Emri:  djali-i-Ibrahim-300x199.jpg

Shikime: 864

Madhësia:  26.9 KBPRISHTINË– Arrestohet djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, deputet i Parlamentit të Kosovës është arrestuar sot nga EULEX-i si i dyshuar për krim të organizuar dhe mashtrim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat policore të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Ibrahim Rugovës në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Mediat kosovare shkruajnë se tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen “Velania”, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara bastisën aty.

Ndaj Ukë Rugovës, EULEX-i ka firmosur një urdhër ndalimi për 48 orë. Aktualisht ai ndodhet në banesën e tij në “Velani”.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e EULEX-it përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë dhe se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Mes të arrestuarve flitet dhe për një zyrtar të Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P.

Ukë Rugova drejton subjektin politik me emrin “Lista Ibrahim Rugova” e cila është pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi.

10: 46 ME UKE RUGOVEN I ARRESTUAR DHE FLORIAN PETANI NGA SHQIPERIA
Në pranga kanë përfunduar edhe 7 persona të tjerë. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani, i cili punonte si zyrtar kryesor për viza në Ambasadën Italiane në Prishtinë.

Petani është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë. I arrestuari tjetër është Izet Beqiri, nga Mitrovica, një shok i Ukës. Izet Beqiri pati përballuar shpenzimet e vizitës së Ibrahim Rugovës në Itali në vitin 1999

ORA 10:20 POLICIA E KOSOVES: HETIMI PER SHITBLERJE VIZASH
Media kosovare duke cituar policinë e Kosovës thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Përveç Ukë Rugovës në pranga janë vënë edhe 7 persona të tjerë. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P. “Koha.net” ka edhe emrin e një të arrestuari tjetër, I.B. nga Mitrovica, një shok i Ukës.

ORA 09: 30 AVOKATI: PROKURORI I EULEX DHA URDHRIN PER NDALIMIN E UKE RUGOVES
Avokati i Rugovës, Bajram Tmava ka konfirmuar se ka qenë një prokuror i EULEX-it, që ka dhënë urdhër për ndalimin e Ukë Rugovës. Ai tha për median në Kosovë, se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë.
Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon se djali i ish-presidentit të Kosovës, Uka, është i përfshirë në krim të organizuar si dhe ka shpërdoruar detyrën zyrtare, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë.

ORA 09:30 EULEX-I BASTIS SHTEPINE E RUGOVES NE “VELANI”. URDHER NDALIM PER 48 ORE
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka konfirmuar për mediat operacionin e bastisjes.
“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisjeje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish, të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal dhe dyshohen për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe Ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, ka thënë Krasniqi.

Avokati i Ukë Rugovës, Tmava tha se ai ”është arrestuar vetëm për 48 orë, derisa të zbatohet procedura e mëtejme”.

Ai bëri të ditur po ashtu se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova.

KUSH ESHTE UKE RUGOVA
Ukë Rugova është djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai është aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ai drejton subjektin politik me emrin “Lista Ibrahim Rugova”, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi. Po nga ky subjekt politik, EULEX-i kishte arrestuar edhe zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi, por pas procesit gjyqësor ky i fundit doli i pafajshëm.


Burimi: lajm-shqip.com