Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Aktakuzë kundër Limajt për korrupsion dhe krim të organizuar

    Emri:  BD9B5388-587C-44D1-94CD-DBF55F1D238E_w640_r1_s_cx1_cy3_cw58-1392828189.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  31.8 KB
    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur përmes një komunikate se është ngritur aktakuzë kundër ish Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit dhe katër personave të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion.

    Ish Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit është deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës,Fatmir Limaj.

    Në komunikatë thuhet se në aktakuzën e ngritur nga një prokuror ndërkombëtar, ata dyshohen për "vepra të ndryshme penale përfshirë –krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitos dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin".

    "Prokurori pretendon se tre të pandehur kanë manipuluar me procedurat e tenderit, janë marrë me dhënie dhe marrje të mitos dhe me pengim të provuarit në lidhje me administrimin e dy tenderëve në kompetencë të Ministrisë së Transportit. Këta të pandehur pretendohet se i kanë kryer këto vepra për përfitim material personal".

    "Dy të pandehur pretendohet se janë angazhuar në keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, si edhe në veprën penale të dhënies së mitos. Sipas prokurorit, këto vepra ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit", thuhet në komunikatën e EULEX-it, në të cilën nuk përmenden emrat e të dyshuarve.

    Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro.

    Zeri

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Aktakuzë kundër Limajt për korrupsion dhe krim të organizuar

    duket ky surrat hajduti ka..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aktakuzë kundër Limajt për korrupsion dhe krim të organizuar

    Eulex, aktakuzë të re kundër Fatmir Limajt, Gashi: Akuzë politike

    Aktakuza e ngritur nga një prokuror ndërkombëtar për Fatmir Limajn, për shkak të, kinse keqpërdorimeve të tij sa ishte ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovë nuk u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të tij. Këtë e bën të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, në një deklaratë për Klan Kosova.

    Gashi tha se përderisa aktakuza është bërë në orë të vonë kur institucionet e drejtësisë janë të mbyllura, sipas tij, këto janë dëshmi që ka të bëjë më shumë me një propagandë mediale.

    Në orët e vonshme të pasdites kur Gjykatat nuk punojnë dhe kur Prokuroritë tashmë janë të mbyllura, e kur mbrojtja e ka të pamundshme që të sigurojë një kopje të aktakuzës për të ditur më tepër për se cilat kanë qenë arsyet e prokurorit për ngritjen e kësaj aktakuze dëshmojnë se kemi të bëjmë me qasje mediale apo me një propagandë mediale”.

    Gjithashtu ai e konsideron këtë aktakuzë si politike, pasi thotë se, kjo vie në kohën kur po afrohen zgjedhjet nacionale dhe pak ditë pasi Limaj bëri me dije se pret të formojë një subjekt të ri.


    Sa herë Fatmir Limaj apo dikush tjetër përmend eventualisht angazhimet e tij politike atëherë gjithmonë tentohet të parandalohet me ngrijte të akuzave të tilla”.
    Nuk ka kurrfarë rreziku se ai do të largohet nga Kosova, nuk ka kurrfarë rreziku se mund të përsëritet vepra penale, nuk ka kurrfarë rreziku se mund t’i dëmtojë provat”, tha ai.

    * * * * *
    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur përmes një komunikate se është ngritur aktakuzë kundër ish Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit dhe katër personave të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion.

    Ish Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit është deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj.

    Në komunikatë thuhet se në aktakuzën e ngritur nga një prokuror ndërkombëtar, ata dyshohen për "vepra të ndryshme penale përfshirë –krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitos dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin".

    "Prokurori pretendon se tre të pandehur kanë manipuluar me procedurat e tenderit, janë marrë me dhënie dhe marrje të mitos dhe me pengim të provuarit në lidhje me administrimin e dy tenderëve në kompetencë të Ministrisë së Transportit. Këta të pandehur pretendohet se i kanë kryer këto vepra për përfitim material personal".

    "Dy të pandehur pretendohet se janë angazhuar në keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, si edhe në veprën penale të dhënies së mitos. Sipas prokurorit, këto vepra ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit", thuhet në komunikatën e EULEX-it, në të cilën nuk përmenden emrat e të dyshuarve.

    Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro.
    http://www.botasot.info/lajme/274782...kuze-politike/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Aktakuzë kundër Limajt për korrupsion dhe krim të organizuar

    Lufta e PDK-së kundër Fatmir Limajt



    Limaj shtyn formimin e partisë, shkak aktakuza e re e EULEX-it

    Opinionistë dhe të tjerë përballjen e re të Fatmir Limajt me drejtësinë e shohin si pjesë të luftës së PDK-së, tashmë me kundërshtarin e tyre, që pritet ta shkërmoq PDK-në.

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë kundër ish Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe katër personave të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion. Pavarësisht kësaj aktakuze, Fatmir Limaj do ta formojë subjektin e ri politik. Sipas burimeve të besueshme të gazetës “Bota sot”, nga partia e re e Fatmir Limajt, kjo parti do të zyrtarizohet deri në fund të këtij muajit, apo të premten e ardhshme kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, do ta zyrtarizojnë partinë e re bashkë me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
    Sipas burimit është vendosur që Limaj të jetë kryetar i kësaj partie, por nuk tregon se a do të quhet Iniciativa Qytetare, apo Rilindja Demokratike. Zyrtarizmi i këtij subjekti pritet të bëhet më 28 shkurt në orën 17:00 në një ceremoni solemne që do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
    Veprim i zakonshëm!
    Publicisti dhe analisti politik, Skënder Zogaj thotë për gazetën “Bota sot” se formimi i partisë së re nga ana e Fatmir Limajt është një veprim krejtësisht i zakonshëm, që i përket një vullneti të lirë dhe një të drejtë të pakontestueshme për të shprehur bindjet politike ndryshe nga të tjerët, e në rastin konkret, ndryshe nga Partia Demokratike e Kosovës, nga e cila po shkëputet Fatmir Limaj. ...
    http://www.botasot.info/lajme/275100...fatmir-limajt/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Aktakuzë kundër Limajt për korrupsion dhe krim të organizuar



    Truproja e Ministrit Fatmir Limaj negocionte tenderët dhe ryshfetin
    Nga Express | 21 Shkurt 2014 08:14


    Prokurori gjerman i EULEX'it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn. Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj. Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, "Eskavatori" dhe "Burimi". Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

    Një hetim për shpërthimin në lokalin Sekiraqa në Dardani ka çuar hetuesit në zyrën e Fatmir Limajt në Ministrinë e Transportit.

    Përgjimet telefonike i kishte kryer policia e UNMIK'ut qysh në vitin 2008 kundër Ali Aliut, një i dyshuar për përfshirjen në këtë shpërthim, që kishte lënë dy të vdekur e 11 të plagosur. Asokohe Aliu ishte zbuluar se po komunikonte me truprojën e Fatmir Limajt, Shpëtim Telaku për tenderë që jepte kjo Ministri.

    Koha Ditore ka siguruar aktakuzën e dytë për korrupsion kundër Fatmir Limajt. Ai akuzohet se bashku me Shefin e Prokurimit, Nexhat Krasniqin dhe Shpëtim Telakun për krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, lidhje të kontratës së dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti.

    Ali Aliu dhe Beqir Deda, përfaqësues kompanish akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe dhënie ryshfeti.

    Njëra prej firmave fituese "Burimi" gjatë kohës sa Limaj ishte në Hagë pretendohet se kishte mbledhur 12 mijë euro për pagesën e avokatëve të tij.

    Prokurori gjerman i EULEX'it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn.

    Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj.

    Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, "Eskavatori" dhe "Burimi". Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

    Prokurori ka hetuar 50 tenderë rrugësh. Pretendon se ka gjetur prova për dy prej tyre në rajonin e Ferizajt. Dyshimet i ka materializuar me përgjime telefonike kryesisht në mes të Ali Aliut dhe Shpëtim Telakut. Herë me kode e herë haput, shihet se ata flisnin për tenderë. Përmende edhe Limaj, i cili i takonte përfaqësuesit e kompanive tenderuese. Një takim i tillë e kishte pasur në një restorant. Aty kishte shkruar detaje të tenderit në një faturë. Fatura ishte gjetur më vonë në shtëpinë e Limajt gjatë bastisjes.

    Prokurori pretendon se Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke negociuar, premtuar dhe duke vendosur dhënien e tenderëve për mirëmbajtje/ndërtim të rrugëve mbi bazë të favorizimit politik dhe përfitimit material.

    "Tenderët u premtuan dhe u dhanë duke anashkaluar dhe manipuluarrregullat e tenderimit, që ndalon favorizimine një kompanie mbi tjetër fazë të prokurimit publik", shkruan në aktakuzë.

    "Shpëtim Telaku e ndihmoi Fatmir Limajn e Nexhat Krasniqin për t'i manipuluar procedurat e tenderit duke kryer aranzhime për marrëveshje private, duke negociuar, duke bartur dokumente të tenderit, duke kërkuar para dhe duke bartur komunikimin privat, përfshirë premtimet për dhënie të tenderit ndërmjet përfaqësuesit të kompanisë Ali Aliu dhe Fatmir Limajt para dhe gjatë procesit të tenderimit", shkruan Prokurori.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •