Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor nga interesat e oligarkëve në pushtet

    Emri:  Jonathan-Moore-300x225.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  19.7 KB
    Kreu i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, tha dje në një diskutim për Ballkanin në Uashington se qeveria dhe opozita në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë në drejtim të procesit të integrimit euroatlantik. Në komentet e tij ai gjithashtu vlerësoi procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kolegia Keida Kostreci njofton:
    Zoti Moore tha se ishte shumë e rëndësishme që rotacioni politik në Shqipëri u bë në një mënyrë të rregullt dhe tha se qeveria aktuale, ashtu si edhe ajo e kaluara janë të angazhuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian:

    “Ishte e rëndësishme që krerët e të dyja palëve, opozitës dhe qeverisë së atëhershme e bënë të qartë që do të respektonin rezultatin e zgjedhjeve dhe pikërisht kjo ndodhi, megjithëse u harxhua gjithë ajo energji duke spekuluar se votat do të vidheshin nga njëra palë ose nga tjetra”.

    Kjo, tha zoti Moore dërgon një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për Bashkimin Evropian. Ai tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që vendimi, i cili nuk u mor dot, për statusin e kandidatit rekomanduar nga Komisioni Evropian, të merret këtë vit.

    “Ka shumë arsye për një gjë të tillë dhe shumë opinione të ndryshme se pse ndodhi, kush votoi në favor dhe kush kundër në BE, por thelbi është se qeveria që sapo kishte ardhur në pushtet, nuk kishte kohë të bënte shumë nga mesi i shtatorit e deri kur Këshilli Evropian mori vendimin”.

    Duke pasur parasysh se Këshilli Evropian do ta diskutojë këtë çështje përsëri në qershor, zoti Moore tha se, në muajt në vazhdim, qeveria së bashku me opozitën, ka shansin që të punojë intensivisht për çështjet që kanë të bëjnë me shtetin ligjor.

    “Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokororët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”.

    Zoti Moore tha se kjo duhet të bëhet përmes ngritjes së çështjeve nga institucionet ligjore dhe juridike.

    “Në Shqipëri ka shumë prokurorë dhe gjykatës të zotë dhe ata mund të merren me rastet që u parashtrohen atyre, apo kur i ngre organi i akuzës. Por këto çështje nuk duhet të diskutohen vetëm në arenën politike”.

    Zoti Moore tha se shteti ligjor do kohë të ndërtohet, por se duhen ndërmarrë hapat fillestarë. Ai përmendi si shqetësim për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, Lazaratin, duke thënë se shteti duhet të vërë të gjithë territorin nën kontroll.

    “Pika e rëndësishme, që u vu në pah edhe nga tranzicioni i qetë dhe demokratik, është se këtu nuk ka rol vetëm qeveria, por edhe opozita, pra për të gjetur mënyra për të mbështetur procesin jo vetëm duke u përpjekur të sigurohet mbështetje në BE, drejt së cilës kanë bërë një punë efektive, por ta vënë theksin tek mënyrat e bashkëpunimit”.

    Ai tha se qeveria e sotme, kur ishte në opozitë, jo gjithmonë i ka mbështetur hapat që duheshin marrë nga parlamenti.

    “Opozita e sotme ka premtuar se do t’i mbështesë hapat e nevojshme në parlament. Kjo duhet të vazhdojë. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë të bashkëpunojë me opozitën, të forcojë mesazhin, që të mos shihet si një parti ose koalicion kundër tjetrit. Dhe ka një farë kohe për ta bërë një gjë të tillë, por jo edhe aq. Pra duhet vepruar së më shpejt”.

    Ai theksoi se gjithsesi vendimi do të merret nga Bashkimi Evropian, por Shtetet e Bashkuara e mbështesin atë plotësisht.

    “Ne jemi dakord me Parlamentin Evropian dhe struktura të tjera se Shqipëria e ka merituar statusin e kandidatit por ne nuk kemi të drejtën ta marrim këtë vendim”.

    Klan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    keto te klan flasin gjithnje te verteten
    i dua shume
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Korrupsioni në Ballkan, John Kerry: Me para shtypen kundërshtarët, blihen politikanë dhe media

    Sekretari i Shtetit John Kerry ka ngritur shqetësimin se në vendet e Ballkanit korrupsioni është një barrë nën të cilën jetojnë qytetarët. Sipas tij për në këto vende përdoret paraja për të blerë politikanë dhe media. Sipas sekretarit amerikan me këtë problem përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore, raportion Zëri i Amerikës.

    “Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,” tha zoti Kerry.

    Ai I bëri komentet gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.

    Sekretari i Shtetit John Kerry u ndal tek gjendja në Ukrainë. “Megjithëse ka elementë shqetësues dhe një situatë kaotike në rrugët e Kievit, pjesa më e madhe e ukrainasve duan të jetojnë të lire, në një mjedis të sigurtë, në një vend të begatë dhe po luftojnë për të drejtën për të bashkëpunuar me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në këtë betejë”.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Basha: Shqetësimet e SHBA për Shqipërinë, të njëjta me ato të opozitës

    Deklaratat për korrupsionin dhe sjelljen politike në Shqipëri nga dy zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbështetur sot nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të lartë amerikanë Jonathan Moore dhe John Kerry, Basha tha se SHBA ka shprehur të njëjtat shqetësime që ka dhe opozita në Shqipëri.

    “Nga ana tjetër jam i lumtur që Departamenti i Shtetit, SHBA vlerësojnë kursin e opozitës si një mbështetëse e integrimit evropian të vendit, dhe dua të theksoj se opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha hapave dhe masave që çojnë në drejtim të integrimit evropian të Shqipërisë. Nuk mund të mos ndalem tek shqetësimi i shprehur nga kreu i diplomacisë amerikane, për atë që e theksoi si një trend të kapjes së institucioneve, blerjes së pushtetit dhe vënies së mediave nën kontroll përmes mjeteve financiare. Eshtë një alarm që SHBA ka ngritur për Ballkanin në përgjithësi dhe realiteti shqiptar është pjesë e këtij shqetësimi.”- u shpreh Basha sot për mediat.

    Ai i bëri komentet gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Ahmet Gashi”në Laprakë.

    Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ngriti shqetësimin e korrupsionit në vendet ballkanike ku përfshihet dhe vendi ynë. “Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,” tha Kerry.

    Ndërsa shefi i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore kërkoi që qeveria të gjente mënyrën për të bashkëpunuar me opozitën dhe se akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve duhet ti ngrinin prokurorët jo qeveritarët. “Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokurorët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”, – u shpreh zyrtari i lartë i DASH-it.

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Korrupsioni, Pëllumbi: S’ka veprime nga Qeveria

    Profesori i socialistëve komenton deklaratat e Kerry dhe Moore.

    “Zyrtari i SHBA e tha qartë, mos u anko për paraardhësin”.

    Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, shprehet se qeveria i ka votat dhe mjetet që ta çojë deri në fund luftën kundër korrupsionit. Duke komentuar deklaratat e sekretarit të Shtetit të SHBA-ve John Kerry dhe kreut të Zyrës për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, për luftën kundër korrupsionit, Pëllumbi tha se politika shqiptare duhet të ndërtojë mekanizmat ligjorë për të luftuar korrupsionin.

    “Deklarata e Jonathan Moore ishte më e drejtpërdrejtë për Shqipërinë, me të drejtë ai tha se korrupsioni nuk luftohet duke u ankuar për paraardhësin, pasi tani nuk je më në opozitë por je në pushtet. Je një maxhorancë e konsoliduar dhe të gjitha rastet e korrupsionit duhen denoncuar dhe dërguar në Prokurori. Nëse Prokuroria është apatike, i ke numrat dhe mekanizmat ligjorë për të rregulluar drejtësinë, për të hequr ata prokurorë që zvarrisin dosjet e korrupsionit dhe të mos shkojmë përsëri si në rastet e mëparshme kur një zyrtar i lartë i shpëtonte drejtësisë për shkak të procedurës”, tha Pëllumbi.

    Sipas tij, jemi në kohën që qytetarët, pesë muaj pas marrjes së pushtetit, kërkojnë rezultate konkrete në të gjitha drejtimet, veçanërisht kundër korrupsionit…

    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    weee po kur e thon ket fjal dhe amerikanet te mushet menja plotsisht lol

    edhe sot mas gjasht vjetesh administrata e obames akuzon administraten e bushit per deshtimet e ksaj administrate lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Deklarata e Kerryt, Berisha: Aktuale për Shqipërinë, heshtja e qeverisë flet më shumë se çdo fjalë

    TIRANË- Ish- kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-së për rajonin në Konferencën Botërore për Sigurinë. “Së pari dua të përshendes perzemersisht qëndrimin dhe shqetësimin e Qeverisë së SHBA për rajonin, perfshi ketu dhe Shqiperine, shprehur keto dite nga sekretari John Kerry ne konferencen boterore per sigurine ne Munich, i cili paralajmeroi se aspiratat e qytetareve te disa pjeseve te Europes Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit po shkelmohen nga interesa oligarkike dhe korruptive, interesa qe perdorin parate per te shtypur opoziten politike dhe disidencen, blere politikane dhe media dhe per te dobesuar pavaresine e gjyqesorit.”- shkruan Berisha.

    Në një status në “facebook” ai shkruan se deklaratat e John Kerry janë aktuale për Shqipërinë. Sipas tij Shqipëria krijoi mazhorancën e radhës duke vjedhur vota. “Kjo deklarate e Sekretarit John Kerri eshte me aktuale se kurre per Shqiperine, vendi ne te cilin kreret e mazhorances erdhen ne pushtet duke blere vota dhe kane hapur merkaton e deputeteve dhe politikaneve, vendi ku i mohojne opozites te drejtat e saj kushtetuese, perdorin per qellime politike luften kunder korrupsionit, hedhin poshte me vendime qeverie nene te Kushtetutes, ligjet e vendit, vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe gjykatave te tjera te vendit dhe kontrollon mbi 85% te mediave te vendit.

    Pikerisht per te gjitha keto arsye, Rama vet dhe me urdher te tij, ministrat heshten si fije e barit per deklaraten e Sekretarit Kerri. Por heshtja e tyre flet me shume se cdo fjale apo fjalim tjeter!!”- thuhet në postimin e Berishës.

    (a.n/BalkanWeb)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit
    Pohimi im eshte me i sakte...
    Nuk ndertohet shteti ligjor kur je shteti me i varfer ne Ballkan dhe Europe.

    Perderisa do te jete keshtu, nuk do te kete kurre shtet ligjor te standardeve mesatare europiane.
    Shqiperise do ti nevojiteshin dhjetra miliarde ndihma dhe investime, per te mbajtur hap me shtetet mesatarisht te zhvilluara te Europes. Keshtu sic eshte vec ndonje katastrofe e papritur dhe e favorshme ne vende tjera mund ta sjelle ne nje pozite me te mire.
    Shqiperia po te mos i kishte detin dhe natyren relativisht te bukura, natyrisht edhe nje pjese te njerezve dhe historise, s'do ja vlente as te permendej.
    Pervec per krahasime sarkastike, sic ndodh shpesh ne shume vende perendimore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Ja fusni kot me keto tituj temash.Ajo qe thot Moore eshte:

    “Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokororët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”

    Pra po u thot qeverise ose veproni duke denuar ata qe kane shkelur ligjin ose qepeni gojen mos beni llap llap kot.Pra po i nxit per te vepruar.Dhe tema duhej te kish kete titull:

    SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke folur per paraardhësit por duke i futur ne burg shkelesit e ligjit
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    weee po kur e thon ket fjal dhe amerikanet te mushet menja plotsisht lol

    edhe sot mas gjasht vjetesh administrata e obames akuzon administraten e bushit per deshtimet e ksaj administrate lol
    Po kur e thote shoku Servet Pellumbi te mbushet mendja? Apo ti e beson vetem kur e degjon nga goja e bashkefshatarit, Namik Dokle?

    Po ato qe thote John Kerry me lart a i lexon?

    Po na e zene amerikanet qeverine e rilindjes me gurre, e nuk kemi filluar as te rilindim mire...

    Albo

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    mos u merr ti me namika e me serveta me shoke e me shoqe po shif se na e mushe kompjutrin me virusa sa her hyjm ne ket forum

    qka jan kto lightsparks qe na kerkohen me upload kur hyjm ne ket faqe? merru me mirmbajtje forumi se te lan ment mas prapagandes berishiane.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    John Kerry ka të drejtë të paralajmërojë

    Nga: QAZIM TEPSHI

    Disa ditë më parë Sekretari i Shtetit të SHBA, John Kerry, në konferencën e sigurisë të Europës në Mynih bëri një deklaratë alarmuese për disa vende të Europës Qendrore, Juglindore dhe vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndër të tjera, Sekretari i Shtetit, thekson se: “Ka një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe ne Ballkan… Aspiratat e qytetarëve në këto vende po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke (të pakicës së pasuruar për një kohë të shkurtër në rrugë jo të pranueshme, e jo të ligjshme), interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe të drejtat e organizatave jo qeveritare”.
    Pak a shumë në këtë linjë ishte dhe deklarata e Drejtorit të Marrëdhënieve për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, në Universitetin Hopkinks të SHBA, i cili konsideron sfidë kryesore për qeveritë e vendeve të Ballkanit luftën ndaj korrupsionit. Ashtu si Sekretari Shtetit, edhe ai përforcoi këmbënguljen e SHBA për integrimin Euro-Atlantik të rajonit. Një vazhdimësi politike, qofshin demokratët apo republikanët në pushtet në SHBA, dignitarët e tyre theksojnë objektivin kryesor; një Europë e bashkuar, e lirë dhe në paqe.
    Pse gjithë ky shqetësim i këtyre dignitarëve të rëndësishëm të SHBA para ngjarjeve të rënda midis Rusisë dhe Ukrainës, tani për tani për çështjen e Krimesë? Duket se SHBA kishin dhe kanë informacionin e nevojshëm për krizat që përgatiteshin në këtë zonë, por dhe afër Ballkanit e të Shqipërisë, me ndihmën e Rusisë. Kishte kohë që flirtet e disa shteteve europiane e të Ballkanit me Rusinë dhe me Kinën ndihmonin në një fare mënyre nxitjen e krizave. Kina dhe Rusia bashkëpunojnë prej kohësh në fushat ekonomike, ushtarake, politike midis tyre për të ushtruar jo vetëm ndikimin, por edhe prezencën reale politike në zonat e Europës dhe Ballkanit. Në disa nga këto vende, që një këmbë e mbajnë në BE dhe një këmbë e mbajnë në Rusi e Kinë, ka prezencë të tyre edhe ushtarake, ka financime të mëdha në porte, autostrada, rafineri, gazsjellës, etj. Kur këta shtete hapin portat për Rusinë dhe Kinën dhe kanë në drejtimin e shtetit një oligarki e korruptuar që përdor paratë për të shtypur opozitën, blerë median, organizatat jo qeveritare, politikën, gjyqësorin, shtypur kundërshtarët politikë, krijojnë lehtësisht terrenin të përdorin dy lloj politikash, herë me SHBA e herë me Rusinë e Kinën dhe ky vulnerabilitit politik, ekonomik dhe ushtarak i tyre nuk mund të kontribuojë më për eliminimin apo neutralizimin e krizave afër tyre, pasi gjatë ecurisë së tyre krijojnë kushtet për kriza të tjera tek vetë ata, apo tek fqinjët e tyre.
    Por që të jetë kjo Europë e Bashkuar, e lirë dhe në paqe, përbën domosdoshmëri që secili vend në rajonin e Europës dhe në Ballkan, të kontribuojë që problemet e vështira të zgjidhen në rrugë normale qytetare, me një proces politik të pranueshëm demokratik, pa qenë nevoja për ndërhyrje, ndikim, presion nga jashtë. Europa i përket Perëndimit, pjesë e saj është dhe Ballkani dhe secili vend i këtij rajoni duhet të respektojë hapësirën etike të çdo populli, vizionin kulturor a fetar të secilit. Nuk mundet vetëm SHBA të kenë objektiv kryesor Europën e Bashkuar të lirë e në paqe, por edhe kjo Europë duhet ta ketë objektiv kryesor këtë rrugëtim paqeje, lirie, demokracie e prosperiteti për veten e saj e për lidhje të ngushta me SHBA. Në vijim të kësaj del nevoja që brenda secilit vend të krijohet një kulturë e domosdoshmëri që ngushton deri në asgjësim ato elemente për të cilat është e shqetësuar SHBA, nëpërmjet John Kerry-t. Gjejmë të njëjtat fenomene për të cilat ankohet John Kerry në të gjitha vendet e Ballkanit, pa u zgjeruar tek vendet anëtare të BE, që kanë dhe ato korrupsion të madh, përderisa zhduken miliarda Euro, siç është rasti i Greqisë, Italisë, etj. Apo të mos kenë krijuar prioritete për organizma të specializuara të vendeve tjera fqinje për të ndikuar në ecurinë ekonomike, politike e shoqërore të vendit të tyre.
    Rastet kur një shtet ka përdorur institucionet e inteligjencës për të blerë e hapur biznese të rëndësishme në vendin fqinj, për të ndikuar në ecurinë politike të këtij apo atij vendi, janë të njohura. Në sajë të këtyre politikave, Rusia është ngulur në Ballkan dhe po kaq afër kësaj është dhe Kina. Mali i Zi, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia nuk mund të mbahen pa këtë lojë që rëndon politikën e BE-së dhe atë amerikane, si dhe objektivin për një Europë të bashkuar në paqe e në liri. Rusia është duke ngritur baza ushtarake dhe po i largon këto vende nga perspektiva e anëtarësimit në NATO. Serbia po kundërshton, me mbështetjen e Rusisë, ngritjen e forcave të armatosura të Kosovës, pasi vetëm me forca të armatosura Kosova mund të bëhet pjesëtare e NATO-s dhe merr forcë ruajtja e paqes dhe stabiliteti në rajon, që duhet të ketë perspektivën që të gjitha vendet e Ballkanit të anëtarësohen, që të shmanget rreziku i krijimit të krizave, si ajo e Ukrainës. Serbia këmbëngul të bëjë zgjedhje parlamentare në Kosovë, për popullsinë me origjinë serbe, duke shkelur hapur çdo normë ndërkombëtare e krijuar vend për kriza të reja në rajon, me ndihmën e Rusisë. BE nuk mban qëndrim të prerë se disa shtete anëtare të saj vazhdojnë politikat e dyzuara, duke e bërë të paaftë BE-në të ndikojë.
    Që Europa të vijojë rritjen e bashkuar, e lirë dhe në paqe, duhet të rishikojë politikat e saj ndaj anëtarëve dhe duhet të riforcojë kartën e saj të bashkëpunimit. Nuk mund të qëndrojë e paalarmuar BE, kur Bullgaria, kundër politikës së përbashkët, justifikon punimet për ndërtimin e gazsjellësit South-Stream të Gazpromit rus, që kërkon të mënjanojë Ukrainën për furnizimin e Europës, gjoja me marrëdhënie dypalëshe. Nuk mund të vazhdojë politika përkëdhelëse ndaj Serbisë, kur ajo nuk e njeh Brukselin dhe nuk don t’ia dijë për qëndrimin kundërshtues të Brukselit në ndërtimin e gazsjellësit South-Stream me Rusinë. Kështu mund të flitet dhe për Rumaninë, Hungarinë, Slloveninë, etj., për këtë projekt rus që mban në vartësi energjetike BE-në. Dhe Gjermania duhet të gjejë zgjidhje nga vartësia e gazit rus.
    Janë të pashpjegueshme qëndrimet e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit për mbështetje e financime ekonomike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e pas pavarësisë së Kosovës. Greqisë iu dhanë për tre vjet mbi 200 miliardë euro, kur një këmbë e ka mbajtur te Rusia. Ndërkohë nuk mund të tolerohet kur BERZH për dhjetë vite financon 1,2 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit, kur Kina mendon që brenda pesë vitesh të financojë koncesione për 150 miliardë euro. Duket se Kina po i bën presion Europës, ashtu si Rusia dhe po shfrytëzon vulnerabilitetin e vendeve të Europës Juglindore e të Ballkanit, që nuk po njohin akoma vitalitet ekonomik dhe nuk shohin mundësira financiare për të dalë nga kriza ekonomiko-financiare që po zgjat nga gjashtë vite.
    Pra, kemi një luftë gjeopolitike që vazhdon dhe mund të ashpërsohet midis Perëndimit dhe Lindjes përtej sferave ekonomike, ajo mund të përkeqësohet dhe më tej nëse kriza e ndërtuar në Ukrainë nuk zgjidhet në interes të sovranitetit të këtij vendi, që dyqind vjetet e fundit është bërë avanpost i Rusisë drejt Europës, kur kjo dobësoi Turqinë. Kjo luftë në Ballkan mund të ndihet më shpejt, pasi disa nga vendet e tij përdorin tensionin etnik dhe kishtar ortodoks për të mbajtur nën presion këtë apo atë vend fqinj, nuk respektojnë njëlloj të drejtat e minoriteteve, siç bën Bosnja dhe Serbia; apo kërkojnë më shumë të drejta për minoritetin e tyre se sa u japin atyre të vendeve të tjera, siç është rasti flagrant i Serbisë dhe Greqisë, kërkohet të mbahet nën presion popullsia tjetër shtetformuese, siç përpiqet të bëjë FYROM, ngushtohet në numër minoriteti tjetër duke përdorur presione qeveritare e kishtare, siç bën Mali Zi me shqiptarët dhe Serbia me popullsinë jo serbe të Sanxhakut, Vojvodinës, Medvegjes, Bujanovcit e zonave kufitare me Bullgarinë; nuk i njihet e drejta dhe as emri minoritetit, bile e quan veten vend pa minoritet, pasi popullsitë tjera kanë formuar ndërgjegjen kombëtare të saj, siç është Greqia, dhe sipas politikanëve grekë, minoritetet tjera nuk mund të formojnë ndërgjegjen kombëtare të kombeve të tyre se kështu komandon Kisha ortodokse atje, në Serbi, Rusi e gjetkë ku ka kësi lloj kishe.
    Këto lloj veprimtarish e politikash që nxisin nacionalizmin për të larguar vëmendjen nga krizat ekonomiko-financiare, krijojnë hapësira për ndërhyrjen shfrenuese të Rusisë, pse jo dhe të Kinës në Ballkan për ta mbajtur larg nga Europa dhe për ta dobësuar Europën e Bashkuar.
    Përgjegjësi për këtë mban dhe vetë BE, që akoma përdor dy lloj afrimesh ndaj vendeve të Ballkanit dhe duket sikur bën dashuri pa shpresë me Serbinë vetëm që ajo mos afrohet më shumë me Rusinë. Ndoshta drejtuesit e rinj të BE-së, pas zgjedhjeve që vijnë, do të mundësojnë një prani më të madhe e imponuese edhe në vendet tjera të Ballkanit dhe do të nxisin më shumë mbështetje ekonomiko-financiare e të mos ia lenë atë vetëm Berzhit dhe të ashtuquajturit projekt për integrimin ekonomik të rajonit. Përsërisim dhe një herë nevojën e forcimit të marrëdhënieve BE-SHBA dhe të koordinimit të veprimtarisë midis tyre për të mënjanuar mundësitë për kriza të reja në rajonin e Europës Juglindore dhe të Ballkanit. Ndoshta Ballkani mund të kalojë më lehtë në kriza të tjera, për shkak të lidhjeve politike e fetare ortodokse me Rusinë, nëse nuk lëvizet me një diplomaci imponuese e lidhje më të forta midis BE e SHBA. Ukraina ka gjasa të shkojë gjatë, pasi dhe në Turqi, Siri e disa vende të Lindjes së Mesme shkohet drejt krizave të vazhdueshme, që favorizojnë Rusinë dhe Kinën, që kanë kohë që duan të krijojnë zonën e tyre. Urojmë që paralajmërimi i John Kerrit të iniciojë më shumë vëmendje të BE-së për unitet midis saj e lidhje më të forta me Ballkanin, siç pati efekt paralajmërimi i Kisingerit njëzet vjet më parë.
    Shqipëria dhe Kosova e kanë më të lehtë të afrohen me BE-në e të kenë rol përgjegjës në Ballkan për të lehtësuar objektivin e SHBA për Europën e Bashkuar. Natyrisht që duhet të edukojnë forcat e veta politike, që vijnë vërdallë pas fjalës konsensus, që nuk realizohet jashtë politikës kombëtare. Në Shqipëri kërkohet besueshmëri ndaj politikës së SHBA dhe të mos përdoret çështja e statusit kandidat si politike për të krijuar tensione të brendshme të pajustifikuara. Statusi nuk merret me shantazhe të njërës forcë politike kundër tjetrës, për të shmangur luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk jemi gati, mirë do të ishte të lihej për vitin tjetër ky lloj statusi dhe të forcohej lufta kundër korrupsionit e lidhjeve të dyshimta nga jashtë.

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •