Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Provokimi artistik i Haveit: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Grupi Haveit ka provokuar sërish.

    Katër vajzat sot në qendër të Prishtinës, në Sheshin Nënë Terezë, kanë shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën.

    Kjo është bërë duke marrë shkas nga dita e Shën Valentinit, festës së të dashuruarve që festohet sot në gjithë botën.

    Haveit ёshtё grup i katёr vajzave tё cilat shkojnё pёrtej kёnaqёsive momentale, pёrtej rregullave moraliste dhe refuzojnё tё pajtohen me gjёrat qё i servohen.

    Ne nuk do tё bёjmё asgjё mё shumё veçse t’i tregojmё tregimet tona e tё juaja!”, thonë vajzat për vetën.

    http://www.botasot.info/kosova/27314...n-nene-tereze/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Namin e paskan ba ..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Namin e paskan ba ..
    Jo cdo veprim duhet ta beje namin, per t'u verejtur dhe konsiderura nga publiku...

    Ne nje vend me shumice muslimane, dhe jo vetem ne Rusi apo disa shtete ku veprime te tilla parimisht jane te ndaluara me ligj, nuk eshte dicka e zakonshme qe femrat apo meshkujt te puthen ne qender te qytetit, ne pranine e publikut te gjere.
    Pervec kesaj, behet fjale edhe per nje statement politik, i cili sipas gjases ka per qellim sensibilizimin e publikut te atjeshem per ceshtje qe pak a shume jane te tabuizuara.

    Mospublikimi i qellimshem i aksioneve te tilla relativisht te jashtezakonshme per Kosoven dhe viset shqiptare ne pergjithesi, ne kete kontekst do te ishte i barabarte me censure. Pavaresisht se nuk ekziston obligim per publikim te gjerave te tilla apo cfaredo tjeter qe ndodhe atje. Secili eshte i lire te veproje si te do, te publikoje cfaredo qe deshiron dhe te kritikoje si te doje. Interesat, prioritetet, deshirat dhe idealet jane te ndryshme.
    Ne Indi p.sh. ka njerez qe kane vendosur te mos flasin fare apo vetem aq sa eshte patjeter e nevojshme deri sa te vdesin dhe jetojne ne rruge nga ndihmat e tjereve.

  4. #4

    Kemi tjera prioritete ne si shtet ,kjo qe kane bere keto eshte bira e fundit e kavallit
    Veprimi i tyre per gjendjen ne te cilen gjendemi (me 1000 probleme tjera) eshte naiv e qesharak..kush dreqin i ndalon te bejne cte duan neper dhomat e tyre te gjumit ..askush !
    Pse kaq insistim te promovohet e te paraqitet si normal crregullimi,semundja ...
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Kemi tjera prioritete ne si shtet ,kjo qe kane bere keto eshte bira e fundit e kavallit
    Pse kaq insistim te promovohet e te paraqitet si normal crregullimi,semundja ...
    sepse jane te semura dhe kane probleme me llogjiken
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    e kan kap moden per bishti

    thojke gjyshja jeme: moda madhe ta then kryt!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Liberalizimi i vizave, kjo puthje do te thote qe do hiqen vizat, keshtu e don Evropa

  8. #8

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    po ca lajmi esht dhe ky qe ti behet reklam. Vazjat mire ben qe u puthen, u puthshin sa me shume, po nuk eshte ndonje lajm i padegjuar ndonjehere.

  9. #9

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    E konsideroj vehten si njohes te shkelqyer te gjuhes shqipe. Po ashtu perpiqem ta shkruaj e flas ne menyre sa me te rregullt. A mund te dale ndokush te me perktheje kuptimin e kesaj shprehjes me poshte:

    Ne nuk do tё bёjmё asgjё mё shumё veçse t’i tregojmё tregimet tona e tё juaja!”, thonë vajzat për vetën
    p.s. Katastrofa eshte qe nje shqipe e tille shkruhet ne nje gazete shqiptare.

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    I lumtë çupave nga Prishtina !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    po ca lajmi esht dhe ky qe ti behet reklam. Vazjat mire ben qe u puthen, u puthshin sa me shume, po nuk eshte ndonje lajm i padegjuar ndonjehere.
    Sa me shume te puthen vajzat mes vete aq do puthen edhe meshkujt mes tyre (dikush nga qejfi e dikush nga zori) ...per te miren tende ktheje mbrapsht kete qe deshirove me pare
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  12. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Secili eshte i lire te veproje si te do, te publikoje cfaredo qe deshiron dhe te kritikoje si te doje. Interesat, prioritetet, deshirat dhe idealet jane te ndryshme.
    Ne Indi p.sh. ka njerez qe kane vendosur te mos flasin fare apo vetem aq sa eshte patjeter e nevojshme deri sa te vdesin dhe jetojne ne rruge nga ndihmat e tjereve.
    Si gjithmone, ti do mbetesh kampion ne krahasimet pa lidhje.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2014
    Postime
    4

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    E konsideroj vehten si njohes te shkelqyer te gjuhes shqipe. Po ashtu perpiqem ta shkruaj e flas ne menyre sa me te rregullt. A mund te dale ndokush te me perktheje kuptimin e kesaj shprehjes me poshte:

    p.s. Katastrofa eshte qe nje shqipe e tille shkruhet ne nje gazete shqiptare.
    Or taj, m'duket se esht gabim shtipi, ka desht t'those " Ne nuk do te bejme asgje me shume vecse t'i tregojme tregimet tona JUVE ". S'kimi faj ne ( shqiptare te ish.YU ) se ju ( shqiptare te Shqiperise ) s'na mirni vesht, ne folim CISTO ship pa as'ni GRESHK! E more vesh shipen teme alla-tetovarce

    Fatekqesisht nuk eshte gabim shtypi, njohja e gjuhes letrare tek ne le per te deshiruar. Vajzat sigurisht jane studente ndersa "gazetari" i diplomuar, kjo tregon nivelin e arsimit ne shkollat tona ku nje diplome ne fizike berthamore blehet me pese mije euro.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Kullerkat amerikane qenkan bere ruse per Shen Valentin!

    Lum Kosova per rinine e saj!
    Mjere Kosova per rinine e saj!

    Albo

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Shën Valentini në Xhaminë e Madhe!

    Fadil Lepaja

    Kiameti nuk vjen me taksi! Vjen me “bidate” të reja! Kështu po e komentonte një komentues anonim “provokimin social” të grupit të vajzave, nga Prishtina, të cilat në sheshin “Skënderbeu” po putheshin në buzë përpara kalimtarëve të hutuar. Jo, mor, me të tjerët! Në mes vete! Femër me femër!

    Ani de, se nuk u ba nami, po thoshte një kalimtar! Jam kureshtar me pa deri në çfarë shkalle ka me i vlue ujtë hoxhës së nderuar, po thoshte një tjetër! Po e dini, se ai kujdeset për moralin dhe shpirtin tonë! Të myslimanëve! Ju të tjerët nuk e keni këtë privilegj!

    Jo, tamam puna me ardhë me takxi, kiameti. Shtrenjtë bohet!
    Humori i veçantë i një shtrese të rinisë urbane e cila i ka rizbulu xhamiat dhe librat e shenjët pas një epoke gati disa qindvjeçare të materializmit, dialektik e atij jo dialektik.
    Veç përpara, po thonë! Krejt janë të parapame, ne veç duhet me i zbatu! Cool! Pse me lodhë kryet! Hoxha i nderum po thotë se në islam jeta është e programueme. Ka instinkt për me ba asi sene, veç sa për shumim! Tjerat, dukuri negative si dashuria e të ngjashme, nuk janë traditë e jona!

    Një tjetër, po thoshte: “Ani, çka ka lidhje, veç një puthje koti ishte” ! Përkundër këtij mikut përplot mirëkuptim për prirjet apo dobësitë njerëzore, një tjetër ia ktheu: “E pse çka munden me ba më tepër ato”? Prapëseprapë, me u shtu nuk munden pa neve”! Kështu pak shaka e pak përnime, kaloi pa ndonjë incident, provokimi i parë social, krejtësisht femëror.

    E, kryetari i ri i Prishtinës, duke ua uruar çifteve martesën pikërisht në ditën e Shën Valentinit, u tha meshkujve si me shaka? “ Nuk po e dini çka po i bëni vetit”! Rrjedhimisht, erdha në përfundim se më në fund shpëtuam! Tash, femrat po kthehen kundër vetvetes! Po e duan vetveten!

    E në epokën e Facebook-ut, do të thoni ju, ky kthim kah fondamenti, ky fascinim me mjekrat, devet, e madje edhe lakuriqët e natës të cilët e paskan sistemin e veçantë të navigimit e të orientimit në terr, janë ba metaforat më të shpeshta në zhargonin e ideokratëve të rinj që po e pretendojnë qeverinë në emër të Zotit! Qytetari duhet veç me e ndjekë programin!

    Në Xoutube flasin edhe për qentë e zi. Duhet me i vra krejt, po thonë, se kështu paska qenë këshilluar dikur! Këtu pajtohem, nëse nuk është metaforë! Nëse është fjala për qentë endacak që në grupe po shëtisin lirshëm Prishtinës, pajtohem plotësisht. Veç mos me i nda për nga ngjyra.

    Ministri i Brendshëm do të duhej të merrej më shumë me këtë, e më pak me opozitën. Veç mos le të e merr ai vet pushkën në dorë. Kur e pyetën përse e la briskun e kirurgut për politikën, ai u ankua se patën filluar të i dridheshin duart! Pra, as për pushkë nuk është tashmë. Mos gjuaj vet, ministër. Po nisesh me e vra ndonjë qen të zi, e po e vret ndonjë tjetërfare! Apo...! Le krejt! Mos e prek pushkën! I ke ROSU-të! Le t’i tredhin qentë pasi në veri... u pa puna.

    E, Facebook-u nëpër këto qarqe, pak a shumë është bërë si literaturë armiqësore. Për femra. Se për meshkuj nuk ka pengesë.

    Sipas medias, kështu e paska pësuar një vajzë fatkeqe nga Siria e cila nuk i ka marrë seriozisht fjalët e militantëve se “bidatet” e reja duhet me i injorue. Nuk ka më like, like, like... në Siri!

    Mediat thonë se vajza, sipas Sheriatit, u dënua me mbytje me gurë sepse krijoi një llogari në Facebook! Një mik i imi në Faceook tha se ky ishte një lajm i rremë! Ndoshta edhe është! Uroj të jetë ashtu!

    Tash, a ma mirë me mbytë me gurë apo me e lejue me ba çka të don, do të të thonë “gardianët” e moralit publik.
    Nuk ka mundësi tjetër! A nuk po e shihni se si po dalin vajzat lakuriq, në foto, klithin ata! Tregojnë të pasmet, gjinjtë, gjithçka.

    Po, pra! Facebook-u i ka fajet, se ndër ne, Tuna citohet më shpesh se Marxi dikur. “I jemi, i jemi” është bërë si slogan parazgjedhor!

    Kështu, Valentini, në mesditën e të premtes shkoi në xhaminë kryesore të kryeqytetit, në Xhaminë e Madhe dhe e fali drekën. Pastaj doli i lehtësuar sikur njeriu që ka kryer një obligim dhe duke marrë me vete një ndjenjë përkatësie e cila do ta shoqëronte tërë javën. Në përmasat mediale të globalizmit, ai që nuk përket diku ndihet si një atom, i vogël! Qy atom, subatom vëlla! Por, prandaj ekzistojnë vëllazëritë!

    E, Shën Valentini kësaj radhe ra në të premten. Rastisi!

    Sapo doli nga Xhamia e Madhe i frymëzuar nga fjalimet e hoxhës së nderuar, i hodhi në shportën më të afërme lulet plastike që i kishte blerë për të dashurën. Se te ne lulet e vërteta kushtojnë tepër shtrenjtë për xhepin e tij. “Remember me”, seç iu kujtua fjala e asaj e preferuar, sa herë që ndahej nga ajo! Thuajse ai do t’i ikte. Ndaheshin për të shkuar secili në konviktin e vet. “Remember me” , i asocionte edhe me një dyqan lulesh të freskëta, të cilit kishin kosto të papërballueshme për xhepin e tij prej studenti. Hajt mo! S’ka festë! Kësaj radhe nuk e puthi si zakonisht, në ndarje! Është haram!

    No Valentine day... I am muslim!
    Mos festo, se nuk o kultura jote! Kështu po e përmblidhte hoxha i nderuar ligjëratën e tij për Shën Valentinin. “Bidat” i ri. Atak në moral. Konspiracion global kundër myslimanve! Mobilizim, vllazën, mobilizim!

    Po, dashuria është konspiracion, hoxhë i nderuar!
    Pajtohem! E thyen çdo program! Hyjnor apo tokësor! Sepse dashuria është hyjnore vetvetiu, në çfarëdo forme që të shfaqet! Të gjithë librat e Zotit flasin për dashurinë! Ndërkohë që urrejtja është krim edhe kur promovohet në emër të Zotit, në emër të kombit apo të kujtdo!

    Nejse, nuk ishte veç hoxha ynë i nderuar në “out” kësaj radhe! Edhe Fisi nuk ishte në element. Nuk më pëlqeu aksioni i tij me e veshë Newborn-in me uniformë. Pavarësisht se të kujt janë! Prit, veç kur t’e marrin për krime lufte!

    Është dashtë me e veshë me pizhame, Fis! Me pizhame prej marketeve perëndimore, natyrisht! Mos me lënë dilema kah po dojmë me shkue! Veç uniformë jo!

    Pastaj, republika i ka ba veç gjashtë vjet, Fis! Nuk është për ushtri ende! Sapo ka dalë prej “pampersi”! Apo nuk ka dalë, ende?!

    Pastaj, boll me ushtri e luftëra Fis! Boll me policë e paramilitarë, që janë ba heronjtë tanë! Pozitiv e negativ, militarizëm është!

    Paqe, vëlla!

    Demilitarizim vëlla!

    http://www.telegrafi.com/?id=26&a=6575

  16. #16
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    Bash per qejf te , Vlora Qitakut, asaj Lames se albanise edhe per qejfin e shumices se deputeteve ne parlamentin e tu kosoves se vetem kshtu keto pretendojn te hyn ne BE u kane mire vlora me alma lamen edhe keto me kane ne mesin e ketyre me i ba nga 4 -6 me ju bashkangjit kti grupi

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Katër vajzat puthen në Sheshin Nënë Terezë

    po shikoj foton dhe u jape te drejte ketyre cupave, shikoni verdalle fotos nuk asnje cun qe te shkreta te shkojne e ta puthin
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •