Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Lightbulb Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH-në, dëmi 1 milion dollarë

    Emri:  tatimet-300x225.jpg

Shikime: 349

Madhësia:  22.1 KBZbulohet skema e mashtrimit me TVSH-në, dëmi 1 milion dollarëZbulohet skema e mashtrimit me TVSH-në, dëmi 1 milion dollarë – Disa administratorë kompanish private kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohen të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së. Prokuroria e Tiranës dhe drejtoria e hetimit tatimor kanë zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me TVSH. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e të paktën 1 milion dollarëve.

    Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëri të ditur se “mbi bazën e një hetimi dymujor dolën për ekzekutim disa urdhër-arresti për disa administratorë subjektesh tregtare. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet mashtrimit me TVSH-në deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se kanë shkaktuar një dëm me vlerë rreth 1 milion dollarë. Shmangia e TVSH-së është kryer në fushën e kromit, ndërtimit dhe të kartave rimbushëse telefonike.

    Të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale të cilat i kanë kryer në bashkëpunim: “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH” , “Fshehjes së të ardhurave” kryer ne bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” në bashkëpunim.

    Nga Policia e Shtetit deri më tani është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Bujar Male dhe Urim Canaj dhe është shpallur kërkimi për 5 administratorë të tjerë.

    “Hetimet për këtë çështje vazhdojnë. Administrata Tatimore iu bën thirrje subjekteve tatimpagues që të krijojnë marrëdhënie tregtare me subjekte të besueshme dhe të mos përfshihen në skema mashtrimi të cilat shkatërrojnë imazhin e subjekteve serioze dhe i shkaktojnë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit dhe shoqërisë. Gjithashtu ftojmë publikun të denoncojë pranë Organeve tatimore çdo individ apo subjekt i cili kryen aktivitet të dyshimtë dhe përfshihet në skema mashtrimi me tatimet.”- bëri të ditur Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

    Pak ditë më parë pesë administratorë kompanish private që kryejnë aktivitet në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, përfunduan në pranga, nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtruese rimbursimi me TVSH.

    Sokol Shatko, Besnik Daci, Roland Simolla....

    Lajm Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-02-2014 më 10:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •