Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Vrasësi me pagesë, Prokuroria: Po hetojmë njerëzit që bënë publike sekretet hetimore

    Vrasësi me pagesë, Prokuroria: Hetime për nxjerrjen e sekretit hetimor

    TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.

    Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.

    Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje.

    Gjithashtu, organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion jozyrtar që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vrasësi me pagesë, Prokuroria: Po hetojmë njerëzit që bënë publike sekretet heti

    Dekonspirimi. Zbulohet SMS e policëve për sekserët e Sinanajt

    SHKB dorëzon dosjen në Prokurori, dy oficerë policie në Tiranë e Vlorë lajmëruan me telefon Mëhillajt dhe Mitron: “Bëni kujdes”

    Oficerë të Policisë të implikuar në dekonspirimin e aksioneve ndaj drogës.


    Dy prej personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të vrasjeve me pagesë dhe atentateve me eksploziv, janë njoftuar nga punonjës të policisë për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tyre.
    Marion Mitro, ish-inspektor i INUK në Bashkinë e Vlorës deri në shtator 2013, dyshohet se është njoftuar nga një efektiv i Policisë së Rinasit për urdhër-arrestin e nxjerrë ndaj tij, ndërsa në Vlorë, Andon Mëhillaj është informuar nga një polic “që të bënte kujdes”. Këto të dhëna janë bërë të ditura dje nga burimet e prokurorisë, pasi zv.drejtori i Përgjithshëm i SHKB, Zamir Shtylla, qëndroi për disa orë në zyrat e Krimeve të Rënda. Zyrtari i Ministrisë së Brendshme mësohet se ka dërguar në Prokurorinë e Krimeve të rënda materiale hetimore për tri dosje. Pjesa më e rëndësishme mësohet se kanë qenë materialet e grumbulluara nga hetimet e deritanishme të SHKB-së lidhur me dekonspirimin e aksionit për kapjen e vrasësve me pagesë. Burimet nga hetimi nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë çështje, por thanë se janë gjetur prova në lidhje me dekonspirimin e aksionit ndaj “grupit të tritolit”. Sipas provave të cilat tashmë janë administruar në dosjen penale, mësohet se një polic i Rinasit e ka informuar Marion Mitron para arrestimit për urdhrin e ndalimit të dhënë ndaj tij. Ndërkohë, një efektiv i Vlorës ka përcjellë një mesazh tek i dyshuari si porositës i vrasjeve Andon Mëhillaj, duke i thënë “bëj kujdes”.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    TRAZHGIM SOKOLAJ

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •