Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 54
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Basha: Më 20 shkurt marshim proteste, të ndalim të keqen para se të na marrë frymën



    DURRES - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përsëriti ftesën e tij ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime politike, që të marrin pjesë në marshimin e protestës popullore të 20 shkurtit, që përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë fjalës së tij në Aktivin e PD-së në Durrës, Basha tha se lufta opozitare nuk do të ketë të ndalur, pasi siç tha ai, “është detyrë e qytetarëve të insistojnë në ndalimin e së keqes pa pritur që e keqja të marrë frymën”.

    “Të jemi bashkë në ftesën tonë ndaj qytetarëve shqiptarë pa dallime politike që të marrin pjesë në 20 shkurt në Tiranë, në përkujtimin e 23-vjetorit të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha dhe në marshimin e protestës popullore. Përvjetorin e rrëzimit të monumentit të Hoxhës do ta përkujtojmë me mesazhe aktuale të drejtpërdrejta për qeverinë e sotme. Do ta ndërmarrim këtë marshim proteste sepse jemi të shqetësuar, jemi në këmbë e do të jemi në këmbë kundër çdo tundimi të kësaj qeverie dhe mazhorance arbitrare për të rehabilituar me forma dhe alibi të llojllojshme figurën e diktatorit. Do ta ndërmarrim këtë marsh proteste, jo se nuk kemi patur durimin për të pritur këtë qeveri të fillojë të mbajë premtimet, por kjo qeveri ka ngritur mashtrimin e publikut dhe paligjshmërinë. Kjo qeveri ka vënë në jetë një politikë ekonomike thellësisht të gabuar që po e rrokullis vendin në pikën zero e poshtë zero në të gjitha drejtimet.”- u shpreh Basha.

    Sipas liderit të opozitës, “marshimi i protestës në 20 shkurt është detyrë e çdo qytetari në demokraci”.

    Duke u ndalur në procesin e anëtarësimeve të reja në PD, kryetari Basha theksoi rëndësinë e kontaktimit të figurave të larguara dhe nxitjen e të rinjve për t’ju bashkuar Partisë Demokratike.

    “Ata që janë larguar nga PD të kontaktohen, nxiten ti bashkohen PD-së. Të rinjtë ti presim krahëhapur, por nuk duhet të jemi vetëm në pritje por të shkojmë vetë tek rinia dhe ti ftojmë të anëtarësohen tek ne. Më të mirët duhet të vijnë tek ne, më të mirët në shkollë, në punë, në familje. PD ka lindur e re dhe do të mbetet e re. Një PD pa historinë e saj është pa shtyllë kurrizore, një PD pa brezin e ri është pa të ardhme.”- u shpreh Basha.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #22

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Mese e nevojshme. Une kete qeverisje e kam cilesuar si nje nga me te paaftat dhe me skandalozet qe ka patur ndonjehere Shqiperia.

    Rama dhe ekipi i tij kane shkruar nje liber te madh qe ata e kane quajtur program, siç do te deshironin qe te ishte Shqiperia ne vitin N!

    Edhe anetari me i thjeshte i ketij forumi mundet qe te formuloje qindra-mijera deshira se si do te deshironte te ishte vendi yne.

    Rama dhe tufa e sharlataneve qe i bejne lepe-peqe jane nje gozhde e ngulur ne tru te shqiptarise. Duhet shkulur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-02-2014 më 16:58

  3. #23
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Ka genjyer.

    Ka mashtruar.

    Ka rrenuar ekonomine.

    Ka shtuar pasigurine.

    Ka rritur cmimet.

    Ka vene krimin ne drejtimin e puneve te shtetit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Rama dhe tufa e sharlataneve qe i bejne lepe-peqe jane nje gozhde e ngulur ne tru te shqiptarise. Duhet shkulur!
    Pse beheni qesharak!

    Sali Berishen ska patur burr none ta kundershtoj ai ka qene i hekurt si ish komunist qe eshte dhe cdo kush duhet te beje sic thote ai ose te flake ne rruge. I ke pa si kane perfunduar gjithe ata qe kane kundershtuar Berishen. Jo vetem ministra e deputet por edhe gazeta e gazetar po kundershtove Berishen te shkrine.

    E keqja me e madhe e Shqiperise pas E. Hoxhes eshte S. Berisha

    Prandaj mire qe dalin te protostojne dhe do te testojne ene veten se sa veta do u shkojne mbrapa.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Pse beheni qesharak!

    Sali Berishen ska patur burr none ta kundershtoj ai ka qene i hekurt si ish komunist qe eshte dhe cdo kush duhet te beje sic thote ai ose te flake ne rruge. I ke pa si kane perfunduar gjithe ata qe kane kundershtuar Berishen. Jo vetem ministra e deputet por edhe gazeta e gazetar po kundershtove Berishen te shkrine.

    E keqja me e madhe e Shqiperise pas E. Hoxhes eshte S. Berisha

    Prandaj mire qe dalin te protostojne dhe do te testojne ene veten se sa veta do u shkojne mbrapa.
    Akoma me Berishen ju?
    Eshte Lulezim Basha kryetar partie.

  6. #26
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Thoni Lulit, t'pije noj veze pule qe ta ket zanin pushke...

    Mendoj se esht heret per protesta...
    PD-ja ka nevoje per nje riorganizim total... aty duhet t'fokusohet me teper...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Basha , Berisha edhe nja 10 komuniste te tjere te gjelbur do jene ne ate mbledhje . 3 a 4 i ke edhe ne kete forum , madje 2 nga ata komentojne gjithe diten e naten ne faqe si Shqiptarja apo Ballkanweb !

    E c ben shqiptari per nje cope karrike . Nuk ka mesuar si te punoje , por vetem si te vjedhi nepermjet partise shpellare te mega vjedhjeve edhe korrupsionit e quajtur PD !

    Une e kam thene kohe me para edhe insistoj , PD ja nuk vjen me ne pushtet , kurre ! Ajo e ka kryer misionin e saj , si partia personale familjare e komunistit me te flakte , Berisha ! Tashme edhe me marjoneten Basha !

    Ajo sot po punon thjesht si nje vegel presjoni qe te mbrohet pasuria edhe interesat ta akumuluara nga keta shpellaret ! Pra per te mbrojtur pasurine te krijuar duke vjedhur gjakun e shqiptareve , nga sekuestrimi , si edhe nga burgosja !

    Keto protesta vijne sepse Lulit nuk ja lene Bashkine ... ! E do qyle , qyraveci ... harroj qe nuk ka bere asnje gje ABSOLUTISHT per Tirane .

    Apo e harruat ju komunistet e PDes , tramin , bulevardin , stacionin multimodal edhe te tjera fanta shkenca ... ! Rezultati eshte se edhe Bashkia e Tiranes u kthye ne nje insitucion shpellaresh , qe nuk bejne ASNJE GJE !

    Ku i keni ato projekte ! Apo o burra hajde te prishim trenin qe te hapim vend per pallate te ri , edhe shqiptaret le ti genjejme se gjasme do bejme Bulevard !!!

    Ahh te mjere !
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 12-02-2014 më 20:15

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Apo e harruat ju komunistet e PDes , tramin , bulevardin , stacionin multimodal edhe te tjera fanta shkenca ... ! Rezultati eshte se edhe Bashkia e Tiranes u kthye ne nje insitucion shpellaresh , qe nuk bejne ASNJE GJE !

    Ku i keni ato projekte ! Apo o burra hajde te prishim trenin qe te hapim vend per pallate te ri , edhe shqiptaret le ti genjejme se gjasme do bejme Bulevard !!!

    Ahh te mjere !
    me duket se bashkine e kontrollon e majta LSI- PS. Keshtu qe c`do plan eshte bllokuar qellimisht.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames.

    1. Gjithe policet e pushuar nga puna, ne shesh.
    2. Gjithe njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, ne shesh.
    3. Gjithe pronaret e lojrave te fatit qe iu bllokuan bizneset dhe kompjuterat, ne shesh.
    4. Gjithe qytetaret te pakenaqur nga rritja e cmimit te naftes, benzines, kafese, alkoolit nga 1 janari, ne shesh.
    5. Gjithe qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire, ne shesh.
    6. Gjithe pronaret e atyre qindra ndertimeve te prishura ne mbare vendin, ne shesh.
    7. Gjithe qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, ne shesh.
    8. Gjithe qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke, ne shesh.
    9. Gjithe pronaret e bizneseve te vendit qe u jane dyfishuar e trefishuar taksat, ne shesh.
    10. Gjithe te papunet qe po ngelen pa pune fale politikave te mbrapshta te qeverise se budallait, ne shesh.
    11. Qytetaret qe kane marre gjobe parkime apo jane ndaluar nga "Policet e Rilindjes" pa te drejte, do te jene po ne shesh.
    ...
    ...
    ...

    Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor.

    E mjere ju qe jetoni ne Shqiperi se per te vuajtur kini.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2014 më 22:12

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    AlbaneZ (13-02-2014),teta (13-02-2014)

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames.

    1. Gjithe policet e pushuar nga puna, ne shesh.
    2. Gjithe njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, ne shesh.
    3. Gjithe pronaret e lojrave te fatit qe iu bllokuan bizneset dhe kompjuterat, ne shesh.
    4. Gjithe qytetaret te pakenaqur nga rritja e cmimit te naftes, benzines, kafese, alkoolit nga 1 janari, ne shesh.
    5. Gjithe qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire, ne shesh.
    6. Gjithe pronaret e atyre qindra ndertimeve te prishura ne mbare vendin, ne shesh.
    7. Gjithe qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, ne shesh.
    8. Gjithe qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke, ne shesh.
    9. Gjithe pronaret e bizneseve te vendit qe u jane dyfishuar e trefishuar taksat, ne shesh.
    10. Gjithe te papunet qe po ngelen pa pune fale politikave te mbrapshta te qeverise se budallait, ne shesh.
    11. Qytetaret qe kane marre gjobe parkime apo jane ndaluar nga "Policet e Rilindjes" pa te drejte, do te jene po ne shesh.
    ...
    ...
    ...

    Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor.

    E mjere ju qe jetoni ne Shqiperi se per te vuajtur kini.

    Albo
    Mbushni nje njehere juve pastaj shikoni per sheshet e tjere

    Keshtu si jeni katandisur as sheshin Wilson nuk mbushni dot
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    me duket se bashkine e kontrollon e majta LSI- PS. Keshtu qe c`do plan eshte bllokuar qellimisht.
    Pse nuk thoshit keshtu kur ishte Rama ne krye te Bashkise dhe shumicen e keshillit e kishte e djathta por fajet per moskryerje punimesh ja ngjeshet Rames atehere?
    Gjithsesi ne lidhje me Keshillin qe kontrollon e majta, ajo ka bllokuar vetem buxhetin e ketij viti qe sapo nisi me cdi une. po per vitet qe kaluan kush ishte ne krye dhe kontrollonte cdo gje?
    Pse nuk e ka mbaruar Unazen e re deri te shkolla teknologjike sic e premtoi? I ke pare rruget e Tiranes si jane katandisur? Beri disa rrugica per fushate sa per publicitet dhe jane katandisur rruget kryesore te gjitha me gropa dhe puseta te hequra.
    E kam thene dhe e perseris: Basha eshte rremujaxhiu me i madh ne radhet e qeverisesve dhe mjere ne po u be ky Kryeminister (megjithese mendoj qe e djathta mund te vije ne pushtet vetem me autogola te se majtes ketu ne Shqiperi).

    Ne lidhje me temen them se do deshtoje kjo proteste si protestat para kesaj.
    E ka thene mire Skenderi siper, ne kete moment ata duhet te merreshin me riorganizim te partise (dhe mundesisht duhet nje kryetar jo kaq kukull dhe rremujaxhi sa ky) dhe jo me protesta te kota.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Pse harxhon kohe Gesti?

    E vrau qulli 2 vjet Bashen edhe ka ngelur per te bere pune tani lol

    Dy vjet beri pushime per qejf, ndaj dhe ja rrasen ne Tirane aq thelle PeDe-se. Tani ka ngelur te fajesoje keshillin.

    Per zgjedhjet e bashkise nuk e di a do kandidoje, sepse do humbe si qeni, por besoj se do te nxjerre ndonje tjeter kandidat...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Nuk do kandidoje o Xinxo se e ka deklaruar para pak kohesh ne nje interviste sepse "do merret me punet e partise".
    Fakti kokeforte eshte se po te kandidonte do pesonte nje humbje te thelle qe nuk mund te kaperdihej.
    Ndersa keshtu do qe te krijoje figuren e te vetmit politikan nga e djathta qe mundi Ramen dhe i vetmi qe mund ta munde perseri ne zgjedhje te pergjithshme.
    Gjithsesi per mendimin tim, ky eshte politikani me i deshtuar, i ngritur "me dhune" ne piedestal nga babai i tij shpirteror.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  15. #34

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Ka ndonje statistike me sa perqind eshte rritur varferia dhe papunesia ne keto muajt e fundit?

  16. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    nuk jam dakort me protesten

    edvini eshte votuar

    mileti kur te voton do te thote..te adhuron..

    pra lere o pd kte milet te kenaqet mire me idolin e vet.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    Reschen (18-02-2014)

  18. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Basha: Të gjithë në sheshin e historisë, kundër mashtrimeve të qeverisë


    TIRANË- Bashkim në sheshin e historisë për të përciellë dhe njëherë mesazhet e gjalla të 20 shkurtit, apeloi kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e Aktivit të PD-së në Tiranë.

    Aktiviteti u organizua për anëtarësimet e reja në PD si dhe për protestën e paralajmëruar të 20 shkurtit. “Kush kërkon të mësojë dhe të kuptojë pse po bëhet keq e më keq çdo ditë e ço javë më ketë qeveri, përgjigjen e gjen të mashtrimet kolosale me të cilat mori votat Edi Rama, te dështimet spektakolare që po shënon qeverisja Rama-Meta, te arbitraritetit dhe paaftësia që ka ngritur në sistem kjo dyshe për të mbuluar sadopak mashtrimet dhe dështimet.

    Të enjten, në orën 14.00, në 23 vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, simbolit të diktaturës, shtypjes, izolimit dhe mashtrimit, kemi thirrur në Tiranë marshimin e madh të protestës popullore kundër mashtrimeve dhe dështimeve të Ramës dhe Metës.

    20 shkurti i vitit 1991 është gdhendur në histori në kujtesën tonë kolektive, në ndërgjegjen kolektive të të gjithë shqiptarëve të lirë si dita e madhe e rinisë së Tiranës, dita e madhe e Tiranës Demokratike që hoqi e para nga toka e saj monumentin e diktatorit, që bëri e para ndarjen e madhe dhe drejtësinë e madhe me të djeshmen e robërisë dhe mjerimit, hapjen e madhe dhe bashkimin e madh me të ardhmen pa diktaturë, pa izolim, pa shtypje dhe pa mashtrime.

    E tillë do të jetë e duhet të jetë kjo ditë brez pas brezi. E tillë do të jetë kjo ditë edhe të enjten dhe përgjithmonë. Të gjithë në sheshin e historisë për të përkujtuar ngjarjen e madhe dhe mesazhet e saj të gjalla e të pavdekshme. Të gjithë për të dëshmuar se dinjiteti dhe krenaria që ngriti në këmbë tiranasit dhe të gjithë shqiptarët njëzet e tre vjet në parë nuk janë në gjumë, por janë gjallë, më vitalë se kurrë, janë garancia se me popullin nuk nuk mund të luhet, populli nuk mund të mashtrohet, populli nuk mund të nëpërkëmbët.

    Të gjithë në sheshin e historisë, që nga ata të njëzet e tre vjetëve më parë e deri te njëzetvjeçarët e sotëm që lindën në shoqërinë e lirë e nuk mund ta falin lirinë për asnjë çmim. Të gjithë për ti përcjellë me zërin e fuqishëm të bashkimit qeverisë Rama-Meta, mesazhin dhe paralajmërimin se paligjshmëria, arbitrariteti, mashtrimet dhe papërgjegjshmëria, shartime të sistemit enverist totalitar në demokraci; ne i refuzojmë prerë dhe me neveri. Tiranën e zgjodhën të parët tanë të jetë kryeqytet. Tiranë e tregoi veten 23 vite që është e para, të parët janë, të parët duhet të jemi, të parët në shesh; më 20 shkurt.”- u shpreh Basha.

    Kreu i PD-së uroi të rinjtë që po i bashkohen kësaj partie. Ai theksoi PD nuk është pari e numrave por e njerëzve të lirë. “Por sot në këtë sallë të tej mbushur të aktivit të Tiranës, dua të ndalem me kënaqësinë dhe privilegjin që më jep kjo foltore dhe detyra e kryetarit të Partisë Demokratike për të prekur, konstatuar dhe njoftuar përmes këtij aktivi e përmes jush, një lajm të mirë e të gëzuar për gjithë demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë.

    Faktin që një numër i madh të rinjsh e të rejash nga Tirana kanë vendosur të bëhen anëtarë të Partisë Demokratike, kanë vendosur të kontribuojnë për Lirinë dhe dhe Demokracinë nëpërmjet partisë që i solli dhe i shenjtëroi këto vlera të shenjta në jetën shqiptare pas dhjetorit të vitit 1990, kanë vendosur të ofrohen dhe të përgatiten në një shkollë dhe arenë të madhe politike siç është opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, për t’u dalë zot bashkë me ne sfidave të kohës, për të ndërtuar bashkë me ne alternativën e fitores, për të marrë në dorë bashkë me ne fatet e vendit, për të bërë bashkë me gjithë shqiptarët e lirë Shqipërinë europiane, për të çuar pastaj përtej nesh, siç është në vetë dialektikën e gjërave, në vetë natyrën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, shtëpisë së lirisë së shqiptarëve.

    Nuk jemi parti në pushtet, s’ka shumë muaj që jemi në opozitë, nuk jemi afër zgjedhjeve të shpallura. Ky realitet i jep një kuptim shumë më të madhe e të thellë dhe domethënës vërshimit të rinisë në Partinë Demokratike. Rinia po vjen sot dhe kjo do të thotë se demokracia jo vetëm nuk mund ta ulë kokën, siç ëndërrojnë oligarkët e sotëm në qeveri, por po përgatit që tani një nisje të re të fuqishme nëpërmjet një Partie Demokratike të bashkuar e të ripërtërirë. Po hipotekon qysh tani një të ardhme të re që do të jetë Demokracia e re.

    Ky është një zgjim i madh i rinisë shqiptare, një reagim i pazakonshëm i saj ndaj kursit të pandalshëm të përkeqësimit dhe rreziqeve që ka instaluar qeveria Rama-Meta. Ky është mesazhi që u japin gjithë shqiptarëve të rinjtë dhe të rejat që po vërshojnë më ditë të vështira, në dyer e hapura të Partisë Demokratike. Vinë për të mbrojtur bashkë me ne Liritë dhe Demokracinë. Vinë për tu përballur bashkë me ne, në vijën e parë, për ligjin, për punën, për punësimin, për mirëqenien, për konsensusin, për statusin, për integrimit, përballë një qeverie që i ka shkelur dhe po i shkel me këmbë këto ideale, pritshmëri dhe aspirata të qytetarëve shqiptarë.

    Nuk është rastësi që sa më dendur dhe më fort godet dhe lajmëron të godasë arbitrariteti, arroganca, për të mos thënë edhe urrejtja e kësaj qeverie mbi shtyllat e demokracisë që janë ligji dhe zgjedhjet, aq më fort ushton thirrja e ngritjes në këmbë të brezit të ri, qoftë e atyre që po vinë në Partinë Demokratike, qoftë e qindra mijëra të tjerëve që nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë zhbërjen e asaj që kemi arritur përgjatë më shumë se njëzet vjetëve, nuk mund të pranojnë në asnjë mënyrë kthimin prapa.

    Nuk është rastësi që sa më shumë godasin në xhepat, tavolinat, buxhetet familjare dhe standardin e jetesës së shqiptarëve,e politikat ekonomike konfuze, klienteliste, të gabuara e të pakokë, të papërgjegjshme dhe të gabuara të qeverisë, sipas bindjes sonë, aq më shumë rinia dhe jo vetëm rinia kërkojnë angazhim, kërkojnë përballje, kërkojnë ballafaqim qytetar, politik dhe demokratik me qeverinë dhe qeveritarët, kërkojnë rrugëdalje nga dara e krizës dhe përkeqësimit që vetëm shtrëngohet si një mallkim nën tamtamat propagandistike të dyshes Rama-Meta.

    Rinia shqiptare e ka të qartë dhe gjithë njerëzit e lirë po e kuptojnë çdo ditë e më mirë mësimin e madh të lirisë e demokracisë dhe ky mësim është se vetëm liria, vetëm dinjiteti i lirë, vetëm ligji, vetëm Kushtetuta, vetëm konsensusi punojnë për të mirën e tyre, ndërsa arbitraritetit, paligjshmëria, arroganca, papërgjegjshmëria punon për të keqen e tyre. "- u shpreh Basha.

    Balkanweb

  19. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk jam dakort me protesten

    edvini eshte votuar

    mileti kur te voton do te thote..te adhuron..

    pra lere o pd kte milet te kenaqet mire me idolin e vet.
    Brari, jane vete socialistet ata qe do ngrihen ne 20 shkurt. jane zhgenjyer te gjithe.
    duhet te krijohet sa me shpejt nje qeverri teknike ashtu si ne itali me njerez nga te gjitha sferat politike.
    duhet nje qeverri qe zbaton ligjet jo qeverri qe i ben ligjet.

  20. #38
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Brari, jane vete socialistet ata qe do ngrihen ne 20 shkurt. jane zhgenjyer te gjithe.
    duhet te krijohet sa me shpejt nje qeverri teknike ashtu si ne itali me njerez nga te gjitha sferat politike.
    duhet nje qeverri qe zbaton ligjet jo qeverri qe i ben ligjet.
    E mos u tall tani.
    Feelings change - memories don't.

  21. #39

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Thoni Lulit, t'pije noj veze pule qe ta ket zanin pushke...

    Mendoj se esht heret per protesta...
    PD-ja ka nevoje per nje riorganizim total... aty duhet t'fokusohet me teper...
    Koha eshte dicka relative, edhe mund te quhet "heret", por nese njeriu mesohet me "te keqen" e atyre qe ndodhin perdite, behet e veshtire ta heqesh...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  22. #40

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Mireqenia dhe standarti i jeteses vjen me progres te akumuluar ne kohe, cdo qeveri duhet te shtoj ne kete drejtim. Pozita e sotme e dinte kete qekur ishte ne opozite, por kjo nuk e ndaloi te mashtronte per te ardhur ne pushtet qe nga shendetsia falas, mbajtja e ulet e borxhit, mosngritja e cmimeve etj premtime qe jo vetem nuk duket t'i kete ne projekt per kete mandat, por po deklaron te kunderten. Duke i shtuar kesaj edhe aspekte te tjera qe jane perkeqsuar si mungesa e theksuar e transparences, rendi, shkelja e konsensusit .... protesta behet rrjedhim llogjik i situates.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •