Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qef o Qef Qe ben Dervishi.

    o + ben+Q(ef +ef+e)=dervishi

    Ja c'thot RD.
    -------------------
    Tirana, njė monopol i Edit. Ēdo pallat qė ndėrtohet, 25% i takon kryetarit

    Rama firmos pėr 6 pallate 20 katėshe nė qendėr

    Tė gjitha sheshet pėr Edi Ramėn. Me kėtė moto kryetari i Bashkisė ka vendosur ta kthejė Tiranėn nė vendin ku ngrihen pallate shumėkatėshe me ngjyra verbuese. Demagogu Rama, i cili deri dje mbushte faqe tė tėra gazetash kundėr ndėrtimeve shumėkatėshe, si ai i kullės Drini mu nė mes tė Tiranės, tani ka vendosur tė bėjė ashtu siē ka sharė dhe kjo sepse ndėrtuesit qė e paguajnė mirė e bukur pėr ēdo leje ndėrtimi, e kanė zilepsur keq Edi Ramėn.

    "Ne do tė ndėrtojmė dhe nuk do tė pyesim fare pėr vlerat patriotike, historike ose pėr gjepura tė kėtij lloji", ėshtė shprehur sė fundi Edi Rama nė takimin qė pati me arkitektėt dhe ndėrtuesit.

    Si nė njė dorė tė hekurt, tė gjithė lejet pėr ndėrtim varen vetėm nga Edi R. , rrotull i vėrtiten disa urbanistė dhe arkitektė, tė cilėt lėpijnė kockat qė u hedh zotėria. Sipas tė dhėnave qė jep vetėm kryetari, janė dhėnė vetėm 6 leje ndėrtimi pėr pallate shumėkatėshe, ndėrsa tė tjerat janė tė zakonshme. Por pikėrisht janė kėto gjashtė grataēela, ato pėr tė cilat njė komunitet i tėrė ėshtė kundėr. Rama prezantoi si njė projekt ambicioz ndėrtimin e njė pallati shumėkatėsh, pikėrisht aty ky sot ngrihet Teatri Kombėtar. Edi R. pretendoi se kėtė e bėnte qė tė ristrukturonte Teatrin Kombėtar, por pazaret me firmėn e ndėrtimit ishin tė qarta, 25% i vlerės sė objektit do tė ishin pronėsi e Ramės.

    I denjė pėr njė personazh tė tipit alla Arturo Ui, Rama nuk lė t’i rrėshqasė asnjė pėllėmbė tokė, qė ėshtė bosh nė qendėr tė Tiranės. Pallate 20 katėshe do tė ngrihen pėrpara kullės sė Drinit, aty ku sot ėshtė njė lulishte dhe deri dje ishin disa kioska. Demagogu Rama u lodh shumė duke rrahur gjoksin se po i kthente Tiranės gjelbėrimin, por ai, si njė Arturo Ui i vėrtetė, po i jep qendrės sė Tiranės pallatet 20 katėshe pėr hir tė njė ryshfeti pėrrallor.

    "Trusti i Lulelakrės" tashmė ėshtė nė duart e Ramės, pasi volli njė thes me gjepura ndaj gjithė "bollshevikėve, talebanėve, ...", qė po e pengonin nė detyrėn e tij "fisnike" pėr t’ia marrė ajrin Tiranės. Rama ka vendosur tė bėhet ashtu si ata qė ka sharė, tė shkatėrrojė kulturė dhe histori, ashtu siē bėjnė talebanėt.

    Mali i abuzimeve tė kriminelit tė urbanistikės, Edi R., ėshtė zbuluar vetėm nė majėn e tij. Njė bashkėpunim i frytshėm pėr tė shkatėrruar Tiranėn ka nisur midis Ramės dhe njė ndėrtuesi tė njohur, Trebicka, i cili ndėrton pėr hesapin e vet dhe atė tė kryetarit.

    Madje, me kėtė ndėrtues Rama do tė shkatėrronte godinėn e Teatrit Kombėtar, pėr tė pėrfituar sa mė shumė nga hapėsira prej 1600 metra katror ku ngrihet ai. Po me kėtė ndėrtues Rama kėrkon qė tė shkatėrrojė Milenium 1, ish–kinema "Republika", nė tė cilėn u hodhėn miliona para, pėr t’i bėrė dava fushatės sė kryetarit. Dhe aty Rama kėrkon tė ngrejė njė pallat 20 katėsh dhe lejet i ka dhėnė sikur tė ishte nė mall tė babait.



    Kuēovė, shtohen familjet qė po ushqehen me listė

    Varfėria nė familjet kuēovare ka arritur kulmin. Numri i lartė i familjeve qė kanė pjesėtarėt e tyre tė papunė nė kėtė qytet, ka bėrė qė tė jetė tejet e vėshtirė pėrballimi i jetesės. Janė mbi 10 mijė tė papunė nė kėtė qytet, tė cilėt kanė pak mundėsi financiare pėr tė mbijetuar. Kėtė e tregon numri i madh i familjeve qė nė kėtė qytet jetojnė me pėrkrahje sociale. Kėshtu nė qytetin naftėtar janė 1200 familje qė prej vitesh jetojnė me ndihmė ekonomike. Pamundėsia pėr tė pasur njė punė qoftė dhe e zezė bėnė qė shumė familje tė ushqehen duke blerė me listė. Nė ēdo dyqan ushqimor nė tė gjitha lagjet e kėtij qyteti ekzistojnė listat e gjata tė borxhlinjve tė varfėr. Janė pronarėt e dyqaneve ushqimore nė qendėr tė qytetit qė ankohen pėr listat e gjata tė familjeve qė blejnė gjithēka, duke mos paguar, por shėnuar emrat nė lista. Kjo ka bėrė qė nė ēdo dyqan shuma e parave e borxhlinjve ta kalojė shumėn e 500 mijė lekėve pronarėt e tė cilėve presin t’i marrin nga borxhlinjtė e tyre. Marrin ēdo gjė me listė, shprehet pronari i njė dyqani nė lagjen "1 Janari" tė kėtij qyteti, qė nga buka, ushqimet e deri tek detergjentėt, i cili nuk mund ta fsheh keqardhjen pėr kėtė shtresė qytetarėsh, tė cilėt nuk mund tė mbulojnė dot shpenzimet e njė muaji. Ndėrsa familjeve buxhetore pagat u mjaftojnė vetėm pėr tė mbajtur njė familje tė pakėt nė numėr, familje me persona krejtėsisht tė papunė u duhet qė nė fund tė muajit t’i drejtohen dyqaneve mė tė afėrta pėr tė blerė pa paguar. I paguajmė tė gjitha borxhet kur marrim pensionet, shprehet njė pensionist pėr gazetėn "RD", pasi tė ardhurat nuk janė tė mjaftueshme pėr tė mbajtur familjen. Por nuk janė vetėm dyqanet ushqimore qė mbajnė listat e borxhlinjve me shpresėn se do t’i marrin nė fund tė muajit, por dhe dyqanet e fruta-perimeve dhe atyre tė veshjeve. Ky problem ka kohė qė ka pėrfshirė qindra familje tė cilėt dhe pse i paguajnė borxhet nė fund tė muajit janė tė bindur se muajin tjetėr do tė marrin sėrisht borxhe. Ndėrsa pronarėt e dyqaneve dhe pse tė pakėnaqur nga borxhet e listave janė tė gatshėm nė ēdo moment pėr tė shitur veresie pasi kjo "epidemi" rėndon dhe mbi ta mbi biznesin e vogėl qė ėshtė thuasje nė prag tė falimentimit.

    E. Azizolli



    Kriza ekonomike nė prag

    Ekonomia ndodhet pėrpara njė krize tė rėndė, e cila do tė reflektohet tek shqiptarėt me rritjen e ēmimeve dhe zhvlerėsimin e tė ardhurave tė tyre. Specialistė tė ekonomisė kanė lajmėruar mbi njė rėndim tė situatės ekonomike si pasojė e dėshtimit tė privatizimeve nė sektorin shtetėror qė ka lėnė tė zbrazėt arkėn e shtetit, por dhe tė krizės energjitike qė ka shkatėrruar prodhimin dhe ka rritur ndjeshėm importet. Treguesi i parė i degradimit ekonomik tė vendit ėshtė rritja e ēmimeve e produkteve ushqimore, por dhe atyre industrialė dhe nga ana tjetėr zhvlerėsimi i lekut. Monedha vendase sipas specialistėve do tė vazhdojė tė jetė nėn presionin e valutave tė huaja dhe duket se gjatė muajit tė fundit dollari ka triumfuar mbi lekun. Por duket se nė muajt nė vazhdim inflacioni do tė rėndojė edhe mė shumė mbi ekonominė e varfėr tė shqiptarėve dhe do tė kontribuojė nė rritjen e papunėsisė. Shumė qėndra prodhimi falė mungesės sė energjisė dhe tarifave tė larta doganore tė lėndėve tė para, janė detyruar tė mbyllin aktivitetin e tyre. Sektori privat ka dhe numrin mė tė lartė tė tė punėsuarve nė vend dhe kjo shton rrezikun e rritjes sė papunėsisė.

    Ndėrkaq duket se titullarėt e financave shqiptare nuk dinė tė bėjnė gjė tjetėr vetėm se premtojnė pėr shtime pagash edhe pse ajo ėshtė njė shtesė modeste pėrpara firos qė i ka shkaktuar lekut inflacioni. Islami, nxitoi tė siguronte shqiptarėt se falė riprogramimit tė buxhetit, do tė vendoseshin nėn kontroll tė gjithė treguesit ekonomikė. Por duket se as shpresat pėr njė turizėm tė mbarė dhe as treguesit optimistė tė prodhimit bujqėsor nuk e shpėtojnė vendin nga njė tjetėr krizė e rėndė ekonomike.

    B. K.

    -------------------
    AGASI...jo ai Tenisti i famshem por Agas-krokodili.Ja c'thot Ai.

    Ministri i Shtetit pėr Integrimin injoron Rezolutėn e Parlamentit Europian

    Bello: Nuk pyesim pėr BE

    "Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian nuk na imponojnė mėnyrėn e zgjedhjes sė Presidentit"

    Ministri i Shtetit pėr Integrimin, Marko Bello, pranon se zgjedhja e Presidentit konsensual ėshtė kushti kryesor pėr hapjen e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian, ndėrsa ka theksuar se kjo nuk i imponon siocialistėve mėnyrėn e zgjedhjes s ė presidentit. Gjithėsesi, Bello konkludon se deklarata e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Europian nuk duhet parė me pesimizėm.

    Ndonėse qėndrimi i ndėrkombėtėrėve ėshtė fare i qartė pėr kushtėzimin e hapjes sė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me pėrmbushjen e rekomandimeve tė ODIHR pėr reformėn elektorale dhe me domosdoshmėrinė e njė Presidenti konsensual pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ministri shqiptar i Integrimit pėrpiqet t’i anashkalojė problemet, duke e konsideruar Kėshillin e Ministrave tė BE strukturė jo vendimmarrėse.

    "Kėshilli i Ministrave i BE nuk ėshtė strukturė vendimmarrėse, por jep vetėm konstatime",-tha dje zoti Bello pėr mediat. Kėsisoj, ministri i Shtetit pėr Integrim nuk sheh tone tė ashpra as nė deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave tė BE tė dy ditėve mė parė dhe as nė Rezolutėn qė miratoi dje Parlamenti Europian, nėpėrmjet sė cilės Shqipėrisė i vihen kushte tė prera nė shkėmbim tė hapjes sė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    Por me gjithė tonet pozitive qė pėrpiqet t’u japė kėtyre dokumentave tė ndėrkombėtarėve, "Padyshim zgjidhja e Presidentit ndikon, jo se BE interferon nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, duke i imponuar asaj zgjedhjen e Presidentit, por ndjek me dashamirėsi dhe njėkohėsisht me vėmendje zgjedhjen e Presidentit nė atė kuptim qė Presidenti duhet zgjedhur pa krijuar tension politik",-tha Bello. Sipas tij, gjithēka qė i intereson Bashkimit Europian ėshtė ruajtja e njė qetėsie, tė njė stabiliteti politik qė parlamenti tė mos shkrihet pėr shkak tė krizės presidenciale.

    H.RAMA



    PS deklarohet kundėr kushtit kryesor tė rezolutės sė PE

    Agasi: Presidenti do tė jetė socialist



    "Presidenti i ardhshėm nuk diskutohet qė do tė jetė nga PS, pasi, ajo ka elektoratin dhe mbėshtetjen mė tė gjerė nė parlament"



    Poēi: Nano ėshtė njė nga kandidaturat e mundshme tė PS pėr president



    Sekretari pėr Marrėdhėniet Publike nė PS, Bardhyl Agasi deklaroi dje se presidenti i vendit do tė dalė nga rradhėt e socialistėve duke injoruar kėshtu njė nga rekomandimet kryesore tė Parlamentit Europian pėr njė presidenti konsensual. "Presidenti i ardhshėm nuk diskutohet qė do tė jetė nga PS, pasi, ajo ka elektoratin dhe mbėshtetjen mė tė gjerė nė parlament", tha Agasi.

    Duke mos besuar se deputetėt e PS-sė janė aq "zemėrgjerė", sa t’ua japin votat e tyre kandidaturave tė partive mė tė vogla pėr postin e presidentit, sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė PS shpreh keqardhjen e tij lidhur me idenė e hedhur nga katharsistėt, tė cilėt insistojnė nė qėndrimin qė Presidenti i Shqipėrisė tė mos jetė kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, por njė grua.

    "Personalisht shpreh keqardhjen time, qė ne dalim akoma me grupe tė veēanta brenda partisė sonė", - tha Agasi. Sipas tij, forumet e partisė, Kryesia e partisė, do tė paraqesė alternativėn dhe KPD-ja do tė pėrcaktojė pastaj me votim tė fshehtė kandidaturėn pėr president. Pėr sekretarin socialist tė Marrėdhėnieve me Publikun, nuk ėshtė mirė qė tė deklarohen emra nga grupe tė veēanta apo individė tė veēantė.

    Kundėr grupit qė pėrfaqėson tė ashtuquajturėn lėvizje pėr katarsis nė PS ėshtė deklaruar dje edhe anėtari i Kryesisė sė kėsaj partie, Spartak Poēi. Kontradiktor me qėndrimet e disa ditėve mė parė, kur kishte deklaruar se Nano nuk ėshtė figurė konsensuale as brenda PS, Poēi ka shprehur dje mbėshtetjen pėr kandidaturėn e kryetarit tė PS-sė pėr president tė Republikės. Poēi e ka konsideruar dje Nanon njė nga kandidaturat e mundshme tė PS pėr postin e presidentit tė Republikės.

    H.RAMA

    ------------
    Pak Histori...

    Ja c'me ka treguar nje mik per AGASIN.

    Ishte fushata zgjedhjeve per deputet.
    AGASI ishe kandidat i PS ne zonen x ne qytetin Y .
    Nji Parti e vogel gjithashtu kishte shpallur si kandidat te vetin ne nji zon te qytetit nji Mjek i cili nuk ishte aktivizuar kurre me pare me ndonji parti politike. Mjeku, nji njeri humanist teperi njohur nuk bente fare fushate ne popull per arsye sepse Ate e njihnin te gjithe e nuk donte te konfrontohej me politikanet e tjere te Qytetit te cilet dhe i njihte personalisht. Mjeku i kalonte ditet ne sherbim te pacienteve te tije te shumte dhe gjente pak kohe te pinte nga njihere nji kafe me miqte e tije te shumte ne nji kafene te thjeshte te Qytetit.
    Nji dite ndodhi nji dicka e papritur. Mjeku vjen ne kafenen e zakonshme jo si here te tjera i qeshur e me humor por i zverdhur ne fytyre..
    -Cke keshtu ...e pyesin miqt e tij te dashur. Cte ka ndodhur Doktor???

    -Me bini nji kafe shpejt ketu.. thot ai.. sa te mar veten se nuk jam mire..
    Me vrap miqt ja bien kafen e nji teke fernet dhe po presin cdo thote Doktorri.
    Doktorri thote ..A e njifni ju Bardhyl Agasin..???
    -POOOOOO ... thon miqte si nuk e njohim ..Drejtori i pallatit te Kultures eshte dhe kandidat i Socialisteve per deputet..
    -E dime gjithashtu ..tha njeri nga miqte.. qe Ju Doktorr keni vizituar dhjetra here e ja keni shpetuar jeten prinderve te tije ..etj etj ..
    -Po tha Doktorri kam qene mjeku i familjes se Agasve dhe i kam sherbyer vite me radhe..por...njerzit qenkan te cuditshem..
    -Si eshte ceshtja Doktorr..i than miqte e shqetsuar..mos i ka ndodhur gje atyre..
    -Jo tha Doktorri por jam i shokuar sepse vet Bardhyl Agasi me ka dal sot perpara dhe me ka uleritur..si bishe duke me thene..
    - Degjoooo Doktorr hiq dore nga kandidimi per deputet se perndryshe do te te ve dinamitin ne shtepi e do te te hedh ne ere me gjithe lecka..more vesh apo jo..
    Uaaaaaaaaaauuuu ... thirren miqte e Doktorrit ...e pamundur te arrij njeriu ketu... dhe ...heshten te tmerruar.



    Ky eshte Sekretari i PS-se Bardhyl AGASI..nji perbindesh i tmershem..i vecante ne llojin e tije..
    Ja ne dore te kujt ka rene Shqiperia..

    shenimi im..
    ..Mjeku ne fjale eshte ndoshta i vetmi Mjek ne Shqiperi qe kurre nuk ka pranuar LEKE nga pacientet e tije.. Ai vazhdon te jete nji humanist i madh.
    Ai kurre ska cfaqur urrejtje me gjith 10 vitet burg ne kohen e PPSH-se. Burgun e beri per nji llaf goje dhe arrestimin dhe fabrikimin e akuzes ja beri i vellai i Servet Pellumbit..Sigurimsi famekeq Lirim Pellumbi.)

    Tung.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-05-2002 mė 05:18

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrplaset pėr vdekje nga njė makinė- Ylli Dervishi
    Nga TikTak nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 10:58
  2. Berllogu ne krye te institucioneve Fetare..
    Nga Brari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2004, 15:18
  3. Kastriot Dervishi, Historia e Frontit Nac-Clirimtar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 06:44
  4. Ervini Dervishi, heroi shqiptar ne Irak
    Nga edspace nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 23:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •