Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Zhduken 23 piktura në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare

    TIRANE - Plot 23 vepra arti të piktorëve më të njohur të realizmit socialist (e jo vetëm, në fakt janë emrat më të njohur të artit tonë), rezulton të jenë zhdukur në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Lajmi, bëhet publik nga Galeria Kombëtare e Arteve, e cila prej nëntorit, ka nisur rikthimin e veprave të dhëna institucioneve të ndryshme për ekspozim para 1990-ës. Përmes një njoftimi në profilin e saj në "Facebook", GKA lajmëroi dje se vetëm 15 vepra u kthyen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. "15 vepra janë kthyer sot në Galerinë Kombëtare nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, institucion i cili i ka pasur në përdorim që nga viti 1981, pjesën dërrmuese të veprave të marra nga GKA për këtë qëllim", shkruhet në profilin zyrtar të GKA. Më tej, sqarohet se një pjesë e veprave që u kthyen në fondin e GKA, janë ruajtur në gjendje të mirë, ndërsa disa janë dëmtuar nga mungesa e konservimit dhe restaurimit. "Për veprat të cilat mungojnë në inventarin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare do të nisë një proces hetimi", përfundon njoftimi i institucionit. Ndërkaq, sipas listave që disponon "GSH", nga GKA për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare kanë dalë 38 vepra. Sipas një llogarie të thjeshtë, rezulton se pas kthimit të 15 të tillave, numri i të zhdukurave rezulton të jetë 23.
    Dje, u kthyen në fond: "Natyra e qetë" e Alba Kilicës, "Vunoi" i Qirjako Menikës, "Dimër në fushën e Korçës" e Vangjush Mios, "Rrugë në Gjakovë" e Kujtim Buzës, "Natyrë e qetë" e Vilson Kilicës etj. GKA, nuk e bën publike listën e plotë të të kthyerave, porse, në 38 veprat e dhëna kishte katër punime të Vangjush Mios, si edhe vepra të Bashkim Ahmetit, Mustafa Arapit, Niko Progrit, Zef Shoshit, Sadik Kacelit, Myrteza Fushekatit, dy të Kujtim Buzës, ishte "Barinjtë në bjeshkë" të Danish Jukniut etj., etj. Burime pranë GKA, kanë thënë dje për "GSH" se, sipas verifikimeve paraprake, 23 veprat e pakthyera, rezultojnë të zhdukura. Ajo që pritet tani prej Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare është dokumentacioni i plotë, që ato të quhen zyrtarisht të zhdukura. Duhet vënë në dukje, se fajin për humbjen pa gjurmë të veprave të artit, nuk e kanë drejtuesit aktualë të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, por drejtuesit ndër vite të saj, që prej 1981-it e deri më sot. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, sipas një vendimi të vitit 1999, është person juridik në varësi të Këshillit të Ministrave. Ajo administron, rezidencat qeveritare, vilat dhe objektet e tjera që gjenden në Tiranë dhe rrethe. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka si detyrë trajtimin e personaliteteve si Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Ka në varësi të gjitha vilat dhe godinat qeveritare, duke filluar që nga Pallati i Brigadave, Pallati i Kongreseve, vilat e tjera pushuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. Meqenëse shumë prej veprave kanë qenë ndërguar edhe në rezidencat a vilat qeveritare në rrethe, vështirësia për t'i gjetur ato është tejet e madhe.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Zhduken 23 piktura në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare

    nuk ka nevoje njeri te vjedhe pikturat se ato nuk mund ti shesesh dot kurre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •