Flet piktori Aleksandėr Dragoti:

Kam bėrė portrete tė Enverit vetėm pėr sheshin e ndėrmarrjes

-Portretet e Enverit bėheshin me leje tė veēantė


-Si i kam ilustruar librat e Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka

-Kam ilustruar baladat e Ismail Kadaresė, Agollit qė lidheshin me epikėn

-Alqi Boshnjaku, Alfred Kaēinari, Elida Buēpapaj, janė pjesė e “Josif Pashkos”

- Dashnor Diko, Aleksandėr Gjoka, Alida Hisku, Rexhep Ēeliku, ishin artistėt e rrallė



Albert ZHOLI


Ka afėrisht 40 vjet qė merret me pikturė dhe se ka ndjerė kurrė kohėn. Madje, duke punuar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Greqi ai nuk i mban mend pikturat e tij. Rrjedh nga njė familje intelektualėsh nga fisi me emėr i Dragotėve tepelenas fama, e tė cilėve ka shkuar deri nė SHBA. Sigurisht, emri i Sten Dragotit tashmė ėshtė publik nė gjithė botėn, takimin me tė cilin Aleksandri e pėrmend plot emocion. Aleksandri ka qenė ndėr tė parėt qė mbėshteti lėvizjen studentore, por me kalimin e viteve ai ngeli i zhgėnjyer nga rrjedhat e demokracisė shqiptare dhe nga politikanėt shqiptarė, qė kanė drejtuar pėr 20 vjet kėtė politikė. Pėr kėtė arsye ai emigron nė Greqi, ku ka punuar si restaurues i shumė veprave tė artit kishtare dhe si piktor me porosi. Sot ai punon nė profesion tė lirė ku nė atelienė e tij nė ēdo kohė gjen vizitorė, miq, klientė, tė cilėt ai i pret me buzėqeshje. Por ai nė punėn e tij veēon ilustrimet nė revistat “Yllka”, “Fatosi”, “Pionieri” si dhe shumė libra tė autorėve me emėr si: Kadare, Agolli, Mamaqi, Grillo dhe Gaqo Bushaka.

-Kur keni filluar pėr herė tė parė tė ilustroni dhe cilat kanė qenė gazetat dhe revistat tuaja tė para qė keni filluar tė ilustroni?

Ilustrimet e para kanė filluar nė vitet ‘80, ku nė atė kohė ishin revistat “Yllka”, “Pionieri”, “Fatosi”, “Horizonti”, kėto ishin pėr shtresa tė ndryshme tė moshės fėminore. “Yllkat” ishin pėr kopshtet, “Fatosi” pėr parashkollorėt dhe “Pionieri” ishte pėr klasat e 3-8. Unė u njoha me Xhevat Beqarajn, qė ka qenė Kryeredaktor i revistės “Fatosi” dhe aty u angazhova me fillesat e para dhe me ilustrimet e personazheve qė kanė qenė tė njohur nė atė kohė si Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka, Shpresa Vreto etj.. U lidha me Ramadan Fatmaxhiun, i cili mė vonė mė tha se do tė bėhesh piktor i revistės sė “Yllkave”. Ai ishte Kryeredaktor i kėsaj reviste. Kisha njė rubrikė te yllkat 4 faqe. Ato ishin tentativat e para qė unė bėja, ajo ishte njė lloj fumeti. Ishte 4 -faqesh qė ishte tregim pa fjalė. Ishin tregime tė ndryshme si me shiun, pėr bregdetin dhe fėmijė qė shkojnė nė plazh, ndodhitė mes fėmijėve, pėr lulet etj..

Aty punonte edhe Alida Frashėri qė ishte piktore e Fatosit dhe Kryeredaktor ishte Sokol Jakova qė pėrgjigjej direkt pėr cilėsinė e revistės “Fatosi”.

Ju punonit paralelisht me tė gjitha revistat e asaj kohe?

Po! Punoja paralelisht punoja nė tė gjitha revistat e asaj kohe. Nė revistėn horizonti ka qenė Thanas Qerama dhe redaktor Zefir Shehu dhe Agim Zeka. Kėtu mė angazhuan pėr shkencėn, biologjinė dhe bėja tregime tė ndryshme vetėm me anė tė figurave. Bėja edhe pėr planetėt duke krijuar njė lloj universi edhe pėr planetėt, por edhe pėr problemet e asaj kohe. Por edhe me revistėn “Pionieri”, ku ka qenė drejtues Besim Tula, ku njėkohėsisht ka qenė edhe njė piktor tjetėr Llambi Dido. Nė revistėn “Pionieri” ka qenė Shpresa Vreto, Odise Grillo. Unė ilustroja edhe tek revista “Shkenca dhe Jeta”. Nė tėrėsi pata njė suport tė madh edhe nga mediat e asaj kohe siē ishte “Zėri i Popullit”, gazeta “Bashkimi”, ku intervistohesha pėr ilustrimet. Mė vinin shumė nė punė, ku kam qenė si pėrgjegjės artistik, kulture nė ndėrmarrjen “Josif Pashko”, ku unė merresha me propagandėn dhe agjitacionin. Pėr punėn e bėrė kam marrė shumė falėnderime. Kam ilustruar edhe baladat e Ismail Kadaresė, Agollit qė lidheshin me epikėn, Konstandinin dhe Durantina, Lahuta e Shishtės, Kapelja e Skėnderbeut. Muaji dhe Halili etj.. Kam pasur njė cikėl shumė tė ngjeshur nga viti ‘80-‘90, pastaj erdhi koha e re.

-Nė atė kohė a ke portretizuar ndonjė nga udhėheqėsit qė ishte domosdoshmėri?

Po nė atė kohė kam bėrė portrete shumė tė shokut Enver dhe portret me shumė kualitet dhe figura tė shumė anėtarėve tė Byrosė Politike dhe kėto vendoseshin nė ballė tė ndėrmarrjes “Josif Pashko” qė ishte njė nga ndėrmarrjet mė tė mira nė rang republike. Kėto vinin direktiva nga Komiteti i Partisė qė autorizoheshin persona tė veēantė piktorė pėr ta ushtruar dhe pėr t’i bėrė kėto portrete. Nė atė ndėrmarrje ka qenė drejtori i Josif Pashkės qė nuk jeton mė Koēo Konomi. Ishte njė njeri punėtor, mjaft autoritar, pasi nė ndėrmarrjen tonė bėheshin pritje ministrash. P.sh nė atė kohė vinin si ministri i asaj kohe Fareudin Hoxha, ku shėnoheshin planet e realizuara dhe njėkohėsisht pėrcilleshin direktivat e reja tė Partisė ku ne shpeshherė merrnim falėnderime. Nė ndėrmarrjen tonė dhe nė Shtėpinė e Kulturės qė ishte njė nga modelet e mira qė e kishte projektuar Gazmend Tepelena. Ne merrnim pėrsipėr qė tė bėnim edhe koncertet e Majit dhe aty kanė dalė emra shumė tė njohur siē ka qenė: Alqi Boshnjaku (qė sot nuk jeton mė), Alfred Kaēinari, Elida Buēpapaj. Jam njohur edhe me Ēesk Zadenė sepse Josif Pashko kishte njė vend nderi nė koncertet e majit, mbante vendin e parė nė lidhje me valltarėt e shquar e asaj kohe. Aty ka qenė edhe Dashnor Diko, Aleksandėr Gjoka, Alida Hisku, Rexhep Ēeliku.

-Konkretisht ēfarė libri keni ilustruar nė atė regjim?

Ndėr librat e asaj kohe qė kam ilustruar kanė qenė “Bijtė e maleve”, librat e Adelina Mamaqit qė flitej pėr fėmijėt e asaj kohe qė sakrifikonin siē ėshtė Muji dhe Halili qė e kam bėrė nė disa ilustrime dhe nė disa variante. Afėrsisht 15 libra tė ilustrimeve dhe tė autorėve tė mėdhenj si: Kadare, Agim Shehu, Agolli. Bushaka etj., qė tashmė janė shumė tė njohur.

Sa ekspozita keni hapur nė atė sistem?

Nė kohėn e Enver Hoxhės unė kam hapur 4 ekspozita. Galeria e Arteve nė atė kohė nuk ishte shumė e hapur se ishte njė Galeri Kombėtare dhe nuk lejohej nė atė kohė pėr tė hapur ekspozita personale. Ekspozitat e i kam hapur tek Pallati i Kulturės, ku kanė qenė 2 sallone dhe tek salla e bibliotekave, ku unė kam pasur shumė mikeshė Valdete Shalėn dhe aty angazhohesha me ilustrimet, ku ishin pamje nga Josif Pashko, pamje nga bregdeti, portrete punėtorėsh dhe minatorėsh por edhe portrete shkollash, nga gjimnaze tė ndryshme, natyra tė qeta etj.. Nė kompozime fusja elementė tė natyrės sė qetė. Nė atė kohė punoja shumė. Nė kėto ekspozita, punėt mund tė ishin nga 30 piktura. Disa nga ato punė kanė shkuar nė Komitetin Ekzekutiv dhe disa nėpėr zyra.

Po portretin e Enver Hoxhės a e ke bėrė?

Po. E kam bėrė me leje vetėm pėr nė fasadat e Ndėrmarrjes dhe shesheve para nė atė zonė. Jo portrete zyrtare. Por dua tė them se mė parė merrej leje nė Komitetin e Partisė sė rrethit, tė Ndėrmarrjes e me radhė. Janė vlerėsuar ato portrete me pėrmasa tė mėdha deri nė 6 metėr. Por kurrsesi nuk kam bėrė portrete zyrtare. Ishte leje e veēantė pėr atė punė.

A ka konkurrencė mes piktorėve dhe a mund tė jetohet sot me pikturė?

Konkurrenca ėshtė bėrė e madhe, pasi jemi dhe njė vend i vogėl. Ėshtė rritur numri i piktorėve cilėsorė, pasi duhet thėnė se Shqipėria ka nxjerrė piktorė shumė tė mirė qė respektohen kudo nė botė. Pėr kėtė arsye piktorėt kanė emigruar. Aktualisht, ėshtė shumė e vėshtirė tė jetosh me pikturė. Shpesh herė jemi tė detyruar tė ulim ēmimet pasi dhe fuqia blerėse ėshtė e vogėl. Piktori sot mundohet tė mbijetojė duke nxjerrė nga duart vepra arti tė mrekullueshme qė asnjėherė nuk marrin vlerėsimin qė duhet.

Keni menduar tė merreni me politikė?

Dėgjo. Ėshtė njė pyetje interesante. Unė thashė qė nė vitet e para tė demokracisė isha ndėr tė parėt qė dhashė ndihmėn time, qė mora pjesė intensivisht nė proceset demokratike, qė doja tė bėheshin ndryshime nė atdheun tim. Por u zhgėnjeva. Politika s’ėshtė pėr artistin apo mė mirė tė them politika shqiptare nuk e do afėr dhe nuk e respekton sa duhet artistin. Artisti ėshtė i ndjeshėm, i ndershėm, sensibėl qė nuk i duron dot padrejtėsitė. Besoj se, s’mund tė ndodh qė njė artist do tė mund tė bėjė korrupsion. Ndaj tashmė politikėn e shoh si njė pozicion qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me mua, me artin. Piktori ėshtė artist qė ka tė tjera ndjesi pėr jetėn, punėn, respektin. Edhe pse kam kėrkesa, nuk do rreshtohem nė asnjė formacion politik, por do ndjek me vėmendje dhe do jap kontributin tim me art, me debat, nė favor tė demokracisė sė vėrtetė nė Shqipėri.