Pėrse duhet tė kryhet Check-up (kontrolli i pėrgjithshėm)?
Qėllimi i mjekėsisė moderne nė ditėt tona ėshtė parandalimi i sėmundjeve. Duke marrė masa parandaluese pėr njė sėmundje tė caktuar mund ta eliminosh krejtėsisht atė dhe pasojat e mėtejshme tė saj. Pėr kėtė arsye ēdo person, edhe pse nuk ka ankesa, sidomos persona qė kanė faktorė rreziku pėr sėmundje tė zemrės, duhet tė paraqiten tek mjeku nė mėnyrė periodike, nė tė kundėrt sėmundja mund tė pėrparojė dhe tė shkaktojė sėmundje serioze kardiake.
Pra, qėllimi i kontrollit tė pėrgjithshėm ėshtė parandalimi dhe trajtimi nė kohė i tė gjithė sėmundjeve kardiake.
Testet diagnostikuese pėr sėmundjet e zemrės janė:
Vizita kardiologjike. Konsiston nė mbledhjen e anamnezės, duke u specifikuar nė veēanti nė mbledhjen e faktorėve tė rrezikut si hipertensioni arterial, iperkolesterolemia, diabeti, duhanpirja, familiariteti pėr kardiopati, obeziteti dhe disa faktorė tė tjerė mė pak tė rėndėsishėm, nė mbledhjen dhe identifikimin e shenjave dhe simtomave tė ndryshme kardiovaskolare (si psh dhimbja nė krahėror etj etj). Nė kryerjen e matjes sė tensionit arterial dhe kryerjen e ekzaminimit objektiv.
Analiza e gjakut. Me njė analizė tė thjeshtė, mund tė matim nivelin e kolesterolit nė gjak, nivelin e triglicerideve, nivelin e glicemisė (sheqerit), mund tė verejmė predispozim pėr mpiksjen e qelizave tė gjakut, ose teste tė tjera tė thjeshta, qė mund tė tregojnė probleme nė zemrėn tuaj.
Radiografia. Ėshtė njė imazh qė pėrfitohet nga drejtimi i rrezeve-X nė kraharorin tuaj dhe pozicionimi i njė pjesė tė madhe tė filmit fotografik ose njė disku incizues dixhital prapa shpine. Makina e Rrezeve X prodhon njė valė tė vogėl rrezatimi qė kalon nėpėr trupin tuaj dhe prodhon njė imazh nė film apo nė diskun dixhital. Radiografia tregon njė imazh tė mushkėrive tuaja, tė zemrės nė pjesėn qendrore dhe enėve tė mėdha tė gjakut. Ky ekzaminim mund tė zbulojė nėse zemra juaj ėshtė e zmadhuar, njė shenjė kjo e disa patologjive tė zemrės, gjithashtu mund tė evidentojė probleme tė ndryshme tė mushkėrive.
Elektrokardiograma (EKG, ose filmi i zemrės). Ėshtė test jo invaziv, shumė i thjeshtė, njė ekzaminim qė pėrcakton aktivitetin elektrik tė zemrės. Ėshtė njė ndėr ekzaminimet e para qė kėrkohet pėr tė gjykuar mbi patologji tė ndryshme kardiake. Pėr rėndėsinė dhe thjeshtėsinė qė paraqet, ėshtė ekzaminim i pranishėm nė ēdo paketė Check Up-i . Nėpėrmjet EKG, shpesh, mund tė shpjegohen dhimbjet e kraharorit qė mund tė kenė si shkak anginėn apo infarktin e miokardit, tė vlerėsohen ndryshimet e trashėsisė sė mureve tė zemrės, problem ky i fundit qė mund tė lindė nga patologji kardiake specifike dhe tė pėrkeqėsohet nga faktorėt klasike tė riskut kardiovaskular si hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe duhanpirja. Gjithashtu ky test mund tė evidentojė probleme tė ndryshme tė ritmit kardiak, aritmi tė ndryshme, pėrfshirė edhe indikacione pėr vendosjen e PM (pacemaker) tė pėrhershėm ( pajisje kjo e fundit qė shėrben nė raste kur rrahjet e zemrės nuk janė tė mjaftueshme).
Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.
Kateterizimi kardiak:
Ėshtė i pėrbėrė nga dy lloj kateterizimi, i djathtė dhe i majtė. Ky i fundit njihet mė gjerėsisht me emrin Koronarografia.
Koronarografia konsiston nė inserksionin nėpėrmjet arterieve tė ndryshme tė trupit, zakonisht nėpėrmjet arteries femorale (gjendet nė zonėn inguinale) dhe arteries radiale (ėshtė zona e dorės ku edhe maten pulsacionet e zemrės). Gjithcka bėhet nė anestezi lokale, ndaj edhe pacienti nuk ka dhimbje dhe ėshtė zgjuar gjatė gjithė procedurės. Nėpėrmjet disa katetereve arrihet nė afėrsi tė enėve tė gjakut tė zemrės qė quhen arteriet koronare (ose venave tė gjakut nė gjuhėn popullore edhe pse njė shprehje e gabuar). Nėpėrmjet katetereve qė janė nė formė tubash injektohet njė ilaē i posaēėm (kontrasti), qė ka veti tė evidentojė arteriet koronare kur goditet nga rrezet X. Pra nėpėrmjet koronarografisė mund tė evidentojmė shumė qartė kalibrin e arterieve tė zemrės (venave tė zemrės), nėse ka ngushtime, mbyllje totale apo tė pjesshme tė koronareve qė ēojnė nė infarktin e miokardit ose tregojnė qė nė ato momente po kalohet njė infarkt. Nėse gjenden ngushtime tė rėndėsishme atėherė ėshtė e nevojshme qė kėto enė koronare tė rihapen pėr tė parandaluar ose kuruar infarktin akut, nėpėrmjet vendosjes sė stenteve (unazave) qė ripristinojnė kalibrin fillestar tė arterieve koronare.
Indikacion tjetėr i kateterizmit tė majtė mund tė jetė edhe ventrikolografia qė pėrdoret pėr funksionimin e zemrės dhe valvulave tė zemrės apo identifikimin i anomalive tė ndryshme etj.
Kateterizimi i djathtė pėrdoret pėr matje tė ndryshme tė presionit intrakavitar tė zemrės, matjes sė pėrqindjes sė saturimit tė gjakut me oksigjen, matjen e rezistencave tė ndryshme, matjen e kardiak output etj etj.
Biopsia e zemrės
Ndonjėherė biopsia e zemrės edhe pse shumė rrallė, mund tė bėhet pjesė e kateterizimit kardiak, veēanėrisht nė rastet kur mjeku dyshon se ju keni njė mundėsi pėr infeksion tė zemrės (miokardit) ose sėmundje tė ndryshme tė lindura qė mund tė shkaktojnė aritmi serioze pėr jetėn dhe nuk ka patur mundėsi tė konfirmohen ato plotėsisht me anė tė testeve tė tjera. Nė rastet e biopsisė sė zemrės, njė pjezėz e vogėl e njė indi tė zemrės pėrmes kateterit dėrgohet nė laborator pėr tu testuar.
Skaneri i zemrės
Skaneri i zemrės ėshtė njė ekzaminim joinvaziv, pa komplikacione, i shpejtė, i cili jep informacion tė detajuar jo vetėm pėr zemrėn e arteriet koronare, por edhe pėr tė organet e tjera kraharorit duke bėrė njė diagnozė tė hollėsishme diferenciale pėr tė gjitha patologjitė e mundshme tė kėsaj zone.
Pėrveē pėrdorimit nė urgjencė nė rastet me dhimbje atipike tė gjoksit, metoda e angiografisė me skaner ėshtė shumė e pėrdorshme dhe e suksesshme nė personat me aktivitet tė ngjeshur e kohė tė reduktuar, nė grupet e pacientėve qė kanė historik familjar ose predispozitė pėr tė patur sėmundje koronare, por nuk shfaqin simptoma, si dhe pėr arsye kontrolli nė pacientėt qė i janė nėnshtruar by-passit apo rivaskularizimit me stent koronar.
Rezonanca magnetike
Nė rastin e rezonancės magnetike pacienti shtrihet nė njė tavolinė tė gjatė nė formė tė ngjashme me makinėn qė prodhon fushė magnetike. Fusha magnetike radhit grimcat atomike pėr disa nga qelizat tuaja. Nė bazė tė sinjaleve qė transmetohen krijohet dhe imazhi i zemrės suaj, me anė tė tė cilit mjeku arrin tė dallojė gjendjen nė tė cilėn ndodhet zemra juaj. Pėrdorimi i rezonancės mund tė kėrkohet nė disa sėmundje specifike, ndaj ėshtė detyrė e mjekut tė identifikojė cilat janė indikacionet kur duhet tė kryhet ky ekzaminim.
Edhe pse mund tė mos keni asnjė shqetėsim, ēdo person, qė futet nė grupin me njė ose disa faktorė rreziku, duhet tė paraqitet pėr kontroll te mjeku nė periudha mė tė shkurtra se zakonisht!
Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.
Dok falemnderit per oferten,
mendoj se momentalisht ne pamundesi per te bere nje checkup na pranine tuaj, ne kohen e aferme do te kontaktoj nje kardiolog dhe te bej nje checkup ketu ne Frankfurt.
Por mendoj se kjo nuk mjafton, me duhet rrenjesisht te ndryshoj "the way of living". Puna pergjithesisht para kompjuterit, levizja e pamjaftueshme dhe levizjet e njejta po ndikojne ne kondicionin e organeve. Pasi qe, ne pune kemi nje objekt dhe oferta falas per fitnes, lloj lloj kurse per perforcimin e muskujve dhe kurse te ndryshme per clodhje me ane te Yoga.
Prej javes se ardhshme, me duhet ti shfrytezoj keto mundesi, njeherit jam i entuazmuar edhe per nje regjistrim ne nje klub per te luajtur Tenis, le te bejme njehere e pastaj te shofim.![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
https://www.forumishqiptar.com/threa...AB-zemr%C3%ABs
Rrahjet e shpeshta tė zemrės, ja ēfarė duhet bėrė
https://www.forumishqiptar.com/threa...atakut-kardiak
Zemėrimi rrit rrezikun e atakut kardiak
https://www.forumishqiptar.com/threa...brojeni-Zemern
Mbrojeni Zemern.
https://www.forumishqiptar.com/threa...B-e-re-operimi
Paniku dhe sėmundjet e zemrės
Krijoni Kontakt