Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijatovicin

    Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijatovicin

    Bota Sot | 28.01.2014 19:19



    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, është fotografuar sot në me ish-lojtarin e Real Madritit, Predrag Mijatovic.

    Mijatovic, me origjinë malazeze, është i njohur për mbështetjen publike që i ka bërë krimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe që kundërshtoi fuqishëm bombardimin e Serbisë.

    Ai mbahet mend se në kohën e bombardimeve, madje, kishte refuzuar të luaj për Real Madridin në shenjë solidarizimi me Serbinë.

    “Përshendetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës (ekipet ku ka luajtur) nga legjenda Mijatovic - shumë shpejt kampet sportive për të rinjtë në Shqipëri”, shkruan ai në Facebook.

    Soacialistet shqiptare, njihen si politikane qe vazhdimisht bien ne gracken e nacionalisteve serbe.

  2. #2

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    ...Spanish news reports said Real Madrid President Lorenzo Sanz also was irritated by Mijatovic's presence at a demonstration Sunday outside the U.S. Embassy in Madrid, where the player was seen wrapped in a Yugoslav flag. Sanz argued that the club should not get involved in politics. ..

    http://sportsillustrated.cnn.com/soccer/world/news/1999/04/06/real_mijatovic/

  3. #3

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Veliaj: Ndërhyrja e Klinton në Kosovë u bë për trafikun e armëve të shqiptarëve dhe jo për genocidin serb

    Ekskluzive, cfarë deklaroi Veliaj në Amerikë për ardhjen e Bush në Shqipëri në 2007.

    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”
    Ja çfarë antishqiptarizmi i Erion Velisë i cili në mënyrë, më të pacipë dhe të paturp, genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me qëllim spastrimin etnik e konsideron si një luftë të Shtetit ish-Jugosllav të shkaktuar nga trafiku i armëve nga Shqipëria. E njëjta teori e mbrojtjes serbe të Miloshevicit në Gjyqin e Hagës. Nëpërmjet këtij veprimi të Erion Velisë në median më të famshme progreke amerikane “HUFFINGTONPOST.COM” e cila u amplifikuara nga media serbe dhe në mënyrë të veçantë nga serbiana.com, ndërhyrja amerikane dhe e Natos në Kosovë na del si një luftë ku shkaktar ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jo regjimi kriminal serb.

    Përcaktimi që Erion Veliaj i bën luftës amerikane në Kosovë është e para herë që bëhet nga një shqiptar në 10 vitet e fundit. Linja antiluftë e shumë rrymave dhe qarqeve antishqiptare që u trumbetua shumë fort në 1999, kurrë nuk gjeti përkrahës shqiptarë. Në vitin 1999, u bë i famshëm në SHBA reagimi i drejtueses se “HUFFINGTONPOST.COM”, grekes Arianna Stassinopoulos Huffington, ku urrejtja antishqiptare dhe mungesa e ndjeshmërisë njerëzore për viktimat e gjenocidit serb u publikuan në të gjithë shtypin amerikan duke e përcaktuar këtë njeri si avokate të krimeve serbe në Kosovë.
    Arianna Stassinopoulos Huffington është një ndër personat më të famshëm të lobit grek amerikan, dhe përkrahëse e intreresave serbe, sot drejton një ndër mediat online më të famshme në Amerikë për linjën e saj anti Bush dhe anti Klinton.
    Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që shkruan në këtë media dhe shkrimi për Bush është shkruar nga Erion Veliaj në Qershor 2007, si një lëpirje tipike e Velisë ndaj armikut të Bush, George Soros.
    Ja çfarë shrkuan Veliaj për ardhjen e Bush:

    “Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij muaji, vendi më i vogël që ndodhet në Ballkan bëri titull kryesor në gazetat ndërkombëtare, për herë të parë në një kohë të gjatë dhe nuk është e vështirë që ta kuptojmë përse. Në momentin që popullariteti i presidentit amerikan është në pikën e tij më të ulët ndonjëherë në Amerikë dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtë Amerikës priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanët mbushi rrugët me banera që paraqesnin yjet në flamurin amerikan dhe u hodhën me mijëra nëpër rrugë duke e mbushur atë me lëvdata. “
    Diku më poshtë Veliaj shkruan për realitetin e Shqipërisë dhe imazhit e Shqipërisë:
    Porse ajo që shtypi nuk përcaktoi në raportet e veta, është se: qeveria jonë e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar ne këtë marrëdhënie me Uashingtonin duke i përdorur si mbulesë për të kamufluar atë drejtimin tiranik ne rritje të Shqipërisë. Sot, Shqipëria është vendi më i mbyllur i Europës i ngjashem me atë të Hugo Chavezit, në Venezuelë. Duke abuzuar me mbështetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalëngadalë po shvlerëson respektin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
    Nën maskën e Anti-Berishizmit, Veliaj hedh helm për shqiptarët dhe mbështetjes amerikane ndaj shqiptarëve. Pikërisht për t’i bërë pëlqyer padronit të tij Soros, pjesë e baltës që u hodh në Tiranë ndaj ardhjes së Presidentit Bush në Shqipëri, është investuar shumë nga Soros në Shqipëri. Përhapja e lajmit të sajuar të orës së vjedhur të Bush, dhe goditja e imazhit të mirë të Shqipërisë si një vend i sigurtë përderisa vetë Presidenti Amerikan lëvizte i lirshëm nga nëri qytet në tjetrin në brohoritjet entuziaste të shqiptarëve, ishte një dhuratë që këlyshët e Soros në Tiranë i dhanë padronit të tyre. Është një fakt i njohur në botë armiqësia e Soros ndaj Xhorxh Ë. Bush. Po aq sa edhe preferenca e tij për Obamën dhe jo për Klintonët. Dhe kjo tendencë personale e Soros në Amerikë reflektohet si një lëpirje e njerëzve të tij në Shqipëri e cila është reflektuar hapur në deklaratat e Edi Ramës dhe Lej Fenit Velaij.

    Diku më tej në shkrim Veliaj thotë:
    “Në Shqipëri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne opozojmë globalizmin, në të kundërtën ne e duam atë, por që të bësh biznes këtu është një presion, një shantazh i vazhdueshëm dhe nëse nuk je në favor të qeverisë, atëherë je gjatë gjithë kohës në shantazh dhe nuk ke avantazhe. Rezortet turistike, importuesit e gazit, operatorët telefonikë, prodhuesit e detergjentëve janë nën shtrengimin e presionit te mbylljes së biznesit të tyre dhe nën presionin e politikave financiare. “
    Veliaj vazhdimisht ka marrë fonde nga ndërkombëtarët gjoja në emër të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, dhe siç dihet këto para janë përdorur për të prodhuar filma dokumentarë që glorifikojnë Edi Ramën, ish-spiunin Remzi Lani dhe atë vet bashkë me mercenarët e tjerë që e rrethojnë. Por ky shkrim që bëri bujë në 2007 për hir të “së vërtetës” së shqiptarëve ndaj pritjes “euforike” ndaj Bush, është një baltë e jashtëzakonshme kundër mundësisë për të investuar në Shqipëri dhe e gjitha kjo në emër të maskës antiberishiane.
    E vërteta e këtij shkrimi është nën maskën antiberishë, u hodh baltë për bombardimet e Administratës Klinton në ish-Jugosllavi dhe ndaj perceptimit pozitiv amerikan të mikpritjes shqiptare ndaj Presidentit Bush. Veliaj nën konsulencën e Remzi Lanit me të cilin Veliaj shoqërohej me paratë e Soros gjatë vizitës që bëri në Amerikë, i bëri kështu qejfin dhe forcoi lidhjet me përfaqësues me emër të lobit grek, fitoi simpatinë serbe të shprehur në shumë media online serbe, por mbi të gjitha “i pëlqeu” dhe lëpirjet e veta padronit të tij Soros. Dhe të gjitha këto kishin si pagesë baltën e hedhur mbi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, pagesë që Veliaj e kryen prej vitesh në mënyrë që të ngjisë shkallët e karrierës në krah të djathtë të Edi Ramës.

    Sipas Velisë ndërhyrja e Klinton për çlirimin e Kosovës u shkaktua nga trafiku i armëve
    “Uashingtoni nuk duhet të gabohet nga mikpritja euforike që Shqipëria i bëri presidentit Bush”
    Nga Erion Veliaj
    http://www.huffingtonpost.com/erion-...f_b_53869.html
    Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij muaji, vendi më i vogël që ndodhet në Ballkan bëri titull kryesor në gazetat ndërkombëtare, për herë të parë në një kohë të gjatë dhe nuk është e vështirë që ta kuptojmë përse. Në momentin që popullariteti i Presidentit Amerikan është në pikën e tij më të ulët ndonjëherë në Amerikë dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtë Amerikës priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanët mbushi rrugët me banera që paraqesnin yjet në flamurin amerikan dhe u hodhën me mijëra nëpër rrugë duke e mbushur atë me lëvdata.
    Ka shumë arsye pse kjo “Bush Mania” ndodhi në Shqipëri. Ashtu siç e përcaktoi edhe shtypi i huaj perëndimor këtë vizitë, historia na ka mësuar që presidenti Ëoodroë Ëilson ishte ai që i doli në mbrojtje pavarësisë së Shqipërisë një shekull më parë. Ne vlerësojmë ndihmën e Amerikës që na ndihmoi për të mundur komunizmin. Dhe ndoshta më e rëndësishme nga të gjitha ne i jemi mirënjohës SHBA, sidomos për ndërhyrjen në Kosovë e cila shpëtoi vëllezërit tanë nga fushata e pastrimit etnik të Sllobodan Millosheviçit.
    Në vlerësim të të gjitha këtyre që thashë më sipër, shtypi i huaj përcaktoi që shqiptarët kanë bërë çështë e mundur në mënyrë për të pasur mbështetjen e SHBA. Ne jemi pjesëtarë të koalicionit i cili po kontribuon me trupat e tyre duke ndihmuar në misionin që udhëhiqet nga SHBA në të dyja vendet dhe në Irak dhe në Afganistan. Ne kem i nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin duke premtuar se nuk do të ketë asnje përndjekje kundrejt asnjë shtetasi amerikan përpara gjyqit ndërkombëtar. Ne ishim ata që dolëm vullnetar që të strehonim disa të dënuar të Guantanamos, të cilët nuk ishin në gjendje të ktheheshin në vendet e tyre respektive, gjë që asnjë vend tjetër nuk do te binte dakord ta bënte.
    Porse ajo që shtypi nuk përcaktoi në raportet e veta, është se: Qeveria jonë e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar në këtë marrëdhënie me Uashingtonin duke i përdorur si mbulesë për të kamufluar atë drejtimin tiranik ne rritje të Shqipërisë. Sot, Shqipëria është vendi më i mbyllur i Europës i ngjashëm me atë të Hugo Chavezit, në Venezuelë. Duke abuzuar me mbështetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalëngadalë po shvlerëson respektin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
    Presionet mbi mediat janë bërë një rutinë dhe shumica e publikut e ka parë sesi Qeveria po sillet herë pas here duke i goditur kritikët e saj. Ditë përpara vizitës së Bushit në Shqipëri, Qeveria ndërpreu transmetimin e dy stacioneve televizive më të mëdha midis tyre dhe atë televizion që ishte caktuar te bëte intervistën e Bushit para se të vinte në Shqipëri.
    Berisha flet shumë mbi progresin e reformave, por këto janë eufemizma për të thyer pavarësinë e sistemit të drejtësisë, rishpërndarjen e pronës private dhe duke forcuar kapjen e tij shërbimet sekrete, shkatërrimin e administratës publike duke e zëvendësuar me përkrahësit më të flaktë të Partisë Demokratike, e cila është në pushtet. Ai gjithashtu ka mësuar të abuzojë mbi atë të ashtuquajturin ligji anti-korrupsionin duke pastruar qeverinë nga opozitaret si dhe një mënyrë kontrolli insitucional sic ishte dhe rasti i Federatës së Futbollit.
    Insitucionet shqiptare ashtu si dhe Zyra e Presidentit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë nën presionin ei adoptimit me Qeverine si dhe legjislacionit problematik, por deri tani, e vetmja gjë që ai arriti te ngrinte është subjekti i shantazhit dhe kanosjes.
    Në Shqipëri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne jemi kundër globalizmit, në të kundërtën ne e duam atë, por që të bësh biznes këtu është një presion, një shantazh i vazhdueshëm dhe nëse nuk je në favor të Qeverisë, atëherë je gjatë gjithë kohës nën shantazh dhe nuk ke avantazhe. Resortet turistike, importuesit e gazit, operatorët telefonikë, prodhuesit e detergjentëve janë nën shtrengimin e presionit te mbylljes së biznesit të tyre dhe nën presionin e politikave financiare.
    Kjo nuk është hera e parë që Berisha ka vepruar në këtë mënyrë duke dëmtuar themelet e lirisë demokratike në Shqipëri. Në vitin 1990, ai ishte Presidenti ynë kur futi në burg kundërshtarët e tij politikë, mbylli gazeta dhe mbushi shërbimin sekret me besnikë të partisë.
    Në atë kohë Uashingtoni ishte shumë kritik ndaj Shqipërisë dhe u mundua që të evitonte konfliktin me ish-Jugosllavinë duke i kërkuar që të ndalonte thyerjen e embargos që të mos kalonin për në Kosovë. Në atë periudhë, Berisha nuk ishte një fan i flakës nacionale dhe Uashingtoni mbylli sytë përpara tendencave të tij autokratike.
    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”
    Uashingtoni e mësoi në një mënyrë të vështirë se çdo të thotë të mbyllësh sytë përpara korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Amerikës i duhen kujtuar gabime të së shkuarës, ne shqiptarët do të ishim shumë mirënjohës nëse Uashingtonit do t’i rikujtoheshin principet dhe vlerat që shumë prej nesh kemi arritur që t’i admirojmë mbi SHBA.

    sot

  4. #4

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar

    | E Merkure, 10.03.2010, 10:10 PM |

    (Emisari i Rames nxin imazhin e shqiptareve ne arenen nderkombetare. Shqiptarë, njiheni se kush është Erion Veliaj)

    Nga Beqir SINA

    Kryetari i Levizjes G99 eshte emisari tjeter i Rames qe mundohet me te gjitha menyrat te nxije imazhin e shqiptareve ne arenen nderkombetare. Ne nje artikull te botuar ne "Huffington Post", nje gazete e njohur antishqiptare, Erion Veliaj nuk nguron t'i quaje shqiptaret njerez fisesh e katundare, per faktin e vetem se ata priten ne menyre madheshtore Presidentin e SHBA-se, George W. Bush. Me tone ironike, Veliaj fyen shqiptaret, kundershton pavaresine e Kosoves dhe del hapur kunder bashkepunimit te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne nje perpjekje per ta lene vendin peng te politikave klienteliste e mafioze te Edvin Rames. "Ne kohen kur popullariteti i Presidentit amerikan eshte ne piken me te ulet ne SHBA dhe kur vizitat e tij perballen me protesta, vendi im i predominuar nga myslimane katundare, zbriti ne rruge me pankarta me flamuj amerikane, te cilet u rreshtuan per ta mbushur ate me levdata", shkruan mes te tjerash Erion Veliaj, duke tejkaluar çdo mase ne racizmin dhe gjuhen e urrejtjes se shprehur kunder shqiptareve, gjuhe te cilen nuk e ka perdorur askush deri me sot qe ka si origjine Shqiperine. Vlen te theksohet se as qarqet ekstremiste sllave e greke nuk jane shprehur me nje urrejtje kaq te hapur ndaj shqiptareve, siç ben Erion Veliaj. Lidhur me çeshtjen e Kosoves, Veliaj shprehet qartesisht kunder pavaresise se saj duke e portretizuar nderhyrjen e NATO-s si detyrim per te ndaluar, siç e quan ai, kontrabanden e armeve ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves dhe jo si pasoje e gjenocidit serb atje. "Uashingtoni e konsideronte Shqiperine si kritike ne perpjekjet e saj ne konfliktin e ish-Jugosllavise, duke i dhene fund mbeshtetjes ndaj ngutjes se vellezerve kosovare me arme. Shume nga armet e grabitura ne vitin 1997 u trafikuan ne kufirin me Kosoven, duke provokuar nje lufte tjeter ne ish-Jugosllavi, lufte e cila u ndal vetem me nderhyrjen e NATO-s qe kushtoi 45 milione dollare. Pikerisht kjo ishte ajo qe SHBA donte te parandalonte" , shkruan me tej Veliaj. Si nje ze unik shqiptar qe shprehu haptazi kundershtimin ndaj pritjes se Presidentit Bush dhe qe e nxjerr luften ne Kosove si pasoje e kontrabandes se armeve ne kufirin Shqiperi-Kosove, opinioni i Veliajt beri jehone te madhe ne te gjitha qarqet antishqiptare dhe ne mediat e tyre. Ky shkrim u sherbeu per nje kohe relativisht te gjate lobeve serbe kunder pavaresise se Kosoves per te argumentuar se bombardimet amerikane ne Serbi erdhen si pasoje e trafikut ilegal te armeve nga Shqiperia drejt Kosoves dhe jo si pasoje e gjenocidit serb ndaj shqiptareve. Eshte nje rast flagrant, por edhe unik qe i vetmi emer shqiptari qe permendet nga lobet serbe dhe greke si reference eshte Erion Veliaj. Se bashku me historine e sajuar nga Rama per vjedhjen e ores se Presidentit amerikan gjate vizites ne Fushe Kruje, shkrimi i Veliajt zuri faqet e para te disa medieve antishqiptare ne rajon, por edhe me gjere. Shkrimi antishqiptar i Veliajt u perdor per nje kohe jo te shkurter edhe nga institucioni me i famshem serb antishqiptar ne Amerike, Keshilli per Mbrojtjen e Kosoves (The American Council for Kosovo). Sipas faqes zyrtare te kesaj organizate, Keshilli per Mbrojtjen e Kosoves eshte nje organizate jofitimprurese e perkushtuar per t'u shpjeguar amerikaneve qe te kuptojne te ardhmen e provinces serbe te Kosoves dhe Metohise. "Ne menyre te veçante, Keshilli do te gjeneroje aktivitete edukative nepermjet fushatave ndergjegjesuese amerikane per te shpjeguar se pavaresia e Kosoves eshte nje shkeputje me force dhe e paligjshme e komunitetit nderkombetar, e cila eshte ne dem te interesave amerikane dhe sigurise evropiane dhe globale", thuhet me tej ne faqen zyrtare te organizates serbe ne SHBA, e cila perfshin si nje kontribut te vyer antishqiptar edhe shkrimin e Erion Veliajt. Personi qe ka amplifikuar dhe ka marre referenca te plota nga shkrimi i Veliajt eshte nje nga drejtueset kryesore te Keshillit per Mbrojtjen e Kosoves, antishqiptarja me e njohur ne Amerike: Julia Gorin, me origjine ruse, e cila ka kundershtuar me force politiken e jashtme amerikane ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Shkrimet e saj ne median amerikane jane bere te njohura ne rastin e Ballkanit per amplifikimin e historive surreale me trafik organesh, xhihad islamik kunder ortodokseve serb dhe sidomos per gjenocidin e shqiptareve kunder serbeve me kriminelet Thaçi e Haradinaj. Eshte pikerisht kjo grua me nje botekuptim te thelle racist antishqiptar qe i lutet Zotit te mbroje Veline dhe grupin e tij, sepse po bejne nje pune shume te rendesishme ne Shqiperi. Ne shkrimin e saj te famshem ne median amerikane per Keneten Ballkanike, siç e quan ajo situaten ne Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelet shqiptare te mbeshtetur nga Uashingtoni per faj te Klintoneve dhe Bush, Julia Gorin citon gati te plote te gjithe shkrimin e Erion Veliajt, duke u ndalur ne menyre te veçante sidomos ne pjesen kur Veliaj na kujton se ne shqiptaret nuk duhet te eksportojme regjimin tone autokratik te Berishes. "Veliaj, mbeshtetes i pavaresise se Kosoves, si çdo shqiptar tjeter ne planet, pyet ne komentin e tij qe tashme eshte nje sllogan: A duhet ne ne Shqiperi te rregullojme gjerat brenda, para se te perpiqemi te eksportojme regjimin tone gjithandej?" , shkruan mes te tjerash Gorin, e cila perdor pikerisht kete argument te Velise ne pergjigjen qe ai i dha krikes shqiptare online ne 2007, per te nxjerre pikerisht nektarin proverb nga shkrimi i Velise: pavaresia e Kosoves eshte e gabuar, pasi aty do te eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishes! Madje ne shkrimin e tij, Veliaj tenton ta paraqese qeverine si antisemite, duke pretenduar se mediat i paraqesin kritiket e ekzekutivit si "çifute dhe homoseksuale" .

    Veliaj dhe Millosheviç, te njejtat argumente kunder pavaresise se Kosoves

    Shkrimi i Erion Veliajt, i cili i konsideron shqiptaret si njerez fisesh e te pacivilizuar, ka gjetur hapesire ne shume faqe proserbe si nje model i opinionit te pavarur te nje intelektuali shqiptar, i cili ka guximin te dale mbi te verteten zyrtare dhe paraqet nje opinion te pavarur te shqiptareve ndaj politikes amerikane ne rajon. Faqja me e rendesishme e lobit serb ne Amerike www.serbiana. com me qender ne Michigan, eshte nje faqe e hapur ne SHBA nga serbet pas nderhyrjes amerikane ne Kosove ne 1999. Sipas kesaj faqeje, serbiana.com eshte nje website i medias dhe lajmeve te pavarura qe i dedikohet studimeve dhe analizave te shtypit per Ballkanin. Ne kete faqe shkrimi i Velise eshte publikuar i plote dhe eshte i vetmi shkrim me autor shqiptar. Por vete Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velise si dhe reagimin e tij ndaj kritikes qe shpertheu online ne Amerike kunder shkrimit te tij nga studentet shqiptare atje, pasi ishin te vetmit qe u njohen me kete fakt qe ne 2007. Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit per te mbrojtur Veline dhe grupin e tij qe po ben nje pune te rendesishme ne Shqiperi ngrejne pikepyetje se çfare pune te rendesishme qe iu pelqeka serbeve dhe proserbeve kunder pavaresise se Kosoves ben Veliaj me grupin e vet? A ka lidhje kjo me historine e Erion Veliajt me organizaten e tij te pare Balkan Youth Link, zyra kryesore e te ciles ishte ne Beograd ne 2001? Ne fakt, puna e rendesishme e Veliajt ne syte e lobit serb ne SHBA lexohet qartas ne shkrimin e tij. Ne çdo rresht te ketij shkrimi ka paragrafe te plote qe çdo analist serb apo antishqiptar tjeter mund t'i marre dhe t'i perdore per qellimet e veta si reference nga Shqiperia, pasi tashme Veliaj eshte njeriu i tyre ne Shqiperi. Shkrimi i famshem i Velise godet viziten e Presidentit Bush dhe pritjen euforike te shqiptareve servile, siç i quan ai, qe po genjejne Ameriken. Gjithashtu, shkrimi eshte nje sulm i paster ndaj politikes se Klinton per bombardimet ne ish-Jugosllavi, i cili sipas Veliajt, eshte armiku kryesor i shqiptareve se mbeshteti renien e komunizmit dhe ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitet '90, ndersa detyroi taksapaguesit e vendeve te NATO-s te harxhojne 45 milione dollare per luften ne Kosove, te cilen Veliaj e konsideron si te panevojshme. Ky eshte nje nga argumentet kryesore me te cilat u mbrojt edhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Hage, i cili pretendoi se nderhyrja e Serbise ne Kosove kishte lidhje me trafikun e armeve nga Shqiperia. Me nje durim te zellshem antishqiptar, Veliaj nuk harron te skalise me te zeze edhe situaten ekonomike ne Shqiperi, duke pretenduar se kompanite e medha nderkombetare ngurojne te investojne ne ekonomine e vendit per shkak te presionit qe qeveria ushtron ndaj biznesit. Ky artikull perforcon edhe me tej faktin se interesat e kujt perfaqeson Erion Veliaj ne Shqiperi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    ju keni dale trush komplet mer
    po dhe asin e tenisit djokovicin ca ta quaj bari dhensh
    i pa Pam ti dydrinas robt ti do jesh i adoptum nga sala se zeni nuk je ti se ka pune me Arminen e ai e jo me forumin
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ju keni dale trush komplet mer
    po dhe asin e tenisit djokovicin ca ta quaj bari dhensh
    i pa Pam ti dydrinas robt ti do jesh i adoptum nga sala se zeni nuk je ti se ka pune me Arminen e ai e jo me forumin
    djocovicit ti jepet celesi i shkodres ashtu si beri edi rama ate kengetarin, bregovicin

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    djocovicit ti jepet celesi i shkodres ashtu si beri edi rama ate kengetarin, bregovicin
    me cfare motivacioni se ju te pd jeni te mencum shume?
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    me cfare motivacioni se ju te pd jeni te mencum shume?
    me cfare motivacioni? me pas zero problem me fqinjet.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandaloze, Ministri Veliaj e quan "legjendë" , urrejtësin e shqiptarëve, Mijato

    Veliaj me minatorët: Ah sa shijon grosha pas pune

    Emri:  79811_1.jpg

Shikime: 391

Madhësia:  106.2 KB
    TIRANE-"Ah sa shijon grosha pas pune”. Ky ka qenë komenti që ka shoqëruar një foto të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në rrjetin social “Facebook”, ndërsa përshkruhej edhe vendi ku ajo ishte shkrepur:në mensën e minatorëve të Pukës. Kjo foto vjen një ditë pas premtimit për uljen e moshës së daljes në pension për këtë kategori, një kërkesë shumëvjeçare e sindikatave, e cila nuk është përkrahur nga qeveria e mëparshme.
    veliaj

    (GSH/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •