Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Skandali i ditës: Qeveria e Rilindjes bojkoton Gjykatën Kushtetuese

    Padia për borxhin, qeveria bojkoton Kushtetuesen

    Përfaqësuesit e qeverisë nuk morën pje-së dje në Gjykatën Kushtetuese, në seancën ku do të shqyrtohej kërkesa e deputetëve të opoz-itës për shfuqizimin e aktit normativ që lejoi qeverinë të marrë një borxh të ri. E gjetur në këto kushte, Gjykata Kushtetuese shtyu për më 11 shkurt shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike. Deputetët e opozitës kishin kërkuar shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën të aktit normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”. Përfaqësuesi i deputetëve të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, e cilësoi skandaloze dhe mungesë përballjeje të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për aktet që vetë ajo miraton. “Qeveria mungoi dhe refuzoi të përballej para qytetarëve, para Gjykatës Kushtetuese me një veprim të paprecedent dhe skandaloz. Ky është veprimi më skandaloz kur Këshilli i Ministrave injoroi Gjykatën, injoron përballjen me Gjykatën dhe pse ndodhet 10 metra larg Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk u paraqit. Kjo është qeveria e skandaleve”, u shpreh Halimi pas seancës së dështuar dje në Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën e deputetëve të PD-së thuhet se qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit. “Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Shpjegimin qeveria është e detyruar ta pasqyrojë në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr, minimalisht në preambulën e tij. Nga analiza e aktit normativ nr. 6/2013, rezulton që qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të ‘nevojës’ dhe ‘urgjencës’ për miratimin e këtij akti. Në preambulën e aktit normativ nuk evidentohet asnjë rrethanë që të përligjë ushtrimin e këtij funksioni ligjvënës nga ana e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, në kushtet e mungesës së ‘nevojës’ dhe ‘urgjencës’, akti normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e PD-së. Qeveria, përmes aktit normativ për buxhetin e vitit 2013, mori borxh nga publiku shumën prej 23 miliardë lekësh të rinj për të përballuar shpenzimet në përfundim të vitit 2013, pas gjetjes, sipas qeverisë, të buxhetit të shtetit në një situatë shumë të rënduar.

    Berisha: Rama-Meta, parim anti-shtet
    Ish-kryeministri Berisha ka komentuar dje mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohej kërkesa e PD-së lidhur me rritjen e borxhit publik në 75% të GDP-së. Sipas tij, Rama urdhëroi ministrat të mos jenë në seancën e Gjykatës. “Këtë qëndrim të pashembullt të injorimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionit garant të Kushtetutës së vendit, qeveria ‘Rama-Meta’ e bazon në parimin antishtet, atë të vendimeve të pavlefshme të gjykatave të vendit”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook. Sipas tij: “Bazuar në këtë parim, qeveria ‘Rama-Meta’ ka rrëzuar haptas me vendime qeverie një seri vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, si ato: për kontrollin e territorit, nëpunësin civil, vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik të qeverisë në Parlament etj.”.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali i ditës: Qeveria e Rilindjes bojkoton Gjykatën Kushtetuese

    Qeveria jone e Rilindjes e ben vete ligjin!

    Ajo nuk ka nevoje per Gjykata!
    Ajo nuk ka nevoje per Presidente!
    Ajo nuk ka nevoje per institucione demokratike!

    Ajo ka nevoje per Police!

    Lart e me lart qeveria e rilindjes, lart e me lart!

    O e bejme Shqiperine Albanistan ne kohe rekord o s'ka...

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •