-
Perjashtuar
Fjalët e gjuhës, apo fjalët e "zotit"?
Në librat e ranishtes "zoti" përshkruhet me (dhe i përshkruhen) veti, veprime e bëma.
Fetarët kur e shohin veten ngushtë me një ballafaqim të shkurtër logjik nxjerrin si mburojë atë tezën e famshme se s'dinë gjë rreth "zotit", apo se "zoti" është i pakonceptueshëm (tjetër store kjo), po fakti është se në librat e ranishtes "zoti" përshkruhet edhe fizikisht edhe virtualisht.
Deri këtu në rregull, po ku është problemi? Problemi është se ndërkohë që "zoti" përshkruhet, ai përshkruhet si "i drejtë, i mëshirshëm, i dhembshur, plot dashuri, vetë dashuria, etj", po në tërë pjesën tjetër të librit shohim nga veprimet e bëmat se kjo gjëja e drejtë dhe e mëshirshme plot dashuri, vret e pret e masakron popuj e kombe, deri dhe foshnje në djep, zbaton dhe lejon pedofili dhe inçest, etj. pra padrejtësi, shkatërrim, mungesë totale mëshire, shkelje e rregullave të veta, etj.
Këtu fetarët pohojnë se ajo që quhet "e drejtë, e mëshirshme, e dhembshur, plot dashuri, vetë dashuri etj." mund të jetë ndryshe për "zotin" nga ajo që kuptojmë ne kur dëgjojmë këto fjalë.
Po n.q.s. qenka kështu, atëherë pse u lodh që në fillim "zoti" që të vetëpërshkruhej me fjalë që ne do i kuptonim ndryshe nga ajo që ai/ajo/asnjanëse/asgjë donte të thoshte?
Ajo që më bën akoma përshtypje është prirja që kanë fetarët të pjellin kaq shumë absurditete për të justifikuar besimin e tyre nga frika...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt