Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patentën

    Qeveria ndryshon rregullat, vizitë te psikologu për të marrë patentën

    Emri:  aksident-300x252.png

Shikime: 1282

Madhësia:  155.9 KB

    Janë në total 53 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë.

    Gazeta ka siguruar planin e plotë të këtyre masave, që u miratuan nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore, i prezantuar pak kohë më parë. Kjo paketë masash fillon me inspektimin e akseve më problematike në vend, ku ka edhe një frekuencë të lartë aksidentesh, e deri në ndërmarrjen e fushatave mediatike për ndërgjegjshmin e qytetarëve.

    KONTROLLI MJEKËSOR
    Të gjitha masat që parashikon paketa e miratuar tashmë dhe që do të zbatohet nga një sërë ministrish e institucionesh vartësie, përfshijnë ndërhyrje dhe korrigjime, por disa prej tyre janë më specifike. Kështu, një prej këtyre masave është ajo e kontrollit mjekësor që do të bëjnë ata që duan të marrin një leje drejtimi. Ky kontroll nuk do të jetë më thjesht një procedurë, por shumë i rëndësishëm dhe vlerësimi do të bëhet si përsa i përket pjesës fizike, edhe asaj mendore të të interesuarit. “Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e leje-drejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së”, thuhet në masën numër 35 të paketës. Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.

    FURGONËT DHE RRUGËT
    Paketa që synon rritjen e sigurisë rrugore parashikon edhe një masë që lidhet me transportin interurban (nga qyteti në qytet). Institucioneve do t’iu duhet të ndërhyjnë për të nxjerrë jashtë nga transporti furgonët që nuk përmbushin kriteret. “Rregullimi i transportit ndërqytetës duke eliminuar transportin me furgonët që nuk plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë rrugore, duke u bërë shkak për aksidente rrugore me pasoja të rënda”, thuhet në një nga masat e paketës. Përkundër këtyre masave, që një pjesë do të duan një kohë më të gjatë ndërhyrjeje, më emergjentja sipas paketës është ajo e ndërhyrjes në rrugët që paraqesin edhe riskun më të lartë. Si referencë në këtë vlerësim do të shërbejë edhe numri i aksidenteve të regjistruara në vitin 2013. Kjo përfshin edhe pjesën e rrugëve që nuk janë ende të përfunduara dhe që duhet të mbyllen me emergjencë. “Inspektimi i sigurisë rrugore në akset problematike ku ka ndodhur numri më i madh i aksidenteve, sipas raportit të aksidenteve rrugore të vitit 2013. Ndërhyrje e menjëhershme e komplementimit të akseve problematike me elemente të sigurisë rrugore”, thuhet në paketën e masave të Këshillit Ndërministror, e miratuar vetëm pak kohë më parë.

    Disa nga masat e paketë për Sigurinë Rrugore
    1. Inspektimi i sigurisë rrugore në akset problematike ku ka ndodhur numri më i madh i aksidenteve, sipas raportit të aksidenteve rrugore të vitit 2013.
    2. Ndërhyrje e menjëhershme e komplementimit të akseve problematike me elemente të sigurisë rrugore.
    3. Analiza e menjëhershme e tipologjisë së aksidenteve rrugore, në veçanti në infrastrukturën rrugore, duke synuar parandalimin dhe zvogëlimin e aksidenteve rrugore me pasojë vdekje për rastet e daljes nga rruga, goditjes me kokë dhe goditje mjet rrugor-këmbësor.
    4. Rishikimi i kufijve të shpejtësisë në segmentet problematike të rrugës duke vendosur tavane, dhe rritja e zbatueshmërisë së ligjit.
    5. Projekt për rrugën interurbane Tiranë-Shkodër- Hani i Hotit dhe në kryqëzimet rrugore të këtij segmenti.
    6. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë matje të vazhdueshme të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve dhe të konsiderojë mundësinë e shtrirjes së kufizimeve në mbarë rrjetin rrugor.
    7. Ndërhyrje në përmirësimin e dhjetë pikave të zeza për të cilat ekzistojnë projektet sipas listës prioritare të njollave të zeza.
    8. Projektimi dhe vlerësimi për ndërhyrje në 14 pika të zeza të tjera në akset kombëtare, sipas raportit të Sigurisë Rrugore 2013.
    9. Eliminimi i kryqëzimeve në nivel në të gjitha projektet e reja përgjatë akseve kombëtare, si dhe hyrje-daljet e pambrojtura si pjesë e standardeve ndërkombëtare.
    10. Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e lejedrejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së.
    11. Rregullimi i transportit ndërqytetës, duke eliminuar transportin me furgonët që nuk plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë rrugore, duke u bërë shkak për aksidente rrugore me pasoja të rënda.
    12. Kontrolli i qarkullimit të mjeteve me targa të huaja me regjim të përkohshëm.
    13. Detyrimi në fazën e regjistrimit të mjeteve rrugore dhe pagimit të taksave të tyre pasi të jetë lidhur paraprakisht kontrata e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.
    14. Liberalizimi i tregut të kontrollit teknik të mjeteve rrugore dhe certifikimi i serviseve sipas ligjit për autoriparim.
    15. Teknologji dhe sistem online i procedurës së kontrollit teknik të mjeteve rrugore.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Eh c'vete ne nje vend qe udhehiqet tashme nga nje njeri psikopat.

    Vete Edi Rama tek psikologu, duhet te vene edhe te gjithe shqiptaret tek psikologu. Por na duhet ky rregulli i ri, qe ti sjellim shqiptaret ca me shume verdalle, e ti detyrojme ta futin doren prape ne xhep per te marre lejen e "shendetit e fizik e mendor" tek specialistet e spitateleve publike. Kush do ta paguaje valle "mjekesine falas" qe u premtuam shqiptareve?

    Ta paguajne ata qe kane para per te ngare nje makine apo per te marre nje patente. Se ata qe marrin patente, besoj se kualifikohen si "te pasur".

    Dale dale, prisni kur te nxjerri ate "testin e injorances" nga ministria e arsimit qe na premtoi, qe te mesojme se sa eshte perqindja e vertete e "injoranteve" mes shqiptareve. Na duhet ta nxjerrim te larte ne menyre qe ti mbushim mendjen vetes dhe botes qe ne jemi "popull i rrenuar" dhe na ngriti ne kembe psikopati qe kemi tani kryeminister.

    Hall i madh i ka zene shqiptaret dhe gjithe partneret e Shqiperise: nje psikopat eshte bete kryeminister!

    Albo

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Ore zoteri Albo, keto jane standarde te BE-se, shiko ne te gjitha shtetet evropiane ku mbisundon ligji i ke keto standarde. Po ta marr nje shembull. Ne Kosove ne vitin e kaluar ishte nje muaj ku kishte 1700 ndeshje te veturave sepse ka raste ku leshohen patente shoferi pa kurrfare kriteri (pa pergjithsime). Merri Austrine, Zvicrren, Holanden, Portugaline se bashku ndoshta nuk ke qaq shume ndeshje ne nje muaj. Kam shoke ne Kosove qe kane patent shofer por nese te ndodhe qe te ngasesh me ta 10% ke me pshtu 90% je i sakatuar, pse, sepse patenten e ka blere. Shitesi i patentes (pra njeri i korruptuar) nuk e di qe neser femiu i tij mund te jete viktime e veprimit te tij te kunder ligjshem. Shiko keto shtete ne Evrope cfare standarde kane ne te gjitha lemite, mos mendo se Shqiperia do te futet ne BE duke plotesuar standardet e Afganistanit, me standarde te Afganistanit do te shkojme asku tjeter perpos ne Afganistan e Pakistan. Shiko Kosova ku nje pjese e popullates fatkeqesisht lakmon standardet e Afganistanit apo Irakut (shkon ne treg me ble perime dhe gjera per familjen, sje i sigurte nese ke me ardh pa nje kembe apo pa nje dore ne shtepi)... Kosoven e kane bere vendin me te izoluar ne Evrope, se shpejti do ta ia nderrojme emrin 'Koreja e Evropes' sepse me mburrje i takon ky emer. Por leji standarted e BE-se se hiq mos me hi kurre ne BE sna mbetet zhig, po jeta e secilit njeri eshte e vlefshme, eshte padrejtesi e madhe nese ajo merret nga nje shofer i pa pergjegjshem.

    Keto reforma qysh me 1990 eshte dashur te behen ne Shqiperi, hajt neve ne Kosove mund te arsyetohemi se kemi qene te pushtuar, por ju..., por kush me i bere keto, njerezit qe nuk ia dojne te miren shtetit te tyre kete nuk mund ta bejne. Kush mos me hyre pastaj ne BE, cilit shtet me iu pergjake rruget me viktima te njerezve, ska kujt pastaj.

    Pse kush je ti qe mos me te bere test psikofizik per ngasje te vetures? Te bejne gjithe diten gjer e gjate bile. Kjo eshte ne te miren e sigurise ne rruge per te gjithe nenshtetasit, shtetit kjo i intereson, a po don me bere shtet qe i sherben nje grupi klanor, apo shtet qe i sherben te mires se pergjithshme?! Cudi me keta njerez, ncncncn

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ore zoteri Albo, keto jane standarde te BE-se, shiko ne te gjitha shtetet evropiane ku mbisundon ligji i ke keto standarde.
    po po..futja po.rdhes..qenkan standarte te BE-se..nga e nxore kete shkence..asnje vend europian nuk e ka te sanksionuar viziten tek psikologu per te marre patenten..as edhe vizite mjeksore jo..inspektori te ben vetem nje test sysh sa je i afte te shohesh rrugen dhe kaq..vetem shqiperia deshiron te jete pararoje..apo siq thoshte ati shpirteror i palloshit '' te ecim perpara ne rruge te pashkelura..ka probleme mendore vete dhe kujton se te gjithe shqiptaret kane probleme..

    prite kur ndonje dite te nxjerre rregullin qe ne qofte se nuk i pelqen era e por.dhes se nje tjetri te mos e lejoje te marre provimin..zaten nga njerez psikopate si ai cka nuk pret..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ore zoteri Albo, keto jane standarde te BE-se, shiko ne te gjitha shtetet evropiane ku mbisundon ligji i ke keto standarde.
    Ore ti shume mire i thua ...

    Por ja qe ka disa njeqelizor, ose ndoshta shume , qe per shkak te partise , jan gati te hyne ne indifanda .

    Keta nuk e kuptojne qe nuk dallojne as pak , nga talibanet religjoz ... Per ta nuk ka rendesi avancimi i shtetit edhe shoqerise shqiptare , qe do kishte rezultate direkte ne permiresimin e jetes se tyre , te familjes se tyre , te femijve te tyre por edhe te brezave qe vijne ... ka thjeshte rendesi si te lepihen te padroni politik per nje cope karrike .

    Interesi i tyre , eshte i nje shqiperie te mjeruar , qe kontrollohet me nje 10 eurosh per person me kollaj .

    Une personalisht do ndihesha i turperuar edhe i peshtirosur nqs e indetifikoja te vetja kete sindrome te prapambetjes ... !

    Sa per reformen e qeveris aktuale eshte nje pakete me akte konkrete e cila do jap rezultate ne shpetimin e jetes . Si rrjedhoje edhe humbja monetare nga aksidentet edhe nga vdekjet do jete shumefish me pak ...

    Keta injorantet nuk e kuptojne qe cdokush , qofte edhe ata mund te ishin viktim e ndonje aksidenti , i shkaktuar nga ndonje psikopat me patente te blere , apo akoma me keqe pjesetar te familjes se tyre ... !

    Injoranca esktreme e misheruar ne talibanizem partiak , e vetmja gje me e keqe ndoshta eshte talibanizmi religjoz , ne kete jete !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    a eshte e vertete kjo puna e vizites tek psikollogu apo eshte humor?
    duhet te kete kontroll tek ata qe shesin patenta jo te denohen te gjithe shqiptaret duke paguar doktoret se i do qejfi kesaj qeverrie anti-popullore.
    me sa duket qellimi i kesaj qeverrie eshte qe te pasurohen ata qe punojne ne shtet, te vuaje populli i shkrete.
    edhe psikopatit duhet ti jepet patenta neqofte se ai respekton rregullat e qarkullimit rrugor.
    ligji tjeter me i cuditshem dukert ky i kontrollit te makinave me targa te huaja. tamam si ne kohen e komunizmit kur turisteve u shkurtoheshin floket ne rinas.

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    [QUOTE=Albo;3718515]Eh c'vete ne nje vend qe udhehiqet tashme nga nje njeri psikopat.
    Nga ty Albo prisja një gjuhë dhe një llogjikë më të ''mbledhur''.... - Jo se nuk i ke dhënë shenjat edhe ti .... i ke dhënë!!

    Vete Edi Rama tek psikologu, duhet te vene edhe te gjithe shqiptaret tek psikologu. Por na duhet ky rregulli i ri, qe ti sjellim shqiptaret ca me shume verdalle, e ti detyrojme ta futin doren prape ne xhep per te marre lejen e "shendetit e fizik e mendor" tek specialistet e spitateleve publike. Kush do ta paguaje valle "mjekesine falas" qe u premtuam shqiptareve?
    Saktë... ky është problemi i vërtetë i këtij rregulli të ri që duan të venndosin.



    [COLOR="#FF0000"]Hall i madh i ka zene shqiptaret dhe gjithe partneret e Shqiperise: nje psikopat eshte bete kryeminister!

    Albo[/COLOR
    Të gjykojmë jo me frymën e militantismit.... por me frymën e llogjikës

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    po po..futja po.rdhes..qenkan standarte te BE-se..nga e nxore kete shkence..asnje vend europian nuk e ka te sanksionuar viziten tek psikologu per te marre patenten..as edhe vizite mjeksore jo..inspektori te ben vetem nje test sysh sa je i afte te shohesh rrugen dhe kaq..vetem shqiperia deshiron te jete pararoje..apo siq thoshte ati shpirteror i palloshit '' te ecim perpara ne rruge te pashkelura..ka probleme mendore vete dhe kujton se te gjithe shqiptaret kane probleme..

    prite kur ndonje dite te nxjerre rregullin qe ne qofte se nuk i pelqen era e por.dhes se nje tjetri te mos e lejoje te marre provimin..zaten nga njerez psikopate si ai cka nuk pret..
    [QUOTE=Ziti;3718659]a eshte e vertete kjo puna e vizites tek psikollogu apo eshte humor?
    Humor bëjnë me popullin e shkretë hahah
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a eshte e vertete kjo puna e vizites tek psikollogu apo eshte humor?
    duhet te kete kontroll tek ata qe shesin patenta jo te denohen te gjithe shqiptaret duke paguar doktoret se i do qejfi kesaj qeverrie anti-popullore.
    Cka kushton 15-20 euro qe e ben nje kontroll shtese tek mjeku? Ndersa vetem nje ndeshje p.sh. me nje kamion i kushton bugjetit p.sh. te kompanise se Sigurimit mijera eurosh, plus qe mund te kete viktima, aty mund te jete femiu, motra, vellau, babai, nena e perfshire.

    Test 'psiko fizik' dhe 'vizite tek psikologu' eshte krejt tjeter cka, Albo kete nuk e di.

    Perseri po dalim tek keta vellezerit tane, shembull i mire se paraja nuk te ben njeri. Pra ky njeri se meriton te kete patente shoferi, nese ky nxihet ne kete shtet ku jetoj une i vihet gjobe plus i mirret patente shoferi per 1-2 vite, pra kesi njerez te pa pergjegjshem neser ta merr ne qafe nje familje te tere. Per sa ta ben gjermani apo francezi apo holandezi kete?!


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Problemi eshte se shumica e shqiptareve jane prere nga i njejti brume si puna e psikopatit per kryeminister, dhe as nuk e kuptojne se keto "rregulla" do te rendojne mbi jeten e tyre. Ua shpjegon Albo por jam i bindur qe ju nga nje vesh do t'iu hyje e nga veshi tjeter do tu dali, e prape nuk keni per te mesuar gje.

    1. Eshte padegjuar qe per te marre patenten e makines duhet te besh "test psikologjik". Test fizik apo testin e syve, hajde se pranohet. Po test psikologjik? Mos duhet t'i leme pa patente shqiptaret e stresuar nga stresi i jetes e papunesia?

    2. Lajmi eshte qesharak dhe dashakeq pasi premisa e lajmit dhe kendveshtrimi i qeverise eshte qe: "shqiptaret jane psikopate prandaj bejne shume aksidente rrugore." Dhe nese i leme "psikopatet" pa patente, do te kete me pak aksidente ne rruge.

    3. Nese Gjermania e Franca bejne teste te tilla, ata jane me psikopate se sa psikopati yne. Dje doli nje raport qe korrupsioni ne ekonomine e BE eshte 120 miliard euro.

    4. Ajo qe nje rregull i tille do te beje eshte te rrisi korrupsionin ne vend. Sa here qe shteti detyron qytetarin qe te beje nje kontroll apo te marri nje dokument me shume, kjo ne Shqiperi do te beje qe mjeket te behen pasanike me parate nen dore qe do te marrin nga qytetaret per te kaluar testin. Dhe qytetaret e thjeshte do te paguajne me shume per te marre apo rinovuar patenten. Pra eshte nje takse me shume mbi ta.

    5. Rregulla te tilla rrisin koston e marrjes se patentes ne vend per qytetarin. Qe do te thote, ai qytetari i varfer qe nuk ka leke te paguaje dhe i duhet patenta vetem per te siguruar nje pune si shofer, do ngelet pa patente dhe pa pune.

    Bagetite dijne te bejne beeee-beeeee e meeee-meeee, njerezit gjykojne me mendjen e tyre pasojat e rregullave te tilla.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2014 më 10:40

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Testi i kerkuar psikologjik
    ka disa arsye perse behet.
    Te mos i jepen temes
    ngjyra politike.
    Le te mbahet fokusi te a eshte e
    drejte dhe perse ,apo eshte gabim
    apo i tepert ,i panevojshem?
    Testi duhet te behet dhe jepet
    patenta vetem atyre qe e kalojne
    testin psikologjik.Testi psikologjik
    i fituar i kaluar me sukses do vertetoje
    qe personi qe do marre patenten
    eshte i shendetshem nga trute,nga sistemi
    nervor,me reflekse te mira dhe i balancuar.
    Nqs sipas testit vertetohet qe personit
    nuk i punon arsyeja,eshte i vonuar,ritard
    ose vertetohet nga testi qe ka semundje mendore,ose eshte i cmendur ,atehere
    cfare do ndodhe nqs do i jepet patenta?
    Ai do marre makinen,beje idiotesira si
    pasoje e gjykimit te dobet,semundjes
    mendore ,ritardizmit apo cmendurise.
    Kjo do krijoje premisa per aksidente te renda,shtypje kalimtaresh me makine
    ose demtime prone private.
    Cfare do ndodhe me vone?
    Debili do arrestohet nga policia per aksident
    me pasoja vrasje ose demtim prone
    dhe do ti caktohet nje avokat mbrojtes
    Avokati menjehere sa te fillone te pyesi
    debilin do e kuptoje qe eshte brryl
    idiot dhe kontaktoje nje mjek ta vizitoje
    dhe beje test per shendetin e trurit.
    Mjeku do nxjerre perfundimin qe eshte
    i cmendur dhe do leshoje raport te firmosur
    ku do shqyrtoje rastin dhe vertetoje
    shkencerisht qe debili eshte i cmendur.
    Cfare do ndodhe me vone?
    Avokati mbrojtes i debilit do e perdore
    raportin e cmendurise te leshuar nga doktori
    ne gjyq si prove qe klienti i tij eshte i cmendur dhe klienti tij ska faj,pasi akti i te menduarit sakte ka qene i pamundur pasi
    klienti ka qene i semure nga trute ka qene
    i cmendur. dhe krimi ka qene nje aksident
    jashte vullnetit dhe jashte kapacitetit mendor
    te klientit.
    gjykatesit do i pelqeje argumenti i avokatit
    dhe do shpae klientin te pafajshem per krimet pasi klienti i akuzuar ka qene
    i cmendur.
    Rezultatiebili/i cmenduri ben krim dhe
    gjykata e nxjerr te pafajshem.
    Debili fiton gjyqin del i pafajshem?
    Kush paguan per nje kalimtar te vrare
    apo prone te demtuar?
    askush,pasi autori i vertete i krimit
    fitoi pafajesine nga gjykata.per pasoje eshte i shkarkuar nga cdo pergjegjsi fajesi per krimet dhe ska asnje detyrim per te paguar
    dhene demshperim per demet materiale apo vrasjet me makine
    Kjo eshte nje Arsye qe shteti do te sigurohet
    nga testet qe patente te mos i jepet debilave te cmendurve,psikopateve

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi eshte se shumica e shqiptareve jane prere nga i njejti brume si puna e psikopatit per kryeminister, dhe as nuk e kuptojne se keto "rregulla" do te rendojne mbi jeten e tyre. Ua shpjegon Albo por jam i bindur qe ju nga nje vesh do t'iu hyje e nga veshi tjeter do tu dali, e prape nuk keni per te mesuar gje.

    1. Eshte padegjuar qe per te marre patenten e makines duhet te besh "test psikologjik". Test fizik apo testin e syve, hajde se pranohet. Po test psikologjik? Mos duhet t'i leme pa patente shqiptaret e stresuar nga stresi i jetes e papunesia?

    2. Lajmi eshte qesharak dhe dashakeq pasi premisa e lajmit dhe kendveshtrimi i qeverise eshte qe: "shqiptaret jane psikopate prandaj bejne shume aksidente rrugore." Dhe nese i leme "psikopatet" pa patente, do te kete me pak aksidente ne rruge.

    3. Nese Gjermania e Franca bejne teste te tilla, ata jane me psikopate se sa psikopati yne. Dje doli nje raport qe korrupsioni ne ekonomine e BE eshte 120 miliard euro.

    4. Ajo qe nje rregull i tille do te beje eshte te rrisi korrupsionin ne vend. Sa here qe shteti detyron qytetarin qe te beje nje kontroll apo te marri nje dokument me shume, kjo ne Shqiperi do te beje qe mjeket te behen pasanike me parate nen dore qe do te marrin nga qytetaret per te kaluar testin. Dhe qytetaret e thjeshte do te paguajne me shume per te marre apo rinovuar patenten. Pra eshte nje takse me shume mbi ta.

    5. Rregulla te tilla rrisin koston e marrjes se patentes ne vend per qytetarin. Qe do te thote, ai qytetari i varfer qe nuk ka leke te paguaje dhe i duhet patenta vetem per te siguruar nje pune si shofer, do ngelet pa patente dhe pa pune.

    Bagetite dijne te bejne beeee-beeeee e meeee-meeee, njerezit gjykojne me mendjen e tyre pasojat e rregullave te tilla.

    Albo
    "testi psikologjik" , i cili ne popull quhet edhe "test i idioteve" ekziston qe 60 vjet ne Gjermani...
    Behet fjale per nje lloje vleresimi dhe keshillimi medicinal-psikologjik per ngarje ne trafikun rugor.

    Testi ne fjale nuk eshte i obligueshem per secilin, por kryesisht per ata qe permanent nuk i respektojne rregullat e komunikacionit.
    Brenda vitit jane rreth 0,1-0,3% te te gjithe shofereve ne Gjermani.

    Dicka e tille nuk eshte e keqe as per Shqiperine.
    Ne Shqiperi sigurisht se do te duhej te testoheshin minimalisht 10-20%...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-02-2014 më 20:52

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria e Rilindjes: Shqiptarët të bëjnë vizitë te psikologu për të marrë patent

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    "testi psikologjik" , i cili ne popull quhet edhe "test i idioteve" ekziston qe 60 vjet ne Gjermani...
    Behet fjale per nje lloje vleresimi dhe keshillimi medicinal-psikologjik per ngarje ne trafikun rugor.

    Testi ne fjale nuk eshte i obligueshem per secilin, por kryesisht per ata qe permanent nuk i respektojne rregullat e komunikacionit.
    Brenda vitit jane rreth 0,1-0,3% te te gjithe shofereve ne Gjermani.

    Dicka e tille nuk eshte e keqe as per Shqiperine.
    Ne Shqiperi sigurisht se do te duhej te testoheshin minimalisht 10-20%...
    testi duvet ti behet atij qe i hiqen piket, dmth, shofereve te rrezikshem. jo te gjithe shqiptareve.
    ne fakt teksti teorik mund te kete ne brendesi edhe nje test te vogel psikollogjik. ndaj ne gjithe boten behet teoria, vizita per shikimin che praktika. ligje te tjera shtese jane vetem karagjozlliqe.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •