoftim për opinionin publik.
    Me kaq e përfundoi bisedën telefonike.


    PËR SHKODËR

    Ora ishte 15.45. E mora në telefon.
    - Shoku Qemal. Duhet të shkoni në Shkodër! Sonte!
    - Ka ndodhur ndonjë ngjarje tjetër?
    - Është një problem me rëndësi.
    - Të nisem tani menjëherë për në Shkodër?! Tani po shkon ora 16.00. A e keni parasysh se çfarë do të thotë të nisesh tani nga Fieri dhe të vesh në Shkodër kur të jetë natë!
    - Ç'të them, shoku Qemal. Nesër do të jetë një takim me partitë politike në rreth. Kam porosi që të jeni edhe ju në atë takim.
    - Kush e ka organizuar? Përse do të marr pjesë edhe unë në këtë takim të partive politike?
    - Do të analizohet çështja e Shkodrës. Do të raportojnë grupi i hetuesve dhe i prokurorëve. Ne, disa shokë nga qendra, do të vemi në atë mbledhje.
    - Është menduar drejt dhe është mirë që është arritur marrëveshje për këtë mbledhje. Atëherë do të ishte e nevojshme të marrë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm dhe ministri i Punëve të Brendshme.
    - Ke të drejtë. Prokurorin e Përgjithshëm do ta njoftoj tani. Nga Ministria e Punëve të Brendshme do të vijë zëvendësministri për policinë, Aredin Shyti. Unë do të jem pasdite në zyrë. Hajde të bisedojmë. Të pres.
    - I lashë porosi Reshatit që të nesërmen të komunikojë shpërblimin për Llambin, 1000 lekë, për Petrit Lulën, 500 lekë, si dhe vetë ai të merrte shpërblimin prej 500 lekësh. Të jepen lekët në dorë në prani të hetuesve të tjerë. Të realizohet hetimi i plotë sa më parë dhe të jepet njoftim për këtë zbulim me rëndësi të tri vrasjeve shqetësuese për rrethin e Fierit dhe qetësimin e opinionit publik.
    Vajtëm për drekë te pallati i kinezëve (ndërtesa që ishte vënë në shërbim të specialistëve kinezë që kontribuuan për azotikun dhe përpunimin e thellë të naftës). Erdhi edhe prokurori i rrethit, Kiço Nano.
    U ktheva në Tiranë rreth orës 19.30. Ndalova te Këshilli i Ministrave. Aleksin e gjeta në zyrë duke punuar. Ishte bashkë me Rrapi Minon. Biseduam për mbledhjen dhe e lamë të niseshim të nesërmen, në orën 7.00, pasi mbledhja ishte caktuar në orën 9:00.
    Në orën 22.30, kur isha akoma në zyrë, mori në telefon Aleksi.
    - Shoku Qemal! Nesër, në orën 8.00 ju pret në zyrën e tij shefi i madh (me këtë emërtim nënkuptohej Ramiz Alia)...
    Mora në telefon në Shkodër për t'u interesuar për raportin që duhej të përgatiste zëvendësi, Feriti, për hetimet e zhvilluara. Nuk gjeta njeri në zyrë.
    Në mëngjes, në orën 7.00, vajta në zyrë. Mora në telefon në Shkodër. Zëvendësi, Feriti, më raportoi se kishte përgatitur raportin për mbledhjen me partitë politike.


    TAKIMI ME RAMIZ ALINË PËR ÇËSHTJEN E SHKODRËS

    Në orën 7.30, vajta te sekretari i përgjithshëm, Aleksi, në zyrën e tij.
    Rrapi priste në zyrën e vet.
    Bashkë me Aleksin shkuam në Komitetin Qendror për t'u takuar me Ramiz Alinë. Ishte një zgjidhje e mirë emërimi i Aleksit në këtë post të lartë në kryeministri. Ai ishte njeri i drejtë, me karakter, mbante marrëdhënie të mira me secilin, ndërmjetësonte dhe pritej me kënaqësi mendimi i tij, si një nga juristët më të mirë. Bashkë ruanim marrëdhëniet e mira që nga Fakulteti Juridik, ku ai vetë u interesua që të bëhesha anëtar i katedrës së teorisë së shtetit dhe të së drejtës që drejtonte.
    Pritëm në paradhomë, pasi nuk kishte ardhur akoma në zyrë.
    - Pas pak do të vijë, - na tha ndihmësi, Nexhmedin Dumani.
    Pas orës 8.00, erdhi Ramiz Alia. U përshëndetëm dhe hymë në zyrë.
    - Çfarë keni menduar për të thënë në Shkodër? - pyeti.
    - Do të dëgjohet raporti i Hetuesisë dhe i Prokurorisë, - u përgjigj Aleksi. Do të vijë edhe Prokurori i Përgjithshëm, veç dy ministrave që u bisedua.
    Ndërkohë erdhi Fatos Nano dhe u ul në karrigen përballë. Unë isha majtas dhe Aleksi djathtas, në tavolinën e Ramizit.
    - Ndërkohë hyri në zyrë ndihmësi, Nexhmedini, dhe tha se:
    - Shoku Rrapi Mino pyet për shokun Aleks, se kur do të nisemi për në Shkodër.
    - Ku e di Rrapi që ti Aleks je këtu! - pyeti Ramizi.
    - Nuk e di. Do të ketë pyetur ndoshta.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Qemal Lame:Më 2 prill 1991 në Shkodër, u vunë në përdorim snajperë

    Nga: QEMAL LAME

    MBLEDHJA E PARË E ZGJERUAR ME FORCAT POLITIKE DHE SINDIKATAT

    Mbledhja filloi pasi u prit që të vinte Aleksi. Ishin ftuar dhe morën pjesë përfaqësuesit e partive politike, kryetarja dhe sekretarja e Komitetit Ekzekutiv, një përfaqësues i Partisë së Punës, dy ministra, unë, Rrapi, hetuesit e prokurorët. Mbledhjen e hapi Aleks Luarasi. Theksoi problemet kryesore të dala dhe qëllimin e mbledhjes për t'u njohur me rezultatet e hetimit dhe masat që duhen marrë për normalizimin e situatës. Pastaj, iu dha fjala Ferit Sulës, që të informonte për hetimet e bëra deri atë ditë.
    Më datë 1 prill 1991 ka pasur grumbullime të paligjshme. Edhe më datën 2 prill 1991, në mëngjes, u bënë grumbullime të paligjshme. Në fillim janë mbledhur te Partia Demokratike dhe pastaj janë nisur dhe tubuar te sheshi para Komitetit të Partisë së Punës. Dega e punëve të brendshme, me shkresë, ka kërkuar nga Partia Demokratike që të qetësohet gjendja. Janë grumbulluar 20-30 mijë njerëz. Kanë qëlluar me gurë e me lëndë plasëse në drejtim të policisë dhe pastaj policia është përgjigjur me të shtëna me armë për vetëmbrojtje.
    Këto të dhëna të hetimit ngjallën menjëherë reagime dhe polemikë të ashpër. U bënë sqarime se këto ishin të dhëna të administruara në hetim dhe nuk vazhdonte hetimi. Qëllimi ishte informimi transparent dhe pa paragjykim. Duke informuar, kërkohej që secili të jepte mendime që të thelloheshin hetimet, të zbulohej e vërteta dhe të qetësohej situata. Çdo sqarim vlerësohej i qëllimshëm dhe si tendencioz, për të mos u zbuluar e vërteta. Ali Spahia dhe Xhemal Uruçi, nga Partia Demokratike, Reshat Rrapishta, kryetar i Partisë Republikane, përfaqësuesi i sindikatave të pavarura, kundërshtuan kategorikisht të dhënat hetimore të relatuara. Protestonin me zë të lartë:
    Hetimi është mashtrim. Tani po del qartë se nuk po zbulohet e vërteta. Ju po e mbyllni. Ky është version i padrejtë. Nuk vihet para përgjegjësisë policia, por nxënësit e shkollave dhe populli. Protestojmë!
    Reagimet kundër relatimit të bërë shkaktuan prishjen e mbledhjes. Zëvendësi im, Feriti, kishte relatuar si një punonjës i degës së punëve të brendshme dhe jo si një hetues. I tërhoqa vëmendjen disa herë që të fliste duke pasur parasysh më parë reagimet e mundshme, por ai ishte i pozicionuar në qëndrimin e tij. Nuk paraqiti problemet, duke i kushtuar vëmendje paanësisë së hetimeve dhe përpjekjeve publike të bëra nga Partia Demokratike, për shpërndarjen e demonstruesve dhe qetësimin e situatës, për kundërshtimet për rezultatin e zgjedhjeve. Duke u ndalur kryesisht në reagimet e degës së punëve të brendshme dhe duke mos u përmendur reagimi pozitiv, në prani të policisë i drejtuesve të Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj, u krijua mendimi se po akuzohej Partia Demokratike. Ky ishte një gabim i rëndë që dëmtoi mbledhjen dhe qëllimin për të cilën ishte organizuar. Duhej gjetur një mundësi për konsultime dhe zgjidhje për përmirësimin e gjendjes. Nuk duhej vënë theksi te gabimet e pjesëmarrësve. Megjithatë, mbledhja vazhdoi. Feriti u mundua të reagojë, por me shumë vonesë. Ai nuk dëgjohej më nga të pranishmit. Nuk kishte asnjë mendim, as edhe për vështirësitë objektive. Pas Feritit, raportoi Kiço Koçi, drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Ligjshmërisë në Hetime, në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe Kiçoja parashtroi konkluzionet e prokurorëve me të njëjtat probleme dhe mendime si edhe Feriti. Që në fjalën e parë tha:
    Jam dakord me konkluzionet e shokut Ferit.
    Ky referim i Prokurorisë me konkluzione të njëjta me Hetuesinë, nuk u pranua dhe shtoi më tej protestën. Reagimi ishte edhe më i ashpër. U bënë të njëjtat akuza për Hetuesinë dhe për Prokurorinë. U theksua prej tyre se:
    - Ka marrëveshje midis Hetuesisë, Prokurorisë dhe Degës së Punëve të Brendshme për të mbyllur procesin dhe për të mos zbuluar të vërtetën. Hetimet e zhvilluara nuk janë të plota dhe lënë të kuptohet se ata duan që të akuzojnë Partinë Demokratike. Nuk flitet për përgjegjësinë e policisë që vrau katër njerëz...
    U kërkua të bëheshin pyetje për raportimet e bëra. Pyetjet u shoqëruan me akuza të rënda për mbylljen me qëllim të hetimeve. Në kushtet e një konfuzioni të plotë, nuk mund të vazhdohej më. U bë pushim. Bisedohej në grupe të ndryshme, nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe deputetët, hetuesit dhe prokurorët, Dega e Punëve të Brendshme, përfaqësuesi i Partisë Republikane dhe i sindikatave dhe në ndonjë rast Ali Spahia me Aredin Shytin. Feriti iu përgjigj pyetjeve të bëra, duke sqaruar hetimet dhe të dhënat e administruara. Por mënyra se si ai foli, krijoi reagim, duke u theksuar fodullëku dhe njëanshmëria në vlerësimin e problemeve. Niveli politik dhe kultura e komunikimit të përfaqësuesve të Partisë
    Demokratike dhe të Partisë Republikane, si mjekë, inxhinierë, pedagogë etj., ndikonte që argumentet e tyre të ishin më të plota, në krahasim me shpjegimet thjesht juridike të Hetuesisë dhe Prokurorisë. Argumentet që parashtruan këta përfaqësues të partive politike në opozitë, si dhe të sindikatave, ndihmuan të sqaroheshin disa probleme kryesore:
    U kërkua me forcë që të mos arrestohen policë, por drejtuesit dhe ata që kishin dhënë urdhër. U insistua të mos bëhen ndalime dhe keqtrajtime të qytetarëve, siç kishte ndodhur në çdo rast të manifestimeve të bëra në Shkodër. Aredin Shyti pranoi se ngjarja e ndodhur nuk është informuar sa duhet:
    Duhet të pranojmë se ngjarja ka ndodhur ndryshe nga sa është njoftuar.
    Në fillim kanë qenë forcat e policisë që kanë përdorur armët, por ato kanë qëlluar në ajër. Insistoj se ato kanë qëlluar në ajër. Pasi qëlloi policia, është sulmuar nga personat e grumbulluar në drejtim të Komitetit të Partisë së Punës e janë bërë djegiet e shkatërrimet.
    Dilaver Papare diskutoi njëlloj si edhe Aredini për zhvillimin e ngjarjes. Për përgjegjësinë e tij direkte, për urdhrin "veproni", e tha vetë kur ishte në zyrën e kryetares. Pas insistimit nga Xhemal Uruçi, ai shpjegoi:
    Meqenëse thua ti, Xhemal, unë e pranoj se kam thënë: "veproni"! Por nuk e mbaj mend mirë.
    Për herë të parë dëgjova në këtë mbledhje, se në Shkodër ishin vënë në përdorim snajperë, në lartësi, në datën 2 prill 1991 në mëngjes, për të parandaluar ngjarje të tjera. Kjo e dhënë nuk ishte deklaruar në materialet që dega e punëve të brendshme kishte dërguar në Hetuesi dhe as pjesëtarët e forcave të rendit që pyeta nuk kishin dhënë shpjegime. Personeli i hotel "Rozafës" kishte protestuar energjikisht dhe snajperët ishin hequr sapo ishin vendosur. Në Radio Shkodra nuk kishin pranuar të viheshin snajperë. Megjithatë, Aredini dhe Dilaveri, nuk pranuan se snajperët të kenë vepruar më datë 2 prill 1991. U insistua që nuk ishte qëlluar me snajper në drejtim të manifestuesve dhe vdekjet nuk janë shkaktuar prej tyre.
    Terezina Marubi dha shpjegime për problemet që kishte dijeni nga problemet e dërguara nga dega e punëve të brendshme. Pastaj kritikoi hetimin e çështjes dhe kontrollin e prokurorit, që nuk kishin sqaruar akoma ngjarjen. Në fund kërkoi të shpejtohej hetimi i çështjes. Pas Terezës, e mora unë fjalën. U ndala në detyrat për të thelluar hetimin e plotë e të gjithanshëm dhe kryerjen shpejt të veprimeve hetimore. Mbajta qëndrim kritik për relatimin që bëri Feriti, i cili nuk sqaroi mirë mënyrën e zhvillimit të ngjarjes, sidomos të acarimit të situatës pasi policia qëlloi dhe jo pasi qëlluan nga radhët e manifestuesve. Me të drejtë pranova kritikën që bënë përfaqësuesit e Partisë Demokratike për mekanizmin e ngjarjes, sidomos të acarimit të situatës për shkak të përdorimit të armëve nga policia.
    Jam i pikëlluar për ngjarjen tragjike, të dhimbshme dhe të padëshiruar! Janë vrarë katër persona, plagosur mbi 23 të tjerë. Megjithatë nuk është arritur të vërtetohet se kush është fajtor për këto pasoja të rënda. (Sapo fillova diskutimin me këto fjalë, pashë se përfaqësuesit e partive politike e ndien veten më të qetësuar dhe treguan interesim. Asnjë personalitet shtetëror nuk kishte shprehur pikëllim për ngjarjen.) Shqetësimin që ka populli për ngjarjen dhe zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë penale të fajtorëve e vlerësoj të drejtë. Për këtë vlerësoj edhe përgjegjësinë që kemi si Hetuesi, që nuk kemi vënë akoma para përgjegjësisë penale fajtorët. Hetimi do të shkojë deri në fund, për të zbuluar të vërtetën dhe vënë para përgjegjësisë fajtorët. Është e drejtë kritika, që policët e thjeshtë të mos ndalohen dhe arrestohen, por drejtuesit që kanë dhënë urdhër për përdorimin e armëve. Kërkoj ndihmën e partive politike, të sindikatave, të personaliteteve të njohura, të intelektualëve, për kryerjen e veprimeve hetimore, pyetjen e dëshmitarëve, denoncimin në hetuesi të atyre që kanë shkelur ligjin, të atyre që kanë qëlluar dhe shkaktuar vrasjet, zgjidhjen e problemit të shkakut dhe të mënyrës së vrasjeve, armëve të përdorura. Hetuesia do të shpejtojë hetimet në shërbim të qetësimit të gjendjes dhe plotësimit të kërkesave që ka populli dhe partitë politike, organet shtetërore. Ka rëndësi që të gjithë të kontribuojmë në qetësimin e situatës. T'i japim popullit sigurinë dhe të garantojmë rendin për një jetë normale. Në këtë drejtim është e domosdoshme që me mirëkuptim dhe me konsensus të zgjidhim mosmarrëveshjet, të gjejmë mënyrën dhe masat më të efektshme për të funksionuar shteti, të zbatohet ligji, të luftohet kriminaliteti që është shtuar shumë dhe ka krijuar shqetësime në popull.
    Pas meje, e mori fjalën Rrapi Mino.
    Edhe unë e vlerësoj shqetësimin për hetimin e çështjes, si edhe shoku Qemal. Po punojmë bashkërisht që hetimet të bëhen shpejt, të zbulohet e vërteta dhe fajtorët të vihen para përgjegjësisë penale. Prokuroria do të veprojë me të gjitha mundësitë që ligji të zbatohet, në hetimin e çështjes. Po kështu do të kërkohet edhe përgjegjësia për shkeljet e ligjit. Kërkojmë që të bëhen kallëzime në Hetuesi dhe të ndihmohet që të paraqiten dëshmitarët që kanë dijeni për vrasjet dhe shkeljet e ligjit, dëmtimet dhe shkatërrimet.
    Në fund e mori fjalën Aleks Luarasi, për të bërë konkluzionet e mbledhjes.
    Vlerësoi ngjarjen të rëndë, kritikoi raportin e Hetuesisë dhe të Prokurorisë:
    Gjendja është e dhimbshme dhe e padëshirueshme. Të metat në hetim nuk duhet të kishin ndodhur. Raporti i Hetuesisë dhe i Prokurorisë i paraqitur nga dy shokët që folën, nuk ishte përgatitur mirë. Me të drejtë u bënë shumë kritika. Mendoj që nga mbledhja të dilet me një mendim të përbashkët dhe ta nënshkruajmë.
    Parimisht të gjithë ishin dakord me këtë mendim.

    Pasi u arrit ky konsensus, Aleksi parashtroi:
    Të parashtrojmë problemet kryesore për grumbullimet e paligjshme, goditjen e forcave të policisë, tejkalimin e kompetencave. Këto t'i formulojmë në pesë pika, sipas mendimit që arritëm. (Në fakt ato ishin problemet që u orientuan nga Ramizi.)
    Argumentet e paraqitura për mendimin e përbashkët, u kundërshtuan me forcë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane, sindikatat. Thanë disa herë se nuk ishin dakord. Menduam se u morëm vesh, por kjo paska qenë e padobishme. Pas shumë replikash, më në fund u la që redaktori i televizionit, gazetari Alfons Gurashi dhe telekronistët të japin njoftim vetë duke pasqyruar në mënyrë objektive konkluzionet e mbledhjes në mënyrë të parakohshme, në pritje të konkluzioneve të hetimit të çështjes. Kështu përfundoi kjo mbledhje me rëndësi, rreth orës 17.00, pas 5 orësh diskutime.

    VLERËSIMI POZITIV DHE TË METAT E ORGANIZIMIT TË MBLEDHJES

    Mbledhja ishte e domosdoshme të bëhej. Pati dëshirë për të çuar deri në fund punën për zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të fajtorëve kryesorë. Iu kushtua me të drejtë rëndësi faktit se kush qëlloi i pari me armë dhe u pranua me konsensus, se policia kishte qëlluar e para me armë. Kjo vërtetoi pretendimin e Partisë Demokratike dhe hodhi poshtë të dhënat e informacionit të degës së punëve të brendshme, se përdorimi i armëve nga policia u shkaktua si reagim pasi nga manifestuesit u përdorën armë dhe u hodhën lëndë eksplozive.
    U kërkua me të drejtë përgjegjësia e personave kryesorë që kishin kompetenca për të dhënë urdhër dhe u bë diferencimi i policëve që kishin zbatuar urdhrin e dhënë nga lart. Mbledhja nuk do të arrinte qëllimin e saj, pasi ajo nuk u përgatit me kujdesin e duhur. Secila palë kishte ardhur kryesisht me vlerësime të paragjykuara. Interesat e njëanshme politike dhe përgjegjësia për pasojat e rënda, ndikonte që të zbehej dëshira për të diskutuar së bashku shqetësimet dhe me konsensus të parashikoheshin masat përkatëse për rregullimin e gjendjes shumë të tensionuar. Nuk u koordinua mirë midis Hetuesisë, Prokurorisë dhe degës së punëve të brendshme. Raportimet ishin përgatitur dhe u bënë në formën e një mbledhjeje për analizën e hetimit. Nuk u tërhoq vëmendja për gjendjen dhe problemet e përbashkëta, për të lehtësuar hetimet dhe zbulimin e së vërtetës. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe statusi i tyre i deputetit, kërkonte vlerësim që të evidentohej edhe roli pozitiv, që kishin luajtur në ngjarje. Kjo nuk u theksua dhe ndikoi negativisht, kur u vunë në dukje vetëm shkeljet e ligjit për manifestimet. Qëndrimet kryesore për ndalimet e paligjshme dhe shkaqet që çuan në acarimin e situatës, u vlerësuan në mënyrë të njëanshme, për të shmangur përgje-gjësinë për ngjarjen. Çdo organ që kishte detyra ligjore, që lidheshin me ngjarjen, përqendronte vëmendjen dhe kërkonte të njiheshin shkeljet ligjore të kryera nga të tjerët. Pak pranoheshin gabimet. Edhe për shkeljet në flagrancë, gjendeshin pretendime për të mënjanuar fajësinë e një subjekti politik ose të forcave të rendit dhe kalimin e përgjegjësisë tek forcat e tjera politike. Kështu nuk vihej sa duhej në pah shqetësimi për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të fajtorëve për vrasje, plagosjet dhe shkatërrimet. Nuk u tregua gatishmëri për mirëkuptim dhe bashkëpunim për të ndihmuar pa paragjykime për zbulimin e shpejtë të së vërtetës dhe vënien e personave fajtorë para përgjegjësisë penale.

    *Pjesë nga libri me kujtime "Kur shembeshin themelet", botuar nga "ONUFRI"

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-03-2014 më 15:31

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

    Qemal Lame: Debati me Fatos Nanon para Ramizit, kërkoi shkarkimin tim

    Revolta tek Shkolla e Bashkuar, duket të ketë shkaktuar tërmet edhe në udhëheqjen politike të vitit 1991. Qemal Lame, ish-kryehetues i Shqipërisë në atë kohë, tregon dushin e ftohtë që iu bë, pasi liroi të burgosurit e arrestuar jashtë territorit të Shkollës së Bashkuar. Ai përmend me emra kritikuesit dhe mbrojtësit, ndërsa thotë se Fatos Nano e Gramoz Ruçi i dolën kundër vetëm e vetëm që të tregonin devotshmëri ndaj Ramizit. Debatet në Këshillin Presidencial më 28 shkurt 1991 përfshijnë emra të njohur të politikës shqiptare në këto vite. Vijnë të parë në një tjetër këndvështrim, mbi ngjarje të ndodhura kur shembeshin themelet e komunizmit. Libri me kujtime i Lames, është botuar nga "Onufri" dhe që prej ditës së djeshme është hedhur në treg.

    Gjyqi politik në shkallën më të lartë, në Këshillin
    Presidencial Qëndrimi i Ramizit në takimin me përfaqësuesit nga rrethet u thellua më tej, duke u bërë më konkret, në mbledhjen e Këshillit Presidencial, më 28 shkurt 1991, ora 10.00.
    Raportuan për situatën me radhë ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Mbrojtjes Popullore, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm.
    U bënë pyetje nga anëtarët e Këshillit Presidencial, për hetimin e armëve të kapura nga policia në ngjarjen e Shkollës së Bashkuar.
    sqarimi
    Sqarova të vërtetën:
    - Në ngjarjen te Shkolla e Bashkuar nuk janë kapur armë nga policia. Ky njoftim është i përhapur nga policia, por nuk vërtetohet të ketë ndodhur.
    Menjëherë ndërhyri Ramizi:
    - Nuk e kupton ti, shoku Qemal, dhe ti, Rrapi, se unë ju mbrojta mbrëmë, në takimin me përfaqësuesit e rretheve. Ju nuk e kuptoni situatën. I pranova unë kritikat, në vend që t'i pranonit ju. Ti, Qemal, the se nuk janë kapur armë. Përse e bëre këtë njoftim? Për sensacion?
    - Jo. Unë po raportoja dhe po jepja konkluzione zyrtare, dje në mbledhjen në Pallatin e Kongreseve dhe sot këtu, në Këshillin Presidencial. Kam për detyrë të informoj të vërtetën për rezultatet e hetimit.
    - Ajo nuk duhej të thuhej. Kemi mbajtur qëndrim.
    - Nuk kam dijeni për këtë qëndrim. Nuk më ka thënë njeri që të mos informoj për këtë fakt, në një mbledhje që drejtohet nga Ju, si Kryetar i Shtetit, si edhe këtu në këtë organ të lartë të shtetit.
    - Fole edhe për fëmijën 2 vjeç që ishte plagosur, - vazhdoi më tej kundërvënien ndaj fjalës sime. - Pse ta thoshe në këtë takim atë? Apo për të treguar se çfarë ishte bërë?
    - Unë jam thirrur për të raportuar për gjendjen e hetimeve të bëra deri tani. Më kërkohen sqarime. Në rast se nuk duhet të jepja përgjigje për pyetjet, atëherë ju duhet të vendosnit më parë dhe të më orientonit. Mendoj se përgjigjja është e drejtë dhe unë jam korrekt me atë që bëri pyetjen. Së dyti, jap mendimin tim edhe për kritikat e padrejta ndaj meje. Intervista ime në televizor është dhënë me montime, të cilat kanë ndryshuar formulimet e mia. Kritikohem padrejtësisht, sikur të plagosurit dhe të lënduarit i kam vlerësuar si kundërshtarë. Për Oltën, e cila u bë legjendë, unë ndërhyra dhe bisedova me ministrin e Shëndetësisë dhe e dërguan jashtë shtetit për ta kuruar. Sqarova se, veç kësaj, ishte plagosur edhe një fëmijë 2 vjeç, që ta dinë të gjithë, se Hetuesia jep të dhëna të sakta dhe informon drejt opinionin publik...
    - Përse u liruan përsëri të ndaluarit?
    - Këtë e sqaruam hapur dhe gjerësisht në mbledhjen e mbrëmshme, te muzeu. E theksoj edhe një herë: "Personat e nda-luar nuk kishin faj". Nuk u paraqitën në Hetuesi as të dhëna nga Ministria e Punëve të Brend-shme. Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm premtuan, por nuk erdhën në analizën e çështjes. Vendimi që kërkohej të merrej ishte me shumë përgjegjësi. Këta drejtues të këtyre organeve nuk donin të investoheshin konkretisht dhe të jepnin mendimin e tyre zyrtar. Më thanë: "Vendosni vetë. Ju jeni kompetent". Dhashë urdhër të zbatohet ligji. Vendosa dhe urdhërova të lirohen. Pa prova nuk mund akuzohen dhe nuk mund të mbahen njerëz në dhomat e izolimit. Zbatuam ligjin. Rrapi dhe Gramozi nuk donin të mbanin përgjegjësi konkrete për këtë ngjarje të rëndë, me karakter të theksuar politik dhe me interes të madh për popullin shqiptar. Prandaj ata nuk erdhën në analizën e çështjes. Ngjarja për rrëzimin e monumentit, ka qenë e organizuar dhe e përgatitur më parë. Të gjithë drejtuesit kryesorë në organet e punëve të brendshme, kanë pasur dijeni dhe kanë informuar në organet më të larta. Të gjithë, del nga hetimet, se kanë qëndruar në pritmëri. Dihet dhe kemi informuar se ndalimet nga forcat e rendit të dërguara në atë ngjarje, janë bërë pasi ndodhi ngjarja, disa orë pasi u rrëzua monumenti. Forcat e policisë kanë marrë në rrugë persona që nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen. Ministria e Punëve të Brendshme, që ka për detyrë mbrojtjen e rendit dhe kryerjen e ndalimeve në kushtet e flagrancës, del se drejtuesit e saj kanë qëndruar në pritje. Të gjithë kishin marrë rolin e spektatorit, si në një film që shihet në kushte komoditeti. Ngjarja mori përmasat e një gjendjeje luftarake. Rendi nuk veproi dhe tani ministri i Brendshëm kërkon llogari përse u liruan të ndaluarit në mënyrë të paligjshme. Në vend që t'i kërkohet llogari ministrit të Brendshëm, kërkohet përgje-gjësi për kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme!... Pas fjalës sime dhe sqarimeve të bëra, pati një çast heshtjeje.
    Debatet
    Pastaj filluan diskutimet. I pari e mori menjëherë fjalën Haxhi Lleshi. Donte menjëherë të diskutonte dhe nuk e përmbante veten.
    - Në Hetuesi dhe në Prokurori ka liberalizëm, - tha Haxhiu. - Situata është si në luftë, por nuk veprohet. Propozoj të shkarkohen Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm. Të arrestohet Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme...
    - Edhe në luftë ka ligje që rregullojnë veprimtarinë shtetërore dhe arrestimet. Nuk është e drejtë të jepen paragjykime emocionale, shoku Haxhi, - iu kundërvura qëndrimit të tij.
    Pas Haxhiut, menjëherë e mori fjalën Fatos Nano:
    - Edhe ne në qeveri kemi pasur kërkesa për t'u shkarkuar këta të dy, - theksoi Nano. - Duhet të shkarkohet Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm, pasi nuk mund të veprojnë me forcë në këtë situatë. Unë i njoh personalisht të dy. Duhet të largohen nga detyrat...
    - Ne njihemi dhe ti ke shprehur mendime të mira, - iu drejtova Fatosit. Prisja të vlerësoje aftësinë dhe punën time, ashtu siç je shprehur pozitivisht më parë dhe të kërkoje përgjegjësinë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk ka arsye që të përkrahësh propozime të padrejta. Nuk mund të bëhen vlerësime pa u bërë analizë konkrete.
    Pa mbaruar Fatosi, e mori fjalën Gramoz Ruçi:
    - Edhe unë jam i mendimit që të shkarkohen të dy. Mungon bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ka shumë ankesa për Hetuesinë dhe Prokurorinë. Ka kërkesa edhe nga oficerët për shkarkim dhe...
    Edhe Gramozit duhej t'i jepja përgjigje të qartë për qëndrimin e tij të padrejtë dhe përkrahjen që bënte për dy personat e tjerë.
    - Përgjegjësia kryesore për të metat dhe shkeljet e ligjit në ndalimet qëndron në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ti e di mirë se ndalimet janë bërë duke marrë persona nga rruga, që nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka reaguar për kërkesën e Hetuesisë që policia dhe Sigurimi të sjellin prova dhe të zbulojnë autorët.
    Perfundimi i paragjykuar
    Diskutimet linin qartë përshtypjen se ato ishin të parapërgatitura dhe ishin me një përfundim të paragjykuar.
    Ramizi rrinte kokulur, sikur lexonte, kur jepeshin mendime për masa ekstreme, si dhe për arrestimin, për të cilat do të vendosej edhe me pëlqimin e tij.
    Më erdhi keq që Fatosi dhe Gramozi, me të cilët kisha marrëdhënie korrekte zyrtare, në bisedat shoqërore me mua, vlerësonin punën e Hetuesisë dhe timen, ndërsa në këtë mbledhje të rëndësishme, papritur, ndryshuan qëndrimin dhe përkrahën një propozim të padrejtë. Kuptohej se ata do të mbështesnin një mendim të diskutuar më parë në rreth të ngushtë dhe donin të tregonin mbështetjen dhe devotshmërinë e tyre për Kryetarin e Shtetit.
    Rexhep Meidani diskutoi me kurajë, drejt dhe në mënyrë të ekuilibruar. Vlerësoi me argumente situatën politike dhe kriminalitetin. Në fund tha:
    - Të dy, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm, janë kuadro të mirë dhe kanë aftësi ta kryejnë mirë detyrën e tyre.
    Kiço Blushi foli shkurt, duke mbështetur mendimin e Rexhepit:
    - Jam dakord me mendimin e Rexhepit, - tha. Lufter Xhuveli, si njeri objektiv dhe dashamirës, dha mendim të njëjtë me Rexhepin:
    - Unë jam dakord me mendimin e Rexhepit. Kanë aftësi të kryejnë detyrën. Nuk ka përse të arrihet deri në shkarkim. T'u vlejnë këto probleme që u ngritën. Xhenet Musai dha të njëjtin mendim:
    - Nuk ka përse të shkarkohen. T'u vlejnë këto probleme që u ngritën.
    Akuzat
    Në këto rrethana, kur të gjithë të tjerët po diskutonin kundër masës së propozuar për largimin nga detyra, ndërhyri përsëri Ramizi:
    - Për ty, Qemal, kanë bërë një peticion efektivi i Degës së Punëve të Brendshme, në Burrel. Duan shkarkimin tënd. Nuk janë dakord me intervistën tënde.
    Ramizi lexoi tekstin e peticionit të dërguar, por nuk lexoi kërkesën e tyre për arrestim.
    Ishte një reagim nga Dega e Punëve të Brendshme e Burrelit, e cila, pas riorganizimit dhe heqjes së Hetuesisë nga organet e punëve të brendshme, kishte shfaqur herë pas here pakënaqësi për Hetuesinë dhe orientimet e dhëna prej meje. Kjo degë, që kishte në vartësi burgun e Burrelit, kishte edhe përgjegjësinë e saj për shkeljet e ligjshmërisë dhe qëndrimet që unë kisha mbajtur, duke vënë edhe para përgjegjësisë penale ata punonjës të degës që kishin vepruar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, shpeshherë në dhunim të të burgosurve.
    Në fund, ndërhyra unë:
    - Për një intervistë të drejtë dhe profesionale, në bazë të ligjit, nuk mund të shkarkohet dhe as të arrestohet ndonjë zyrtar, aq më tepër drejtuesi i një organi të lartë kushtetues, - theksova mendimin për reagimin tim.
    Ramizi heshti disa çaste dhe ndërhyri përsëri:
    - Për ty, Qemal, thonë se me qëndrimin tënd po i shërben Partisë Demokratike.
    E dëgjova duke e parë drejt në sy. Ai u shmang.
    - Është miratuar dhe është vendosur pluralizmi politik. Partitë funksionojnë sipas ligjit. Hetuesia dhe organet e tjera të drejtësisë, si dhe ato shtetërore janë depolitizuar. Presidenti kërkohet të jetë mbi partitë. Ju e dini mirë se unë kam bindjet e mia dhe mundohem të jap kontributin tim në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi. Nuk kam ndryshuar pikëpamjet dhe nuk kam vepruar në prapaskenë. Dyshimet janë të qëllimshme, për izolimin politik dhe krijimin e kushteve për masa ndëshkuese ndaj meje.
    Në fillim të mbledhjes, deklaroi se më kishte mbrojtur mua dhe Rrapi Minon, ndërsa gjatë mbledhjes orienton dhe kërkon të shkarkohemi, megjithëse e di mirë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Emërimi dhe shkarkimi ynë është vetëm në kompetencën e Kuvendit Popullor. Nuk i dhashë përgjigje tjetër.
    Kerkesa per shkarkim
    Një mundësi tjetër mund të ishte se ai e bënte këtë pyetje direkte për të parë reagimin tim. Informacionet që i shkonin dhe dyshimet me akuza konkrete ndaj meje donte që të merrnin edhe një përgjigje në këtë forum të lartë shtetëror. Personaliteti dhe pikëpamjet e mia politike viheshin në dyshim me papërgjegjshmëri dhe me qëllime të caktuara, nga persona që nuk orientoheshin dot në situatën e rëndë politike dhe shoqërore, si dhe nga ata që donin të shquheshin për besnikëri ndaj vijës së partisë dhe Ramizit.
    Unë isha anëtar i Plenumit të Komitetit Qendror, ndërsa Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili po vepronte si President, me krijimin e Këshillit Presidencial, më akuzonte se isha me një parti tjetër!
    E pashë në sy i zemëruar dhe i zhgënjyer më tej nga qëndrimet e ndryshme dhe shpesh të paekuilibruara që mbante. Kuptohej se nuk ishte transparent për këtë qëndrim të padrejtë që mbante dhe lojën që luante për shkarkimin dhe mbylljen në moshë të re të karrierës sime politike, shtetërore dhe profesionale. Mendimet kurajoze të parakohshme që shfaqja, ia bënin më të lehtë situatën për masat për ndryshimet që merreshin me reformat që bëheshin nën presion dhe zvarriteshin për t'u realizuar. Kur shihte se reagimet e konservatorëve do të ishin të mëdha, ndërhynte direkt dhe më ndërpriste fjalën, apo bënte ndërhyrje me kuptime të ndryshme që të ulte vlerën e mendimeve të shprehura hapur. Herë deklaronte se vlerësonte qëndrimet e mia dhe herë të tjera kërkonte të bëhesha viktimë që të isha shembull për të tjerët!
    Asnjeri nuk foli pas ndërhyrjes së Ramizit dhe akuzës që bëri për mua.
    Edhe Ramizi më vështroi në sy dhe nuk u zgjat më tej.
    Nuk mund ta kuptoja se përse e kishte improvizuar këtë skenar të mbledhjes kundër meje dhe përse kërkonte me çdo kusht për të më eliminuar nga politika dhe detyrat shtetërore. Po vinte në zbatim kundër meje gjithë arsenalin e pushtetit të pakufizuar politik dhe shtetëror që kishte. Me gjithë goditjen e drejtpërdrejtë, nuk shprehej vetë për qëndrimin përfundimtar ndaj meje, por e linte që të dilte nga goja e të tjerëve, me të cilët ishte e qartë se ishte diskutuar dhe vendosur konkretisht.
    Ndihesha i qetë në ndërgjegje, realizoja me preokupim dhe drejtësi detyrat politike dhe shtetërore, përballoja me durim gjithë presionin e Ramizit, të ekstremistëve të korruptuar e të inkriminuar të Sigurimit të Shtetit.
    Më shqetësonte më shumë drejtimi që po merrte politika dhe shteti, që po shkaktonin degjenerimin e situatës dhe lejimin e organizuar të situatave politike dhe ekonomike për krijimin e anarkisë, sesa e ardhmja ime. Nuk isha i vetmi që kërkohej me çdo kusht të ndëshkohesha, që të bëhesha shembull për ata që do të guxonin të mos pajtoheshim me qëndrimin zyrtar të drejtuar nga Ramizi, në krye të Partisë dhe shtetit.
    Gjykimi dhe dënimi politik është ndëshkimi më i rëndë moral. Kisha luftuar dhe sakrifikuar për drejtësinë dhe tani po bëhesha viktimë e padrejtësisë së politikës së keqe.
    Megjithatë do ta përballoja. Ky qëndrim ishte një padrejtësi. Mendoja se kur të qetësohet situata, do të ketë mundësi për t'u bërë vlerësime objektive. Unë isha në moshë të re dhe kisha forca për të ndërtuar një jetë të re...

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish kryehetuesi i rregjimit komunist Qemal Lame rrëfen për historinë

    Qemal Lame: Alia kërkoi të ndiqja penalisht Kadarenë

    Ish-kryehetuesi i Shqipërisë në vitet 1981- 1992, Qemal Lame, rrëfen se si u prit kërkesa e Ismail Kadaresë për azil politik në Francë. Në librin e tij me kujtime "Kur shembeshin themelet" botuar nga "Onufri" ai tregon edhe bisedat me Ramiz Alinë e Hekuran Isain për këtë çështje dhe masat që mori me këtë rast udhëheqja e komunizmit në prag gremine.
    Ismail Kadare u dha shtytje të fuqishme proceseve demokratike në Shqipëri. Nuk jam takuar asnjëherë me shkrimtarin tonë madh Ismail Kadare, me gjithë dëshirën e përbashkët, sidomos për të diskutuar problemet e rëndësishme për ndryshimet që kishte kërkuar Kadareja në takimin me intelektualët. Sa herë që vendosja për t'u takuar me të, dilnin probleme urgjente, që më angazhonin për një kohë të gjatë për t'i zgjidhur. Më datën 27 shtator 1990, e morëm në telefon së bashku me Estref Myftarin, rreth orës 9:00. Ai na tha se po përgatitej të nisej pas një ore për në Francë, së bashku me Helenën. E lamë të takoheshim kur të kthehej. Por siç dihet, Kadare premtoi se do të kthehej në Shqipëri vetëm kur ajo të ishte demokratike.
    Vendimi i Ismail Kadaresë për të kërkuar strehim politik në Francë ishte i drejtë dhe shumë kurajoz për atë kohë. Ai ishte një gjykim i zgjuar që materializoi mendimin e tij politik, kundër diktaturës komuniste dhe pushtetit popullor. Me këtë vendim, ai demaskoi falsitetin e reformave që propagandoheshin si ndryshime drejt demokracisë, i dha nxitje lëvizjes politike për demokraci.
    Njoftimi zyrtar, si zakonisht, ka pasur në përmbajtje formulimin nga udhëheqja për shtypin. Ai u dha në radiotelevizion, më 25 tetor 1990, si njoftim për kërkesën e Ismail Kadaresë për strehim politik, duke e cilësuar si një veprim armiqësor. Kërkesa e Ismail Kadaresë kishte krijuar shqetësim në udhëheqje. Shkrimtari më i shquar dhe me famë botërore kishte kërkuar strehim politik në Francë, duke demaskuar plotësisht falsitetin e "reformave demokratike".
    Ky vendim i pazakontë për azil politik, i marrë nga një personalitet i shquar i letërsisë shqiptare, pati rëndësi, për këto arsye: U realizua një reagim i vendosur, me përmbajtje të qartë politike, kundër shtetit të diktaturës së proletariatit.
    Udhëheqja në fuqi vazhdonte politikën e mëparshme dhe zbatonte me besnikëri mësimet e Enver Hoxhës. Ramiz Alia nuk po realizonte efektivisht reformat dhe nuk po bëheshin ndryshimet që kërkonte populli. Ai nuk ishte më një garanci për ndryshime dhe demokratizim. Reformat që propagandoheshin si demokratizim ishin kryesisht propagandë e organizuar partiake dhe përdoreshin si mjet për të zgjatur pushtetin. Gjendja politike, ekonomia dhe gjendja sociale nuk po ndryshonte, por po rëndohej më shumë.
    Ndërsa në opinionin publik të brendshëm, ajo ishte e papritur, ngjalli kuriozitet dhe nxiti diskutimet politike dhe shoqërore tek intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë, për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, si dhe nevojën për ndryshime në sistemin politik, për të pasur më shumë besim në vendet perëndimore, për të dalë nga izolimi dhe për t'u afruar e zënë vendin që na përkiste në bashkësinë e vendeve europiane.
    Populli në tërësi dhe inteligjencia në veçanti nuk e dënoi si armik, si njoftimi zyrtar i bërë në televizion me formulimin e udhëheqjes partiake. Propaganda nuk gjeti miratimin unanim dhe nuk u bë solidarizimi i synuar për të sensibilizuar dhe nxitur me presione opinionin shoqëror për ta dënuar atë si veprim armiqësor.


    NDJEKJE PENALE

    Në mbledhjen e shtabit, në Komitetin e Partisë së Rrethit, nëpërmjet Xhelil Gjonit dhe Hekuran Isait erdhi porosia e Ramiz Alisë: për t'u zbatuar procedura ligjore ndaj Ismail Kadaresë, si dhe për të marrë dokumentet që ai kishte në shtëpi.
    Urdhri u transmetua me gojë, me anë të dy anëtarëve me rëndësi të udhëheqjes së Partisë së Punës. Nuk u ekspozua konkretisht letra, një kopje e saj ose një pjesë e letrës, me kërkesën e Ismailit për marrjen dhe ruajtjen e letrave dhe dorëshkrimeve të tij.
    Kërkesa për zbatimin e ligjit nga hetuesia ishte në fakt, një urdhër për të treguar forcën e pushtetit të Partisë së Punës. Kërkesa u bë duke argumentuar referimin në Kodin Penal dhe shfrytëzuar ligjet në fuqi, që Partia e Punës kishte imponuar në veprimtarinë e shtetit dhe të drejtësisë dhe vendit që kishte marrë me anë të Kushtetutës, si forca udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë.
    Për këtë qëllim shfrytëzohej edhe vënia në përdorim e aparatit të fuqishëm propagandistik dhe të medias, duke nxitur dhe manipuluar reagime dhe pakënaqësi nga populli dhe intelektualët, duke bërë formulime dhe vlerësime politike, për ta cilësuar dhe dënuar si armiqësore vendimin e Ismailit për azil politik. Në mënyrë të organizuar dhe të studiuar më parë u morën dhe u publikuan reagimet nga disa anëtarë të Partisë së Punës, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë, që dalloheshin si mbështetës fanatikë të politikës së vjetër.


    URDHRI I PALIGJSHËM

    Urdhri që më jepej direkt, bëhej pasi unë isha personi më i lartë që drejtoja Hetuesinë dhe kisha të drejtën e ndjekjes dhe të hetimit. Njëkohësisht, kishte për qëllim dhe për të më vënë në provë për qëndrimin që do të mbaja. I bindur në mendimet e mia, vendosa të reagoja me gjakftohtësi dhe të respektoja kompetencat kushtetuese, duke kërkuar të veprohet duke zbatuar me përpikmëri përmbajtjen e vërtetë të ligjit dhe jo të urdhrit të dhënë në kundërshtim me ligjin. Ligjin do ta interpretoja duke vlerësuar parimet e drejta procedurale dhe praktikën ndërkombëtare. Kadare duhej të vazhdonte të nderohej dhe të mbështetej në qëndrimin e tij të fundit. Për këtë arsye:
    1. Dhashë mendimin se veprime ligjore për ndjekje penale ndaj Ismail Kadaresë nuk mund të bëhen. Ai nuk ka shkelur ligjin. Tradhtia ndaj atdheut nuk mund të zbatohej, pasi nuk kishte elemente të kësaj vepre penale. Edhe akuza për tradhti, për kalimin e paligjshëm të kufijve, ishte ndryshuar dhe kualifikohej si kalim i paligjshëm i kufirit, si kundërvajtje penale. Akuza e shpërdorimit të detyrës për vizën e marrë nga organet shtetërore dhe mosrespektimin e kritereve të dhënies së saj nuk mund të zbatohej, për vetë kërkesat e ligjit që kërkonin personin zyrtar shtetëror dhe me detyra të caktuara, të cilat nuk kishin zbatim në rastin e Kadaresë, i cili nuk ishte person me funksione zyrtare.
    2. Urdhri për marrjen e dokumenteve nuk përputhej me funksionet e hetuesisë si organi i hetimeve. Hetuesia nuk ka çështje në hetim dhe nuk mund të ligjërohet marrja e dokumenteve në banesë, pasi nuk janë kushtet për kontroll banese dhe marrje të provave.
    Hetuesi nuk mund të legjitimojë veprimin e saj me argumentin se marrja e dokumenteve dhe ruajtja e tyre është një kërkesë e bërë nga vetë Kadare në letrën e dërguar Ramiz Alisë. Nuk kemi kërkesë me shkrim nga Ismaili vetë. Edhe vetë Ismaili nuk do të kërkonte që hetuesia të merrte këto dokumente.


    KUNDRA URDHRIT

    Në këto kushte, theksova se nuk mund të vija në dyshim argumentimin e bërë dhe urdhrin e dhënë direkt nga Ramizi.
    Problemi ishte po aq politik, sa edhe kërkesa për zbatimin e ligjit ndaj largimit të Kadaresë.
    SË PARI, marrja e dokumenteve nga hetuesia do të thoshte se po zbatohej ligji.
    SË DYTI, me veprimet që do të kryente hetuesia, në fakt vihej në lëvizje organi i hetimeve dhe po viheshin në funksionim mekanizmat e drejtësisë. Populli do të kuptonte se po reagohej nga hetuesia.
    SË TRETI, në aspektin zyrtar, nuk dëshiroja që të implikoja hetuesinë në kryerjen e një veprimi të paligjshëm dhe të krijoja shqetësime tek një personalitet publik, qoftë edhe me kërkesën e tij.
    SË KATËRTI, në aspektin personal, unë e vlerësoja shumë Ismail Kadarenë dhe dëshiroja të ruaja raportet e mira shoqërore njerëzore, të cilat ai i meritonte për vetë kontributin e tij të veçantë në shërbim të kombit.


    BASTISJA

    Në rast se Ismail Kadare kishte kërkuar vetë të merreshin në ruajtje dokumentet e tij, atëherë në mungesë të tij dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit mund të vihej në dijeni dhe të interesohej këshilli popullor i lagjes dhe Arkivi i Shtetit, në bashkëpunim me të afërmit e tjerë të familjes së tij.
    Në kushtet kur nuk mund të fillohet çështja penale, nuk mund të justifikohej ligjërisht as kontrolli i banesës. Kjo nuk mund të bëhej qoftë edhe me arsyetimin e maskuar me dëshirën e Kadaresë që hetuesia të marrë dokumentet.
    Urdhri për marrjen e dokumenteve ishte urdhër për të vepruar si një polici e fshehtë ndaj një të dyshuari për veprimtari të rëndë spiunazhi ose komploti kundër shtetit. Agjentura kërkon dokumente, letra, prova të ndryshme materiale për të argumentuar akuzën ndaj një personi të dyshuar për veprimtari armiqësore ose krime të tjera të rënda.
    Për këtë qëllim, shfrytëzohen të gjitha mundësitë që lejon ligji për veprimtarinë ligjore të organeve të ndjekjes e të akuzës. Po për këtë qëllim shfrytëzohen edhe mundësitë e shumta të veprimtarisë agjenturore të fshehtë dhe metodat e sofistikuara kriminalistike.
    Unë nuk mund të shpërdoroja funksionet e kryehetuesit, për të dhënë urdhër për kontroll banese, në kundërshtim me ligjin. Sqarova disa herë me durim Xhelilin dhe Hekuranin për vlerësimin politik të kësaj çështjeje, si dhe kriteret ligjore. Dhashë mendimin se nuk duhej të zbatohej ligji, pasi nuk kishte vepër penale dhe nuk mund të vepronte hetuesia. Marrja e dokumenteve në kundërshtim me ligjin do të ishte një veprim me shumë interpretime dhe do të ndikonte negativisht në opinionin publik të brendshëm dhe të jashtëm.
    Argumentet e mia ligjore dhe politike nuk u pranuan.
    Nga Xhelili dhe Hekurani u kërkua prerë të zbatohej porosia e Ramiz Alisë, për marrjen e dokumenteve. Ata u mbështetën edhe nga të tjerët, të pranishëm në mbledhje. Mbeta i vetmi që kisha mendim të kundërt.
    Ishte e padobishme që të kundërshtoja më tej hapur urdhrin e dhënë. Nuk mund të ndryshoja urdhrin. Më vinte shumë keq dhe ndihesha në pozita shumë të vështira, po të merrja përgjegjësinë për kryerjen e një veprimi të paligjshëm, për të zbatuar një urdhër politik në kundërshtim me ligjin dhe me pasoja në opinionin publik.
    E arsyeshme ishte të gjeja mundësinë për ta dokumentuar këtë urdhër të paligjshëm dhe të ruheshin dorëshkrimet e Kadaresë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish kryehetuesi i rregjimit komunist Qemal Lame rrëfen për historinë

    Debati për pluralizmin, Lame: Qëndrimi i Ramizit e Nexhmijes

    Kryehetuesi tregon mbledhjet e plenumeve në librin me kujtime.

    Debati për partitë, Ramizi: Jo pluralizëm, të përsoset socializmi

    Diskutimet mbi lejimin e tubimeve fetare dhe kundërshtimi i Aranit Çelës: Të përdorim forcën.

    Projekt-dekretet për kalimet e paligjshme dhe përdorimin e armëve.

    Lame: Ramiz Alia dha urdhër për vrasjet në kufi


    “Armiku po i përdor të tëra armët kundër nesh. Edhe Ismail Kadare e përdori më në fund”

    Shqipëria ishte në prag të ndryshimeve të mëdha. Ndërsa shihnin se si pushteti po u ikte duarsh, udhëheqësit komunistë po përpiqeshin ta mbanin atë me çdo kusht. Ish-kreu i Hetuesisë, Qemal Lame, në librin e tij “Kur shembeshin themelet”, botimet “Onufri”, tregon për mbledhjen e Plenumit të 12-të të Komitetit Qendror të PPSH, ku u diskutua çështja e lejimit të pluralizmit politik dhe ushtrimit të fesë. Ramiz Alia ishte kundër pluralizmit dhe për përsosje të sistemit socialist. Ndër debate u ngrit edhe problemi i vrasjeve në kufi, hartimi i projekt-dekretit për kalimet e paligjshme të kufirit, për të cilin Alia u hoq si i paditur. Në librin e tij, Lame e quan Ramiz Alinë përgjegjës për vrasjet në kufi.


    UDHËHEQJA E PPSH THEKSON ME FORCË POLITIKËN KUNDËR PLURALIZMIT POLITIK

    Pluralizmi politik u kundërshtua në mënyrë të vendosur në Plenumin e 12-të të Komitetit Qendror të PPSH, që u mbajt më 6 dhe 7 nëntor 1990.
    Ramiz Alia mbajti raportin për përsosjen e sistemit politik, ku argumentoi se pluralizëm politik nuk do të ketë në Shqipëri. Për këtë tha se nuk ka as traditë, pasi edhe para çlirimit nuk ka pasur parti të tjera veç Partisë Komuniste. Prandaj përsosja e sistemit politik do të bëhet për të çuar më përpara socializmin në vendin tonë që e ka justifikuar atë teorikisht e praktikisht.
    Diskutimet e shumta e mbështetën si gjithmonë raportin.
    Nexhmije Hoxha theksoi se ka mendime nga komunistë që pse të mos krijohen parti të tjera politike. A duhet të jenë komunistë ata? Pse nuk diskutohet për ta në Parti? Edhe kur kritikohet të merren masa si për ambasadat, ku nuk mbahet qëndrim, por kërkohet nga komiteti i Partisë që të reagohet duke pretenduar që është edhe shkelje e demokracisë.
    Të nesërmen diskutoi Mehmet Elezi. Ai me kurajë tha të shihen me kujdes ngjarjet dhe perspektiva. Arsyetimi se duhet bërë një lëshim, qoftë edhe me lejimin e krijimit të ndonjë partie ekologjike.
    Gjatë diskutimit, i ndërhyri disa herë Ramiz Alia.
    Në fjalën time theksova domosdoshmërinë e ecjes në rrjedhën e ngjarjeve ndërkombëtare për thellimin e demokratizimit në drejtim të pluralizmit. Në këtë mënyrë u mbështet nga unë edhe mendimi i Mehmet Elezit. Pastaj vura në dukje disa probleme të ndryshimeve në legjislacion për të përmirësuar politikën penale e të ulet numri i të dënuarve, që vjen në rritje të vazhdueshme. Sqarova qëndrimin e drejtë që mbahet nga organet e hetuesisë, duke hedhur poshtë kritikat e bëra në disa raste si dhe në këtë plenum, ku Ramizi përsëri kritikoi duke marrë si shembull një ngjarje në Durrës për një ish-kulak që kishte kërcënuar kryetarin e këshillit të fshatit. Bëra të qartë se çështja ishte në kompetencën e gjykatës dhe nuk ishte marrë fare hetuesia me të.
    Sqarimi ishte i nevojshëm dhe bindës. Për të mos u ndryshuar mendimi për kritikat e bëra, Ramizi ndërhyri disa herë me marifet, por mori prej meje përgjigjet që nuk i priste dhe nuk arriti atë që donte për t’u thelluar kritikat ndaj meje.
    Për ngjarjen në Durrës, Ramizi tha:
    Mirë, s’ka nevojë më për sqarime. Por, si jurist, më jep mendimin, si të veprojmë për situata të paparashikuara. Sot,
    në mëngjes, më tha Xhemal Dymylja, se në Shkodër, një masë e madhe njerëzish, nga 6000 deri 7000 persona, kanë vajtur te kisha e varrezave për meshë, po riparojnë kishën dhe kanë prerë pishat për trarë për çatinë. Si të veprohet? Të ndërhyjë policia për t’i shpërndarë?
    Ndërhyrja ishte kuptimplotë dhe kërkonte zgjidhje. Por në kushtet e qëndrimit tim ishte edhe provokuese. Linte të kuptohej se kishte lindur një problem, që kërkonte zgjidhje dhe qëndrim të drejtë.
    Në fakt, fshihej mendimi i tij konkret për këtë zgjidhje që varej prej tij. Po të donte në të vërtetë, me sinqeritet, një mendim nga unë, atëherë duhej të ishte vetë i sinqertë për të dhënë mendimin për zgjidhje dhe të diskutonim për drejtësinë dhe ligjshmërinë e veprimeve që duheshin bërë.
    Vetë Ramizi e kuptonte se duhej të lihej e lirë feja dhe besimi fetar i njerëzve, si një nga të drejtat e njeriut dhe të mos
    krijoheshin më tensione politike dhe shoqërore me qëndrimin e vendit të vetëm ateist në botë, të mbajtur me fanatizëm nga Partia. Liria e besimit fetar u përkiste edhe ndryshimeve demokratike që pretendoheshin se po bëheshin me anë të propagandës, por nuk lejohej të veprohej praktikisht dhe ndëshkohej ai që merrte guximin të kërkonte ndryshime dhe zbatimin korrekt të ligjit.
    Nuk duhej të nxitohesha në përgjigjen, duke njohur filozofinë e tij për të marrë mendimin e drejtë, që në fakt do ta dëshironte për propagandë të jashtme politike, por të ndëshkonte pasi nuk dilte dot nga korniza e formimit të tij politik dhe popullaritetit si trashëgimtar besnik i pushtetit, si dhe nuk donte të mbante përgjegjësi për çdo reagim të kundërt, të mundshëm, nga organet e Partisë ose opinioni shoqëror.
    Gjithashtu nuk donte që të mbetej asnjë provë me shkrim dhe të mos kishte dëshmitarë për qëndrimet e tij, ndryshe nga reagimi i njohur zyrtar.
    Prandaj, në dhënien e përgjigjes, ruajta qëndrimin tim të njohur në zbatimin e drejtë të ligjit:
    Të bisedohet me njerëzit dhe të kërkohet të zbatohet ligji, – iu përgjigja. – Ligjshmëria kërkon: “Të respektohet dekreti për grumbullimet dhe manifestimet”. Në reflektim të masave që janë marrë për demokratizim, kërkohet një mendim më i gjerë: “Duhet pasur parasysh liria e besimit”.
    Ou, – ndërhyri Aranit Çela. – Të merren nja 400 të rinj dhe të veprojmë. Këtu do forcë. Kundërvënie.
    Ndërhyrja e Aranitit bëri shumë përshtypje në sallë, pasi ishte thirrje për dhunë dhe rëndonte më tej gjendjen.
    Po, mor Aranit! Pastaj, merre me mend, se çfarë ndodh, – i tha Ramizi.
    Ramizi m’u drejtua përsëri mua:
    Ne s’e kemi lejuar fenë. Si të lejohet grumbullimi?
    Ndjenjat e njerëzve duhen respektuar, – iu përgjigja. – Besimi është në ndërgjegjen e njerëzve dhe duhet respektuar si një e drejtë dhe liri e njeriut. Ligji nuk e ndalon grumbullimin për rite fetare.
    Mirë, – tha Ramizi.- Ky është arsyetim ligjor.
    Menjëherë pasuan edhe të tjerë. Folën edhe disa nga vendi se përgjigjja është e drejtë.
    Po për pishat e prera, si të veprohet? – pyeti përsëri Ramizi.
    Nuk ka ndonjë dëm të madh. Janë pronë e ish-kishave,- iu përgjigja.
    Jo shoku Ramiz, nuk është ashtu,- ndërhyri Rrapi Mino, i ftuar në plenum.- Ata që kanë prerë pishat, duhet të akuzohen për dëmtim të pasurisë socialiste, pasi pishat, si pyll, janë pronë e shtetit.
    Kjo ndërhyrje e Rrapit, me argumentin e tij ligjor si pasuri e shtetit, ngjalli ilaritet dhe të qeshura në sallë.
    Çfarë dëmi ka, mor Rrapi, – tha Ramizi. – Për disa pisha?
    Po shoku Ramiz, – vazhdoi mendimin e tij Rrapi. – Dëmtimi i pasurisë socialiste nuk kërkon vlerë sipas Kodit Penal.
    Edhe për një pishë apo një dëm të vogël mund të akuzohen.
    Pas këtij sqarimi që bëri Rrapi, Ramizi m’u drejtua përsëri mua:
    Qemal! Ti the se ata janë pronë e ish-kishave. Po shumë kisha u prishën dhe nuk ekzistojnë më.
    Ato që kanë mbetur apo të rrënuarat janë monument kulture, – argumentova më tej mendimin tim, në zbatim të ligjit për monumentet e kulturës. – Ato objekte janë në administrimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ka edhe ndonjë vendim të pjesshëm të Këshillit të Ministrave për administrimin dhe ruajtjen e tyre. Por shtetëzim të tyre me ligj të posaçëm nuk ka. Ka ardhur koha të studiohet ligji për kultin në kuadrin e demokracisë. Feja duhet të lihet e lirë.
    Shikojeni! Pse nuk e shikoni? Mendojeni, ju Enver, – iu drejtua Enver Halilit, ministrit të Drejtësisë.
    Si urdhëron, shoku Ramiz, – u përgjigj menjëherë Enveri.
    Ju nuk merreni me studimin e ligjeve, – m’u drejtua përsëri mua. Doni t’jua themi ne. Nuk e bëtë as dekretin për arratisjet në ambasada, as vendimin për dëmtimet e vogla që bëhen shqetësuese në bujqësi etj.
    Shoku Ramiz ,- iu përgjigja. -Ju e keni ngritur disa herë këtë problem për studimin e ligjeve. Demokratizimi kërkon ndryshimin e ligjeve dhe ligje të reja. Nga unë duhet kërkuar ajo që më takon të bëj unë. Nuk është detyrë e hetuesisë bërja e ligjeve.
    …Kemi ngritur probleme herë pas here për organet shtetërore dhe praktikën e Gjykatës së Lartë, për zbatimin e ligjeve dhe të mos bëjnë vetë interpretime të zgjeruara jashtë kuptimit që ka në përmbajtje vetë ligji. Interpretimin është e domosdoshme ta bëjnë organet ligjvënëse. Për këtë qëllim, projekt-dekretin për kalimet e paligjshme të kufirit e bëra, sipas porosisë suaj në mbledhjen e datës 26 korrik 1990, në Plenumin e Komitetit Qendror, dhe e dërguam në Këshillin e Ministrave, që ka iniciativën ligjore, si dhe për dijeni në Komitetin Qendror dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor.
    Nuk kam dijeni për to, – tha.
    Ramiz Alia nuk duhet të mohonte dijeninë e plotë të tij për masat e marra, për interpretimin ligjor të kalimit të kufirit. Ai dha porosi që të bëhej interpretimi i dekretit, për të ligjëruar dhe justifikuar urdhrin e dhënë, për të vazhduar zbatimi i rregullores së përdorimit të armëve në kufi dhe vrasjen e atyre që donin të kalonin kufirin, si dhe dënimin e atyre që donin të hynin në ambasadat, megjithëse ligji nuk i dënonte.
    Ramiz Alia e mori personalisht projekt-dekretin që kërkoi me relacionin zyrtar të dërguar nga Hetuesia e Përgjithshme. Për këtë ishin në dijeni kuadrot më të rëndësishëm të shtetit, të cilëve iu dërgua dhe kthyen përgjigje, duke përfshirë edhe vetë Ramizin.
    Me këtë qëndrim mohues, që nuk ishte i vetmi rast për të, Ramizi dëshmonte edhe para anëtarëve të Plenumit se nuk ishte i sinqertë. Ai përjashtonte përgjegjësinë e tij direkte për urdhrin dhe porositë e paligjshme në kundërshtim me Kodin Penal dhe për pasojat e rënda të shkaktuara, si pasojë e këtij urdhri dhe porosive, me vrasjet në kufi dhe të dënimeve për hyrjen në ambasadat.
    Së pari, ai nuk donte që të pranonte zyrtarisht, në prani të anëtarëve të plenumit dhe të të ftuarve, se ishte në dijeni të realizimit të porosisë së dhënë direkt prej tij në plenumin e mëparshëm (aq më shumë për një ligj që me vetëdije u shkel dhe vrasjet në kufi nuk u ndalën). Këtë ndryshim në qëndrimin e tij e bënte për vetë faktin se urdhri i tij ka qenë i paligjshëm dhe nuk donte të kishte të dokumentuar edhe në plenum këtë përgjegjësi direkte të tij.
    Së dyti, ai nuk donte të bëhej e ditur publikisht prapaskena e manipulimeve të tij, se nuk ishte dakord të bëhej interpretimi i dekretit, i kërkuar prej vetë atij në mbledhjen e mëparshme, për të mos mbajtur përgjegjësi direkte për ndryshimin e ligjit dhe ndryshimin e qëndrimit për masat për demokratizim të propaganduara në botën e jashtme.
    Plenumi u zhvillua si përherë, me ide të mëdha të udhëheqjes, solidarizim dhe optimizëm për të ardhmen. E vërteta ishte se filloi të flitet pak më hapur për gjendjen e rëndë ekonomike. Por me një kredi prej 81 milionë dollarësh, që do të jepte Banka e Shtetit për të blerë 200 000 tonë grurë, 4 000 tonë sheqer etj., u synua të ruhej përsëri optimizmi në forcën e sistemit socialist.
    Në fund Ramiz Alia, në konkluzionet e bëra, theksoi edhe një herë se pluralizëm politik nuk do të ketë. Kush jep mendime të tilla, t’i shtrohet në organizatën-bazë të Partisë për të mbajtur qëndrim ndaj tij. Për këtë shtroi detyrën se ishte e domosdoshme të forcohet roli i Partisë. Të mos kuptohet e lehtësuar puna e Partisë, duke u kaluar kompetencat organeve shtetërore, pasi rëndohet dhe vështirësohet puna e saj. Të punojmë më shumë, në kushtet e sotme, që është tronditur bindja te socializmi. Në qoftë se shohim se vidhet në mënyrë të hapur, se prodhimi vidhet, se gjithçka synohet të vidhet, do të thotë se e mori ferra uratën, të marrim ç’të marrim. Në këto kushte, lufta e Partisë, lufta e komunistëve është e domosdoshme të forcohet. Të punohet kokë më kokë me njerëzit. Në punën e Partisë të ndryshojë stili. Pavarësisht se vendimet e Plenumit kushtëzohen nga ndryshimet në Kushtetutë, të reflektohet që tani në punë. Organet shtetërore të marrin përsipër përgjegjësinë, të veprojnë në bazë të ligjit, të rritet aktiviteti i tyre. Mekanizmi i ri ekonomik ka nevojë për të përpunuar rregullat e metodën e punës. Të mos përdoret pa vend fjala afarizëm. Atë që e bënte Tregtia e Jashtme dhe ministritë, nuk e bën dot ndërmarrja e tullave në Vorë. Të forcohet afarizmi brenda vendit, në radhë të parë. Të mos fillojmë nga Zh-ja, por nga A-ja. A-ja është tregu, populli. Fakt është se në ekonomi kemi mosrealizime të mëdha. Ekonomia është në pragun e krizës, në mos më shumë. Ka një shkrehje në punë të forcave. Kjo ka jo vetëm efektin ekonomik, por edhe politik. Ai që paguhet me 60 për qind të pagës ka detyrimin të vejë në punë, të bëjë diçka, të pastrojë. Edhe në fshat po duken shenjat e largimit nga puna. Vihen re shumë largime nga puna dhe qarkullime nga një rreth në tjetrin. Vetëm me arsye të justifikuara drejtori i ndërmarrjes mund të lejojë punonjësit të largohen. Largimet të bëhen vetëm me leje me shkrim nga drejtori. Ka elementë të veçantë që duan të shkatërrojnë kooperativat. Kur na sulmon u, të sulmojmë. Të mos rrimë në pritmëri.
    Të marrim çështjen e fesë. Të mos e shohim të thjeshtë. Në qoftë se sot folëm për Shkodrën, nesër do ta kemi në Dropull, pastaj në Himarë, Korçë, Tiranë. Jo se u digjet barku për fenë, por duan të përhapin ideologjinë fetare. Pa u bërë ndryshime kushtetuese, të mos bëhen hapa për hapjen e kishave dhe xhamive. Diskutime le të bëhen. Do të biem në diskutime. Do të thotë ndonjë njeri se duam një kishë. E thotë një njeri, por dale të shohim ç’do të thonë të tjerët. Të hyjmë në diskutime, se kështu ato do të zgjaten. Do të ketë ndonjë rast si e do shumica. Në Goranxi, në Gjirokastër, morën kambanën. E ngriti rinia, se kambana ishte 150 kg dhe s’e ngre dot njeri. Është gjë jo e lehtë. Afro 40 000 veta erdhën sivjet te kisha e Shën Ndoi, në Laç. Në vend të agjitatorëve tanë, punuan ata të fesë. Feja është një instrument politik, që e kërkon reaksioni.
    Luftën kundër ut ta shohim edhe në disa drejtime të tjera. Janë rritur thashethemet, largimet pa leje nga puna, futja në ambasada. Nuk është puna të dënohen 4-5 veta në Kavajë. Nuk ishte kjo vetëm puna e hetuesisë. Hetuesia dhe organet e punëve të brendshme të bëjnë më mirë punën e tyre. Të gjendet kush i organizon. U futën 5 000 veta në ambasada. Kush i drejtoi? Hetuesia e Policia ka punën e saj. Po Partia, organet shtetërore, ç’mendojnë? Përse drejtori i ndërmarrjes nuk di se ku i kanë shkuar punëtorët?
    Armiku po i përdor të tëra armët kundër nesh. Edhe Ismail Kadare e përdori më në fund. Do të mblidhet Konferenca e Sigurimit Europian. Unë mendoj se ata nuk do të na pranojnë. Çështja është politike. Duan lëshime. Bëjmë ndryshime jo se do KSBE-ja, por se janë në interes të popullit tonë. Nuk duam lëshime nga KSBE-ja, për ta lënë pushtetin popullor. Forcimi i unitetit është rruga jonë. Mbështetja te Partia është garancia për ecjen përpara. Prandaj duhet të ngremë në këmbë komunistët.
    Në pushimet e bëra, kam pirë kafe me Mehmet Elezin në dy raste. Diskutimet tona ranë në sy dhe kjo nuk ishte pak, kur në plenum nuk diskutohej sipas dirigjentit. Në një rast bisedova me Spiro Deden. Ai ishte dakord me problemet që shtrova unë në diskutim dhe për të shkruar një artikull për gazetën “Zëri i Popullit”, ku ai ishte kryeredaktor. U tregova i gatshëm për ta shkruar. I thashë se nesër do ta kesh në zyrë, do ta dërgoj, por nuk besoj se do ta botosh (Kisha shkruar disa artikuj dhe ai nuk i kishte botuar. Kështu kishte ndodhur edhe me Marash Hajatin kur ishte kryeredaktor.)
    Spiro më tha:
    - Jo. Do ta botoj.
    Artikullin e shkrova natën vonë dhe ia dërgova të nesërmen. Si edhe në rastet e tjera nuk u botua.
    Të nesërmen i dërgova Ramiz Alisë projekt-dekretet për kalimet e paligjshme të kufirit dhe për dëmet në bujqësi. E bëra këtë veprim, meqenëse ai pretendoi dhe deklaroi në plenum se nuk kishte dijeni për to. Brenda ditës, u kthyen mbrapsht projekt-dekretet dhe raporti shoqërues me një përgjigje, me një shënim të bërë nga Vaskë Çifliku, ndihmësi i Sekretarit të Parë të KQ të PPSH, Ramiz Alia.
    Në shënim ishte shkruar porosia e Ramiz Alisë se: “Përse i dërgon Qemali tek unë këto materiale. Ato janë punë shtetërore dhe duhet t’u dërgohen organeve kompetente”.
    Ramiz Alia i kishte kërkuar vetë këto projekt-dekrete nga unë dhe ishte e domosdoshme që ta vija në dijeni për masat e marra. Veç kësaj kërkese, ai ishte edhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe ishte e domosdoshme që të merrte projekt-dekretet.
    Më saktësisht, ai ishte vënë në dijeni që në fillim, në të dy format zyrtare të komunikimit, me shkresën dërguar me adresë në Komitetin Qendror dhe me adresën në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Kthimi, jo me shkresë të rregullt zyrtare, nënkuptonte se ato nuk regjistroheshin në Zyrën e Protokollit në Komitetin
    Qendror dhe ai vetë nuk donte të linte gjurmë zyrtarisht për marrjen në dijeni të këtyre materialeve me argumentin e dërguar për realizimin e porosisë së tij. Ky fakt krijon dyshime edhe për protokollin e mbledhjeve të plenumit, nëse evidentoheshin me shkrim të gjitha diskutimet e incizuara, apo bëheshin seleksionime me urdhër të tij, sipas orientimeve që jepte vetë. Flitej nën zë se çdo gjë dokumentohej pasi merrej mendimi i tij.
    Bëra një informacion për Ramiz Alinë. I shkrova duke sqaruar konkretisht se projekt-dekretin e kisha dërguar për ta vënë në dijeni. Projekt-dekreti ishte hartuar sipas porosisë së tij dhe se ai e kërkoi atë vetë. Këto ishin arsyet që ia dërgova.
    Organeve të tjera kompetente shtetërore, sipas rregullit të përgatitjes dhe diskutimit të projektligjeve, ua kisha dërguar me kohë.
    Të nesërmen vajta dhe bisedova me Ramiz Alinë.
    I shtrova më gjerë mendimet e mia për nevojën e domosdoshme të krijimit të partive të tjera politike, për të reflektuar konkretisht për ndryshimet demokratike dhe marrjen e masave për rregullimin e gjendjes politike dhe ekonomike. Një hap i tillë do të ndihmonte më shumë Partinë, për të zgjidhur këtë situatë politike të brendshme dhe kërkesat që shtroheshin nga shtetet e tjera perëndimore.
    Në fillim më kundërshtoi me rreptësi. Por në fund të shkëmbimit të mendimeve duket se u bind në bazë të argumenteve që i parashtrova. Të linte përshtypjen se ishte i lëkundur në mendimet e tij dhe se nuk kishte më energji për të vazhduar me fanatizëm politikën e mëparshme.
    Megjithatë, në përfundim, theksoi se do të zbatohen vendimet e Plenumit. Nuk pranohet pluralizmi politik. Nuk mund të dorëzojmë vetë pushtetin që na ka dhënë populli.
    E ndërmora edhe një herë këtë iniciativë, pasi kisha ende shpresë në zgjidhjen e këtij problemi, që do të përcaktonte të ardhmen. Populli kërkonte ndryshimin dhe çdo vonesë ishte me pasoja shumë të rënda. Për informacionin e dërguar për projekt-dekretin për kalimin e kufirit shtetëror nuk u kthye me ndonjë shënim tjetër.
    Projekt-dekretet nuk u morën në shqyrtim nga organet kompetente, Këshilli i Ministrave dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor.
    Dekreti për kalimin e kufirit shtetëror dhe praktika e paligjshme për përdorimin e armëve dhe vrasjen e shtetasve të pafajshëm që tentonin të kalonin kufirin, vërtetojnë:
    Ligji në fuqi lejoi largimin jashtë shtetit, por këto rregulla nuk u zbatuan dhe u vazhdua praktika e vjetër ligjore e ndjekjes penale dhe vrasjeve në kufi. Rregullorja për Shërbimin në Kufi ishte e paligjshme dhe duhej të shfuqizohej menjëherë, pas ndryshimeve ligjore për lëvizjen e lirë të shtetasve.
    Urdhri për vrasje në kufi është dhënë nga Ramiz Alia. Ai ishte funksionari më i lartë i shtetit dhe Forcave të Armatosura, që kishte në kompetencë drejtimin e organeve të punëve të brendshme dhe të kufirit. Ai është përgjegjësi kryesor për vazhdimin me urdhrin e tij të praktikës së vrasjeve në kufi të shtetasve që tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror.
    Simon Stefani, si ministër i Punëve të Brendshme dhe Ferit Zeneli, si komandanti i Forcave të Kufirit, kanë zbatuar rregulloren sipas urdhrit të dhënë nga Ramiz Alia.

    Panorama

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish kryehetuesi i rregjimit komunist Qemal Lame rrëfen për historinë

    “Biseda në ‘90 me Kristaq Ramën: Djali më kritikon pse rri në Presidium”

    Emri:  qemal-lame.png

Shikime: 2639

Madhësia:  83.0 KB
    Kristaq dhe Edi Rama në ‘90 / Qemal Lame

    Debati për lejimin e pluralizmit në Shqipëri kishte arritur kulmin. Presioni për lejimin e partive të reja politike sa vinte edhe bëhej më i madh ndaj udhëheqësve të kohës.
    Në librin e tij me kujtime “Kur shembeshin themelet”, botim i shtëpisë botuese “Onufri”, ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme për vitet 1981-1992 tregon për një takim kokë më kokë me Ramiz Alinë. Kur Lame i argumentonte se përse duhej të lejohej pluralizmi, në një mënyrë indirekte Alia i shprehu idenë e formimit të partive të reja prej njerëzve të besuar të Partisë së Punës, por që ai ishte skeptik nëse populli do ta besonte këtë gjë… Gjithashtu Lame tregon për momentin e shpërthimit të protestave të studentëve, thirrjet e të cilëve hynin në ambientet ku mbahej një mbledhje e Presidiumit të Kuvendit Popullor, anëtar i të cilit ishte edhe skulptori Kristaq Rama. Teksa dëgjoheshin thirrjet “Liri Demokraci”, Ramiz Alia i drejtohet Ramës, duke thënë se ishin pikërisht bijtë e “shokëve” të Presidiumit që merrnin pjesë në demonstrata, duke pasur parasysh Edi Ramën. Pas përfundimit të mbledhjes, sipas kujtimeve të Qemal Lames, ky i fundit teksa bën një copë udhë bashkë me Kristaq Ramën, patën mundësi të flisnin për arsyet pse Rama ishte bërë pjesë e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe se i biri, Edi, e kritikonte vazhdimisht për këtë fakt.


    NJË TAKIM ME RAMIZ ALINË, ME KËRKESËN E TIJ

    Ditën e botimit të artikullit në gazetën “Drita”, më 2 dhjetor 1990, rreth orës 9:00, më kërkoi në telefon Ramiz Alia:
    – Shoku Qemal! Kam lexuar artikullin që ke shkruar në gazetën “Drita”. Ma sollën në mëngjes, që para orës shtatë, në shtëpi. Është këtu, në zyrë, e kam mbi tavolinë. Po të kesh kohë, hajde të bisedojmë.
    - Po, shoku Ramiz, – iu përgjigja. – Po vij menjëherë.
    Pasi vajta në zyrë, vazhduam bisedën. Ramizi sqaroi më tej mendimin e tij:
    - Nga artikulli del e plotë ideja për një mendim të ri, për sistemin politik dhe juridik. Duke lexuar, krijova mendimin: Qemal, ti ke mendim më të gjerë se ato që shkruan!
    - Po, shoku Ramiz. Problemi kryesor, siç kam thënë edhe herë të tjera, mbetet pluralizmi politik. Duhet të pranohet, edhe në vendin tonë sistemi me shumë parti…
    - Qemal! Ti do që të krijohen parti të reja politike?!
    - Po. Ky është mendimi im. Është mirë që sa më shpejt të vendoset sistemi me shumë parti dhe të funksionojë shteti ligjor…
    Edhe reformat që po kryhen gradualisht për demokratizimin, kanë si përfundim pluralizmin politik dhe shtetin.
    - Unë mendoj se pluralizmi ideologjik, që diskutuam në Plenum, e plotëson këtë sistem, në kushtet e vendit tonë….
    - Pluralizmi ideologjik nuk mund të plotësojë dhe as të zëvendësojë pluralizmin politik, shoku Ramiz. Në vazhdim të këtij argumenti, është fakti se çdo ideologji ka një filozofi politike të caktuar. Kjo filozofi politike, buron nga platforma
    e një politike të caktuar, e një partie politike. Partitë politike janë forca politike e organizimit më të lartë politik të një grupi ose grupimesh shoqërore, shtresave shoqërore të caktuara, me kërkesa, aspirata dhe qëllime të caktuara për gjendjen politike e shoqërore, zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shoqërinë, rrugën që do të ndiqet në perspektivë për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin shoqëror. Këto janë disa nga kriteret teorike dhe praktike të funksionimit të politikës dhe të rolit që ajo ka në sistemin shoqëror të caktuar.
    - Do që të krijosh vetë një parti tjetër?,- më ndërpreu vazhdimin e mëtejshëm të mendimit tim…
    - Jo, shoku Ramiz. Unë nuk kam pasur ndonjëherë mendim për të krijuar vetë parti politike. Unë personalisht nuk dua të krijoj ndonjë parti tjetër politike. Unë jam i bindur në pikëpamjet e mia për socializmin dhe demokracinë. Partia e Punës është ripërtëritur në organet udhëheqëse, janë caktuar në detyra drejtuese njerëz të rinj, me arsim të lartë, të aftë profesionalisht, vlerësohen nga opinioni shoqëror, me ide të reja që premtojnë të bëjnë ndryshime, në përshtatje me kohën e sotme. Janë realizuar disa masa me rëndësi, si ndryshimet në Kushtetutë, për sistemin shtetëror dhe ekonomik, u krijua mundësia për njohjen e pronës private, lejimin dhe garantimin e investimeve të huaja, punën private, administrimin e ri në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat bujqësore etj. Unë kam dhënë mendimet e mia edhe në komisionin qeveritar, ku bëja pjesë, edhe për këto ndryshime ligjore. Po të zbatohen mirë këto ligje të miratuara, do të krijohet përvojë dhe do të vlerësohet më mirë gjendja dhe perspektiva ku duhet të shkojmë…
    – Përse thekson dhe arsyeton mendimin për parti të tjera politike? – Mendoj se është e domosdoshme të analizojmë me objektivitet dhe qetësi, gjendjen e brendshme politike, situatën e përgjithshme ndërkombëtare dhe masat që kërkohet të merren për një politikë që të jetë e aftë për të përmirësuar gjendjen e rëndë politike dhe shoqërore dhe për të përcaktuar një strategji më të studiuar për të ardhmen. Jemi vend europian dhe e kemi të domosdoshme të gjykojmë e marrim vendime që kanë në përmbajtje ruajtjen e shtetit dhe interesat tanë kombëtarë, duke i përsosur me përvojën europiane. Me ndihmën e shteteve të fuqishme perëndimore, do të kemi mundësi të përmirësojmë gjendjen dhe të zgjidhim çështjen kombëtare. Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe në Çamëri presin nga ne. Vendet e tjera ish-socialiste kanë kaluar në sistemin demokratik perëndimor. Ne nuk mund të ecim më në këtë rrugë, si deri tani, dhe me këto parime politike për socializmin e diktaturën e proletariatit. Pluralizmi politik që mund të pranohet edhe nga Partia e Punës, do të ndikojë pozitivisht në gjendjen e përgjithshme politike, përfshirjen e grupimeve të ndryshme shoqërore, sipas bindjeve politike etj. Reformat që po merren nga Partia, mendoj se na çojnë në fund të fundit në këto përfundime. Më mirë të reagojmë tani. Po të hezitohet, do të jetë vonë.
    - Të ndryshojmë vijën politike dhe të ndryshojmë sistemin, që shoku Enver na ka porositur ta ruajmë dhe ta forcojmë?
    - Mendoj se gjendja politike dhe shoqërore, pakënaqësitë e mëdha në popull, paralizimi i ekonomisë dhe financave etj., mosplotësimi i nevojave për nivelin normal të jetesës, kërkojnë të bëhen ndryshime thelbësore. Vizioni i të ardhmes ka rëndësi të orientohet në idetë e reja politike që shtrohen dhe imponohen nga gjendja në të cilën ndodhet populli.
    - Përse je kaq i sigurt në mendimin tënd?
    - Unë jam më i riu në Plenumin e Komitetit Qendror, shoku Ramiz. E dua Partinë dhe popullin. Është koha për ndryshime. Kërkohet të dëgjojmë dhe interpretojmë me kurajë mendimin e popullit, për përmirësimin e gjendjes politike dhe të reflektohet sa më shpejt në plotësimin e nevojave elementare të jetesës së popullit. Kështu nuk ecet më, thonë hapur njerëzit. Këtë e dëgjojmë kudo ku jetojmë dhe në çdo rreth apo grup njerëzish me të cilët marrin kontakte, kur shkojmë për të realizuar detyrat që na janë caktuar. Kam bindjen se kemi shansin historik për të realizuar ndryshime me rëndësi politike dhe shoqërore. Analiza që unë i bëj situatës politike të brendshme dhe asaj të jashtme, kërkon ndryshime thelbësore për ndryshimin dhe hedhjen e hapave me guxim. Deri tani, ka pasur rezultate. Gjendja është rënduar. Kemi ngelur prapa në zhvillimin tonë, në krahasim me shtetet fqinje dhe ato të zhvilluara. Nuk kemi mundësi ekonomike dhe financiare për të ecur më tej në këtë rrugë, siç është konceptuar dhe zbatuar socializmi dhe shteti i diktaturës së proletariatit.
    - Çfarë mendon atëherë?
    - Mendoj se është momenti historik për të realizuar kalimin paqësor nga socializmi në demokraci. Socializmi është demokratik në përmbajtjen e tij, si doktrinë politike dhe si ideologji. Këto parime të drejta kanë ndikuar që socializmi si sistem është mbështetur nga pjesa më e madhe e popullit. Gjendja ku jemi, ka evidentuar të metat e sistemit të zbatuar në vendin tonë, si dhe në vendet e tjera ish-socialiste. Kërkohet një mendim i ri politik. Për të realizuar këtë ndryshim që kërkon populli, vlerësoj se është e nevojshme të mendojmë për idetë e reja, të veprohet me kurajë dhe të bëhen ndryshimet që u parashikuan me ndryshimin e Kushtetutës dhe të ligjeve. Në mendjen time kam krijuar idenë për ndryshimet e domosdoshme që duhen bërë në teori dhe në praktikë për socializmin demokratik. Këto probleme nuk i kam diskutuar kaq gjerë me ndonjë njeri tjetër. Meqë po më pyesni me intimitet, ndiej detyrimin që të argumentoj po me sinqeritet mendimin tim. Së pari, është e nevojshme të vlerësohet dhe mbështetet mendimi i ri politik për socializmin dhe demokracinë në kushtet e sotme të vendit tonë, si dhe të përvojës së vendeve të tjera në Perëndim dhe në Lindje. Kjo kërkon që të parapërgatiten organet e partisë, komunistët, intelektualët dhe në tërësi populli. Vazhdimësinë e mësimeve të Enver Hoxhës populli nuk mund ta pranojë më në kushtet e rënda në të cilat jemi. Gjendja e rëndë ka shkaktuar pakënaqësinë për pasojat e ardhura nga sistemi i diktaturës së proletariatit. Ka rëndësi që të merren mendime nga organet e partisë, intelektualë me reputacion në popull, si dhe njerëz që kanë ide të reja. Së dyti, të vlerësojmë marrëdhëniet shoqërore në të cilat jemi dhe të ndryshojmë duke filluar nga ndryshimet në Kushtetutë, për sistemin politik dhe shoqëror. Së treti, të lejohet krijimi i partive të reja politike. Së katërti, të vendosim, të rivendosim marrëdhëniet me shtetet perëndimore, të cilat i kemi ndërprerë. Të rivendosim edhe lidhje më të mira me shtetet e Europës Lindore, që kanë kaluar nga socializmi në demokraci. – Qemal! Nuk është kaq lehtë si mendon ti. Pranimi i pluralizmit politik nënkupton dorëzimin e pushtetit te partitë e reja që krijohen.
    - Mendoj se populli, në shumicën e tij, e përkrah Partinë. Edhe ju vlerësoheni për reformat graduale që janë miratuar dhe pritet zbatimi i tyre në praktikën shtetërore. – Jo! Nuk është çdo gjë pluralizmi politik. Është e vërtetë se populli ka besim dhe mbështet Partinë e Punës. Prandaj, nuk ka presione nga populli për parti të tjera. Ideja e pluralizmit shtrohet në formë presioni nga vendet perëndimore, që të ndryshojmë politikë dhe të afrohemi me Perëndimin. Njerëzit nuk mund t’i besojnë ndonjë personi që do të krijojë parti të re. Kemi më shumë se 45 vjet në pushtet dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me përkrahjen që na bën populli. Edhe po të caktojmë disa njerëz të besuar për të krijuar parti të reja, që të plotësojmë mekanikisht kërkesat e shteteve perëndimore, atyre nuk u beson njeri. – Mendoj se pluralizmi politik duhet të lihet të zhvillohet natyrshëm, shoku Ramiz. Grupimet politike të shtresave të popullit është mirë të vendosin vetë për përkatësinë e tyre politike. Së pari, mendoj se nuk duhet të përsëritet gabimi që bëri Mustafa Qemal Ataturku në Turqi, që caktoi shokun e tij të ngushtë, për të krijuar një parti të re politike, për të bërë ndryshimin siç kërkonin shtetet e tjera perëndimore. Kur shoku i tij u bë opozitar i fuqishëm dhe filloi të pretendojë më shumë për pushtet më të madh, ai u bë i rrezikshëm. Ataturku e arrestoi dhe e dënoi me vdekje. Së dyti, zgjedhja e disa personave të njohur dhe mbështetja e tyre për krijimin e partive opozitare do të ishte një veprim mekanik. Njerëzit njihen nëpërmjet punës. Pushteti nxit dhe kultivon edhe egoizmin për më shumë vlerësim dhe marrje më shumë pushtet politik, legjislativ, gjyqësor etj. Në fillim ata janë mirënjohës, ndaj atij me shumë pushtet dhe premtojnë besnikëri. Por kur forcojnë pozitat, marrin famë, krijojnë përvojë politike, duan më shumë pushtet. Kur e shohin se pengesa kryesore është ai që i ka mbështetur dhe bërë të njohur në politikë, veprojnë gradualisht në mënyrë të maskuar dhe pastaj hapur, të minojnë pushtetin, të dobësojnë pozitat, deri edhe të largojnë me forcë, të arrestojnë, të dënojnë etj. Pra, pushteti krijon ambicien për pushtet.
    - Paske njohuri të mira edhe nga politika ndërkombëtare për pluralizmin?! Edhe nga ana filozofike i argumenton mendimet! – Këto i kam lexuar në historinë moderne të Turqisë, shoku Ramiz. Profesioni i hetuesit më ka dhënë edhe përvojën politike.
    - Qemal! Këto mendime më befasojnë. I sheh fenomenet ndryshe nga politika që po zbaton Partia…
    - Ju më pyetët me sinqeritet, shoku Ramiz. Unë e ndjeva për detyrë të përgjigjem, po me të njëjtën mënyrë: të shpreh pa rezerva mendimet e mia. Nuk isha përgatitur për këtë bisedë. Janë mendime që tani u formuluan më qartë, pas pyetjes suaj. – Mirë, Qemal. Me kurajë dhe mendimin tënd. Ke ide të avancuara. Në këto kushte, ato zor se mund të kuptohen nga shokët e tjerë të udhëheqjes. Faleminderit!
    - Unë ju jam mirënjohës, shoku Ramiz, që më thirrët dhe më kërkuat mendim… Rrugës për në zyrë analizova edhe një herë bisedën. Kisha kaluar çdo kufi të lejuar nga politika dhe praktika e diktaturës së proletariatit. Ishte me pasoja. E kuptoja përgjegjësinë. Njëkohësisht isha i bindur se kisha mbajtur qëndrim të drejtë. Kisha argumentuar mendimet e mia.


    STUDENTËT I JAPIN GODITJEN PËRFUNDIMTARE SISTEMIT SHTETËROR ME NJË PARTI

    Ishim në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Bëhej analizë për gjendjen e kriminalitetit dhe ishte paraqitur një raport nga Hetuesia e Përgjithshme. Po bëheshin diskutime. Kritikohej rritja e kriminalitetit dhe zbulimi i pamjaftueshëm i krimeve të rënda, sidomos i atyre që destabilizonin gjendjen. U vu në dukje edhe një herë kritika për liberalizëm në Hetuesi. U kritikua bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit dhe Policinë, sidomos për lirimin nga hetuesia të personave të ndaluar nga policia… Papritur u dëgjuan në afërsi thirrjet: Liri-Demokraci… Të gjithë drejtuan sytë nga jashtë dritares, nga vinin thirrjet. Në krah kisha Kristaq Ramën. Në këto mbledhje rrinim pranë njëri- tjetrit me kënaqësi dhe ndanim mendime të njëjta për situatën e krijuar. Ramizi mori në telefon ministrin e Brendshëm. Pastaj, duke vështruar nga Kristaqi dhe unë, tha: Janë studentët e Arteve. Janë djemtë e shokëve tanë, që demonstrojnë (Me këtë përcaktim jepte të kuptonte për Edi Ramën, djalin e Kristaqit.) Ligji i Qemalit nuk i dënon. Çfarë presim? Kur të vijnë të na hyjnë në sallën e mbledhjes? (Me përmendjen e emrit tim donte të rikujtonte qëndrimin e hetuesisë për dekretin për manifestimet, ku ai kërkonte që hetuesia të hetonte dhe të çonte personat në gjyq, sipas praktikës së vjetër, megjithëse kishte ndryshuar ligji.) Dekreti për mbledhjet dhe manifestimet publike ka parashikuar rregulla të reja, shoku Ramiz, – sqarova shkurt mendimin tim. Nuk pati reagime të tjera. Si kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, argumentova se hetuesia ka zbatuar një politikë të drejtë penale. Pasi mbaroi mbledhja, u larguam bashkë me Kristaqin. Ai dukej i tronditur, por nuk e jepte veten, ishte shumë burrëror. Rrugës kemi vazhduar bisedat dhe më thotë: U emërova pa dëshirën time si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Jam skulptor dhe nuk kam pasur dhe nuk kam dëshirë për politikë. Emri im u bë fakt i kryer. Nuk mund ta kundërshtoja. Nuk kam asnjë përfitim dhe nuk dua të kem. Më pëlqen profesioni im dhe i jam përkushtuar skulpturës. Kam pasur vlerësime të mëdha artistike për monumentin e Enver Hoxhës, bashkë me Muntaz Dhramin etj. Prandaj na kanë emëruar, mua këtu në Presidium dhe Muntazin në Plenumin e Komitetit Qendror. Thonë se na vlerësojnë, por në fakt na dëmtojnë emrin tonë si artistë, duke na politizuar… Djali del në demonstratë, pasi është me ide politike që nuk përputhen me politikën aktuale. Ai ka të drejtë kur më kritikon se përse rri akoma këtu në Presidium. Por nuk kam si shkëputem. Me ty Qemal, si gjithmonë, flas hapur se kam besim dhe e vlerësoj mendimin tënd politik, uroj të kesh sukses. Të bien më qafë padrejtësisht. Kritikohesh për liberalizëm, se zbaton ligjin. Unë të kam mbështetur dhe të mbështes. Është shumë pozitive, që një njeri si ju është në këtë organ të lartë shtetëror, – i plotësova mendimin.- Pavarësisht nga qëllimet e emërimit, fakti që këtu ka njerëz si ju, e bën më human këtë organ. Ju dhe ata si ju keni një kulturë qytetare, për të cilën ka nevojë drejtimi i shtetit. Emërimi i ministrave të rinj, si Skënder Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Ahmeti, Besnik Bekteshi, Pajtim Ajazi etj., i ka dhënë një frymëmarrje të re veprimtarisë shtetërore. Populli tregohet i kënaqur me këto zgjedhje. Ju kanë afruar me qëllimin që t’i mbështesni, por ju mbani qëndrim parimor dhe nuk mbështesni padrejtësitë. Këtë qëndrim nuk e kanë llogaritur. Ndryshe nuk do t’ju kishin emëruar. Jeni nga ata që flet hapur dhe thoni me guxim fjalën tuaj. Kjo e frenon edhe Ramizin, në dhënien e mendimeve dhe marrjen e vendimeve. Duam ndryshime demokratike. Këtë do ta arrijmë me njerëz me kulturë të gjerë qytetare, si ju. Djali bën mirë që thotë hapur mendimet e tij. Manifestimi publik e politik nuk është më i dënueshëm. Po kështu ndanim mendime të njëjta për gjendjen e rëndë dhe ndryshimet që duheshin bërë. Kur arritëm te sheshi “Skënderbej”, u ndamë, ai për në shtëpi, në Rrugën e Kavajës, dhe unë për në zyrë. Më 1 dhjetor 1990, studentët e Universitetit të Tiranës “Enver Hoxha” kishin afishuar në korpusin qendror një peticion ku kërkohej plotësimi i kushteve më të domosdoshme të tyre, për jetesë e studim. Në rast se këto nuk do të plotësoheshin, kërkohej dorëheqja e qeverisë. Studentëve nuk iu dha përgjigje nga qeveria. Pas kësaj heshtjeje dhe mosdhënies brenda një jave të një përgjigjeje për plotësimin e kërkesave të paraqitura, u kalua në veprime konkrete të organizimit të studentëve për demonstratë. Nga data 7 deri më 9 dhjetor 1990, do të bëhej organizimi i parë i studentëve me një platformë politike kundër regjimit në fuqi.

    QEMAL LAME

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •