Gusht 2008
Strategjia e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve e Terrorizmit eshte nje dokument qe
shpreh qarte vullnetin e Qeverise Shqiptare per nje lufte pakompromis kunder tyre (krimit te
organizuar, trafiqeve te paligjshme e terrorizmit).
Per here te pare nga strukturat e shtetit merret persiper realizimi i nje koordinimi te plote te
veprimeve e masave te te gjithe institucioneve ne luften kunder ketyre fenomeneve qe ne
hierarkine e te gjithe dokumentave kombetare ne fushen e sigurise jane pranuar si kercenime e
rreziqe me pasoja te renda per vendin tone. Ky dokument do te kontribuoje ne parandalimin
goditjen dhe nderprerjen e tyre, si dhe marre masat e nevojshme per parandalimin.
Krahas institucioneve te tjera, Ministria e Brendshme, merr persiper te luaje nje rol te
rendesishem ne koordinimin e veprimeve gjate implementimit te kesaj strategjie si dhe
strategjive te tjera sektoriale te luftes kunder formave te krimit te organizuar e terrorizmit.
Kjo strategji do te implementohet ne perputhje me politikat e Qeverise, ne perputhje me
angazhimet e marra ne luften kunder krimit te organizuar e terrorizmit si dhe do te orientoje
planet e veprimit te hartuara ne strategjite e tjera sektoriale.
Duke e vleresuar si nje arritje te rendesishme per gjithe institucionet tona, shpreh besimin se kjo
strategji do te ndihmoje ne rritjen e cilesise se punes se strukturave te specializuara, do te
ndihmoje ne ndarjen me te mire te pergjegjesive e harmonizimin e veprimeve, si dhe do te
ndikoje ne hedhjen e hapave cilesore ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve e
terrorizmit.
Me implementimin e saj, vendi yne do te radhitet ne vendet qe luftojne me efektivitet krimin e
organizuar, do te paraqitet si nje partner me garanci te plota e standarte per te qene antar i
familjes se Bashkimit Evropian.
BUJAR NISHANI
MINISTER
Krijoni Kontakt