Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    Furgoni i aksidentuar

    UPDATE- Dite aksidentesh tragjike ne rruget e vendit, me pasoje 11 viktima e disa te plagosur.

    Pasditen e se shtunes 5 vete humben jeten ne afersi te Ures se Begazit, ne Konispol, kur 2 makinat me te cilat udhetonin u perplasen mes tyre.

    Nderkohe qe ne oret e para te mengjesit, nga renia ne humnere e nje furgoni pasagjeresh humben jeten 6 persona dhe 4 te tjere mbeten te plagosur.

    Aksidenti i Sarandes
    Aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Bogazit, kur dy automjete jane perplasur mes tyre.

    Policia ben me dije se automjetet po udhetonin mes Konispolit dhe Libadhjase.

    Si pasoje e perplasjes jane humbur jeten shtetasit Taip Madani, ish valletar i Konispolit, 67-vjeç i cili udhëtonte ne mjet së bashku me vëllezërit Feizo Sulo 65 vjeç dhe Krenar Sulo 45-vjeç, edhe këta të vdekur.

    Ne automjetin tjeter kane qene babe e bir, Petro Neçi 65 vjeç dhe Kristaq Neçi 38 vjeç, edhe keta viktima.


    Furgoni bie në humnerë, 6 të vdekur, 3 të plagosur në reanimacion, njëri rëndë

    UPDATE- Një aksident tragjik ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin Kukës-Shishtavec.

    Një furgon i linjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë prej 100 metra, duke shkaktuar 6 viktima dhe 7 te tjere te plagosur.

    Ata kane qene pasagjere te furgonit te linjes me targe AA870FY, qe dyshohet te kete dale nga rruga per shkak te shpejtesise.

    Aksidenti ka ndodhur ne oren 06.40 minuta, ne nje prej akseve cilesuar me problematiku ne kete zone, ne te cilin prej dy dekadash nuk eshte vene dore.

    Aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit. Drejt vendit të ngjarjes shkuan dy helikopterë, te cilet ben transportimin e te plagosurve ne spital.

    Policia njofton se viktimat janë Zukri Shehu 65 vjec, Feim Biba 58 vjec, Zamir Karanxha, Bahkim Cuni 21 vjec, Linda Cuni 23 vjec, e cila ka qene shtatzene dhe Meleqe Serani 22 vjec.

    Shefi i Urgjencës së spitalit të Kuksit, Astrit Tota, bën me dije se në ambientet e këtij spitali ndodhen tre persona që kanë humbur jetën.

    Te plagosurit jane identifikuar si shtetasit Xhevahir Çuni, Petrit Mustafa, Rusem Biba dhe Zyhrie Kovaçi, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

    Në furgon ka qenë edhe një vajzë 3 vjeçare D.Kovaçi, si dhe shtetasi Hali Serani, te cilet jane ndihmuar ne vend dhe jane jashte rrezikur per jeten.

    Zv.ministri Rrjepaj

    Ne oren 15.02 zv.ministri i Shendetesise ka dhene detaje te tjera per gjendjen e te plagosurve.”Nga 4 të plagosurit, 3 prej tyre janë në reanimacion, një prej tyre në gjendje kritike për jetën, dy të tjerët janë më mirë, por prognoza është e rezervuar, kurse një jashtë rrezikut për jetën”- tha ai.

    Dy te plagosur, demtim te shtylles kurrizore
    Sipas mjekeve te Traumes, ne spitalin Ushtarak te plagosurit Petrit Mustafa dhe Rustem Biba kanë dëmtime të rënda të vertebrës. I aksidentuari Xhevahir Çuni është duke u operuar. Ndërsa Zyrie Kovaçi është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Te plagosurit ne Spitalin Ushtarak
    Katër të plagosurve të aksidentit kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende. Tre prej të aksidentuarve kanë mbërritur me autoambulancë. Ndërsa i aksidentuari i katërt ka mbërritur me helikopter.

    Mjekët e Spitalit të Traumës bejne me dije se Petrit Mustafa dhe Xhevahir Çuni ndodhen në gjendje kome, ndërsa Zyrie Kovaçi dhe Rustem Biba janë koshient.


    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    Fajin e ka Saliu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Për: Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    Dite e zeze! Pervec 11 viktimave te aksidenteve rrugore ,edhe nje femije 6 vjec humbi jeten nga nje granate .
    U prehshin ne paqe
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    ..ngushllime familjareve...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    Jane shtuar automjetet. Shqiperia ka nevoje per zgjerime te rrugeve aktuale dhe per investime per rruge te reja, per ndertime urash. Ndersa Edi Mavria thota asnje leke per shtrim rrugesh.

  6. #6
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Aksidentet tragjike në Kukës e Sarandë, 11 viktima

    Ngushellime familjeve te viktimave ... dhe ndjese pacin viktimat !!!

    Fajin e ka sistemi shqiptar ... qe nuk ka kontrolle te forta per menyren si merret patenta dhe si eshte gjendja mekanine e mjeteve qe dalin ne qarkullim ne rruget e Shqiperise ... dhe sidomos mejeteve te transportit ... qofshin keta edhe furgona apo autobuze private ...

    Ndikon edhe gjendja e rrugeve,por jo sa keta dy faktore qe thashe me siper ... ne Shqiperi aksidente me pasoje jete njerezish po ndodhin perdite edhe brenda qyteteve apo ne rruget me te mira qe ka Shqiperia ... kush perdor shume automjetin ne Shqiperi e di mire cfare shkalle papergjegjshmerie ekziston te shumie drejtues automjetesh ... apo i sheh mire se cfare makinash te amortizuara qarkullojne neper rruget e Shqiperise .
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •