Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ateizmi, filozofia dhe Europa

    24 Janar 2014 11:01, Nga Blerim Latifi

    Emri:  s200_blerim.latifi_501370.jpg

Shikime: 5007

Madhėsia:  6.1 KB

    Njė nga testet themelore pėrmes tė cilit njė shoqėri dėshmon se ėshtė modernizuar dhe ėshtė europianizuar ėshtė pikėrisht trajtimi i ateizmit, jo si krim politik e moral, por si njė qėndrim intelektual i bazuar mbi njė tė drejtė themelore individuale qė ėshtė epashkėputshme nga tėrėsia e tė drejtave dhe lirive tjera tė njeriut.

    Nė pėrpjekjet e tyre, tashmė disa vjeēare, pėr tė imponuar religjionin nė sistemin e arsimit publik, klerikė dhe propagandues islamė nė Kosovė vazhdimisht shėrbehen me njė tezė tėrėsisht tė gabuar. Kjo ėshtė teza mbi lidhjen kushtėzuese nė mes komunizmit dhe ateizmit, ky i fundit i kuptuar si tėrėsia e atyre pikėpamjeve qė mohojnė ekzistencėn e realitetit hyjnor.

    Nė brendi tė kėsaj teze arsyetimi ėshtė fare i thjeshtė: ateizmi ka qenė produkt i komunizmit dhe meqė tashmė komunizmi ka rėnė duhet tė bjerė edhe pasoja e tij. Rrjedhimisht shkollat publike duhet t’u bėjnė vend brenda programeve tė tyre edhe mėsim-besimeve religjioze. Nė tė kundėrtėn ato vazhdojnė tė jenė shkolla komuniste.

    Se kjo tezė ėshtė krejtėsisht e gabuar e heton kushdo qė disponon me njohuritė elementare nga historia intelektuale e Perėndimit. Gabimi qėndron pikėrisht te supozimi i lidhjes kushtėzuese nė fjalė. Komunizmi, qoftė si filozofi politike, qoftė edhe si ideologji, nuk ėshtė krijues i botėkuptimit ateist. Komunizmi vetėm e ka pėrvetėsuar kėtė botėkuptim qė kulminacionin e tij e ka tė lidhur me epokėn e iluminizmit europian.

    Ėshtė pikėrisht kjo epokė e cila ateizmin fragmentar paramodern e zhvillon deri nė nivelin e njė fenomeni tė rėndėsishėm kulturor. Brenda kėtij zhvillimi e gjejmė procesin e transformimit tė ateizmit nga njė krim politik e moral nė njė qėndrim legjitim intelektual. Ky transformim pėrbėn njė nga momentet esenciale nė atė qė e diferencon modernitetin europian nga epokat paraprake. Nė Greqinė e lashtė ateizmi ka qenė njė krim i rėndė politik.

    Filozofi Protagora u dėnua me vdekje dhe librat e tij u dogjėn nė sheshin e Athinės vetėm pse u deklarua agnostik nė ēėshtjen e zotave. Pėr ta, mendonte Protagora, nuk mund tė dimė asgjė me siguri, nė janė apo nuk janė. Por grekėt agnosticizmin e tij e morėn pėr ateizėm dhe ai u detyrua tė largohej nga qyteti pėr tė shpėtuar kokėn.

    Pak mė vonė me tė njėjtėn akuzė pėr ateizėm u ballafaqua edhe Sokrati, por ky, si patrioti i madh i qytetit tė tij, nuk pranoi tė largohej dhe iu bind vendimit tė agoras greke pėr ta dėnuar me vdekje. Bota mesjetare ka tė njėjtin qėndrim ndaj ateizmit, i cili pothuajse zhduket krejtėsisht nė kontekstin e njė shoqėrie ku religjioni pėrcakton ritmin e ēdo segmenti tė jetės sociale. Ato qė njihen si herezitė mesjetare nuk kanė tė bėjnė me ateizmin.

    Ato janė vetėm konflikte interpretimesh brenda dogmave fetare, interpretime devijuese nga interpretimet zyrtare tė kishės sunduese. Ateizmi duhet tė presė procesin e madh tė sekularizimit pėr tė fituar tė drejtėn e ekzistencės. Ky proces “e dėbon” religjionin nga instanca normative e shoqėrisė duke u dhėnė autonominė tė gjitha sferave qė konstituojnė realitetin social. Shkenca, morali dhe politika janė tė parat qė pėrfitojnė nga ky proces dhe kjo mundėson rehabilitimin e ateizmit.

    Ai mė nuk mund tė trajtohet si imoralitet, sepse morali nuk ka tė bėjė me religjionin. Normat morale nuk zbresin mė nga qielli i njė bote tjetėr, por burojnė nga brendia e autonomisė sė vullnetit tė njeriut. Kjo do tė thotė se tė qenit njeri i mirė dhe tė qenit ateist nuk janė dy pozicione qė e pėrjashtojnė njėra tjetrėn.

    Nuk ėshtė mė as krim politik, sepse e drejta hyjnore e mbretėrve ka marrė fund dhe nė vend tė saj ėshtė vendosur kontrata sociale e tė qeverisurve, si instancė qė legjitimon pushtetin dhe moduset e ushtrimit tė tij. Temat teologjike janė bėrė tema apolitike. Nė kėtė mėnyrė ateizmi reduktohet nė njė qėndrim shkencor ndaj ēėshtjeve tė kozmologjisė. Ai ushqehet nga qėndrimet bazike tė iluminizmit dhe paradigma dominuese nė shkencat moderne. Njėri prej kėtyre qėndrimeve ėshtė scientizmi, besimi se shkenca ėshtė vlera mė e rėndėsishme e shoqėrisė.

    Kjo do tė thotė se nė iluminizėm, shkenca, sipas shprehjes sė famshme tė Sellars, bėhet “masė e tė gjitha gjėrave”. Kjo mė se shumti manifestohet nė ēėshtjet e epistemologjisė. Nėse nė botėn mesjetare klerikėt thoshin se nuk ka tė vėrteta dhe shpėtim jashtė kishės, nė iluminizėm scientistėt e pėrmbysin kėtė tezė: nuk ka tė vėrteta dhe shpėtim jashtė shkencės.

    E vėrtetė quhet ajo teori qė nuk rrėzohet nga metodat e verifikimit shkencor. Ateizmi lulėzon nė momentin kur ky scientizėm iluminist bashkėvepron me paradigmėn dominuese qė dominon mendimin shkencor tė modernitetit. Kjo ėshtė ajo qė njihet si “paradigma e natyralizmit shkencor”. Robert Hanna nė punimin e tij “Kanti dhe Tradita Analitike” identifikon katėr tipare tė kėsaj paradigme: anti-supernatyralizmin, scientizmin, metafizikėn fizikaliste dhe epistemologjinė radikale empiriste.

    Anti-supernatyralizmi ėshtė dimensioni negativ i kėsaj paradigme. Ai pėrjashton nga fusha e shkencės ēdo lloj shpjegimi qė u referohet entiteteve mbinatyrore dhe atyre jashtė kohore dhe hapėsinore. Kjo nėnkupton idenė se nuk ka entitete jashtė natyrės, jashtė kohės dhe hapėsirės, sikurse besojnė religjionet monoteiste dhe pikėrisht kjo ide qėndron nė thelbin e vetė ateizmit.

    Tipari i dytė, scientizmi, sipas Hanna, ėshtė teza dogmatike se shkencat ekzakte janė paradigmė e arsyetimit dhe racionalitetit. Nuk ka arsye jashtė shkencės, matanė ėshtė vetėm e paarsyeshmja dhe irracionalja qė identifikohen me tė pavėrtetėn - njė qėndrim tjetėr ky shumė i rėndėsishėm i ateizmit.

    Tipari i tretė, metafizika fizikaliste, ėshtė ideja se tė gjitha faktet janė tė reduktueshme nė fakte fizike. Duke pėrvetėsuar kėtė ide, ateizmi mendon tė rrėzojė njė nga kėshtjellat kryesore tė religjionit- doktrinėn e shpirtit si entitet i pavarur nga trupi, doktrinė tė cilėn Gilbert Ryle nė librin e tij tė njohur “Koncepti i Mendjes” e quan “dogma e fantazmės nė makinė”. Sipas Ryle, ideja se trupi i njeriut drejtohet nga njė entitet qė quhet “shpirt” e qė ėshtė brenda trupit, por i pavarur prej tij, ėshtė identike me idenė e njė makine qė drejtohet nga njė fantazmė.

    Dhe nė fund tipari i katėrt ėshtė epistemologjia radikale empiriste e cila supozon se e gjithė dija ėshtė aposteriori, qė do tė thotė se ėshtė rezultat i pėrvojės njerėzore. Idealistėt gjermanė, nė krye me Kantin, qė pėrpiqeshin t’i bėnin religjionit njė strehė shpėtimi nga stuhia iluministe, e godisnin pikėrisht kėtė tipar, duke argumentuar se ėshtė e vėrtetė se e gjithė njohja fillon me pėrvojėn, por nuk pėrfundon vetėm me tė. Nga ana tjetėr ateizmi i bėn njė interpretim literal idesė sė kėsaj epistemologjie dhe nė kėtė mėnyrė shpallė absurditetin e pretendimeve tė teologjisė pėr tė arritur njohjen racionale tė Zotit.

    Nė tėrėsinė e saj paradigma e natyralizmit shkencor ėshtė burimi nga e kanė marrė inspirimin e tyre teorik tė gjithė ateistėt e njohur tė modernitetit, si Didero, Fojerbah, Marks, Frojd, Rasell dhe nė ditėt tona Richard Dawkins, e fizikanti, ndoshta mė i madh bashkėkohor, Stephen Hawking, i cili sė fundi rikonfirmoi pikėpamjen e tij se “ ideja e njė Zoti krijues tė Universit ėshtė ide e pakuptimtė”.

    Kėsisoj kjo paradigmė ėshtė edhe sot aktuale dhe operacionale nė themelet e universitetit perėndimor, vetėm se nuk e ka arrogancėn e dikurshme tė mendjes iluministe, e cila besonte se mund t’i gjejė pėrgjigjet pėrfundimtare mbi ēdo gjė. Tejkalimi i kėsaj arrogance e ka bėrė mendimin shkencor me vetė-kritik nė aspiratat epistemologjike dhe pėr rrjedhojė ka ndodhur njė nė rrethe tė caktuara akademike rikthim i qėndrimit tė Protagorės sė lashtė se pėr ēėshtjen e ekzistencės sė Zotit nuk mundemi as tė mohojmė e as tė pohojmė asgjė me siguri. Ky ėshtė agnosticizmi, rruga e tretė nė kontestin e vjetėr nė mes teizmit dhe ateizmit, rrugė tė cilėn nė njėfarė mėnyre emiraton edhe Kanti nė “Kritikėn e Mendjes sė Pastėr”.

    Sipas hulumtimeve tė bėra nė vitet e fundit agnostikėt, sė bashku me ateistėt dhe tė tjerė qė identifikohen me ndonjė lloj forme tė indiferencės ndaj religjionit, nė rrafsh global, pėrbėjnė njė komunitet prej afėr 700 milionė njerėzish ( shih: The Cambridge Companion to Atheism, 2007). Shkalla mė e lartė e ateizmit ėshtė e shprehur nė vendet e Europės Perėndimore, nė atdheun e paradigmės sė natyralizmit shkencor, nė atdheun e iluminizmit qė dikur donte tė ribėnte botėn nga e para. Pa ndihmėn e Zotit.

    Njė nga testet themelore pėr mes tė cilit njė shoqėri dėshmon se ėshtė modernizuar dhe ėshtė europianizuar ėshtė pikėrisht trajtimi i ateizmit, jo si krim politik e moral, por si njė qėndrim intelektuali bazuar mbi njė tė drejtė themelore individuale qė ėshtė epashkėputshme nga tėrėsia e tė drejtave dhe lirive tjera tė njeriut.

    Sė fundi ėshtė dėgjuar ideja se ka dallime nė mes ateistėve dhe antiteistėve, se tė parėt qenkan deri diku tė pranueshėm e tė dytėt qenkan armiq tė besimit e tė njerėzimit, e pėr rrjedhojė duhet ty mbyllet goja. Vetėm ata qė nuk kanė lexuar asgjė serioze pėrtej informacioneve gjysmake tė Wikipedia-s rrėshqasin nė lajthitje tė tilla konceptuale tė vendosjes sė dallimeve tė prera e pėrjashtuese nė mes kėtyre dy termave.

    Antiteizmi ėshtė koncept qė logjikisht dhe semantikisht derivon nga koncepti i ateizmit. Kjo do tė thotė se mund tė jesh ateist, e tė mos jesh antiteist, por nuk ėshtė e mundur tė jesh antiteist e tė mos jesh ateist. Ateizmi pa antiteizėm ėshtė ateizmi pasiv, personal, indiferent ndaj diskursit fetar, ndėrkaq antiteizmi ėshtė ateizmi aktiv, ateizmi social, i cili konsideron se meqė Zoti nuk ekziston atėherė krejt ajo ēka thonė dogmat fetarejanė vetėm njė tėrėsi tė pavėrtetash nga tė cilat njerėzit duhet ēliruar.

    Ky ateizėm aktiv e social ėshtė pjesė e traditės sė kritikės sė religjionit, e cila nė tre shekujt e fundit ka mundėsuar nė botėn perėndimore zhvillimin e shkencės dhe tė dijeve humane. Nė kėtė kontekst Slavoj Zhizhek nė njė artikull tė para disa kohėve, botuar nė gazetėn “The New York Times” shkruante se ateizmi ėshtė njė nga trashėgimitė mė tė mėdha tė Europės dhe nė kohėn e rikthimi tė dhunės fetare nėpėr botė, ndoshta kjo trashėgimi mund tė jetė shansi i vetėm pėr paqe.

    P.S. Ky shkrim ėshtė plotėsim i njė shkrimi tė mė hershėm mbi tė njėjtėn temė.


    Autori ėshtė mėsimdhėnės i filozofisė politike nė Universitetin e Prishtinės.

    GAZETA Express
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 24-01-2014 mė 10:23
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    1. Zoteri Blerim Latifi argumentet kunder Islamit nuk mund te behen dhe te mirren si kunder argumente ndaj ekzistences se Perendise. Teizmi i Islamit nuk eshte teiizmi i vertete por nje teiizem i formuar nga njerezit. Njeriu mund ta kundershtoje 'teizmin' Islam por perseri mund te besoje ne Perendine.
    2. Per nje shoqeri eshte me mire nje 'anti teizem' i tipit te Scionit, Semikut, Unreal etj. sesa nje 'teizem' i kalibrit te Referit qe justifikon ne emer te ideologjise se tij edhe sulmet vetevrasese me dinamit ndaj secilit qe nuk pajtohet me pretendimet e fese se tij. Cfare dua te them eshte kjo: eshte me mire te mos besosh ne ekzistencen e Perendise, sesa te hudhesh veten ne ere ne nje treg ku ka civile duke shpresuar se kur te vdesesh do te martohesh me 72 hyrija-gra. (Thojne mos i permend, ski vlla kesaj teorie nuk mund t'i ikesh).
    3. Shanci i vetem i botes per te shpetuar nga dhuna fetare eshte pranimi i ekzistences se Perendise, nese nuk behet kjo bota do te rreshqase edhe me teper ne dhune fetare dhe madje kjo tashme eshte duke ndodhur, ne bote sot ka rritje te dhunes fetare. Shtetet perendimore, Rusia dhe Kina (qe deri ne 2035 GDP-ja e saj do ia kaloje BE-se dhe qe po investon gjithmone e me shume ne ushtri) kane fuqine ushtarake qe te mbrohen nga ekstremizmi fetar islamik, por popujt e vegjel si ne do te jene ne rrezik pasi ekstremizmi fetar do te rritet gradualisht brenda per brenda Kosoves, sidomos nese vazhdon kjo udheheqje e shtetit nga njerez te pa pergjegjshem. Kjo cka po ndodhe sot ne Egjipt neser mund te ndodhe edhe ne Kosove nese vazhdojne me tallje shqiptaret e Kosoves.
    4. Edhe ateistet por edhe myslimanet jane gabim, te qenurit gabim te Islamit nuk e ben automatikisht te vertete ateizmin, andaj ky argument nuk qendron. Nese Islami eshte gabim atehere kjo nuk d.m.th. asgje perpos se Islami eshte gabim.
    5. Perendimi ka zgjedhur nje lloj agnosticizmi, ku as nuk perjashtohet morali qe vjen nga predikimet e Jezusit por as nuk pranohen ne teresi pretendimet e Tij. Kjo ka futur nje kontradikte logjike ku i ka futur keta popuj ne nje 'krishterim tradicional'.
    6. Qellimi i ateizmit dhe islamit eshte qe njeriun ta beje vetem nje bateri, objekt, rob, madje teoria e evolucionit njeriun e ul ne nivelin e kafshes, (pra ne ateizem njeriu eshte vetem nje pasardhes i kafshes). Dhe ateizmi po kete lavderon dhe ateistet qendrojne burrerisht prapa kesaj. Te besosh ne ateizem ti duhet te besosh se sikur maceja e sikur njeriu kane zanafillen ne te njejtin pasardhes. Ketu nuk ka asgje te keqe qe ta besoni po kete, por nese do te na ofroni pak fakte vertete do t'u ishim mirenjohes. Pershendetje

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Bota ju kthye ateizmit vetem per shkak te fese se krishtere e cila thote se origjina e botes eshte 5-6 mije vjecare? Ti vertete e beson kete gje ne bible? Pergjigju?

    Argument per kete eshte se krishterimi eshte gjithnje e me teper ne kapitullim ne evrope nderkohe qe ateizmi eshte ne rritje. Nderkohe qe ne vendet muslimane ateizmi nuk njeh perkrahes fare.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Nderkohe qe ne vendet muslimane ateizmi nuk njeh perkrahes fare.
    Nuk duken sepse i shkon koka ... tragjedia eshte qe ju kete e konsideroni si mburrje !

    Problemi eshte qe shumica e vendeve muslimane jane jo-tolerante, ende nuk e kane perjetuar "revulucionin francez" te tyre dhe ende nuk jane laicizuar ne kuptimin qe religjioni plotesisht te ndahet nga shteti.Vetem Turqija eshte laicizuar ne teresi (Ataturk) mirepo Erdogan eshte duke e reislamizuar,edhe ate me sukses...keshtu kane qene edhe vendet europiane (te krishtera) para "hapit te madh" p.sh. deri me 1788. ateistet nuk do guxonin te deklaroheshin lirshem,mirepo vetem mbas dy viteve 1790. ateisteve nuk do i binte as nje fije e flokut nese deklaroheshin te tille.

    Do bie edhe Bastija e juaj,pa merak ...deri atehere vetem vazhdoni keshtu si jeni > Turbo-Islam < dhe armiqte e juaj do jene te kenaqur !

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Ne boten islame ateizmi njeh perkrahes, por eshte e pa mundshme atje qe te deklarohesh ateist sepse denohesh me vdekje. Nese deklarohesh ateist ne Afganistan ti ke nenshkruar denimin me vdekje. Nese deklarohesh ateist ne Pakistan ti ke nenshkruar vrasjen tende. Ne Arabine Saudite po e njejta te ndodhe sepse Islami eshte ligj shteteror. Nese shfleton lajme ne internet do te shohesh se ka per cdo dite qe njerez vriten sepse konsiderohen ateiste ne vendet islame, andaj nese thua shtetet islamike nuk njohin ateiste eshte e vertete sepse tashme ata jane 2 metra nen dhe. Per Islamin eshte me e lehte te mbijetoje nga kritiket pasi perdore edhe metoda te dhunes (pra e ka shtetin ne dore, policine, ushtrine, gjyqesorin, sherbimet inteligjente, resurse te pafundme te hollash qe vijne nga nafta) dhe nuk ka asnje metode qe konsiderohet amorale nese i sherben mbrojtjes se Islamit.

    Krishterimi ka humbur besimtare jo per shkak te problemeve ne besimin krishter por ne shumice per shkak te injorances se popujve evropiane duke pranuar si shkencore teori si evolucionin. Qe nga klasa e I evropianet mesohen se jane vetem kafshe te evoluara. A ka evidence per kete, jo as 0%, por perseri konsiderohet si e vertete madje edhe si teori shkencore. Por gjithashtu mediat luajne rolin e tyre pasi krishterimin e luftojne me te gjitha mjetet, madje shpesh here duke thene te paverteta. Kur u be lufta ne Afganistan, Irak etj. te gjitha mediat perendimore thane se kjo eshte nje kryqezate per t'i konvertuar myslimanet ne te krishtere, pas ca viteve u pa qe kjo s'eshte e vertete, por perseri ka njerez qe i dojne genjeshtrat. Krishterimi nuk eshte shtet qe te kapitulloje dhe pa marre parasysh se sa njerez besojne ne Jezusin si Birin e Perendise. Krishterimi nuk eshte ne krize, mund te jene njerezit ne krize ndersa besimi krishter ska kurrfare problemi.

    Sa i perket pyetjes qe me shtrove iu kam pergjigjur.

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Nuk duken sepse i shkon koka ... tragjedia eshte qe ju kete e konsideroni si mburrje !

    Problemi eshte qe shumica e vendeve muslimane jane jo-tolerante, ende nuk e kane perjetuar "revulucionin francez" te tyre dhe ende nuk jane laicizuar ne kuptimin qe religjioni plotesisht te ndahet nga shteti.Vetem Turqija eshte laicizuar ne teresi (Ataturk) mirepo Erdogan eshte duke e reislamizuar,edhe ate me sukses...keshtu kane qene edhe vendet europiane (te krishtera) para "hapit te madh" p.sh. deri me 1788. ateistet nuk do guxonin te deklaroheshin lirshem,mirepo vetem mbas dy viteve 1790. ateisteve nuk do i binte as nje fije e flokut nese deklaroheshin te tille.

    Do bie edhe Bastija e juaj,pa merak ...deri atehere vetem vazhdoni keshtu si jeni Turbo-Islam dhe armiqte e juaj do jene te kenaqur !
    Nese do fillojme e te hamendesojme atehere eshte e kote te debatojme. Mjafton te vizitosh vendet arabe dhe muslimane dhe shikon se si xhamite mbushen plot. Te shkosh ne xhami per tu falur nuk te detyron njeri me zorr. E kunderta ndodh ne perendim. Shume prej kishave jane te detyruara te mbyllen per shkak te mos frekuentimit. E ardhmja i perket Islamit. Si ne perendim ashtu dhe ne lindje. Hidhi nje sy statistikave dhe do e vertetosh kete qe them une

    Shiko revolucionet arabe sot , nuk kerkojne qe ti pershtaten jetes perendimore por kerkojne te gjykojme me ligjet islame.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ne boten islame ateizmi njeh perkrahes, por eshte e pa mundshme atje qe te deklarohesh ateist sepse denohesh me vdekje. Nese deklarohesh ateist ne Afganistan ti ke nenshkruar denimin me vdekje. Nese deklarohesh ateist ne Pakistan ti ke nenshkruar vrasjen tende. Ne Arabine Saudite po e njejta te ndodhe sepse Islami eshte ligj shteteror. Nese shfleton lajme ne internet do te shohesh se ka per cdo dite qe njerez vriten sepse konsiderohen ateiste ne vendet islame, andaj nese thua shtetet islamike nuk njohin ateiste eshte e vertete sepse tashme ata jane 2 metra nen dhe. Per Islamin eshte me e lehte te mbijetoje nga kritiket pasi perdore edhe metoda te dhunes (pra e ka shtetin ne dore, policine, ushtrine, gjyqesorin, sherbimet inteligjente, resurse te pafundme te hollash qe vijne nga nafta) dhe nuk ka asnje metode qe konsiderohet amorale nese i sherben mbrojtjes se Islamit.

    Krishterimi ka humbur besimtare jo per shkak te problemeve ne besimin krishter por ne shumice per shkak te injorances se popujve evropiane duke pranuar si shkencore teori si evolucionin. Qe nga klasa e I evropianet mesohen se jane vetem kafshe te evoluara. A ka evidence per kete, jo as 0%, por perseri konsiderohet si e vertete madje edhe si teori shkencore. Por gjithashtu mediat luajne rolin e tyre pasi krishterimin e luftojne me te gjitha mjetet, madje shpesh here duke thene te paverteta. Kur u be lufta ne Afganistan, Irak etj. te gjitha mediat perendimore thane se kjo eshte nje kryqezate per t'i konvertuar myslimanet ne te krishtere, pas ca viteve u pa qe kjo s'eshte e vertete, por perseri ka njerez qe i dojne genjeshtrat. Krishterimi nuk eshte shtet qe te kapitulloje dhe pa marre parasysh se sa njerez besojne ne Jezusin si Birin e Perendise. Krishterimi nuk eshte ne krize, mund te jene njerezit ne krize ndersa besimi krishter ska kurrfare problemi.

    Sa i perket pyetjes qe me shtrove iu kam pergjigjur.
    E shikon c'besimtar hipokrit qe je ti? Ti ke turp te flasesh per biblen tende por vetem pellet si gomar me llafe boshe. Me thuaj, je dakort qe bota e ka origjinen 5-6 vjecare? Me jip pergjigjen per kete dhe me pas hajde debato me mua.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    E shikon c'besimtar hipokrit qe je ti? Ti ke turp te flasesh per biblen tende por vetem pellet si gomar me llafe boshe. Me thuaj, je dakort qe bota e ka origjinen 5-6 vjecare? Me jip pergjigjen per kete dhe me pas hajde debato me mua.
    Hape nje teme mbi Biblen ne nenforumin tend privat dhe aty shtroji pyetjet, garanto se nuk do te fshish postimet atehere te gjendet qarja edhe ty. Sjam i obliguar te debatoj me njerez qe fyhen nga e verteta. Adios amigos

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Hape nje teme mbi Biblen ne nenforumin tend privat dhe aty shtroji pyetjet, garanto se nuk do te fshish postimet atehere te gjendet qarja edhe ty. Sjam i obliguar te debatoj me njerez qe fyhen nga e verteta. Adios amigos
    Postimet ne nenforumin musliman asnjehere nuk i jane fshire ndonje anetari vetem kur ka ofenduar apo share. Per me teper , une si musliman se kam problem te ballafaqohem me ajetet kuranore me kedo dhe kudo. Problemi me ty eshte se ti je i lekundur ne besimin tend dhe sigurisht ne librin e dyshimte qe ti beson. Gjithsesi, kur te kem kohe do ta hap nje teme per biblen ne nenforumin musliman. Esselamu Alejkum!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Bota ju kthye ateizmit vetem per shkak te fese se krishtere e cila thote se origjina e botes eshte 5-6 mije vjecare? Ti vertete e beson kete gje ne bible? Pergjigju?
    Argument per kete eshte se krishterimi eshte gjithnje e me teper ne kapitullim ne evrope nderkohe qe ateizmi eshte ne rritje. Nderkohe qe ne vendet muslimane ateizmi nuk njeh perkrahes fare.
    Megjithate, vete po e verteton se shumica absolute nuk jane te bindur as nga islami, por ne radhe te pare nga ateizmi...
    Per shumicen absolute te atyre qe ti supozon se jane deshpruar nga feja e krishtere, as islami dhe praktikisht as nje religjion monoteist nuk paraqet alternative.
    Prandaj, "argumenti" yt, sipas te cilit njerezit jane deshpruar nga krisherzmi, le qe nuk perputhet me realitetin, por edhe nese do ta pranonim si te perdorshem, do te ishte argument kunder seciles fe, edhe kunder islamit. Sepse ne boten ku jetojne shumica e ateisteve ose e njerezve tjere qe nuk e praktikojne besimin sipas rregullave fetare, pak kush konvertohet ne islam apo ndonje fe tjeter.
    Rritja e islamit ne keso vende eshte gati eksluzivisht rezultat i emigrimit te muslimaneve nga te kater anet e botes, jo i konvertimev relevante te "te deshpruarve" nga krisherizmi.

  11. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Megjithate, vete po e verteton se shumica absolute nuk jane te bindur as nga islami, por ne radhe te pare nga ateizmi...
    Per shumicen absolute te atyre qe ti supozon se jane deshpruar nga feja e krishtere, as islami dhe praktikisht as nje religjion monoteist nuk paraqet alternative.
    Prandaj, "argumenti" yt, sipas te cilit njerezit jane deshpruar nga krisherzmi, le qe nuk perputhet me realitetin, por edhe nese do ta pranonim si te perdorshem, do te ishte argument kunder seciles fe, edhe kunder islamit. Sepse ne boten ku jetojne shumica e ateisteve ose e njerezve tjere qe nuk e praktikojne besimin sipas rregullave fetare, pak kush konvertohet ne islam apo ndonje fe tjeter.
    Rritja e islamit ne keso vende eshte gati eksluzivisht rezultat i emigrimit te muslimaneve nga te kater anet e botes, jo i konvertimev relevante te "te deshpruarve" nga krisherizmi.
    Evropa nuk eshte e ekspozuar ndaj islamit por ndaj krishterimit te cilit dhe i eshte larguar. Informacioni qe shumica e evropianeve ka ndaj islamit eshte ai qe i serviret nga media. Por, e kunderta ndodh me ata evropiane te cilet ekspozohen sic duhet ndaj islamit. Duke lexuar rreth tij apo rene ne kontakt me besimtare muslimane. Eshte realitet qe ne evrope dhe usa jane me miliona ata qe jane konvertuar ne muslimane.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    *

    Si po iu thone tashme ketyre mesimdheneseve/profesoreve/doktoreve: analfabetė me diplloma.

    Keta te cilet e mbajne veten per ateiste nuk jane ne gjendje t'i dallojne dy gjerat me elementare, me te thjeshtat fare.
    Nese nuk te pelqen kleri, menyra e te predikuarit te tyre, dogmat e doktrinat...kjo nuk te ben ne asnje menyre ateist (Ateist=refuzues i eksistences se Zotit).
    Ta marrim per shembull Karl Marksin. Ai e ka bere pikerisht kete gje, duke thene: "Religjioni eshte opium per popullin".
    Megjithate, megjithese shumica nuk e dijne, nuk duan ta dijne.... Karl Marksi ka qene nxenes (dishepull) i Jezusit. Prandaj dhe "Kapitali" i tij vlene edhe sot e gjithe diten. Biles mu ne keto kohera eshte me se aktual...
    E dyta eshte ceshtja e shpirtit.
    Nese ndokush i cili e quan veten ateist, duke pohuar se nuk ka Zot, ama shpirti ekziston, kjo eshte idiotesia me fatale. Injorance par excellence.
    Nese ka shpirt ka dhe Zot, si dhe anasjelltas.
    Prandaj, keta ateistet ose levizin (e jetojne) me motore te cilet i kane shpikur vete ose, sic thash, jane injorante te klasit te pare.
    Prandaj, atesist je vetem nese ke krijuar ndonje motor, i cili te mban gjalle... ose je IDIOT (analfabet) sikur ky tipi (mesimdhenesi i fillozofise politike).
    Ky tipi eshte shumefish idiot.
    Ne ato venda ku ka ndodhur iluminizmi, ku eshte zhvilluar teknologjia, ne Perendim pra, ne shumicen e shkollave te tyre mbahen lende fetare. Megjithese ne baze vullnetare, por prapseprap.
    Injorant me dipllomė!

    *
    klipp&klar

  13. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    hap nje ateist nje teme dhe hidhen fetaret me argumenta te fuqishme.

    Ose Zoti nuk mund ta eliminojė tė keqen, ose nuk do; Nėse nuk mundet, atėherė nuk ėshtė i gjithėfuqishėm ; Nėse nuk do, atėherė nuk ėshtė mirėdashės".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drague : 25-01-2014 mė 04:41

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar drague pėr postimin:

    iliria e para (25-01-2014)

  15. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Bota ju kthye ateizmit vetem per shkak te fese se krishtere e cila thote se origjina e botes eshte 5-6 mije vjecare? Ti vertete e beson kete gje ne bible? Pergjigju?
    Ndėrkohė Kurani e pėrkrah totalisht dhijatėn ( pra bashkė me 6000 vjeēarin e tokės) ...Me pėrjashtim... dhe thotė qė ata e ndryshuan librin ku flitej pėr mua "Muhamedin" si i dėrguar... dhe jo e ndryshuan tėrsisht, por vetėm ku flitej pėr profetin Muhamed
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  16. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Bota ju kthye ateizmit vetem per shkak te fese se krishtere e cila thote se origjina e botes eshte 5-6 mije vjecare? Ti vertete e beson kete gje ne bible? Pergjigju?
    Kurse vendet muslimane ju kthyene terorizmit, diktatures, fashizmit... E di qe fanatiket fetare e bejne strucin sen nuk duan ta shohin realitetin.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  17. #16
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    *

    Si po iu thone tashme ketyre mesimdheneseve/profesoreve/doktoreve: analfabetė me diplloma.

    Keta te cilet e mbajne veten per ateiste nuk jane ne gjendje t'i dallojne dy gjerat me elementare, me te thjeshtat fare.
    Nese nuk te pelqen kleri, menyra e te predikuarit te tyre, dogmat e doktrinat...kjo nuk te ben ne asnje menyre ateist (Ateist=refuzues i eksistences se Zotit).
    Ta marrim per shembull Karl Marksin. Ai e ka bere pikerisht kete gje, duke thene: "Religjioni eshte opium per popullin".
    Megjithate, megjithese shumica nuk e dijne, nuk duan ta dijne.... Karl Marksi ka qene nxenes (dishepull) i Jezusit. Prandaj dhe "Kapitali" i tij vlene edhe sot e gjithe diten. Biles mu ne keto kohera eshte me se aktual...
    E dyta eshte ceshtja e shpirtit.
    Nese ndokush i cili e quan veten ateist, duke pohuar se nuk ka Zot, ama shpirti ekziston, kjo eshte idiotesia me fatale. Injorance par excellence.
    Nese ka shpirt ka dhe Zot, si dhe anasjelltas.
    Prandaj, keta ateistet ose levizin (e jetojne) me motore te cilet i kane shpikur vete ose, sic thash, jane injorante te klasit te pare.
    Prandaj, atesist je vetem nese ke krijuar ndonje motor, i cili te mban gjalle... ose je IDIOT (analfabet) sikur ky tipi (mesimdhenesi i fillozofise politike).
    Ky tipi eshte shumefish idiot.
    Ne ato venda ku ka ndodhur iluminizmi, ku eshte zhvilluar teknologjia, ne Perendim pra, ne shumicen e shkollave te tyre mbahen lende fetare. Megjithese ne baze vullnetare, por prapseprap.
    Injorant me dipllomė!

    *
    Asnje lider evropjan nuk degjova te deklaronte se eshte ATEIST ! Kte nuk do ta thoje askush, vet Sarkozi i cili ishte i ashper me respektimin Laicizmit, ne nje moment te karrieres sapo ishte President shkoi ne vizit private tek Papa dhe u arsyetua duke then se kishte nevoje per keshilla shpirterore !

    Problemi me Kosovaret qendron tek servilizimi ! Ata s'jan vetvetja, s'kan fije personaliteti dhe e gjithe jeta u shkon duke u bė sikur t'ishin dikush tjeter !! Keta jan tamam majmuna, sikurse pretendojn se edhe i kan rrenjet !
    … ///

  18. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Evropa nuk eshte e ekspozuar ndaj islamit por ndaj krishterimit te cilit dhe i eshte larguar. Informacioni qe shumica e evropianeve ka ndaj islamit eshte ai qe i serviret nga media. Por, e kunderta ndodh me ata evropiane te cilet ekspozohen sic duhet ndaj islamit. Duke lexuar rreth tij apo rene ne kontakt me besimtare muslimane. Eshte realitet qe ne evrope dhe usa jane me miliona ata qe jane konvertuar ne muslimane.
    Edhe myslimanet nuk dijne se cfare besojne, nuk i kane lexuar te gjithe te gjitha hadithet dhe Kuranin.
    Jo me miliona, por ndoshta me miliarda, tani do te dilni e te thoni se ne Evrope 3 miliarde njerez kane pranuar Islamin. Ju islamin e besoni sic ua servirin arabet, gjysmak prandaj ju vet fene tuaj e ndiqni pjese-pjese, per gjysme gati. Agjeroni Ramazin, por alkoolit nuk i ndaheni. Shumica prej jush jeni sikur shoku im mysliman qe thote se pi alkoolin por Allahu eshte meshirues e i fal mekatet. Sja ka idene per fene ne te cilen pretendon se beson, kurre sfalet dhe i vjen merzi me ia permend dikush, por hiqet si dijetar i madh i fese islame.

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Asnje lider evropjan nuk degjova te deklaronte se eshte ATEIST ! Kte nuk do ta thoje askush, vet Sarkozi i cili ishte i ashper me respektimin Laicizmit, ne nje moment te karrieres sapo ishte President shkoi ne vizit private tek Papa dhe u arsyetua duke then se kishte nevoje per keshilla shpirterore !
    Ashtu eshte. Keta (b)analistat tane nuk e verejne dot kete gje. Problemi i tyre eshte se ashtu jane "edukuar" nga koha e 'komunizmit', megjithese ky tipi eshte munduar ta sqaroje se nuk eshte ashtu.
    Lideret perendimore nuk thone asnjehere: "Na plifte e mbala", por :"Zoti na ndihmofte/bekofte".
    Nuk eshte e thene se cdo lider, nese nuk i permbahet riteve perkatese fetare, eshte automatikisht ateist. Shumica e ateisteve perendimore deklarohen si ateiste ne kuptimin se nuk merren me fe/religjion, s'iu intereson kjo pune, merren me pune te tjera te dobishme...ama nuk djerrakohen "duke u marre" me mosekzistencen e Zotit.


    Problemi me Kosovaret qendron tek servilizimi ! Ata s'jan vetvetja, s'kan fije personaliteti dhe e gjithe jeta u shkon duke u bė sikur t'ishin dikush tjeter !! Keta jan tamam majmuna, sikurse pretendojn se edhe i kan rrenjet

    Problemi i shqiptareve ne pergjithesi eshte imitimi, berja si tjetri apo ashtu sic ta merr mendja se si bejne te tjeret siperfaqesisht. Ke te drejte: imitimi eshte karakteristike kryesore e majmuneve

    *
    klipp&klar

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Asnje lider evropjan nuk degjova te deklaronte se eshte ATEIST ! ...
    Shpesh s'kane nevoje...
    E deklarojne me vepra. Si p.sh. kjo:

    http://www.politplatschquatsch.com/2...e-der-fdj.html

    Paramendo, kur vajza e nje teologu, politikanja e profilit te larte te partise kristian-demokrate dhe liderja kryesore e europes perendimore dhe ndoshta e botes fotografohet duke u shetitur lakuriq, atehere parmisht s'nevojitet kurrfare deklarate eksplicite per ta kuptuar se feja dhe Zoti per te ne rastin me te mire jane vetem ceshtje eksluzivisht private. Pavaresisht deklaratave politike dhe zyrtare nga posti i Kancelares.

    Vec paramendo cka kishin ba fundamentalistat islamik, te mbeshtetur dhe nga ti dhe disa tjere ne kete forum, nese do te publikohej nje fotografi e ngjashme e nje Kryeministre apo Kryetare shqiptare...!?
    S'kishi pushue dite e nate duke e shajt ate, familjen e saj, farefisin, mahallen dhe gjithe shqiptaret.

    Perndryshe, eshte plotesisht e vetekuptueshme qe asnje lider i botes nuk deklarohet ateist, kur dihet se ne shumicen absolute te vendeve te rendesishme te botes mund te besh karriere politike vetem nese t'voton nje numer i konsiderueshem i zgjedhesve dhe jo vetem thelbi i militanteve partiak dhe ideologjik.
    Si deshiron te zgjedhes ne krye te partive konzervatore dhe te djathta, shpesh me lidhje te ngushta ose historike me kishen etj., dhe ne krye te shtetit, nese konsideron eksluzivisht apo ne menyre jo proporcionale interesat e nje grupi, i cili ne pergjithesi eshte irrelenvant sidomos per votat e partive te tilla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 25-01-2014 mė 15:32

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Pėr: Ateizmi, filozofia dhe Europa

    Asnje lider evropjan nuk degjova te deklaronte se eshte ATEIST ! ...
    Po si religjioz i ke degjuar?, pse duhet te shprehen per besimin e tyre? qe eshte dicka personale?

    - Shumica e njerezve me humanist ne bote, jane e perkatesise ateiste/agnostike p.sh Bill Gates dhe Warren Buffett per momentin jane humanistet me te medhenj ne bote dhe qe te dy e kane deklaruar perkatesine e tyre ateiste.
    - Gjithashtu shumica e shkencetareve me te njohur ne bote jane ateist dhe agnostike.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •