Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Shqipëria e ka shprehur hapur sot mundësinë e daljes së Shqipërisë nga Konferenca Islamike, ose në mos shkëputjen totale,një rivlerësim të rolit të saj në këtë konferencë. Hapi i parë është marrë me refuzimin e ftesës për sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI). Kuvendi i Shqipërisë nuk ka caktuar një delegacion për këtë konferencë duke e kaluar në heshtje refuzimin e ftesës. Ndërkaq një përgjigje për këtë ka ardhur nga Këshilltari për Politikën e Jashtme i zotit Meta, Ralf Gjoni.

    Në një prononcim për mediat, Gjoni shpjegon se mungesa e Shqipërisë këtë vit lidhet me mungesen e buxhetit dhe axhendën e ngjeshur të kryetarit të Kuvendit.

    “Ne nuk e kemi refuzuar këtë ftesë, por thjesht parlamenti nuk ka marrë dot pjesë në këtë aktivitet multilateral, ashtu siç nuk kemi marrë dot pjesë as në Asamblenë Parlamentare të Unionit për Mesdheun, që është zhvilluar në Jordani disa javë më parë, apo si nuk kemi marrë pjesë dhe në disa aktivitete të tjera. Jemi të detyruar që të jemi përzgjedhës përsa i përket pjesëmarrjes në shumë aktivitete shumëpalëshe, duke e përqëndruar kështu aktivitetin e diplomacisë parlamentare të Kuvendit në ato vende apo aktivitete që kanë prioritet imediat përsa i përket axhendës së politikës së jashtme të Shqipërisë që për momentin përqëndrohet kryesisht në marrëdhëniet tona me BE-në dhe axhendës së perspektivës europiane”, u shpreh Gjoni.

    Por më tej ai bën të qartë se nuk është vetëm problem buxheti mungesa e Shqipërisë. Sipas këshilltarit Gjoni, marrëdhënia me këtë organizatë duhet rishikuar në të ardhmen, pasi Shqipëria asnjëherë nuk ka qënë 100% pjesëmarrëse në OBI:

    “Ka një marrëdhënie me këtë organizatë, që ndoshta duhet riparë në të ardhmen. Me sa jam i informuar ne jemi vend anëtar pas kërkesës sonë në 1992-n, për t’u anëtarësuar në këtë OBI, por pjesëmarrja e Shqipërisë në të nuk është ratifikuar asnjëherë nga parlamenti shqiptar, gjë që krijon disa pikëpyetje dhe hedh disa dyshime lidhur me anëtarësinë 100% të Shqipërisë në OBI”-tha ai.

    Dule folur në emër të Kryetarit të Kuvendit, Gjoni shtoi se “mendoj se kjo duhet trajtuar në të ardhmen nga diplomacia shqiptare dhe nga vetë qeveria shqiptare për të parë se ku jemi me këtë organizatë dhe çfarë lloj anëtarësimi do të dëshironim në të ardhmen”.

    Shqipëria është që prej vitit 1992, anëtare e Organizatës së Konferencës së Vendeve Islamike.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Eshte tjeterkush ai qe vendos per shqiperine qe te jete anetare ne konferecen islamike. Babushi nga pertej oqeanit

    Po thuaj kokmadhit , shihe dhe rishihe sa te duash. Kembekryq me vellezerit musliman do rrish sa te japesh shpirt.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Cfare ka perfituar Shqiperia nge anetaresimi ne kete organizate...?
    Cilat jane kontributet konkrete te kesaj organizate?

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Cfare ka perfituar Shqiperia nge anetaresimi ne kete organizate...?
    Cilat jane kontributet konkrete te kesaj organizate?
    Asgje konkrete. Thjeshte informatore e perendimit ne organizaten islamike

    Mjaton te lexosh kabllogramin e wikileaks dhe e kupton qe shqiperia sa kohe te egzistoje si shtet do jete pjese e konferences islamike. Mblidhe mendjen per kete gje
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Asgje konkrete. Thjeshte informatore e perendimit ne organizaten islamike

    Mjaton te lexosh kabllogramin e wikileaks dhe e kupton qe shqiperia sa kohe te egzistoje si shtet do jete pjese e konferences islamike. Mblidhe mendjen per kete gje
    Me nje buxhet ushtarak prej 600 000 000 000 Dollare (per ata qe nuk i njohin numrat, 600 MILIARD - krahaso, BIP i shqiperise eshte 26 mrd. dollar, perpjesetimisht shpenzimet e amerikes perbejne diku 40% te shpenzimeve gjetiu mbi rruzull)........edhe gjaaaaaaat, gjaaaaaaat kohe do te mbetemi aty....perndryshe, si duket ameriak saudeve jav ka fut frigat, ndoshta ka gejt ne shqiptaret "bashkpunetore" me te mire....who knows, who knows.....ose.....Allahu e din me se miri !!!
    albanish by nature

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ilir Meta “refuzon” Konferencën Islamike: Duhet riparë anëtarësimi

    Withdrawal
    Article 35

    1. Any Member State may withdraw from the Organisation by notifying the Secretary-General one year prior to its withdrawal. Such a notification shall be communicated to all Member States.

    2. The State applying for withdrawal shall be bound by its obligations until the end of the fiscal year during which the application for withdrawal is submitted. It shall also settle any other financial dues it owes to the Organisation. ...

    http://www.comcec.org/TR_YE/Yeni_Sit...IC_Charter.pdf

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •