Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    Autobusi i linjës Athinë-Tiranë, i sulmuar me armë gjatë tentativës së grabitjes

    Laurent Tabaku hipi i fundit. Shpejtësia shpëton jetën e 15 të tjerëve.

    Autorët qëlluan me armë për të grabitur udhëtarët.


    Emri:  tepelene-autobusi-i-sulmuar-300x168.jpg

Shikime: 504

Madhësia:  12.6 KB
    Sulmohet me armë autobusi i linjës Athinë-Tiranë. Prita e ngritur në afërsi të fshatit Mogile, në rrugën nacionale Memaliaj-Mallakastër, la të vdekur një 24-vjeçar nga Peqini dhe një vajzë të re të plagosur.
    “Nëse nuk do vazhdonte shoferi rrugën, do të vdisnim të gjithë”, thanë pasagjerët e mbijetuar nga sulmi, i cili dyshohet se u bë për qëllime grabitjeje. Autobusi me 16 pasagjerë u qëllua me dhjetëra plumba, 23 prej të cilëve u bllokuan nga policia për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:30 të ditës së djeshme. Nga Athina ishte nisur autobusi me 14 pasagjerë, me destinacione të ndryshme, kryesisht në Fier, Lushnjë dhe Tiranë, ndërkohë që një 54-vjeçar hipi në Agrinjo dhe i fundit që iu bashkua grupit tjetër të pasagjerëve ishte vetë Laurent Tabaku, i cili hipi në Kakavijë.

    Pasagjerët e autobusit të qëlluar me armë

    Pasagjerët kanë ngelur të tmerruar nga ajo çfarë përjetuan vetëm për katër minuta në një errësirë skëterre dhe në panik të plotë nga mungesa e sigurisë. Ngjarja është shënuar në momentin kur autobusi me targë AA 578 GC, ndodhej në afërsi të kthesës së Vasjarit, rreth 4 km në veri të Memaliajt. Burimet zyrtare policore nuk kanë specifikuar ende numrin e saktë të personave që i kishin zënë pritë autobusit, por sipas dëshmitarëve, ata mundet të kenë qenë jo më shumë se katër veta. Këta të fundit kanë marrë pozicion në pjesën e majtë të rrugës, nga krahu i shoferit. Nën thirrjet “Ndal!”, “Ndal!” ata kanë tentuar që të bllokojnë lëvizjen e autobusit dhe madje kanë qëlluar në ajër për të trembur shoferin e mjetit. Por, kur kanë parë se autobusi ka rritur shpejtësinë, kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi mjet. Sipas skemës së ngritur nga grupi hetimor, keqbërësit kanë qëlluar me qitje jo shumë të largët, ndërsa në një moment të dytë, njëri prej tyre, duke qenë i pajisur me një pushkë shotgun, është afruar gati në një largësi 10 metra dhe ka qëlluar në drejtim të shoferit që të ndalonte. Mirëpo shoferi ka mposhtur panikun duke vijuar rrugën me shpejtësi, për t’iu shmangur grabitjes apo dhe vazhdimit të goditjeve me armë në drejtim të mjetit. Nga ekspertiza balistike e grupit hetimor vërehen më shumë se 23 predha arme zjarri, të një automatiku dhe një pushke shotgun. Pjesa më e madhe e tyre kanë prekur pjesën fundore të autobusit, atë anësore të majtë, si dhe xhamin e sediljeve të mesit. Një prej plumbave ka shkaktuar plagosjen e Laurent Tabakut, 24 vjeç nga Elbasani, i cili mori plagë të rënda në organet jetike. Xhamat e thyera dhe një plumb shkarazi plagosën në fytyrë dhe pasagjeren tjetër, Qibarie Dihani, 19 vjeçe, nga Fieri. Të tjerët, të cilët ishin të përgjumur nga rruga e gjatë dhe nata janë shtrirë në tokë për të shpëtuar. Për rreth 5 kilometra autobusi i linjës ndërkombëtare ka udhëtuar me shpejtësi, ndërsa kanë lajmëruar policinë e Tepelenës.
    Makina të policisë i arritën, duke u kërkuar kthimin në Policinë e Gjirokastrës, për të denoncuar ngjarjen. Vetëm britmat e vajzës kanë bërë që udhëtarët të mësonin se ajo ishte plagosur, ndërsa pasagjeri tjetër, pa ndjenja, është zbuluar i gjakosur vetëm kur makina ka ndaluar. Ata janë nisur me mjete të tjera për në spitalin e Fierit, ku iu nënshtruan menjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale, por 24-vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Deri në orën 06:00 të mëngjesit, 14 pasagjerët bashkë me shoferët e autobusit janë marrë në pyetje në Gjirokastër dhe vetëm atëherë janë lënë të vazhdojnë udhëtimin drejt Tiranës. Një udhëtim i përgjakshëm që u ka kujtuar skenat e grabitjeve në vitet 1997-1999. Forca të shumta të policisë lokale kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke kontrolluar në të gjithë fshatrat përreth. Në aksionin e krehjes së zonës, janë angazhuar dhjetëra forca policore të Gjirokastrës, e më pas janë bashkuar dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar në të gjitha drejtimet dhe në komunat Qendër, Luftinjë, Krahës, Kurvelesh, Memaliaj dhe Lopës. Në komisarit janë shoqëruar 10 persona, por askush prej tyre nuk është ndaluar si autor i tentativës së grabitjes me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.

    “Me fat që jemi gjallë”

    Emri:  tepelene-qamile-pasagjeri-150x150.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  6.9 KB
    “Jemi me fat që jemi gjallë. Zoti na e ka shkruar të vdesim ndonjë ditë tjetër. Atë që përjetuam sot, unë nuk di se kujt t’ia tregoj më parë. Meriton një falënderim pa kufi shoferi që u tregua trim dhe i vendosur për të na shpëtuar nga grabitja e garantuar, si dhe nga vdekja kur vazhdoi rrugën pa u ndalur. Më vjen keq për djalin e gjorë që u plagos sepse ishte mbuluar me gjak. Uroj që të shpëtojë se nuk ua kishte borxh atyre maskarenjve që sulmuan një autobusë me emigrantë”, tha dje Qamilja, një prej pasagjerëve të autobusit të sulmuar.


    “U ndjemë si në ‘97″

    Emri:  tepelene-samiu-pasagjer-150x150.jpg

Shikime: 262

Madhësia:  6.6 KB
    Samiu, pasagjer nga Lezha, thotë se e ka përjetuar për herë të dytë këtë fat të keq, pasi ka qenë “viktimë” e një grabitjeje të ngjashme në Laç në vitin 1997. “Sapo kaluam qytetin e Memaliajt buzë rrugës ishte një kanal. U detyruam të ulnim shpejtësinë, kur dëgjuam krismat. Pamë një person disa metra larg autobusit. Na u duk sikur ishte çoban, por errësira e plotë nuk na lejonte të shikonim më qartë. Atëherë plumbat filluan prapë. Vetëm kur ndaluam pasi na kishin goditur, kuptuam që dy pasagjerë ishin të plagosur pasi vajza ulërinte nga tmerri, ndërsa djali nuk lëvizte fare”.

    Precedenti
    Ngjarja e djeshme është e dyta që ndodh brenda një harku kohor prej 12 muajsh, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër. Në janar të vitit që shkoi, një autobus i linjës Sarandë-Tiranë u qëllua me armë zjarri dhe u grabit nga dy vëllezër të fshatit Mamaj. Ata arritën të ndalonin autobusin dhe të grabisnin një shumë prej 300 mijë lekësh nga pasagjerët e tij. Nga plumbat e qëlluar u dëmtuan xhamat e autobusit, duke lënduar lehtë një prej pasagjerëve të tij. Brenda pak orësh u arrit të zbuloheshin dhe arrestoheshin dy autorët e ngjarjes, vëllezër të fshatit pranë vendit ku u grabit autobusi.

    Shpërblimi
    Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të personave që japin informacion për të dyshuarit si autorë të ngjarjes një shumë prej 10 mijë eurosh. Kundrejt çdolloj të dhëne që çon në gjurmët e grabitësve të armatosur në mes të rrugës nacionale, ofrohet kjo shumë parash, e cila do t’i jepet informatorit, duke ruajtur anonimatin e atij që lajmëron në numrin 0694102732. Kjo deklaratë erdhi pak kohë para se të ndërronte jetë në spital 24-vjeçari Laurent Tabaku, i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë, ndërsa kthehej për në banesën e tij. Në vend janë nisur forca të shumta policie, por ende nuk ka persona të ndaluar për ngjarjen e rëndë.

    TEPELENE
    PIRO NASE

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    E plagosura: Vërshuan plumbat nga xhami, na thirrën “ndaloni”

    Qibarie Xhihani, e plagosura dje në spitalin e Fierit

    “Kur erdha në spital mjekët dalluan plagët në fytyrë”


    Emri:  fier-e-plagosura-Qebarete-Xhihani-300x240.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  23.3 KB
    FIER – Thirrjet “ndalo, ndalo autobusin” zgjuan të tmerruar nga gjumi 19-vjeçaren Qibarie Xhihani. Ajo ishte ulur në sediljen nga ana e dritares, ndërsa në vendin tjetër i ati. Nuk kishte shumë kohë të kuptonte se çfarë po ndodhte pasi zërat që vinin nga jashtë u mbytën nga thirrjet e tmerruara të pasagjerëve ndaj shoferit, të cilët i kërkonin të rriste shpejtësinë. Papritmas xhamat vërshuan mbi ta, ndërsa breshëria e plumbave vijoi për disa sekonda. 19-vjeçarja mbeti e plagosur, por fati deshi që plumbi t’i kalonte anës nofullës duke i shkaktuar vetëm një gërvishtje. E plagosura rrëfen momentet e tmerrit pas mesnate.
    Si ndodhi ngjarja?
    Unë isha në gjumë në fillim. U zgjova nga zhurmat që po dëgjoja nga jashtë. U zgjuan thuajse të gjithë pasagjerët, pasi shumica po flinin. Ishim të lodhur se kishim bërë gjithë atë rrugë…
    Çfarë dëgjuat konkretisht?
    Dëgjonim: “Ndaloni, ndaloni autobusin”. Ne u tmerruam. Ishte natë dhe nuk shikonim asgjë jashtë. Ngaqë ata i drejtonin armët, shoferi fillimisht deshi të ndalonte. Por, ne i bërtitëm dhe i thamë të lëvizte se do na vrisnin. Ai na tha që të ulnim kokën dhe i dha gaz. Në këtë moment ata qëlluan me breshëri. U thyen xhamat. U bë një zhurmë e madhe… ne që bërtisnin nga brenda, pasi ishte vërtet e tmerrshme ajo që ndodhi.
    Ti mbete e plagosur, si je tani?
    Po, u plagosa kur u thyen xhamat. Më ranë në fytyrë, ndërsa një plumb më ka kaluar në sipërfaqe të lëkurës në pjesën e nofullës. Unë e mora vesh që isha plagosur me plumb nga mjekët se aty nuk shikonim asgjë dhe nuk po kuptonim kush ishte plagosur nga xhamat e kush nga plumbat.
    Sa persona kishte në autobus?
    Nuk mbaj mend sa ishim, ndoshta nja 20 veta.
    Jeni emigrante në Greqi?
    Po, jetoj me familjen. Jemi nga rrethinat e Levanit këtu në Fier. Bashkë me babain vendosëm të vinim për pak ditë që të vizitonim të afërmit tanë këtu. m.r

    BABAI
    Babai i 19-vjeçares së plagosur, Arben Xhihani, ishte një ndër pasagjerët që përjetoi momentet e tmerrit. “U tmerruam. Nuk dinim se nga po na vinin plumbat. Kur m’u hodh vajza në qafë, thashë se ma vranë para syve. Bërtitëm që t’i thoshim shoferit të nxitonte dhe ai iku me shpejtësi. Qëlluan me kallash me breshëri. Kur u larguam, nisëm të pyesnim njëri-tjetrin se kush ishte plagosur. Vajza kishte gjak në fytyrë. Pastaj edhe një djalë kur futi dorën në kraharor pa që aty kishte gjak dhe plumbat i ishin futur në trup”, u shpreh Xhihani.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    “Laurenti në Greqi për të fejuarën, e kthyen në kufi”

    “Autorët të gjenden dhe të varen në litar”

    “Laurenti në Greqi për të fejuarën, e kthyen në kufi”


    Skedarët e Bashkëngjitur 163463

    Familjarët e 24-vjeçarit: Pala greke nuk e lejoi të vazhdonte rrugën, po vinte në Peqin.

    Një parregullsi në dokumente i ka kushtuar jetën 24-vjeçarit nga Peqini. Laurent Tabaku ishte nisur për të takuar të fejuarën në Patra të Greqisë, por mbeti i vdekur nga grabitës të armatosur. I riu që mësohet se dhe prindërit e tij i kishte në Greqi, kishte udhëtuar pak pas mesditës të së dielës nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Kakavijës. Pas kontrollit rutinë në kufi, kishte rezultuar se në dokumentacionin e Tabakut ka pasur parregullsi dhe kjo ka bërë që pala greke ta kthejë mbrapsht të riun. Duke mos pasur rrugë tjetër, Tabaku ka vendosur për t’u kthyer mbrapsht dhe ka hipur si pasagjer i fundit në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes. Rrugëtimi ka qenë i qetë, pasi edhe qarkullimi në këto orë është i rrallë, por kjo ka ndodhur derisa autobusi ka lënë pas qytezën e Memaliajt dhe është futur në vendin e quajtur “Kthesa e Vasjarit”, në Mogile, i njohur si vend strategjik për grabitjet e maskave gjatë trazirave të vitit ‘97. Dy persona mbetën të lënduar nga plumbat e xhamat e autobusit, por fati i keq ishte në krahun e Laurentit. Ai ka mbërritur pa ndjenja në spitalin e Fierit. Mjekët që në orët e para të mëngjesit thanë se gjendja e tij ishte kritike. Qeset me gjak për të kompensuar hemorragjinë nuk e kanë shpëtuar.

    (Artikullin e plote e lexoni sot ne botimin e shtypur te gazetes Panorama)

    FIER/ MAJLINDA RAMA

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-01-2014 më 14:07

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    Ky lajm i zi, u shpernda edhe en Zvicerr : http://www.20min.ch/ro/news/monde/story/19152393
    … ///

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    Te nderuar qytetare,

    Policia e shtetit eshte shume e zene duke u marre me sekuestrimin e lojrave te fatit, me kontrollin e bizneseve qe nuk paguajne tatime, me prishjen e ndertimeve pa leje, dhe tani se fundmi edhe me ndaljen e vjedhjeve ne rrjetin e energjise. Keto jane prioritetet qe na dha kryeministri yne, rilindasi Edi Rama. Kur te mbarojme me keto, do merremi edhe me problemet e krimineleve qe vrasin ne rrugen nacionale te vendit ne mes te dites.

    Faleminderit,
    Ministria e Rendit

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (28-01-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Plumba autobusit të linjës Athinë-Tiranë, vritet pasagjeri

    ja dhe ketyre me siper qe ju behet zemra mal me kete ngjarje njeri poston tjetri falenderon
    QOHU NGA VORRI ENVER HOXHA SE VEC TI JA U DI KETYRE QENIEVE
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Plumba autobusit vrasin të riun Në arrest 4 persona, policia E kryen nën efektin e hashashit

    GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj. Nga ngjarja e rëndë mbeti i vdekur një 25-vjeçar, pasagjer i autobusit.

    Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se janë ndalur shtetasit Klajdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.

    Nga hetimet rezultoi se Klajdi Tringa, Besmir Ruçi e Jugen Lola të ndihmuar nga Gentian Beqiraj kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar. Plani ishte që të grabisnin me armë autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Nga hetimet paraprake pas marrjes në pyetje të të rinjve mësohet se nën efektin e hashashit, ata kanë marrë armët dhe kanë tentuar të ndalojnë autobusin që vinte nga Greqia. Pasi kanë dështuar në ndalimin e autobusit, ata kanë qëlluar me breshëri armësh.
    "Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se shtetasit Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, të ndihmuar nga shtetasi Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas një plani të diskutuar dhe menduar një natë më parë në një lokal, në fshatin VASIAR, për grabitje në rrugë, nën efektin e përdorimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa), kanë tentuar të ndalojnë, duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e pasagjerëve të autobuzit, të linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës"-citon njoftimi i policise.
    Vrasja e ne autobusin e linjes tirane athine arrestohet 4 te rinj
    Nga hetimet rezulton se autorët më pas janë larguar me automjet tip 'Benz' në pronësi të Klajdi Tringës, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa.

    Katër të rinjtë bënë të ditur se armët e krimit i kanë hedhur në lumin Vjosë dhe aty po kërkohen nga polumbarët.

    Gentian Beqiraj, është bashkëpunëtor i ndaluar pasi ju ka siguruar dhe dhënë armën e krimit automatik tre të rinjve, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të autobusit.
    Në cilësin e provës materiale u sekuestruan 11(njëmbëdhjetë) aparate telefonash celularë, 5.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete të përdorur nga të rinjtë gjatë kryerjes së krimit.

    Materialet proceduriale i kaluan për për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje”.

    Ngjarja e sulmit ndaj autobusit ndodhi mëngjesin e 27 janarit rreth orës 01:20 minuta në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila.
    Si pasojë e të shtënave u plagosen 2 persona, Laurent Tabaku, 25 vjeç nga Elbasani dhe 19-vjeçarja Q. Xhihani. Por Laurent Tabaku, 25 vjeç, nuk u rezistoi dot plagëve dhe humbi jetën pasditen e datës 27 janar.

    (d.b/BalkanWeb)
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Nga hetimet rezultoi se Klajdi Tringa, Besmir Ruçi e Jugen Lola të ndihmuar nga Gentian Beqiraj kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar.
    Mos jane nga fshati i Gramoz Rucit keta mo? Apo nga fshati i mustaqes se Policise se Shtetit?

    Pse vetem qeveria di te hedhi ne ere pallate ne televizor? Ne fshataret e Laberise nuk dime te vjedhim e te vrasim?!

    Albo

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos jane nga fshati i Gramoz Rucit keta mo? Apo nga fshati i mustaqes se Policise se Shtetit?

    Pse vetem qeveria di te hedhi ne ere pallate ne televizor? Ne fshataret e Laberise nuk dime te vjedhim e te vrasim?!

    Albo
    edhe mund te jete

    rensi ka qe u arrestu ne koh rekord
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •