Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?



    Prishtinë, 14 shkurt - AAK-ja është e bindur se iniciativa e saj për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Thaçi do të ketë sukses dhe do të realizohet qysh në javën e ardhshme. Deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani ka thënë se votat do të mblidhen nga tri partitë e mëdha opozitare, disa deputetë të PDK-së që pritet të dalin nga kjo parti dhe nga disa deputetë minoritarë. “Kjo çështje është e përfunduar, kanë mbetur vetëm çështjet procedurale. Jemi në fazën e fundit të koordinimit për këtë nismë dhe jemi të interesuar që kjo nismë të jetë veprim i opozitës së bashkuar. Java e ardhshme është përcaktuese për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Ramadani në Interaktiv. Ai e ka përjashtuar PDK-së si partner të koalicionit në një qeveri të ardhshme, duke thënë se vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Ramadani insiston se vetëm Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për të udhëhequr me qeverinë e Kosovës, duke e quajtur atë “të pankonkurrueshëm”.
    http://www.koha.net/?page=1,13,175025

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci) rrëzohet javën e ardhshme?

    Po jo bash kur te don te tieret por kur te don
    ai ma i madhi i shqiptarve do te behen zgjedhjet
    e ndoshta ati i konvenoin ma heret
    sidoqoft e kurdoqoft qe do te mbahen
    ato mbahen per ta krijue qeverin e re Thaqi 3
    per ket nuk dyshon askush
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    ...kujdo qe i beson populli,urime i qoft.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?



    Hashim Thaçi
    Sot u takova me kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, me të cilin diskutuam për koordinimin e agjendës politike dhe shtetërore në muajt në vazhdim.

    U pajtuam që reforma zgjedhore duhet të përfundojë nga ana e komisionit legjislativ dhe t’i dërgohet qeverisë draft ligji për zgjedhjet nacionale, e cila pastaj do ta procedojë në Kuvendin ne Kosovës, në muajin mars.

    Po ashtu, u pajtuam që të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhje fer, demokratike dhe të lira, te cilat do të mbikëqyren nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtar, për çka do t’u bëhet ftesë zyrtare BE-së, OSBE-së si dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

    Biseduam që të bëhen përgatitjet e duhura në koordinim me subjektet e tjera dhe me vendim koncesual të Kuvendit të shkohet në zgjedhje të reja kah gjysma e këtij viti.

    Arritëm pajtueshmëri që të takohemi për të koordinuar aktivitetet konkrete në muajt e ardhshëm. // HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    Mustafa: Nuk është koha të rrëzohet qeveria
    21:34 / E premte, 14 Shkurt 2014


    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin “Debat” të RTK-së, ka deklaruar se nuk është momenti për ta rrëzuar qeverinë.

    Mustafa, duke folur për zgjedhjet parlamentare, të cilat mendohet se do të mbahen më së largu deri në qershor të këtij viti, ka thënë se nëse në këtë kohë rrëzohet qeveria, do të rrëzoheshin edhe zgjedhjet.

    Sipas tij, nuk është lavd nëse dikush ia arrin ta rrëzojë qeverinë në këtë kohë, ndërsa siç tha ai, “lavd është nëse krijojmë kushte të domosdoshme që zgjedhjet të jenë të mira”.

    Mustafa ka thënë se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasur bashkërendim rreth nismës së tyre për mocion votëbesimi ndaj qeverisë.

    Lideri i LDK-së e ka përmendur edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se partia e tij vlerëson se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 8 qershor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    VV: Iniciativa e AAK-së, si e AKR-së më 2010 - e pasinqertë!
    19:07 / E premte, 14 Shkurt 2014


    Iniciativën e AAK-së, për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur jo të sinqertë dhe joserioze.

    “Kjo iniciativë, është iniciativë e një subjekti politik, i cili formalisht ka qenë në opozitë, por përmbajtësish ka qenë në pozitë; është subjekti i cili ia ka vazhduar jetën Qeverisë Thaçi dhe e ka mbështetur atë në projektet kapitale të dëmshme për vendin tonë, siç janë negociatat, dialogu pastaj çështja e privatizimeve. Kjo iniciativë i ngjason shumë iniciativës së AKR-së më 2010, që ia mundësojë Qeverisë me e rrëzua veten Qeveria Thaçi”, ka thënë Molliqaj, transmeton Kosovapress.

    Ai ka shtuar se që nga 2011-të VV ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Thaçi pasi, sipas tij, Qeveria i ka bërë shumë dëme Kosovës.

    “Për të mbështetur një iniciativë të tillë, ajo duhet të jetë iniciativë e opozitës, pra jo iniciativë e opozitës formale që është pozitë përmbajtjesore. Kjo duhej të vije nga një takim i përbashkët i forcave opozitare, ku do të koordinoheshim paraprakisht për datat dhe për hapat konkret drejt rrëzimit të Qeverisë. Dhe, kjo do të duhej të ishte një iniciativë e përbashkët e krejt spektrit politik opozitarë, për të cilin ne do të ishim gati. Ne mendojmë se do të duhet të rrëzohej Qeveria Thaçi. Ajo nuk duhet ta rrëzoj veten, por opozita. Kur ta kemi një iniciativë të tillë, sigurisht që do të jemi gati me e mbështet dhe me u koordinua me të tjerët”, ka theksuar Molliqaj.

    Ai ka shprehur shqetësim edhe për takimet e liderëve të opozitës, në këtë rast të LDK-së dhe AAK-së, me kryeministrin Thaçi, duke thënë se janë të gabuara dhe të dëmshme për vendin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?
    edhe kesaj radhe tanjug do te deshprohesh si zakonisht
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    Ramushi e humbi betejën!

    Beteja e lideri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për të rrëzuar kryeministrin, Hashim Thaçi, në Kuvend, ka dështuar në start. Duket se Haradinaj u “dekonspirua” ende pa i nisur projekti për t’i siguruar 61 vota në Kuvendin e Kosovës, me të cilat do ta votonte mocionin e votëbesimit për qeverinë Thaçi 2.

    Ideja e Haradinajt dështoi pasi që kryetari i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, u pajtuan që zgjedhjet të mbahen pas përmbylljes së reformës zgjedhore, respektivisht në muajin qershor. Kjo marrëveshje është konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/26975...-humbi-betejen

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    LDK-ja ia zgjat jetën qeverisë Thaçi



    Prishtinë, 15 shkurt - Kryeopozitari Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë që ta çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme tek në qershor. Ai ka hequr dorë nga insistimi që paralelisht këtij zhvillimi të ketë zgjedhje edhe për presidentin e shtetit.

    Ndërkaq, datën e zgjedhjeve e ka koordinuar të premten me kryeministrin Hashim Thaçi. Kësisoj, iniciativa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ka dështuar që në start.

    Atë, madje, nuk do ta përkrahë as lëvizja “Vetëvendosje”. (Për çfarë janë marrë vesh liderët e dy partive më të mëdha, kur priten takime të reja ndërpartiake, çfarë thotë Vetëvendosje për këto takime, etj.

    (Më gjerësisht lexoni sot në raportin e Besnik n Krasniqit në Koha Ditore)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    Mustafa: Me Thaçin asnjë bashkëpunim, ai del në opozitë

    Nuk kemi bindje se njerëzit ju përmbahen fjalëve dhe premtimeve. Megjithatë, me dikë duhet të qeverisim. Por, në zgjedhje futemi vet. Koalicionet i kemi pas zgjedhjeve. Atëherë do të bashkëpunojmë me subjektet politike me të cilat jemi të sigurt se do ta kemi një qeverisje të mirë të vendit, një shtet ligjor dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka gjasa për bashkëpunim me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçin, për të cilin thotë se do të dalë në opozitë.

    Mustafa thekson se partitë megjithatë duhet ta respektojnë njëra-tjetrën, të mos flasin fjalë të mëdha se ato fjalë të mëdha po prishin edhe ambientin familjar.

    Fjalët publike po depërtojnë në dhoma. Duhet të krijojmë edukatë në jetën politike, sepse ka pasë ofendime të rënda gjatë zgjedhjeve lokale që nuk janë në harmoni me kulturën tonë”, thotë ai. “Në qeverisjen e re do të jenë njerëz të rinj, që nuk kanë pasur asnjë problem me ligjin. Do të jenë figura të pastra që pa asnjë hipotekë do të zgjidhin sfidat e së ardhmes”.

    Ndërkaq, Mustafa ka thënë se nëse në këtë kohë rrëzohet qeveria, do të rrëzoheshin edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Nuk është lavd nëse dikush ia arrin ta rrëzojë qeverinë në këtë kohë. Lavd është nëse krijojmë kushte të domosdoshme që zgjedhjet të jenë të mira”, ka thënë ai duke shtuar se partia e tij vlerëson se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 8 qershor.

    Isa Mustafa ka deklaruar kështu se nuk ka bashkërendim me mocionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa sa i përket premtimeve të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj se nëse bëhet kryeministër pagat do të bëhen njëmijë euro, Mustafa ka thënë se “nuk mund të flitet për paga pa një program”. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/musta...e-2-41246.html



  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    VV: Iniciativa e AAK-së, si e AKR-së më 2010 - e pasinqertë!



    Kjo iniciativë, është iniciativë e një subjekti politik, i cili formalisht ka qenë në opozitë, por përmbajtësish ka qenë në pozitë; është subjekti i cili ia ka vazhduar jetën Qeverisë Thaçi dhe e ka mbështetur atë në projektet kapitale të dëmshme për vendin tonë, siç janë negociatat, dialogu pastaj çështja e privatizimeve. Kjo iniciativë i ngjason shumë iniciativës së AKR-së më 2010, që ia mundësojë Qeverisë me e rrëzua veten Qeveria Thaçi”, ka thënë Molliqaj.

    Ai ka shtuar se që nga 2011-të VV ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Thaçi pasi, sipas tij, Qeveria i ka bërë shumë dëme Kosovës.

    Për të mbështetur një iniciativë të tillë, ajo duhet të jetë iniciativë e opozitës, pra jo iniciativë e opozitës formale që është pozitë përmbajtjesore. Kjo duhej të vije nga një takim i përbashkët i forcave opozitare, ku do të koordinoheshim paraprakisht për datat dhe për hapat konkret drejt rrëzimit të Qeverisë. Dhe, kjo do të duhej të ishte një iniciativë e përbashkët e krejt spektrit politik opozitarë, për të cilin ne do të ishim gati. Ne mendojmë se do të duhet të rrëzohej Qeveria Thaçi. Ajo nuk duhet ta rrëzoj veten, por opozita. Kur ta kemi një iniciativë të tillë, sigurisht që do të jemi gati me e mbështet dhe me u koordinua me të tjerët”, ka theksuar Molliqaj.

    Ai ka shprehur shqetësim edhe për takimet e liderëve të opozitës, në këtë rast të LDK-së dhe AAK-së, me kryeministrin Thaçi, duke thënë se janë të gabuara dhe të dëmshme për vendin. /KP/Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/vv-in...e-2-41242.html

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?

    a e kini gati me e rrzue qeverin ei hahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •