Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tiranë -

    Trajektorja 23-vjeçare e pasurimit të familjes së Sali Berishës lë me gojë hapur edhe sheikët e naftës, konfirmon fundin e shtetit ligjor, sfidon inspektoratin e pasurive dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Sali Berisha, rrethi familjar i të cilit ka dominuar tranzicionin shqiptar, falë pushtetit ekonomik, politik dhe policor, gëzon dhe posedon sot një pasuri perandorake dhe përrallore. Nga një apartament modest dhomë e kuzhinë që kishte në Tiranë në vitin 1991, 22 vjet më vonë, familja Berisha posedon një pasuri me vlerë qindra miliona euro. Pa asnjë biznes të deklaruar zyrtarisht, Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni kanë në pronësi dhjetëra apartamente në Tiranë, zyra superluksoze në zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, kompleks vilash në Farkë, dhjetëra llogari bankare, vila në Gjirin e Lalzit, vila në bregdetin e Jugut, prona të pafundme dhe shumë pasuri të tjera të patundshme të padeklaruara. Por, pasuri të tjera të dyshimta po dalin në pah. Bëhet fjalë për zyrat e reja luksoze të Shkëlzenit, Berishës dhe Argitës.

    Zyrat e reja dhe vila e Shkëlzenit

    I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, një ndër personazhet më të lakuar në Shqipëri për biznese të paligjshme, gjoba dhe pasuri të dyshimta, ka hapur zyra të reja në një nga zonat më të frekuentuara dhe të shtrenjta të Tiranës. Bëhet fjalë për dy kate në pallatin pranë Liqenit Artificial dhe parkut. Pas studios ligjore në fillim të Rrugës së Barrikadave, aty ku ndodhen edhe zyrat e Argitës, Shkëlzeni ka hapur zyra të reja pranë Liqenit Artificial, të cilat frekuentohen nga biznesmenë dhe njerëz të biznesit. Pasi arritën te kenë si klientë biznesmenët më të fuqishëm tek zyrat luksoze në krye të Rrugës së Barrikadave, fëmijët e Berishës e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre me zyra dhe ambiente të reja. Zyrat e reja të Shkëlzenit kanë një sipërfaqe qindra metra katrorë. Vetëm qiraja mujore për këtë sipërfaqe e tejkalon disa herë pagën e deputetit Berisha. Ndërkaq, Shkëlzeni posedon një vilë superluksoze në Farkë, aty ky pushtetarët kanë investuar paratë e korrupsionit në pasuri të patundshme.

    Zyrat e Berishës

    Pas përmbysjes nga pushteti dhe dorëheqjes formale si kryetar i PD, Sali Berisha hapi disa zyra të Tiranës, në katin e 14 të pallatit më të lartë në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohiti”, përkatësisht pallati i klientit kryesor të familjes. Në zyrat e tij raporton çdo natë Lulzim Basha, ndërsa aty zhvillon takime me ambasadorë, sekserë, spiunë, bashkëpunëtorë etj. Por, zhvendosja e Berishës në kullën më të shtrenjtë të Tiranës është pasuar me shumë dyshime. Nuk dihet nëse Berisha i ka blerë zyrat, i ka marrë me qera apo ia kanë bërë dhuratë. Një gjë është e sigurt, që paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake. Disa ditë më parë, deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar sqarime ish-kryeministrit për çështjen e zyrave. “Para se të them çfarë mendoj për gjithë “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës? Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmën tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, ka pohuar ai.

    Zyrat e Argitës

    Argita Berisha, e njohur ndryshe në rrethet politike si “zonja 3 milionë euro”, për shkak të tarifave të saj për biznesmenët që synonin të investonin në Shqipëri me firmën e babait të saj, vijon të mbajë zyrat e avokatisë në një nga zonat me të frekuentuara nga bota e biznesit në Tiranë. Të gjithë biznesmenët që investonin në Shqipëri, duhet të kalonin tek zyrat e Argitës në krye të Rrugës së Barrikadave, për të paguar çmimin e firmës së Sali Berishës. Rasti më flagrant ka të bëjë me biznesmenin pakistanez, Zafar Ansar. Ndërkaq, Argita, përveç dhjetëra apartamenteve në Tiranë, posedon vila në Gjirin e Lalzit dhe Farkë.

    Vilat në Farkë dhe Gjirin e Lalzit

    Ka një humnerë mes deklaratave të pasurive të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pasurive që posedojnë në realitet ata. Në deklaratat e saj të pasurisë, zonja Argita Malltezi ndër të tjera deklaron një gjysmë vile në Gjirin e Lalëzit me vlera 56 mijë euro. Pasi deklaron apartament 77 metra katrorë në Tiranë, apartament 95 m2 dhe garazh, apartament plus parking, 188 metra2, apartament 141 metra2, dyqan 33 metra katrorë, tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë, apartament 120 metra2, apartament 200 metra2 etj., zonja në fjalë deklaron edhe një gjysmë vile. Në të vërtetë vila e Argitës në Gjirin e Lalzit është e plotë dhe kushton dhjetë herë më shumë se sa vlera e deklaruar. Ndërkaq, Argita posedon vila të tjera në Farkë bashkë me Shkëlzenin. Vila numër 9 B në kompleksin e vilave Garden në Farkë është në pronësi të Shkëlzen Berishës.

    /Gazeta Sot/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    zyra dhe vila po bejne edhe katundaret e beratit jo me djali i berishes. pse si doni ju qe te hapin zyra greket dhe italianet? ndersa shqiptaret te punojne si skllever!
    krim eshte kur i fut leket ne llogari te fshehte ne zvicer ashtu si edi rama.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ziti për postimin:

    xfiles (18-02-2014)

  4. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Nese Berisha me te vertete i ka tere keta gjera qe permend artikulli siper atehere per mendimin tim duhet te gjykohet. Neve na ra bretku rrugeve te botes, larg prinderve dhe larg tere te njerezve tone te dashur dhe akoma nuk kemi asgje. Gjithsesi dyshoj ne artikuj te tille te cilet i pergatit kulshedra e kuqe.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nese Berisha me te vertete i ka tere keta gjera qe permend artikulli siper atehere per mendimin tim duhet te gjykohet. Neve na ra bretku rrugeve te botes, larg prinderve dhe larg tere te njerezve tone te dashur dhe akoma nuk kemi asgje. Gjithsesi dyshoj ne artikuj te tille te cilet i pergatit kulshedra e kuqe.
    Kush do i gjykoj??? Hajduti, hajdutin nuk e gjykon. Te lutem te dali dikush e te na thoj nje politikan apo pushtetar te ndershem si nga e majta edhe nga e djathta. Keto tema jane kot grricese per popullin e thjesht. Keta do vazhdojne te jetojne si mbret edhe populli thjesht genjehet cdo dite! Po marr nje paragraf si shembull, artikulli flet se nuk dihet nese zyrat jane me qera, dhurate etc. a doli ndonjehere lista e dhuruesve per restaurimin e kryministrise qe ER del edhe e shpall me koken larte qe cdo shpenzim ishte dhurate, flitet per miliona dollare, kush jane dhuruesit???? E pra njelloj jane te gjithe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 18-02-2014 më 16:37
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Nje dite po shikoja rastesish lajme, ish-kryeministri i vendit. me krietaret e partive te tjera, ambasadore, dhe shume zyrtare te larte, po festonin me shampanj, uiski, vere, dhe ushqime nga me te shishmet. Momentalisht pjyta veten, po ai fukarai ne bathore ne kasolle me kashte a ka buke per darke!? Pastaj mendimet erdhen nje pas nje, me imazhe nga me te ndryshme, nga jeta e shume te varferve ne shqiperi. U mendova pak dhe pyeta veten!!!??? Po keto para qe keta hane e pine si derra te kujt jane?!! Sigurish te taksa paguesve thash. SUBHANALLAH (i Madheruar eshte Zoti) thash, sa te ndyre, e si mund tju kaloj ai ushqim posht thashe, kur duke e ditur qe jo me shume se 300 apo 500 metra larg tyre, ka njerez qe nuk kane streh, dhe as ushqim. Ne ate cast me erdhi nder mendje dita e gjykimit.Por njekohesish mu kujtua jeta e profetve, bujaria drejtesia, dhe ndershmeria e tyre. Mu kujtua hadithi i ebu hujreres, kur ne medina mdizotrone uria, disa njerez i dhuruan qumsht Muhammedit (paqa che meshira a Allahut mbite), ateher ai dergoj ebu hujreren tek disa njerez shume te varfer, kur ebu hujrera po shkonte ti lajmeronte, ishte i merzitur, dhe thoshte me vete ,keta do ta pine te gjithe qumshtin, dhe nuk ngelet per mua. Kur erdhen fukarenjt, ateher Profeti i Allahu ju tha, pini qumesht, ata pine sa u ngopen, ateher profeti i tha ebu hujreres, pi, ai piu sa u ngop, sa qe nuk mbante me as nje gellek ne stomakun e tij. Pasandaj profeti piu i fundit bashke me bashkeshorten e tij, dhe sigurisht po te mos kishte ngelur qumesht ata nuk do pinin.
    SUBHANALLAH thash. cfar njerez te ndershem dhe bujar profetet, dhe cnjerez te ulet politikanet.

    sigurish qe shkrimi im nuk ka lidhje me temen, por nuk do shume mendje te kuptohet qe politikanet jane hajduter.
    E thjesh, me rogat e tyre a kane mundesi te blejne ato makina, dhe vila lluksoze, no way.

    Rogat qe ata marin, nuk ju dalin as per kostumet dhe kullarot nga 10 mij euro qe veshin.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 18-02-2014 më 21:09
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar altin55 për postimin:

    Meriamun (19-02-2014)

  8. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    - Para 2005, llapaqenet social-komuniste e akuzuan te bijen e Berishes si "pasanike" dhe "e korruptuar" meqenese kish deklaruar nje pasuri disa qindra mijera dollare. Pak rendesi kish fakti se ajo se bashku me te shoqin e kish vene ate pasuri duke punuar per disa vite me rradhe per UNMIK ne Kosove.

    - Pas 2005, kur e bija e kryeministrit hapi studion e saj te avokatise ne Tirane e krijoi klientele te mire, perseri social-komunistet e akuzuan se "perfiton nga babai qe e ka kryeminister". Edhe pse biznes privat, edhe pse deklaronte cdo leke te saj per vit, edhe pse nuk ishte e detyruar ta bente kete gje por per hir te transparences me publikun, prape e akuzonin.

    - Pas 2013 kur Berisha nuk eshte me kryeminister dhe as kryetar i PD, social-komunistet nuk e harrojne zakonin e vjeter. Ata perseri tregojne me gisht nga femijet e ish-kryeministrit si ato grate e liga. Ama sot kane nje problem te madh e u ka ngelur sharra ne gozhde. Mire dje i benin leket nga "babai i tyre i plotfuqishem", po sot qe nuk e kane me babane ne pushtet, si arrijne qe te vazhdojne te jene te suksesshem ne bizneset e profesionet e tyre?

    Nuk do te jene te gjithe politikanet te ndershem e me apartament me qera si kryeministri yne i dashur, qeros-rilindasi Edi Rama.

    Albo

  9. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Ne fakt pasuria ne artikull ( nese jane te verteta) nuk jane asgje ne krahasim me socialistet . Vetem Edi Rama qe na shtiret si i pastrehe po nderton alamet vile ne dajt dhe nusja vete ka alamet pallati,,. Jo vetem kaq, po te marrim edhe deputetet nga te dyja krahet na del se miliarderet jane ata te PS.. Vetem Fideli eshte me shume se eshte e gjithe PD bashke.

    S'ka faj hapesi i temes se kur ishte Gramoz Ruci ne opozite, cuni vet bente aksidente me BMW x6 , tani ne pushtet do shohim aksident me ferrari
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 19-02-2014 më 03:38
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Trajektorja 23-vjeçare e pasurimit të familjes së Sali Berishës lë me gojë hapur edhe sheikët e naftës, konfirmon fundin e shtetit ligjor, sfidon inspektoratin e pasurive dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Sali Berisha, rrethi familjar i të cilit ka dominuar tranzicionin shqiptar, falë pushtetit ekonomik, politik dhe policor, gëzon dhe posedon sot një pasuri perandorake dhe përrallore. Nga një apartament modest dhomë e kuzhinë që kishte në Tiranë në vitin 1991, 22 vjet më vonë, familja Berisha posedon një pasuri me vlerë qindra miliona euro. Pa asnjë biznes të deklaruar zyrtarisht, Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni kanë në pronësi dhjetëra apartamente në Tiranë, zyra superluksoze në zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, kompleks vilash në Farkë, dhjetëra llogari bankare, vila në Gjirin e Lalzit, vila në bregdetin e Jugut, prona të pafundme dhe shumë pasuri të tjera të patundshme të padeklaruara. Por, pasuri të tjera të dyshimta po dalin në pah. Bëhet fjalë për zyrat e reja luksoze të Shkëlzenit, Berishës dhe Argitës.

    Zyrat e reja dhe vila e Shkëlzenit

    I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, një ndër personazhet më të lakuar në Shqipëri për biznese të paligjshme, gjoba dhe pasuri të dyshimta, ka hapur zyra të reja në një nga zonat më të frekuentuara dhe të shtrenjta të Tiranës. Bëhet fjalë për dy kate në pallatin pranë Liqenit Artificial dhe parkut. Pas studios ligjore në fillim të Rrugës së Barrikadave, aty ku ndodhen edhe zyrat e Argitës, Shkëlzeni ka hapur zyra të reja pranë Liqenit Artificial, të cilat frekuentohen nga biznesmenë dhe njerëz të biznesit. Pasi arritën te kenë si klientë biznesmenët më të fuqishëm tek zyrat luksoze në krye të Rrugës së Barrikadave, fëmijët e Berishës e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre me zyra dhe ambiente të reja. Zyrat e reja të Shkëlzenit kanë një sipërfaqe qindra metra katrorë. Vetëm qiraja mujore për këtë sipërfaqe e tejkalon disa herë pagën e deputetit Berisha. Ndërkaq, Shkëlzeni posedon një vilë superluksoze në Farkë, aty ky pushtetarët kanë investuar paratë e korrupsionit në pasuri të patundshme.

    Zyrat e Berishës

    Pas përmbysjes nga pushteti dhe dorëheqjes formale si kryetar i PD, Sali Berisha hapi disa zyra të Tiranës, në katin e 14 të pallatit më të lartë në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohiti”, përkatësisht pallati i klientit kryesor të familjes. Në zyrat e tij raporton çdo natë Lulzim Basha, ndërsa aty zhvillon takime me ambasadorë, sekserë, spiunë, bashkëpunëtorë etj. Por, zhvendosja e Berishës në kullën më të shtrenjtë të Tiranës është pasuar me shumë dyshime. Nuk dihet nëse Berisha i ka blerë zyrat, i ka marrë me qera apo ia kanë bërë dhuratë. Një gjë është e sigurt, që paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake. Disa ditë më parë, deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar sqarime ish-kryeministrit për çështjen e zyrave. “Para se të them çfarë mendoj për gjithë “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës? Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmën tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, ka pohuar ai.

    Zyrat e Argitës

    Argita Berisha, e njohur ndryshe në rrethet politike si “zonja 3 milionë euro”, për shkak të tarifave të saj për biznesmenët që synonin të investonin në Shqipëri me firmën e babait të saj, vijon të mbajë zyrat e avokatisë në një nga zonat me të frekuentuara nga bota e biznesit në Tiranë. Të gjithë biznesmenët që investonin në Shqipëri, duhet të kalonin tek zyrat e Argitës në krye të Rrugës së Barrikadave, për të paguar çmimin e firmës së Sali Berishës. Rasti më flagrant ka të bëjë me biznesmenin pakistanez, Zafar Ansar. Ndërkaq, Argita, përveç dhjetëra apartamenteve në Tiranë, posedon vila në Gjirin e Lalzit dhe Farkë.

    Vilat në Farkë dhe Gjirin e Lalzit

    Ka një humnerë mes deklaratave të pasurive të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pasurive që posedojnë në realitet ata. Në deklaratat e saj të pasurisë, zonja Argita Malltezi ndër të tjera deklaron një gjysmë vile në Gjirin e Lalëzit me vlera 56 mijë euro. Pasi deklaron apartament 77 metra katrorë në Tiranë, apartament 95 m2 dhe garazh, apartament plus parking, 188 metra2, apartament 141 metra2, dyqan 33 metra katrorë, tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë, apartament 120 metra2, apartament 200 metra2 etj., zonja në fjalë deklaron edhe një gjysmë vile. Në të vërtetë vila e Argitës në Gjirin e Lalzit është e plotë dhe kushton dhjetë herë më shumë se sa vlera e deklaruar. Ndërkaq, Argita posedon vila të tjera në Farkë bashkë me Shkëlzenin. Vila numër 9 B në kompleksin e vilave Garden në Farkë është në pronësi të Shkëlzen Berishës.

    /Gazeta Sot/

    ...nje proverb gjerman e din si thot:

    "kemisha e fundit nuk ka xhepa".....qe nenkupton se ne varr, qefini, nuk ka xhepa per me i mbush !!!

    Shpresoj se berisha dhe kompanija nuk i investojne parate ne vende te huaja, por kryekeput ne tokat shqiptare....nese e bejne ate....HALLAL i kane nga une....se, jo se vetem pasuria e patundshme mbetet ne vendin tone, por e gjalleron edhe biznesin rajonal....sido qe te jete, me rrendesi eshte te mbetet pasuria e vjedhur ne vendin tone, e jo te investohet ne vende te huaja.....me ne fund njeriu ka nje goje dhe nje bark.

    Donald Trump i pyetur se cka ka nga pasuria tha, ASGJE, perpos doktoreve me te mire.....

    E mira e kesaj ne anen tjeter eshte edhe konsolidimi i shtetit ligjore, sepse kjo pasuri e vjedhur don edhe te sigurohet per cunat e cupat (aq tru kane, saqe ti sigurojne hajnite, pasiqe nuk i marrin ne varr), dhe me kete, prap, do fitojne te gjithe.....sot askush nuk pyet se kush e ndertoj Chicagon, New Yorkun ose Las Vegasin.....


    tung
    albanish by nature

  11. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin
    Nje dite po shikoja rastesish lajme, ish-kryeministri i vendit. me krietaret e partive te tjera, ambasadore, dhe shume zyrtare te larte, po festonin me shampanj, uiski, vere, dhe ushqime nga me te shishmet. Momentalisht pjyta veten, po ai fukarai ne bathore ne kasolle me kashte a ka buke per darke!? Pastaj mendimet erdhen nje pas nje, me imazhe nga me te ndryshme, nga jeta e shume te varferve ne shqiperi. U mendova pak dhe pyeta veten!!!??? Po keto para qe keta hane e pine si derra te kujt jane?!! Sigurish te taksa paguesve thash. SUBHANALLAH (i Madheruar eshte Zoti) thash, sa te ndyre, e si mund tju kaloj ai ushqim posht thashe, kur duke e ditur qe jo me shume se 300 apo 500 metra larg tyre, ka njerez qe nuk kane streh, dhe as ushqim. Ne ate cast me erdhi nder mendje dita e gjykimit.Por njekohesish mu kujtua jeta e profetve, bujaria drejtesia, dhe ndershmeria e tyre. Mu kujtua hadithi i ebu hujreres, kur ne medina mdizotrone uria, disa njerez i dhuruan qumsht Muhammedit (paqa che meshira a Allahut mbite), ateher ai dergoj ebu hujreren tek disa njerez shume te varfer, kur ebu hujrera po shkonte ti lajmeronte, ishte i merzitur, dhe thoshte me vete ,keta do ta pine te gjithe qumshtin, dhe nuk ngelet per mua. Kur erdhen fukarenjt, ateher Profeti i Allahu ju tha, pini qumesht, ata pine sa u ngopen, ateher profeti i tha ebu hujreres, pi, ai piu sa u ngop, sa qe nuk mbante me as nje gellek ne stomakun e tij. Pasandaj profeti piu i fundit bashke me bashkeshorten e tij, dhe sigurisht po te mos kishte ngelur qumesht ata nuk do pinin.
    SUBHANALLAH thash. cfar njerez te ndershem dhe bujar profetet, dhe cnjerez te ulet politikanet.

    sigurish qe shkrimi im nuk ka lidhje me temen, por nuk do shume mendje te kuptohet qe politikanet jane hajduter.
    E thjesh, me rogat e tyre a kane mundesi te blejne ato makina, dhe vila lluksoze, no way.

    Rogat qe ata marin, nuk ju dalin as per kostumet dhe kullarot nga 10 mij euro qe veshin.


    .
    Dynjaja ka plot njerez te ndershem o vellau im !!!, edhe nder politikanet ka te tille qe jane te sinqerte dhe te ndershem, qe punojne hakikat.....gjithesesi i urti dhe i ndershmi cdohere del fitimtare, qofte ne kete dynja, qofte ne tjetren, aty nuk ka dyshim. Populli jone akoma nuk e meriton nje politike me te sinqerte sec kete qe e kemi. Pra, nese duhet te shqetesohemi, atehere nese krahasimi mes asaj qe SI ISHTE dhe SI ESHTE na del ne disfavor tonin. Sa i perket ilirides dhe kosoves mund te them se gjithecka eshte ME MIRE sec ka qene....per ne shqiperi mund ju vet te folni.

    selam
    albanish by nature

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    - Para 2005, llapaqenet social-komuniste e akuzuan te bijen e Berishes si "pasanike" dhe "e korruptuar" meqenese kish deklaruar nje pasuri disa qindra mijera dollare. Pak rendesi kish fakti se ajo se bashku me te shoqin e kish vene ate pasuri duke punuar per disa vite me rradhe per UNMIK ne Kosove.

    - Pas 2005, kur e bija e kryeministrit hapi studion e saj te avokatise ne Tirane e krijoi klientele te mire, perseri social-komunistet e akuzuan se "perfiton nga babai qe e ka kryeminister". Edhe pse biznes privat, edhe pse deklaronte cdo leke te saj per vit, edhe pse nuk ishte e detyruar ta bente kete gje por per hir te transparences me publikun, prape e akuzonin.

    - Pas 2013 kur Berisha nuk eshte me kryeminister dhe as kryetar i PD, social-komunistet nuk e harrojne zakonin e vjeter. Ata perseri tregojne me gisht nga femijet e ish-kryeministrit si ato grate e liga. Ama sot kane nje problem te madh e u ka ngelur sharra ne gozhde. Mire dje i benin leket nga "babai i tyre i plotfuqishem", po sot qe nuk e kane me babane ne pushtet, si arrijne qe te vazhdojne te jene te suksesshem ne bizneset e profesionet e tyre?

    Nuk do te jene te gjithe politikanet te ndershem e me apartament me qera si kryeministri yne i dashur, qeros-rilindasi Edi Rama.

    Albo
    Shoku sylesh,

    Kuhsherira ime ka punuar si ne UNMIK si ne UN mbi 10 vjet, ne disa vende ku ka pasur edhe lufte dhe dietat dhe pagesat kane qene shume e medha. Jo vetem gjysemn e pasurise se Argites po as cerekun ska pasur mundesi te vendose. Ajo ka vetem 1 femije, dhe jo 3 sic kishe Argita. Kur eshe kthyer ne Tirane ka pasur rreth 20-25 mije euro depozite per te marre nje shtepi me kredi.

    Cudi si erdhi u be miliardere gjate kohes qe babai i saj ishte kryeminister... Cudi si te gjitha kontratat qe lidhte shteti me sipermarresit kalonin ose nga Argita ose nga Shkelzeni... Cudi se si mbiu kjo klientele e gjitha tek Argita e Shkelzeni...

    Shume cudira ndhodhin ne Shqiperi. Ca i shohin, ca nuk duan ti shohin, ca bejne sikur nuk i shohin. Besoj se ti e di vete ne cilen kategori futesh.

    Nese do thuash se vertet vertet i beson ato qe ke shkruar me siper, se Berisha, Argita dhe Shkelzeni kane vene pasuri ne menyre te paster atehere nuk do te replikoj me me ty apo ndonje tjeter qe eshe i te njejtit mendimi sepse do te ishte komplet humbje kohe.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  13. #11
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Shoku sylesh,

    Kuhsherira ime ka punuar si ne UNMIK si ne UN mbi 10 vjet, ne disa vende ku ka pasur edhe lufte dhe dietat dhe pagesat kane qene shume e medha. Jo vetem gjysemn e pasurise se Argites po as cerekun ska pasur mundesi te vendose. Ajo ka vetem 1 femije, dhe jo 3 sic kishe Argita. Kur eshe kthyer ne Tirane ka pasur rreth 20-25 mije euro depozite per te marre nje shtepi me kredi.

    Cudi si erdhi u be miliardere gjate kohes qe babai i saj ishte kryeminister... Cudi si te gjitha kontratat qe lidhte shteti me sipermarresit kalonin ose nga Argita ose nga Shkelzeni... Cudi se si mbiu kjo klientele e gjitha tek Argita e Shkelzeni...

    Shume cudira ndhodhin ne Shqiperi. Ca i shohin, ca nuk duan ti shohin, ca bejne sikur nuk i shohin. Besoj se ti e di vete ne cilen kategori futesh.

    Nese do thuash se vertet vertet i beson ato qe ke shkruar me siper, se Berisha, Argita dhe Shkelzeni kane vene pasuri ne menyre te paster atehere nuk do te replikoj me me ty apo ndonje tjeter qe eshe i te njejtit mendimi sepse do te ishte komplet humbje kohe.
    Eshte naivitet te mundohena ta arsyetojme pasurine e politikaneve shqiptare (gjetiu ne tokat shqiptare) me rrugen legale.....edhe ne europe dita dites zbulohen skandale nga me qesharaket, dhe kete, ne vende ku funksionon shteti ligjore perpikshmerisht.......kurse ne tokat shqiptare as qe duhet te mendohet se shteti ligjore i mbron interesset e qytetareve kur VET politikanet i interpretojne dhe ekzekutojne ligjet...


    tung

    albanish by nature

  14. #12
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Worldless a po e kupton se me disa gjera njeriu nuk ben te tallet, apo duhet me shku edhe nja 20 vjet qe ta kuptosh?! A po e kupton se 'life is real', apo ende deshiron te jetosh neper enderra?!

    Ti tallesh me Perendine e pastaj kerkon nga te tjeret te mos tallen me ty (ne kete rast politikanet dhe familjet e tyre)... jo vella tallesh me te tjeret, te qofte per hajr edhe kur te tjeret tallen me ty.

    Po ju them 'nderrone kete mentalitet', por kujt te i them, 'thuj Zenes thuj stenes' - 'Zena si stena'. Pesojeni edhe nja 40 vjet tjera, pastaj dilni kukatni 'ooo cfare kemi bere'... por pastaj eshte teper vone...

    Kur t'i besh 70 vjet pastaj ndac kuptoje e ne dac jo, slun kurrfare roli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 19-02-2014 më 07:06

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Worldless a po e kupton se me disa gjera njeriu nuk ben te tallet, apo duhet me shku edhe nja 20 vjet qe ta kuptosh?! A po e kupton se 'life is real', apo ende deshiron te jetosh neper enderra?!

    Ti tallesh me Perendine e pastaj kerkon nga te tjeret te mos tallen me ty (ne kete rast politikanet dhe familjet e tyre)... jo vella tallesh me te tjeret, te qofte per hajr edhe kur te tjeret tallen me ty.

    Po ju them 'nderrone kete mentalitet', por kujt te i them, 'thuj Zenes thuj stenes' - 'Zena si stena'. Pesojeni edhe nja 40 vjet tjera, pastaj dilni kukatni 'ooo cfare kemi bere'... por pastaj eshte teper vone...

    Kur t'i besh 70 vjet pastaj ndac kuptoje e ne dac jo, slun kurrfare roli.
    Cka ka lidhje korrupsioni me besimin ne Zot kur ne realitet sa me fetare te jete nje popull aq me shume eshte i korruptuar ai vend!
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    ore jam kurioz te di nje gje...ku jua kini pare te ardhurat, pasurite e tundshme dhe te patundshme? cudi e madhe...paraja dhe gjyhnaja nuk tregohen!

    p.s. sa prestanome qe ka ne Shqiperi....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  17. #15
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Cka ka lidhje korrupsioni me besimin ne Zot kur ne realitet sa me fetare te jete nje popull aq me shume eshte i korruptuar ai vend!
    Ane ashtu eshte moter, topi se lun. Sa me shume qe te besosh Perendine aq me shume mesohesh ta vjedhesh shtetin tend, aq me shume e urren vellane tend, aq me shume e urren bashkepunimin me tjetrin... Zoti te meson te vjedhesh, te urresh, te mos e duash tjetrin, ndersa ateizmi te meson dashuri, respekt, mirekuptim etj.

  18. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Cka ka lidhje korrupsioni me besimin ne Zot kur ne realitet sa me fetare te jete nje popull aq me shume eshte i korruptuar ai vend!
    Ane ashtu eshte moter, topi se lun. Sa me shume qe te besosh Perendine aq me shume mesohesh ta vjedhesh shtetin tend, aq me shume e urren vellane tend, aq me shume e urren bashkepunimin me tjetrin... Zoti te meson te vjedhesh, te urresh, te mos e duash tjetrin, ndersa ateizmi te meson dashuri, respekt, mirekuptim etj. Zoti te meson ti te ngrisesh pallat 10 kate e tjetri barkun zbrazet ne shtepi qe i pikon oxhaku. Ta vret ndergjegjen moj ateizmi po cka je tu fol, me ane te simotres se saj evolucionit t'bon vlla e moter e babegjysh me delen e majmunin e kjo te thote ska te beje asgje kjo me besimin ne Zot.

  19. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Shoku sylesh,

    Kuhsherira ime ka punuar si ne UNMIK si ne UN mbi 10 vjet, ne disa vende ku ka pasur edhe lufte dhe dietat dhe pagesat kane qene shume e medha. Jo vetem gjysemn e pasurise se Argites po as cerekun ska pasur mundesi te vendose. Ajo ka vetem 1 femije, dhe jo 3 sic kishe Argita. Kur eshe kthyer ne Tirane ka pasur rreth 20-25 mije euro depozite per te marre nje shtepi me kredi.

    Cudi si erdhi u be miliardere gjate kohes qe babai i saj ishte kryeminister... Cudi si te gjitha kontratat qe lidhte shteti me sipermarresit kalonin ose nga Argita ose nga Shkelzeni... Cudi se si mbiu kjo klientele e gjitha tek Argita e Shkelzeni...

    Shume cudira ndhodhin ne Shqiperi. Ca i shohin, ca nuk duan ti shohin, ca bejne sikur nuk i shohin. Besoj se ti e di vete ne cilen kategori futesh.

    Nese do thuash se vertet vertet i beson ato qe ke shkruar me siper, se Berisha, Argita dhe Shkelzeni kane vene pasuri ne menyre te paster atehere nuk do te replikoj me me ty apo ndonje tjeter qe eshe i te njejtit mendimi sepse do te ishte komplet humbje kohe.
    Shoku komunist e socialist,

    Argita dhe i shoqi, punonin te dy per UNMIK per vite te tera ne Kosove dhe deklaruan jo vetem pasurine ne leke, deklaruan edhe rrogen qe u paguante UNMIK. Nuk eshte krim per nje njeri te punoje e fitoje, sidomos kur e ben kete gje ne rruge te ligjshme. Krim eshte te fshehesh pasurine ne emrat e femijeve, vjehrrave e kuneterve, apo ne llogarite bankare te huaja, pasi eshte para e piste.

    Nese biznesmenet e vendit dhe te huaj shkonin e i benin dokumentat tek studio e te bijes se kryeministrit, prape ky nuk eshte ndonje "krim" apo "shkelje". Sot qe i ati i saj nuk eshte me kryeminister, perse valle vazhdojne bizneset e vendit e te huaja te shkojne e bejne dokumentatet tek zyra e saj? Kesaj pyetjeje nuk na i dhe pergjigje. Te kete te beje me faktin se eshte e zonja ne profesion?

    Nuk jane te gjithe njerezit "piktore rilindas" e te "ndershem" e te "moralshem", e te "ditur", e ne prag te "varferise" si kryeministri yne i dashur Edi Rama qe edhe buken e merr me liste.

    Mire Argites ia dime se si e ka vene pasurine e saj. Po rilindasi yne si e ka vene pasurine, me rrogat e bashkise apo me rrogat e PS?

    Albo

  20. #18
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    zyra dhe vila po bejne edhe katundaret e beratit jo me djali i berishes. pse si doni ju qe te hapin zyra greket dhe italianet? ndersa shqiptaret te punojne si skllever!
    krim eshte kur i fut leket ne llogari te fshehte ne zvicer ashtu si edi rama.
    Nga zona e Beratit vij dhe une ... po nuk di nonje katunar qe ka bere zyra dhe vila sepse ka qene bir apo bije kryeministri ... ata qe i kane bere keto qe thua ti jane ne disa raste djem qe dikur kane qene ne emigrim dhe jane pasuruar me zotesine e tyre ... ose biznesmene te ndershem qe u ka ecur puna ... po jo me leket e vjedhura nga poste qeveritare ... ka shume ndryshim te madh ketu ... te besh perpara e te pasurohesh me zotesine tende ... dhe te besh perpara duke vjedhur nje popull qe te ka dhene voten ...

    p.s. jam dhe kam qene me PD ... por sa do te simpatizosh nje force politike nuk mund ti thuash te zezes te bardhe ... asnje lloj pune e ndershme nuk ti jep ato te ardhura ne kaq vite sa i kane bere femijet e ish kryeministrit.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  21. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga KNFC Lexo Postimin
    ... asnje lloj pune e ndershme nuk ti jep ato te ardhura ne kaq vite sa i kane bere femijet e ish kryeministrit.
    me pune te pista nje dite do biesh ne burg ose do te vrasin, ndersa me pune te ndershme behesh miliardier.

  22. #20
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Zyrat e reja të Shkëlzenit, Argitës dhe Berishës në pallatet e shtrenjta në Tira

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    me pune te pista nje dite do biesh ne burg ose do te vrasin, ndersa me pune te ndershme behesh miliardier.
    Te shohim a do bjere Shkelzeni me Argiten ne burg ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •