Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shpëtimtari i qeverisë

    Shpëtimtari i qeverisë

    Pas gostisë në restorant “Il gusto” mes kryeministrit Rama dhe ish-presidentit Topi, mazhoranca e majtë po bën një tjetër lëvizje të ngjashme duke kërkuar shpëtim tek Shpëtim Idrizi. Takimi i këtij të fundit dje në mesditë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me misionin e gjetjes së konsensusit mes qeverisë dhe opozitës, ishte një shfaqje bajate që është luajtur disa herë në politikën shqiptare. Këto lloj shfaqjesh po e degradojnë nevojën reale për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, po e kthejnë atë në një farsë, madje po i japin një dimension qesharak nëpërmjet personazheve që zgjidhen për të luajtur.

    Shpëtim Idrizi, një ish-demokrat i viteve ‘90, i kthyer në socialist të thekur më vonë, e aktualisht i mbetur në radhët e opozitës si kryetar i një partie me përkatësi komunitare dhe jo ideologjike, ka marrë përsipër, siç deklaroi edhe vetë, të bëhet katalizator i kompromisit mes qeverisë dhe opozitës. Marrja përsipër e këtij roli nga Idrizi mjafton për të dalluar qartë edhe degradimin edhe ridikulizimin e një problemi të madh që ka Shqipëria, atë të dialogut real mes forcave politike. Ish-drejtori i përgjithshëm i Doganave, këtë herë në rolin e një kryetari partie, me siguri e kupton që mes PS dhe PD nuk mungon një sekser, por fryma e besimit që është dëmtuar në vite. E këtu problemi nuk qëndron tek Idrizi, por tek ata që bëjnë sikur besojnë se zgjidhja mund të vijë edhe nga Idrizi.

    Rama dhe Meta bëjnë sikur besojnë sepse në thelb nuk kanë interes parësor vendosjen e një klime të shëndetshme komunikimi me opozitën, por dukjen sikur po përpiqen ta bëjnë këtë. Kjo është e qartë dhe një traditë tashmë jo vetëm e Ramës dhe Metës, por e shumë politikanëve shqiptarë, përfshi edhe ata që sot janë në opozitë. Të gjithë kanë përdorur sa herë u është dhënë rasti kësi elementësh të gatshëm për të ofruar shërbime, për të kapërcyer një situatë momentale dhe jo për të zgjidhur në themel krizën e komunikimit politik në vend. Kështu, në rastin Idrizi, nuk përbën risi sjellja e drejtuesve të mazhorancës. Ajo që mund të quhet si një veçanti ishte edhe përfshirja e ambasadorit Arvizu në dhënien e një roli praktikisht të pamundur kryetarit të PDIU. Ambasadori e ka të qartë se ku qëndron problemi i konfliktit politik në Shqipëri dhe me siguri e di se si e kanë përdorur qeveritë joshjen e pushtetit për të shmangur krizat e numrave. Rasti i deputetëve socialistë që votuan pro qeverisë Berisha është ende i freskët. A beson vërtet ambasadori se Shpëtim Idrizi do të shpëtojë reformën e ndarjes territoriale duke u bërë katalizator i konsensusit mes PS dhe PD?

    Këtë përgjigje mund ta japë vetëm ambasadori. Por pamjet e takimit mes përfaqësuesit të SHBA dhe deputetëve të PDIU që lëviznin kokën duke buzëqeshur kur fliste kryetari i tyre apo ambasadori, ngjanin si skena teatrale. Ambasadori Arvizu vërtet është i shqetësuar që reforma territoriale të kryhet me konsensus të plotë. Për më tepër që për këtë është angazhuar direkt edhe USAID. Po ashtu, nuk ka asnjë dilemë që shqetësim i SHBA vazhdon të mbetet klima e tensionuar politike në Shqipëri si një pengesë për ecjen përpara të saj. Por t’i japësh indirekt rolin e misionarit në zgjidhjen e këtij ngërçi Shpëtim Idrizit, moralisht krijon një problem. Në radhë të parë konsensusi real duhet të vijë nga PD dhe jo nga PDIU. Idrizin nuk e ndalon askush të bëhet katalizator, por në asnjë rast ai nuk ka cilësinë e qëndrimit opozitar. Me PDIU dhe ndonjë dashamirës tjetër të qeverisë brenda opozitës mund të bëhen edhe 92 vota për ta kaluar reformën territoriale në parlament, por ambasadori Arvizu ashtu si qytetarët shqiptarë e di se ato numra nuk përfaqësojnë kompromisin e vërtetë mes palëve, por dominimin e njërës palë mbi tjetrën. Në radhë të dytë, marrja nga ana e PDIU e rolit të paqtuesit nuk lë shije të mirë. Që nga krijimi i kësaj mazhorance, Idrizi nuk e ka fshehur një lloj dëshire për të qenë pjesë e saj. Shumë nga njerëzit e PDIU që u vendosën në poste drejtuese në administratë gjatë qeverisë Berisha, nuk janë lëvizur me ndërrimin e pushtetit dhe kalimet majtas- djathtas janë një sport që kreu i kësaj partie e njeh mirë.

    I vendosur në këtë kontekst, takimi i ambasadorit Arvizu me kryetarin e PDIU, më shumë sesa e afron PD drejt një kompromisi, e step atë. Ai i jep mundësinë mazhorancës të luajë kartën e opozitës së mirë dhe opozitës së keqe, duke e ngrirë më shumë klimën e besimit. Edhe nëse sajohen numrat për të kaluar një reformë të rëndësishme, problemi i konfliktit në Shqipëri nuk zgjidhet. Të tjera shfaqje do të luhen në emër të kompromiseve politike, të tjerë shpëtimë do të shfaqen, por kriza politike nuk do të gjejë dot shpëtim.

    Armand Shkullaku - MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:

    Brari (15-02-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Shpëtimtari i qeverisë

    idrizi eshte nje matrapaz.
    por dhe nje mistrec
    nje miku im ishte cuditur kur kish pare kongresin e idrizit
    kongresi mbahej ne pallat te kongreseve
    salla plot me camer
    idrizi mbajti fjalimin
    nje fjalim i gjate pa fund
    mirpo tha miku se i beri shum pershtypje qe idrizi vet her pas here kullufiste ndonje shishe uji kurse nja 100 djem e vajza te reja pa uj pa buk qendronin ne kembe prapa idrizit dhe sejcili prej tyre mbante me duar lart ndonje parulle.
    as camerit ne salle shumica barkderra te ulur neper kolltuqa e as idrizi nuk u kujtuan tu thon ketyre te rinjve..o po ulini duart se u lodhet. apo uluni pak ne b.ithe se u kputet...
    jo re aspak..
    tamëm sjellje bllokqenesh..
    ashtu i lan tu pikoje gjaku ne kembe me or te te tera sa c'vazhdonte fjalimi i merzitshem i stergjate i idriz matrapazit..
    u binda tha miku qe idrizi eshte nje mu.t m u.ti.

    ashtu eshte ne fakt..
    jo se ka takuar edvinin e meten por se ashtu ka qen gjithmone..
    nje perbindesh..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-02-2014 më 02:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •