INTERVISTA/ Flet Drejtori i Cirkut Kombėtar, Kujtim Dumi

-Cirku ka problem pėr klounė, mirėmbajtės dhe iluzionist

-Cirku jonė duhet tė japė shfaqje nė tėrė Shqipėrinė

-Objektiv qė tė japim shfaqje dhe nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni

-Tė rrisim repertorin nė verė pėr turistėt


Albert ZHOLI

Ai ka plot 38 vjet nė cirk, ėshtė rritur me tė, ėshtė edukuar me tė, ėshtė formuar me tė. Ėshtė ndėr veteranėt e cirkut si ekuilibrist dhe si akrobat, por tashmė nė rolin e drejtorit. Sipas tij, problemet e cirkut janė tė shumta, tė akumuluara pėr shkak tė neglizhencės sė punės sė drejtuesve tė cirkut tė cilėt nuk kishin pasur asnjė lidhje me tė. Por problemet kryesore tė pronėsisė janė tė zgjidhshme, por organike ėshtė nė nivelet minimale tė saj pasi sot nė Cirk nuk ka as pastruese, as mirėmbajtės skene. Njė ndėr objektivat e cirkut ėshtė jo vetėm tė japė shfaqje nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, por edhe nė vendet fqinje dhe tė rrisė repertorin nė muajt e verės pėr turistė, pėrfundon ai.

Cilat janė problemet e Cirkut tashmė

Problemet janė tė shumta dhe tė akumuluara pėr vite tė tėra. Unė mund t’i rendis nga mė tė mėdhatė, siē janė pronėsia mbi tokėn, ku ėshtė ndėrtuar ēadra e madhe e Cirkut. Por nė kėtė rast duke pasur parasysh qė ne jemi Cirk Kombėtar, kemi dhe mbėshtetjen e shtetit. Por njė problem po kaq i madh ėshtė bashkėpronėsia me Teatrin e Metropolit, ku Cirku para dy vjetėsh ka qenė pjesė e Qendrės Kulturore Tirana, dhe tė gjitha asetet kanė qenė tė pėrbashkėta. Sot ne varemi nga Ministria e Kulturės, ndrysa Teatri Metropolit varet nga Bashkia e Tiranės. Pra ne shohim se disa pjesė tonat ky teatėr i ka marrė padrejtėsisht dhe ne mendojmė qė secili tė marrė atė qė i takon konform ligjeve.

Konkretisht, ku ju kanė hyrė nė pjesė Teatri i Metropolit?

Pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė themi se Teatri i Metropolit na ka marrė padrejtėsisht arenėn e vogėl, me rreth 200 vende qė ishte historikisht pronė e cirkut, si dhe disa anekse dhe magazina qė sot, ata i kanė bllokuar nė komunikimin me ne. Pastaj kemi dhe problemet tona tė brendshme, qė janė tonat, tė zgjidhshme, pasi ne jemi tė gjithė si trupė tė interesuar pėr t’i zgjidhur. Ne kemi disa mjeshtra nė Cirk qė dinė tė punojnė dhe t’i zgjidhin problemet e brendshme. Ne kemi shumė ambiente tė amortizuara, qė kanė shumė vite qė nuk ėshtė vėnė dorė. Pra ka rėnė suvaja, ka vite pa lyer, si dhe ka probleme tė organikės.

Ē’do tė thotė mungesa nė organikė?

Aktualisht, ne kemi njė organikė tepėr tė ngushtuar, nė limitet e saj, p.sh jemi pa pastrues nė organikė dhe pse kemi gjitha ato ambiente. Kemi pak mjeshtra qė pėrgatisin tė rinjtė, kur dihet qė ēdo disiplinė duhet tė ketė mjeshtrin e saj. Pra, kėta mjeshtra mbulojnė disa disiplina. S’kemi klounė, s’kemi iluzionistė, kemi profile mangėt qė i mbulojnė vetė akrobatėt apo ekuilibristėt. Duket disi e pabesueshme, por aktualisht nuk kemi punonjės skene. Nga ana tjetėr nuk kemi jurist, qė pėrbėn bėrthamėn e shumė bashkėpunimeve dhe nismave. Nė kėtė gjendje ne sėrishmi punojmė, punėt nuk na ēalojnė, pasi kemi njė frymė bashkėpunimi dhe mirėkuptimi.

Ne duam tė dalim nė traditėn tonė tė Cirkut Kombėtar, nė atė qe kemi pasur pėr shumė vite, para 1990. Ne duam tė dalim pėrtej perdes sė Tiranės, pra tė zhvillojmė shfaqje edhe jashtė Tiranės si dikur. Tė shkojmė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė siē bėnim dikur. Pra, ne po pėrgatitemi tė gjejmė forma bashkėpunimi, me shtetin, por dhe me subjekte tė tjerė. Ne do trokasim kudo qė do na hapet dera pėr bashkėpunime nė interes tė punės. Do trokasim nė minibashki, nė kompani private, nė banka, nė qendra prodhimi. Synimi ynė ėshtė i largėt qė tė bėjmė dhe turne jashtė Shqipėrisė si nė Kosovė, Maqedoni Mal tė Zi, etj.. Por kryesorja qė tė kemi shfaqje nė tė gjithė gjeografinė shqiptare nė vijimėsi. Aty ku nuk ka cirk, pasi dihet qė fqinjėt tanė, nuk kanė cirk, tė bėjmė sa mė shumė shfaqje pėr bashkėkombėsit tanė nė vendet qė na rrethojnė. Por ne duhet tė rrisim shfaqjet kryesisht nė verė, kur rritet fluksi i turistėve kryesisht nė Durrės.

Ju dhatė edhe shfaqje tė veēanta, p.sh?

Ndėr ‘to mund tė pėrmend shfaqje pėr shtresat nė nevojė, siē janė, pensionistėt, azilet e pleqve, spitalet e veēanta, nė Shtėpinė e fėmijėve, qė t’u sjellim mė shumė buzėqeshje atyre. Por njėkohėsisht ne do tė rrisim bashkėpunimin edhe me vendet e tjera qė kanė cirk. Ne kemi 5 vjet rresht qė marrim pjesė nė karnavalet e Cirkut Ndėrkombėtar tė Dubrovnikut nė Kroaci, ku ne shkėmbejmė eksperiencat.


Ju tashmė keni vėnė nė skenė njė premierė tė re, ēfarė risish ka sjellė kjo tek spektatori?

Ajo quhet “Pėr ju gjithēka”. Pra gjithēka pėr publikun, pėr atė qė na ndjek, pėr atė qė na jep zemėr. Edhe nga vetė titulli ajo ka gjithēka qė duhet pėr nj premierė serioze. Kėtu mbizotėron brezi mė i ri, i cili ėshtė stėrvitur nga dy pedagogėt Agron Muho dhe Silvana Dumi ka shumė numra cilėsorė. Janė tė gjithė numrat e domosdoshėm dhe hapjen e bėjnė fėmijėt, ku ka numra ajri, akrobacie, prestigjiatore dhe zgjat 1 orė e gjysmė. Baza materiale e duhur kėtė radhė ėshtė kombinuar me shpirtin e artistėve tanė. Rėndėsia kryesore e kėsaj premiere ėshtė shpėrthimi i brezit tė ri, i djemve dhe vajzave shumė tė reja qė e kanė nė gjak kėtė lloj arti, specifik, qė vėnė nė funksion aftėsitė e tyre, trupore, fizike, artistike, por edhe mendore.

Ju keni qenė akrobat dhe ekuilibrist nė cirk mendoni se duke qenė pjesė e tij pėr dekada tė tilla nė rolin e drejtorit mund t’i zgjidhni mė mirė problemet?

Natyrisht qė po. Kėtu kanė qenė drejtues njerėz qė s’kanė pasur lidhje me artin tonė, me problemet e tyre, pra ndoshta unė qė jam rritur kėtu, jam edukuar kėtu, jam arsimuar kėtu, ndoshta do ta kem mė tė lehtė. Pėrveē njohjes dhe aftėsive personale unė kam dashurinė pėr ēdo pjesė tė cirkut, pasi ėshtė pjesė e jetės time.

Kur keni filluar punė pėr herė tė parė nė Cirkun e Tiranės?

Unė kam filluar punė nė vitin 1975 si profesionit, isha 15 vjeē kur fillova si profesionist. Zakonisht nė kėtė moshė fillojnė artistėt e cirkut qė tė jenė definitiv nė punė. Nė kėtė moshė merrja pjesė nė tablo tė ndryshme. Vetėm pas tre vjetėsh munda tė bėj njė numėr me veteranin e cirkut Bajram Kurti. Mė vonė vazhdova me tė gjithė emrat e njohur tė cirkut si ekuilibrist dhe si akrobat.


Ke pasur rast qė je ndodhur keq nė skenė?

Sigurisht, nė gjithė kėto vite diēka do tė ndodhė, por ne kemi pasur disa mjeshtra, mėsues qė na thoshin qė edhe me trauma edhe me tėrheqje, nuk duhet ta lėmė pjesėn nė mes. Njėherė nė piramidėn me 12 veta humba ekuilibrin dhe bie, kavilja m’u bė keq, por me njė shikim tė Telat Agollit, bonifikim tė tij, u ngritėm sėrishmi dhe e bėmė shumė mirė. Mė pas, tėrheqje nė qafė dhe mė duhej tė bėja vertikalen pėr pesė minuta. Cirku ka gjithmonė tė papritura, por ne akrobatėt apo ekuilibristėt i pėrgatisim qė t’i pėrballojnė problemet deri nė pėrfundimin e numrit.

Nė regjimin komunist a vinin udhėheqėsit e asaj kohe nė premiera cirku?

Kanė ardhur dhe kemi shkuar. Ne kemi shkuar shumė herė nė Pallatin e Brigadave me rastin e festave dhe qoftė Enver Hoxha, qoftė Nexhmija apo Mehmet Shehu, e tė tjerė na kanė pėrgėzuar dhe kanė duartrokitur shumė. Cirku pėr punėn e tij ka shumė dekorata, medalje, fletė-lavdėrimi, etj..



A kanė shkuar jashtė pjesėtarė tė cirkut?

Po nė vitin 1959 nė Rusi dhe nė vitin 1975-‘76 nė Kinė, ku kanė qenė disa nga mjeshtrat tanė, tė cilėt kanė marrė eksperiencė. Kozeta, Fatos Alla, Pavli Sallata, tė cilėt e gjallėruan mė shumė cirkun tonė. Kėto ishin dy specializimet bazė.