24 Janar 2014 11:01, Nga Blerim Latifi
Njė nga testet themelore pėrmes tė cilit njė shoqėri dėshmon se ėshtė modernizuar dhe ėshtė europianizuar ėshtė pikėrisht trajtimi i ateizmit, jo si krim politik e moral, por si njė qėndrim intelektual i bazuar mbi njė tė drejtė themelore individuale qė ėshtė epashkėputshme nga tėrėsia e tė drejtave dhe lirive tjera tė njeriut.
Nė pėrpjekjet e tyre, tashmė disa vjeēare, pėr tė imponuar religjionin nė sistemin e arsimit publik, klerikė dhe propagandues islamė nė Kosovė vazhdimisht shėrbehen me njė tezė tėrėsisht tė gabuar. Kjo ėshtė teza mbi lidhjen kushtėzuese nė mes komunizmit dhe ateizmit, ky i fundit i kuptuar si tėrėsia e atyre pikėpamjeve qė mohojnė ekzistencėn e realitetit hyjnor.
Nė brendi tė kėsaj teze arsyetimi ėshtė fare i thjeshtė: ateizmi ka qenė produkt i komunizmit dhe meqė tashmė komunizmi ka rėnė duhet tė bjerė edhe pasoja e tij. Rrjedhimisht shkollat publike duhet t’u bėjnė vend brenda programeve tė tyre edhe mėsim-besimeve religjioze. Nė tė kundėrtėn ato vazhdojnė tė jenė shkolla komuniste.
Se kjo tezė ėshtė krejtėsisht e gabuar e heton kushdo qė disponon me njohuritė elementare nga historia intelektuale e Perėndimit. Gabimi qėndron pikėrisht te supozimi i lidhjes kushtėzuese nė fjalė. Komunizmi, qoftė si filozofi politike, qoftė edhe si ideologji, nuk ėshtė krijues i botėkuptimit ateist. Komunizmi vetėm e ka pėrvetėsuar kėtė botėkuptim qė kulminacionin e tij e ka tė lidhur me epokėn e iluminizmit europian.
Ėshtė pikėrisht kjo epokė e cila ateizmin fragmentar paramodern e zhvillon deri nė nivelin e njė fenomeni tė rėndėsishėm kulturor. Brenda kėtij zhvillimi e gjejmė procesin e transformimit tė ateizmit nga njė krim politik e moral nė njė qėndrim legjitim intelektual. Ky transformim pėrbėn njė nga momentet esenciale nė atė qė e diferencon modernitetin europian nga epokat paraprake. Nė Greqinė e lashtė ateizmi ka qenė njė krim i rėndė politik.
Filozofi Protagora u dėnua me vdekje dhe librat e tij u dogjėn nė sheshin e Athinės vetėm pse u deklarua agnostik nė ēėshtjen e zotave. Pėr ta, mendonte Protagora, nuk mund tė dimė asgjė me siguri, nė janė apo nuk janė. Por grekėt agnosticizmin e tij e morėn pėr ateizėm dhe ai u detyrua tė largohej nga qyteti pėr tė shpėtuar kokėn.
Pak mė vonė me tė njėjtėn akuzė pėr ateizėm u ballafaqua edhe Sokrati, por ky, si patrioti i madh i qytetit tė tij, nuk pranoi tė largohej dhe iu bind vendimit tė agoras greke pėr ta dėnuar me vdekje. Bota mesjetare ka tė njėjtin qėndrim ndaj ateizmit, i cili pothuajse zhduket krejtėsisht nė kontekstin e njė shoqėrie ku religjioni pėrcakton ritmin e ēdo segmenti tė jetės sociale. Ato qė njihen si herezitė mesjetare nuk kanė tė bėjnė me ateizmin.
Ato janė vetėm konflikte interpretimesh brenda dogmave fetare, interpretime devijuese nga interpretimet zyrtare tė kishės sunduese. Ateizmi duhet tė presė procesin e madh tė sekularizimit pėr tė fituar tė drejtėn e ekzistencės. Ky proces “e dėbon” religjionin nga instanca normative e shoqėrisė duke u dhėnė autonominė tė gjitha sferave qė konstituojnė realitetin social. Shkenca, morali dhe politika janė tė parat qė pėrfitojnė nga ky proces dhe kjo mundėson rehabilitimin e ateizmit.
Ai mė nuk mund tė trajtohet si imoralitet, sepse morali nuk ka tė bėjė me religjionin. Normat morale nuk zbresin mė nga qielli i njė bote tjetėr, por burojnė nga brendia e autonomisė sė vullnetit tė njeriut. Kjo do tė thotė se tė qenit njeri i mirė dhe tė qenit ateist nuk janė dy pozicione qė e pėrjashtojnė njėra tjetrėn.
Nuk ėshtė mė as krim politik, sepse e drejta hyjnore e mbretėrve ka marrė fund dhe nė vend tė saj ėshtė vendosur kontrata sociale e tė qeverisurve, si instancė qė legjitimon pushtetin dhe moduset e ushtrimit tė tij. Temat teologjike janė bėrė tema apolitike. Nė kėtė mėnyrė ateizmi reduktohet nė njė qėndrim shkencor ndaj ēėshtjeve tė kozmologjisė. Ai ushqehet nga qėndrimet bazike tė iluminizmit dhe paradigma dominuese nė shkencat moderne. Njėri prej kėtyre qėndrimeve ėshtė scientizmi, besimi se shkenca ėshtė vlera mė e rėndėsishme e shoqėrisė.
Kjo do tė thotė se nė iluminizėm, shkenca, sipas shprehjes sė famshme tė Sellars, bėhet “masė e tė gjitha gjėrave”. Kjo mė se shumti manifestohet nė ēėshtjet e epistemologjisė. Nėse nė botėn mesjetare klerikėt thoshin se nuk ka tė vėrteta dhe shpėtim jashtė kishės, nė iluminizėm scientistėt e pėrmbysin kėtė tezė: nuk ka tė vėrteta dhe shpėtim jashtė shkencės.
E vėrtetė quhet ajo teori qė nuk rrėzohet nga metodat e verifikimit shkencor. Ateizmi lulėzon nė momentin kur ky scientizėm iluminist bashkėvepron me paradigmėn dominuese qė dominon mendimin shkencor tė modernitetit. Kjo ėshtė ajo qė njihet si “paradigma e natyralizmit shkencor”. Robert Hanna nė punimin e tij “Kanti dhe Tradita Analitike” identifikon katėr tipare tė kėsaj paradigme: anti-supernatyralizmin, scientizmin, metafizikėn fizikaliste dhe epistemologjinė radikale empiriste.
Anti-supernatyralizmi ėshtė dimensioni negativ i kėsaj paradigme. Ai pėrjashton nga fusha e shkencės ēdo lloj shpjegimi qė u referohet entiteteve mbinatyrore dhe atyre jashtė kohore dhe hapėsinore. Kjo nėnkupton idenė se nuk ka entitete jashtė natyrės, jashtė kohės dhe hapėsirės, sikurse besojnė religjionet monoteiste dhe pikėrisht kjo ide qėndron nė thelbin e vetė ateizmit.
Tipari i dytė, scientizmi, sipas Hanna, ėshtė teza dogmatike se shkencat ekzakte janė paradigmė e arsyetimit dhe racionalitetit. Nuk ka arsye jashtė shkencės, matanė ėshtė vetėm e paarsyeshmja dhe irracionalja qė identifikohen me tė pavėrtetėn - njė qėndrim tjetėr ky shumė i rėndėsishėm i ateizmit.
Tipari i tretė, metafizika fizikaliste, ėshtė ideja se tė gjitha faktet janė tė reduktueshme nė fakte fizike. Duke pėrvetėsuar kėtė ide, ateizmi mendon tė rrėzojė njė nga kėshtjellat kryesore tė religjionit- doktrinėn e shpirtit si entitet i pavarur nga trupi, doktrinė tė cilėn Gilbert Ryle nė librin e tij tė njohur “Koncepti i Mendjes” e quan “dogma e fantazmės nė makinė”. Sipas Ryle, ideja se trupi i njeriut drejtohet nga njė entitet qė quhet “shpirt” e qė ėshtė brenda trupit, por i pavarur prej tij, ėshtė identike me idenė e njė makine qė drejtohet nga njė fantazmė.
Dhe nė fund tipari i katėrt ėshtė epistemologjia radikale empiriste e cila supozon se e gjithė dija ėshtė aposteriori, qė do tė thotė se ėshtė rezultat i pėrvojės njerėzore. Idealistėt gjermanė, nė krye me Kantin, qė pėrpiqeshin t’i bėnin religjionit njė strehė shpėtimi nga stuhia iluministe, e godisnin pikėrisht kėtė tipar, duke argumentuar se ėshtė e vėrtetė se e gjithė njohja fillon me pėrvojėn, por nuk pėrfundon vetėm me tė. Nga ana tjetėr ateizmi i bėn njė interpretim literal idesė sė kėsaj epistemologjie dhe nė kėtė mėnyrė shpallė absurditetin e pretendimeve tė teologjisė pėr tė arritur njohjen racionale tė Zotit.
Nė tėrėsinė e saj paradigma e natyralizmit shkencor ėshtė burimi nga e kanė marrė inspirimin e tyre teorik tė gjithė ateistėt e njohur tė modernitetit, si Didero, Fojerbah, Marks, Frojd, Rasell dhe nė ditėt tona Richard Dawkins, e fizikanti, ndoshta mė i madh bashkėkohor, Stephen Hawking, i cili sė fundi rikonfirmoi pikėpamjen e tij se “ ideja e njė Zoti krijues tė Universit ėshtė ide e pakuptimtė”.
Kėsisoj kjo paradigmė ėshtė edhe sot aktuale dhe operacionale nė themelet e universitetit perėndimor, vetėm se nuk e ka arrogancėn e dikurshme tė mendjes iluministe, e cila besonte se mund t’i gjejė pėrgjigjet pėrfundimtare mbi ēdo gjė. Tejkalimi i kėsaj arrogance e ka bėrė mendimin shkencor me vetė-kritik nė aspiratat epistemologjike dhe pėr rrjedhojė ka ndodhur njė nė rrethe tė caktuara akademike rikthim i qėndrimit tė Protagorės sė lashtė se pėr ēėshtjen e ekzistencės sė Zotit nuk mundemi as tė mohojmė e as tė pohojmė asgjė me siguri. Ky ėshtė agnosticizmi, rruga e tretė nė kontestin e vjetėr nė mes teizmit dhe ateizmit, rrugė tė cilėn nė njėfarė mėnyre emiraton edhe Kanti nė “Kritikėn e Mendjes sė Pastėr”.
Sipas hulumtimeve tė bėra nė vitet e fundit agnostikėt, sė bashku me ateistėt dhe tė tjerė qė identifikohen me ndonjė lloj forme tė indiferencės ndaj religjionit, nė rrafsh global, pėrbėjnė njė komunitet prej afėr 700 milionė njerėzish ( shih: The Cambridge Companion to Atheism, 2007). Shkalla mė e lartė e ateizmit ėshtė e shprehur nė vendet e Europės Perėndimore, nė atdheun e paradigmės sė natyralizmit shkencor, nė atdheun e iluminizmit qė dikur donte tė ribėnte botėn nga e para. Pa ndihmėn e Zotit.
Njė nga testet themelore pėr mes tė cilit njė shoqėri dėshmon se ėshtė modernizuar dhe ėshtė europianizuar ėshtė pikėrisht trajtimi i ateizmit, jo si krim politik e moral, por si njė qėndrim intelektuali bazuar mbi njė tė drejtė themelore individuale qė ėshtė epashkėputshme nga tėrėsia e tė drejtave dhe lirive tjera tė njeriut.
Sė fundi ėshtė dėgjuar ideja se ka dallime nė mes ateistėve dhe antiteistėve, se tė parėt qenkan deri diku tė pranueshėm e tė dytėt qenkan armiq tė besimit e tė njerėzimit, e pėr rrjedhojė duhet ty mbyllet goja. Vetėm ata qė nuk kanė lexuar asgjė serioze pėrtej informacioneve gjysmake tė Wikipedia-s rrėshqasin nė lajthitje tė tilla konceptuale tė vendosjes sė dallimeve tė prera e pėrjashtuese nė mes kėtyre dy termave.
Antiteizmi ėshtė koncept qė logjikisht dhe semantikisht derivon nga koncepti i ateizmit. Kjo do tė thotė se mund tė jesh ateist, e tė mos jesh antiteist, por nuk ėshtė e mundur tė jesh antiteist e tė mos jesh ateist. Ateizmi pa antiteizėm ėshtė ateizmi pasiv, personal, indiferent ndaj diskursit fetar, ndėrkaq antiteizmi ėshtė ateizmi aktiv, ateizmi social, i cili konsideron se meqė Zoti nuk ekziston atėherė krejt ajo ēka thonė dogmat fetarejanė vetėm njė tėrėsi tė pavėrtetash nga tė cilat njerėzit duhet ēliruar.
Ky ateizėm aktiv e social ėshtė pjesė e traditės sė kritikės sė religjionit, e cila nė tre shekujt e fundit ka mundėsuar nė botėn perėndimore zhvillimin e shkencės dhe tė dijeve humane. Nė kėtė kontekst Slavoj Zhizhek nė njė artikull tė para disa kohėve, botuar nė gazetėn “The New York Times” shkruante se ateizmi ėshtė njė nga trashėgimitė mė tė mėdha tė Europės dhe nė kohėn e rikthimi tė dhunės fetare nėpėr botė, ndoshta kjo trashėgimi mund tė jetė shansi i vetėm pėr paqe.
P.S. Ky shkrim ėshtė plotėsim i njė shkrimi tė mė hershėm mbi tė njėjtėn temė.
Autori ėshtė mėsimdhėnės i filozofisė politike nė Universitetin e Prishtinės.
GAZETA Express
Krijoni Kontakt