Gjendet tritol në burgun e Drenovës, pjesë e planit të arratisë së Admir Tafilit

TIRANË-Një sasi tritoli është zbuluar në ambientet e jashtme të burgut të sigurisë së lartë në Drenove. Tritoli ka qenë inaktiv dhe rezulton aty prej 23 nentorit, ditë nga ku rezulton arratia e Admir Tafilit me shokë.

Gazetarja Enkelejda Skënderasi informon nga Korca se tritoli është gjetur i mbuluar me detonator dhe fitil i vendosur mes murit rrethues dhe regjimit të brendshëm. Sasi e tritolit ka qenë rreth 200-250 gramë.

Tritoli me dy pllaka magnetike, me fitil por në gjendje inaktive , mësohet se u vu re nga shefi i regjimit të brendshëm. Nga hetimet që kanë kryer rezulton se tritoli ka qenë pjesë e planit të arratisë së 23 Nëntorit. Duket se Admir Tafili me shokë e kishin mirëmenduar cdo detaj të arratisë, dhe sic duket një hallkë e planit ishte dhe përdorimi i tritolit, por që si duket gjërat kanë funksionuar ndryshe dhe eksplozivi nuk është përdorur në ato rrethana.

Eksplozivi është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë pas orëve të mbrëmjes vonë të së hënës. Pas ngjarjes së arratisë më 23 Nëntor të vitit të kaluar forcat e sigurisë kanë dyfishuar kontrollet në këtë burg.

Pas ngjarjes së bujshme të arratisë, Burgu i Drenovës është bërë disa herë epiqendër lajmesh.
Ndërkohë vetëm një muaj më parë në burgun e Drenovës u parandalua një arratisje pasi në sektorin e paraburgimit, u gjetën 4 sharra hekuri.
Mjetet prerëse u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i kontrollit i mbërritur nga Tirana, i cili kaloi në veprim pas informacioneve të SHKB së burgjeve për mundësinë e organizimit të një tjetër arratisje.

Kujtojmë që në ngjarjen e 23 Nëntorit i burgosuri Admir Tafili bashkë me 3 shokë u arratisën nga qelitë për tu kapur më pas në kohë rekord nga policia.

(d.b/BalkanWeb)