AAK dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.


Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e Ramush Haradinajt ka pranuar donacion dhe anėtari i kryesisė sė saj Haki Shatri punon pėr biznesmenin Astrit Krasniqi qė dyshohet nga EULEX-i pėr udhėheqjen e njė organizate kriminale qė dėmtonte nėpėrmjet haraēit rivalėt nė biznesin e lojėrave tė fatit. Astriti dhe vėllai tij Arbeni janė pronarė tė dyqaneve tė lojėrave tė fatit “Apex Games”, “Play 4 Win” dhe “Play 4 Cash”, qė gjenden anembanė Kosovės.


Biznesmeni Astrit Krasniqi, qė bashkė me vėllain e tij Arbenin shtriu biznesin e lojėrave tė fatit anembanė vendit, ka dhėnė donacion pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe ka punėsuar Haki Shatrin njė anėtar tė kryesisė sė saj, ka zbuluar Gazeta Jeta nė Kosovė.

Raporti i auditimit pėr fushatėn zgjedhore tė zgjedhjeve lokale tė mbajtura mė 2009, tregon se Astrit Krasniqi ka dhėnė 5 mijė euro donacion pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės subjektin politik tė udhėhequr nga Ramush Haradinaj.

Jeta Rukiqi, bashkėshorte dhe pėrfaqėsuese ligjore e bizneseve tė Krasniqit, konfirmoi se Shatri ėshtė i punėsuar si konsulent financiar nė bizneset e lojėrave tė fatit.

Astrit dhe Arben Krasniqi janė pronarė tė dyqaneve tė lojėrave tė fatit “Apex Games”, “Play 4 ėin” dhe “Play 4 Cash”, qė gjenden anembanė Kosovės.

Shatri mohoi se punon pėr Krasniqin.

“Unė me Astritin jam shoqėruar nė baza krejt private. Unė nuk kam punuar pėr ta. Por u kam dhėnė kėshilla”, deklaroi Shatri.

Thotė se kėshillon miqėsisht Krasniqin qė tė mos i ikė tatimit tė akcizės.

Pohon se nuk ėshtė paguar ndonjėherė nga Krasniqi, por vetėm ka pranuar t'i paguajė dreka.

Ndėrkaq Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė opozitė, nuk ka komentuar financimin para katėr vjetėsh nga Krasniqi qė aktualisht po mbahet nė paraburgim nėn dyshimet pėr udhėheqjen e njė organizate kriminale qė dėmtonte rivalėt e saj nė biznesin e lojėrave tė fatit. EULEX-i e pėrshkruan Krasniqin si njeri me ndikim nė Kosovė.

“Pyetjet tuaja i kemi marrė dhe kemi diskutuar tė gjithė dhe u morėm vesh qė tė koordinohemi se ēfarė pėrgjigjesh do t'u dėrgojmė qė tė mos dalim me fjalė tė ndryshme nė opinion”, ka thėnė zyrtari financiar i AAK-sė Valon Tolaj.

Por, pėrkundėr kėtij pohimi, as pas tri javėsh pritjeje, AAK-ja nuk ka kthyer njė pėrgjigje.

Gazeta Jeta nė Kosovė kontaktoi Daut Haradinajn, deputetin dhe vėllain e kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Ai fillimisht pohoi se ėshtė i gatshėm qė tė fliste lidhur me kėtė ēėshtje porse duhej terminuar njė takim kur do tė kishte kohė tė lirė.

Por Haradinaj mė pas nuk iu pėgjigj thirrjeve telefonike dhe mesazheve.

Ndėrkohė vėllėzėrit Krasniqi dhe njė punėtor i tyre Arben Neziri, u arrestuan mė 30 tetor tė vitit tė kaluar pas bastisjeve tė shtatė lokacioneve tė ndryshme nė Prishtinė dhe nė Pejė.

Fillimisht ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditėsh.

Zėdhėnėsi i EULEX-it konfirmoi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se hetimet ndaj tre tė pandehurve janė zgjeruar dhe se ėshtė zgjatur masa e paraburgimit deri mė 26 shkurt tė kėtij viti.

“Pėr tė tre tė pandehurit ėshtė shtuar akuza pėr posedim tė paligjshėm tė armėve, si dhe akuzė pėr drogė pėr njėrin nga tė pandehurit. Kėto akuza janė shtuar pasi qė kėto janė gjetur gjatė operacioneve tė bastisjes”, ka thėnė zyrtari pėr informim i EULEX-it, Blerim Krasniqi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Megjithatė, sipas Krasniqit, veprat kryesore pėr tė cilat dyshohen tė pandehurit janė krimi i organizuar dhe detyrimi.

Gazeta Ekspress