Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Protestantët e botës luten për përmirësimin e drejtuesve të Kosovës



    Publikuar: 30.01.2014 - 16:29

    Prishtinë, 30 janar – Kishat protestante në botë do të luten 24 orë për Kosovën. Tash 15 vjet, për çdo 31 janar, kishat protestante botërore luten për shtetin më të ri në Evropë. Kësaj here janë katër sfera kryesore - përmirësimi i gjendjes frymore, i gjendjes ekonomike, i asaj politike, si dhe përmirësimi i gjendjes së drejtuesve të vendit - për të cilën do të luten protestantët e botës. Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë për shtyp e lëshuar nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK). Aty thuhet se për 15 vjet radhazi, kjo kishë ka mobilizuar kishat protestante në mbarë botën për t’ia kushtuar një ditë lutjes dhe agjërimit për Kosovën.

    Më 31 janar 1999 ndërkohë që Kosovës po i imponohej lufta, besimtarët protestantë u mblodhën në kishat e tyre për t’i kërkuar Perëndisë mëshirë për vendin tonë. Mijëra njoftime u dërguan edhe nëpër kisha të ndryshme në mbarë botën. Kishat protestante gjithandej në botë u mobilizuan duke iu lutur Perëndisë që të tregojë mëshirë për Kosovën”, thuhet në komunikatë. “Edhe sivjet, sikur edhe viteve tjera, më 31 janar besimtarët protestantë do të përluen para Perëndisë duke kaluar 24 orë lutje e agjërim për vendin tone”, thuhet më tej aty.

    Kishat protestante në mbarë vendin do të jenë të hapura gjatë tërë ditës.

    Lutja dhe agjërimi është një praktikë e njohur në botën e Krishterë. Në SHBA, ishte Presidenti Abraham Lincoln ai i cili 30 marsin e vitit 1863 e kishte shpallur ditë të lutjes dhe agjërimin për Amerikën.

    Ne besojmë se është detyrë e çdo lideri që t’i shërbejë vendit të tij duke bartur mbi vete frikën e Perëndisë”, thuhet në fund të komunikatës të nënshkruar nga pastori Driton Krasniqi, kryetar i KPUK-së.
    http://www.koha.net/?page=1,13,173542



    Amin!

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Protestantët e botës luten për përmirësimin e drejtuesve të Kosovës

    Sa i perket lutjes Jezusi na fton qe te lutemi pa pushim, pra lutemi jo se na thone protestantet apo katoliket por sepse na urdheron Perendia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 01-02-2014 më 03:25

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Protestantët e botës luten për përmirësimin e drejtuesve të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Sa i perket lutjes Jezusi na fton qe te lutemi pa pushim, pra lutemi jo se na thone protestantet apo katoliket por sepse na urdheron Perendia.
    Cilit tarikat/sekt i perket ti messia ?
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Protestantët e botës luten për përmirësimin e drejtuesve të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Cilit tarikat/sekt i perket ti messia ?
    Bibla mjafton dhe eshte e vetkuptueshme dhe te krishterit i ndalohet te bej sekt apo te marre pjese ne ndonje 'sekt'. Nuk na nevojitet qe nje gjerman, grek apo nje argjentinas te na interpretoje dhe te na prije ne besimin ne Zot. Keta respektohen dhe duhen, por mendimet e tyre jane dytesore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •