Njė shkollė fillore nė Berlin merr emrin e njė shqiptari. Bėhet fjalė pėr shkollėn e tetė tė integruar, e cila qysh nė kėtė vit shkollor, nė gjysėmvjetorin e dytė do tė mbajė emrin e Refik Veselit, njė heroi tė heshtur shqiptar tė njohur si njėri ndėr bashkėkombėsit e tij jo tė pakėt qė kanė shpėtuar hebrenjtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Autoritetet e shkollės kishin marrė qė mė herėt vendimin pėr emrin shqiptar tė shkollės sė tyre, por procedurat burokratike e kishin shtyrė kėtė pėr njė kohė. Sė fundi, edhe enti pėr arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bėrė tė ditur vendimin.
Refik Veseli, nė kohėn Luftės sė Dytė Botėrore, kur ishte 17 vjeē, kishte fshehur dhe mbrojtur njė familje hebreje qė nė Shqipėri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan morgenpost.de.
Veseli kishte mbajtur edhe pas luftės kontakte me familjen e shpėtuar. Sot ai dhe njė numėr shqiptarėsh janė nderuar me titullin e "Njerėzve tė drejtė" nga organizatat hebrenje qė kultivojnė kujtimin pėr holokaustin.
http://www.botasot.info/diaspora/267...-e-shqiptarit/
Krijoni Kontakt