Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36

Tema: Zemra

  1. #1
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Zemra

    Po e hap kete teme pasi ma kerkuan disa miqte e mi ketu ne forum.

    Sic e dime shume veta sot vuajn nga semundjet kardiake dhe numri i pacienteve te till sa vjen e po shtohet.

    Ne kete teme do te mundohem t'iu informoj sa me shume per cdo pyetje qe mund te keni (me aq sa dij, per cdo gje tjeter qe nuk dij, do tu informoj me informacion te marre nga koleget e mij te nderuar kardiolog dhe kardiokirurg.)
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dr. Klaus pėr postimin:

    loneeagle (20-02-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Zemra

    I nderuari Doktor,

    po mundohem t'shprehem lirshem, sepse me duket qe e kam nje problem. Kshtu qe, po e shtroj nje pyetje:

    Gjate aktit seksual, perafersisht pas nje ore,por nuk e largoj mundesine qe mund te jete edhe pas nje ore e gjysme.
    Si t'them kur fillon te rritet intensiteti i ritmit, ne ate moment e ndjej se zemra nuk me rrahe mo kshtu si duhet: " bum bum bum bum bum", por fillojne rrahjet "bum bum buuuuuum bum bum buuuuum".

    Dhe ne ate moment ndaloj ritmin dhe filloj perseri nga e para, e kshu me radhe deri sa te vjen perseri ajo "bum bum buuuum bum".

    Kam noj problem me zemer, apo cfare duhet te bej?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #3
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra

    Pershendetje Hot_Prinz.

    Jo domosdoshmerisht me kete c'rregullim te ritmit (mesa kuptova nga intensiteti bum bum-eve) ke nje problem mjeksor.

    Ajo qe keshillohet nga kardiologu ne nje rast te tille eshte kryerja e nje EKG-je qe zgjat 5 minuta dhe me pas vendosja e Holterit te Ritmit per 24 ore c'ka do te mase frekuencat kardiake edhe gjate aktit seksual. Me pas kardiologu pas leximit te Holterit do te te jap nje pergjige te sakte rreth problemit ose shqetesimit tuaj.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Zemra

    Falmnderit Doktor,

    e kam bo EKG-ne qe zgjat 5 min, pastaj e kam bere edhe EKG-ne e ngarkeses ne biciklete, pastaj e kam bere edhe Echon e Zemres, me vone e kam vendose edhe Holterin e Ritmit per 24 oret.
    Por kur e kam vendose Holterin e Ritmit, kardiologu me duket se me ka thene, bej aktivitetet e ngjajshme qe i ben cdo here, por menjhanoje sportin e rende dhe aktin...
    Si duket, me duhet ta vendos edhe njehere Holterin e Ritmit dhe t'boj "bum bum bum", pa marre parasysh car thot mjeku.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  6. #5
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra

    Te kuptoj. Pastaj ka shume gjera te tjera qe duhen vleresuar. Ju jetoni ne Frankfurt?
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Zemra

    hoti eshte normale , kur ben bum bum bum zakonisht frekvenca e zemres gjate sportit por edhe bum bumit eshte normale te rritet 100 + mosha e personit...
    tani shih e zgjidh do me shume jeten apo bum bumet, testin e efortit ta paska bere deri ne 15 minuta e ti vazhdoke 1 ore e gjysem bum bumet ...


    ncncnc ske te ngopur ti mo djale

    gezohu te pakten se gruaja ta ka zemren top
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 20-02-2014 mė 10:51
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. #7
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra (Koronarografia)

    C'eshte KORONAROGRAFIA?

    Koronarografia ėshtė njė ekzaminim, qė siguron njė pamje tė hollėsishme tė enėve qė furnizojnė me gjak zemrėn (arteriet koronare) nėpėrmjet pėrdorimit tė rrezeve X. Ky ekzaminim realizohet duke futur brenda trupit tė pacientit pėrmes njė porte hyrėse, zakonisht njė enė gjaku qė kalon nė pjesėn e sipėrme tė kofshės apo nė krah, njė tub plastik tė gjatė, tė hollė dhe fleksibėl tė quajtur kateter. Maja e kateterit vendoset nė hyrje tė arterieve koronare ndėrsa pjesa fundore e kateterit, e cila ndodhet jashtė trupit tė pacientit, ėshtė e lidhur me njė shiringė nėpėrmjet sė cilės injektohet nė arteriet koronare njė lėng i posaēėm (lėnda e kontrastit). Lėnda e kontrastit ka vetinė tė bėhet e dukshme nėn veprimin e rrezeve X. Aparati i rrezeve X mundėson realizimin e njė numri imazhesh, tė cilat japin informacion tė detajuar mbi pamjen e brendshme tė arterieve koronare. Nė pėrfundim tė koronarografisė, mjeku specialist ėshtė nė gjendje tė pėrcaktojė numrin dhe shkallėn e ngushtimeve brenda arterieve koronare, si edhe mėnyrėn mė tė pėrshtatshme tė trajtimit tė kėtyre ngushtimeve, zakonisht nėpėrmjet zgjerimit me balon dhe stent apo ndėrhyrjes kirurgjikale (bajpasit koronar).
    Koronarografia iu rekomandohet atyre personave, tė cilėt kanė simptoma tė sėmundjes sė arterieve koronare si p.sh. dhimbje gjoksi (angine), dhimbje tė nofullės, tė qafės, tė krahut tė cilat nuk shpjegohen nga ekzaminimet e tjera, dhimbje gjoksi e shfaqur pėr herė tė parė apo dhimbje gjoksi, e cila vjen duke u rėnduar (angina e paqėndrueshme). Janė edhe dhimbjet e gjoksit si pasojė e infarktit tė miokardit, vėshtirėsi nė frymėmarrje, lodhje, ērregullime tė ritmit tė zemrės apo dėmtim tė funksionit tė zemrės (insuficiencė kardiake) tė cilat nuk shpjegohen nga shkaqe tė tjera. Koronarografia i rekomandohet edhe personave mbi njė moshė tė caktuar, tė cilėt kanė sėmundje tė valvulave tė zemrės apo defekte tė lindura nė zemėr pėr trajtimin e tė cilave ėshtė e nevojshme ndėrhyrja kirurgjikale.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  9. #8
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra (Koronarografia)

    Si e zgjidhni si problem ne Shqiperi, kur juve, te afermeve tuaj ose miqve u referohet nga kardiologu koronarografia?
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Zemra (Koronarografia)

    Citim Postuar mė parė nga Dr. Klaus Lexo Postimin
    Si e zgjidhni si problem ne Shqiperi, kur juve, te afermeve tuaj ose miqve u referohet nga kardiologu koronarografia?
    mendon se kane mundesi zgjidhje, pyetja e pare do jete sa kushton???dhe a kane aq sa u kerkohet ???besoj se vetem ne privat behet
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Zemra

    Citim Postuar mė parė nga Dr. Klaus Lexo Postimin
    Te kuptoj. Pastaj ka shume gjera te tjera qe duhen vleresuar. Ju jetoni ne Frankfurt?

    Falemnderit Dok,
    me vjen mire kur njoh persona, qe pavaresisht punes se palodhshme dhe te angazhuar, jane te ekuilibruar duke gjetur kohen dhe ndjejne kenaqesi tu ndihmojne tjereve.
    Shpresoj qeky elan te mos u ndalohet pavaresisht rrethanave te jetes.

    Po dok, eshte e vertete me eshte shkruar kshu te vuaj ne Frankfurt te Gjermanise.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Zemra

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    hoti eshte normale , kur ben bum bum bum zakonisht frekvenca e zemres gjate sportit por edhe bum bumit eshte normale te rritet 100 + mosha e personit...
    tani shih e zgjidh do me shume jeten apo bum bumet, testin e efortit ta paska bere deri ne 15 minuta e ti vazhdoke 1 ore e gjysem bum bumet ...


    ncncnc ske te ngopur ti mo djale

    gezohu te pakten se gruaja ta ka zemren top

    Ooooo Marya,
    se di pse, por e kam disi ndjenjen, qe prej viktimes m'bone fajtor.
    Se di car me thon, vetem njo e di se keto bum bumet do m'qojne ne varr.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  13. #12
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Falemnderit Dok,
    me vjen mire kur njoh persona, qe pavaresisht punes se palodhshme dhe te angazhuar, jane te ekuilibruar duke gjetur kohen dhe ndjejne kenaqesi tu ndihmojne tjereve.
    Shpresoj qeky elan te mos u ndalohet pavaresisht rrethanave te jetes.

    Po dok, eshte e vertete me eshte shkruar kshu te vuaj ne Frankfurt te Gjermanise.

    Pa problem. Te ndihmoj me kenaqesi. E e mira do te ishte te te benim nje check up cardiac, por te qenit ne Frankfurt na i heq kete mundesi.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  14. #13
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Njihni zemrėn tuaj!

    Pėrse duhet tė kryhet Check-up (kontrolli i pėrgjithshėm)?
    Qėllimi i mjekėsisė moderne nė ditėt tona ėshtė parandalimi i sėmundjeve. Duke marrė masa parandaluese pėr njė sėmundje tė caktuar mund ta eliminosh krejtėsisht atė dhe pasojat e mėtejshme tė saj. Pėr kėtė arsye ēdo person, edhe pse nuk ka ankesa, sidomos persona qė kanė faktorė rreziku pėr sėmundje tė zemrės, duhet tė paraqiten tek mjeku nė mėnyrė periodike, nė tė kundėrt sėmundja mund tė pėrparojė dhe tė shkaktojė sėmundje serioze kardiake.
    Pra, qėllimi i kontrollit tė pėrgjithshėm ėshtė parandalimi dhe trajtimi nė kohė i tė gjithė sėmundjeve kardiake.
    Testet diagnostikuese pėr sėmundjet e zemrės janė:
    Vizita kardiologjike. Konsiston nė mbledhjen e anamnezės, duke u specifikuar nė veēanti nė mbledhjen e faktorėve tė rrezikut si hipertensioni arterial, iperkolesterolemia, diabeti, duhanpirja, familiariteti pėr kardiopati, obeziteti dhe disa faktorė tė tjerė mė pak tė rėndėsishėm, nė mbledhjen dhe identifikimin e shenjave dhe simtomave tė ndryshme kardiovaskolare (si psh dhimbja nė krahėror etj etj). Nė kryerjen e matjes sė tensionit arterial dhe kryerjen e ekzaminimit objektiv.

    Analiza e gjakut. Me njė analizė tė thjeshtė, mund tė matim nivelin e kolesterolit nė gjak, nivelin e triglicerideve, nivelin e glicemisė (sheqerit), mund tė verejmė predispozim pėr mpiksjen e qelizave tė gjakut, ose teste tė tjera tė thjeshta, qė mund tė tregojnė probleme nė zemrėn tuaj.

    Radiografia. Ėshtė njė imazh qė pėrfitohet nga drejtimi i rrezeve-X nė kraharorin tuaj dhe pozicionimi i njė pjesė tė madhe tė filmit fotografik ose njė disku incizues dixhital prapa shpine. Makina e Rrezeve X prodhon njė valė tė vogėl rrezatimi qė kalon nėpėr trupin tuaj dhe prodhon njė imazh nė film apo nė diskun dixhital. Radiografia tregon njė imazh tė mushkėrive tuaja, tė zemrės nė pjesėn qendrore dhe enėve tė mėdha tė gjakut. Ky ekzaminim mund tė zbulojė nėse zemra juaj ėshtė e zmadhuar, njė shenjė kjo e disa patologjive tė zemrės, gjithashtu mund tė evidentojė probleme tė ndryshme tė mushkėrive.

    Elektrokardiograma (EKG, ose filmi i zemrės). Ėshtė test jo invaziv, shumė i thjeshtė, njė ekzaminim qė pėrcakton aktivitetin elektrik tė zemrės. Ėshtė njė ndėr ekzaminimet e para qė kėrkohet pėr tė gjykuar mbi patologji tė ndryshme kardiake. Pėr rėndėsinė dhe thjeshtėsinė qė paraqet, ėshtė ekzaminim i pranishėm nė ēdo paketė Check Up-i . Nėpėrmjet EKG, shpesh, mund tė shpjegohen dhimbjet e kraharorit qė mund tė kenė si shkak anginėn apo infarktin e miokardit, tė vlerėsohen ndryshimet e trashėsisė sė mureve tė zemrės, problem ky i fundit qė mund tė lindė nga patologji kardiake specifike dhe tė pėrkeqėsohet nga faktorėt klasike tė riskut kardiovaskular si hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe duhanpirja. Gjithashtu ky test mund tė evidentojė probleme tė ndryshme tė ritmit kardiak, aritmi tė ndryshme, pėrfshirė edhe indikacione pėr vendosjen e PM (pacemaker) tė pėrhershėm ( pajisje kjo e fundit qė shėrben nė raste kur rrahjet e zemrės nuk janė tė mjaftueshme).
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  15. #14
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Kateterizimi kardiak

    Kateterizimi kardiak:
    Ėshtė i pėrbėrė nga dy lloj kateterizimi, i djathtė dhe i majtė. Ky i fundit njihet mė gjerėsisht me emrin Koronarografia.
    Koronarografia konsiston nė inserksionin nėpėrmjet arterieve tė ndryshme tė trupit, zakonisht nėpėrmjet arteries femorale (gjendet nė zonėn inguinale) dhe arteries radiale (ėshtė zona e dorės ku edhe maten pulsacionet e zemrės). Gjithcka bėhet nė anestezi lokale, ndaj edhe pacienti nuk ka dhimbje dhe ėshtė zgjuar gjatė gjithė procedurės. Nėpėrmjet disa katetereve arrihet nė afėrsi tė enėve tė gjakut tė zemrės qė quhen arteriet koronare (ose venave tė gjakut nė gjuhėn popullore edhe pse njė shprehje e gabuar). Nėpėrmjet katetereve qė janė nė formė tubash injektohet njė ilaē i posaēėm (kontrasti), qė ka veti tė evidentojė arteriet koronare kur goditet nga rrezet X. Pra nėpėrmjet koronarografisė mund tė evidentojmė shumė qartė kalibrin e arterieve tė zemrės (venave tė zemrės), nėse ka ngushtime, mbyllje totale apo tė pjesshme tė koronareve qė ēojnė nė infarktin e miokardit ose tregojnė qė nė ato momente po kalohet njė infarkt. Nėse gjenden ngushtime tė rėndėsishme atėherė ėshtė e nevojshme qė kėto enė koronare tė rihapen pėr tė parandaluar ose kuruar infarktin akut, nėpėrmjet vendosjes sė stenteve (unazave) qė ripristinojnė kalibrin fillestar tė arterieve koronare.
    Indikacion tjetėr i kateterizmit tė majtė mund tė jetė edhe ventrikolografia qė pėrdoret pėr funksionimin e zemrės dhe valvulave tė zemrės apo identifikimin i anomalive tė ndryshme etj.
    Kateterizimi i djathtė pėrdoret pėr matje tė ndryshme tė presionit intrakavitar tė zemrės, matjes sė pėrqindjes sė saturimit tė gjakut me oksigjen, matjen e rezistencave tė ndryshme, matjen e kardiak output etj etj.
    Biopsia e zemrės
    Ndonjėherė biopsia e zemrės edhe pse shumė rrallė, mund tė bėhet pjesė e kateterizimit kardiak, veēanėrisht nė rastet kur mjeku dyshon se ju keni njė mundėsi pėr infeksion tė zemrės (miokardit) ose sėmundje tė ndryshme tė lindura qė mund tė shkaktojnė aritmi serioze pėr jetėn dhe nuk ka patur mundėsi tė konfirmohen ato plotėsisht me anė tė testeve tė tjera. Nė rastet e biopsisė sė zemrės, njė pjezėz e vogėl e njė indi tė zemrės pėrmes kateterit dėrgohet nė laborator pėr t’u testuar.
    Skaneri i zemrės
    Skaneri i zemrės ėshtė njė ekzaminim joinvaziv, pa komplikacione, i shpejtė, i cili jep informacion tė detajuar jo vetėm pėr zemrėn e arteriet koronare, por edhe pėr tė organet e tjera kraharorit duke bėrė njė diagnozė tė hollėsishme diferenciale pėr tė gjitha patologjitė e mundshme tė kėsaj zone.
    Pėrveē pėrdorimit nė urgjencė nė rastet me dhimbje atipike tė gjoksit, metoda e angiografisė me skaner ėshtė shumė e pėrdorshme dhe e suksesshme nė personat me aktivitet tė ngjeshur e kohė tė reduktuar, nė grupet e pacientėve qė kanė historik familjar ose predispozitė pėr tė patur sėmundje koronare, por nuk shfaqin simptoma, si dhe pėr arsye kontrolli nė pacientėt qė i janė nėnshtruar by-passit apo rivaskularizimit me stent koronar.
    Rezonanca magnetike
    Nė rastin e rezonancės magnetike pacienti shtrihet nė njė tavolinė tė gjatė nė formė tė ngjashme me makinėn qė prodhon fushė magnetike. Fusha magnetike radhit grimcat atomike pėr disa nga qelizat tuaja. Nė bazė tė sinjaleve qė transmetohen krijohet dhe imazhi i zemrės suaj, me anė tė tė cilit mjeku arrin tė dallojė gjendjen nė tė cilėn ndodhet zemra juaj. Pėrdorimi i rezonancės mund tė kėrkohet nė disa sėmundje specifike, ndaj ėshtė detyrė e mjekut tė identifikojė cilat janė indikacionet kur duhet tė kryhet ky ekzaminim.
    Edhe pse mund tė mos keni asnjė shqetėsim, ēdo person, qė futet nė grupin me njė ose disa faktorė rreziku, duhet tė paraqitet pėr kontroll te mjeku nė periudha mė tė shkurtra se zakonisht!
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Zemra

    Citim Postuar mė parė nga Dr. Klaus Lexo Postimin
    Pa problem. Te ndihmoj me kenaqesi. E e mira do te ishte te te benim nje check up cardiac, por te qenit ne Frankfurt na i heq kete mundesi.

    Dok falemnderit per oferten,

    mendoj se momentalisht ne pamundesi per te bere nje checkup na pranine tuaj, ne kohen e aferme do te kontaktoj nje kardiolog dhe te bej nje checkup ketu ne Frankfurt.

    Por mendoj se kjo nuk mjafton, me duhet rrenjesisht te ndryshoj "the way of living". Puna pergjithesisht para kompjuterit, levizja e pamjaftueshme dhe levizjet e njejta po ndikojne ne kondicionin e organeve. Pasi qe, ne pune kemi nje objekt dhe oferta falas per fitnes, lloj lloj kurse per perforcimin e muskujve dhe kurse te ndryshme per clodhje me ane te Yoga.

    Prej javes se ardhshme, me duhet ti shfrytezoj keto mundesi, njeherit jam i entuazmuar edhe per nje regjistrim ne nje klub per te luajtur Tenis, le te bejme njehere e pastaj te shofim.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  17. #16
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Zemra

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Dok falemnderit per oferten,

    mendoj se momentalisht ne pamundesi per te bere nje checkup na pranine tuaj, ne kohen e aferme do te kontaktoj nje kardiolog dhe te bej nje checkup ketu ne Frankfurt.

    Por mendoj se kjo nuk mjafton, me duhet rrenjesisht te ndryshoj "the way of living". Puna pergjithesisht para kompjuterit, levizja e pamjaftueshme dhe levizjet e njejta po ndikojne ne kondicionin e organeve. Pasi qe, ne pune kemi nje objekt dhe oferta falas per fitnes, lloj lloj kurse per perforcimin e muskujve dhe kurse te ndryshme per clodhje me ane te Yoga.

    Prej javes se ardhshme, me duhet ti shfrytezoj keto mundesi, njeherit jam i entuazmuar edhe per nje regjistrim ne nje klub per te luajtur Tenis, le te bejme njehere e pastaj te shofim.
    Shume mire. Te keshilloj ta ndjekesh me nje kardiolog. Edhe menyra e jeteses qe permende patjeter qe eshte vitale.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zemra

    https://www.forumishqiptar.com/threa...AB-zemr%C3%ABs

    Rrahjet e shpeshta tė zemrės, ja ēfarė duhet bėrė

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zemra

    https://www.forumishqiptar.com/threa...atakut-kardiak

    Zemėrimi rrit rrezikun e atakut kardiak

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zemra


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •