Shoqata Labėria mbetet mė atdhetarja, me fisnikja, mė realistja
Festohet me madhėshti 22- vjetori i shoqatės Labėria
Albert Zholi
Dje nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar u festua me madhėshti 22-vjetori i themelimit tė shoqatės, patriotike, kulturore Labėria. Nė kėtė festė merrnin pjesė, akademikė, intelektualė, gazetarė, shkrimtarė, aktorė, poetė, kėngėtarė, deputetė, anėtarė tė shoqatės Labėria si dhe simpatizantė tė kėsaj shoqate nė tė katėr anėt e vendit dhe nė diasporė. Nė jetėn e njė organizmi tė tillė shoqėror, 22 vjet veprimtari, nuk janė shumė, por nuk janė as pak kur ėshtė fjala pėr tė shprehur vlerat dhe kontributin pėr ēėshtje madhore kombėtare, siē ka bėrė kjo shoqatė, qė ėshtė mė aktivja e tė gjithė shoqatave mbarėkombėtare shqiptare. Nė qoftė se do tė futemi nė historikun e saj kjo shoqatė, pikėrisht nė kryeqendrėn e vendit, aty ku rreh zemra e Shqipėrisė sonė, nė Tiranė, 22 vjet mė parė, mė 12 dhjetor tė vitit 1991, hodhi themelet e saj, duke u bėrė promotor e tė gjithė lėvizjeve atdhetare, patriotike, por edhe kulturore.
Ditėt e themelimit
Ditė tė vėshtira, por edhe ditė tė arta. Nismėtar pėr themelimin e shoqatės, ishin njė grup intelektualėsh lab, tė lindur, apo me origjinė nga krahina e Labėrisė historike qė si shumė shoqata tė tjera, nuk i shpėtoi dot hera herės politizimit dhe atrofizimit tė saj. Nė rrugėn e saj, me punė e pėrvojė, larg frymės politike, dhe me pjesėmarrjen mė tė gjerė tė disa intelektualėve me personalitet dhe integritet qė tė forcohej e ringrihej, shoqata Labėria, nė misionin e saj historik, eci me devizėn Atdheu mbi gjithēka. Rrugėtimi i saj ishte interesant, ku me punė dhe pėrkushtim, nisi jetėn institucionale, duke krijuar degė nė tė gjitha trevat e Labėrisė, Vlorė, Sarandė, Gjirokastėr, Tepelenė, Memaliaj, Himarė, Orikum, si dhe nė ato qytete qė kishte komunitet lab tė shprehur, si nė Tiranė, Durrės, Fier e Patos. Mė 5 Qershor tė vitit 1998, nė respekt tė simboleve, nė kuadrin e pėrvjetorit tė Luftės sė Vlorės, ku treva e Labėrisė ishte protagonistja kryesore e kėsaj ngjarje madhore pėr kombin, u mbajt nė Tiranė Kuvendi i Parė Themelues i shoqatės Labėria. Ky Kuvend, ishte guri i themelit qė pėrcaktoi filozofinė e gjithėpėrfshirjes, pa dallime partiake, apo shoqėrore. Njė vlerėsim tė veēantė nė kėtė festim tė 22-tė, vjen pėr djalin e Labėrisė Bujar Leskaj, i cili vitet e fundit ka qenė mbėshtetėsi kryesor i tė gjitha veprimtarive tė shoqatės.
Festimi
Ky 22 vjetori ishte i veēantė pėr shumė arsye. Ishte i veēantė pėr vetė kohėn nė tė cilėn u festua. Ishte i veēantė pasi pati njė pjesėmarrje tė jashtėzakonshme. Ishte i veēantė pasi tė pranishmit u befasuan me kėngėt e reja labe. Ishte i jashtėzakonshėm pasi aty ishin nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė qė nga Vermoshi deri nė Konispol. Ishte i veēantė pasi aty kishte dhe shumė kosovarė, qė erdhėn me dėshirėn pėr tė parė njė koncert me kėngė labe. Ishte i veēantė pasi aty u lexuan fjalėt mė tė bukura nga Akademiku kosovar Rexhep Qosja, Nderi i Shoqatės Labėria, i cili nė pamundėsi tė ardhjes dėrgoi dy letra pėrshėndetjeje. Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i shoqatės Labėria Prof. Dr. Ago Nezha, i cili theksoi se sot pėr Labėrinė ėshtė njė ditė e veēantė, njė ditė e shėnuar, pasi shoqata Labėria ka pasur njė dinamik tė admirueshme dhe ėshtė rritur nga njėri kuvend nė tjetrin, jo thjeshtė nė aspektin sasior, por pėrmes veprimtarive tė saja tė shumta e mbresėlėnėse, pėr ēėshtje madhore tė kombit. Mjafton tė sjellim nė kujtesėn e lexuesit, disa nga veprimtaritė mė pėrfaqėsuese, qė kanė pasur ndikim mbarė kombėtar. Nė vazhdimėsi, ka qenė Shoqata Labėria, qė ka sensibilizuar mbarė opinionin shoqėror, pėr fenomenet qė janė shfaqur nė shkatėrrimin e vlerave kombėtare. Ishte ajo iniciatorja, qė nė Muzeun Historik Kombėtar, mblodhi rreth 70 shoqata mbarėkombėtare, ku denoncoi Marrėveshjen famėkeqe tė shitjes sė detit fqinjit tonė Greqisė dhe vuri para pėrgjegjėsisė, qeverinė dhe politikėn, duke sensibilizuar opinionin shoqėror nėpėrmjet medias sė shkruar dhe asaj elektronike. Tė njėjtin qėndrim aktiv, ka mbajtur edhe pėr vetė deklarimin e popullsisė, sipas etnisė dhe fesė, apo pėr problemin e varrezave greke nė Pėrmet dhe Boboshticė tė Korēės, pėr ēėshtjen e pretendimeve tė Vorio- Epirit, nė Himarė, pėr shkollat publike greke nė trevat jugore, pėr shkatėrrimin e mjedisit turistik nė Vlorė, ku organizuam njė tubim me pjesėmarrjen e mbi 60 shoqatave, me moton: Vlora nė rrezik, e shumė veprimtari tė tjera me karakter kombėtar. Shoqata Labėria, gjatė kėtyre 22 vjetėve aktivitet, njė aspekt tė veprimtarisė sė saj, ka pasur edhe botimin dhe promovimin e krijimtarisė tė autorėve lab. Ato kanė qenė tė shumta, por unė desha tė veēoj Kanunin e Labėrisė tė autorit Prof. Dr. Ismet Elezit, qė ėshtė edhe pasaporta e zakoneve dhe traditave tė Labėrisė, pėr tė cilin e pėrgėzoj duke evokuar tė kaluarėn, nė kėtė ditė historike pėr shoqatėn. Jetėn dhe aktivitetin e Labėrisė, e ka pėrcjellė te komuniteti Lab dhe mė gjerė, zėdhėnėsja e saj e fuqishme, gazeta Labėria. Nėpėrmjet saj, janė evidentuar e pasqyruar veprimtaritė e Shoqatės nė qendėr dhe nė rrethe dhe janė ofruar eksperienca dhe figura qė kanė pasur ndikim nė jetėn e komunitetit lab. Njė punė tė lavdėrueshme kanė bėrė kryeredaktorėt dhe redaksinė e kėsaj gazete nė vite e deri mė sot, duke filluar nga Pėllumb Tare, Lirim Deda dhe Albert Zholi.
Vlerėsimi
Me rastin e jubileut tė 22- vjetorit tė shoqatės Labėria (theksoi Kryetari Nezha), nė gjerdanin e figurave tė shquara, tė anėtarėve tė nderit tė Shoqatės Labėria, i shtohet edhe njė personalitet i nderuar i familjes sė madhe Kavajase tė Moisive, Dr. Alfred Moisiu, Presidenti qė tregoi dinjitet, integritet dhe pėrgjegjėsi kombėtare, me njė ndjenjė tė theksuar atdhetare. Nė kėtė jubile, Labėria nderon me titullin e lartė Mirėnjohje tė Labėrisė, nė vlerėsim tė artit, kulturės dhe atdhetarisė, kėngėtaren e njohur, sarandjoten minoritare, Mjeshtre e Madhe Irini Qirjako, qė e ka ngritur kėngėn Labe nė panteonin e folklorit mė popullor. Me titullin Mirėnjohje e Labėrisė, vlerėsojmė njė personalitet tė artit, Nderin e Kombit, Artistin e Popullit, Mjeshtrin e Madh, tiranasin Reshat Arbana, qė ka qenė gjithmonė pranė Labėrisė me recitimet e tij mbresėlėnėse e tė fuqishme, qė ėshtė vėshtirė tė shlyhen nga kujtesa e shqiptarėve. Perlat e poezisė tė vlonjatit Ali Asllanit, nė gojėn e tė madhit Reshat Arbana, na bien si kambana pėr realitetin e sotėm politik dhe shoqėror. Njė tjetėr artist i skenės, qė ka ndjekur veprimtaritė e Labėrisė, jo vetėm nė qytete, por edhe nė fshatra, duke filluar nga Kuēi, Drashovica e deri nė Buzė tė Tepelenės, duke recituar poezi nga poetėt lab, ėshtė artisti i mirėnjohur Mjeshtėr i Madh, gjakovari Mirush Kabashi, qė sot Labėria e nderon me titullin e lartė Mirėnjohje e Labėrisė.
Alfred Moisiu
Ndihem sot mė i vlerėsuar se kurrė. Ndihem sot sikur tė jem i lindur nė Labėri dhe pse jam lindur nė Shkodėr dhe me origjinė jam nga Kavaja. E kam ndjekur nė vijimėsi tė gjithė veprimtarinė e kėsaj shoqate dhe e them me shumė bindje qė ėshtė shoqata qė ka veprimtarinė mė tė madhe, ėshtė shoqata qė ka qėndruar mė pranė shqetėsimeve tė atdheut, ėshtė shoqata qė mė ka thirrur nė tė gjitha aktivitete e saj. Dekorata e dhėnė nga kjo shoqatė, pėr mua mbetet mė e veēantė ėpr shumė arsye, por mbi tė gjitha mbetet e veēantė, pasi vjen nga njė shoqatė qė ėshtė atdhetare, patriotike, dhe pa ndikime politike. Unė kam lexuar, kam dėgjuar dhe dėgjoj shumė kėngė labe. Ato pėr mua janė ilaē pėr shpirtin pasi frymojnė shqip, kanė fjalėn e bukur shqipe, mbajnė pėrbrenda dėshirėn pėr tė thėnė tė vėrtetėn shqip.
Reshat Arbana, Nderi i Kombit
Sot jam shumė i vlerėsuar. Ndihem shumė i emocionuar. Unė jam tiranas, jam lerė rritur dhe me origjinė jam nga ky qytet. Por sot ndihem lab. Kėtė atmosferė qė kam parė sot, se kam ndjerė kurrė nė jetėn time, as kur kam marrė vlerėsime nga shoqata Tirana. Sot pėr mua mbetet njė ditė e veēantė, pasi vargjet e poetit tim tė zemrės, poetit lab Ali Asllani, i kam recituar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ato poezi mė kanė rrėqethur trupin, por mbi tė gjitha kanė ngritur nė kėmbė tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė. Ky nder qė mė ėshtė bėrė nga shoqata juaj, unė do tua shpėrblej me punė, me pjesėmarrjen nė tė gjitha aktivitetet qė do tė zhvillojė kjo shoqatė kaq patriotike, kaq e lidhur me zhvillimet e fatit tė atdheut.
Mirush Kabashi Mjeshtėr i Madh
E di si ndihem sot? Njė njeri tjetėr. Ndoshta jam njė aktor qė kam marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet e Shoqatės Labėria qė nga Kuēi e deri nė Drashovicė. Labėria ėshtė njė krahinė qė ka njė histori tė veēantė, njė krahinė qė e ka nderuar Shqipėrinė. Unė shpesh kam interpretuar poezi qė i kushtohen Vlorės dhe tė them tė drejtėn kudo janė mirėpritur. Mes njerėzve tė tillė, mes personaliteteve tė tillė ndihem krenar dhe shumė i vlerėsuar. Ēdo dekoratė, ēdo lavdėrim ka tė veēantat e saj, por ky vlerėsim i sotėm ka njė timbėr, ka njė tingėllim qė unė e veēoj. Do jem pėrkrah ēdo aktiviteti tė kėsaj shoqate, pasi ajo kudo pėrēon zėrin, ėmbėlsinė dhe ndjeshmėrinė e Shqipėrisė.
Irini Qirjako Mjeshtėr i Madh
Faleminderit pėr kėtė vlerėsim. Unė jam njė minoritare greke e Shqipėrisė. Port ė gjithė mė thonė nga cili fshat i Labėrisė je? Me tė drejtė, pasi unė kudo nė botė kam kėnduar polifoninė labe, kam kėnduar labēe. Kudo qė kam shkuar, qė nga Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Suedia, Zvicra, kėnga labe i ka mahnitur tė gjithė. Madje mė aknė thėnė se ku janė instrumentet. Kjo ėshtė magjia e kėngės labe, kjo ėshtė magjia e polifonisė. Jam dhe ndihem e vlerėsuar qė kjo shoqatė me kaq aktivitete, mė vlerėsoi pėr punėn time. Ndoshta vlerėsimet nga qeveria janė dhe tė njėanshme, por shoqatat sjellin zėrin e sė vėrtetės, zėrin e popullit, zėrin e sė vėrtetės. Ju faleminderit dhe qė prej sot e ndjej veten pjesė tė kėsaj shoqate.
Ruaj Lidhjet