Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Një burrë nga Pogradeci ka gjetur vdekjen në Siri duke luftuar në krah të rebelëve. Policia bën të ditur se 40-vjeçari I njohur me nofkën Edu Samed, është vrarë para dy ditësh në Siri. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Hamza nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Sipas policisë, 40-vjeçari para pak kohësh ishte shpërngulur me familjen në Tiranë. Konfirmohet se kanë nisur dhe procedurat e tërheqjes së trupit nga Siria. Javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë dhe kosovarë që po luftojnë krah rebelëve sirianë. Ata që shkojnë në Siri për të luftuar thonë se po përkrahin Xhihadin.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një tjetër shqiptar nga Pogradeci vritet në Siri

    Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte në Arabi

    Emri:  79835_4.jpg

Shikime: 330

Madhësia:  23.1 KB
    Nga: ENKELEJDA SKENDERASI

    POGRADEC - 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit, është shqiptari i vrarë dy ditë më parë në Siri. Lajmi i kobshëm ka mbërritur edhe tek familjarët nga bashkëshortja e tij e cila prej 6 muajsh shoqëronte bashkëshortin në Siri, së bashku me vajzën 2-vjeçare ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame dhe u largua nga Shqipëri 1 vit e gjysmë më parë, ndërsa asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë.

    Ata tregojnë se 28-vjeçari u kishte thënë familjarëve se ndodhej në Arabi dhe askush nuk shqetësohej për fatin e tij.


    "Iku 1 vit e gjysmë më parë. Na tha se do shkonte në Arabi dhe do të punonte. Në verë mori dhe bashkëshorten me vete, të dy ishin besimtarë. Asnjëherë nuk na treguan të dy për të vërtetën se ku ndodheshin, por Bledi tha se punonte kuzhinier. Sirinë nuk e përmendi kurrë.'- tha tezja e 28-vjeçarit Zeliana Lipo.

    Familjarët i bëjnë apel shtetit të sjellë sa më parë trupin në Shqipëri. Vetëm në fshatin Leshnicë janë edhe tre të rinj të tjerë të cilët janë larguar në Siri duke luftuar kundër regjimit të Assad, njëri prej tyre ka humbur kontaktet me familjarët 9 muaj më parë dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij.

    Balkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    ...hajt se e ka rregulluar Asadi edhe ate,mos e mbani merakun se tani ka shtatedhjete e dy gra aj,tanime jeton ne"parajs",hehehe...Ketij Asadit,duhet ti ngrejm nje permendore ne,sepse po na e pastron token tone nga mbeturinat turkoarabe.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...hajt se e ka rregulluar Asadi edhe ate,mos e mbani merakun se tani ka shtatedhjete e dy gra aj,tanime jeton ne"parajs",hehehe...Ketij Asadit,duhet ti ngrejm nje permendore ne,sepse po na e pastron token tone nga mbeturinat turkoarabe.
    Boll moj diella, boll me ! S'pushove asnjehere fyerjet "turko-arabe", çfar qellime ke ? Te te sulmojm ty si llatino-gabele ?! Mbaje fejen tende dhe perzi lesh me ne !
    … ///

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    ...vetem dhash mendimin tim rreth ketyre te papjekurve qe po bahen mish per top,hehe...

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Nje budall me pak.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    ...e i"gjori"_budallaj,paska qene i ri,sido qe te jete tash edhe ne"xhenet"nuk do ta kete leht,mbase e mbysin grate,hehehe(shtatedhjete e dy gra ej !!!hahahah..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    zoti e meshiroft kete djal te ri qe ra deshmor ne Siri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    zoti e meshiroft kete djal te ri qe ra deshmor ne Siri
    Po patjeter, sidomos kur shkon ne nje vend per te vrare njerez (te fajshem e te pafajshem) e per te bere krime te tjera, e ke siguruar meshiren e Zotit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    zoti e meshiroft kete djal te ri qe ra deshmor ne Siri
    deshmor????
    dmth nese une luftoj ne austri me beni deshmor ne shqiperi?
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Po patjeter, sidomos kur shkon ne nje vend per te vrare njerez (te fajshem e te pafajshem) e per te bere krime te tjera, e ke siguruar meshiren e Zotit.
    Pse shpif te pafajshem ? Ai ka shkuar per te mbrojtur civilet (te pa mbrojturit , grat , femijet , pleqet ...) nga nje diktator . Zoti pabesimtaret dhe njerzit qe shpifin sikur ty si meshiron , se muslimanet apo ata qe flijojn veten per te tjeret dhe per Islamin Zoti do ti meshiroj Inshallah .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Një tjetër shqiptar 28 vjeçar nga Pogradeci vritet në Siri

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    deshmor????
    dmth nese une luftoj ne austri me beni deshmor ne shqiperi?
    Nese ne nje vend te botes ku behet padrejtesi ndaj njerezve te pafajshem , e ty si njeri kur te obligohet per ta ndal kete padrejtesi njerezore , nese vdes ti si njeri ne kete mision human njerezor , e merr epitetin deshmor . Territori nuk eshte kusht per fitimin e grades deshmor cuni !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •