Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Tërhiqet mazhoranca, pranon komisionin hetimor të opozitës mbi shkarkimet në polici

    Çmimi i kompromisit PD-PS

    Emri:  karikatura-basha-rama.jpg

Shikime: 1227

Madhësia:  58.9 KB
    Republika u ngrys me konsensus dhe u gdhi sërish në “ngërç”, pas një jave të ndezur prej retorikës së ashpër e paralajmërimeve për bojkot. Kryeministri Rama bëri një tërheqje të beftë nga qëndrimi i mëparshëm, duke i dhënë PD-së komisionin parlamentar për Policinë e Shtetit. E megjithatë, karriget e opozitës mbetën bosh në mbledhjen e parë të komisionit për reformën administrativo-territoriale. Palët qëndrojnë ende larg një konsensusi të plotë, por në prapaskenë, një dritare është lënë hapur për negociata e shkëmbime, që mund t’i ofronin Shqipërisë një klimë më të paqtë politike. Askush nuk mund të parashikojë se si do të shkojë më tej ndeshja mes mazhorancës dhe opozitës, apo nëse politika e llojit “më jep, të të jap” do të ketë rezultat. Gjithë sa duket në këtë horizont është armëpushimi 1-javor i linjës së ashpër, edhe për shkak të vizitës së komisionerit Stefan Fyle, që mbërrin në Tiranë më 13 shkurt.

    Pse u tërhoq Rama?

    Kryeministri është lëkundur mes qëndrimit të fortë për të mos lëshuar policinë e Saimir Tahirit, ministrit më të kuotuar të kabinetit të tij, dhe përballjes me bojkotin e pritshëm të opozitës. Pasojat e një krize të re politike, pa mbushur as 6 muaj në detyrë, do ta vinin Ramën në vështirësi për të kryer reformat e premtuara dhe do të minonin përfundimisht shpresat e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Ndaj edhe në mes të seancës së nxehtë në Kuvend, me repertor fyerje e sharje të të gjitha llojeve, kryeministri bëri një kthesë të 180 gradëshe duke i ofruar kompromis opozitës. Akujt u shkrinë si me magji dhe brenda pak minutash, projekt-vendimi i PD-së për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e Policisë u ndryshua në përputhje me pikat e dakordësuara. Politika tregoi edhe një tjetër herë se kompromisi nuk kushton, nëse ekziston vullneti, ndërsa kryeministri duket se kalkuloi koston oportune mes bllokimit dhe lëshimit. Sado që eksponentë të mazhorancës recituan rastet që Berisha u kishte rrëzuar kur ishin në opozitë, një vendim i ngjashëm do ta rreshtonte Ramën në të njëjtin nivel me paraardhësin në respektimin e të drejtave që opozitës ia njeh Kushtetuta. Por imazhi është vetëm njëra anë e medaljes në këtë kthesë të beftë të Ramës. Vendimi i kryeministrit duket se ka lidhje me përgatitjet në kampin kundërshtar për të bojkotuar Kuvendin, nëse rrëzohej edhe kërkesa e dytë për komision parlamentar. Vetëm pak kohë më parë, mazhoranca kishte rrëzuar kërkesën e PD-së për të hetuar ç’kishte ndodhur me serverin e Tatimeve. Në mbledhjen e së mërkurës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi para kamerave se opozita nuk do të bëhej më fasadë në Kuvend, nëse i rrëzohej e drejta për të hetuar lëvizjet në Policinë e Shtetit. Në diskutimet me dyer të mbyllura, ish-kryeministri Berisha e kishte përforcuar këtë ide. “Ne kemi grupin më cilësor të opozitës në historinë e Kuvendit, të aftë për t’i bërë ballë mazhorancës. Për këtë arsye jam kundër bojkotit. Por nëse refuzohet hetimi për Policinë, gjykoj se duhet të dalim që të hënën nga Parlamenti”,-mësohet të ketë thënë Berisha para deputetëve të PD-së. Një bojkot eventual i opozitës do të vështirësonte qeverisjen e Ramës. Ndaj edhe kryeministri u bë nismëtar i negociatave në Kuvend dhe në selinë e PD-së, që sollën konsensusin e parë dhe i hapën rrugën një marrëveshjeje më të gjerë mes palëve.

    Aksioni i opozitës

    Opozita në anën tjetër gjendet mes sprovës së rritjes së kredibilitetit të goditur rëndshëm në zgjedhjet e 23 qershorit dhe rezistencës ndaj një mazhorance të bollshme në numra. Mes këtyre dy dilemave zhvillohet aksioni i saj opozitar, që edhe pse jo pa të meta, ka mundur ta vërë nën presion mazhorancën Rama-Meta. Në këtë sprint të parë, PD ka mundur të arrijë ca fitore. Njëra prej tyre ishte në Gjykatën Kushtetuese, ku u rrëzua Akti Normativ i qeverisë për “Nëpunësin civil”. Zbatimi i këtij vendimi është edhe kushti i parë i PD-së për t’u ulur në komisionin e reformës territoriale. Gjatë ditës së djeshme, ministrat Harito e Celibashi ftuan krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar hapat e mëtejshëm në zbatim të këtij vendimi, por PD refuzoi të merrte pjesë. Në një deklaratë për mediat, ku munguan megjithatë tonet e forta, Edi Paloka tha se vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet pikë për pikë. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, i detajuar, ka lënë të gjitha udhëzimet e këtij vendimi, kështu nuk mendoj se është në tagrin e kujtdo tjetër e sa më tepër të grupeve parlamentare apo ministrave të qeverisë të diskutojnë këtë vendim”,- tha ai. Mazhoranca po përgatit një tjetër manovër për t’i shtyrë efektet e ligjit në prill, por më shumë se një nismë serioze, kjo duket si një taktikë për t’u hedhur mbi tavolinën e negociatave. Çështja e dytë, që kushtëzon pjesëmarrjen e PD-së në reformat e rëndësishme janë institucionet e pavarura. Mazhoranca ka nisur tashmë procedurat për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së dhe asaj të AMA-s, por po tregohet gjithashtu e kujdesshme për të mos i hedhur më shumë benzinë zjarrit. Aktualisht, të dy raportet janë lënë në vendnumëro, në pritje të negociatave të mëtejshme mes mazhorancës dhe opozitës. Madje, në rastin e AMA-s, Kuvendi ka njoftuar se të hënën do të hidhet për diskutim një raport i përgatitur nga Pollo në Komisionin e Medias. Për të marrë pjesë në reformën territoriale, e më pas edhe në atë të drejtësisë, opozita kërkon rikthimin e konsensusit. Në këtë betejë më shumë politike sesa teknike, mazhoranca ka rikuperuar me komisionin parlamentar për Policinë dhe ngrirjen e përkohshme të shkarkimeve në AMA e ILDKP. Tashmë radhën e ka opozita!

    Me sytë nga Fyle…

    Edhe pse është shprehur pro reformës territoriale, Partia Demokratike nuk nxitohet të japë konsensus. Mosbesimi i thellë mes palëve kërkon edhe një tjetër herë një arbitër ndërkombëtar, vizita e të cilit vjen si me porosi, në kohën e duhur. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle ka paralajmëruar tashmë vizitën e tij më 13 shkurt në Tiranë, duke lënë në pritje mazhorancën dhe opozitën. Burime nga PD i thanë MAPO-s se ende nuk ka një vendim për komisionin e reformës territoriale, edhe pse gjasat për të arritur një marrëveshje nuk duken të largëta. Opozita po pret mbërritjen e Fyles në Tiranë, njësoj si dikur Rama priste miqtë nga Brukseli, për të thënë fjalën e fundit. Fati i reformave, por aq sa krijimi i një paqeje të përkohshme në arenën politike mes mazhorancës dhe opozitës pritet të vendoset në ditët kur zyrtari i KE-së do të vizitojë Tiranën. Në këtë pikë, duket qartë se asnjëra prej palëve nuk humbet politikisht nga kompromisi. Kryeministri Rama në radhë të parë, nëse ka për synim të vërë në jetë premtimet e fushatës, veçanërisht në reformat që kërkojnë mbështetje të gjerë. Opozita nga ana tjetër, nuk mund të refuzojë pa shkak pjesëmarrjet në reforma, pa vënë në peshore nevojën e saj për t’u zgjeruar në elektorat. Konsensus apo ngërç politik?! Një bast i tillë duket sërish i pamundur, në Shqipërinë e mësuar me kriza të stërzgjatura, po aq sa me pakte që arrihen sa hap e mbyll sytë.

    Aleksandra Bogdani

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Sterkaj-Ristanit: Të kam gjetur tek djali i Enverit

    TIRANE- Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimet në polici i është dashur mbi 2 orë për të miratuar rregulloren e funksionimit të tij. Seanca e cila duhej të ishte formale dhe pa debate për shkak të teknikalitetit të çështjes, në fakt u shoqërua e gjitha nga një frymë dyshimi për palën kundërshtare. Deputetët e majtë kishin bërë amendimet e tyre në shumicën e 23 neneve të projektrregullores së propozuar. Nga deputetët e majtë, një pjesë e këtyre ndryshimeve u konsideruan si përpjekje për të kufizuar funksionin e kryetarit. "Nuk ekziston në ligj koncepti i bashkëkryetarit dhe as i sekretarit si bashkëkryetar dhe është diçka që i shërben formalizimit të punës dhe mbarëvajtjes, por nuk shërben si kundërfirmë për të vlerësuar ose jo veprimet që lë kryetari dhe komisioni", - tha Bylykbashi.

    Kurse deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi: "Në cilën pjesë të ligjit këtë kompetencë të komunikimit të institucioneve të tjera ia ke dhënë vetëm kryetarit, sepse ky ligj është 12 vjet i vjetër". Nga ana e tij, kreu i komisionit, deputeti demokrat Arben Ristani përmendi: "Do më duhet që në çdo rast të ndjek nga pas dëshirën e sekretarit, do ta kundërfirmojë ose jo, ndërkohë që ky është vendim i komisionit sipas ligjit". Ndërkohë, debatet mes anëtarëve të komisionit kanë qenë më të ashpra gjatë diskutimit të planit të hetimit. Deputetët e djathtë theksuan se do të kërkohet dokumentacioni i plotë nga Ministria e Brendshme për shkarkimet, ndërkohë që e majta kërkoi që komisioni të mos marrë atribute përtej asaj që i lejohet me ligj. Ngritja dhe miratimi i këtij komisioni shkaktoi debate të shumta dhe përplasje midis qeverisë dhe opozitës. Dy javë më parë, pas një debati prej disa orësh në Kuvend, palët arritën të gjejnë konsensusin dhe votuan ngritjen e komisionit për Policinë e Shtetit. Në komision pati edhe batuta nga deputetët socialistë në drejtim të kryetarit të komisionit, Arben Ristani, duke i thënë se "mazhoranca e majtë nuk do të pengojë opozitën në këtë komision, siç demokratët kanë bërë kur ishin në pushtet. Ndërkaq, Sterkaj iu drejtua Ristanit: "Ti Ristan, kur kam arrestuar djalin e Enver Hoxhës, ishe në shtëpinë e tij dhe ti ke qenë duke e mbrojtur. Pra i ke shërbyer Enverit atëherë dhe tani po i shërben Berishës, Enverit të dytë. Por harron që ne nuk jemi në KQZ". Rregulloja u miratua me konsensus, por pati debate për planin hetimor. Për socialistët, nuk duhet që të përfshihen në hetim SHISH-i dhe Kontrolli i Brendshëm. Por demokratët argumentuan se objekti hetimor i një komisioni është i pakufizuar.

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërhiqet mazhoranca, pranon komisionin hetimor të opozitës mbi shkarkimet në pol

    Lëvizjet në Policinë e Shtetit, Arben Ristani Kryetar i Komisionit Hetimor

    TIRANE-Miratohet me 94 Vota pro dhe 0 kundër përbërja e komisionit hetimor parlamentar, të kërkuar nga opozita për të hetuar lëvizjet nga puna të punonjësve të policisë së shtetit gjatë periudhës shtator 2013-janar 2014. Arben Ristani do të jetë kryetari.

    Gjatë seancës maratonë të zhvilluar sot në kuvendin e Shqipërisë u votuan 15 anëtarët e këtij komisioni, të propozuar në përfundim të negociatave mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit dhe atij të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa.
    Në krye të këtij komisioni do të jetë ish-Zv/Ministri i Brendshëm, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar i komisionit do të jetë Taultan Balla. Komisioni do të jetë i përbërë nga 15-të deputetë dhe sipas marrëveshjes do të ketë në përbërje të saj 8 deputetë nga maxhoranca dhe 7 nga opozita.

    Kështu pjesë e këtij komisioni do të jenë:
    Eduart Halimi (PD)
    Oerd Bylykbashi (PD)
    Gent Strazimiri(PD),
    Flamur Noka(PD)
    Ylli Shehu (PR)
    Dashamir Tahiri (PDIU)
    Pirro Lutaj (PS)
    Ermonela Felaj(PS)
    Blendi Klosi(PS)
    Pjerin Ndreu(PS)
    Paulin Sterkaj(PS)
    Xhemal Qefalia(PS)
    dhe Xhovalin Kadeli (LSI)

    Krijimi i Komisionit hetimor u votua me 106 vota pro dhe tre vota kundër, gjatë seancës kuvendore të zhvilluar javën e shkuar, ndërsa votimi anëtarëve të këtij komisioni u miratua sot me 94 vota pro dhe 0 kunder.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërhiqet mazhoranca, pranon komisionin hetimor të opozitës mbi shkarkimet në pol

    Lëvizjet në polici, Ristani: 403 të pushuar. Saliani: Shkak vlerësimi në punë

    TIRANË-Lëvizjet në polici janë çështja që po trajtohet në mbledhjen e Komisionit Hetimor. Deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se 403 policë janë pushuar vetëm gjatë kohës që komisioni ushtroi kontrollin.

    Po sipas ekspertit të PS-së, Eridjan Saliani shkak për largimin është bërë vlerësimi në punë. Ai ka theksuar se motivacioni i lirimit ka qenë sipas gradave. Saliani ka saktësuar se largime nga puna janë bërë edhe për shkelje të betimit.

    Nga ana tjetër deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se duhet të bëhet evidentimi i mangësive në materiale. Sipas tij në dosjen e të larguarve mungon vlerësimi në punë. Ngritja e një grupi hetimor është kërkuar nga opozita, pas shkarkimeve të shumta që janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit.

    Përfaqësuesit e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë debatuar ashpër për kodin e sjelljes në Komision Hetimor. Për pasojë deputeti Ristani është shprehur se nuk mund të vazhdohet në të tilla kushte dhe ka mbyllur mbledhjen.

    (a.n/BalkanWeb)

  5. #5

    Për: Tërhiqet mazhoranca, pranon komisionin hetimor të opozitës mbi shkarkimet në pol

    Bravo mazhoranca. Tregon dhe njehere se kur e shikon qe nuk ka te drejte, di te terhiqet dhe te pranoje gabimin. Me kokefortesi nga te dyja palet, vetem te keqija kemi. Dikush duhet te hapi rruge dhe zakonisht hap ruge ai qe mendon per popullin dhe jo per fitore politike.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •