Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Emri:  80357.jpg

Shikime: 1207

Madhësia:  33.7 KB
    TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi zonjën Anna Kohen dhe zonjën Johanna Neumann, dy të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri dhe veprimtare të shquara në informimin e opinionit amerikan për sakrificat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrejtë dhe të luftës për tolerancë dhe harmoni mes njerëzve, pavarësisht racës, fesë dhe kulturës së tyre.

    Presidenti u dorëzoi zonjave Kohen dhe Neumann “Titullin për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin “Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit”, në një ceremoni të zhvilluar enkas në selinë e Komitetit Hebreo-Amerikan në Washington D.C., gjatë së cilës u shfaq edhe filmi dokumentar “Shpëtimi në Shqipëri”, me dëshmi të gjalla për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

    “Një popull, i cili ia doli të rezistojë për dhjetëra shekuj furtunave të historisë. Hebrenjtë kurrë nuk ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre. Kjo ëndërr u bë realitet në mesin e shekullit të shkuar, kur fituan shtetin e tyre, Izraelin, falë sakrificave që, deri më sot, vetëm ata kanë mundur t`i bëjnë. Shqiptarët dhe hebrenjtë janë të lidhur tashmë me një miqësi të natyrshme dhe të sinqertë, e cila është e përjetshme, sepse ka kaluar testet e historisë. Njerëzit, kudo dhe kurdo, lindin me shpirt të lirë, me dëshirën, dhe shpresën për ta jetuar jetën e tyre sa më mirë. Popujt kudo dhe kurdo kanë dashur të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Në shpirtin dhe trashëgiminë e çdo populli mund të gjenden virtyte shumë të mira.”- deklaroi Nishani.

    Sipas Presidentit, “Shtetet e Bashkuara, atdheu juaj dhe i shumë bashkëkombësve të mi, është modeli frymëzues për të gjithë, është ëndrra që gjithkush, pa dallim race, apo feje do ta donte të ishte realitet në mbarë botën. Mbi këto vlera dhe aspirata, ne mund të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë ku të mbizotërojë, mirëkuptimi, harmonia, paqja dhe toleranca.

    Më herët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim zotin Jason Isaacson, Drejtor për Qeverinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Komitetin Hebreo-Amerikan.

    Gjatë takimit, i cili u përqendrua te marrëdhëniet hebreo-shqiptare, Presidenti u shpreh se periudha e Holokaustit është një moment historik që duhet vënë në pah duke na bërë të reflektojmë e të nxjerrim mësimet e nevojshme për të ndërmarrë hapat e duhura për ndërtimin e një bote bazuar në tolerancë, mirëkuptim dhe harmoni, duke veçuar rëndësinë e edukimit të brezit të ri, i cili duhet të mësojë të vërtetat e Holokaustit dhe të diktaturave të tjera, në mënyrë të mos përsëriten gabimet e mëparëshme.

    Nga ana e tij, zoti Isaacson u shpreh se “jemi të angazhuar të bëjmë të njohur shërbimin që shqiptarët i kanë bërë njerëzimit duke shpëtuar hebrenjtë”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (08-02-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    pse nuk thuhet e verteta ate qe ben disa shqiptar qe strehuan hebrej ishte thjesht mikpritje, nuk i rrezikohej koka njeriu sepse ushtria gjermane ishte kalimtare dhe ne shqiperi nuk kishte Gestapo pergjegjesit e shfarosjes se hebrenjve

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin

    E verteta eshte qe shqiptaret i lepijne by.then hebrejve.
    Presidenti Nishani duhet te dekoroje familjet came dhe kosovare qe u masakruan nga fqinjet, jo hebrejte te cilet u masakruan nga miku yne, Gjermania.

  5. #4
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    E verteta eshte se shqiptaret u shpetuan jeten hebrejve (ishin shume familje nga Jugsllavia dhe me gjere) nuk ishte thjesht mikpritje por nje rrezik konstant per hebrejt POR edhe per strehuesit shqiptar. Natyrisht qe ka patur gestapo ne Shqiperi dhe urdherat ishin te qarta per ata qe strehonin hebrej por dhe dezertore (ushtare) italiane kjo do te thonte -pushkatim!
    Buken ne te Shqiperise jua kemi dhene shume kujt dhe shumica e tyre e kane harruar buken e dhene (sikurse greket e majte pas luftes, ose me e fresketa edhe "vellezerit" tane por tani sikurse nuk ua ka ende tua permendin kete fakt!).
    Me vjen mire qe pasardhesit e hebrejve te luftes jo vetem qe nuk e kane harruar por ende e vleresojne buken e shqiptarit! Keto zhgarravinat e mesiperme (dhe nje fare antisemitizmi i papare e degjuar nga keto anet tona) jane pasojat e petrodollareve te arabeve dhe "studimeve" te mjekerrcjeperve neper shkretetira! Ato (dollaret+ trushperlaret) nuk jane vetem antisemitizem ato ne radhe te pare jane antishqiptarizem!
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    mir ne qe po dekurojm po a po na dekuro nokush ne?pse,si e qysh

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga rromanoku Lexo Postimin
    mir ne qe po dekurojm po a po na dekuro nokush ne?pse,si e qysh
    Ja nje shembull aktual...

    Një shkollë në Gjermani mban emrin e heroit shqiptar

    Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila në këtë vit shkollor do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo, të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. ...
    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=39028&kat=102

  8. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila në këtë vit shkollor do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo, të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. ...
    Sigurisht qe ajo qe kane bere shqiptaret gjate luftes se 2-te boterore eshte shembull i jashtezakonshem boteror. Te shpetosh nje jete eshte vepra me e cmuar njerezore ndaj dhe shembulli aktual qe ti solle me siper eshte normale pasi Refik Veseli apo te tjere si Refiku jane treguar vertete heronj.

    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    Paske me vdeke para meje ..keshtu themi kendej kur dikush eshte me i shpejt te thote te njejten gje qe mendon edhe ti
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    ...

    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    E thjeshte...
    Per kontributin e tyre ne ngritjen e imazhit te popullit dhe shtetit shqiptar ne bote apo ne vende te caktuara...apo sic thuhet ne artikull:
    "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    E thjeshte...
    Per kontributin e tyre ne ngritjen e imazhit te popullit dhe shtetit shqiptar ne bote apo ne vende te caktuara...apo sic thuhet ne artikull:
    "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit
    Pra mirenjohje viktimave qe ishin mirenjohese ndaj atyre qe i shpetuan..per kete i kane dekoruar ?!!!
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  12. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    E thjeshte...
    Per kontributin e tyre ne ngritjen e imazhit te popullit dhe shtetit shqiptar ne bote apo ne vende te caktuara...apo sic thuhet ne artikull:
    "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit
    Nese ecet me kete llogjike hajde ti dekorojme edhe disa muxhahidine nga Irani qe jane denuar ne holokaustin e Guantanamos. Aman o antiproanti mos kij manine te mbrosh cdo idiotllek qe ben shteti shqiptar ne emer te servilizmit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Nese do ta lexosh artikullin do ta kuptosh perse jane dekoruar.

    Nese e lexove dhe smund ta kuptosh po ta themi perseri, per kontributin e tyre ne njohjen e meritave te popullit Shqiptar gjate luftes se dyte boterore neper bote dhe vecanerisht ne Amerike.

    Me pak fjale per lobim...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #13
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin

    Me pak fjale per lobim...
    Lobim?

    Me siper une e quajta servilizem ndersa ti po e quan lobim. Ma shpjego pak me qarte per c'lobim behet fjale?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Lobim?

    Me siper une e quajta servilizem ndersa ti po e quan lobim. Ma shpjego pak me qarte per c'lobim behet fjale?
    ollbraiti me hollbrukun te dy hebre i adhuronin serbet, ata donin autonomine e kosoves.
    lobim eshte mbeshtetja qe i behet edi rames prej hebrejve per te prishur shqiperine. do na i nxjerin nje dite hebrejte me origjine ilire.

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Lobim?

    Me siper une e quajta servilizem ndersa ti po e quan lobim. Ma shpjego pak me qarte per c'lobim behet fjale?
    Normalisht, si musliman, ti nuk e ke kapacitetin e duhur mendor per te kuptuar se perse behet fjale sepse ta ka kalbur kurani.

    Ato jane dekoruar jo sepse jane te mbijetuar te holokaustit por sepse kane punuar dhe punojne per njohjen e meritave te Shqiperise dhe Shqiptareve gjate luftes se dyte boterore. Vecanerisht ne mbrojetjen e hebrenjve. Kjo eshte nje forme lobimi...

    Ata muxhahedinet e Iranit se kane idene se ku eshte Shqiperia e jo me te flasin per te. Ti i dashur je aq i renduar menderisht sa po ngaterron k*rin me dollarin
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    Cen Durimmadhi (10-02-2014)

  18. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Pra mirenjohje viktimave qe ishin mirenjohese ndaj atyre qe i shpetuan..per kete i kane dekoruar ?!!!
    Jo...
    Por, sepse me mundesite e tyre jane angazhuar dhe kane kontribuar per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Arsyja s'eshte relevante. Secili njeri ka arsyjet dhe interesat e veta.
    Angazhimi dhe kontributi i askujt nuk zhvleresohet edhe nese e quajme "mirenjohje" apo dicka te ngjashme.
    Nuk eshte asgje e pazakonshme qe nje person, te cilin e ke ndihmuar ne dite te veshtira, te kete simpati ndaj teje dhe te te ndihmoje ne rast nevoje.

    Shembull i ngjashem:
    Dekorimi i Steven Spielberg-ut me udherin me te larte te RF Gjermanise per filmin "Lista e Shindlerit".
    Ky deokrim i eshte bere jo vetem Spielberg-ut per filmin, por edhe te gjthe hebrenjve qe kane kontribuar ne zbardhjen e ketij akti pozitiv nga nje gjerman gjate luftes apo Holokaustit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-02-2014 më 11:18

  19. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Jo...
    Por, sepse me mundesite e tyre jane angazhuar dhe kane kontribuar per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Arsyja s'eshte relevante. Secili njeri ka arsyjet dhe interesat e veta.
    Angazhimi dhe kontributi i askujt nuk zhvleresohet edhe nese e quajme "mirenjohje" apo dicka te ngjashme.
    Nuk eshte asgje e pazakonshme qe nje person, te cilin e ke ndihmuar ne dite te veshtira, te kete simpati ndaj teje dhe te te ndihmoje ne rast nevoje.

    Shembull i ngjashem:
    Dekorimi i Steven Spielberg-ut me udherin me te larte te RF Gjermanise per filmin "Lista e Shindlerit".
    Ky deokrim i eshte bere jo vetem Spielberg-ut per filmin, por edhe te gjthe hebrenjve qe kane kontribuar ne zbardhjen e ketij akti pozitiv nga nje gjerman gjate luftes apo Holokaustit.
    Sidoqofte ,eshte dashur te specifikohet se cka kane kontribuar per Shqiperine e shqiptaret keto dy te mbijeturatat e holokaustit...
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Sidoqofte ,eshte dashur te specifikohet se cka kane kontribuar per Shqiperine e shqiptaret keto dy te mbijeturatat e holokaustit...
    Ja nje shembull i rastit...

    TAZ

    Shansi i fundit Shqiperia

    Perseri ne Hamburg: Johanna Neumann para varrit te gjyshit te saj ne varrezat e hebrejve ne Langenfelde

    ...
    Neumann ka shkruar nje liber lidhur me ikjen e saj ne SHBA permes Shqiperise...

    Ne biblioteken e Muzeut te Holokaustit ne Washington DC, ku ajo eshte aktive, ai eshte i vetmi liber per Shqiperine, vendin ne te cilin sipas gjases kane gjetur shpetim qindra hebrenje gjerman, por edhe hebrenje nga Jugosllavia dhe Greqia, qe keshtu u be vendi i vetem ku pas luftes kishte me shume hebrejne se me pare. ...

    artikulli i plote (gjermanisht)

    Ose:
    Albanians saved Jews from deportation in WWII
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-02-2014 më 12:18

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Cen Durimmadhi (10-02-2014)

  22. #19

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    pse nuk thuhet e verteta ate qe ben disa shqiptar qe strehuan hebrej ishte thjesht mikpritje, nuk i rrezikohej koka njeriu sepse ushtria gjermane ishte kalimtare dhe ne Shqiperi nuk kishte Gestapo pergjegjesit e shfarosjes se hebrenjve
    Mos shkruaj budallalliqe kur nuk ke gje tjeter te thuash. Ajo qe ben shqiptaret gjate L2B eshte e papare. Shqiperia eshte i vetmi shtet ne bote ku mbas L2B numri i cifuteve ishte me i larte se ne fillim te saj. Dhe strehimi i cifuteve nga popullata shqiptare ishte me shume rrezik. Te mohosh kete eshte njesoj sikur t'i hedhesh balte mikepritjes dhe bujarise shqiptare.

    Nga ana tjeter dekorimi eshte komplet pa kuptim. Dekorohen te mbjetuarit dhe nuk dekorohet ai qe i dha mundesine te mbijetoje? Hajde merre vesh. Vetem ne Shqiperi degjon cudira te tilla.

  23. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    pse nuk thuhet e verteta ate qe ben disa shqiptar qe strehuan hebrej ishte thjesht mikpritje, nuk i rrezikohej koka njeriu sepse ushtria gjermane ishte kalimtare dhe ne shqiperi nuk kishte Gestapo pergjegjesit e shfarosjes se hebrenjve
    Te duhet te lexosh e mesosh ca me shume histori, qe te mos nxjerresh budalleqe nga goja qe tregojne se sa pak di per ato qe flet. Shqiptaret nuk i kane pritur hebrejte refugjate vetem sa per "mikpritje" por i kane strehuar, ushqyer e ruajtur e disa shqiptare jane vrare nga gjermanet vetem e vetem se nuk tregonin se ku ishin fshehur hebrejte. Emrat e tyre jane skalitur ne Muzeun e hapur ne Izrael per te perkujtuar gjithe viktimat e Holokaustit e gjithe njerezit qe dhane jeten e tyre e ndihmuan familjet hebre nga persekutimi. Lexo ne forumin shqiptar informacionin e historite e mbledhura ne vite:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-të-Shqipërisë

    Gjeja tjeter qe duhet te mesosh qe jo te gjithe shqiptaret i mbrojten, strehuan e ndihmuan hebrejte. Shqiptaret ne Kosove qe u bene pale me pushtuesin gjerman, kane vrare e ekzekultuar 300 refugjate hebrej gjate Luftes se Dyte Boterore ne Kosove, per llogari te gjermaneve. Shumica e shqiptareve qe ndihmuan hebrejte ishin ne Shqiperine e Jugut, ku shume nga familjet hebre u strehuan e jetuan edhe pas luftes.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •