Emri:  Aleksander Kastrioti Skanderbeg.jpg

Shikime: 1014

Madhësia:  15.0 KB
Alesandro KASTRIOTI stërnipi i pësëmbëshjetë nga linja atërore puth tokën shqiptare në moshën 38 vjeçare.


Lartësuar nga hija e Kastriotëve aktori i teatrit modern nga Kalabria Alesandro ndien se ka një amanet për të kryer gjatë ardhjes në Shqipëri stinën e pranverës. Skënderbeu i viteve 2000 ka një pamje tjetër, është më i butë ose buonist siç e quajnë italianët, dëgjon shumë, bart dhe një humor që shpërthen deri në të qeshura lehtësuese. Ndër trashëgimtarët e tjerë të Gjergj Kastriotit legjendar ruan natyrën jo aq luftarake sesa paqësore. Komunikon me miken e këtij rrugëtimi që duket pak i çuditshëm artisten e muzikës dhe drejtuesen e misionit Opera pa Kufij znj Edlira Dedja, si të ishin duke xhiruar filmin e ri Skënderbeu dhe ajo në rolin e Donikës e mirkupton duke i rrëfyer shqiptarët dhe rrugën e fisme drejt kështjellës së Kulturës. Sapo ka lënë mjekrën dhe flokët pak më të gjata gjë që stonon me stilin e tij të paraqitjes dhe të jetuarit. Por tiranasit dhe krutanët nuk ngurrojnë ta thërrasin Skanderbeg për hir të ngjashmërisë që ka dalë në pah me kryeheroin; vetëm prej mjekrës të cilën e mori si dhuratë nga Galileo Galilei, pra prej rolit të tij që pati luajtur në skenë para se të mbërrinte në Shqipëri. Është kureshtar mbi çdo gjë që është shkruajtur, flitet e dëshmon për stër-stërgjyshin e tij gjigantesk, sikur të mos kish mësuar asgjën mëparë në mbi 3 dekada jete. Në lap-topin e tij më tregon pemën e fisit të Kastriotëve duke pritur të zbulojë dhe misterin e prejardhjes së tij nëpërmjet fjalës së fundit të shkencës testit të zinxhirit gjenetik. Dialogimi me figura e emërtesa të pasura vijon lirshëm nga rrënjët e familjes tek trungu, e nga degët deri tek gjethet duke i kushtuar më tepër vëmendje të pathënave mbi Kastriotët.


1.Si ka vijuar bir mbas biri pagezimi me emrat e fisnikeve te fisit Kastrioti si Gjon, Gjergj ?

Kthjellësisht emrat kanë mbetur në traditen e familjes Kastrioti, dhe çdo i parelindur quhet Xhorxho, Gjergj në më të shumtën e rasteve. Pastaj janë Aleksandër, Kostandin, Ferdinand, kurse për gratë është ne tradite emri Donika, Mamica. Interesante eshte se nder karakteristikat e personaliteteve e personazheve te Pemes se Kastrioteve ka qënë deshira per liri. Një nga parardhesit e mi ka luftuar ne 1848-en për revolucionin shtetformues italian te Garibaldit. Puntualisht nje stër-stër gjyshi im qe oficer i lartë i këtij udhëheqesi. Pra, Skanderbeget jo vetem qe paskan liruar Shqiperine por edhe Italine.
Xhaxhai im qe nuk e njoha dot ka qene nje partizan ne luften e dyte boterore dhe u pushkatua nga nazistet ne 1944-en. Ne gjakun tone ka rrjedhur liria ne menyre trashendentale nga njeri brez tek tjetri.


2.A eshte e vertete që do ta argumentosh prejardhjen direkte nga Gjergj Kastriot Skanderbegu duke kërkuar ndonjërën prej eshtrave të tij dhe më tej analizën gjenetike të ADN?

Mirë do të ishte që të gjindeshin eshtrat e Atit tim Shpirtëror dhe të konfirmoja me saktësi prejardhjen time si dhe varri i tij të ishte më i vërtetë. Por po arsyetoja me të drejtë se një analizë shkencore mund të bëhej në kockat e Xhovanit që janë në Itali. Nuk e di tamam se ku por mund të gjinden sepse dihet në përgjithësi. Më vjen keq që s'ka mbetur asgjë nga Gjergji sepse të kishim një gjurmë të vetme nga trupi i tij do të ishtë vërtet si simbol, si diçka që na kish mbetur prej tij por është e sigurtë se tek shqiptarët ka mbetur shumë nga shpirti i tij.
Vlerat për të gjithë shqiptarët që besojnë në vlera sepse nuk është njësoj për të gjithë. Pra besoj se do ishte e bukur të kishim gjetur diçka nga trupi i Skanderbegut, megjithse për mua është më i rëndësishëm shpirti se trupi.

3. Si aktor a është një ëndërr protagonizmi në filmin që pritet të realizohet së afërmi nga kineastët shqiptarë kushtuar GJ.K.SKANDERBEGUT ?
Të bërit e filmit Skanderbeg është një ëndërr e dyfishtë sepse do të përfaqësoja vlerat e Kastriotëve sa legjendë e historisë së Tokës ashtu edhe se do të përfaqësoja një parardhësin tim. Duhej të shfaq ndjenjat e mia, ato të tijat dhe mishërim i tij si një pjesë e mishit dhe e gjakut të Gjergj Kastriotit. Të përbashkët me Kastriotët e tjerë zotërojmë gjenetikisht respektin për dinjitetin e njeriut dhe ndihmën ndaj më të dobëtit dhe që ka nevojë për tiu gjendur në ditë të vështira. Këtë vlerë të karakterit e kanë treguar si të përbashkët edhe Skanderbegët e tjerë të pemës sonë në mbarë Italinë dhe Europën.

Znj.Edlira po ju si e gjetë pritjen e personaliteteve shqiptare dhe njerëzve bashkombasve dashamirës si kryesuese jo vetëm e fondacionit Opera pa kufij por dhe misionit europian "Skanderbeg"?

E vërteta është se Ministri I Kulturës ofroi skenën e teatrit kombëtar për të riluajtur Galileon por dhe publiku i. Tiranës, artizanët e pleqtë krutanë dhuruan shumë nga shpirti I tyre sepse jo vetëm emri por dhe ngjashmëria e Alesandros me kryeheroin Gjergj Kastriot Skanderbeg le vend për ta adhuruar si një personazh që rrezaton vlerat e paqes, tipareve burrërore por dhe natyrën e gjërë artistike prej aktori dhe muzikanti. Muzika në trajtë rapsodie skëndërbejane na dhuroi emocione të paimagjinueshme ta quajmë gjatë kthimit të Skanderbegut në Shqipëri.

Z. Llesh po ju si ju kumboi në këmbanën e oxhakut mirditor ardhja e stërnipit të pesëmbëdhjetë të Skënderbeut ? A jeni njohur mëparë me pasardhës të tjerë të tij?

Ç' është e drejta unë kam përfaqësuar në 600 vjetorin e lindjes së kryezotit të shqiptarëve një delegacion të kryesuar nga plaku i. mënçur shkrimtari Sabri Godo, dhe kam patur rastin të takohem dhe t'i vë mbi krye përkrenaren e drunjtë rikrijuar me fantazinë time një tjetër Alesandro Kastrioti që jeton në Napoli dhe është mjek me profesion. Ishte një surprizë unike që ndodh një herë në 600 vjet edhe vizita e stërnipit aktor nga Kalabria. Bëra çmos që si aktor me diplomë ti dhuroj një atmosferë filmi ku regjisori isha vetë duke i. veshur zotit Alesandro armaturën e Skënderbeut me flamurë, shpata, përkrenaren e gardës së Republikës dhe duke krijuar në shtëpinë time që është e mikut një atmosferë dasme e hareje.Kuptohet unë në rol vazhdoj të jem si në panairin e librit rimishërimi i historianit të dashur Marin Barleti i viteve 2000.


Alesandro Kastrioti ndjeu mbi krye pas hyrjes triumfale me "fermanin e rremë të Sulltanit" në kështjellën e Krujës ,në mënyrë simbolikë puthjen e Muzave, brirët e dhisë që janë ndera e të zotit të shtëpisë me kopjen e përkrenares dhe shpatës, dhuratat shpirtërore të artizanëve krutanë me punimet në bakër dhe aureolën e këngëve korale plot dashuri të pleqve të Krujës mbi platonë në lartësi prej nga soditet lindja dhe perëndimi i moteve.
Por metropoli i Tiranës gjatë rrugëtimit disa ditor i ofroi një pritje të rrallë Skanderbegut të Ri, si nga Ministri i Kulturës i cili i ofroi skenën e Teatrit Kombëtar për të rishfaqur pjesën e Galileo Galileit apo për të vënë në skenë ndonjë nga dramat e shumta të shkruara që prej pendave të para të shqipes, plejada e arbëreshëve e më gjerë në letrat shqipe. Por mesa duket Alesandro ishte më shumë entuziast mbi një vepër të kryeheroit të qytetërimit Perëndimor, e sapobotuar nga një shkrimtar italian në zë ku Skanderbeg shihej në rrafshin mistik e metafizik, i kthyer nga bota e Vdekjes dhe e përtej varrit, Zoti i jep Skanderbegut një shans të dytë për të korrigjuar gabimet e pakta të bëra mbi tokë.Intriga është e bukur por skena dhe roli nuk i ndahen Alesandro Kastriotit aktor që gjen një pritje spektakolare në shtëpinë kishë mirditore të artistit të drugdhendjes Llesh Biba, njohur në panairin e librit si Marin Barleti. Në vatrën e shtëpisë së tij kthyer në punishte dhe galeri të punimeve të drurit me simbole kombëtare gjen dhe vë mbi krye një tjetër përkrenare të Gjergj Kastriotit. (Duket se dublat e para të filmit me protagonist shqiptar kanë nisur.)Përjeton momente magjike nga një tjetër aktor, takohet me historianin e dashur Barletin romantik dhe të vërtetë si dhe familjen e tij. Larg erosit patriotik prej nga riskohet theqafja skeniko-mediatiko-publike, Skanderbegu i Ri si një pasionant i muzikës xhaz dhe një pianist i përkryer rrëfen se po pregatit një album të ri me miqtë e grupit Scanderband në Kalabri. Ai rrugëton me imagjinatën krijuese me ankthin e rimarrjes së vlerave të qytetërimit shqiptar. Pse jo me ëndrrën e dyfishtë të përjetësimit të guidës spirituale Gjergj Kastriot Skanderbegut në pelikulën magjike të një filmi artistik shqiptar.

Botuar tek Gazeta Metropol Maj 2007