Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani Çaushit, specialist antidroge në Vlorë

    Paloka: Rama ia beson luftën ndaj drogës ushtarit të Zani Çaushit. Lici, anëtar i bandës në ’97



    TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar specialistin e antidroges se Vlores, Ardian Lici, si ushtarin e Zani Caushit, nderkohe qe kryeministri Rama dhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e ka vene ate per te luftuar trafikun e droges.

    “Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës”- tha kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka.

    Sipas tij, nuk ka asgje per te habitur pse sasia e droges se kapur ne vendet fqinje eshte rritur se Edi Rama dhe Tahiri ia kane besuar luften kunder droges ushtareve te Zanit.

    Sipas Palokes ai është emëruar edhe pas vitit 1997 në polici dhe është shkarkuar në 2003 sepse gëzhojat e pistoletës së tij u gjen në një vend krimi.

    Deklarata e plote
    Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj.

    Nëse doni të dini se si rilind policia e shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.

    Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.

    Ardian Lici ka qënë një nga ushtarët e Zani Çaushit, dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne.

    Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës.

    Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.

    Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e anti-drogës së Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë për t’u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur.

    Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani Çaushit, specialist antidroge në Vlo

    u dhi albo me keto lajme u dhi fare era po i vjen dhe ketu
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3

    Për: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani Çaushit, specialist antidroge në Vlo

    Ky mesa duket eshte nga 300,000 te punesuarit qe u premtuan per kete mandat
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Denoncimi i PD: Rama emëron ushtarin e Zani Çaushit, specialist antidroge në Vlo

    Polici: Në ’97 negociova me Zani Çaushin, PD: S’presim përgjigje nga banditët

    VLORE - Specialisti i antidrogës në Policinë e Vlorës, Adrian Liçaj bën të ditur se do të kallëzojë penalisht kryetarin e grupit të PD-së, Edi Paloka, për dëmtim moral dhe përbaltje të Policisë së Shtetit. Duke iu referuar videos së paraqitur nga PD, ku specialisti i Policisë shfaqet pranë Zani Çaushit, Liçaj deklaroi në një intervistë për “News24” se ekzistojnë dëshmi që vërtetojnë se në atë moment ai po kryente negociata për të lejuar gazetarët të kalonin urën e Mifolit.

    “Negociatat i kam kryer si efektiv policie. Për rastin ka dëshmitarë, mes tyre edhe Frrok Çupi. Ftoj Palokën të japë versionin e plotë të videos. Do të kallëzoj penalisht Edi Palokën për dëmtim moral.”- deklaroi Liçaj.

    INTERVISTA E REALIZUAR NGA GAZETARI ENRIK MEHMETI

    Zoti Liçaj, jeni akuzuar nga ana e PD-së për pjesëmarrje në banda në vitin 1997, cili është reagimi juaj?

    Pikërisht për këtë kam ardhur, për ta përgënjeshtruar këtë prononcim të deputetit Paloka ndaj personit tim. Në atë periudhë unë kam qenë efektiv i Policisë së Shtetit dhe në kohën më të vështirë, që nga zotëria Paloka dhe nga partia e tij e lanë Policinë e Shtetit në mëshirë të fatit. Në atë periudhë që zoti Paloka më akuzon, jo që unë quhem Adrian Liçaj dhe jo Adrian Lici siç më etiketon zoti Paloka, të interesohet mirë në burimet nga i ka marrë këto. Unë nuk jam larguar asnjëherë me përjashtime nga Policia e Shtetit. Gjithmonë dy-tre raste që mund të kem patur për arsye personale, kam bërë procedurat siç janë. Dosja ndodhet në Policinë e Vlorës, ta verifikojë. Do ishte më mirë t’i verifikonte se sa të na përdorte për intrigat e tij politike.

    Çfarë bënit atë ditë në urën e Mifolit?

    Në urën e Mifolit, unë bashkë me disa shokë të mi që kemi qenë në policinë kriminale, na u tha që është bllokuar ura. Jemi nisur me një fuoristradë po nga Policia e komisariatit të Vlorës, që ishte si ishte atëherë periudha e policisë, dhe jemi nisur në drejtim të urës së Mifolit. Atje ndodhej banda e Zani Çaushit, e cila kishte bllokuar urën e Mifolit. Si djalë Vlore, si kushdo që të ishte, hyra në negociata për të biseduar për të liruar urën. Në atë BMË që ndodhet aty ka qenë dhe i nderuari Frrok Çupi bashkë me gazetarët dhe nëse videoja jepet plotësisht, unë kam replikuar për të hapur rrugën. I kam thënë zotëri ka gazetarë që vijnë për të marrë informacion për gjendjen e Vlorës. Kjo është gjithë debati. Kemi ikur bashkë me shokët e mi, njëri nga ata është sot dëshmor para komisariatit të Vlorës. Por zoti Paloka mbase i donte të gjithë dëshmorë, të vinte të vendoste ndonjë tufë me lule, ta kishte hipokrizi. Ne mbijetuam falë shoqërisë dhe miqësisë dhe që jemi vlonjatë.
    Ka pasur edhe një akuzë të dytë në lidhje me largimin tuaj nga policia...
    Absolutisht nuk janë të vërteta. Shefi i kuadrit aty është, dosja është, të vijnë ta studiojnë. Nëse unë mbaj përgjegjësi ligjore për këtë akuzë që ka bërë zoti Paloka. Po të shikojë tek instancat e tij dhe tek bashkëpunëtorët e tij që sot mund t’i ketë të titulluar, që sot vazhdojnë në Policinë e Tiranës, në ministri apo në dikastere dhe të shikojnë ato pistoletat, ato gëzhojat se mos i del i ndonjë njeriut të tij. Do t’i drejtohem gjykatës dhe prokurorisë për dëmtim moral, që më ka bërë zoti Paloka, në një moment që unë jam rikthyer si të gjithë shokët e mi, me kërkesë që Policia e Vlorës ka patur vende bosh, dhe duke bërë gjithë procedurat e duke konkurruar si gjithë të tjerët.

    PD, RISTANI: NUK PRESIM PËRGJIGJE NGA BANDITËT

    Në përgjigje të reagimit të efektivit të policisë së Vlorës, deputeti demokrat Arben Ristani deklaroi se PD-ja pret përgjigje nga qeveria për këtë çështje, dhe jo nga “banditë”.

    “Dje, ne denoncuam përfshirjen në policinë e Vlorës të ushtarit të Zani Çaushit, dhe i kërkuam qeverisë të reagojë e të japë shpjegime. Një ditë më pas, reagon ushtari i Zani Çaushit, tashmë polic i antidrogës në Policinë e Vlorës, dhe kërcënon opozitën. Partia Demokratike nuk pret përgjigje nga banditët, por nga shefat e tyre politikë. Fakti që nuk reagon qeveria, por banditi i Zani Çaushit, tregon se eprorët e tij, Tahiri dhe Rama janë bërë njësh me krimin, dhe zëri i ushtarit të Zanit, është zëri i Tahirit dhe Ramës.”- deklaroi Ristani.

    AKUZAT E PD-se
    Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka akuzuar dje qeverinë se ka vendosur në policinë e Vlorës një nga “ushtarët” e bandës së Zani Çaushit. Sipas Palokës lufta kundër drogës në vendin tonë tashmë është lënë në duart e ushtarit të Zanit.

    “Nëse doni të dini se si rilind Policia e Shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i antidrogës në Vlorë. Ardian Lici ka qenë një nga ushtarët e Zani Çaushit dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne. Kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit ‘97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë. Luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë”, - u shpreh Paloka.

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •