Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Brari, jane vete socialistet ata qe do ngrihen ne 20 shkurt. jane zhgenjyer te gjithe.
    duhet te krijohet sa me shpejt nje qeverri teknike ashtu si ne itali me njerez nga te gjitha sferat politike.
    duhet nje qeverri qe zbaton ligjet jo qeverri qe i ben ligjet.
    100 vjec rrofsh ishalla se te kenaq te kenaq

    Ku je per vit te ri aman se ti je te q*fja portokalline
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Kastriot Myftaraj: Skenari i destabilizimit në 20 shkurt në Tiranë, nga bandat e Hashim Thaçit me uniformë të Policisë së Shtetit të Shqipërisë




    ...

    Për atë që mund të ndodhë në 20 shkurt ka vetëm një shqetësim të arsyeshëm dhe kjo ka të bëjë me skenarin e dhunës të përgatitur nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, për t’ u dhënë një goditje të përbashkët PD-së së Shqipërisë dhe LDK-së së Kosovës. Natyrisht se sot shumë shqiptarë të Kosovës udhëtojnë shpesh në Tiranë, dhe nuk është e vështirë që të gjesh disa anëtarë të LDK-sëpër t’ i akuzuar si ekstremistë që kanë ardhur për të kryer akte terroriste. Por fakti është se këto ditë në Tiranë është vënë re prania e shtuar e shtetasve të Kosovës, të njohur si banditë dhe vrasës të afërt me Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin dhe Kadri Veselin. Këta njerëz janë parë të veshur dhe me uniforma të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Pikërisht njerëz të ngjashëm kanë qenë më të dhunshmit ndaj opozitës në 14 shtator 1998. Nuk duhet harruar se Policia e Kosovës ka banditë të vërtetë, si terroristi Bujar Shala i cili ekzekutoi operacionin e rrëmbimit të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi në tokën neutrale mes vendkalimit kufitar të Morinit dhe Vërmicës në nëntor 2010, pikërisht në momentin kur kjo deputete pasiqë pa se u provokua nga Policia e Kosovës u kthye mbrapsht duke vendosur të mos udhëtojë në Kosovë.

    Nëse struktura klandestine të UÇK-së i paskan lejuar vetes që të survejojnë shtetasit e Shqipërisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, me implikimin e shtetit shqiptar, atëherë të njëjtën gjë kanë të drejtë që ta bëjnë edhe shtetasit e Shqipërisë jashtë institucioneve legale. Përgjegjësinë për situatat që do të krijohen do ta kenë ata që përdorin Bedri Islamin për të krijuar spirale si ajo për të cilën flet Bedriu.

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie Sali Berisha, mbi të cilët bie përgjegjësia për t’ i mbrojtur nga rreziqet njerëzit që kanë thirrur në protestë në 20 shkurt nuk duhet të heshtin për skenarët që ka paralajmëruar Bedri Islami, duke ditur afërsinë që ky ka me Edi Ramën. Nuk duhet të heshtë as LDK në Prishtinë duke ditur afërsinë që Bedriu ka me Hashim Thacin dhe të tjerë liderë të PDK-së, të njohur përgjakjen e LDK-së./Kastriot Myftaraj
    http://www.botasot.info/opinione/273...te-shqiperise/

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ka ndonje statistike me sa perqind eshte rritur varferia dhe papunesia ne keto muajt e fundit?
    "Varferia" e atyre qe e kane humbur pushtetin dhe atyre qe kane humbur privilegje, tendere publike etj. sigurisht se eshte rritur...


    Arsye per protesta te tilla sigurisht se nuk ka.

    Ne Shqiperi, ne Kosove dhe ne shtete tjera ka mjaft arsye per protesta dhe ndryshime rrenjesore, por kurrsesi per protesta te dikujt (te partise dhe udheheqesit) qe deri para pak ditesh ishte ne pushtet dhe pesoje nje nder humbjet me te thella te mundshme. Konsekuanca e debakleve te tilla ne gati cdo vend demokratik eshte terheqja pothuajse e plote nga skena aktive politike, jo organizimi apo bashkeorganizimi i protestave/trazirave militante per ta rimarre pushtetin me dhune.

    Miqte e vertete nderkombetar te Shqiperise, nese ka te tille, duhet t'ia ngrehin veshin Berishes dhe Bashes edhe me teper, nese ja deshirojne te miren atij vendi.
    Protestat duhet ti beje shoqeria civile, jo nje parti politike qe dje i humbi zgjedhet, pas 8 vitesh ne pushtet. Ky eshte veprim absurd dhe qesharak, qe shihet vetem ne Shqiperi.
    Turpi s'ka brina!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Pse kush i ndaloi keta ta luftojn varferin per aq vite sa kan qene ne pushtet...... phaa. cfar njerez te lodhun....!!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Dhuna, pika e forte e ....

    http://gazetadita.al/shenim-mos-e-ne...kelqen-dhunen/

    Informacionet për trazira të pritshme në protestën e 20 Shkurtit, qarkullojnë në Tiranë prej disa ditësh. Shumica besojnë se Berisha e ka ulur kokën pas 23 Qershorit dhe se as do të guxojë dot të sjellë destabilitet apo situate tensioni në Shqipëri. Dhe s’do laps e kalem që maxhoranca aktuale është e blinduar në legjitimitetin e saj dhe çdo përpjekje për revansh duke iu përmbajtur shinave të legjitimitetit nga ana e Berishës është një aritmetikë humbëse për të. Por pikërisht kjo dobësi e tij në mbështetjen popullore dhe në instrumenta legalë, është motivi më i qartë i imponimit, në rrugë të tjera.

    Sigurisht që Berisha nuk merr dot pushtet me dhunë, por s’mund të mbyllim sytë dhe të bëjmë sikur nuk e shikojmë se ai e ka shpallur faqebotës aksionin e tij destabilizues. Ai krijoi në muajt tranzit të qeverisjes parakushtet për skenarë rrënues ekonomikë, dhe pas marërveshjes me FMN-në inkurajoi valën e tritolit. Pas arrestimeve të fundit ka nisur të hedhë në lojë “protestat e fuqishme” dhe pas kësaj do fillojë të flasë për “bojkotin e zgjedhjeve lokale”. Këtë skenar e kanë “tradhëtuar” në kanale diplomatike kohët e fundit, njerëz shumë afër tij.

    E vërteta është që veprimet e fundit të Berishës janë tipike për njeriun që ndjen se po i shket gjithçka nga duart. PD-ja është thuajse e rrënuar, kryetari i ri i zgjedhur sipas skemës që u zgjodh vetë Berisha në 1990-n për “të drejtuar demokratët” është një dështim. Dhe për më tepër jashtë vendit janë shtuar zërat që e shikojnë Berishën si një pengesë në planet për të ardhmen e Shqipërisë; një inisiativë penale kundër tij bëhet përherë e më tepër një alternativë e pranueshme.

    Berisha e tradhtoi edhe vetë gjendjen e tij të brendshme kur disa ditë më parë iu ankua deputetëve të PD-së që po e linin vetëm. Ai ka ndërruar edhe vendet se si këta ulen në Parlament, në përpjekje për të rritur frontin e konfliktit politik. Ky konflikt e ndihmon atë që të krijojë të vetmen kartë që e mban akoma në lojë: destabilizimin. A do ta këmbejë dot këtë kartë sic ka bërë edhe herë të tjera me lirinë e tij fizike, këtë do ta shohim. Por ndërkohë shikoni me vëmendje kanakarët politikë dhe bateritë e tij mediatike çfarë po përpiqen të mbjellin dhe kujt loje i fryjnë muajt e fundit. Fjalimet anarshike dhe luftë-nxitëse në Kuvend janë vetëm një fillim.

    Berisha e ka zgjedhur qartë strategjinë e tij: Tensionim në maksimum dhe faktorizimin e tij me mjetin e vetëm që i ka ngelur në kushtet e impotencës politike dhe rrënimit të kredibilitetit publik: trazira. Nëse për çdo qytetar normal në këtë vend trazirat dhe destabilizimi janë një ëndërr e çmendur, për Berishën janë plan-pune, janë gjëja që di të bëjë më mirë. Ndaj dhe të gjithë ata që i quajnë spekulime të dhënat për trazira në mitingjet e tij, duhet të mbajnë parasysh se janë duke i dhënë një luks të tepërt Berishës duke e nënvleftësuar në pikën e tij më të fortë: dhunën
    Anonimus

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    "Varferia" e atyre qe e kane humbur pushtetin dhe atyre qe kane humbur privilegje, tendere publike etj. sigurisht se eshte rritur...


    Arsye per protesta te tilla sigurisht se nuk ka.
    Nje qytetar i lire ne nje shoqeri, nuk ka nevoje per "arsye" per te protestuar. Protesta e lire eshte pjese e lirive kushtetuese te cdo qytetari te lire ne nje shoqeri te lire e demokratike. Nje qytetar nuk ka nevoje te te marre leje ty apo mua se kur duhet te protestoje politikat e ndjekura nga pushteti qe jane ne dem te interesave te tij personale e familjare.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, te duhet te informohesh me shume per situaten ne Shqiperi. Ne 4 muajt e fundit, Shqiperia ka pare me shume protesta spontante nga vete qytetaret e vete, pa nismen e opozites, se sa ka pare ne 24 vjetet e fundit pluralizem. Vete shqiptaret u ngriten te protestojne per armet kimike, vete shqiptaret po protestojne per shkaterrimet e ndertimeve me leje, vete shqiptaret po bllokojne rruget kombetare se me nje te rene te lapsit "qeveria e rilindjes" po le pa buke 20,000 qytetare te vetepunesuar si shofere furgonash, vete sindikatat e autobuzeve urbane po protestojne se kane 3 muaj pa marre rrogen e tyre.

    Nese nuk do te dalesh ne shesh te protestosh se nuk ke arsye, mos dil. Por mos u shit dengla atyre qe po vuajne pasojat e keqqeverisjes ne Shqiperi. Vetem rritja e taksave qe hyri ne fuqi ne 1 janar 2014 po varferon gjithe shqiptaret eshte nje takse regresive mbi konsumin e gjere: nafte, alkool, kafe, etj. Dhe keto politika nuk varferojne vetem "demokratet" varferojne gjithe shqiptaret pa dallime partiake.

    Keto protesta nuk do te tregojne "mbeshtetjen e qytetareve per opoziten", keto protesta do te tregojne se sa budallenj apo njerez me mend kane ngelur ne Shqiperi. Politikat e budallait qe kemi ne krye te qeverise po demtojne ekonomine e vendit dhe ekonomine familjare te gjithe shqiptareve. Do mesojme nese shqiptaret do ti ndezin driten jeshile budallait apo do ti thone STOP budallalleqeve te tij qe ben perdite.

    Albo

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    edukimi? ........ private
    shendetesia? .. private
    drejtesia? ...... private
    banka? .......... private
    Borxhi? ......... PUBLIK

    p.s. kur merr borxhe te medha keshtu perfundon... te kujtojne te gjithe...te sheshi...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Dhuna, pika e forte e ....

    Citim Postuar më parë nga Jessy Lexo Postimin
    http://gazetadita.al/shenim-mos-e-ne...kelqen-dhunen/

    Informacionet për trazira të pritshme në protestën e 20 Shkurtit, qarkullojnë në Tiranë prej disa ditësh. Shumica besojnë se Berisha e ka ulur kokën pas 23 Qershorit dhe se as do të guxojë dot të sjellë destabilitet apo situate tensioni në Shqipëri. Dhe s’do laps e kalem që maxhoranca aktuale është e blinduar në legjitimitetin e saj dhe çdo përpjekje për revansh duke iu përmbajtur shinave të legjitimitetit nga ana e Berishës është një aritmetikë humbëse për të. Por pikërisht kjo dobësi e tij në mbështetjen popullore dhe në instrumenta legalë, është motivi më i qartë i imponimit, në rrugë të tjera.

    Sigurisht që Berisha nuk merr dot pushtet me dhunë, por s’mund të mbyllim sytë dhe të bëjmë sikur nuk e shikojmë se ai e ka shpallur faqebotës aksionin e tij destabilizues. Ai krijoi në muajt tranzit të qeverisjes parakushtet për skenarë rrënues ekonomikë, dhe pas marërveshjes me FMN-në inkurajoi valën e tritolit. Pas arrestimeve të fundit ka nisur të hedhë në lojë “protestat e fuqishme” dhe pas kësaj do fillojë të flasë për “bojkotin e zgjedhjeve lokale”. Këtë skenar e kanë “tradhëtuar” në kanale diplomatike kohët e fundit, njerëz shumë afër tij.

    E vërteta është që veprimet e fundit të Berishës janë tipike për njeriun që ndjen se po i shket gjithçka nga duart. PD-ja është thuajse e rrënuar, kryetari i ri i zgjedhur sipas skemës që u zgjodh vetë Berisha në 1990-n për “të drejtuar demokratët” është një dështim. Dhe për më tepër jashtë vendit janë shtuar zërat që e shikojnë Berishën si një pengesë në planet për të ardhmen e Shqipërisë; një inisiativë penale kundër tij bëhet përherë e më tepër një alternativë e pranueshme.

    Berisha e tradhtoi edhe vetë gjendjen e tij të brendshme kur disa ditë më parë iu ankua deputetëve të PD-së që po e linin vetëm. Ai ka ndërruar edhe vendet se si këta ulen në Parlament, në përpjekje për të rritur frontin e konfliktit politik. Ky konflikt e ndihmon atë që të krijojë të vetmen kartë që e mban akoma në lojë: destabilizimin. A do ta këmbejë dot këtë kartë sic ka bërë edhe herë të tjera me lirinë e tij fizike, këtë do ta shohim. Por ndërkohë shikoni me vëmendje kanakarët politikë dhe bateritë e tij mediatike çfarë po përpiqen të mbjellin dhe kujt loje i fryjnë muajt e fundit. Fjalimet anarshike dhe luftë-nxitëse në Kuvend janë vetëm një fillim.

    Berisha e ka zgjedhur qartë strategjinë e tij: Tensionim në maksimum dhe faktorizimin e tij me mjetin e vetëm që i ka ngelur në kushtet e impotencës politike dhe rrënimit të kredibilitetit publik: trazira. Nëse për çdo qytetar normal në këtë vend trazirat dhe destabilizimi janë një ëndërr e çmendur, për Berishën janë plan-pune, janë gjëja që di të bëjë më mirë. Ndaj dhe të gjithë ata që i quajnë spekulime të dhënat për trazira në mitingjet e tij, duhet të mbajnë parasysh se janë duke i dhënë një luks të tepërt Berishës duke e nënvleftësuar në pikën e tij më të fortë: dhunën
    Shkrim shume i sakte !!! Pajtohem 100 % ... !

    Berisha per ate qe ka 2 qeliza funskjonale ne ate kaptine , eshte e qarte qe keto 3 dekadat e fundit , ka mbijetuar ne politike vetem me protesta , trillime , intriga , vrasje , shpellarizma , edhe favorizim te krimit edhe te injorances makabre , me parakusht qe te favorizohet per te qene ne krye .

    Neveri edhe keq ardhje , per keta qe na hiqen si avokat edhe te emancipuar , madje tentojne te na japin edhe mend kurre mend per vete nuk kane , ... !

    Ironia maksimale , kane kaluar vetem 4 muaj qe kurre dha doreheqjen . Por sot , eshte ne skene duke bere thirje per protesta ndaj nje qeveri qe eshte STER votuar !

    Une 8 here kam pare Berishen , edhe vetem 2 here Bashen ... !

    Po provokon shume shpellari , edhe ndoshta po vjen koha , per te perfunduar pas kangjellave , per te gjitha mekatet qe i ka bere ketij populli .

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje qytetar i lire ne nje shoqeri, nuk ka nevoje per "arsye" per te protestuar. Protesta e lire eshte pjese e lirive kushtetuese te cdo qytetari te lire ne nje shoqeri te lire e demokratike. Nje qytetar nuk ka nevoje te te marre leje ty apo mua se kur duhet te protestoje politikat e ndjekura nga pushteti qe jane ne dem te interesave te tij personale e familjare.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, te duhet te informohesh me shume per situaten ne Shqiperi. Ne 4 muajt e fundit, Shqiperia ka pare me shume protesta spontante nga vete qytetaret e vete, pa nismen e opozites, se sa ka pare ne 24 vjetet e fundit pluralizem. Vete shqiptaret u ngriten te protestojne per armet kimike, vete shqiptaret po protestojne per shkaterrimet e ndertimeve me leje, vete shqiptaret po bllokojne rruget kombetare se me nje te rene te lapsit "qeveria e rilindjes" po le pa buke 20,000 qytetare te vetepunesuar si shofere furgonash, vete sindikatat e autobuzeve urbane po protestojne se kane 3 muaj pa marre rrogen e tyre.

    Nese nuk do te dalesh ne shesh te protestosh se nuk ke arsye, mos dil. Por mos u shit dengla atyre qe po vuajne pasojat e keqqeverisjes ne Shqiperi. Vetem rritja e taksave qe hyri ne fuqi ne 1 janar 2014 po varferon gjithe shqiptaret eshte nje takse regresive mbi konsumin e gjere: nafte, alkool, kafe, etj. Dhe keto politika nuk varferojne vetem "demokratet" varferojne gjithe shqiptaret pa dallime partiake.

    Keto protesta nuk do te tregojne "mbeshtetjen e qytetareve per opoziten", keto protesta do te tregojne se sa budallenj apo njerez me mend kane ngelur ne Shqiperi. Politikat e budallait qe kemi ne krye te qeverise po demtojne ekonomine e vendit dhe ekonomine familjare te gjithe shqiptareve. Do mesojme nese shqiptaret do ti ndezin driten jeshile budallait apo do ti thone STOP budallalleqeve te tij qe ben perdite.

    Albo
    As une nuk kam nevoje te marre lejen e askujt, as te atyre qe duan te protetojne, as kundershtareve te tyre, per ta thene mendimin tim lidhur me protesten e paraljemeruar...!

    Une i pari do ti perkrahja protestat nese do te organizoheshin nga grupe neutrale apo relativisht neutrale te shoqerise civile, edhe pse ne Shqiperi dhe Kosove edhe shoqeria civile eshte pjeserisht e korruptuar dhe vetem vegel e partive dhe interesave politike te forcave te etabluara.

    PD, e cila deri para pak javeve apo muajve ishte 8 vite radhazi ne pushtet, dhe per cfare u ndeshkua ne menyre te qarte nga shumica e votuesve shqiptar, ne kete faze dhe ne keto rrethana madje nuk ka as legjitimitetin me te vogel moral per te organizuar cfaredo protestash kunder qeverise aktuale. Ne asnje vend te botes demokratike nuk ka ndodhe qe partia qe humbe zgjedhjet pas 8 vitesh qeverisje, 3 apo 5 muaj pas dorezimit te pushtetit te organizoje protesta kunder partise fituese dhe qeverise aktuale. Cdo parti qe do ta bente nje gje te tille do te behej gazi i kombit.

    Jam i vetedijshem qe ne Shqiperi pushteti fitohet kryesisht me propagande negative te ndihmuar me protesta (eventualisht trazira) ne rruge, dhe jo patjeter si rezultat i bindjes se votuesve per sinqeritetin, seriozitetin dhe aftesine e realizimit te premtimeve elektorale, ne pergjithesi relativisht te ngjashme. Por, jo 5 muaj pas humbjes dhe dorezimit te pushtetit 8 vjecar.
    Qeveria aktuale patjeter duhet te kete kohen e merituar, se paku 2 vite, per te deshmuar para votuesit shqiptar nese premtimet e saj ishin te sinqerta, te realizueshme dhe pozitive. Nderkohe qe partia humbese, sidomos kur humbja eshte kaq e thelle dhe duke pase parasyesh pushtetin qe kishte ne dy mandatet e kaluara, duhet ta shfrytezoje kete kohe per reforma te mirefillta personale dhe programatike dhe hap pas hapi, duke filluar nga puna intensive ne bazen partiake ne cdo komune dhe qark, edhe si parapergatitje per zgjedhjet e ardhshme lokale, te riktheje besimin e humbur qe u deshmua ne menyre te qarte ne debaklin total te zgjedhjeve te fundit. Kjo nuk do te thote se opozita aktuale (PD) nuk ka te drejte per te kritikuar, edhe ne menyre te ashper, apo edhe per te protestuar ndaj ndonje veprimi konkret te qeverise aktuale, i cili eshte edhe shqertesim i nje pjese te konsiderueshme te qytetareve, sic ishte p.sh. rasti i protestave kunder aermeve kimike te Sirise.
    Eshte e pamundur te qeveriset mire dhe te behet politike e duhur nese pozita e djeshme menjehere pas humbjes se pushtetit del ne rruge dhe parimisht e saboton cdo mundesi per stabilitet te nevojshem politik, pa te cilin nuk mund te kete qeverisje mjaft te sukseshme.
    Ceshtje tjeter eshte arsyetimi - i drejte apo i padrejte- i PS dhe Edi Rames me "vjedhje votash", per legjitimimin e protestave dhe bojkotit .
    PD nuk ka nje arsye te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 17-02-2014 më 12:29

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Ore lerini te protestojne ne qejfin e vet.

    Kjo proteste eshte gozhda e fundit ne arkivolin e PeDe-se se Berishes...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ore lerini te protestojne ne qejfin e vet.

    Kjo proteste eshte gozhda e fundit ne arkivolin e PeDe-se se Berishes...
    Nuk po kerkon njeri ri-kthimin e Berishes. Shqiptaret jane lodhur me keta lloj politikanesh qe vec per popullin nuk mendojne. Duhet vene shqelmi ketyre qe kemi, per ti hapur rrugen atyre qe dine te bejne politike me ndershmeri. Se me pd-n dhe me ps-n apo lsi-n keshtu do ngelemi vend i botes trete. populli duhet te tregoje muskujt e vet kunder se keqes, pikerisht me 20 shkurt ,diten e rrezimit te bustit diktatorit komunist.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Protestat paqesore jane e drejte e patjetersueshme.
    A ka ndonje gje anti-ligjore?
    Atehere ku eshte problemi?

    Ah po, aspekti moral, dmth qe keta te PD nuk paskan te drejte morale te dalin ne proteste. Ashtu eshte. Moral ka vetem Edi psikopati. Vetem ai ka moral te protestoje, dhe jo thjesht te protestoje por edhe te dhunoje si ti doje qefi institucionet shteterore.

    Por megjthate ligji nuk ndalon protesta paqesore te paralajmeruara dhe te organizuara ne perputhje me rregullat ne fuqi.

    Madje dikush ketu eshte i gezuar se do jete fundi i PD-se kjo protesta.
    Nese kjo proteste eshte aq e pamoralshme dhe idiote atehere me keq per organizatoret dhe me mire per ju moralistet me ne krye udheheqesin e ndritur e te moraleshem etj etj etj etj.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Nuk po kerkon njeri ri-kthimin e Berishes. Shqiptaret jane lodhur me keta lloj politikanesh qe vec per popullin nuk mendojne. Duhet vene shqelmi ketyre qe kemi, per ti hapur rrugen atyre qe dine te bejne politike me ndershmeri. Se me pd-n dhe me ps-n apo lsi-n keshtu do ngelemi vend i botes trete. populli duhet te tregoje muskujt e vet kunder se keqes, pikerisht me 20 shkurt ,diten e rrezimit te bustit diktatorit komunist.
    Populli do tregoje qe e ka braktisur PeDe-ne.

    Populli tregon muskujt kur del vete sic dolen per armet e jo kur i nxjerr Berisha per qellimet e tij. Jo kur dalin per miliardat e Berishes dhe te Bashes we e ndiejne lakun teksa ju shtrengohet dhe e vetmja menyre per ta luftuar jane tentativat per destabilizim te qeverise me te votuar qe nga 92!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Populli do tregoje qe e ka braktisur PeDe-ne.

    Populli tregon muskujt kur del vete sic dolen per armet e jo kur i nxjerr Berisha per qellimet e tij. Jo kur dalin per miliardat e Berishes dhe te Bashes we e ndiejne lakun teksa ju shtrengohet dhe e vetmja menyre per ta luftuar jane tentativat per destabilizim te qeverise me te votuar qe nga 92!
    Nuk nevojitet populli per te krijuar trazira....
    PS-se dhe Edi Rames ne vitin 2011 ju mjaftuan disa qindra militante per te krijuar trazira dhe skena lufte para Kryeministrise dhe ne pjese tjera te qytetit.
    Edhe ne Bosnje aktualisht nuk po demonstron populli dhe, megjithate, po krijohen skena si ne lufte qytetare.

    Nje nder qellimet kryesore te PD-se (Berishes, Bashes dhe Co) eshte destabilizimi politik, krijimi i atmosferes konfliktuale dhe corjentimi i qeverise aktuale, ne menyre qe PD dhe udheheqesit e saj te jene ne fokus te vemendjes publike. Jo shpresa apo besimi se populli (shumica) eshte ne krahun e tyre dhe pro veprimeve te tilla.
    Pakica ne Shqiperi ka arsye te verteta dhe konkrete per te dale ne rruge me PD-ne kunder nje qeverie qe ka vetem 5-6 muaj qe ka marre pushtetin 8 vjecar nga PD-ja -perjashtuar ndoshta familjet e disave qe kane humbur privilegjet (te pamerituara apo te merituara) qe kishin gjate pushtetit 8 vjecar te PD-se.

    Aktualisht PD nuk paraqet alternative te vertete te qeverise aktuale dhe e ka ndjenjen se deklaratat/protestat publike nuk po jane te mjaftueshme per diktim sado moderat te opinionit publik. Edi Rama dhe qeveria e tij, pervec gabimeve, veshtiresive dhe stilit pjeserisht "te merzitshem" te qeverisjes, ne njefare menyre ja kane arrituar te krijojne nje lloje apatie te pergjithshme politike gati te panjohur deri tani ne Shqiperi.
    Po te mos kishte qene rasti i armeve kimike te Srise, Shqiperia do te harrohej edhe nga ata pak njerez qe e dine se ekziston...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •