Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu
Publikuar më 26.01.2014 | 13:15
Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu. “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë lindi më 2 maj 1929.
Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.
Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.
Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si, “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.
Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.
/Shekulli Online/ E.L./
Krijoni Kontakt