Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Mendoj se shkrimi i Lubonjes do vlente me mire te ishte nje shkrim jo kunder nje figure te vecante por te ishte nje shkrim per gjithe figurat e realizmit socialist ne pergjthesi. Vaca Zela eshte bere popullore jo nga texted por nga zeri i dhe interpretimi i mrekullushem qe ka lene pa mend jo vetem skenat shqiptare por atyre boterore.

  2. #22
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Me cfare nxora une si konkluzion ai nuk ka share Vacen por sistemin/regjimin. Letra e Aureles eshte kot pakuptim, as qe e ka kuptuar cfare ka dashur te shpreh Lubonja. Nuk besoj se ka individ qe ta mohoj talentin e Vaces!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 18-02-2014 më 13:38
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Nga Mero BAZE

    Sot pata një bezdisje nga ngushëllimet për Vaçe Zelën. Përveç një protokolli formal, ku hyn Kryeministri dhe Ministri i Kulturës, ngushëllimet publike shkuan në ekstrem deri dhe tek profesione dhe institucione që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe këngëtaren tonë. Pashë bile që dhe Gjykata e Lartë kishte ngushëlluar.

    Për këtë arsye po i shkruaj këto pak rreshta jo si ngushëllim për të, por si një reflektim real për çfarë kemi humbur edhe pa vdekur Vaçe Zela.

    Brezi im është ndoshta i fundit që ka parë të këndojë Vaçe Zela. Të tjerët pas meje kanë dëgjuar më shumë fjalë për Vaçen se sa këngë të saj.

    Di të them si shumë të tjerë që kishte një zë mahnitës. I dha forcë këngëve dogmatike të realizmit socialist, i dha fuqi artit brenda kornizave të sforcuara të komunizmit dhe mbeti si një vlerë e muzikës shqiptare.

    Po përse “mbijetoi” Vaçe Zela?

    Talenti i saj natyror u përfshi në një sistem vlerash, të cilat pavarësisht kufizimeve, ia dolën të prodhojnë një standard që i mbeti historisë së muzikës shqiptare. Historia e festivaleve në radio- televizion, që lidhet aq shumë me prezencën e Vaçe Zelës, është histori e krijimit të një sistemi vlerash në muzikën shqiptare, brenda kornizave të një ideologjie. Vaçe Zela ia doli të ishte kryevlerë. Ne nuk na pëlqen vetëm “Valsi i Lumturisë”, por dhe këngë ideologjike të Vaçes me tekstin e të cilave qeshim, po me muzikën e tyre murmurijmë gjithë ditën. Kjo do të thotë se Vaçja tejkaloi kufizimet e një sistemi dhe la pas artin e zërit të saj. Ajo nuk ishte një krijuese muzike, por një vlerë e jashtëzakonshme vokale. Nuk kishte tekste të saj dhe as ndonjë muzikë të saj. Kishte vetëm zë të saj, zë që i jepte forcë dhe kuptim shpeshherë një ideologjie, që nuk e honepste dot as burri i saj.

    Ata që ngushëllojnë sot Vaçe Zelën, kanë një problem me kujtesën e tyre. Ata i bëjnë homazh një pjese të formimit të tyre, që ua ka mbushur dhe zëri i saj. Por në të vërtetë ne Vaçe Zelën nuk e humbën sot. Ajo iku bashkë me sistemin që ia zbuloi dhe ia rriti vlerat. Mekanizmi që ne kemi prodhuar për të seleksionuar vlerat muzikore, është i tillë që Vaçe Zelën mund ta linte pa punë edhe sikur të ishte mirë nga shëndeti. Ajo nuk do t’ia dilte dot të konkurronte me duetin e këngës “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, me duetin e saj dhe të vëllait të saj, “Ashtu Myzeqe”. Ajo nuk do t’ia dilte dot të kapërcente sekserët e festivaleve tona banale, ku femra seksi me silikon dhe burra me para, blejnë çmime dhe revista mode për t’u shfaqur si artistë. Vaçja do ishte sot një këngëtare e dështuar e skenës shqiptare.

    Nuk është e vërtetë që nuk mund të rilindin këngëtare si ajo. Ka plot zëra të shkëlqyer që shfaqen në universin tonë, sidomos në Kosovë. Ka plot zëra brilantë në jug. Unë rrëqethem nga zëri i Maja Aliçkës apo Ylli Bakës, por shpeshherë dhe nga fakti që zëri i tyre shkon dëm në disa këngë të turbo-folkut, që është mënyrë mbijetese për ta. Koha në të cilën jetojmë, nuk është kohë që çmon vlerat, dhe sistemi i tregut në artin tonë nuk ia ka dalë të prodhojë filtrat që çojnë vlerat në publik.

    Festivalet tona të këngës janë për turp, dhe pamundësia ka bërë që talentet t’i njohim pasi këndojnë në dasma dhe lokale dhe jo në festivale.

    Vaçe Zela pati fatin të shfaqej si vlerë në një sistem që për interes të vet, prodhoi një sistem vlerash në shërbim të tij. Vaçja pati fatin të ikte pas viteve ‘90 e të jetonte në Zvicër. Kjo e bëri të mirë për të gjithë. Po ta kishim nëpër këmbë, do kishte vdekur më shpejt, më e mërzitur, më e poshtëruar dhe do kish më pak respekt nga të gjithë ne. E pa Zoti dhe e lëvizi në vendin e duhur dhe kohën e duhur gjithë jetën.

    Marrë nga gazeta “Tema”

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    gabim aurela ne fakt muziken e ke te mire por per analiste sja thua fare, jo te analizozh per opinion qe jo e jo sja thua por te pakten te mund te analizoje qarte analizen e lubonjes per veten tende moj e gjore. analiza jote eshte nje kuderbim sharjesh ku pervecse nje marrje flake ashtu kot si prej vlore nuk na nxori ndonje argument ne drite. aurela te kam my favourite singer por mos u merr me gjera qe ske byth ti kuptosh. analiste si lubonja duhen mendje te ndritura per ti kuptuar, ti ske as intelektin e kultivuar dhe as ate te trasheguar per tu kundervene analizes se tij,
    failure is not an option!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DEA27 për postimin:

    xfiles (18-02-2014)

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Nuk e lexova me imtesi por i jap te drejte Fatosit. Sado zerin e bukur te kete nje kengetar nese nuk gjen veteveten ne ato kenge nuk kane per te pelqyer. Kenget e Vaces i kushtoheshin kryesisht atdheut por nen regjimin komunist. Ne nje fare menyre ajo ishte pjese e tij, dhe njekohesishtviktime e atij regjime. Jo me kot kenge te tilla ja jepnin Vaces. Ajo kishte ze te vecante dhe ishte e pelqyer tej mase nga populli.
    Feelings change - memories don't.

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk e lexova me imtesi por i jap te drejte Fatosit. Sado zerin e bukur te kete nje kengetar nese nuk gjen veteveten ne ato kenge nuk kane per te pelqyer. Kenget e Vaces i kushtoheshin kryesisht atdheut por nen regjimin komunist. Ne nje fare menyre ajo ishte pjese e tij, dhe njekohesishtviktime e atij regjime. Jo me kot kenge te tilla ja jepnin Vaces. Ajo kishte ze te vecante dhe ishte e pelqyer tej mase nga populli.
    jo vetem atdheut por edhe dashurise i ka kenduar vacja, do ishte me mire qe lubonja mos te fliste fare, po si qen qe eshte nuk rri dote pa henger m...
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  8. #27
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Kë provokoi Fatos Lubonja?

    Armand Shkullaku

    Vdekja e Vaçe Zelës ishte një tjetër shfaqje që nxori në pah cilësinë tonë si shoqëri emotive dhe jo reflektive. Ndërsa reagimi popullor ndaj një ftese të Fatos Lubonjës, për ta kuptuar më mirë këtë fenomen, qe një dramë e vërtetë, një vërtetim se sa të pashpresë jemi për t’iu afruar mendimit dhe gjykimit të qytetëruar. Lubonja me siguri ka provuar zhgënjime më të mëdha në jetë, e ndoshta për këtë arsye vazhdon i paepur të shkruajë e të flasë edhe kur ndeshet me idiotësi kolektive si ato që shpërthyen pas një shkrimi të tij, ku përpiqej të shtronte disa dilema që e mundonin teksa shihte përcjelljen që po i bëhej Vaçe Zelës.

    Eseja e Lubonjës nuk kishte lidhje thjesht me këngëtaren e ndjerë, ajo ishte më shumë një përpjekje thuajse filozofike për të kuptuar histerinë aq shumë të sipërfaqshme që mbërthen shoqërinë shqiptare pikërisht në momentet kur i duhet të mendojë, gjykojë e vlerësojë. Madje autori edhe valën kombëtare të ngashërimit nuk e dënon, por thotë se është ndjerë keq përballë saj dhe mundohet të kuptojë se çfarë e shkakton atë. A është inerci e një regjimi të shkuar, epidemi konformizmi, hipokrizi apo debilizëm masiv. Përplas kokën Lubonja mes rreshtave për t’i dhënë një shpjegim këtij cunami lotësh, nderimi, mitizimi, hyjnizimi që provokohet shpesh në ngjarje të ngjashme. Të këtij cunami që e përlan në zulmën e tij çdo tentativë për reflektim, thellim, analizë e që e mbyt dëshirën për të kuptuar. Vaçe Zela është thjesht shkaku, ngacmimi që Fatos Lubonja të shtrojë disa pyetje që edhe 24 vjet pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, ende nuk u kemi dhënë përgjigje. Ai mendon se shoqëria shqiptare ka nevojë të kuptojë ndjenja si këto që shpërthyen me vdekjen e këngëtares, sinqeriteti i të cilave nuk mjafton për të zhvilluar vetveten. Një fenomen i soc-realizmit, një ingranazh i rëndësishëm i makinerisë që prodhonte në seri njeriun e ri, sot, kur të gjithë e kanë pranuar e kuptuar se çfarë pasojash fatale solli në jetët tona ai regjim, askush nuk ndalet së paku për të provuar të ngrejë një kufi mes nderimit qorrazi dhe peshës që ka arti për të formuar e ndikuar një shoqëri.

    Si ka mundësi që ndodh kjo, është nostalgji për një jetë të shkuar, zhgënjim nga sistemi i sotëm, keqardhje për një ekzistencë të kaluar kot, apo çfarë? Si ka mundësi që një rast i tillë për të parë më mirë vetveten, kapërcehet nga protagonizmi se kush qan më shumë e kush thotë fjalë më të bukura për të ndjerën? Çfarë mund të thuash për një shoqëri që refuzon të thellohet mbi të kaluarën e saj dhe përfshihet nga ethet e garës së cekët për të thurur lavde e himne? Këto pyetje shtronte Lubonja në esenë e tij. Një pjesë mundohej t’i gjente përgjigje e një pjesë ftonte lexuesit për reflektim. Dhe në vend të reflektimit pasoi reagimi reaktiv që t’i pret gjunjët e shpresës se kjo shoqëri po kupton çfarë i ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me të. Një lehtësi e pamëshirshme për të refuzuar mendimin dhe për të përqafuar eksitimin. Si guxon Lubonja të prekë të madhen Vaçe? E nën këtë thirrje, pa kuptuar asgjë prej asaj nevoje të sinqertë të autorit për të diagnostikuar shoqërinë ku bën pjesë, ngrihen këngëtarë, humoristë, politikanë, gazetarë… si dikur kolektivat punonjëse për t’i treguar vendin këtij renegati. Çfarë zhgënjimi kur shikon se edhe pas traumës 50- vjeçare të izolimit, shoqëria shqiptare përsëri shkon drejt masakrimit të individit që është kundër rrymës, kërkon ta demaskojë, ta linçojë dhe jo ta kuptojë atë. Çfarë zhgënjimi kur përballesh me të vërtetën e tmerrshme se shqiptarët nuk kanë dalë ende prej gjendjes emotive, se ata mendimi dhe reflektimi i mundon dhe reagimi emocional është forma më e lartë e shprehjes që njohin.

    Këtu nuk është fjala për individë që bëjnë thirrje që Lubonja të varë veten apo e krahasojnë atë me Hitlerin sepse nuk i pëlqejnë këngët e Vaçes. Problemi nuk është me ta, por me atë pjesë të shoqërisë që ka marrë përsipër të orientojë opinionin publik dhe që idiotësi të tilla i publikon e i shpërndan me një papërgjegjshmëri fëminore. Që në vend të tentojë të hapë një debat serioz për fenomene të tilla shoqërore, e mbyt atë me lloj-lloj reagimesh naive e populiste. Secili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, por një shoqëri e ka jetike gjithashtu që të thellohet mbi dukuritë që e ndikojnë atë. Duke iu referuar artit gjatë regjimit komunist, Lubonja thotë se “ai art formonte njeriun e ri që zbrazëtinë e mendimit e mbushte me entuziazmin e të vërtetave që i servirte ideologjia”. Sot ne jemi në atë fazë ku zbrazëtinë e mendimit po e mbush emocioni, reagimi dhe duket sikur mezi presim një rast si ai i Vaçes për të treguar se jemi. Shpërthimet emocionale dhe lotët duket sikur janë shndërruar në mënyrë të qeni. ‘Qaj, prandaj ekzistoj’, ngjan se është gjithashtu një lloj shpjegimi për histeritë kolektive që na mbërthejnë herë pas here. Të krijohet përshtypja se një pjesë e madhe e shoqërisë jeton në mënyrë të pandërgjegjshme, pa menduar për atë që bën. Dhe sapo i jepet rasti shpërthen në delir e protagonizëm për të treguar se është. Tamam si ata individët që zgjasin kokën apo bëjnë me dorë pas shpinës së personazheve të njohur që dalin para kamerave të tv.

    E në një shoqëri që refuzon në mënyrë sistematike mendimin dhe gjykimin, që zgjedh emocionin dhe shpërthimin, nuk është e lehtë të thuash disa të vërteta e të bësh ftesa për refleksion siç bëri Lubonja. Reagimi ndaj tij nuk ishte një çudi. Por ndoshta është një mundësi që të vlerësojmë atë për çka kemi më shumë nevojë dhe të ndjejmë përgjegjësinë për të mos kapërcyer të rrëmbyer nga vala e lehtësisë kolektive ngjarje dhe fenomene që ndikojnë në formimin e një shoqërie.

    Mapo

  9. #28

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    jo vetem atdheut por edhe dashurise i ka kenduar vacja, do ishte me mire qe lubonja mos te fliste fare, po si qen qe eshte nuk rri dote pa henger m...
    Vertet!
    Por qe kush nuk ka argumete per te diskutuar..., flet per te njejten teme..., njelloj sikur te ringrohesh te njejten gjelle, per nje jave rrjesht!
    Kur dikush flet per "komunizmin shqiptar", e ka te garantuar "suksesin dhe konsensin e publikut"!!!
    Por te perdoresh per argument artiste me te vertete artiste si Vaçja, eshte pa dyshim hipokrizi ...
    Dje na e kishte fajin Vaçja qe Atdheu yne i bukur ishte si fanar buze Adriatikut..., po sot kush e ka fajin? qe eshte kthyer nje çerdhe kusaresh?! Stefi me Endrin...?
    Hajde o çuna..., Lubonja do te shkruaj se i ka ardhur frymezimi, e neve merremi me interpretimin e asaj qe as ai vet se deshifron dot!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #29
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”

    Ore po keta nuk lane njeri te gjalle dhe te vdekur pa e marre neper goje dhe degjeneruar. Keta jane shpifes te medhenj dhe ngaterrestar te keqinj. Nuk kane te sosur fantazite e ketyre xhahileve. Kastriot Myftaraj pa pike turpi shkruan analiza pa fund e krye se gjoja Edvin Kristaq Vlash Rama na qenkesh nipi I Ahmet Zogut sepse ky I fundit si hamshor I terbuar paska pasur te dashur gjyshen e Edvinit. Kur vdiq Sokol Olldashi media dhe borizanet e saj e mbushen dynjane me rrena duke dhene lajmerime vdekjeje per njerez qe ishin shendoshe e mire. Degjeneruan deri ne ate pike saqe nuk pyeste kush per jetwn qe mori fund ne lule te moshes por ne ka pasur fwmer ne makine me Olldashin apo jo. Mjaft më, cdo gje ka nje limit, edhe liria e te shprehurit poashtu. Nuk ka askush te drejte qe duke u justifikuar me lirine e te shprehurit te marre neper kembe dinjitetin e askujt. Nuk paska thene kot Fishta qe liria e shtypi eshte si shpata ne dore te magjypit.
    Mua dhe Lubonjes dhe askujt nuk I takon qe ne post-mortumin e Vace Zeles te hedh balte por thjesht mjafton nje ngushellim dhe Zoti do na gjykoje te gjitheve.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •