Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    SHiU Ne SyT E Tu Maska e Gertiii3
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Vendndodhja
    Neper Re te ZeZa.
    Postime
    18

    Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.

    Duke shijuar driten e henes qendroj mbi kornizen e dritares time. Me duket kjo nate si ai kendi kur dikur strukesha per te ndjere ngrohtesine e zjarrit. Megjithate tashme gjerat qendrojne fare ndryshe... Edhe pse eshte vere, nata eshte teper e ftohte. Ky qytet refuzon te mbaje nen hijen e tij nete me fryme te ngrohta. Eshte njesoj sikur te ktheheshe bota permbys. Era e akullt deperton ne shpirtin tim dhe duke ngrire ndenjat me cliron mendimin. Kerkoj per nje shkrepse neper erresiren qe mreteron mbi dhomen time. Si per cudi kur kerkon dicka asnjehere nuk mund ta gjesh. Duke share neper dhembe rremoj neper xhepat e pantallonave. Arrij te prek kutine e shtypur te shkrepseve ne xhepin e prapshem dhe ne te njejten kohe zotohem se te nesermen nuk do harroj te blej tre cakmake te rinj. Me shkendijat e zjarrit ndez cigaren e fundit. Neqoftese dikush do te veshtronte shtepite e kesaj lagjeje nga kodra qe qendron permi te, do te shikonte driten e kesaj cigareje dhe do ti duket tamaj si shpresa e mjere e nje te dashuruari marrezisht. Magjepsem totalisht me qetesine e qytetit tim. Kjo qetesi qe e adhuroj dhe e enderoj aq shume kur jam larg tij me ben te ndjehem si nje yll i arratisur i cili prehet fshehurazi ne territorin e tij te dikurshem. Po mos e ndjeja tymin e cigares te depertonte trupin tim do te mendoja se isha duke enderruar si shume e shume here me pare. Dhe e kuptoj mire se nuk jam as ne qiell dhe as ne toke por diku ne mes. Nje qenie e corientuar qe terhiqet nga fije te padukshme nga te dyja anet duke mos e ditur kurre se cila ane rendon me shum. Degjoj tingujt e embel te nje simfonie diku aty pertej parkut. Gjithcka eshte e embel dhe coroditese. Nate e magjishme... Dikush patjeter po kercen nen tingujt e ksaj melodie dehese. Mbase ata qe kane pire pak si shume per ti shpetuar realitetit te jetes, ose mbase ata qe kane pire thjesht per te shijuar pak me shume misterin e kesaj nate. Ndjej nje nxehtesi te lehte ne buzet e mia dhe e kuptoj me merzi se prej cigares time ska mbetur vecse filtri. E hedh tutje ate duke pare perplasjet e shkendijave te fundit mbi asfaltin e zi. A mos valle nuk duket tamam kjo perplasje si shuarja e shpresave te fundit te nje zemre te drobitur? Mbase jo... Mbase un kam idete e mia te cuditshme. Era krenare godet gjoksin tim si per te me thene se nata eshte akoma e saj dhe ne asnje menyre ska per te me lene mua te zoteroj nje pjese nga kjo mbreteri. Duke u dridhur lehte mbyll dritaren dhe shpejtoj drejt krevatit tim. Edhe nje beteje tjeter e fituar nga ftohtesia e pameshirshme. Shtrengoj fort pas meje mbulesat e pambukta dhe ndjej melodine e zbehte dhe mendimet e mia te mpleksen se bashku duke formuar nje rreth te vogel drite. Duke e ndjekur kete reth me gjith forcen e shpirtin tim ndjej te perpihem nga humbera misterioze e endrave. Mbase nuk jane me te vertete endra... Mbase jam duke vershuar me eren e akullt neper rruget e erreta...
    -Mos u mundo me kot ta perfytyrosh. Ajo eshte e pakapshme per syrin, eshte si nje cope mjegull qe tretet e zhduket.
    -E si zhduket ashtu?
    -Si cdo gje qe nuk ka qene...

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Rreshqas ne dridhjet e muskujve te barkut
    Mbi gjethet e pemeve ne oborr
    kur piklat e ujit ecin parmakut
    te genjyer nga nje meteor (drit-ka?!)"

    Je shume romantik Gerti : ) .

  3. #3
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anėtarėsuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Mbreslense
    Te gjith ndihemi te humbur ne momente te caketuara
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  4. #4
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Dicka qe nuk kam shkruajtur kur ka qen sekreti im i vogel qe kam dashur ta mbaj per vete. Ndoshta ka qen nje nate qe nuk dua te pershkruaj ose nje dite qe sme kujtohet qart. Segmente te vogla imazhesh perballen me forc ne mendjen time duke me krijuar iden se gjurmen e tyre nuk jane shkruar me nje penel te fiksuar mbi gishta por me goditjen ritmike te nje dalte te mprehur.
    E pse te qortoj vullnetin qe nuk ka dashur kurr te citoj me te zeza mbi te bardh ato gervishje te thella ne mendjen time.
    Por asnje nje motiv te vlefshem se kam... Me vetveten nuk ke pse justifikohesh, nuk duhet te mbeshtes pas nje muri duke medituar per te gjetur nje gabim. Jo jo nuk ke pse hipotezon as te iludohesh, vetvetja shprehet rrjedhshem ne gjeste...
    Ateher mos nguro shkruaje fragmentin e jetes qe kurr nuk ke shkruar, ndaje sekretin tend te vogel, qe instiktivisht ka qen manipuluar nga frika e lexuesit...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  3. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •