Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17

    Banda e Tritolit: Atentati ndaj Ardian Kollozit u pagua 7500 euro

    Rrėfimi i Sinanit. Atentati ndaj Kollozit u pagua 7500 euro

    Emri:  ardian-kollozi-pallati-300x198.jpg

Shikime: 449

Madhėsia:  22.4 KB
    [iArdian Kollozi, Pallati nė Vlorė ku banon Ardian Kollozi[/i]

    I arrestuari nga policia si vrasės me pagesė: “Mė thanė qė duhet ta trembja”. Bosi i naftės qė do vritej, u paralajmėrua me tritol.

    Rrėfehet vrasėsi: Te pallati i Ardian Kollozit piva kafe edhe pas eksplozivit, qė tė mos bija nė sy.

    Julian Sinani: Mė thanė qė duhej ta trembja, mora 7500 euro.


    Eksplozivi i vendosur nė derėn e apartamentit tė kreut tė Partisė Demokratike tė Vlorės, Ardian Kollozi, kishte si qėllim vetėm trembjen e tij, por jo vrasjen.
    Edhe kjo ngjarje e ndodhur mė 1 qershor tė vitit tė kaluar mban firmėn e vrasėsit me pagesė Julian Sinani, por kėsaj here nuk ishte porositur pėr ta vrarė, por thjesht pėr ta trembur. “Mė thanė qė tė zgjidhja njė sasi tė vogėl tritoli pėr Kollozin, qė tė mos shkaktonte shumė dėme. Por mė theksuan qė ai nuk duhej vrarė”, ka treguar Sinani para hetuesve. Ashtu si edhe nė rastet e tjera, as pėr kėtė ngjarje 32-vjeēari nuk ka qenė nė dijeni tė motivit, por thjesht e kanė paguar dhe ai ka realizuar shpėrthimin.

    Mė tej Julian Sinani ka treguar se pasi ka ndodhur shpėrthimi me eksploziv nė apartamentin nė katin e dhjetė ku banonte Kollozi dhe pasi porositėsi ėshtė siguruar se ai nuk kishte vdekur, ka marrė shumėn e premtuar, 7500 euro. Gjithashtu i arrestuari ka shpjeguar edhe rrethanat se si e ka kryer krimin dhe si ka vepruar qė tė sigurohej pėr tė mos e zbuluar njeri.

    VEZHGIMI
    Julian Sinani ka treguar para hetuesve se pėr vendosjen e eksplozivit nė apartamentin e Ardian Kollozit ishte porositur nė mesin e muajit maj tė vitit tė kaluar. Ndėrsa si datė se kur do ta kryente shpėrthimin, porositėsit i kishin caktuar datėn 1 qershor. Sinani ka treguar se qė pas marrjes sė kėsaj porosie, tė gjitha paraditet i kalonte nė lokalin poshtė shtėpisė sė Kollozit. Nga aty ai kontrollonte lėvizjet e objektivit, fiksonte oraret se kur vinte dhe kur dilte nga shtėpia pėr tė gjetur momentin e pėrshtatshėm pėr tė kryer krimin.

    Gjatė kėtyre ditėve, para se tė kryente shpėrthimin, 32- vjeēari ka kontrolluar nėse kishte apo jo kamera sigurie tė vendosur pėrreth, nė ndonjė banesė apo biznes privat, nė mėnyrė qė tė mos zbulohej pas ngjarjes. Pasi ėshtė siguruar qė nuk kishte se si tė identifikohej, ka arritur tė realizojė “punėn” e tij tė radhės.

    EKSPLOZIVI
    Edhe pėr eksplozivin e vendosur nė banesėn e kreut tė Partisė Demokratike tė Vlorės, Julian Sinani ka rrėfyer sė ėshtė porositur nga Andon Mėhillaj, i njohur edhe me emrin Erjon. Sipas deklarimeve tė tij, vendosja e minės nė derėn e shtėpisė sė Kollozit nuk ėshtė se kishte ndonjė motiv tė qartė, por thjesht i ishte thėnė se duhej njė ngjarje e tillė pėr tė shkaktuar panik nė prag tė zgjedhjeve.

    Pasi ka siguruar sasinė e tritolit nga bashkėpunėtori i tij Neritan Gj. dhe e ka lidhur me celularin e detonatorin, Sinani ėshtė bėrė gati pėr tė kryer krimin. Mesnatėn e datės 31 maj 2013 ai ka dalė nga shtėpia e tij dhe ėshtė drejtuar pėr te pallati ku banonte familja Kollozi. Ai ėshtė ngjitur nė katin e dhjetė, ku ndodhej banesa e objektivit rreth orės dy pas mesnate.

    Tritolin e ka vendosur pranė derės sė apartamentit dhe ka nxituar tė zbresė poshtė. Mė pas, sapo ka bėrė hapat e parė larg hyrjes sė pallatit, ai ka aktivizuar me celular minėn. Ka shkuar nė shtėpi pėr tė fjetur dhe tė nesėrmen paradite sėrish e ka pirė kafen tek i njėjti lokal poshtė shtėpisė sė Kollozit, pėr tė mos rėnė nė sy si i dyshuar te personat qė e kishin parė ēdo ditė aty.
    ETLEVA DELIA

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Banda e Tritolit: Atentati ndaj Ardian Kollozit u pagua 7500 euro

    vend i frikshem
    ky Person duhet eleminu sa me pare qe te marrin vesh dhe tjeret
    nuk eshte i vetmi killer me pages jo
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •