Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Intervista, Berisha: "Jam përgjegjës për arritjet e dështimet e qeverisë sime"

    Berisha: Ligji 7501 i futi pronat në tunel, pas tritoleve në Vlorë janë pronat në Tiranë

    Intervistoi: Eni Vasili/ Studio e Hapur

    Emri:  saliberisha.jpg

Shikime: 948

Madhësia:  21.9 KB
    Ish-kryeministri shprehet se është përgjegjës për ligjin e ndarjes së tokës bujëqësore sipas parimit të Xheferesonit, “toka i takon atij që e punon”. Legalizimet, premtim i pambajtur plotësisht, dhe pse shpërthimet e tritolit në Vlorë kanë një lidhje me Tiranën.

    Ju thatë kur dhatë dorëheqjen nga kreu i PD-së, se merrni të gjitha përgjegjësitë për humbjen. Ky ishte një veprim civil dhe i një njeriu që di t’i bëjë mirë betejat e veta. Kur thoni ‘marr të gjitha përgjegjësitë’, keni parasysh se vendi u qeveris keq dhe ju ishit kryeministri, keni parasysh se vendi dhe qeverisja ra në korrupsion dhe ju ishit kryeministri, keni parasysh se kandiduat njerëzit e gabuar dhe latë jashtë njerëz të rëndësishëm? Çfarë konkretisht është përgjegjësia?

    …Unë nuk mund të shmang përgjegjësinë time edhe për përgjegjësitë e tyre. Ka një parametër, ka një tregues, më të rëndësishmin sot për ecurinë e vendit dhe ky tregues është ecuria e proceseve integruese, sepse bazohet në një vëzhgim të pandërprerë dhe të gjithanshëm. Unë ju them se ka patur korrupsion, por shumë herë më pak se shumë vite më parë. Ka patur krim të organizuar, po ka patur një luftë eficente ndaj krimit të organizuar, por nuk ka qenë faktor bllokues. Detyra ime ishte të luftoja korrupsionin në kopshtin tim. Korrupsioni mori një përgjigje; janë qindra të penalizuar dhe të dënuar. Nuk ka luftë eficiente pa një Prokurori të Përgjithshme eficiente. Para Ina Ramës ishte Sollaku, por ai nuk ishte për atë punë, ai bënte gjykime totalisht politike. Ina Ramën e sollën qarqe shumë të rrezikshme në atë pozicion, unë nuk e njihja. E sollën për të mbuluar aferat e tyre. Llalla ka rekordin e tillë që nuk ka asnjë të dhënë ta ketë përdorur prokurorinë për qëllime politike. Ndihma më e madhe që i jepet korrupsionit është trajtimi i tij politik. Gabim që e kam bërë edhe unë si ish-opozitar. Në rast se prokuroria merret me politikë, prokuroria i bën dëmin më të madh luftës kundër korrupsionit

    Problemi me kthimin e pronave, kompensimin e tyre vazhdon të jetë gangrenë dhe aq e pazgjidhur sa shumë vite më parë dhe nuk dihet se kur do të zgjidhet. Sa përgjegjësi keni?

    Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë. U votua bazuar në principin e Xhefersonit; toka, atij që e punon dhe atij, që është aty. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të paimagjinueshëm njerëzor. Aty ku në vitet ‘50 kishin jetuar dy familje, tani ishin minimumi 15. Në të gjitha takimet e mia me fermerët kishte vetëm një kërkesë ‘po na latë pa tokë, ne nuk kemi me çfarë jetojmë’. Ligji nuk ndihmoi, por ishte i domosdoshëm. Nëse atyre u hiqje një parcelë tokë, ata do iknin në Greqi apo Itali. Ky nuk është i vetmi vend, këtë reformë e bëri edhe Bullgaria që ka tokë për frymë 8 herë më shumë se Shqipëria. Kjo e futi çështjen e pronësisë në një tunel problematik. Batërdia e dytë ishte qeverisja socialiste. Në qoftë se kthehesh në vitin ‘96 dhe shkon në Durrës, do gjesh një territor të paprekur me ndërtime, vërshuan qeveritarët me pallate përdorën hipotekën si hipotekë partie. Ndërruan një mal më të madh se mali i Dajtit me falsifikime. Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale.

    Ndjeheni ndopak përgjegjës?

    Pa diskutim. Kush e votoi ligjin 7501, unë isha kryetari i PD-së në atë kohë.

    Edhe legalizimet janë një problem i madh. Pas 8 vitesh ju legalizuat vetëm 10%. Cila është përgjegjësia juaj?

    Ishte një proces që nuk eci me shpejtësinë e duhur. Ishte një proces i komplikuar thellësisht teknik. Tani është ofruar varianti falas. Të shohim. Është një premtim shumë i gabuar. Që shkon në kundërshtim flagrant me të drejtën. Qoftë dhe simbolikisht ti do i kompensosh. Atë mund ta kisha thënë edhe unë 100 herë. Tani del dhe i mashtron. Vijmë në këtë shkurt në një shoqëri të mashtruar në shumë aspekte. Është e drejtë të premtojë se do bëjë gjithçka për të legalizuar me një euro, por jo falas…

    Z. Berisha, si ju duket PD-ja e sotme? Ju duket një parti e djathtë, që mbron familjen, vlerat e saj, mbron pronën, dinjitetin e njeriut… Sa i shihni ju të trupëzuara këto vlera tek grupi parlamentar dhe tek zyrtarët e PD-së në përgjithësi?

    Nëse gjykon veprimtarinë 23-vjeçare të PD-së, unë mendoj se kjo ka ardhur si një nga forcat politike më solide të qendrës së djathtë në Europën ish-komuniste. Ka përsëritur mandatet e veta dhe u ka dhënë tonin zhvillimeve të vendit. Çfarë mund t’i thuash një force që vjen në vitin ’92, në vendin më hiperkolektivist në Europë dhe përfundoi në ’96-ën me 80% të prodhimit të brendshëm nga sektori privat. Rikthehet në pushtet dhe vendos standardet e taksave, taksës së sheshtë, ndër më të ulëtat në atë kohë, standardet më liberale. Pra, unë gjykoj se PD në programin e saj ekonomik ka qenë një parti qartësisht e qendrës së djathtë dhe e djathtë. PD ka qenë e detyruar t’i përmbahet aspektit social dhe unë mendoj se e ka bërë këtë. Natyrisht asgjë nuk ka, asnjë doktrinë nuk është e pastër si kristali, por në trupin e saj, kjo ka qenë një parti e qendrës së djathtë.

    PD sot është një parti shume denonciatore. Madje mund të themi se ajo, si edhe PS-ja dje, e ka kthyer në mjet themelor këtë gjë. Pse vjen kjo? Është mazhoranca që detyron këtë sjellje? Apo PD nuk ka politikanë, deputetë, apo njerëz të tjerë të rëndësishëm që mund të zhvillojnë një diskurs elegant dhe substancial opozitar, dhe ka zgjedhur metodën e lehtë të denoncimit, që është një metodë majtiste, njihet në ideologji?

    Nëse ndjek parlamentin, të them me sinqeritet, mendon se ata janë në opozitë dhe ne në pushtet, me qëndrimin e tyre. Sepse ata janë të paaftë për të mbrojtur projektin e tyre, konfuzë deri në palcë, ata përpiqen të justifikojnë çdo hap të tyre me vitin zero, që nuk ekziston, tokën e djegur që nuk ekziston. Ka një problem shumë serioz për vendin kjo, kreu i qeverisë shqiptare ka në kokën e tij, në mendjen e tij një Shqipëri që nuk ekziston. Një Shqipëri me 1 milion të papunë… Në 23 qershor këta fituan zgjedhjet me vjedhje dhe blerje votash, por fituan. Shumë keq që i blenë votat, përdorën dhunën por fituan. Përndryshe nuk jepja dorëheqjen unë.

    U blenë votat? Ku ishit ju zoti Berisha, ju ishit kryeministër?

    Ne bëmë atë që bëmë, mbrapa faktuam se si ishte marrë mandati në Lezhë, cilat ishin deformimet në Shkodër dhe i bëmë këto. Por këto nuk përmbysnin rezultatin, prandaj dhe unë mora vendimin tim…

    Le të fillojmë me denoncimet dhe mënyrën si ju i bëni ato zoti Berisha. Rendi, ju thoni që rendi është në situatë shumë të nderë, flisni sidomos në rrjetet sociale për banda tritoli, mafie, fshehje kufomash etj? Situatë të rënduar rendi kishim edhe para marrjes së qeverisë nga të majtët apo jo? Nuk është se në kohën tuaj Shqipëria nuk ka patur as vrasje, as aksidente, e të tjera si këto. Po bëni politikë me rendin?

    Viti elektoral pati ringjallje të kriminalitetit për dy faktorë. Së pari patëm shtim të vrasjeve në familje serioz 20 25 % të numrit të vrasjeve. Pati një rritje të krimit të rrugës për një seri faktorësh. Ne po përgatiteshim të përballeshim me të si me një reformë në polici që këta e gjetën gati ashtu edhe me ndryshimin e ligjeve që ne i ndryshuam. Ka një ndryshim dramatik me ardhjen e Edi Ramës në pushtet për shkak të qenies së tij 11 vjet kryetar bashkie ishte më i lidhur me bandat e tmerrshme kriminale se çdo politikan shqiptar. Sepse të gjitha këto banda synonin Tiranën për të pastruar paratë. Sepse të gjithë ata kërkonin llokmat në Tiranë. Trojet në tiranë. Prapa tritoleve në Vlorë janë dhe pronat në Vlorë. Çështja e pastrimit të parave. Edi Rama e nisi karrierën e tij në bashkëpunim me bandën e rrugës së Kavajës. Nuk është aspak e fshehtë bisedë e regjistruar. Erdhën në pushtet dhe rikthyen bandat, ne i çmontuam një nga një këto banda. Zotëronin Durrësin, Vlorën, Tiranën. Në 18 muaj 1020 bosë të këtyre organizatave i vendosëm para drejtësisë. Tani Edi Rama u kthye në pushtet të gjithë prozhektorët ishin çfarë do bëj ky me këto lidhje. Ky vendosi lidhjet që në fushatën elektorale me to. Ne i shpartalluam bandat. Ne i ndaluam ata kudo ku ishin. Ky u rikthye në pushtet dhe shkoi në Vlorë. Pse pikërisht në Vlorë ju vu tritol kryetarit të PD-së? Ka pasur vrasje ka pasur probleme po këtu është bërë tritoli i përditshëm. Në muajin janar ka pasur tritol në Shqipëri më shumë se bombat rrugëve në Afganistan. Qeveria bën shfaqje me tritol. I penduari erdhi te kjo media. Dhe po të mos vinte këtu ai nuk ishte i gjallë sot. Sepse nga data 17janari deri ditën që erdhi te ju ai ka qenë në ndjekje dhe nuk është marrë në mbrojtje. Kemi një gaforre që ka kreun e meduzës dhe kreu i meduzës është Edi Rama. Është katastrofale gjendja. Këta e kanë bërë tritolin një faktor të jetës së përditshme sot. Dy janë konstatimet më dramatike për policinë sot. Është njësuar me ministrinë. Ministri bërtet unë e ndihmoj policinë. E vetmja gjë që bën ti është që po e shkatërron dita ditës. Komunikata nuk është e policisë, është e zëdhënësit të Edi Ramës, jo e policisë. Kur të duan të vijnë emër për emër, aksident më aksident.

    Po si fshihen kufomat? Sepse diku regjistrohen, në spitale, në morg..

    Që PD-ja të shpallë të gjallë të vdekur, këtë nuk e bën kurrë. PD ka me emër mbiemër dhe është e gatshme t’i paraqesë në çdo studio. Po marrim trafikun e drogës, partnerët tanë thonë se është katërfishuar droga. Greqia thotë do hap postat kufitare se ka një vërshim trafiqesh. Po kur ministri mban vetë skaf, çfarë do t’u thotë të tjerëve. Ka skaf ai të stacionuar në Vlorë në një familje. E ka regjistruar në emër të gruas së tij. Po se ç’i duhet zonjës së tij të nderuar skafi, asgjë si duhet. I duhet këtij skafi. Skafistët e Vlorës thonë, kemi ministrin skafist dhe oburra… Është bërë një gjë e hapur fare trafiku…

    Procedohet Imami, Burgaj, stafi i Kseres, konsullja e Milanos, Nausika Spahia që është emëruar me firmën tuaj? Keni komente ? I druheni procedimit ju vetë ?

    E ftoj prokurorinë që t’i shkojë deri në fund çdo çështjeje me transparencën më të madhe. Ftoj mazhorancën të çojë në prokurori çdo dosje… E turpshme beteja e tij armiqësore ose shpallja armik e diplomatëve shqiptarë. Çështja ‘Imami’ është krejtësisht urrejtje, sepse Edi Rama është njeri i komplekseve dhe meqenëse Imami u bë protagonisti kryesor i inteligjencës artistike në Lëvizjen e Dhjetorit, dhe ky nuk ishte, sepse thotë vetë, kam qenë në Korfuz, me një ekspozitë. Atëherë ky, njëlloj si kompleksi i Edipit i është krijuar kompleksi i Imamit.

    I druheni procedimit ju vetë, zoti Berisha?

    E ftoj të çojë çdo dosje, unë jam i hapur ndaj gjithçkaje…

    Në një orë e 30 minuta, ju ende nuk e keni përmendur Metën asnjëherë…

    Është bashkautor në të gjitha ato që ndodhin me Edi Ramën.

    A ka bërë diçka të mirë dyshja Rama-Meta?

    Unë e kam konsideruar pozitive që ky emëroi në qeveri pesë ministre, por kur pashë se si i shkelmoi kandidatet për deputete sikur të ishin lecka dhe jo zonja nëna…, respekton një grua dhe sulmon një grua tjetër…

    A keni ndonjë pendesë në lidhje me zotin Meta dhe bashkëpunimin tuaj në koalicion?

    Jo, nuk kam absolutisht. Zoti Meta është bashkautor në të gjitha këto që ndodhin në mënyrë të padiskutueshme. Nëse Rama është gjenerator i urrejtjes, zoti Meta është noter i kësaj urrejtjeje. Sepse zoti Meta i ka mundësitë ta frenojë…

    A keni duke ndjekur analizën në PD, ç’po ndodh?

    Jo, nuk po e ndjek nga afër sepse ndjekja nga afër kërkon një impenjim të përditshëm organizativ që nuk është detyrë e imja, por e kryetarit të PD-së.

    A ka një analizë që e shikon tek vetvetja?

    Ka një dëshirë dhe vendosmëri për të bërë analizën. Mendoj se kryetari ka parashtruar drejt platformën kur bën një lloj gërshetimi i të gjitha flukseve të PD-së dhe e ka edhe në natyrën e tij këtë. Ai është një politikan me energji pozitive. Dhe ky është avantazh i madh i tij…

    A po gjen Basha grupin apo mbështetësit e duhur?

    Mendoj se Basha, në kushtet aktuale ka ndërtuar drejt grupin e tij, janë të gjithë të zgjedhurit e PD-së në komisionet parlamentare nënkryetarë dhe kryetarë, ka përcaktuar një qëndrim diametralisht të kundërt në raport me atë që Rama mbante në raport me procesin e integrimit; së treti, Basha është përcaktuar për një axhendë të PD-së për problemet më madhore të qytetarëve. Unë konstatoj se ai vetë, më shumë se çdo gjë tjetër po vë theksin tek ekonomia, tek rrokullisja ekonomike dhe rreziku i madh i asaj që bëri qeveria e Ramës dhe e Metës këta pesë muaj…

    A do garoje sërish Basha për kryetar bashkie?

    Ky është vendim edhe personal, edhe partiak. Atë e vendos kryetari i PD-së, nuk e di.

    A ndjeheni i keqardhur që keni dhënë dorëheqjen?

    23 vjet e kam mbajtur atë vend dhe një ditë do vinte dhe një ditë do i qëndroja vendimit tim. Unë punoj me atë mënyrën time për PD-në nga mëngjesi deri në darkë, por nuk kam ndonjë lloj keqardhjeje… Mendoj se njeriu duhet të ketë një sens edhe dorëheqjeje, edhe tërheqjeje.

    Shumë thonë që nuk jeni dorëhequr apo tërhequr?

    Jam dorëhequr, por jam absolutisht sot më i vendosur se kurrë në atë që unë besoj.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Intervista, Berisha: "Jam përgjegjës për arritjet e dështimet e qeverisë sime"

    ky ska pas asni deshtim vetem fitorje me ralizim pllani 110%

    ne kohen e kti shqipria ishte e dyta mas gjermanis, po kto kater muj u katandis si zimbabve nga qeveria me e keqe qe kemi pas naj her po nuk me besut mu ket e ka konfirmu dhe DYDRINSI, edhe mo kur thot ai e dini vet ju

    pra burra ke sheshi te luftojm varferin qe ky e zhduku per tet vjet po e prun prap si koleren
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Berisha shkakton tension dhe konflikte ne Shqiperi

    http://gazetadita.al/17-shkurt-2014/
    Intervistë me Arben Meçaj

    Përse një nga themeluesit e PD-së mendon se Berishës i është lënë patenta për të shkaktuar tension dhe probleme. Cili është rrethimi institucional që iu bë Ramës në dy vitet e fundit. Çfarë fshehin deklaratat e Berishës për tritolin dhe kush janë grupet e padukshme që e ndihmuan. Çfarë tregon nisma e Berishës për protestë më 20 Shkurt dhe përse Berisha ka nevojë të demonstrojë forcë në këto momente



    Zoti Meçaj, në një forum të realizuar në DITA, tre ekonomistë të pyetur pohonin se qeveria Rama trashëgoi një situatë të vështirë financiare e cila mund të precipitonte shumë shpejt. Sikundër të tre binin dakord se ishte marrëveshja e FMN-së më qeverinë Rama ajo që parandaloi një “skenar grek” të aplikuar në Shqipëri. Ju, që prej vitit 2009 keni bërë të ditur publikisht rrezikun e destabilizimit financiar të Shqipërisë. Sot pas afro 4 vitesh, si e shikoni këtë situatë?

    Është një forum që e ndoqa me shumë interes, aq më tepër që protagonist ishin tre ekonomistë, emra të njohur të analizës makro dhe mikro ekonomike.

    Është një çështje për te cilën qysh prej vitit 2009, kam mbajtur një qëndrim kritik , duke paralajmëruar që në një zhvillim normal, të paparamenduar, vendi po futej në një proces të një krize serioze.

    Por qëndrimi im,u radikalizua, kur pas vitit 2011, veçanërisht kur financat shqiptare nisën të ballafaqohen me fenomene dhe vendimmarrje të cilat qëllimisht po e orientonin ekonominë drejt krizës.

    Në këtë moment ndahem dukshëm nga qëndrimi i shprehur nga njëri prej analistëve, sipas të cilit, Berisha në vitin 2013 ishte duke u përpjekur për të marrë mandatin e tij të tretë ,dhe se për këtë arsye nuk mund të linte “tokë të djegur”. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

    Arben Meçaj

    Që pas 21 janarit 2011, Berisha u qartësua se e kishte humbur mbështetjen popullore.

    Ai po e mbante pushtetin thjesht në kuadër të legjitimitetit që i buronte nga zgjedhjet e vitit 2009. Ndërkohë ,nga ky moment Berisha nuk luftonte më për mbajtjen e pushtetit në një mandate të tretë, por u investua në shkatërrimin e çdo baze ekonomiko-ligjore të qeverisjes së re, me qëllim prodhimin e një terreni “plotësisht të minuar”, dhe absolutisht të vështirë për një qeverisje të re që pas qershorit 2013 do të ishte pa kushte qeverisje e PS-së.

    Më tej si fazë të dytë Berisha do ndërtonte skemën e riciklimit. Por tashmë, si “ shpëtimtari “ mbi atë tokë ku minat kishin plasur, por jo në dorë të tij, por në dorë të PS-së.



    Cilat kanë qenë “minat” që ishin bërë gati për shpërthim?

    Së pari, Berisha kuptoi që në terrenin e ri politik post 23 Qershor , i duhej medoemos, një administratë e tij, një gjykatë e tij, një polici e tij. Në këto kushte, në këtë periudhë ai rriti dukshëm presionin ndaj ish-opozitës socialiste, për miratimin “konsensual” te ligjit për administratën, duke e vënë PS-në përpara “gogolit” të bllokimit të integrimit të Shqipërisë. Më tej, në këtë periudhë, administrata u mbi-militantizua, duke u deformuar si strukturë, duke u fryrë tej përmasave.

    Ndërhyrje serioze u realizuan në kapjen politike të institucioneve të pavarura. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ILDKP, Presidencë, KLD, Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e Lartë etj.

    Në finale, mund të themi se në momentin kur Berisha përgatitej të dorëzonte pushtetin, komplet administrata e lartë publike e varur dhe e pavarur ishte nën kontroll të drejtpërdrejtë të Berishës.

    Së dyti, ndërhyrje dhe deformime serioze, u realizuan në sektorin ekonomik:

    a) U prodhua një borxh i jashtëzakonshëm i fshehur ose jo në buxhetin e shtetit.

    b) U zvogëlua dukshëm likuiditeti në treg.

    c) U deformua në mënyrë skandaloze, marrëdhënia në sistemin bankar.( Marrëdhëniet me Bankën Kombëtare , Marrëdhënia e Bonot e Thesarit , bilanci i brendshëm i tyre , kreditë e këqija dhe ekzekutimi i tyre etj etj )

    d) U deformuan dukshëm bilancet dhe informaliteti në marrëdhënie me buxhetin. Me pasojë, një performancë absolutisht të dobët fiskale.

    e) U prodhua një monopoli(ti)zim i frikshëm i ekonomisë shqiptare, nëpërmjet politikave koncesionare.

    f) U zbraz, në mënyrë drastike arka e qeverisë.



    Pra ju po thoni se Berisha i ka bërë rrethim institucional dhe minim ekonomik qeverisë së re?

    Pikërisht këtë kam thënë më lart. Në këtë kuadër, për të mos e lënë thjesht çështjen në teori, le të analizojmë periudhën pas zgjedhjeve, ose më saktë pas Shtatorit 2013.

    Së pari, e gjendur përpara një situate, emergjente, ku arka ishte bosh, ndërkohë jeta vazhdonte dhe përgjegjësia e pagesës së rrogave dhe pensioneve apo asistencës etj, binte drejtpërdrejtë mbi qeverinë e re, qeverisja ndërmori një akt anormal për një situatë normale, por më se i nevojshëm dhe i domosdoshëm në situatën e emergjencës. Marrjen e një borxhi të brendshëm, rreth 400 milionë euro. Do të desha që qeveria në këtë moment, të tregohej shumë më transparente në motivin e marrjes së këtij borxhi dhe jo të justifikonte të ashtuquajturën shlyerje të borxhit për sipërmarrjet. Po, ky borxh është marrë që jeta të vazhdonte në Shqipëri, që qytetarët e Shqipërisë të mos mbanin mbi kurriz një akt të papërgjegjshëm, cinik, kriminal, që në ikje e sipër, Berisha nuk la në buxhet as rrogat e qytetarëve. Gjithsesi, qeveria pati motivet e veta, pavarësisht kontestimit tim. Ai akt është konsumuar tashmë, Reagimi i Berishës, një lum deklaratash, nga dhjetëra drejtime, mbi dështimin e premtimeve të qeverisjes së re. Deklarata që personalisht i prisja të bëheshin ,sepse për to ishte përgatitur situata.

    Së dyti, e gjetur përpara një situate të panjohur, qeverisë së re, i duhej të ndërtonte me urgjencë një skemë paralele, ri-formatimin e sistemit fiskal, goditjen e informalitetit dhe evidentimin e situatës reale financiare të shtetit shqiptar. Si bazë, për të dhënë garancinë, financiare të mëtejshme të qeverisjes. Pra, për të krijuar shtratin e qeverisjes së saj.

    E them e qeverisjes së saj, sepse të gjitha masat dhe situata që shpjegova më lart mund t’i përmbledh si një “platformë çminimi”, e fushës së minuar në sektorin ekonomik. E shoh më se të drejtë angazhimin e drejtpërdrejtë dhe të shpejtë të qeverisjes me stabilizimin e këtij sektori, si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetari shqiptar.

    E gjykoj gjithashtu shumë të drejtë dhe lidhjen e qeverisë me FMN-në, si dhe angazhimin direkt të këtij institucioni kaq të rëndësishëm politiko-ekonomik, me kontribute të rëndësishme gjeopolitike në procesin e çminimit dhe kthimit në normalitet të ekonomisë shqiptare.

    E theksoj këtë sepse këto dy aksione dhe iniciativa te qeverise Shqiptare , qenë faktori kryesor që dogjën përfundimisht “skenarin grek” në Shqipëri, aq shumë të dashur në tre muajt e parë nga Berisha.

    Sot që flasim, ky kapitull është potencialisht i mbyllur. E natyrisht, skenarizuesit e saj e kanë kuptuar një gjë të tillë.

    Së treti, qeverisjes ju desh që me urgjencë të ndërhynte në një sektor shumë jetik të sigurisë kombëtare, policisë. Terreni shqiptar, në 20 vitet e fundit karakterizohet nga një anarki e përgjithshme, lehtësisht e menaxhueshme për ta nxjerrë jashtë kontrollit, në kushte psikologjike të një amplifikimi të mungesës dhe kriminalizimit të shtetit dhe paaftësie të organeve policore, Shqipëria shumë lehtë mund të bjerë pre e destabilizimit kriminal.

    Ky terren i njohur mjaft mirë prej Berishës, pritej të shfrytëzohej edhe në periudhën e qeverisjes së re.



    Ju po thoni, që Berisha pas daljes në opozitë, kishte planifikuar dhe nxitjen, apo intensifikimin e aktivitetit të nëntokës kriminale?

    Në strategjinë politike të Berishës, të riciklimit të tij, krahas aktit kriminal të sabotazhit ekonomik, nuk ka asnjë arsye përse të hedhim sytë edhe në këtë korridor. Theksoj, është një korridor për të cilin nuk ka nevojë shumë për investime njerëzore,sepse ai është vetë terreni shqiptar. Ka nevojë vetëm për mbështetje deklarative.



    I referoheni valës së shpërthimeve me tritol kur flisni për këtë mbështetje?

    Është një situatë në të cilën, çfarë thashë më sipër, është argument. Personalisht, për këtë fushatë unë kam qëndrimet e mia të cilat tejkalojnë dhe radikalizojnë qëndrimin e derisotëm opozitar pse jo dhe atë të shprehur qeveritar.



    Që do të thotë?

    Do të thotë se sot pretendohet se është kapur një grup kriminal, i cili përbënte bërthamën e një aktiviteti bombë-vënës në Shqipëri.

    Mundet që nën frymën dhe opinionin e aktivitetit të këtij grupi, por dhe nën amplifikimin e orkestruar të opozitës mbi rënien e shtetit, mbi rënien e policisë, grupe të tjera kriminale apo individë të tjerë, të penetronin në mjegullën e prodhuar. Duke prodhuar së bashku një frymë e cila për hir të së vërtetës pati efekte jo të vogla në opinionin publik. Neutralizimi i këtij grupi vendosi përpara presionit dhe individë apo grupe kriminale ,duke bërë që aksioni gjithëpërfshirës në Shqipëri të frenohej.

    Por, nuk kemi pse të mos marrim dhe në konsideratë, një aksion të mirë orkestruar me qëllim destabilizimin e Shqipërisë në sektorin e sigurisë. E theksoj këtë, sepse intensifikimi i kohor i këtyre akteve në vetëm një muaj, shpërndarja gjeografike dhe politike e tyre, nuk justifikojnë gjykimin e aksioneve kriminale.

    Nuk mund të justifikohet që të gjithë kriminelët e Shqipërisë, ti “qërojnë hesapet e tyre” me bombë-vënie me telekomandë të gjithë së bashku brenda një muaji. Por njëkohësisht nuk mund të justifikohet nën këtë këndvështrim, bombë-vënia tek shtëpia e kreut të PD-së së Pogradecit, e kryetarit të komunës Qendër në qendër të qytetit të Vlorës, e shtyllës së tensionit të lartë etj etj.



    Në fakt Berisha ka qenë protagonist i dorës së parë në deklaratat për tritolin. Dua të veçoj dy momente të tij: Së pari blofin se ishte vetë Rama që kishte inskenuar vendosjen e bombës në mjetin e Prefektit Dervishi. Dhe së dyti momentin me “sms” që dërgonte për gazetarët në studion e emisionit Opinion, ku dukshëm Berisha ishte i investuar në goditjen e linjës së policisë. Mendoni se tashmë ai është ekspozuar më shumë se ç’duhet në frymëzimin e kaosit?

    Në fakt, ju po flisni për deklarime të Berishës. Ka një të vërtetë, e cila rrjedh edhe nga karakteri i tij dhe nga pasiguria absolute që i vjen si pasojë e bindjes që ai ka mbi impotencën e ekipit të tij. Kjo e bën të ekspozohet si protagonist. Një protagonizëm i lodhshëm, vulgar, por dhe i shëmtuar në gjykimin tim. Nuk do të qëndroj tek protagonizmi i tij. Por tek skema e 5 muajve të fundit, çështjet të cilat ai i propagandon i pari dhe më pas ia amplifikojnë një aparat i tërë propagandistik: deputetë, zëdhënës, kryetar partie, analistë, media, OJF etj etj.

    Së pari, goditjet e Berishës kanë qenë në fushën e ekonomisë.

    Së dyti, në fushën e policisë.

    Së treti, në fushën e administratës.

    Këto tre pista, përbëjnë thelbin e propogandës së riciklimit.

    Ndërkohë dy të parat, janë ballafaquar, pse jo me dështime, dua të them, që në këto pista ai nuk ka arritur dot ku synonte pasi qeverisja ka triumfuar, lufta për administratën është një proces për të cilën tani për tani nuk mund të flasim dot.



    Ju folët më lart për një rrethim institucional. Por është një rrethim që i bëhet një maxhorance me 85 vota në Kuvend. Me këto vota maxhoranca mund të çajë rrethimin, por nuk po e bën. Si e shpjegoni?

    Në fillim unë fola për fushë të minuar. Çminimi i së cilës, përbënte emergjencë kombëtare dhe kërkonte kohën e vetë. E në këtë argument, po i risjell dhe njëherë dy pistat kryesore emergjencën në ekonomi dhe emergjencën në siguri.

    Ndërkohë kur rrethimi ka të bëjë me ligjin për administratën dhe menaxhimin e institucioneve të pavarura, por, siç e thashë më sipër, të okupuara nga elementë militantë (nëse do i qëndroj analizave dhe komenteve tuaja të herëpashershme, pse jo dhe militarë, kam parasysh SHIP-in, Shërbimin Informativ të Partisë). Kjo betejë, deri më sot, gjykoj se po luhet në fushën e Berishës. “Kompromisi” , si kusht i vendosur nga opozita e Berishës, si dhe legjislacioni tashmë i blinduar në periudhën 2011-2013 prej tij, përbëjnë pengesa të jashtëzakonshme politike, për zgjidhjen e këtij ngërçi që ka kapur prej fyti, jo thjesht qeverisjen aktuale, por komplet sistemin në Shqipëri.

    Zgjidhja e ngërçit kërkon kohe, por mbi te gjitha vendosmëri dhe asgjë më tepër se vendosmëria.

    Ai tashmë është emergjent, çdo vonesë do të rrezikojë seriozisht pse jo dhe sigurinë kombëtare.



    Si e shikoni ju organizimin e Berishës për një miting më datën 20 Shkurt?

    Po të shihni me vëmendje platformën mbi të cilën është ndërtuar propaganda e këtij mitingu, do të shihni, të materializuara teza, të cilat janë thjesht zbërthim propagandistik i asaj çfarë thashë më sipër. Flitet për rrënim ekonomik, për krimin që lulëzon dhe për revanshin administrativ të qeverisë.

    Në fakt, që të jem i sinqertë me ju, për mua ky miting, nuk ka të bëjë me asnjërën nga këto të treja.

    Ky miting, është i domosdoshëm, për Berishën dhe Bashën, për të demonstruar forcë, për të demonstruar mbështetje, për të penguar në mënyrë demonstrative, çdo lloj aksioni shtetëror për neutralizimin e efektit dhe rrethimit të parapërgatitur të Berishës, qysh para vitit 2013.

    Në këtë miting, dhe pse militantët janë përgatitur shpirtërisht për të rrëzuar qeverinë, nuk do ndodhë asgjë.

    Jam i sigurt, që njerëzit do të ballafaqohen me një grup police femra por dhe me një realitet të hidhur, se nuk rrëzohet qeverisja me mitingje.

    Qeverisjen do ta rrëzojë vetë qeverisja. Që ta them më qartë, një qeverisje të mirë, nuk e rrëzojnë dot as protestat më të mëdha, të cilat gjithsesi do të jenë të pakicës, e një qeverisje të keqe.

    Qeverisjen do ta rrëzojë një frymë mbarëpopullore objektive dhe e bindur për një qeverisje të keqe. Eksperienca e vitit ’90, ’97, 2005, 2013, vërtetojnë sa thashë në mënyrë aksiomatike. Transformimin politik nuk e kreu as revolta as protesta por thjesht administrimi i pakënaqësisë ndaj qeverisë.

    Në këtë moment opozitës nuk i nevojitet të organizojë mitingje, por thjesht me paqe të administrojë këtë frymë.

    Që ta them shkurt, kjo frymë nuk prodhohet nga opozita, atë e prodhon qeverisja, opozita thjesht e administron frymën e pakënaqësisë. Nuk gjykoj që në 6 muaj qeverisje, që më tepër se sa program qeverisës, ka qenë kohë për çminim dhe administrim emergjence, opinioni shqiptar të jetë ngarkuar me frymë të keq-qeverisjes.

    Ndërkohë me shqetësim mund të them, se kjo protestë, nuk do të kalojë pa pasoja në Shqipëri.



    Në ç’kuptim?

    Në kuptimin që Berisha aktualisht ka patentën e pandëshkueshmërisë dhe licencën për të mbajtur shoqërinë nën tension.

    Në parlament, ai ka të drejtë ekskluzive, ta dominojë sallën, ka të drejtë ekskluzive, të mbajë nën kontroll formal çdo deputet, ministër.

    Në opinion ai ka të drejtë të transmetojë legjitimitetin e informacionit të klasifikuar ose jo, të sekreteve shtetërore, aksioneve të policisë, krimit të organizuar etj.

    Tek militantët e vetë ai është mesia, ai është Zoti, ai është pushteti, e në popull ai është frika për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt. Tek biznesmenët dhe investitorët ai është destabiliteti, pasiguria.

    Përballë, një shteti të dobët, të pasigurt dhe të pavendosur , po, Berisha dhe për mua shfaqet fiks i tillë.

    E kjo nuk është e drejtë, pas 23 vitesh demokraci zhgënjyese.

    Askush nuk mund të ketë licencë për ta lejuar dhe për trazuar jetët tona.
    Anonimus

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •