Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arabi

    Ditmir Bushati alarmon BE-nė!

    Emri:  80044.jpg

Shikime: 510

Madhėsia:  40.3 KB
    TIRANE - Deputeti socialist Ben Blushi ka debatuar ashpėr para dy ditėsh nė Komisionin e Jashtėm me propozimin e emrit tė Ermir Gjinishit, si ambasador nė Arabinė Saudite, i cili deri para disa kohėsh ka qenė numri dy i Komunitetit Mysliman. Duke bėrė sėrish veēim nga qėndrim i krahut tė tij politik, Blushi ka nėnvizuar nė qėndrimin e Gjinushit deklaratėn e tij pro mbajtjes sė shamive nė shkolla, qė sipas tij, ėshtė refuzimi i shtetit laik. “Ai ka mbajtur disa qėndrime qė pėr hir tė vėrtetės ka rėne ndesh me parimin e laicitetit tė shtetit shqiptar.

    Pyetja ime ėshtė se, a mendon Ministria e Jashtme se njėrės qė vijnė me kėto pikėpamje nė shėrbimin diplomatik, si nėpunės tė shtetit, e cėnojnė misionin qė kanė marrė pėrsipėr apo jo? Refuzoj tė them se ēfarė mendoj vetė, tha Blushi.

    Kjo ka qenė pyetja retorike dhe kėrkesa e njėrit prej figurave emblematike te socialistėve. Emėrimet e fundit klienteliste tregojnė politizimin e kėtij institucioni, i cili ėshtė kthyer nė njė ēerdhe tė pa aftėsh, servilėsh dhe vazhdues tė politikanėve komunist.

    Sipas ligjit dhe pėr emėrimet nė diplomaci, ėshtė parashikuar qė njė pėrqindje e caktuar e ambasadorėve tė vijnė nga politika dhe pjesa tjetėr nga karriera diplomatike. Futja ne diplomaci e politikanėve qė deri dje kanė redaktuar veprat e institutit tė studimeve marksiste- leniniste, apo atyre qė e konsideronin natėn si xhandarin e botės janė shembulli mė i keq dhe mashtrimi mė i madh qė i bėhet demokracisė dhe vendeve europiane. Emėrimet e Ministrit Bushati, jo vetėm qė janė njė turp pėr shtetin laik, por dhe njė goditje pėr tė gjithė ata qė burgosėn dhe torturuan njerėzit e fjalės sė lirė.

    Lidhjet e tij personale, tradicionale tė paradhomave tė Hoxhės dhe Alisė, nuk mund ta vazhdojnė edhe pas 25 vjetėsh dhe e mbajnė peng integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Dje ministri Bushati deklaroi se ka drejtuar nė prokurori vajzėn e Ali Spahisė dhe vėllain e Topallit. Nga njėra ane, mirė ka bėrė dhe se ėshtė detyrim institucional qė hajdutėt dhe shkelėsit e ligjit tė pėrballen me drejtėsinė. Por , ēėshtja shtrohet se a janė tė gjithė tė barabartė pėrpara ligjit?

    Si ka mundėsi qė njė pjesė e familjareve tė shumėpėrfolur nga vet Bushati- kur ishte nė opozitė- vazhdojnė tė jenė sėrish nė Ambasada. Po emėrimet e fundit nepotike tė familjarėve tė pushtetarėve tė rinj si nė ministri ashtu dhe ne ambasada mbi ēfarė bazash janė bėrė. Dėshtimi i integrimit tė vendit dhe pėrplasja nė surrat qė Europa i beri vendit, tregojnė se, Bushati mė shumė ngjajnė me shkelėsit qė lidhin ndonjė martės nga njėri fshat nė tjetrin se sa me vlerat e njė diplomati qė do tė lerė gjurmė.

    Akuzat e turpshme tė politikės tonė tė jashtme se, ne na bllokuan se ne jemi vend mysliman… ėshtė njė idiotėsi dhe pa pjekuri, qė vet Bushati e ka ushqyer deri sa nuk doli ta pėrgėnjeshtronte me tė madhe. Po t’i shtojmė edhe emėrimin e njė ambasadori qė vjen nga krerėt e njė Komuniteti Mysliman, kemi shumė tė drejtė tė mendojmė se ky emėrim ėshtė njė karshillėk i hapur pėr vendin qė dėshiron tė integrohet nė BE. Pėr kėto dhe shumė dėshtime tė tjera qė kanė tė bėjnė me ekstremizmin e theksuar dhe heshtin pėr grabitjen e lumenjve, ministri Bushati ka humbur e drejta e perfaqėsimit tė shqiptarėve nėpėr botė.

    (telegraf/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Blushi kundėr ambasadorit tė Ramės: Shkeli shtetin laik

    Deputeti i PS konteston kandidatin, e mbėshtesin Dade e Dokle

    Deputeti i PS: Ka qenė partizan i shamive nėpėr shkolla


    Deputeti i Partisė Socialiste, Ben Blushi, si dhe anėtarė tė tjerė tė maxhorancės nė Komisionin e Jashtėm, dolėn dje kundėr propozimit tė Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit tė Jashtėm, Ditmir Bushati, pėr emėrimin e ambasadorit Ermir Gjinishi nė Arabinė Saudite.
    Socialisti Blushi tha se propozimi i Ministrisė sė Jashtme vjen jo nga shėrbimi diplomatik dhe se Gjinishi, i cili ka mbajtur postin e nėnkryetarit tė Komunitetit Mysliman, ka shkelur parimet kushtetuese tė shtetit laik. Sipas socialistit, Ermir Gjinishi ka qenė njė partizan i futjes sė ferexheve nė shkolla, nė njė kohė qė Shqipėria nė Kushtetutė sanksionohet si shtet laik. “Ne nuk kemi mundėsi ta vlerėsojmė zotin Gjinishi nė performancėn e vet nė shėrbimin diplomatik, sepse ai nuk e ka bėrė ndonjėherė kėtė punė. Ēėshtja ėshtė qė nė disa raste unė e kam ndjekur aktivitetin e tij publik. Ai ka mbajtur disa qėndrime qė, pėr hir tė sė vėrtetės, kanė rėnė ndesh me parimin e laicitetit tė shtetit shqiptar. Shqipėria ėshtė shtet laik dhe kjo ėshtė e sanksionuar nė Kushtetutė. Dhe pyetja ime ėshtė, sigurisht qė mund tė kemi mendime tė ndryshme pėr laicitetin e Shqipėrisė; Unė mendoj qė Shqipėria duhet tė vazhdojė tė jetė shtet laik, zoti Gjinishi ka pretenduar tė kundėrtėn. Pyetja ime ėshtė qė: a mendon Ministria e Jashtme qė njerėz qė vijnė me kėto pikėpamje nė shėrbimin diplomatik, si nėpunės tė shtetit, e cenojnė misionin qė ka marrė pėrsipėr, apo jo?!”, u shpreh Blushi. Ndėrkohė qė gjatė replikės kandidati pėr ambasador nė Arabinė Saudite ka thėnė se: “Tė gjithė debatet e mia pėr njė periudhė deri para 2009-s kanė qenė tė orientuara nė hapėsirat qė krijon shteti laik, nė ushtrimin dhe nė tė drejtat e njeriut. Nė qoftė se mund dhe tė ma kujtoni… S’kam refuzuar kurrė shtetin laik”. Ndėrkohė qė Blushi iu drejtua duke thėnė: “Keni qenė partizan i futjes sė shamive nėpėr shkolla, apo jo? Bie ndesh me parimet e shtetit laik”. Ndėrkohė qė kritika janė adresuar dhe nga kryetarja e Komisionit, Arta Dade, e cila tha se kandidati pėr ambasador nė vendet ku ėshtė emėruar, duhet tė pėrfaqėsojė politikat e Shqipėrisė dhe jo bindje tė caktuara fetare. Ndėrsa, deputeti tjetėr i PS-sė, Namik Dokle, pasi vlerėsoi dy emėrimet, Ilir Boēkėn nė Serbi dhe Pėllumb Qazimin nė Slloveni, tha pėr kandidatin Ermir Gjinishi se nuk ka asnjė njohuri pėr aktivitetin e tij. Ndėrsa sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Qirjako Qirko, theksoi se Ermir Gjinishi ėshtė pėrzgjedhur pėr shkak tė arsimit dhe njohjes sė kulturės sė vendeve arabe. “Dhe, nė qoftė se nė tė kaluarėn mund tė ketė pasur ndonjė shprehje, dhe unė nuk e kam parasysh atė shqetėsim qė ngritėt ju, por patjetėr pozicioni i ri tė detyron tė veshėsh njė kostum tė detyruar pėr ta mbajtur”, tha Qirko.

    Emrat
    Kaluan dje


    1. Ilir Boēka- emėrohet ambasador nė Serbi, rezident

    2. Pėllumb Qazimi- emėrohet ambasador nė Slloveni, rezident

    3. Ermir Gjinishi- emėrohet ambasador nė Arabinė Saudite, rezident, si dhe ambasador jo rezident nė Mbretėrinė e Bahrejnit dhe nė Sulltanatin e Omanit dhe Republikėn e Jemenit.

    Janė propozuar nga Ministria e Jashtme


    Petrit Bushati- propozohet ambasador nė Maqedoninė

    Qemal Minxhozi- propozohet ambasador nė Kosovėn

    Ardian Ndreca – propozohet ambasador nė Vatikan

    Debati nė Komision
    Arta Dade: Zoti Gjinishi ėshtė njė kandidaturė jashtė sferės sė diplomacisė. Dua t’ju them qė duhet tė bėni pėrpjekje maksimale, sepse sigurisht nuk do tė jeni mė pėrfaqėsues i Komunitetit Mysliman, duke qenė qė detyra juaj kryesore ka qenė e lidhur ngushtėsisht me kėtė detyrė qė keni kryer deri tani. Sepse, marrėdhėniet mes shteteve, pėrtej faktit qė mund tė jenė tė njė besimi tė caktuar, pa dyshim janė marrėdhėnie ndėrshtetėrore dhe tė shkėputura nga lidhjet apo marrėdhėniet nė njė fe tė caktuar.
    Ben Blushi: Dua tė pėrgėzoj Ministrinė e Jashtme pėr zgjedhjen e dy kandidatėve, tė cilėt kam pasur rastin t’i njoh personalisht, zotin Qazimi dhe Boēka. Ne nuk kemi mundėsi ta vlerėsojmė zotin Gjinishi nė performancėn e vet nė shėrbimin diplomatik, sepse ai nuk e ka bėrė ndonjėherė kėtė punė. Ēėshtja ėshtė qė nė disa raste unė e kam ndjekur aktivitetin e tij publik. Ai ka mbajtur disa qėndrime qė, pėr hir tė sė vėrtetės, kanė rėnė ndesh me parimin e laicitetit tė shtetit shqiptar. Shqipėria ėshtė shtet laik dhe kjo ėshtė e sanksionuar nė Kushtetutė. Dhe pyetja ime ėshtė, sigurisht qė mund tė kemi mendime tė ndryshme pėr laicitetin e Shqipėrisė; Unė mendoj qė Shqipėria duhet tė vazhdojė tė jetė shtet laik, zoti Gjinishi ka pretenduar tė kundėrtėn. Pyetja ime ėshtė qė: a mendon Ministria e Jashtme qė njerėz qė vijnė me kėto pikėpamje nė shėrbimin diplomatik, si nėpunės tė shtetit e cenojnė misionin qė ka marrė pėrsipėr apo jo?! Pavarėsisht se nė ēfarė shteti ata do ta ushtrojnė funksionin e tyre. Pra, pyetja do tė ishte, a mund tė ishte zoti Gjinishi ambasador nė Zvicėr, Londėr, nė Kinė? Dhe refuzoj tė them se ēfarė mendoj vetė, e kam vetėm si pyetje dhe shpresoj qė zoti Gjinishi i ka korrektuar pikėpamjet e veta pėr shtetin shqiptar.
    Qirjako Qirko: Unė besoj qė gjithkush qė merr kėto pėrgjegjėsi, di mirė politikėn e shtetit shqiptar, di mirė pozicionin e ambasadorit nė kėto vende. Dhe, nė qoftė se nė tė kaluarėn mund tė ketė pasur ndonjė shprehje, dhe unė nuk e kam parasysh atė shqetėsim qė ngritėt ju, por patjetėr pozicioni i ri tė detyron tė veshėsh njė kostum tė detyruar pėr ta mbajtur.
    Ermir Gjinishi: Pėrveē angazhimeve tė mia, gjithmonė kam qenė i predispozuar tė ushtroj tė gjitha liritė dhe tė drejtat e individit tė garantuara nė Kushtetutėn e vendit tim dhe nė konventat ndėrkombėtare. Nuk e di se cilit rast i referoheni, unė nuk mbaj mend ndonjėherė tė kem refuzuar shtetin laik. Tė gjitha debatet e mia kanė qenė pėr njė periudhė deri para 2009-s, kanė qenė tė orientuara nė hapėsirat qė krijon shteti laik, nė ushtrimin dhe nė tė drejtat e njeriut. Nė qoftė se mund dhe tė ma kujtoni… S’kam refuzuar kurrė shtetin laik.
    Ben Blushi: Keni qenė partizan i futjes sė shamive nėpėr shkolla, apo jo? Bie ndesh me parimet e shtetit laik.
    Ermir Gjinishi: Ėshtė ndryshe tė thuash ke refuzuar shtetin laik dhe ėshtė ndryshe tė tentosh tė krijosh hapėsira…
    Ben Blushi: Shteti laik ndėrtohet mbi bazėn e disa principeve, apo jo?!… Tė mos bėjmė debat se…
    Arta Dade: Ishte njė shqetėsim qė dhe unė e shpreha qė nė fillim. Unė besoj qė me detyrėn e re ju do ta shkėpusni veten nga detyrat qė keni pasur mė parė, sepse pa dyshim qė diplomacia duhet tė qėndrojė mbi tė gjitha ēėshtjet qė i ndajnė njerėzit nė bindje fetare apo dhe nė kategori tė tjera. Ju do tė jeni pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptar dhe sigurisht nė marrėdhėnie dypalėshe, nuk ka tė bėjė nėse ju, nė periudha tė veēanta tė jetės, keni pasur njė aksent mė tė fuqishėm nė shėrbimin qė keni kryer pėr njė komunitet tė caktuar.
    Namik Dokle: Duke shprehur tė njėjtin mendim pėr paraqitjen e zotit Boēka, unė e kam njohur nė punė e sipėr nė disa momente. Dhe, po ashtu dhe zotin Qazimi, qė disa detyra na kanė bashkuar dhe i njoh si njerėz korrektė e tė denjė pėr tė kryer detyra shtetėrore dhe njerėz tė ndershėm mbi tė gjitha. Pėr kėta tė dy unė kam vlerėsimet maksimale, ndėrsa pėr kandidaturėn e tretė nuk kam asnjė njohje, pėrveē asaj qė lexova nė CV, kėshtu qė nuk mund tė flas mė gjatė.

    Deputeti i LSI: Tė mos shkarkohet Ēejku, ose do kėrkoj largimin e Bushatit

    Deputeti i LSI-sė nė Komisionin e Jashtėm, Pėrparim Spahiu, doli dje kundėr propozimit tė qeverisė dhe propozimit tė saj pėr tė emėruar si ambasador nė Maqedoni Petrit Bushatin. Pėrparim Spahiu u shpreh se qeveria “Rama” nuk duhet tė shkarkojė ambasadorin aktual nė Maqedoni, Arben Ēejku. Spahiu theksoi se ai ka bėrė njė punė shumė tė mirė, ndaj, pėr kėtė arsye, nuk duhet tė shkarkohet nga detyra. “Unė propozoj qė ambasadori i Maqedonisė tė mos shkarkohet nga detyra. Sepse ka bėrė njė punė mjaft tė mirė”. Gjatė diskutimit, kryetari i PR-sė Fatmir Mediu tha se deputeti i LSI-sė mund tė kėrkojė dhe shkarkimin e ministrit Bushati. “Unė kam hall se do kėrkosh dorėheqjen e ministrit tė Jashtėm nesėr”, theksoi Mediu. Ndėrsa deputeti Spahiu tha se do ta kėrkonte dhe dorėheqjen nėse nuk do pranohej kėrkesa e LSI. “Nė qoftė se bėn, do e kėrkoj”, theksoi Spahiu. Ndėrsa pėr kryetaren e Komisionit tė Jashtėm, Arta Dade: “Po pse mos ta shkarkojmė? Ato s’janė punėt tona. Por i ka kaluar mandati, unė them qė ka mbi 4 apo 5 vjet. Do ta ngarkojmė me njė punė tjetėr, meqė ju mendoni se ka bėrė njė punė tė mirė”. Nė Komisionin e Jashtėm, veē Petrit Bushatit si ambasador nė Maqedoni, ėshtė propozuar dhe Qemal Minxhozi si ambasador nė Kosovė dhe Ardian Ndreca, ambasador nė Vatikan. Pėr kėto propozime, ish-ministri Aldo Bumēi tha se ministri Bushati ka nxjerrė nė listė pritjeje 52 diplomatė karriere me 20 vjet eksperiencė, ndėrkohė qė propozon kandidatura jashtė shėrbimit diplomatik.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecėn si ambasador nė Vatikan

    Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecėn si ambasador nė Vatikan

    5 Shkurt 2014 | : Kryesoret,Politikė | Autor: Herion Mesi

    DIPLOMACIA

    Pro Minxhozit dhe Bushatit, Islami: Fyeu Nishanin si President
    HERION MESI

    Kandidatura e Ardian Ndrecės nė Vatikan has kundėrshtime nga tė dyja kampet e politikės. Kundėr kėtij emri janė shfaqur dy deputetėt Ben Blushi i PS-sė dhe Kastriot Islami i PD-sė. Komisioni i Politikės sė Jashtme shqyrtoi kandidatėt e paraqitur nga Ministria e Punėve tė Jashtme pėr ambasadorė; Qemal Minxhozi nė Kosovė, Ardian Ndreca nė Vatikan dhe Petrit Bushati nė Maqedoni. Tė tre kandidatėt thanė se do ta pėrmbushin me devotshmėri detyrėn dhe se pėrparėsi pėr ta mbetet bashkėpunimi dhe eurointegrimi i Shqipėrisė. Ndėrkohė, anėtarėt e opozitės akuzuan qeverinė “Rama” se ėshtė duke cenuar Shėrbimin e Jashtėm, nėpėrmjet emėrimit tė ambasadorėve politikė. Ish-ministri i Jashtėm, Aldo Bumēi, tha se nga 11 kandidatura tė sjella nga Ministria e Jashtme gjatė kėtyre 4 muajve, 6 prej tyre janė kandidatura politike.

    Ndreca

    Gjatė mbledhjes sė djeshme, vėmendja e ligjvėnėsve tė Komisionit tė Jashtėm u pėrqendrua te prezantimi i kandidatit pėr ambasador pranė Selisė sė Shenjtė nė Vatikan, Ardian Ndreca, ku vėrejtjet kryesore u bėnė nga deputetėt Ben Blushi i PS-sė dhe Kastriot Islami i PD-sė. Nga ana e tij, Blushi kėrkoi sqarime nga Ndreca pėr pėrdorimin e dialektit geg tė gjuhės shqipe nė shkrimet e tij, tė cilat ishin pėrfshirė nė dosjen e vet, duke i kujtuar se shteti nė simbolet e tij ka flamurin dhe gjuhėn standarde. “Zoti Ndreca foli pėr republikėn qė ėshtė sanksionuar edhe nė Kushtetutė. Por Kushtetuta ka edhe sanksione tė tjera, siē ėshtė edhe gjuha letrare. Ju edhe nė CV tuaj keni shkruar nė gegnisht. Pa shqipen, Shqipėria s’do tė kishte qenė. Ka 40 vjet qė ėshtė caktuar njė normė. Unė e pėlqej gegnishten pėr ta fol, por jo pėr ta pėrdorur si normė. Besoj se me akademik tė sėrės suaj ia vlen qė tė bėhet ky debat”, tha Blushi, i cili nė vėrejtjen e tij iu referua seancės dėgjimore tė javės sė kaluar me kandidatin Ermir Gjinishi pėr ambasador nė Arabinė Saudite, ku theksoi se ishte paragjykuar si njeri kundėr islamit. “Shkrimet janė jo zyrtare dhe se nė punėn zyrtare do tė pėrdorė gjuhėn zyrtare, madje pa gabime, jo siē mund tė ketė ndodhur me ndonjė dokument zyrtar qė kam marrė nė tė shkuarėn”, tha Ndreca nė pėrgjigje tė interesimit tė deputetit socialist. Kurse deputeti demokrat, Kastriot Islami, i lexoi ndryshe shkrimet e Ndrecės, qė kishin tė bėnin me kritikat e tij ndaj Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani, teksa e akuzoi atė pėr shkelje tė etikės dhe se ai ėshtė nė konflikt moral me Presidentin. “Zoti Ndreca e ka quajtur Presidentin ulok moral. Ka shkelur etikėn. Mua mė duket se zoti Ndreca la konflikt interesi moral me Presidentin e Republikės”, tha Islami. Por kandidati Ndreca, tha se pėrdorimi i gjuhės sė ashpėr ndaj kreut tė shtetit ka ardhur nga mospėrputhja qė vėrente kur njė President merrte kėshilltar njė monark, duke iu referuar kėshilltarit qė dje dha dorėheqjen, Naltmadhnisė sė Tij, Leka Zogu i Dytė. “Mua mė ėshtė dukur kakofoni, qė Presidenti tė merrte pėr kėshilltar njė pjesėtar tė monarkisė. Roli i intelektualit duhet tė jetė kritik. Nuk ėshtė nė rolin tonė tė lėvdojmė palėt politike, por me tė njėjtin vrull dhe me koherencė totale kam kritikuar edhe qeverinė socialiste tė Nanos”, tha Ndreca.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Pėr: Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecėn si ambasador nė Vatikan

    Ndreces i them si provincial qe je beji me dije "tutoreve" te tu atje ku jeton prej vitesh se, SHQIPERIA DO TE RIBEHET MBRETERI dhe ajo do te mbylle perjete endrren e madhe te atyre qe po te katapultojne ne ambasador, pasi te kane ushqyer me helm dhe ti e ke pranuar ta besh ate "paktin me djallin"por dije se heret a vone do te tradhetoje......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecėn si ambasador nė Vatikan

    Ambasadorėt, Dade: Jo mė emra nga Qeveria nė Kuvend pa ardhur struktura

    Kryetarja e komisionit te politikes se jashtme, Arta Dade dhe ministri Ditmir Bushati

    Flet kryetarja e Komisionit pėr Politikėn e Jashtme.

    “S’mund tė vazhdohet me ambasadorė qė vijnė jashtė shėrbimit, duhen konsulta me Presidentin”

    Kryetarja e Komisionit pėr Politikėn e Jashtme Arta Dade, nė njė intervistė pėr “Panorama” shprehet se nuk do tė pranojė mė kandidatura pėr ambasadorė nė kėtė komision pa pasur mė parė strukturėn e re tė shėrbimit diplomatik. Nisur nga kandidaturat e debatuara nė kėtė komision, Dade shprehet se nuk mund tė paraqiten kandidatura qė vijnė jashtė shėrbimit, ndėrsa tha se ėshtė thirrur nė njė takim nga presidenti i Republikės pėr kėtė problematikė.

    Zonja Dade, nė Komisionin e Jashtėm pati njė debat pėr disa nga kandidaturat pėr ambasadorėt e rinj. Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr kėtė debat?
    Dua tė pėrshėndes pikėsėpari tė gjithė anėtarėt e komisionit, si tė maxhorancės edhe ata tė opozitės, tė cilėt kanė manifestuar pėrgjegjshmėri nė tė gjitha seancat dėgjimore pėr tė gjithė kandidatėt pėr ambasadorė nė Komisionin e Politikės sė Jashtme. Komisioni nuk ka njė rol vendimmarrės, por konsultativ dhe i pėrcjell vlerėsimet pėr kandidaturat te Presidenti, i cili firmos pėr ta si pėrfaqėsuesi mė i lartė i politikės sė jashtme tė shtetit. Pėr kėtė arsye, vlerėsimet pėr dėgjesat hartohen me pėrgjegjėsi dhe vėrtetėsi dhe, unė, si kryetare e Komisionit tė Jashtėm, edhe nė kėtė aspekt udhėhiqem nga ligji pėr shėrbimin e jashtėm. Sigurisht nė kėtė Komision ka personalitete tė spikatura tė politikės dhe diplomacisė, pėrveē faktit qė ėshtė njė komision shumė i rėndėsishėm pėr politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar, por ėshtė njė komision qė tenton tė funksionojė jashtė dhe larg politikave partiake dhe funksionojnė si njė ekip pėr tė ofruar njė shėrbim diplomatik, qė udhėhiqet nga interesat madhorė tė vendit.

    Ka pasur disa kandidatura si ajo e zotit Gjinishi, i cili ėshtė cilėsuar me profil tė spikatur islamik, i propozuar si ambasador nė Arabinė Saudite dhe zoti Ndreca nė Selinė e Shenjtė tė Vatikanit, njė qytetar shqiptar me pasaportė italiane. A kemi njė nonsens pėr pėrmbushjen e misionit tė tyre?
    Pėr zotin Gjinishi pati rezerva qė u pasqyruan edhe nė media. Nė fakt, rezervat nuk u shprehėn vetėm nga zoti Blushi, por edhe nga pėrfaqėsues tė tjerė tė maxhorancės. Ju e keni dėgjuar interpretimin e dhėnė nga pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Jashtme, mbi arsyet pse ėshtė avancuar zoti Gjinishi si kandidaturė, dhe sigurisht i takon Presidentit tė Republikės qė tė marrė vendimin pėrfundimtar, edhe si njė institucion qė ka informacione mė tė plota sesa njė deputet i Komisionit tė Jashtėm. Unė respektoj vendimet qė merr Presidenti i Republikės, ashtu siē ka ndodhur dhe nė tė shkuarėn me presidentin Moisiu apo Topi. Kėtu nuk dua tė flas pėr pėrvojėn qė kam pasur me presidentin Meidani kur isha ministre. Por dua tė them se nė momentin qė nisin procedurat pėr ambasador, ato duhet tė nisin me konsulta jo publike me Presidentin e Republikės, me Komisionin e Jashtėm dhe pastaj niset procedura formale me Kryeministrin.

    A ka pasur konsulta tė tilla dhe jopublike?
    Pėr fat tė keq, kjo procedurė nė kėtė rast nuk ėshtė bėrė dhe unė shpresoj qė tė funksionojė mirėkuptimi institucional. Madje, pėrvoja e disa shteteve tė tjera tė BE, procedura e emėrimit tė ambasadorit tė ri, nis me garantimin e agrementit tė ambasadorit nė shtetin ku mendohet se do tė shkojė ambasadori i ri shqiptar. Ne nuk e kemi kėtė procedurė dhe do tė ishte mirė qė kjo procedurė tė pėrfshihet, pasi kemi pasur raste kur, edhe pse ambasadori i ri ėshtė dekretuar nga Presidenti, ai nuk ka marrė agrementin nga shteti ku do tė marrė detyrėn. Kjo nuk ėshtė gjė e mirė pėr seriozitetin e shtetit.

    Do tė kėrkoni ju tė futet njė procedurė paraprake konsultash?
    Edhe me kėrkesė tė anėtarėve tė tjerė tė Komisionit, ne duhet tė kemi urgjentisht strukturėn e re tė Ministrisė pėr shėrbimin tonė diplomatik dhe madje, duhet njė studim i mirėfilltė se cilat nga pėrfaqėsitė tona diplomatike do tė mbyllen dhe sa do tė kemi nė mėnyrė qė ne tė shikojmė raportin qė parasheh ligji lidhur me ambasadorėt qė vijnė nga karriera diplomatike dhe ata qė vijnė jashtė kėsaj fushe. Unė shpresoj se para se tė na vijnė kandidatura tė tjera pėr ambasadorė, dua qė tė vijė mė parė struktura e re e shėrbimit diplomatik, struktura nėse do tė mbahen tė gjitha ambasadat e hapura pa asnjė lloj studimi. Nuk duhet tė bėjmė mė dėgjesa pėr ambasadorė pa ardhur kjo strukturė, me qėllim qė Komisioni i Jashtėm tė jetė i qartė nėse kjo strukturė do tė jetė nė parametrat e zbatimit tė ligjit. S’mund tė vazhdohet me ambasadorė qė vijnė jashtė shėrbimit. Por edhe brenda shėrbimit duhet tė shohim a janė figurat mė tė spikatura, tė mos krijohen probleme tė tjera nė kėtė shėrbim, kur nuk ndiqet kriteri i karrierės.

    Ju keni pasur sot (dje) njė takim me Presidentin e Republikės, a kishte lidhje kjo me kandidaturat e debatuara nė Komisionin qė ju drejtoni?
    Unė e vlerėsoj takimin me Presidentin e Republikės, me kėrkesė tė zotit Nishani, sepse duke qenė kryetare e Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Parlament, dhe duke qenė se Presidenti i Republikės ėshtė figura qendrore e pėrfaqėsimit tė vendit nė politikėn e jashtme, do ta quaja njė takim tė frytshėm. Presidenti sugjeroi konsolidim tė pėrfaqėsimit tonė diplomatik nė vendet qė i kemi konsideruar si partnerė strategjikė dhe do tė ishte e papranueshme qė ne tė kishim prezencė diplomatike tė pakualifikuar nė ato vende qė pėrbėjnė pėrparėsi nė politikėn tonė tė jashtme. Gjithashtu, me Presidentin e Republikės patjetėr qė diskutuam se si mund ta vėmė shėrbimin diplomatik nė parametrat e detyrave qė kėrkojnė sfidat e integrimit tė vendit.

    Ka pasur konsultim tė Ministrisė sė Jashtme me kreun e shtetit, ai konsultim qė ju thatė se ka munguar me Komisionin e Jashtėm?
    Nuk besoj se konsultimi ka nisur me Presidentin e Republikės, sepse kjo gjė nuk ėshtė bėrė as me Komisionin e Politikės sė Jashtme. Janė kandidatura qė janė sjellė nė Komision dhe ky Komision ose bėn vlerėsime pozitive, ose negative, ose me rezerva dhe ne me vėrtetėsi i kemi pėrcjellė pėr te Presidenti kėto propozime, pas dėgjesave publike.

    Ju keni pasur njė takim sot (dje) edhe me Komisionin pėr Politikėn e Jashtme tė Asamblesė Kombėtare tė PS. Kishte njė shqetėsim nga ky Komision?
    Praktikisht, Komisioni i Politikės sė Jashtme nė Asamblenė Kombėtare tė PS nuk ėshtė mė i plotė, sepse njė pjesė e tyre kanė marrė detyra qė u diktojnė ish-anėtarėve qė tė mos bėjnė pjesė nė strukturat partiake, njė pjesė janė larguar. Pjesa qė unė vlerėsoj dhe i respektoj dhe pėr kontributet qė kanė dhėnė nė diplomaci, janė tė mirėpritur qė tė diskutojmė sė bashku se si duhet tė veprojė Ministria e Jashtme nė funksion tė objektivave qė qeveria “Rama” ka vendosur pėr t’u arritur nė politikėn e jashtme tė shtetit shqiptar. E vlerėsova kėtė takim dhe sigurisht tė gjithė kolegėt e mi nisen nga fakti se ky shėrbim duhet tė sillet nė parametrat e ligjit dhe duhet tė ketė vėmendje mė tė madhe ndaj atyre kontributeve qė kanė dhėnė nė vite nė diplomaci dhe nė shėrbimin e jashtėm s’mund tė ketė njė vijė ndarėse mes brezave. Ėshtė njėlloj si nė politikė qė askush nuk mund tė pėrjashtosh njerėz me kontribute dhe me pėrvojė tė pasur, aq mė tepėr kur qeveriset vendi, sepse njė qeverisje e mirė dhe serioze bazohet edhe nė pėrvojėn e saj mė tė mirė nė tė shkuarėn. Unė jam e bindur se Kryeministri Rama duhet ta ketė parasysh se njerėz qė vijnė nga brenda strukturave tė PS, qė ėshtė njė parti qė e mori vendin nga kriza e ’97-s dhe e ēoi nė dyert e BE, kėta njerėz nuk mund tė anashkalohen dhe tė krijohet artificialisht njė ndarje mes brezit me pėrvojė dhe tė rinjve. PS ėshtė njė parti qė 32-vjeēarėt i ka pasur kryeministra dhe nuk ka pasur asnjė problem me brezat.

    Ka pasur shkelje tė ligjit me riemėrime tė ambasadorėve, kam parasysh zotin Kuko, qė pas shumė vitesh me mandate tė rifreskuara ėshtė emėruar ambasador nė Gjermani, pa u kthyer nė Shqipėri, siē e kėrkon ligji.
    Ka pasur ndonjė rezervė tė vogėl pėr zotin Kuko, i cili ka marrė disa mandate, njėri pas tjetrit, pa u kthyer nė Ministri. Ligji parashikon mandatin e ambasadorit 2-4 vjet, por nuk shprehet nė mėnyrė eksplicite se duhet tė qėndrojė nė Ministri pėr disa vjet, siē e ka ligji gjerman. Unė e vlerėsoj ambasadorin Kuko si diplomat, Komisioni ka dhėnė miratimin e tij qė tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė denjėsisht nė Gjermani, si njė partner shumė i rėndėsishėm dhe unė kam besim pėr kėtė. Por nuk ėshtė i vetmi qė ka pasur riemėrime tė vazhdueshme. Kemi rastin e ish-ambasadorit nė Kroaci, qė mori menjėherė emėrim nė Slloveni. Po ashtu dhe rasti i ambasadorit Bushati, i cili vjen nga njė pėrvojė diplomatike nė njė strukturė tė caktuar nė Stamboll dhe mori menjėherė emėrimin nė Maqedoni. Po tė vihet re nė tė gjitha emėrimet e fundit, kjo nuk ėshtė marrė parasysh nga Ministria e Jashtme pėr zbatimin e ligjit. Do tė ishte normale qė ambasadorėt tė kenė mė shumė kohė pėr konsulenca edhe nė Ministrinė e Jashtme.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Moj shoqja Arta!

    C'jane keto fjale qe nxjerr nga goja? Po na akuzon qeverine e Rilindjes se nuk respekton ligjet e institucionet e pavarura te vendit?

    Na ka gjetur hall i madh. Nga nje ane na sulmojne ata demokratet e keqij me Bashat e Berishen ne krye, nga ana tjeter na e sulmojne qeverine e Rilindjes edhe deputetet tona socialiste!

    E po kjo pike e zeze!

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Blushi kundėr ambasadorit tė Ramės: Shkeli shtetin laik

    Deputeti i PS konteston kandidatin, e mbėshtesin Dade e Dokle

    Deputeti i PS: Ka qenė partizan i shamive nėpėr shkolla


    Deputeti i Partisė Socialiste, Ben Blushi, si dhe anėtarė tė tjerė tė maxhorancės nė Komisionin e Jashtėm, dolėn dje kundėr propozimit tė Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit tė Jashtėm, Ditmir Bushati, pėr emėrimin e ambasadorit Ermir Gjinishi nė Arabinė Saudite.
    Socialisti Blushi tha se propozimi i Ministrisė sė Jashtme vjen jo nga shėrbimi diplomatik dhe se Gjinishi, i cili ka mbajtur postin e nėnkryetarit tė Komunitetit Mysliman, ka shkelur parimet kushtetuese tė shtetit laik. Sipas socialistit, Ermir Gjinishi ka qenė njė partizan i futjes sė ferexheve nė shkolla, nė njė kohė qė Shqipėria nė Kushtetutė sanksionohet si shtet laik. “Ne nuk kemi mundėsi ta vlerėsojmė zotin Gjinishi nė performancėn e vet nė shėrbimin diplomatik, sepse ai nuk e ka bėrė ndonjėherė kėtė punė. Ēėshtja ėshtė qė nė disa raste unė e kam ndjekur aktivitetin e tij publik. Ai ka mbajtur disa qėndrime qė, pėr hir tė sė vėrtetės, kanė rėnė ndesh me parimin e laicitetit tė shtetit shqiptar. Shqipėria ėshtė shtet laik dhe kjo ėshtė e sanksionuar nė Kushtetutė. Dhe pyetja ime ėshtė, sigurisht qė mund tė kemi mendime tė ndryshme pėr laicitetin e Shqipėrisė; Unė mendoj qė Shqipėria duhet tė vazhdojė tė jetė shtet laik, zoti Gjinishi ka pretenduar tė kundėrtėn. Pyetja ime ėshtė qė: a mendon Ministria e Jashtme qė njerėz qė vijnė me kėto pikėpamje nė shėrbimin diplomatik, si nėpunės tė shtetit, e cenojnė misionin qė ka marrė pėrsipėr, apo jo?!”, u shpreh Blushi. Ndėrkohė qė gjatė replikės kandidati pėr ambasador nė Arabinė Saudite ka thėnė se: “Tė gjithė debatet e mia pėr njė periudhė deri para 2009-s kanė qenė tė orientuara nė hapėsirat qė krijon shteti laik, nė ushtrimin dhe nė tė drejtat e njeriut. Nė qoftė se mund dhe tė ma kujtoni… S’kam refuzuar kurrė shtetin laik”. Ndėrkohė qė Blushi iu drejtua duke thėnė: “Keni qenė partizan i futjes sė shamive nėpėr shkolla, apo jo? Bie ndesh me parimet e shtetit laik”. Ndėrkohė qė kritika janė adresuar dhe nga kryetarja e Komisionit, Arta Dade, e cila tha se kandidati pėr ambasador nė vendet ku ėshtė emėruar, duhet tė pėrfaqėsojė politikat e Shqipėrisė dhe jo bindje tė caktuara fetare. Ndėrsa, deputeti tjetėr i PS-sė, Namik Dokle, pasi vlerėsoi dy emėrimet, Ilir Boēkėn nė Serbi dhe Pėllumb Qazimin nė Slloveni, tha pėr kandidatin Ermir Gjinishi se nuk ka asnjė njohuri pėr aktivitetin e tij. Ndėrsa sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Qirjako Qirko, theksoi se Ermir Gjinishi ėshtė pėrzgjedhur pėr shkak tė arsimit dhe njohjes sė kulturės sė vendeve arabe. “Dhe, nė qoftė se nė tė kaluarėn mund tė ketė pasur ndonjė shprehje, dhe unė nuk e kam parasysh atė shqetėsim qė ngritėt ju, por patjetėr pozicioni i ri tė detyron tė veshėsh njė kostum tė detyruar pėr ta mbajtur”, tha Qirko.
    Mendoj se ky eshte emerimi me i llogjikshem qe ka bere Qeveria e Rilindjes. Te mbash qendrim kunder mbajtjes se shamise eshte fashizem pasi i cenon te drejten elementareje nje femreje per te praktikuar besimin e saj. Gjinishi nuk eshte thjeshte ish- drejtues i komunitetit musliman por dhe njohes i mire i politikave te lindjes se mesme.

    P.s Blushi le te vazhdoje te shkruaje libra me historite e nastradinit. Vetem ne ate askpekt vlen dy leke.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Blushi, Gjinishi dhe Shteti Laik

    Ilirjan Shehu

    Gjatė mbledhjes sė Komisionit tė Politikės sė Jashtme tė Kuvendit, mes kandidaturave tė paraqitura pėr diskutim pėrpara deputetėve ishte edhe ajo e Ermir Gjinishit. Ndėrsa kandidaturat e tjera kaluan pa ndonjė incident, kandidatura e Gjinishit pėr ambasador nė Arabinė Saudite u bė objekt diskutimi. Vėrejtja erdhi nga njė figurė famėkeqe si ajo e Ben Blushit, deputetit grindavec tė Partisė Socialiste i cili u shpreh se Gjinishi “gjatė veprimtarisė sė tė tij ka shkelur parimet kushtetuese tė shtetit laik”. Mė parė Gjinishi ka mbajtur postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė ndėrsa prej kohėsh ėshtė edhe kėshilltar i jashtėm i kryeministrit Edi Rama. Kėtu nuk do tė ndalemi nė shqyrtimin e figurės sė Gjinishit i cili ėshtė akuzuar shpeshherė pėr korrupsion me pronat e KMSH, por do tė flasim vetėm rreth akuzave qė deputeti Blushi hodhi ndaj tij.

    Pėrgjigja e Gjinishit ishte ajo e njė politikani pėr tė cilin caktimi nė postin e ambasadorit nė Arabinė Saudite vlen mė shumė se cdo e vėrtetė. Ai u shpreh se “asnjėherė nuk kam cėnuar shtetin laik” dhe se “gjithmonė kam respektuar tė drejtat e njeriut.” Por pėrbuzja nga Komisioni i Politikės sė Jashtme nuk mbaroi me kaq. Arta Dade u shpreh me ironi duke thėnė se “besoj tani qė do tė jeni ambasador do ta shkėpusni veten nga feja.” Edhe nė kėtė rast, Gjinishi i cili prezantohet si besimtar musliman praktikant nuk ktheu pėrgjigje duke treguar edhe njėherė se sa i rėndėsishėm ėshtė pėr tė posti i ambasadorit nė mbretėrinė saudite. Si ish-funksionar i lartė i Komunitetit Musliman Shqiptar, duke u prezantuar edhe si besimtar, e nė tė njėjtėn kohė edhe nė rolin e ambasadorit, Gjinishi do tė mund tė pėrfitojė fonde nga milionerėt sauditė pėr vete dhe parinė e tij e ndoshta tė arrijė tė devijojė disa nga fondet tė cilat sot i thithin hoxhallarė tė pavarur shqiptarė, fonde tė cilat nuk dihet qartė se ku pėrfundojnė.

    Akuza qė Ben Blushi i bėri Gjinishit ishte ajo e shprehjes pro tė drejtave tė femrave muslimane shqiptare qė mbulohen, nėnshtetase tė rregullta dhe taksapaguese tė kėtij shteti, pėr t’u arsimuar dhe pėr t’u punėsuar nė institucionet shqiptare. Blushi, me tonin e tij fyes dhe arrogant, u shpreh pėr Gjinishin se “Ka qenė partizan i futjes sė ferexheve nė arsim” duke pėrdorur me qėllim fjalėn “ferexhe” dhe jo “mbulesė” apo “shami”. Njė pėrgjigje e denjė nga ai qė tashmė ėshtė ambasadori shqiptar nė Arabinė Saudite do kish qenė pak a shumė e tillė: “Tė qėnit pro arsimimit tė femrave muslimane shqiptare tė cilat nė lirinė e besimit qė u garanton kushtetuta kanė vendosur tė pėrdorin shami ėshtė jo vetėm detyrė e imja si besimtar musliman por edhe e cdo personi qė beson dhe i merr seriozisht parimet e demokracisė dhe lirisė sė besimit sipas tė cilave shteti shqiptar pretendon se funksionin.” Mė tej ai mund t’i kish dhėnė edhe njė kontekst arrogantit Blushi dhe ironikes Dade se kush nė tė vėrtetė janė ata qė e shkelin pėrditė laicizmin e shtetit duke i thėnė se askujt nuk do t’i shkonte nė mendje tė vendoste figurėn e njė kleriku musliman, sado bamirės, nė cdo zyrė tė shteti shqiptar sic bėhėt me Tereza Bojaxhiun e cila mban titullin kishtar “Nėnė” dhe kjo ėshtė shkelja e vėrtetė e laicizmit dhe jo veshja e qytetareve tė lira tė shtetit shqiptar. Gjinishi mund t’i kish thėnė Ben Blushit drejtpėrdrejt se nė fakt Blushi vetė ėshtė shkelės i rėndė i laicizmit tė shtetit kur nė librat e tij fyen dhe ofendon fenė e shumicės sė shqiptarėve, sic censusi i fundit tregoi qartazi, porse kjo nuk e ka penguar tė bėhet deputet. Ai mund t’i kish kujtuar aty, si i majtė qė ėshtė, se jane pikėrisht figura tė tilla si Blushi qė e largojnė votėn muslimane nga PS nė mėnyrė tė vazhdueshme.

    Por Gjinishi vendosi tė mos bėjė asnjė nga kėto. Ai tregoi se ishte gati tė gėlltisė njė kafshatė qė nuk kapėrdihet. Sic thotė njė humorist diku, i fut njė got ujė mbrapa dhe kalon. Uji qė me sa duket e bėri Gjinishin tė kapėrdijė kėtė kafshatė ishte caktimi nė postin e ambasadorit nė mbretėrinė Saudite. Nė nivel personal, Gjinishi mund edhe t’a kish pranuar ofendimin e rėndė nė varėsi tė rėndėsisė qė ai i jep vlerave dhe karakterit tė tij. Por fyerja dhe poshtėrimi publik nuk ishin vetėm pėr tė por pėr tė gjithė ata tė cilėt ai ka pretenduar se ka mbrojtur mė parė nė qėndrimet dhe detyrat e tij. Ndėrkohė Ben Blushi nuk e humbi rastin tė konfirmojė edhe njė herė urrejtjen e thellė pėr kėtė pjesė autoktone tė popullit shqiptar tė cilėn ai si deputet pretendon se e pėrfaqėson.

    /Asabija/
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Ne fene Islame, shamia per femren nuk eshte simbol por detyre fetare. Nese ia ndalon dmth e privon prej se drejtes per praktikimin e fese qe e ka te mbrojtur me kushtetute.

    Neni 24 I kushtetutes se Shqiperise.
    Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar.
    2.** Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t’i shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve.
    3.** Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat* e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij.

    Ben Blushi dhe ishulli I zagareve nuk do e kene shume te gjate. Korbat nuk e kane te gjate ne token e shqiponjave.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Mendoj se ky eshte emerimi me i llogjikshem qe ka bere Qeveria e Rilindjes. Te mbash qendrim kunder mbajtjes se shamise eshte fashizem pasi i cenon te drejten elementareje nje femreje per te praktikuar besimin e saj. Gjinishi nuk eshte thjeshte ish- drejtues i komunitetit musliman por dhe njohes i mire i politikave te lindjes se mesme.

    P.s Blushi le te vazhdoje te shkruaje libra me historite e nastradinit. Vetem ne ate askpekt vlen dy leke.
    Sipas mentalitetit tuaj, duhet te emerojme nje klerik musliman ne Arabi, nje klerik katolik ne Vatikan, e nje orthodhoks ne Rusi, e jemi ne rregull. Blushi dhe te gjithe deputetet qe i thane stop ketyre emerimeve, bene shume mire dhe vete presidenti i Republikes, i cili firmos e dekreton emerimin e tyre, tha sot se nuk do te emeroje njerez te pakualifikuar ne poste kyce te diplomacise shqiptare. Diplomati nuk eshte thjeshte nje njeri i rendomte, diplomati eshte perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne vendet ku vepron. Dhe shteti shqiptar nuk ka nevoje per njerez te klerit te asnje komunitetit fetar, per poste te tilla, pasi ka plot diplomate te vjeter karriere apo diplomate te rinj te diplomuar brenda dhe jashte vendit, qe mund te emerohen ne keto poste.

    Por skandali nuk eshte vetem emerimi i klerikeve si diplomate, skandali eshte se keta njerez qe po emerohen sot, po shperblehen per "sherbimet" e tyre politike e publike ndaj opozites se djeshme dhe pozites se sotme. Hidhu nje sy shkrimeve dhe aktivitetit te Gjinishit dhe atij tjetrit qe shkruan ne dialektin e At Gjergj Fishtes ne faqet e shtypit shqiptar, qe te kuptosh qe keta njerez jo vetem nuk jane duke shkelur vetem ndarjen e interesave te shtetit laik nga ato te komuniteteve fetare, por keta kane shkelur edhe paanesine politike te nje diplomati: e perbashketa e ketyre te dyve eshte qe deri dje, ishin perfaqesuesit socialiste te Edi Rames ne kampin musliman dhe katolik qe perdite benin politike kunder qeverise se atehershme te Berishes. Mendimet e propaganden e tyre e gjen jo vetem ne faqet e shtypit shqiptar, i gjen edhe ne faqet e ketij forumi.

    Nese duam te ndertojme shtet ligjor, duhet te respektojme ligjin dhe duhet te perzgjedhim njerez te kualifikuar qe nuk jane as klerike apo perfaqesues te larte te nje komuniteti fetar, dhe as njerez politike. Diplomacia nuk ka nevoje per zelote te tille, ka nevoje per njerez profesioniste.

    Dhe bravo u qofte deputeteve te mazhorances ne komisionin parlamentar qe i thane JO ketyre shkeljeve flagrante nga ana e qeverise.

    Albo

  11. #11
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Gjinishi nuk eshte "klerik" musliman, por teolog, njohės i besimit Islam.

    Kurse Blushi eshte rracist, i cili as nuk mundohet te fshihet pas obsesionit anti-Islamik !

    Nese dikush nuk meriton te jete pjese e qeveris, eshte pikerisht Blushi per qendrimet e tia anti-islame !
    … ///

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Gjinishi nuk eshte "klerik" musliman, por teolog, njohės i besimit Islam.

    Kurse Blushi eshte rracist, i cili as nuk mundohet te fshihet pas obsesionit anti-Islamik !

    Nese dikush nuk meriton te jete pjese e qeveris, eshte pikerisht Blushi per qendrimet e tia anti-islame !
    1. Teologu eshte pjese e klerit te nje komuniteti fetar, bile qendron me lart se kleriket e thjeshte ne shume aspekte.

    2. Blushi nuk eshte i vetmi qe po kundershton keto emerime, eshte gati gjithe komisioni i jashtem i Kuvendit, perfshi presidentin e Republikes qe thote fjalen e fundit.

    3. Shkundeni injorancen, e behuni njerez. Jo cdo njeri qe kundershton emerime te tilla arbitrare te nje muslimani, eshte "anti-islamik". Arsyet e dhena jane mese bindese.

    Gjinishi eshte njeriu i Edi Rames brenda komunitetit musliman, te cilin Rama e perdori para zgjedhjeve, gjate zgjedhjeve, dhe pas zgjedhjeve, per te bere propaganden e partise se tij brenda ketij komuniteti. Pra eshte nje "teolog politik" qe di te perzieje fene me politiken. Dhe kjo eshte arsyeja qe Edi Rama po e "shperblen" me post ambasadori ne Arabine Saudite.

    Shko e pyet vellezerit e tu muslimane ne Shqiperi nese keto qe Albo te shkruan jane te verteta apo jo.

    Albo

  13. #13
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sipas mentalitetit tuaj, duhet te emerojme nje klerik musliman ne Arabi, nje klerik katolik ne Vatikan, e nje orthodhoks ne Rusi, e jemi ne rregull. Blushi dhe te gjithe deputetet qe i thane stop ketyre emerimeve, bene shume mire dhe vete presidenti i Republikes, i cili firmos e dekreton emerimin e tyre, tha sot se nuk do te emeroje njerez te pakualifikuar ne poste kyce te diplomacise shqiptare. Diplomati nuk eshte thjeshte nje njeri i rendomte, diplomati eshte perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne vendet ku vepron. Dhe shteti shqiptar nuk ka nevoje per njerez te klerit te asnje komunitetit fetar, per poste te tilla, pasi ka plot diplomate te vjeter karriere apo diplomate te rinj te diplomuar brenda dhe jashte vendit, qe mund te emerohen ne keto poste.

    Por skandali nuk eshte vetem emerimi i klerikeve si diplomate, skandali eshte se keta njerez qe po emerohen sot, po shperblehen per "sherbimet" e tyre politike e publike ndaj opozites se djeshme dhe pozites se sotme. Hidhu nje sy shkrimeve dhe aktivitetit te Gjinishit dhe atij tjetrit qe shkruan ne dialektin e At Gjergj Fishtes ne faqet e shtypit shqiptar, qe te kuptosh qe keta njerez jo vetem nuk jane duke shkelur vetem ndarjen e interesave te shtetit laik nga ato te komuniteteve fetare, por keta kane shkelur edhe paanesine politike te nje diplomati: e perbashketa e ketyre te dyve eshte qe deri dje, ishin perfaqesuesit socialiste te Edi Rames ne kampin musliman dhe katolik qe perdite benin politike kunder qeverise se atehershme te Berishes. Mendimet e propaganden e tyre e gjen jo vetem ne faqet e shtypit shqiptar, i gjen edhe ne faqet e ketij forumi.

    Nese duam te ndertojme shtet ligjor, duhet te respektojme ligjin dhe duhet te perzgjedhim njerez te kualifikuar qe nuk jane as klerike apo perfaqesues te larte te nje komuniteti fetar, dhe as njerez politike. Diplomacia nuk ka nevoje per zelote te tille, ka nevoje per njerez profesioniste.

    Dhe bravo u qofte deputeteve te mazhorances ne komisionin parlamentar qe i thane JO ketyre shkeljeve flagrante nga ana e qeverise.

    Albo
    Prej kujtdo pritet nje pergjigje e tille por prej teje qe i thua vetes besimtar kurrsesi jo. Sic te tha dhe la devou me siper Gjinushi nuk eshte klerik por thjeshte nje besimtar musliman sikur qindra mijera te tjere. Te jesh besimtar i besimit ortodoks mos te privon qe te behesh pjese e diplomacise se vendit tend?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 24-02-2014 mė 11:15
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Fluturon fluturon gomari...

    Socialisti Blushi tha se propozimi i Ministrisė sė Jashtme vjen jo nga shėrbimi diplomatik dhe se Gjinishi, i cili ka mbajtur postin e nėnkryetarit tė Komunitetit Mysliman, ka shkelur parimet kushtetuese tė shtetit laik. Sipas socialistit, Ermir Gjinishi ka qenė njė partizan i futjes sė ferexheve nė shkolla, nė njė kohė qė Shqipėria nė Kushtetutė sanksionohet si shtet laik.
    Dhe beni mire qe pyesni, se duke pyetur mesoni:

    Prej kujtdo pritet nje pergjigje e tille por prej teje qe i thua vetes besimtar kurrsesi jo. Sic te tha dhe la devou me siper Gjinushi nuk eshte klerik por thjeshte nje besimtar musliman qindra mijera te tjere. Te jesh besimtar i besimit ortodoks mos te privon qe te behesh pjese e diplomacise se vendit tend?
    - Nese une do te isha nenkryetar i Keshillit Kombetar te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, une nuk do te isha ne gjendje te punoja si diplomat.
    - Nese une do te isha teolog orthodhoks, une as nuk do te kandidoja si diplomat apo te merresha me politike.

    Besimtari i thjeshte qe nuk mban nje post ne admintraten fetare apo nuk eshte lider shpirteror i atij komuniteti, ka cdo te drejte te kandidoje e emerohet ne kete detyre. Dhe perkatesia e tij fetare, nuk duhet te jete as parakusht e as nuk duhet te jete pjese e listes se kualifikimeve per tu emeruar. Feja dhe diplomacia nuk kane asnje gje te perbashket.

    Albo

  15. #15
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Fluturon fluturon gomari...



    Dhe beni mire qe pyesni, se duke pyetur mesoni:



    [ Nese une do te isha nenkryetar i Keshillit Kombetar te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, une nuk do te isha ne gjendje te punoja si diplomat.
    - Nese une do te isha teolog orthodhoks, une as nuk do te kandidoja si diplomat apo te merresha me politike.

    Besimtari i thjeshte qe nuk mban nje post ne admintraten fetare apo nuk eshte lider shpirteror i atij komuniteti, ka cdo te drejte te kandidoje e emerohet ne kete detyre. Dhe perkatesia e tij fetare, nuk duhet te jete as parakusht e as nuk duhet te jete pjese e listes se kualifikimeve per tu emeruar. Feja dhe diplomacia nuk kane asnje gje te perbashket.
    Albo
    Nuk do ishe ne gjendje te punoje si diplomat? Nuk e kuptoj. Mund te ma shpjegosh arsyen perse?

    Mos valle diplomacia eshte fushe ku vetem ateistet kane te drejte ta ushtrojne?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk do ishe ne gjendje te punoje si diplomat? Nuk e kuptoj. Mund te ma shpjegosh arsyen perse?

    Mos valle diplomacia eshte fushe ku vetem ateistet kane te drejte ta ushtrojne?
    Lexoje edhe njehere ate qe shpreha. Cdo perfaqesues i nje komuniteti fetar, qofte klerik, qofte drejtues civil ne administrate, eshte automatikisht i skualifikuar per emerime te tilla. Nje besimtar i thjeshte qe nuk eshte klerik, nuk eshte pjese e administrates se komunitetit fetar, ka cdo te drejte te kandidoje nese profesioni i tij eshte diplomat.

    Feja dhe shteti jane te ndara me ligj dhe Kushtetute. Shteti nuk fut hundet ne punet e komunitetit fetar. Komuniteti fetar nuk fut hundet ne punet e shtetit. Kjo eshte ne te miren e gjithe shoqerise, kjo eshte ne te miren e vete komunitetit fetar, kjo eshte ne te miren e vete shtetit. Problemi eshte qe qeveria qe kemi ne Tirane dhe disa "teologe politike" nuk dijne ta kuptojne apo vleresojne kete gje.

    Albo

  17. #17
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lexoje edhe njehere ate qe shpreha. Cdo perfaqesues i nje komuniteti fetar, qofte klerik, qofte drejtues civil ne administrate, eshte automatikisht i skualifikuar per emerime te tilla. Nje besimtar i thjeshte qe nuk eshte klerik, nuk eshte pjese e administrates se komunitetit fetar, ka cdo te drejte te kandidoje nese profesioni i tij eshte diplomat.

    Feja dhe shteti jane te ndara me ligj dhe Kushtetute. Shteti nuk fut hundet ne punet e komunitetit fetar. Komuniteti fetar nuk fut hundet ne punet e shtetit. Kjo eshte ne te miren e gjithe shoqerise, kjo eshte ne te miren e vete komunitetit fetar, kjo eshte ne te miren e vete shtetit. Problemi eshte qe qeveria qe kemi ne Tirane dhe disa "teologe politike" nuk dijne ta kuptojne apo vleresojne kete gje.

    Albo
    Te kam kuptuar fare mire por nuk ka sens deklerata jote. Nuk egziston asnje ligj i tille ne nje shoqeri demokratike ku ti mohoj nje besimtari i c'faredolloj feje qofte ai mundesine per tu inkuadruar ne ceshtjet politike apo diplomatike te nje vendi.

    P.s Ne fene islame ''imam'' mund te behet kushdo.Mjafton te kete mbushur moshen e pubertetit dhe te dije te lexoj Kuranin. Pra fjala 'klerik'' nuk egziston ne fene islame. Te jesh drejtues i komunitetit musliman nuk te ben klerik. Cdo besimtar musliman mund te jete pjese e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 24-02-2014 mė 12:37
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes alarmon BE, emeron ish-kreun e muslimaneve ambasador ne Arab

    Ndreca e Gjinishi. Takimi me Ramėn, Nishani: S’i dekretoj ambasadorėt

    Presidenti Nishani e Kryeministri Rama

    Zbardhet debati nė Presidencė mes kreut tė shtetit e Kryeministrit, Nishani: “Emrat, pa konsultime”. Rama: “Firma jote, formale”


    Zbardhet debati mes kreut tė shtetit dhe Kryeministrit nė Presidencė pėr dekretimin e ambasadorėve.

    Presidenti Bujar Nishani rrėzon dy kandidatėt pėr ambasadorė tė propozuar nga Kryeministri Edi Rama nė Vatikan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Burime nga Presidenca bėjnė tė ditur pėr gazetėn se kreu i shtetit ia ka bėrė tė ditur qėndrimin e tij liderit tė maxhorancės nė takimin e fundit qė kanė pasur tė mėrkurėn pasdite. Megjithėse mungon ende firma zyrtare e Presidentit, i sigurt ėshtė fakti se Ermir Gjinishi, i propozuar pėr nė Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Ardian Ndreca, i propozuar pėr nė Vatikan, nuk do tė marrin konfirmimin pėrfundimtar, duke bėrė qė maxhoranca tė propozojė emra tė tjerė nė dy selitė diplomatike.

    DEBATI
    Njė prej ēėshtjeve tė diskutuara mes Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeministrit Edi Rama nė takimin e sė mėrkurės ka qenė dekretimi i ambasadorėve. Megjithėse ka firmosur disa nga propozimet e kreut tė qeverisė, mėsohet se Nishani ka shprehur pakėnaqėsitė e tij lidhur me procesin e ndjekur nga maxhoranca. Kreu i shtetit e ka vlerėsuar si tė gabuar rrugėn e ndjekur gjer tani nga shumica nė pushtet, pasi sipas tij, institucioni i Presidentit duhet tė jetė pjesė e konsultimeve pėrpara se t’i mbėrrijnė nė tryezė emrat e ambasadorėve pėr tu dekretuar. Tė njėjtat burime thonė se qėndrimi i Kryeministrit Rama ka qenė ai, sipas tė cilit firma e Presidentit pėr ambasadorėt ėshtė formale. Nė kėtė pikė, kreu i shtetit mėsohet tė ketė ndėrhyrė duke thėnė se dekretet e tij nuk mund tė jenė formale pėr aq kohė sa ambasadorėt pėrfaqėsojnė vendin tonė nė selitė diplomatike. Gjatė kėsaj bisede Nishani e ka njoftuar Kryeministrin se nuk do ta firmosė dekretimin e dy ambasadorėve, Gjinishi e Ndreca. Ndonėse nuk bėhen tė ditura argumentet e kreut tė shtetit, nė njė intervistė tė dhėnė njė javė mė parė nė gazetėn “Panorama”, ai deklaroi se nuk do tė dekretojė ambasadorė tė kulisave e tekave. “Sa u pėrket kandidaturave nė fjalė, le tė mos bėhet merak askush. I siguroj tė interesuarit se si autoritet kushtetues qė emėron ambasadorėt, do dekretoj jo kandidatura tė kulisave, tekave, ambicieve, interesave apo thjesht dėshirave, por vetėm kandidatė qė plotėsojnė kushtet e pėrfaqėsimit dinjitoz tė vendit tim, individė seriozė dhe tė pėrmbajtur, qė zotėrojnė kapacitetet e duhura profesionale, intelektuale, kulturore, shoqėrore, njerėzore, komunikative, etike”, u shpreh Presidenti gjatė intervistės pėr gazetėn. Nė mesin e muajit shkurt, Presidenti firmosi dekretimin e katėr ambasadorėve tė propozuar nga qeveria. Konkretisht, Qemal Minxhozi, Ilir Boēka, Petrit Bushati dhe Pėllumb Qazimi do tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė pėr njė mandat katėrvjeēar nė Kosovė, Serbi, Maqedoni dhe Slloveni. Emrat e propozuar nga qeveria janė kundėrshtuar nė parim edhe nga opozita, e cila ka kujtuar faktin se shumica e dekreteve nuk janė nga diplomacia, por kanė ardhur si propozime politike.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •