Sekuestrohen 500 kg drogë në kufi me Greqinë, 4 në pranga

IGUMENICE-Sekuestrohet një tjetër sasi e madhe lëndësh narkotike në kufirin shqiptaro-grek. 500 kg marijuanë janë sekuestruar në një operacion në Igumenicë, ndërsa 4 persona janë vënë në pranga.

Operacioni ka nisur që prej kanalit të Korfuzit ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën. Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 ccanta me lëndë narkotike.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke sekuestruar drogën, rreth 500 kg marijuanë, e duke vënë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë.

(a.n/BalkanWeb)