Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 60
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Studentëve protestues para Rektoratit u bashkohen të tjerë



    Publikuar: 29.01.2014 - 12:20

    Prishtinë, 29 janar – (E plotësuar) Studentëve protestues, të cilët që nga mëngjesi për të dytën ditë kanë bllokuar Rektoratin e UP “Hasan Prishtina”, rreth orës 12 iu janë bashkuar edhe studentë të tjerë të pavarur.

    Protesta vazhdon të jetë e qetë.

    “Paqe” midis studentëve protestues e policisë
    Prishtinë, 29 janar - 11:00 – (E plotësuar) Studentët protestues, që kanë bllokuar Rektoratin e UP që në orën tetë të mëngjesit, dhe Policia e Kosovës, që po mbikëqyr situatën duket sikur kanë vendos njëfarë paqeje.

    Ndërsa studentët i kanë bërë thirrje policisë që të largohet nga Universiteti, Policia u ka thënë se nuk do t’i largojë me forcë ata nëse do të jenë paqësorë.

    Sipas policisë dhe vrojtuesve, në protestë po marrin pjesë rreth 30 studentë.
    Nuk ka pasur ndonjë çrregullim në komunikacion.

    ...
    Studentët protestues i bëjnë thirrje policisë të largohet nga Universiteti
    Prishtinë, 29 janar - 10:20 – (E plotësuar) Ndërsa vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Rektoratin e UP-së, studentët protestues përmes një letre elektronike, drejtuar medieve, i kanë kërkuar komandantit rajonal të Prishtinës, Rexhep Sijarina, i cili i pauniformuar është bashkë me policët në kampusin e Universitetit, që të largojë nga aty policinë.

    “Ia kujtojmë edhe një herë atij se detyra e tij është të zbatojë ligjin dhe jo t’i ndjekë verbërisht urdhrat e pushtetit. E për të zbatuar ligjin ai duhet t’i largojë policët nga Universiteti. Studentët nuk përbëjnë kurrfarë kërcënimi për sigurinë.

    Përkundrazi, kërcënim për sigurinë dhe për shoqërinë janë ata që e kanë shndërruar Universitetin e Prishtinës në çerdhe krimi e korrupsioni”, thuhet në thirrjen e studentëve protestues, përmes të cilës rikujtojnë se neni 13, pika 4 e Ligjit për Arsimin e Lartë thotë: “Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.”

    Tash për tash vazhdon ‘paqja’ midis protestuesve e policëve. Ndërsa të parët po shërbehen me çaja, të dytët vazhdojnë të mbajnë nën mbikëqyrje situatën.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,173394

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Të korruptuar në mendje

    Bekim Kupina

    Rektori Ibrahim Gashi mund edhe të mos japë dorëheqjen dhe për Kosovën kjo nuk përbën lajm. Por turpi do t’u bjerë atyre mijëra studentëve që denjojnë ta kenë një rektor të tillë. E, turpi mbi të gjitha është për shoqërinë kosovare, ngase korrupsioni tashmë ka depërtuar në mendjet tona

    Tetë vjet më parë, në fund të semestrit, 25 vijuesve të studimeve master në shkenca politike u janë bashkëngjitur edhe 15 të tjerë me një vendim të shefit të Katedrës së shkencave politike, Ibrahim Gashi. Një vendim të tillë Ministria e Arsimit atëbotë e pati kontestuar.

    Nëntë vjet më parë, Ibrahim Gashi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) e më pas zëdhënës i “rektorit” Arsim Bajrami, i cili në korrik të 2005-s është shkarkuar nga kjo pozitë me vendimin e Qeverisë dhe arsyetimin se në krye të këtij institucioni ka ardhur në mënyrë të kundërligjshme.

    Një vit më vonë, çështja e UP-së është debatuar në një seancë të Kuvendit të Kosovës, dhe me atë rast ishte kërkuar depolitizimi i tij.

    Futjen e UP-së në agjendën e legjislativit kosovar e kishte shkaktuar pikërisht ekipi që drejtonte këtë institucion, pjesë e të cilit ishte edhe Ibrahim Gashi.

    Tetë vjet më vonë, sërish Ibrahim Gashi, tashti nga pozicioni i rektorit, Universitetin do ta bëjë temë debati në Kuvendin e Kosovës, afërsisht për të njëjtat shkaqe, përveçse kësaj here ai është shkaktari.

    Historiani i paketuar si politikan u vu në krye të UP-së gjatë 2012-s, dhe atë disa muaj pasi që paraprakisht ishte bërë lajm në çarshi se ai do të trashëgonte në post një rektor tjetër që gjithashtu mbaroi mandatin i zhytur në disa afera.

    I shkolluar për historian, Gashit nuk i bën përshtypje nëse një punim i tij është publikuar në një revistë të rreme, ndaj vetëdijshëm ai bëhet pjesë e historisë gri të këtij universiteti. Për më tepër, ai shërbehet me terminologji religjioze, duke e cilësuar universitetin të shenjtë. Por, lëre që UP nuk është i shenjtë, por skajshmërisht e ka vënë në rrezik edhe emërtimin universitet, duke rënë pre e logjikës së tezgave në të cilat shitet mall i dalë mode. Kësisoj, rektori Gashi është shndërruar në batakçi tezgash arsimore.

    Gjithsesi nga këto zhvillime, Gashi jo që duhet ta lirojë karrigen e rezervuar për të, por edhe duhet t’i nënshtrohet vlerësimit profesional. Thjesht, për shkakun që një person me sfond 20- vjeçar akademik, siç pretendon të jetë ai, është dashur ta dinte se bota ka plot revista fantome. E nëse revista i paska fajet, atëherë ka një zgjidhje. Le ta bëjë publik punimin e tij dhe t’ia nënshtrojë një vlerësimi, jo vetëm të kolegëve të tij, por edhe më gjerë.

    Të jesh pjesë e kuadrit universitar do të thotë të kesh kurajë të pranosh gabimet dhe të japësh llogari në proporcion me peshën e gabimit dhe jo të demonstrosh prepotencë të shtirur akademike për t’i fshehur dobësitë profesionale. Ai dhe kolegët e tij nuk kanë as më të voglën arsye për mburrje. Por, arsye për mburrje kanë kolegët gazetarë nga “Koha Ditore”, të cilët ndihmuan dhe po ndihmojnë që kjo shoqëri të ngrihet në këmbë të mbara. Në asnjë rast, Gashi apo kolegët e tij nuk kanë denoncuar asnjë veprim kundërligjor në UP, teksa këtë gjë e ka bërë KD-ja. Një gazetë mund të luftojë për një shoqëri të ndershme dhe për dinjitet profesional edhe në UP, por një gazetë nuk mund ta shpëtojë një vend nëse ekziston një pakt pothuajse djallëzor për të bashkëjetuar me krime të llojllojshme, përfshirë edhe ato akademike.

    Gashi dhe kolegët e tij duhet të binden se nuk mbahet universiteti vetëm me ndarjen e çmimit “Honoris Causa” për këdo që bie andej nga kampusi universitar.
    Gjithashtu, nuk mbahet as me një duzinë nepotistësh, të cilët prej vitesh po e zbatojnë formulën “etër e bij”, dhe që i kanë mbërthyer disa njësi akademike të këtij universiteti. Njerëz që prej vitesh tuten nga fjala publike. Aty s`ka vend për kuadro të reja, që tentojnë të prodhojnë vlera, por, për poltronë, të cilët akronimit UP i kanë dhënë karakterin e universitetit palevale.

    Është zor të identifikohet qoftë edhe një veprim i guximshëm që ka bërë Gashi gjatë periudhës prej se ka marrë drejtimin e UP-së.
    Asgjë nuk është parë në UP nën drejtimin e Gashit në krahasim me guximin që manifestojnë kolegët e tij gjithandej globit. Njëra nga to është Juliete Castellanos, rektore e Universitetit publik në Honduras. Sociologia dhe aktivistja Castellanos është shndërruar në ikonë kundrejt korrupsionit dhe denoncimit të karteleve të drogës. Rektorja 60-vjeçare ka arritur që punën e saj prej një intelektualeje ta nxjerrë nga katedra, duke u bërë një fortifikatë e pamposhtur e denoncimit të narkokarteleve në Honduras dhe korrupsionit që po gërryen shtetin që në spanjisht ka kuptimin e fjalës “thellësi”.

    Castellanos nuk ka ngurruar që në shkrimet e saj ta godasë shtetin, pjesë e të cilit është, me gjuhën më të ashpër të mundshme, në një vend që edhe ashtu tradicionalisht është udhëhequr nga juntat ushtarake. “Hondurasi: shtet i korrupsionit”, ka shkruar Castellanos në njërin nga shkrimet e saj. Vrasja e djalit të saj 22-vjeçar nga policia e Hondurasit ka mobilizuar atë edhe më shumë në luftën antikorrupsion. “E di se njerëzit kanë të drejtë, dhe e di se çfarë duhet të bëjë dhe të mos bëjë Qeveria”, është shprehur ajo në një tekst. Guximi i saj bëri që zëvendësi i saj, Ayax Irias, ta cilësonte “specie e rrallë në një vend si Hondurasi”.

    A ka specie të rralla Kosova, apo Universiteti fatin akademik e ka të qeveriset nga injorantë të komunikimit publik, të tillë që janë në listë të zezë të Washingtonit dhe hyjnë në të zezë nga Meksika në Amerikë apo të tillë që publikimet në revistat e rrejshme nuk i shohin si gafë akademike. Çfarë është dashur të ndodhte që rektori të jepte dorëheqjen. Ta vrasë dikë?!

    Në një trend kësisoj, pa dyshim çështja e parë që të bie ndërmend është dilema nëse ia vlen të studiohet në UP. Edhe ashtu zërat në nivel global po rriten gjithnjë e më shumë duke i konsideruar studimet universitare si një barrë ekonomike, vlera e të cilave është e diskutueshme. Së paku, një qasje e tillë dominoi në forumin ekonomik në Davos, ku në njërën nga seancat është folur për atë nëse arsimi universitar është humbje parash.

    Njëzetvjeçari Zach Sims, bashkëthemelues i “Cocoacademy”, ka lënë studimet në Columbia University për ta themeluar biznesin e tij.
    Ai ka bindjen se njerëzve nuk u jepen shkathtësitë e nevojshme dhe përfundojnë pas universitetit me borxhe të mëdha, duke siguruar vende pune që paguhen pak, të cilat kishin mundur t’i siguronin edhe pa diploma ose me aso të nënshkruara nga rektori Gashi.

    UP-ja aktualisht vuan nga lëngata e papërgjegjësisë kolektive. Kjo shkollë nuk i fut njerëzit në borxhe, por i sakaton për një treg pune ku nuk gjejnë punë, sepse me ato diploma që marrin në plot raste nuk arrijnë ta kalojnë as testin në shumë profesione bazike. Prandaj, në një situatë të tillë duhet vetë Bordi i Universitetit të japë dorëheqjen, bashkë me rektorin. Të rishikohet pas një debati publik një pjesë e Statutit të UP-së. Ministrisë së Arsimit t`i shkëputet çfarëdo lidhjeje tjetër me UP-në, përpos asaj financiare.

    Ndërkaq rektori, siç do të thoshte zëvendësi i tij për çështje mësimore, “t`i hipë maqinës” dhe të largohet që andej.

    http://www.koha.net/?page=1,9,173400

  3. #23
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Kosova sot eshte ne qorrsokak kjo tashme eshte e qarte, e lus Zotin qe te dalim sa me shpejt nga kjo gjendje dhe te kthehemi ne shina.
    Per nje shoqeri te shendoshe e demokratike protestat jane te ligjshme. Kosoves nuk i nevojiten kesi skenash dhe gjithashtu jam kunder politizimit te institucioneve.

    La Dova e pashe kete interviste ne KTV, po ma qon mallin sikur qe jeni i njejti person me kete, sepse ti me kete logjike punon (minuta 2:30) dhe bjen postime ketu ne forum, pash Zotin mos te ka dhene mesim ne fakultet ky? Une ju them se eshte imorale kryerja e marrdhenieve seksuale e nje 53 vjecari me 9 vjecare ky thote 'je racist dhe i urren shqiptaret myslimane'. Oh my God... cfare njerez jane keta.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kosova sot eshte ne qorrsokak kjo tashme eshte e qarte, e lus Zotin qe te dalim sa me shpejt nga kjo gjendje dhe te kthehemi ne shina.
    Per nje shoqeri te shendoshe e demokratike protestat jane te ligjshme. Kosoves nuk i nevojiten kesi skenash dhe gjithashtu jam kunder politizimit te institucioneve.

    La Dova e pashe kete interviste ne KTV, po ma qon mallin sikur qe jeni i njejti person me kete, sepse ti me kete logjike punon (minuta 2:30) dhe bjen postime ketu ne forum, pash Zotin mos te ka dhene mesim ne fakultet ky? Une ju them se eshte imorale kryerja e marrdhenieve seksuale e nje 53 vjecari me 9 vjecare ky thote 'je racist dhe i urren shqiptaret myslimane'. Oh my God... cfare njerez jane keta.

    hahah e forte kjo teoria mbi racizmin

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Involvimi i Vetëvendosjes në protestë e shpëtoi Rektorin Ibrahim Gashi nga shkarkimi

    Nga Express | 31 Janar 2014 18:53


    Përzierja e Lëvizjes Vetëvendosje në protestat për largimin e Ibrahim Gashit kanë ndikuar te Këshilli Drejtues i UP'së që mos të marrë vendim për ta shkarkuar Rektorin.

    Disa zyrtarë të Këshillit Drejtues të UP'së kanë thënë për Express se para se të niste protesta ishte planifikuar shkarkimi i Ibrahim Gashit, por pas involvimit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, ky plan ka dështuar.

    "Rektorit Gashi i kam kërkuar dorëheqjen edhe para katër muajsh", ka thënë njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues, që vjen nga UP'ja.

    Sidoqoftë, Organizata e Lëvizjes Vetëvendosjes brenda Universitetit të Prishtinës kishte thirrur protestën, e cila ende po vazhdon, por me pjesëmarrjen e vetëm 25-35 studentëve, që të gjithë aktivistë të pandashëm të Partisë së Albin Kurtit.

    Madje, në protestë kanë dalë edhe disa prej udhëheqësve të Vetëvendosjes, e dhe profesori Agron Dida, i cili i është bashkuar Partisë së Albin Kurtit para pak ditësh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Milazim Krasniqi porosit Vetëvendosjen: Mos bëni puç në Universitet, por rregullojeni furnizimin me ujë në Prishtinë

    Nga Express | 04 Shkurt 2014 13:18


    Milazim Krasniqi, Shef i Katedrës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka dalë në mbrojtje të klikës aktuale që udhëheq këtë institucion arsimor.

    Mirëpo, për të shfaqur mbështetjen për Rektorin Ibrahim Gashin, ai ka postuar një status ku tërheq paralele mes punës së Lëvizjes Vetëvendosje në drejtimin e Prishtinës dhe protestave të studentëve që për organizator kanë edhe një organizatë studentore të afërt me këtë parti, të quajtur "Studim, Kritikë, Veprim".

    Krasniqi thotë se në Prishtinë ka pasur më shumë ujë në kohën e Isa Mustafës sesa tash kur qyteti udhëhiqet nga Shpend Ahmeti. Prandaj, ai u sugjeron atyre që të merren me rregullimin e furnizimit me ujë e jo më punët e UP’së.

    Lexojeni të plotë reagimin e Milazim Krasniqit.

    Tash 14 orë nuk kemi asnjë pikë uji në lagjen tonë. Askush nuk njofton asgjë.

    Në kohën e Isa Mustafës, uji vinte në orën 7 e ndalej në orën 9 të mëngjesit, po së paku dhëmbët mund t’i lanim.

    Me këta tipat e vetëvendosur, më nuk arrijmë as dhëmbët t’i pastrojmë. Por, “Vetëvendosjovitë” këto ditë e kanë në agjendë “rregullimin” e Universitetit të Prishtinës me metodat e tyre të njohura çartiste, e jo furnizimin e kryeqytetit me ujë.

    Sipas tyre, pa ujë bën. Veç pa puçe nuk bën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Milazim Krasniqi porosit Vetëvendosjen: Mos bëni puç në Universitet, por rregullojeni furnizimin me ujë në Prishtinë

    Nga Express | 04 Shkurt 2014 13:18


    Milazim Krasniqi, Shef i Katedrës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka dalë në mbrojtje të klikës aktuale që udhëheq këtë institucion arsimor.

    Mirëpo, për të shfaqur mbështetjen për Rektorin Ibrahim Gashin, ai ka postuar një status ku tërheq paralele mes punës së Lëvizjes Vetëvendosje në drejtimin e Prishtinës dhe protestave të studentëve që për organizator kanë edhe një organizatë studentore të afërt me këtë parti, të quajtur "Studim, Kritikë, Veprim".

    Krasniqi thotë se në Prishtinë ka pasur më shumë ujë në kohën e Isa Mustafës sesa tash kur qyteti udhëhiqet nga Shpend Ahmeti. Prandaj, ai u sugjeron atyre që të merren me rregullimin e furnizimit me ujë e jo më punët e UP’së.

    Lexojeni të plotë reagimin e Milazim Krasniqit.

    Tash 14 orë nuk kemi asnjë pikë uji në lagjen tonë. Askush nuk njofton asgjë.

    Në kohën e Isa Mustafës, uji vinte në orën 7 e ndalej në orën 9 të mëngjesit, po së paku dhëmbët mund t’i lanim.

    Me këta tipat e vetëvendosur, më nuk arrijmë as dhëmbët t’i pastrojmë. Por, “Vetëvendosjovitë” këto ditë e kanë në agjendë “rregullimin” e Universitetit të Prishtinës me metodat e tyre të njohura çartiste, e jo furnizimin e kryeqytetit me ujë.

    Sipas tyre, pa ujë bën. Veç pa puçe nuk bën.
    Milazim Krasniqi: Bijtë e shkinave po përdhosin UP'në

    Nga Express | 05 Shkurt 2014 21:16


    Profesori Milazim Krasniqi edhe një herë ka reaguar ndaj protestave të studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi dhe gjendjes në Universitetin e Prishtinës.

    Ai ka shkruar në Facebook se segmentet proserbe në Kosovë, janë më të forta sot se sa në vitet 90-të.

    “Kam pasë shkruar para do kohe se sot në Kosovë segmentet proserbe janë më të forta se sa në vitet nëntëdhjetë. Janë konsoliduar dhe po përgatisin hakmarrje. Goditja e tyre ndaj Universitetti të Prishtinës është dëshmi e guximit të tyre të ri. Bijtë e shkinave po përdhosin edhe institucionin më sublim të dijes në shtetin tonë dhe po duken krenarë”, shkruan Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Milazim Krasniqi: Veton Surroi po bën përpjekje ta rithemelojë “Udruzenje Jugoslovenske Demokratske Inicijativen”

    Nga Express | 05 Shkurt 2014 21:16


    (E plotësuar)

    Profesori Milazim Krasniqi ka shkruar edhe për paralajmërimin e Surroit se do t’i bashkohet protestës.

    "Veton Surroi do t’i bashkohet nesër sulmit kundër Universitetit të Prishtinës. Po bën përpjekje ta rithemelojë “Udruzenje Jugoslovenske Demokratske Inicijativen” e tij të dashur. Në mediet e veta e ka rikthyer që moti. Edhe në OJQ-të që i kontrollon, po. Por, Vetoni e ka një problem të vjetër: nuk mund të bëhet lider në këtë vend, pa e ndërruar këtë popull krejt. Ndërsa, kjo nuk është punë që mund të bëhet. Puna që do të bëhet edhe nesër është se Vetoni sërish do të bëhet gazi i botës, kësaj here si dhunues i autonomisë së universitetit", shkruan ai në Facebook.

    Milazim Krasniqi: Bijtë e shkinave po përdhosin UP'në

    Profesori Milazim Krasniqi edhe një herë ka reaguar ndaj protestave të studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi dhe gjendjes në Universitetin e Prishtinës.

    Ai ka shkruar në Facebook se segmentet proserbe në Kosovë, janë më të forta sot se sa në vitet 90-të.

    “Kam pasë shkruar para do kohe se sot në Kosovë segmentet proserbe janë më të forta se sa në vitet nëntëdhjetë. Janë konsoliduar dhe po përgatisin hakmarrje. Goditja e tyre ndaj Universitetti të Prishtinës është dëshmi e guximit të tyre të ri. Bijtë e shkinave po përdhosin edhe institucionin më sublim të dijes në shtetin tonë dhe po duken krenarë”, shkruan Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Shoqëria civile dhe mediet në mbështetje të studentëve (Video)



    Protestat së studentëve sot u ka ardhur edhe një mbështetje nga shoqëria civile, aktivistë të ndryshëm madje edhe nga mediet të cilët u mblodhën para rektoratit.

    Në përkrahje të kauzës së tyre, ata thanë se studentët nuk duhet që assesi të dorëzohen në kërkimin e të drejtave që u takojnë. Madje u thanë se do t’i përkrahin edhe më fuqimisht si dhe ftuan të gjithë të tjerët që nuk e kanë bërë një gjë të tillë që nga nesër tu bashkohen në marshet dhe organizimet e tyre.

    Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, u ofroi mbështetjen e saj studentëve protestues ndërsa bëri thirrje që atyre tu ofrohet përkrahje edhe më e madhe në ditët në vijim.

    “Jemi këtu të mbështesim protestën e cila po vazhdon tash e sa ditë. Konsideroj se është koha e fundit që të mos zmbrapsemi.

    Nëse tani e bëjmë një gjë të tillë atëherë ne do të pranonim denigrimin e të gjitha vlerave të cilat jo sot e as dje por qe 15 vite po i ndërtojmë.

    Politika është ajo që ka denigruar gjithçka dhe është koha e fundit që të japim mbështetje dhe ftoj të gjithë që edhe në ditët në vijim t’i japim mbështetje këtij marshi paqësorë që po vazhdon qe sa ditë”, ka thënë Arbana Xharra.

    I pranishëm në këtë tubim ishte edhe nënkryetari i Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës, Ymer Mushkolaj. Ai tha se kjo protestë është e drejt dhe jo siç e quajnë disa agjendë e qarqeve të caktuara. Ndërsa u bëri thirrje profesorëve të ndershëm që të dalin dhe ta dallojnë veten nga ata mashtrues.


    Ftoj të gjithë që të mos e shohin këtë organizim të agjendave të caktuara siq po thonë disa. Kjo është një protestë e studentëve në radhë të parë mirëpo unë ju kisha bërë thirrje edhe të gjithë profesorëve të cilët e ndijën veten që janë në shërbim dhe në funksion të Universitetit të Prishtinës që tu bashkohen studentëve. Dalja në protestë e tyre dhe mos identifikimi me ata profesorë mashtrues do të thoshte shumë për studentët dhe shoqërinë gjithashtu”, ka thënë ndër të tjera Mushkolaj.

    Mbështetjen e saj e dha edhe përfaqësuesja e rrjetit të grave të Kosovës, Igballe Rugova.

    Sot jemi këtu jo vetëm që të përkrahim këtë protestë të studentëve mirëpo që të bëjmë edhe një ftesë burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që të bashkëngjiten nesër pasi që kjo protestë ka filluar të tregoj se këta studentë kërkojnë që të kthejnë vlerat në Universitet.

    Andaj nesër duhet të dalim së bashku me studentët që të kërkojmë rikthimin e këtyre vlerave
    .”, tha Rugova.

    Nesër nga ora 12:00, studentët do të organizojnë marshin e radhës në kërkim të dorëheqjes së rektorit Ibrahim Gash
    i. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/26335...udenteve-video

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Abdixhiku: Nesër, në protestë për ç’uzurpim të UP-së



    Pas publicistit Veton Surroi dhe disa aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile, në protestën e së enjtes para rektoratit të UP-së do të merr pjesë edhe analisti Lumir Abdixhiku.

    Nesër, nga ora 12:00, do të jem pjesë e marshit qytetar për ç'uzurpim të Universitetit. Të gjithë miqtë që gjatë këtyre viteve më kanë sugjeruar e inkurajuar për aktivizim, i ftoj nesër të na bashkëngjiten para Skënderbeut deri tek Rektorati”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Për hir të taksave që paguajmë e për hatër të drejtësisë që në vazhdimësi kërkojmë, le ti ndalim zaptuesit! Për pak le të kalojmë përtej bindjeve partiake e politike; është thjeshtë një obligim qytetar i yni”, ka shkruar në fund ai. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/abdix...e-2-40900.html

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Thaçi: Të verifikohen thirrjet akademike për krejt njerëzit e politikës prej viteve të 90'ta

    Nga Express | 06 Shkurt 2014 13:59


    Kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar njerëzit e politikës se prej vitit 1990 e deri më tash ka pasur politizim të Universitetit të Prishtinës.

    "Njerëzit e insitucioneve të Republikës së Kosovës, prej vitit 1991 deri këtu. Ata më të zhurmshit janë këtu", ka thënë ai.

    "Nëse është bërë magjistër pa fakultet duhet t'i vijë turp të flas për UP'në", ka thënë ai.

    Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të verifikohen të gjitha gradat shkencore prej vitit 1991 e deri më sot.

    "Të verifikohen thirrjet akademike krejt njerëzit e politikës", ka thënë ai.

    -------------------------




    "Nëse është bërë magjistër pa fakultet duhet t'i vijë turp të flasë për UP-në", tha kryeministri Thaci!

    14:14 | 06.02.2014




    Është mirë që debati po zhvillohet për UP-në. Pa dashur të mbaj anën e askujt, më duhet të them se sot UP-ja po i nënshtrohet një presioni shumë të rëndë politik.

    Sot para UP-së ndodhet brumi i njëjtë si ai i vitit 1989, që thonin “shtrembërojeni kapuçin pasi me autonominë e Kosovës nuk ndodh asgjë, ndërsa në protesta vriteshin studentët shqitparë”. I gjithë ky presion është duke u bërë me qëllime elektorale, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Ai tha se “po në këtë Universitet, duke filluar nga viti 1990 ka njerëz që kanë marrë grada pa meritë, ka raste që kanë bërë master pa Fakultet. “Ka raste të dokumentaura kur njerëz të politikës janë bërë akadmik me plagjiaturë - kjo është trup” tha kryeministri Thaçi.

    Ai ka kërkuarqë përmes një deklarate, apo një Rezolute, Kuvendi t’i kërkojë Senatit të UP-së verifikimin e të gjitha avancimeve, gradave akademke dhe titujve që janë marrë në UP nga viti 1991 e deri më sot.

    Thaçi ka akuzuar njerëzit e politikës se prej vitit 1990 e deri më tash ka pasur politizim të Universitetit të Prishtinës.

    "Njerëzit e institucioneve të Republikës së Kosovës, prej vitit 1991 deri këtu. Ata më të zhurmshmit janë këtu", ka thënë ai.

    "Nëse është bërë magjistër pa fakultet duhet t'i vijë turp të flasë për UP-në", ka thënë ai.

    Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të verifikohen të gjitha gradat shkencore prej vitit 1991 e deri më sot.
    "Të verifikohen thirrjet akademike krejt njerëzit e politikës", ka thënë ai/.Publiku.net//Publiku.net/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-02-2014 më 09:47
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Ramiz Lladrovci: Protestës për UP'në po i prinë Shpend Kursani, djali i UDB'ashit, Bashkim Kursani

    Nga Express | 06 Shkurt 2014 12:20

    Deputeti i PDK'së, Ramiz Lladrovci ka thënë se në ballë të protestave kundër Universitetit të Prishtinës është edhe Shpend Kursani, djali i UDB'ashit, Bashkim Kursani.

    "Dua t'ua kujtoj opinionit dhe gjithë studentëve protestues se njëri nga organizatorët e bashkëngjitur në protestën e tyre është edhe Shpend Kursani, i biri i punonjësit të UDB'së, Bashkim Kursanit, i cili me vëllaun e tij, Vllazënimin. Katër të bijtë e Vllazënimit, po ashtu, UDB'ash mbytën dajak rininë studentore të asaj kohe", ka thënë Lladrvoci.

    Lladrovci ka thënë se Shpend Kursani mund të demantojkëtë që po e thotë vetëm nëse heq dorë nga prindi i tij.

    "Ky pasardhës i Kusanëve le të më demantoj nëse nuk qëndrojnë këto siç u mundua të më demantoj një ditë më parë. Ai mund të më demantoj vetëm ë rast se mohon se është i biri i Bashkim Kursanit".

    Ai ka thënë se Kursanët e ri s'mund të shkatërrojnë Universitetin e Prishtinës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Protesta mbyllet me të lënduar, vazhdon edhe nesër




    Prishtinë, 6 shkurt – (E plotësuar) Së paku gjashtë studentë mësohet se janë lënduar në protestën e së enjtes dhe kanë vazhduar trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkohë dhjetëra studentë të tjera janë trajtuar nga dy ekipe të ndihmës së shpejtë që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në protestën e së enjtes përpara rektoratit të UP-së.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë policë dhe një zyrtarë të sigurimit të Rekotratit të kenë marrë lëndime. E studentët do të vazhdojnë protestën me të gjitha kërkesat e tyre edhe të premten. Kështu është thënë pak para përfundimit të protestës të së enjtes, që ka përfunduar me t’u kryer edhe orari i punës së administratës. Studentët janë shprehur se nuk do të ndërpresin protestat deri sa të arrihen kërkesat e tyre.

    E kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e menjëhershme e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Dy marshe janë paralajmëruar edhe për të premten, të cilat do të nisin nga ora 13:00. Njëri nga sheshi “Skënderbeu” e tjetri nga Qendra e Studentëve. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve, profesorëve e qytetarëve që t’u bashkohen marshit të tyre. Para masës thirrje të njëjtë kanë bërë edhe Ilir Deda nga “KIPRED” e Avni Zogiani nga “Çohu”.

    E protesta e së enjtes ka qenë ndryshe nga të tjerat që studentët kanë organizuar deri tash. Rreth dhjetë policë të njësisë speciale kanë barrikaduar portën kryesore të rektoratit, ndërsa dhjetëra policë të rregullt kanë rrethuar të gjithë objektin. Studentët u kanë kërkuar atyre që të largohen, duke i shtyrë jashtë rrethojave të oborrit të këtij institucioni.

    Policia ka përdorur gazin lotsjellës, ndërsa dy ekipe të ndihmës së shpejtë kanë trajtuar dhjetëra raste të studentëve që kanë pësuar nga gazi. Shumë studentë kanë marrë lëndime të lehta.
    Ndërkohë, Policia e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp të lëshuar pas përfudnimit të protestës ka thënë se “pesë zyrtarë policor dhe një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit të UP-së, kanë pësuar lëndime trupore, ky i fundit lëndimet i ka të shkaktuara nga një mjet i fortë (guri) në pjesën e pasme të kokës”.

    Sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit dhe dhunës të cilët përveç veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), të njëjtit gjithashtu kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të policisë si dhe kanë shkruar mbishkrime në një automjet të policisë.

    Për të ndaluar këto veprimeve të dhunshme, policia ka përdorur pajisjen zyrtare sprej, me ç ‘rast irritim nga spreji kanë pësuar disa protestues”.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,174218

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Ja kush po udheheq protesten dhe kerkoin dorheqjen e Rektorit Gashi.






    Udhëheqësit e protestave kundër Rektorit në përqafim të udhëheqësve të Vetëvendosjes (FOTO)
    Nga Express | 06 Shkurt 2014 11:09

    Udhëheqësit e organizatës Studim, Kritik, Veprim e kanë pranuar publikisht se janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Por, ata jo vetëm se janë të afërt, por edhe nëpër dasma shkojnë bashkë me udhëheqësit e kësaj partie politike.

    Kështu, në disa foto, të cilat janë publikuar në internet, shihen se si udhëheqësit e SKV'së, në mesin e të cilëve edhe Durim Jashari, dalin në përqafim të udhëheqësve të Vetëvendosjes.

    Ata kanë bërë foto në krah të Shpend Ahmetit e Visar Ymerit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Përfundon protesta për sot, vazhdon të hënën(Foto+Video)



    Studentët pas një dite të gjatë dhe me shumë të lënduar e të arrestuar i kanë dhënë fund protestat për sot.

    Ata në fund thanë se e gjithë kjo dhunë që po ushtrohet ndaj tyre vetëm se do t’i bëjë më të fortë dhe më të vendosur në kërkesën e tyre.

    Ata paralajmëruan protestën e radhës në ditën tjetër të punës, pra të hënën në ora 12:00 në të njëjtin vend.

    Ndërkohë sot u bënë pikërisht 2 javë që nga nisja e kësaj proteste e cila po kërkon dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

    Avni Zogiani i organizatës "ÇOHU", tha se është bindur që Ibrahim Gashi ndoshta edhe dëshiron të jap dorëheqje mirëpo nuk po e lënë pushteti duke treguar qartë lidhshmërinë që kanë mes tyre.

    “Sot u vërtetua se Ibrahim Gashi edhe po të dojë nuk mundet të jap dorëheqje pikërisht për shkak të efektit domino pasi që frikohen se të gjithë të tjerët do të rrëzohen si ai. E çka është më e keqe kjo do të ndodh pikërisht me nismën e studentëve dhe protestave”, ka thënë ai.

    .................................................. .................................................. .................................................. ............................

    Policia e Kosovës theksoi se me çdo kusht është munduar t’i shmanget provokimeve. Sipas Policisë përdorimi i mjeteve të tyre ka qenë në proporcion me situatën. Raportohet për 32 policë të lënduar dhe 33 protestues të arrestuar.

    Eskalon protesta, lëndohen 3 policë, njëri rëndë

    Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar deri me tani në protestën e cila po zhvillohet te Rektorati. Njëri nga policët ka lëndime të rënda pasi që është goditur nga protestuesit me guri në kokë.

    Studentët i hedhin ujë dhe qumësht Policisë

    Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar disa protestues. Ndërkohë që disa prej tyre thuhet se janë keqtrajtuar nga Policia pas arrestimit. Raportohet edhe për policë të lënduar.

    Arrestohen Ilir Deda e Yll Hoxha, rritet numri i protestuesve

    Para Rektoratit sa vjen e rritet numri i protestuesve. Këto çaste policia ka arrestuar Ilir Dedën nga shoqëria civile, si dhe Ylli Hoxhën, këshilltar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Komunës. Merret vesh se ata policia i ka dërguar në Stacionin numër dy të kryeqytetit.



    Konfirmohet për disa protestues të lënduar

    Raportohet për studentë e policë të lënduar. Për t’u dhënë ndihmën mjekësore kanë arritur edhe automjetet e urgjencës.

    Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar disa studentë, të cilët protestonin para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

    Ndërkaq, Policia e Kosovës po përdor gazlotsjellës për protestuesit.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/26472...e-dhe-policise

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Nga Univeristeti i Marres ne "shtetin" e hashim Marres ...

    Konfirmohet arrestimi i 33 protestuesve, 29 policë të lënduar (video)



    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,174313

    Skena si ne kohen e shikjev!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    LDK: Qeveria s’mund ta mbrojë paligjshmërinë me dhunë

    Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nëpërmjet Grupit parlamentar të saj, në bashkëpunim me Grupet parlamentare të AAK-së dhe të VV-së, tash e dy ditë po përpiqet që të kaloja një numër rekomandimesh, me anën e të cilave do të adresoheshin përgjegjësitë dhe do të bëhej e mundur të ndryshohej gjendja për të mirë, por një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të bojkotimit të seancës nga ana e PDK-së dhe koalicionit qeveritar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmërinë e UP duke i rrahur dhe arrestuar studentët dhe qytetarët e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë që të heq dorë nga uzurpimi që i ka bërë UP-së, me anën e militantëve të vet, dhe të hapë rrugë që situata të normalizohet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/ldk-q...e-2-40952.html

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Pamje e qytetit të Prishtinës pas përdorimit të gazlotsjellësit nga Policia e Kosovës. Foto: Besnik Boletini

  19. #39
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Boll mire jav kan ba. Po keta krejt ishin rrebela bre djem te kafiterive qe gjithe diten veq rrijn kurr liber me dore s'kapin . E konfirmoj apet po te isha une polic i ktij njesiti skisha mujt me i duru ose mkishin shkarku nga mosrrespektimi i detyres ,se me mgjujt me gur e me sene tjera qysh i gjujshin keta police te shkret si qyqet rrishin Vallah per qata qe ti kisha nxane edhe emrin proteste e kishin harru.
    Po keta vetvendosja te mecem ka hy ne krize prishtina me tanat me uje ne radhe te pare qe premtojke Pendi kemi me ndreq problemin me uji, dje ish dal thojke nuk eshte detyre e jonja . E me protesta po e zhvendosin vemendjen e popullates se shkret qe skan uji me pij me cka dojn mu la kta protestus sonte qe ska uji

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Boll mire jav kan ba. Po keta krejt ishin rrebela bre djem te kafiterive qe gjithe diten veq rrijn kurr liber me dore s'kapin . E konfirmoj apet po te isha une polic i ktij njesiti skisha mujt me i duru ose mkishin shkarku nga mosrrespektimi i detyres ,se me mgjujt me gur e me sene tjera qysh i gjujshin keta police te shkret si qyqet rrishin Vallah per qata qe ti kisha nxane edhe emrin proteste e kishin harru.
    Pikerisht per kete arsye nuk je polic...

    Po keta vetvendosja te mecem ka hy ne krize prishtina me tanat me uje ne radhe te pare qe premtojke Pendi kemi me ndreq problemin me uji, dje ish dal thojke nuk eshte detyre e jonja . E me protesta po e zhvendosin vemendjen e popullates se shkret qe skan uji me pij me cka dojn mu la kta protestus sonte qe ska uji
    Sot nuk eshte e diele...
    Deri te dielen ndoshta vjen uji. Nese jo, duhet me prite deri te dielen tjeter.

    Perndryshe, jo secili student ne protesta eshte nga Prishtina.
    Ata qe nuk jane nga Prishtina shkojne e lahen ne vendlindjet e tyre dhe kthehen te henen n'sabah.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •