Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Burgu i Rrogozhinës përpihet nga flakët, 78 të burgosur transferohen në Peqin

    Zjarri, 78 të paraburgosur transferohen në burgun e Peqinit

    Paraditen e sotme 78 te paraburgosur qe mbaheshin ne burgun e Rrogozhines jane transferuar ne ate te Peqinit. Shkak eshte bere renia e zjarrit nje nate me pare ne Burgun e Rrogozhines.

    Nderkohe qe personat e asfiskuar jane transportuar ne spital. Ne spitalin e Kavajes jane shtruar 21 persona me probleme.

    Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve permes nje deklarate per mediat ben me dije se nje i paraburgosur është dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë dhe një tjetër në Spitalin Rajonal të Durrësit.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Burgu i Rrogozhinës përpihet nga flakët, 78 të burgosur transferohen në Peqin

    Zjarri në burgun e Rrogozhinës, i qëllimshëm. Policia: Zbulohen 2 autorët, planifikuan arratinë

    Emri:  burgu-300x162.png

Shikime: 91

Madhësia:  53.5 KB
    Pamje nga burgu i Rrogozhines

    UPDATE- Policia e Kavajës ka konfirmuar zyrtarisht se zjarri në burgun e Rrogozhinës ka qenë i qëllimshëm.

    Në akuzë për këtë vepër penale janë dy persona që ishin në burgun e Rrogozhinës, të cilët mes tyre kishin hartuar edhe një plan arratie që në fakt nuk u eci.

    Korrespondenti i “Panorames”, duke iu referuar burimeve nga policia e Kavajes bën me dije se hetimet kanë treguar se zjarri është i qëllimshëm dhe është vënë nga dy të paraburgosur. Ata i kane vene flaken nje dysheku, duke perdorur nje cigare te ndezur.

    Ata janë identifikuar nga policia dhe janë Ledion Gjoka i akuzuar për vjedhje dhe Jurgen Muçelliu i cili ndodhet nën masën arrest me burg për armëmbajtje pa leje. Synimi i tyre mesohet te kete qene nje plan arratie nga burgu.

    Zjarri 78 të paraburgosur transferohen në burgun e Peqinit

    Paraditen e sotme 78 te paraburgosur qe mbaheshin ne burgun e Rrogozhines jane transferuar ne ate te Peqinit. Shkak eshte bere renia e zjarrit nje nate me pare ne Burgun e Rrogozhines.

    Nderkohe qe personat e asfiskuar jane transportuar ne spital. Ne spitalin e Kavajes jane shtruar 21 persona me probleme.

    DPB: Po hetohen shkaqet (deklarata e plote)

    Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve permes nje deklarate per mediat ben me dije se nje i paraburgosur është dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë dhe një tjetër në Spitalin Rajonal të Durrësit.

    “Shtetasit e paraburgosur, që kishin nevojë për trajtim mjekësor, janë shoqëruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe është ndjekur hap pas hapi gjendja e tyre shëndetësore”- njofton DPB.

    Sipas saj, dje rreth orës 20:35, në IEV Penale Rrogozhinë në godinën 3 të Paraburgimit, sektori 3, dhoma 1, është konstatuar një vatër zjarri. Menjëherë nga shërbimet e sigurisë së institucionit janë marrë masat për neutralizimin zjarrit, si dhe garantimin e jetës së personave të paraburgosur.

    “Në të njëjtën, kohë është bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, Shërbimin e Zjarrfikësve, Prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe garantuar elementet e sigurisë në këtë institucion”.

    DPB garanton se shtetasit e paraburgosur, që kishin nevojë për trajtim mjekësor, janë shoqëruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe është ndjekur hap pas hapi gjendja e tyre shëndetësore.

    “Veprimet paraprake hetimore proceduriale janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Aktualisht, po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit”- thuhet ne deklarate.

    Gjendja në IEVP Rrogozhinë është nën kontroll dhe në standardet e kërkuara të sigurisë. Nga ana e institucionit janë marrë masat për zhvillimin normal të aktiviteteve në IEVP Rrogozhinë, si dhe për të informuar familjarët e personave të paraburgosur.

    Panorama

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Burgu i Rrogozhinës përpihet nga flakët, 78 të burgosur transferohen në Peqin

    te japi menjehere doreheqjen saimir tahiri mendoj une
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •