Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Rama rikthen nismën e Berishës “Shqipëria 1 euro”

    Rama rikthen nismën e Berishës “Shqipëria 1 euro”

    Kryeministri Edi Rama i është rikthyer nismës së para-ardhësit të tij Sali Berisha, duke premtuar në Milano “Shqipërinë për 1 euro”. Gjatë një takimi që ka pasur me sipërmarrës italianë në Milano, Rama ka ofruar mundësi dhe lehtësira për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha italiane, duke ofruar objekte shtetërore për shfrytëzim.
    “Jemi gati të mirëpresim sipërmarrësit duke u vënë në dispozicion struktura ekzistuese si kapanone apo baza ushtarake me qira një euro, pavarësisht nga metrat katrorë, me kontrata të përjetshme”, tha Kryeministri Edi Rama në një takim në qytetin e madh industrial të Italisë së veriut. Kryeministri po qëndron në Milano, për takime me sipërmarrës në filialin italian të kompanisë gjermane “Bosch”. Agjencia Tele-grafike Shqiptare citoi zotin Rama të ketë thënë se Shqipëria është gati të mirëpresë sipërmarrjet italiane duke u dhënë me qira të përjetshme hapësira me vlerë një euro. Kjo është etapa e tretë e Kryeministrit, siç raportoi agjencia për këtë çështje, të “turit të tij italian me qëllim thithjen e investimeve”.

    Ish-opozita
    Një vit pas ardhjes në pushtet, më 2006-n, ish-kryeministri Berisha i ftoi sipërmarrësit e huaj që të investojnë në Shqipëri duke ofruar një taksë simbolike një euro, nismë që u kritikua shumë nga opozita e atëhershme, sot në pushtet. Gjatë një tryeze për çështjet eko-nomike, Edi Rama tha se nisma “Shqipëria 1 euro” nuk solli asnjë rezultat. “Shtatë vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësim: as Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjetike. Punësim nuk ka sjellë as mbjellja imagjinare e miliona ullinjve dhe as taksa e sheshtë. Madje, kjo e fundit ka thelluar hendekun mes një shumice dhe një pakice pak të paguar”, është shprehur Rama. Po ashtu dhe kryetari aktual i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, e ka cilësuar këtë nismë të Berishës si shitje të vendit. “Ju shpallët nismën ‘Shqipëria 1 euro’ si iniciativën tuaj personale për të tërhequr investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Tani duket sikur vendi është në shitje, ndërsa ju ngjani gjithnjë e më tepër me atë tregtarin e zotë rom që një herë në muaj thërret mes pazarit më të lirë: U hap thesi!”, është shprehur Braçe.

    Intervista
    Gjatë një interviste në gazetën italiane “Republica”, Edi Rama ka sqaruar ftesën e tij drejtuar sipërmarrjes italiane. “Ndërmarrjet italiane e shohin Shqipërinë si një vend që duhet pushtuar. Kanë shprehur interes ato kompani që punojnë në fushën e hidroenergjisë elektrike në Shqipëri, sepse ne kemi shumë burime ujore. Pas Norvegjisë, ne jemi vendi më i pasur në Europë në burimet hidrike. Edhe kompanitë në industrinë e turizmit do të kishin shumë për të fituar nga bregdeti ynë i bukur, por gjithashtu edhe kompanitë që merren me bujqësinë dhe infrastrukturë”, tha Rama.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Rama rikthen nismën e Berishës “Shqipëria 1 euro”

    Kur ishte ne opozite majmuni cirrej: "Berisha po na e shet Shqiperine per 1 euro".

    8 vjetet qe ishte ne opozite, kur Berisha nenshkruante kontrata me koncensione me biznese te vendit e te huaja bertiste: "Kur te vijme ne ne pushtet, do ti prishim kontratat!"

    Tani qe majmuni u be kryeminister vete ne Itali e thote:

    "Per 1 euro hajde merrni toke ne Shqiperi per te hapur biznesin tuaj!"

    Edhe po deshe mos e quaj majmun pastaj.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •