Emri:  79862.jpg

Shikime: 2839

Madhësia:  18.4 KBSamsung do të lançojë një konkurrent të Google Glass, gjatë shfaqjes IFA, në Berlin, në shtator të këtij viti. Pajisja, që quhet Galaxy Glass, mund të lidhet me telefonin tuaj inteligjent. Ekrani mund të përdoret për të telefonuar të tjerët, si dhe për të dëgjuar muzikë, raporton Korea Times.

Raporti nuk jep shumë detaje rreth programit aktual, por ata deklarojnë që Samsung Electronics do të bashkëpunojë me një tjetër filial të Samsung, Samsung Display për të krijuar Syzet Galaxy.

Samsung publikoi një orë inteligjente të prodhuar nga Galaxy Gear, në shfaqjen e fundit të IFA-së , dhe gjithashtu kompania lejoi krijimin e syzeve të vogla në tetor 2013. Megjithatë, meqë Shtatori është akoma larg, ka mundësi që Samsung të ndryshojë plan.
Korea times gjithashtu citoi një ekzekutiv anonim të Google, pjesë e furnizuesve në Azi, i cili pretendon se Google Glass, do të bëhet nga ana tregtare shumë popullore në gjysmën e dytë të këtij viti.

Burimi: lajm-shqip.com