Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zyrave

    TIRANE-Qeveria miratoi dje ndryshimet në pagat e punonjësve të policisë, efektet e të cilave do të shtrihen që nga 1 janari 2014. Sipas sqarimit që bëhet nga Ministria e Brendshme, pagat janë rritur si përqindje, ndërkohë që disa paga kanë ulje, sepse është aplikuar “norma e vështirësisë”, që do të thotë së një punonjës policie me gradën “Kryekomisar”, që punon në terren, ka koeficient të rritjes së pagës shumë më të lartë se një punonjës policie me të njëjtën gradë që punon në zyrë. Rritja më e madhe është bërë për nivelet më të ulëta, që në përgjithësi janë punonjësit e terrenit. Ndërkohë për të gjithë tabelën nuk është përllogaritur përqindja e përfitimin nga aplikimi i taksës progresive, që për pagat e ulëta është shumë më i lartë. (Për shembull, nëse gradës inspektor, i është rritur paga 21%, bashkë me aplikimin e taksës progresive, rritja reale e pagës shkon mbi 25%).

    Në bazë të vendimit të qeverisë, “punonjësi i Policisë së Shtetit, që pranohet në shkollën bazë të policisë, gjatë kohës së qëndrimit në shkollë përfiton trajtim me pagë, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë kur ka përfunduar arsimin e mesëm dhe 9 000 (nëntë mijë) lekë kur ka përfunduar arsimin e lartë”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave për Policinë e Shtetit, të parashikuara në buxhetin e vitit 2014. Në bazë të tabelës së pagave të reja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë që deri më tani është paguar me 145,475 lekë të reja, do të paguhet me 153,250 lekë, duke përfituar një rritje prej 7.775 lekë. Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë nga 130,500 lekë, do të marrë 137,750 lekë. Një punonjës me gradën Drejtues i parë, kategoria e tretë do të ketë ulje page me -1,800 dhe nga 118,950 lekë do të paguhet me 117,150 lekë. Më poshtë tabela vijon edhe me ulje pagash të tjera. Kështu, 2 punonjës me gradën kryekomisar kanë ulje me -11,850, 2 kryekomisarëve të tjerë do t’u ulet paga me -16,850. Në total janë rreth 551,325 lekë të reja, që shtohen në buxhetin e Ministrisë së Brendshme për shkak të rritjes së pagave.

    Vendimet e qeverisë
    Ndërkohë qeveria dje, miratoi edhe një tjetër vendim që ka të bëjë me delegimin e kompetencës për vendosjen e tarifave të biletave të transportit urban nga këshilli bashkiak. Sipas këtij projektligji, tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të këshillit bashkiak në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim. Projektligji përcakton se “fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas përballohen nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit. Qeveria miratoi gjithashtu, edhe një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe vendimin për disa ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, sipas së cilës Komisioni i Posaçëm i dhënies së licencave profesionale përbëhet nga pesë anëtarë.
    drejtues

    Emri:  81030_1.jpg

Shikime: 509

Madhësia:  190.4 KB

    d.b/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Ata 100,000+ e kusur punonjes se administrates shteterore ne Shqiperi, besoj se sot "ndihen mire" kur Qeveria e Rilindjes per vitin 2014 rrit rrogat e policeve me 20% kurse rrogat e tyre i "ngrin per 3 vjet". Per ne qeveritaret e Rilindjes, nje polic ka me shume vlere se sa nje njeri me dy-tre shkolla te larta.

    Edhe pastaj na e shajne Qeverine e Rilindjes se po nderton shtet policor!

    Rilindja jone fillon me Policin!

    Lart e me lart qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

    Ne 100,000+ e kusur punonjesit e administrates qe rrogat nuk na i rrisni por cmimet e taksat na i rrisni, do shtrengojme rripin, do hame edhe bar po te jete nevoja, por vetem Qeverine dhe zagaret e saj te bindur ta kene barkun plot.

    Albo

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Sa më shumë ta kenë pagën punonjësit e policisë, aq më pak ekziston mundësia që të korruptohen nga kokpalarët. Berisha i dha policisë paga ordinere dhe rezultatet e punës së policisë rezultuan një katastrofë në ç'do aspekt !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin

    Ate koken qe ke mbi supe, me se e ke te mbushur, me pambuk?

    Le te themi per nje moment, qe kjo qe ti shkruan eshte e vertete. Ua rrisim rrogen policeve qe te "mos u vjedhin para nga xhepat qytetareve ne rruge me ane te korrupsionit". Le te themi qe keta policet e rilindjes "do ta harrojne zanatin e vjeter" e do marrin "zanatin e ri". Po duke mos ua rritur rrogat 100K punonjesve te tjere te administrates, e duke u thene "nuk ka rritje rroge per ju per 3 vjet", me kete llogjiken tende prej rilindasi, a nuk i bie qe keta 100K njerezit e administrates te vjedhin e bejne korrupsion me shume per te kompensuar mosrritjen e rroges?

    Dhe kur Berisha ishte kryeminister ne ato 8 vjet, i rriste rrogat gjithe administrates, jo vetem vetem nje grupi te caktuar te administrates. Korrupsioni nuk eshte nje problem vetem ne Policine e Shtetit, eshte nje problem ne gjithe administraten.

    Dhe policet jo vetem qe nuk do te heqin dore nga korrupsioni, por me kete favorizim qe u ben "Qeveria e Rilindjes", ata do te bejne me shume korrupsion e do ti mbushin me shume xhepat e tyre me parate e tua si qytetar. Pse? Sepse kryeministri i vendit me keto rritjet e rrogave u dha mesazhin qe ju vleni me shume per mua se sa ata punonjesit e tjere te administrates. Ju jeni klasi i pare, e i keni krahet e ngrohta, keta te tjeret jane klasi i dyte.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2014 më 14:04

  5. #5

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Bravo qeveria. Nese nje zanat ka rroga me te larta atehere do te terheqe njerez me te mire.

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ate koken qe ke mbi supe, me se e ke te mbushur, me pambuk?

    Le te themi per nje moment, qe kjo qe ti shkruan eshte e vertete. Ua rrisim rrogen policeve qe te "mos u vjedhin para nga xhepat qytetareve ne rruge me ane te korrupsionit". Le te themi qe keta policet e rilindjes "do ta harrojne zanatin e vjeter" e do marrin "zanatin e ri". Po duke mos ua rritur rrogat 100K punonjesve te tjere te administrates, e duke u thene "nuk ka rritje rroge per ju per 3 vjet", me kete llogjiken tende prej rilindasi, a nuk i bie qe keta 100K njerezit e administrates te vjedhin e bejne korrupsion me shume per te kompensuar mosrritjen e rroges?

    Dhe kur Berisha ishte kryeminister ne ato 8 vjet, i rriste rrogat gjithe administrates, jo vetem vetem nje grupi te caktuar te administrates. Korrupsioni nuk eshte nje problem vetem ne Policine e Shtetit, eshte nje problem ne gjithe administraten.

    Dhe policet jo vetem qe nuk do te heqin dore nga korrupsioni, por me kete favorizim qe u ben "Qeveria e Rilindjes", ata do te bejne me shume korrupsion e do ti mbushin me shume xhepat e tyre me parate e tua si qytetar. Pse? Sepse kryeministri i vendit me keto rritjet e rrogave u dha mesazhin qe ju vleni me shume per mua se sa ata punonjesit e tjere te administrates. Ju jeni klasi i pare, e i keni krahet e ngrohta, keta te tjeret jane klasi i dyte.

    Albo
    Nuk jam kundra që t'u rritet rroga të gjithëve, por që nevojën më të madhe për ngritje e kanë ata policë që janë ç'do ditë në kontakt me turlifar Albanezi. Tjetra, Saliu vërtet i ngriti pagat me nga 2 e 3 % ç'do vit për të gjitha shtresat, por ngriti njëkohësisht dhe çmimet me nga 2 e 3 fish ç'do vit ! Nëse para 8 viteve haje e pije me 150 $ , sot nuk han dot as me 300 $
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Nuk jam kundra që t'u rritet rroga të gjithëve, por që nevojën më të madhe për ngritje e kanë ata policë që janë ç'do ditë në kontakt me turlifar Albanezi. Tjetra, Saliu vërtet i ngriti pagat me nga 2 e 3 % ç'do vit për të gjitha shtresat, por ngriti njëkohësisht dhe çmimet me nga 2 e 3 fish ç'do vit ! Nëse para 8 viteve haje e pije me 150 $ , sot nuk han dot as me 300 $
    Kur ty te te kapi polici te pire ne timon, dhe te te thote, do te fus ne burg per 10 dite, e ti thuash: do te jap 100,000 leke po te me le te lire, ai polici do ti thote mendjes se tij: "Kush me leverdis me shume, 100,000 lekshi i ketij te pirit, apo 50,000 leke me shume qe me rriti rrogen Rama?" Sa te tille mund te kapi e gjobiti nje polic ne nje dite apo ne nje muaj? Kjo per te kuptuar qe korrupsionin jo vetem qe nuk ka per ta ulur, por ka per ta rritur. Pasi me rritjen e denimeve per shkeljet rrugore nga ana e qeverise, rriten edhe "gjobat" qe policet u zhvatin qytetareve ne rruge.

    Sa per cmimet, duhet te mesosh qe qeveria nuk ka asnje kontroll mbi cmimet e mallrave ne vend. Ajo nuk i vendos cmimet, cmimet i vendos tregu privat ne baze te kerkeses dhe ofertes. Qeveria i rrit cmimet indirekt, kur ben ate qe beri Rama sapo erdhi ne pushtet, kur rrit taksat e mallrave te konsumit te gjere, sic ishte taksa 1000 leke te vjetra per litrin e naftes, sic ishte rritja e takses per kafene, per alkoolin, etj si keto. Keto taksa qe shteti ia mbledh biznesit, biznesi ia kalon konsumatorit, dhe i paguan ti nga xhepi yt si konsumator. Berisha nuk i rriti taksat per bizneset e vendit, i uli ato duke futur taksen e sheshte mbi fitimin 10%. Rama erdhi ne pushtet dhe i rriti taksat dhe ndryshoi gjithe sistemin e taksimit.

    Dhe ne muajt qe do vijne, do te kujtoni me nostalgji cmimet e 8 vjeteve te shkuara, pasi cmimet ne vitet qe do te vine do te rriten per te gjitha mallrat, e rrogat jane "te ngrira" nga qeveria. Dhe vende pune te reja nuk do te hapen, pasi nuk vjen njeri me mendje te shendoshe te investoje ne nje vend si Shqiperia ku kryeministri i vete ngre taksat dhe u ckermitet biznesit privat perdite.

    Albo

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur ty te te kapi polici te pire ne timon, dhe te te thote, do te fus ne burg per 10 dite, e ti thuash: do te jap 100,000 leke po te me le te lire, ai polici do ti thote mendjes se tij: "Kush me leverdis me shume, 100,000 lekshi i ketij te pirit, apo 50,000 leke me shume qe me rriti rrogen Rama?" Sa te tille mund te kapi e gjobiti nje polic ne nje dite apo ne nje muaj? Kjo per te kuptuar qe korrupsionin jo vetem qe nuk ka per ta ulur, por ka per ta rritur. Pasi me rritjen e denimeve per shkeljet rrugore nga ana e qeverise, rriten edhe "gjobat" qe policet u zhvatin qytetareve ne rruge.
    Siaps teje nuk paska për t'u vënë ndonjëherë disiplinë këtu ! Policë të korruptuar ka gjithandej , por problemi është që të mos korruptohen me një paket duhan si i thonë llafit.

    Sa per cmimet, duhet te mesosh qe qeveria nuk ka asnje kontroll mbi cmimet e mallrave ne vend. Ajo nuk i vendos cmimet, cmimet i vendos tregu privat ne baze te kerkeses dhe ofertes. Qeveria i rrit cmimet indirekt, kur ben ate qe beri Rama sapo erdhi ne pushtet, kur rrit taksat e mallrave te konsumit te gjere, sic ishte taksa 1000 leke te vjetra per litrin e naftes, sic ishte rritja e takses per kafene, per alkoolin, etj si keto. Keto taksa qe shteti ia mbledh biznesit, biznesi ia kalon konsumatorit, dhe i paguan ti nga xhepi yt si konsumator. Berisha nuk i rriti taksat per bizneset e vendit, i uli ato duke futur taksen e sheshte mbi fitimin 10%. Rama erdhi ne pushtet dhe i rriti taksat dhe ndryshoi gjithe sistemin e taksimit.
    Nuk ka kontroll mbi çmimet ??? haaaaa i madh je !! Shteti është stabilizues ekonomik. Berisha e la në 8 vjet minimumin jetik 20.000 lek, ndërkohë që duhet të jetë të paktën dy fishi Pra, stabilizuesi ekonomik i Berishës nuk ka funksionuar dhe për pasojë u rrit në masë të madhe varfëria në vënd dhe shumë firma private falimentuan duke lënë mijra të pa punë në rrugë dhe që zotrote pret që t'i punsojë Rama brënda 3 muajve.

    Dhe ne muajt qe do vijne, do te kujtoni me nostalgji cmimet e 8 vjeteve te shkuara, pasi cmimet ne vitet qe do te vine do te rriten per te gjitha mallrat, e rrogat jane "te ngrira" nga qeveria. Dhe vende pune te reja nuk do te hapen, pasi nuk vjen njeri me mendje te shendoshe te investoje ne nje vend si Shqiperia ku kryeministri i vete ngre taksat dhe u ckermitet biznesit privat perdite.

    Albo
    Ta shohim ! Mos bëj parashikime të nxituara se mund të dalësh huq.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Rriten pagat e policëve, përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zy

    Socialistet (Komunistet) shqiptare, nuk arrijne te kuptojne nje te vertete shume te madhe.

    Aty ku korrupsioni eshte i madh nuk duhen shternguar ligjet ( dmth nuk duhet rritet masa e denimit) sepse ne te kundert kjo e ben te levroje me shume korrupsionin. Zgjidhja me efikase eshte planifikimi i reformave afatgjata qe ndikojne pozitivisht ne ndergjegjesimin e qytetareve dhe nenpunesve.

    Rritja e rroges qe u eshte bere forcave te rendit eshte per tu pershendetur. Forcat e rendit kane nevoje qe te motivohen.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •